Per adminet...

Faqja ka një numër të madh anëtarësh që shkruajnë e komentojnë këtu pothuajse përditë. Mes shumë prej këtyre anëtarëve ka një njohje që për vizitorët e rinj mund të jetë pak trembëse. Megjithatë, nqs sheh që këtu ka materiale që të interesojnë, ne të ftojmë të qëndrosh e të marrësh pjesë. Ky komunitet është i hapur.

Per ke eshte i hapur? Vetem per ata qe mendojne si ju? Vetem per ata qe nuk cenojne te "verteten" qe ju keni ndertuar ne mendjet tuaja?

 

Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

 

Ku abuzova?  Si abuzova?  Cilat nga komentet e mia ishin abuzive? Mos valle pergjigjet e mia te argumentuara rregullisht ketu http://www.peshkupauje.com/2009/11/pse-eshte-e-pavend-festa-e-clirimit-te-s  jane abuzive sepse ju vrasin syte?  Kur nuk ke forcen e argumentit, perdor argumentin e forces (ne kete rast postin e adminint).  Po cfare mendoni se arrini duke bere te tilla gjera? Cfare mendoni se arrini duke jo vetem te dhenit ndeshkim ndaj meje, por edhe fshirjen e komenteve te mia te meparshme ne rrjedhen e debatit mbasi me ndeshkuat ne menyre qe ta beni te duket sikur une nuk kisha pergjigje per pergjigjen e dikujt, edhe pa harruar fshirjen e shkrimeve qe une kerkoj te postoj?  A nuk e shikoni se keto veprime jane teper feminore?  A mendoni se duke fshire komente e shkrime, se ato qe thuhen aty do te zhduken njehere e pergjithmone nga faqja e dheut?  A jeni te vetedijshem se ne cilen epoke jetojme?  A e kuptoni se eshte pothuajse e pamundur te besh censure ne kete kohe?  A e kuptoni qe edhe injoranti me kokeforte ne kete dite po te kete vullnetin dhe sado pak hapsire te hapur ne mendjen e tij e ka mundesine ta zbusi injorancen e tij?  A e kuptoni qe tregoni qe dobesi dhe mungese totale te kunderargumentit me te tilla veprime?

20 Komente

Asnjiherë stë ka kuptu bota mo Pakap... po vuj dhe unë me ty tashi...

 

Ene une ne fillim si ty reagova, bile edhe me ashper, por me kalimim e kohes u zbuta, dhe pranova ti bindem regullave ashtu sic jane, pasi jane regulla qe parlamenti/ pronaret e PPU-se i kane vendosur. Po ti me duket se qeke si Saliu qe kur nuk i intereson as nuk i pjerdh regullat, ndersa kur i duhen i ngre ne qiell.

E para punes, ku jane rregullat?  E dyta punes cilat rregullla theva?  E treta punes, me vjen keq per ju qe qendra e universit tuaj eshte Saliu.   Kam qene antar ne nje numer forumesh, ama si ketu nuk kam pare, ku Saliu eshte eshte fillimi, mesi, dhe fundi i gjithckaje per te cilen diskutohet.  Sinqerisht me vjen keq...

Ja po ta jap me poshte nje paragraf te vockel qe besoj se e ke shkelur:

Mos e tepro
Në tema të nxehta, ti mund të nxehesh shumë dhe të fillosh të postosh një mori me komente. Kjo ka ndodhur shpesh me anëtarë të faqes që fillojnë e shkruajnë dhjetra komente mbi një temë të caktuar. Për administratorët, një komentues që poston mbi 5 komente të njëpasnjëshme është kandidat për t'u cilësuar si abuzues.

Duhet ta mesosh permendesh regulloren qe te mos besh shkelje. Une keshtu e bona, por deri sa e mesova permendesh jam penalizuar nja 10 here.

Apapa berbero, ça shembulli solidariteti po jep. Po e lë Pakapin të hyjë në gjirin e kolektivit, me durim dhe maturi.

... tamam komunist je. smiley smiley

 

Berbero.Nuk po na thua ndonje gjo te re.PPU ha majtas,kjo eshte e qarte.

Me sa kom pare une ketu ky rregull qe thua ti osht per ata qe admini mendon se jane te djathte,sepse ti p.sh. ke shkruar shume me teper komente mbi nje teme dhe nuk te ka kufizuar kush.

