Opozite plehrash?

Hapni kutite ose ndryshe do bejme revolucion plehrash!A po rrezikon PS-ja pervec komoditetit te opozites dhe dinjitetin dhe kredibilitetin per te ardhmen, duke kaluar nga opozite parlamentare ne opozite rruge, dhe tani se fundmi ne opozite plehrash, duke bredhur rrugeve si cifutet ne shkretetire per te gjetur kauza dhe mjete opozite-berje, si p.sh. kazanet e plehrave?

Berisha hap kutite ose ndryshe do bejme namin, do bejme ... pafshire?!

Dhe nese pas disa muajsh, mbas gjithe ketyre zhurmave, radikalizimeve, marzhinalizimeve nga faktori nderkombetar dhe kredibiliteti te humbur te opozites, ata prap se prap do kthehen me bisht nder shale ne Kuvend, atehere cfare do beje Rama?

Deri tani ai ka arritur me sukses te largoje vemendjen e socialisteve nga vetja, qofte per pergjegjsine e humbjes se zgjedhjeve, qofte per shkeljen e mandatit te PS-se dhe qendrimin ne krye dhe pas humbjes, qofte per 'purifikimet' ne PS ku ka larguar nje pjese njerzish te njohur dhe me potencial dhe ka ofruar nje sere Dash Pezash dhe Rudina Seseresh, qofte per shume arsye te tjera te brendshme te socialisteve.

Po kur (nese) ata te kthehen prap ne parlament kokeulur dhe duarbosh, pas ketij zhgenjimi te dyte te Rames, si do ti mbaje Rama ata te karikuar per te mos ju kthyer kunder tij, duke filluar qe me zgjedhjet lokale te 2011-es?

5 Komente

Pra e thene shkurt a rrezikon PS-ja ne duart e Rames te kthehet ne nje opozite plehrash?

Dhe a beri levizjen e duhur (polikitisht, pa llogaritur kostot e vendit) duke kontestuar zgjedhjet e vleresuara me mire deri tani nga nderkombetaret dhe duke protestuar rrugeve, apo humbi nje shans te arte per te vendosur standartin ne Shqiperi jo vetem me pranimin e humbjes, po dhe te nje opozite-berje model, nisur nga fakti qe ka kaq shume deputete ne Kuvend?

 Po xhibo, per veten e vet beri te vetmen gje qe mund te bente. Po te mos bente kete radikalizim dhe mosnjohje zgjedhjesh nuk do ishte me kryetar Partie. E gjitha kjo eshte nje loje qe ai 1) te rizgjidhej kryetar ne baze te idese se zgjedhjet jane vjedhur, 2) te rilegjitimohej ne nje menyre ose tjeter perpara elektoratit te PS si lideri politik. I ndaj ne dy pika sepse rizgjedhja ishte vetem nje formalitet, ku elektorati nuk kishte asgje ne dore, biles nga dalja e paket ne votimin per kryetar u duk qarte sa seriozisht po e merrnin ate procedure vete anetaret e partise. Po nqs do rrinte kryetar partie Rama duhet te bente dicka te tille mesa duket, duhet te gjente nje kauze me te cilen ai mund te dilte e te bertiste fort. Fakti qe ne nje menyre ose nje tjeter te gjithe e kane pranuar rizgjedhjen e tij si kryetar do te thote qe ai ia arriti qellimit. 

e gjithe kjo ndarja e majte e djathte eshte per mua artificiale. kshtu qe per mua s'ka shume rendesi nese ne pushtet eshte qeveri e majte ose e djathte.. i shoh partite thjesht si parti ekzekutive. rendesi ka se pas 20 vjetesh vidh njeri vidh tjetri, eshte krijuar nje situate me konflikt intyeresash midis tyre.. prej te ciles populli mund jete i fituari. ajo qe me ben pershtypje eshte se penisa mercenare si puna jote, s'arrijne ta kuptojne kete gje.

Hë mo nuk të prdhi njeri temën dhe e vetëprdhe e?
Sa i ke ngja bacës!! Fillon e prish gojën për të kapur... vëmendje.

Vill xhibo vill... sa të ka derdh xhaxhi në gojë, ville të gjithën vëdha të shpëtosh.

