Ne shtetet ku jetoni Sa here ju eshte dashur te paguani para nen dore per te zgjidhur nje problem?

Shume flitet per korupsionin ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te botes

Jam kurioz te di:

Ne vendet ku jetoni ( Shqiperi apo jashte saj) sa here ju eshte dashur te paguani para nen dore per te zgjidhur nje problem qe ju takon me ligj, te perfitoni dicka brenda apo jashte ligjit, apo per ti shpetuar ligjit?

23 Komente

Po e filloj une i pari:

Ne 15 vjet qe kam ne Amerike kam pasur shume probleme, kam perfituar shume por:

AS EDHE NJE HERE nuk me eshte dashur te paguaj gje nen dore per gjerat qe kam perfituar, apo per problemet qe kam pasur.

 

Para s'kam dhene po kam kaluar pa radhe smiley (quhet kjo??)

Mjekun -per shendetin. A justifikohet?"smiley

Meqe njoh policet e lagjes, dhe kur me kane ndaluar, me kane thene "Hi Monda, take it easy girl" quhet kjo?

Keshtu, pare te thata, jo.  

Mgjth ne pune per nje license qe duhej pak si shpejt, na kerkuan 20 mije dollare.  Nuk e paguam, pritem goxha.  Pak muaj me vone, zyra ne fjale u vu nen hetim dhe u arrestuan nja 20 veta.  Per marrje paresh poshte tavolines.

you sure Monda? Not  "Hi monda, what's your number babe" ..  smiley   smiley

Me te degjuar e kam qe policat e amerikes jane shume seksista...  smiley

Per Greqin mund te sjellin raste per pagesa nen dore, por jo ne nivelet shqiptare. Ndersa ne vendet e tjera perendimore nuk ke nevoje te japesh nen-dore se ti marrin te gjitha ne dore nje e nga nje ( ahh po mund te paguash edhe me direct debit)!   smiley

.

They don't need my number, I have their bs (business) cards ne rast rreziku smiley.

Plus qe polica jane mer Liqen, s'ke nevoje t'u japesh numrin, se ta gjejne deren e shtepise kur te duan lol. 

But anyhow, I haven't gotten way with murder, me ndonje gje te vockel tek tuk, si kalim drite nga e verdhe ne te kuqe smiley.

Nuk mbaj mend te kem paguar nen dore per te zgjidhur ndonje hall. Ndoshta .....ngaqe nuk kam pasur halle per te zgjidhur, ose ndoshta sepse vazhdoj te respektoj sjelljen time ashtu sic e kam pasur edhe ne kohen e monizmit.

20000 dhrami ne 97 per patente (kjo e patentes ktu quhet teneqe' ladhi= teneqe me vaj) Pyetje e zakonshme :Me sa teneqe e more patenten?

60000 dhrami per lindje ne spital publik me 95

100000 (dhe ju duken pak)per lindje ne spital publik me 2000

 

Ndersa ne Shqiperi kam dhene rryshfet vetem nje here:

500 lek (te ri ) per te fut leket tek Vefa ! !.

Asnjehere !Sme ka shkuar asnjehere ne mendje dhe asnje zyrtar ketu sme ka lene pershtypjen se donte para nen dore.Megjithese ketu punet behen me shume me telefon dhe spara takon zyrtare ball perballe.

Desha te shtoj dicka me shume nga ajo qe kam then me lart

Eshte ne natyren njerezore te perfitoj sa me shume qofte edhe ne menyre jo ligjore. Te gjithe ne kemi shkelur ligjet ( kush me shume e kush me pak) qe nga hyrja pa rradhe deri tek rregullat e qarkullimit apo me shume. Por ajo qe me ka bere pershtypje ( ketu ne amerike te pakten ) eshte korektesia e zyrtareve ndaj popullit fukura ( nuk flas ketu per miljoneret qe duan ndonje kontrate multamilioneshe se nuk e njoh kete aspekt) Personalisht kam nje zyre te vogel qe ndihmoj njerezit te bejne taksat. Dhe si taksa pregatites shpesh kur klientet e mi kontrollohen nga IRS ( zyra shteterore qe mbledh taksat ne amerike) me  duhet ti perfaqesoj keta njerez para revizorit shteteror.  Me ka bere pershtypje sjellja e ketyre revizoreve. Shume ceshtje i kam fituar dhe shume kam  humbur por ne asnje rast nuk kam pare asnje shenje te me lere te kuptoj se revizori shteteror mund te mare dicka nen dore per te ulur taksat. Dhe duhe te dini ne keto kontrolle vendimi eshte krejtesisht ne dore te revizorit. Kam fituar raste kur vete jam i bindur se duheshin humbur apo e kundra por ne te gjitha rastet ka qene thjesht nje mardhenie shume korekte. Sjelljet e revizoreve jane aq korekte sa nganjehere te duket se jane klientet e mi apo dhe une si perfaqesues i tyre  superior ndaj ketyre revizore shteterore.