Pse ore ha majtas? Kush ua ka ndaluar fjalen te "djathteve"? te jemi te sinqerte tani; edhe pse jeni me te fantaksurit ketu, dhe po te mbledhesh IQne tuaj kolektive nuk arrini dot as IQne e memece-doraceve "te majte" qe as nuk jane regjistruar fare ne peshk, e jo me te regjistrohen e te shkruajne t'ju pergjigjen.

Per cfare ankoheni?

Me vjen keq, po, per Realistin, se ai ishte tutkalli juaj; ai ju mbante te gjitheve bashke si rrodhe rreth cetes PD. Me kete rast u ngre kerkesen time personale admineve qe xhentilisht, te na e kthejne Realistin ne forum. pliiiiiiz smiley

Shumë F L M zotrules. E dija që herët a vonë do më kuptoje .

Për një budall ka nevoje katuni.......Nuk e kam shpikur unë. Është një nga perlat e urtësisë popullore .

Për më shumë mendoj se prishet . Është shumë e rëndësishme të rreshtohen pas tij ose ta ndërojnë për të zgjedhur e prurë  një tjetër xhupkuq në krze të turmës . Konkurencën le ta zhvillojnë brëndapërbrënda . Këtu nuk ka punë PPU.

Edhe njehere FLM per vlerësimin e drejte qe jep per Realistin.

Tani qe po te jap pergjigje ,me siguri do te ma vazhdojne kufizimin qe me kane bere.

Ti ke shkruajtur sa te duash fantazite e tua te mjerushme te majta edhe duke share me fjale fyese dhe nuk te ka kufizuar njeri.

Ne kufizohemi edhe kur shkruajme me argumente serioze pa sharje e pa fyrje.

Me kane kufizuar gjith'ato here madje dhe me kane bllokuar llogarine. Dhe po te ma kene bere per fyerje, mire ma kane bere! Nuk kane faj adminet qe nuk i duroj dot paramecet une. S'me kane sjelle me zor; vete m'u kruajt, vete erdha, dhe ja, si ne cdo ekosistem tjeter, gjeta dhe ketu njeqelizore. Gjithsesi, ketu nuk po bejme lobim kunder admineve apo rregullave qe zbatojne ata; dhe harroje, e mos u bej qesharak se po te ndalka kush fjalen se me dhe mua pergjigje. I ke dhene vetes nje kauze, bjeri deri ne fund, mos vrit veten rruges. Pjesa tjeter e komentit, eshte cfare mendon ti, jo cfare eshte ne realitet. Hajt, fat te mbare; dhe thuaj ishalla na e sjellin prape Realistin se i ka ikur fare kripa corbes qe gatuani ju zarzavatet e djathta.

I Pakapshem,

Temen ne fjale e nise ti, dhe Peshku e publikoi. Pastaj ti vendose te mos lejoje njeri te komentonte pa marre nje pergjigje prej teje. Ke shkruajtur 30 e kusur komente tek ajo teme.

Ti nuk kerkon liri fjale, ti kerkon te shurdhosh te tjeret. Prandaj dhe je cilesuar si abuzues.  Lexo dhe kete ketu, sidomos copezen "mos e tepro".

Kjo faqe eshte e hapur, po s'eshte bordello.

Keto qe thua jane eshte teresisht subjektive.  Ke plot tema ku nje mori antaresh e kane kaluar kete kufirin gri qe ju keni vendosur te tipit, po kalove pese komente per teme je kandidat per tu cilesuar si abuzues dhe nuk shoh t'ju ndodhi ndonje gje.  Une kerkoj te kem te drejten ti pergjigjem atij qe me drejtohet mua.  Shurdhim quhet kur ti shan e shperthen emocionalisht pa argumentuar me fakte, gje qe e kane bere pothuajse shumica e komenteve qe nuk jane dakort me ate teme.  Bordello zoteri faqen ta bejne tipa si zotrules dhe Idris me gjuhen e tyre te denje per ndonje rrugice te fshehur.  Shikoji komentet e mia dhe do shohesh qe nuk permbajne gjuhe te tille me vertete abuzive.  Cfare ndodh me keta antare? Mesa shoh asgje, ata vazhdojne te postojne te qete me te njejten gjuhe dhe sigurisht e kalojne ate rregullin e mjegullt per mbi 5 postime per teme.  Nejse, flm per sqarimin mbi te cilesuarit abuzues.   Rregull qe i le nje hapsire shume te gjere veprimi dhe subjektivizmi adminit dhe per mendimin tim hapsire per abuzim nga ana adminve.