Islami: Bojkoti e protestat, rrugë vetëvrasëse për PS

Kastriot Islami

Për herë të parë në historinë e saj 18 vjeçare PSSH i është futur një rruge që nuk e di se ku do ta çojë e ku do ta nxjerrë. Qorrsokak? Drejt humnerës? Sukses? Sa e gjatë do të jetë? Do të dalë shpejt nga kjo rrugë apo do ta vazhdojë deri në fund? Plot rreziqe dhe me shumë gjasa vetëvrasëse për PS. Askush nuk e di. Anti institucionale. E paqartë. E pambështetur nga partnerët ndërkombëtarë. Kundër integrimit evropian. Kjo nuk ka ndodhur as edhe në vitin 1996 që shënon vitin e zgjedhjeve më të keqja në vendin tonë. Në këtë mënyrë nuk është sjellë as PD në vitin 1991 kur i duhej të shembte regjimin komunist dhe pas një viti u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Kjo nuk ndodhi as në vitin 1996 kur prapë pas zgjedhjeve më të manipuluara një vit më pas u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 ndërkohë që PS mori pjesë në zgjedhjet vendore të tetorit 1996. Këtë strategji nuk e ka aplikuar as Berisha në periudhën 1997-2005 ndonëse asnjëherë nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme duke pranuar ndërkohë të futej në zgjedhjet vendore dhe duke mos arritur të siguronte zgjedhje të parakohshme pavarësisht kërkesave të saj të pafundme. Gjasat janë që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë që ato të zhvillohen në vitin 2013 pavarësisht përpjekjeve ekstremale për të siguruar zgjedhje të parakohshme me një qeveri pa Berishën kryeministër, teknike apo të përbashkët.
Hapja e kutive, protestat, zgjedhjet e parakohshme...
Kutitë e votimit u mor vesh se nuk do të hapen, por sidoqoftë PS vazhdon të ngulë këmbë për hapjen e tyre. U shpikën një sërë opsionesh “serioze” se si ato mund te hapeshin, thjesht për të “mbajtur në ëndërr votuesit e majtë”.  Asnjë prej tyre nuk u sajua prej të gjithë atyre që ishin kundër strategjisë së bojkotit por ato u paraqitën si “argumentet serioze” që iu dhanë militantëve socialistë për t’i bindur për drejtësinë dhe suksesin e rrugës së ndjekur. Ndonjë prej tyre çuditërisht iu dha edhe partnerëve ndërkombëtarë. Tani (mos)hapja e kutive po shoqërohet së bashku me protestën “Berisha Ik” që prapë askush nuk e di si do të realizohet dhe deri kur. Në rrugë institucionale opozita nuk ka asnjë mënyrë për ta realizuar edhe këtë objektiv. Me protesta paqësore jo. Me protesta të dhunshme jo e jo dhe besoj nuk i shkon mendja sepse për më tepër është edhe e paaftë për të bërë gjëra të tilla. Me krizë ekonomike është një shpresë e kotë. Ajo që përbën interes dhe kuriozitet është për të ditur se çfarë do të thotë lidershipi i PS pasi të futet, qoftë edhe përkohësisht, grupi i saj kuvendor në kuvend pa mundur as të hapë kutitë e votimit dhe as të realizojë zgjedhje të parakohshme. Sepse në këtë rrugë pa krye, pa asnjë afat dhe pa asnjë strategji daljeje nuk është lënë asnjë hapësirë as për të ruajtur qoftë edhe faqen.

