nje gje s'kuptoj prej zgjedhjeve...

Neo-Fashisti italian, Fini, shprehet se: “Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar, është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë, sigurisht brenda Parlamentit”.

kurse raporti perfundimtar i OSBE (OSCE), shkruan se "The vote count was assessed as bad or very bad in 22 of the 66 Ballot Counting Centers (BCCs)."

ma shpjegon ju lutem dikush kete mosperputhje te verdikteve midis Finit ne emer te Italise edhe komunitetit nderkombetar, dhe OSBE-se? Si mund te quhen zgjedhjet te zhvilluara me legjitimitet maksimal, nderkaq qe numerimi i 33.3% (1/3) te tyre te vleresohen si keq, ose shume keq?

Veru confusin!

11 Komente

 fini ka si duket interes qe nepermjet berishes ta pushtoje perseri shqiperine. na merr siduket te tereve per analfabete. harron ai qe populli shqiptar e mban nje sy hapur edhe kur fle. 

un them ta sulmojme sazanin dhe ti hedhim italianet ne det. po nuk di ça menie kane vlonjatet tane trima e kapedane a u intereson lufta çlirimtare apo turizmi me italianet.

 

o Hajdar, ishte pyetje serioze ajo. ndoshta e kane ngritur te tjere edhe nuk kam hasur te lexoj shpjegimin. ose ndoshta nuk e kane bere sepse ndoshta nuk ka mosperputhje midis verdikteve por thjesht ashtu e interpretoj une. kshtu qe jam ende ne pyetje se cili eshte shpjegimi? ajo qe kam frike eshte se ne kto komentet e ktyre nderkomebtareve (te carit) ka ndonje logjike perversive te tipit "zgjedhjet ishin te mira...", dhe ne kllapa ("per shqiptaret&quotsmiley, si puna e atyre hilaceve qe dergoheshin ne Shqiperi nga fillimi i 90-ave, me etiketen "vetem per ne Shqiperi", se demek per vendet e tjera e kishin kaluar daten e skadimit.

O Twin-o une ka 5 muaj qe ngjirrem duke therritur Hapni Kutite, por as qeveriu as nderkombetaret nuk me ndegjojne. Tani nuk theras me, se po therrita ai ka per ti hap. I rregulloi kutite problematike dhe i perputhi votat sipas procesverbaleve. E po i hapi, ka per tiu sul jo vetem PS-se e popullit opozitar, por edhe OSBE-se e ka per ti thone kesaj te fundit ik qeroju e mos te te shof me faren. Me kete rast siguron mosprezencen e OSBE-se ne zgjedhjet e ardheshme.

 per vete e di, sepse fini thote qe zgjedhjet kane qene ne rregull. ai ka hallin e italise. te shpjegohem ;

kush qytet shqiptar i shkaktoje me shume probleme italise ? 

vlora !

cila qeveri shqiptare nuk beri asgje per te penguar veprimtarine ne kete qytet ?

qeveria socialiste !

e pra kuptohet lehte sepse fini eshte per qendrimin e berishes, ndoshta per gjithnje, ne pushtet ne shqiperi.

keshtu italia nuk do te kete probleme (shtese) nga shqiperia (gomone emigrantesh, kontrabande cigaresh, droge, etj)

ne une te kisha qene ne vend te finit, po njesoj do beja. sepse me thone te drejten i plasi bytha atij se zgjedhjet nuk ishin te rregullta. jo se atyre europianeve u plas me shume, por ata duke mos pas shqiperine ne kufi te tyre, tregohen me tolerante, me asnjeanes.

ja keshtu e shpjegoj une kete misterin e finit. 

 

Jane numeruar keq nuk do te thote se jane falsifikuar apo ndryshuar rezultati por jane numeru keq,dmth,jane numeru avash,jane lagur fletet me uje glina,kane rene fletet ne toke gjate numerimit,jane vendosur hamburgerat siper fleteve te votimit,ne ndonje rast jane perdorur per leter higjenike(te pavlefshmet) etj..etj.. pra ky quhet numerim i keq.

Berber,jane dhe 6 kuti per tu rregulluar,nga dt 16 janar do numerohen.

The vote count was assessed as bad or very bad in 22 of the 66 Ballot Counting Centers (BCCs).