 

Gjithe te mirat.

Ndegjo se je i ri dhe nuk i di te gjitha gjerat. Ka disa anetare si ata qe permend ti qe kane statusin e "peshkut te arte" dhe atyre i lejohet te thone cfare te duan dhe nuk mbajne pergjegjesi. Ashtu si psh ne parlament kemi Saliun dhe Josin qe mund te flasin e te shajne si te duan dhe asnjeri nuk ua nderpret dot fjalen. Por keto jane vetem perjashtime!

Qeverio, ne fakt aty e keni qeth rencem, me kishit fshire dhe mua ca komente se citoja kete artikullin link e te cilit e solli i pakashmi. Se morra vesh ca ishte aq e rrezikshme ne ate artikull qe duhej eleminuar si trakt i armikut. smiley

Ky tani beri shume komente aty, po s'pashe te impononte njeri si thua ti, perkundrazi ishin partizanet qe po e ofendonin dhe tallnin.

Me e 10mja eshte kur i lini komentet per momentin dhe shkoni me mbrapa dhe i qethni ato qe dalin nga vija e partise. smiley

Ne fakt me 100 postime ne dite eshte e pamundur te mos behesh abuziv,me e mira fare do te ishte cdo peshk te mos kishte me shume se 30 postime ne dite dhe ai qe perdor llafe ofenduese (pervec Sales) te bllokohet.Keshtu qe dhe peshkataret nuk do merrnin vrull kot me kot por dhe adminet do binin rehat se do kishte shume pak ose fare komente te panevojshme,nuk e di po ky abuzivi sec me jep nje ndjenje inferiore karshi abuzuesve me imunitet.

a s'ma jepni edhe mua kete titullin abuziv....? duket sikur te gjithe po e marrin pervec meje.. ndihem i diskriminuar vallaj. hahaha... hape hape.. (llastikun).. kujt po ja fut.. tha polici.

Flasin adminat per "llogari abuzuese"...Me siguri nenkuptojne abuzimi eshte subjektiv (edhe kur ai ja ben muuu) sipas standarteve tona...

Ti si i pakapshëm mund të mendosh dhe ti mbushësh mëndjen vetes se me të vërtetë ke të drejtë . Është çështje pasqyrash ......

Sa për dijeninë tënde unë fshihem sa më lexojnë nikun , në të vetmet raste kur Xhibi e mendon se sharjet dhe ofendimet më vënë poshtë smiley

Do të them me shumë URTËSI një të vërtetë , që në të vërtetë nuk jam i bindur sa e kupton sepse je rob i paragjykimeve Saliere. Nejse.

Sikur vetëm në NJË rast admin të  lejojnë përgjigje në nivelin e intelektit tënd këtu do të ishin në dyluftim demaskues Ballistë - zogistë - Komunistë  jo demokratikas .

Ja kaq nuk e kupton dhe nuk ke për ta kuptuar . Hajt do kaloj dhe kjo me të tjerat si ri ri dhe me vrull revolucionar që je . As i jep tani një Komunist ... smiley

 Mo u mërzit J(d)erman . Edhe Parisin si Kuçi do e bëjmë .

Idris (meqe me permende emrin),

Une s'merrem me koncepte te tipit flet-rrufe sic me thua ti per pergjigjet e mia qe do shkaktonin "dyluftim demaskues".  Une them ate qe di e postoj ato shkrime qe mendoj se ja vlejne per t'u postuar.  Ne qofte se dikush ndihet i demaskuar nga pergjigjet e mia, kjo eshte nje problem qe ata duhet te zgjidhin me veten e tyre. 

Sikur adminet te lejojne pergjigjet e nivelit tim realisht, ata duhet te merrem me pastrimin e pergjigjeve te tipit diarre goje te atyre qe ju vrasin syte ato pergjigje. 

 

Edhe ti mos u merzit se e verteta s'mbytet asnjehere...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).