Humbja e mandateve dhe zgjedhjet vendore...
Stacionet kryesore të “pushimit të shkurtër” nga kjo strategji e rrugës janë dy 1) mbarimi i afatit prej 6 muajsh i mungesës në kuvend kur deputeti humbet mandatin dhe 2) zgjedhjet vendore. Ndërmjet këtyre stacioneve PS duket se do të qëndrojë në rrugë. Në 6 mars 2010 ose pak më parë, grupi i PS duket se do të bëjë betimin, por prapë do të dalë jashtë kuvendit, duke u bërë jo vetëm i paqartë në veprimet e tij, por edhe i çuditshëm në sytë e publikut e të ndërkombëtarëve. Të gjithë shpresën e kompromisit për sigurimin e zgjedhjeve të parakohshme PS e ka te bojkoti i zgjedhjeve vendore te vitit 2011 gjë që Berisha e ka të qartë qysh tani dhe për më tepër ja ka referuar ndërkombëtarëve. Ndërkohë Berisha do ti ketë ofruar shqiptarëve liberalizimin e vizave. Ka shumë gjasa që edhe këtë kërkesë Berisha të mos e plotësojë dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar të zhvillohen zgjedhjet vendore pa opozitën vendore. Kjo për dy arsye i) sepse kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm sa herë që një forcë politike është e pakënaqur me humbjen e zgjedhjeve, kërkon zgjedhje të parakohshme përmes mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore dhe ii) PS do të kërkonte jo vetëm zgjedhje të parakohshme por edhe qeveri pa Berishën kryeministër, teknike apo të përbashkët, që do të thoshte humbje e zgjedhjeve nga PD në tavolinë, për rrjedhojë Berisha nuk do ti pranonte. Shpresa se ndërkombëtarët nuk do ta lënë Berishën të zhvillojë zgjedhjet vendore pa opozitën është e kotë se ndërkombëtarët e dinë që e gjithë kjo histori është e sajuar vetëm nga PS (raporti i OSBE/ODHIR nuk lë asnjë hapësirë për të justifikuar bojkotin, “legjitimitetin e cunguar”, bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe për rrjedhojë arritjen e zgjedhjeve të parakohshme) dhe përbën një precedent të rrezikshëm për stabilitetin e vendit dhe për rrjedhojë nuk do ta mbështesin.
Zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2013...
Ka vetëm një shans real, politik e kushtetues, për zgjedhje të parakohshme nëse do të ishte vetë Berisha pas liberalizimit të vizave që do të kërkonte për zhbllokimin e situatës zgjedhje të parakohshme. Por në këtë rast ka shumë gjasa PS të mos ishte dakord sepse i) momenti nuk do të ishte për të i volitshëm politikisht për PS dhe ii) me siguri PS do të kërkonte qeveri pa Berishën, teknike apo të përbashkët. Do të ishte e vështirë që Berisha ti impononte ato dhe PS të bojkotonte edhe zgjedhjet e përgjithshme. Për rrjedhojë duket me shumë gjasa që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen në vitin 2013 dhe PS të ecë në rrugën e bojkotit të herëpashershëm e të protestave pa fund të rrugës të tipit të “luftës partizane” për ta bezdisur maxhorancën deri në fund. PS po aplikon këtë strategji edhe për shkak të mungesës së një projekti të ri politik pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009 dhe të insistimit për të ruajtur projektin humbës të mëparshëm si të vetmit projekt të “politikës së re” që mbetet gjithnjë i ri, por që do të rezultonte i lodhshëm për votuesit për t’u dëgjuar për së dyti.
Rreziqet e kësaj “strategjie”...
Së pari, e gjithë kjo nuk është strategji, por thjesht një aventurë. Së dyti, fatkeqësisht kjo duket një rrugë me shumë rreziqe dhe me siguri të lartë jo fituese për PS. Së treti, PS do të duhet të sqarojë shumë shpejt me aleatët e saj inekzistentë një seri pikëpyetjesh. Së fundmi, PS në kërkim të një fitoreje me çdo çmim, po shkatërron sistemin që projektoi vetë, një sistem politik me 4–6 parti që garanton qeverisje të qëndrueshme. Këto janë disa nga arsyet që PS do të duhet të sqarojë gjatë kësaj rruge të rrezikshme me aleatët e saj nëse do të ndryshojë sistemin zgjedhor që ata të futen në kuvend apo do ti fusë nën sqetull në listën e saj të përbashkët duke i shpërbërë ato si parti dhe mbijetuar vetëm kryetarët e tyre që do të duhet të veshin bluzën e kuqe të PS. Për ndryshimin e sistemit, Rama duket i vendosur të jetë kundër dhe me opsionin e sistemit të përbërë aleatët e vegjël përsëri nuk do të kishin asnjë shans të futeshin në kuvendin e ardhshëm. Nëse do të aplikohej opsioni i koalicionit me një listë të përbashkët, atëherë PS do të duhet të fuste nën sqetull aleatët e saj të vegjël përmes futjes në listën e saj të kandidatëve kryetarët e partive të eliminuara nga zgjedhjet e vitit 2009 (që sot përbëjnë panelin e opozitës). Në këtë rast do të lindnin disa probleme i) do të ulej sasia e votave që vetëm kryetarët e partive të vogla (si kandidatë të vetëm në listën e PS) do të sillnin në “thesin” e koalicionit, ii) lënia jashtë listës së PS e të gjithë anëtarëve të tjerë të partive të vogla do të thoshte ndryshe mbyllje apo shpërbërje e partive të tyre), do të zvogëlohej hapësira për kandidatët e PS në listën e përbashkët, gjë që do të rriste tensionet e brendshme. Në këtë opsion do të ulej ndjeshëm mundësia që grupimi i PS të fitonte zgjedhjet e ardhshme kuvendore. Si përfundim nëse PS vazhdon në këtë rrugë, jo vetëm për shkak të paqartësive me bojkotin, protestat e sigurimin me çdo kusht të zgjedhjeve të parakohshme por edhe të konfuzionit të plotë në marrëdhëniet me aleatët aktualë apo potencialë, do të rezultojë humbëse edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Kjo do të ishte fatale për PS por shumë e mundshme për të mos thënë e sigurt nëse vazhdohet në këtë rrugë.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).