IEOM observers noted procedural shortcomings which seemed to be partly due to insufficient training and guidance. The new electronic monitoring system, by which each ballot was placed under a video camera and shown to observers on large screens several meters away from the counting tables, appears to have only partly reached the aim of enhancing confidence in, and transparency of, the process; it was often not possible to see which party a ballot had been marked for and which pile it was placed on.

As the count progressed, political parties started interfering more actively, especially where results were or appeared to be close. As a result, the process stalled in some BCCs and CEAZs that had problems controlling the process. In a number of BCCs, ballot boxes were not counted, or the results were not included in the Aggregate Table of Results (ATR) for the Electoral Administration Zone. The CEC frequently did not intervene resolutely enough when problems were noted or reported in BCCs.

 

----

 

ktu thot se 1/3 e numerimit te votave ishte i keq, ose shume i keq, dhe me "keq ose shume keq" i referohet:

1--Mangesise procedurale

2--sistemi elektronik monitorues nuk arriti qellimin te theksoj konfidencen dhe transparencen e procesit (te votimit).

3--nderhyrje aktive e partive ne numerim, sidomos ne rastet kur rezultatet ishin aty-aty.

 

Nuk permend aty me nje fjale, uje gline, byrek ose hamburger. kshtu qe pyetja eshte ende e papergjigjur....

Twino,

1, Fini nuk flet ne emer te Italise. Edhe po e beri, ti mos e merr si te tille. Fundi i fundit, edhe ujrat qe po shet Berishovici, ne emer te shqiperise po i shet, dhe kur flet ai, ne emrin tine po flet, tendin dhe timin...

2, Fini eshte nje nga gjerat me te zgjuara qe ka politika italiane sot, nuk me besohet te kete thene gje Fini ashtu. Ose nuk eshte i informuar pastaj.

Ti ku e mbeshtet qe e ka thene Fini ate? A na gjen dot ndonje link italian zpo ndonje link zyrtar italian... Gjithmone kontrolloji nga 100 here lajmet qe jep shqiperia o twino, seriozisht, nga 100 here derisa te bindesh se si jane me te vertete. Dhe sigurisht, nese mediave lajmet do tua kontrollosh nga 100 here, qeverise duhet tja kontrollosh 1000 here; ose me mire, vetem 1 here; ne 1000% te rasteve ka per te te dale gabim apo i rreme lajmi i qeverise.

 nuk do te kete asnjehere vota te rregullta ne shqiperi, flini mendjen tek kjo gje.

mjafton te shohesh reagimet tuaja ketu, gjoja njerez te qyteteruar e qe shumica kane pare bote me sy, per ta kuptuar KAQ PAK GJE. imagjinoni ndryshe popullin e thjeshte, te pa kulturuar dhe tej çdo skaji te politizuar.  

pra te kerkosh zgjedhje te rregullta, sipas standarteve te vendeve te huaja me demokraci qindra vjeçare, eshte utopi. ndersa te merresh me diskutime pa fund, mbi kete pune, eshte injorance ose budallallik.

nje njeri sadopak normal, i mjafton vetem nje here te shikoje deklarimet e berishes apo rames, per ti vene vulen njehere e pergjithmone, si te kota, diskutimeve mbi kete pike.

o shqiptar... une s'e kam me finin.. e kam me kete argumentin "nderkomebtaret" qe po e degjojme se shpeshti, dhe me kete qendrimin poshterues te ktyre kombetareve te leshit... ndaj cfare po ndodh ne shqiperi.. ku elektorati ka filluar te dyshoj veten e po i dorezohet mjerimit e padrejtesise si nje force natyrore ndaj te ciles "thjesht nuk mundesh te besh gje"... ose thene ndryshe... thjesht "nuk duhet e nuk mundesh ta kontestosh".

Ne radhe te pare Fini nuk eshte neo-fashist.

Ne radhe te dyte, nese ka thene ate qe ka thene, ka lexuar ndonje raport nderkombetar edhe e perserit.

Po he do thoje ai " Hapini se ndryshe..." Se ndryshe çfare? Asnjegje.

Thjesht nje dekl.politike, nese e ka bere, e s'besoj ta kete bere.

psh desperacidos cfare raporti nderkombetare mund te kete lexuar?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).