 

Nje te vetme. 1.000$ per te blere vize Shengen. U be bisede paraprake dhe rame dakord. Vizen e mora brenda nje jave, 6 mujore. E falenderoj personin nese e lexon Peshkun...

dmth behet fjale per shqiperine,dhe jo angline apo jo? Se na habite!

Demeter jam kurioz ishte shqiptar apo i huaj ai qe ti mori $1000 per shengenin.

Po keshtu ne falenderimin e personit Mendon se nuk te takonte shengeni qe e falenderon apo mendon se  te takonte dhe mund te mos e merje per arsye padrejtesie?

Behet fjale para 12 vjetesh. Personi eshte shqiptar. Ne ate kohe me duhej te levizja, keshtuqe personi  vertet me ndihmoi...

Dakort por kurioz jam te di nese parate qe i dhe shqiptarit vertet te ndihmuan per vizen apo ate mund ta kishe mare edhe pa paguar

Shpesh kam qene neper zyra per problemet e mia dhe te familjes, por kurren e kurres nuk me eshte kerkuar gje sendi.  Jo vetem qe nuk kam paguar, por ne se kam mbetur i zene ngushte per ndonje document, zyrtaret me kane ndiihmuar duke me treguar se ku te shkoj dhe ma kane spjeguar me nje cope leter, numer telefoni, addresa plus harta ku duhet te shkoj. Datat dhe oret e takimeve nuk i shkelin . Nga sa kam biseduar edhe me te tjere, me eshte krujuar pershtypja se zyrtaret e ketushem jane sherbetore te popullit ne kuptimin me absolut te fjales.  Ne se ka ndonje nevojtar me mangesi te renda ose me tone te ngritura, ata nuk nxehen fare por e lene deri sa ti dale avulli ketij njeriu dhe te lene te kuptosh se duhet te shkosh ne zyre kur te jesh i qetsuar.  Nga sa kisha kuptuar ne kohen qe jetova ne vendin tim se si duhet te jete nje zyrtar, kurdohere isha ndjere  i poshteruar ne cdo zyre te vendit (nuk flas fare per zyrat pas 90 sepse ato i ngjajne nje keshjelle te bukur me xhelate te felliqur dhe pa sopata).   Ne kete vend ku jam tash ndihem i respektuar, kryej detyrat e mija nje me nje dhe me japin te drejtat e mija nje me nje.

Cfar shkrova me lart e kam pare ne te gjitha rastet qe me solli puna ime neper gjykatat, burgje, zyrat e gardes, zyrat e ndihmave juridike, vendet e paraburgimit, spitalet ,  konsultoret dhe mu befte helm buka e ketij popull ne se shtoj ose heq ndonje gje nga ckam pare.

Kjo me ka bere shpesh qe ta urrej ate rregjim te ndyre fashist dhe rrugac qe eshte ne vndin tim sot,

Ne 3 raste qe kam qene ne zyrat e shqiptareve , ne te tria sjellja e zyrtareve eshte sjellja e nje kopuku te peshtire dhe qe nuk prishte ne pazar sepse nuk ka ndermend te paguaje.  Fjale te mira, gur ne traste dhe thiken e helmatisur pas shpine.  Per mua ka qene kontrast i jashtzakonshem kur krahesoja zyrat e regjimit socialist me zyrat e ketyre ketu, por kur kaloj tek krahesimi me zyrat e qoftlargut e humbas logjiken dhe s'di cte them me tutje

Come on, Toko, ate e di edhe bufi...

Nè shqipèri shumè herè...duke filluar nga 1 mij lekè pèr njè çertifikatè,biles njè herè qè nuk e kuptova nuk ma dhanè çertifikatèn me arsyhen se nuk po mè gjejnè emrin dhe mè ftuan tè vi tè nesèrmen...por mè e rènda ka qenè kur merrje tragetin pèr tè shkuar nè itali,deri 5-6 vjet mè parè nuk kaloje po tè mos paguaje lek policève...sidomos kur fillonin e kèrkonin pèr ushtar..e kishe bèrè se kishe bèrè duhej ti paguaje lek policève nèn dorè...ka qenè vèrtet poshtèruese dhe e pakuptimtè,si do qè ishe me dokumente tè rregullta...kurse nga ana italiane pèrveç rradheve tè gjata e stèrmundimeve lek nuk mè ka kèrkuar njeri...vetè njè herè njè polic italian mè kèrkoi 1 nga stekat e mia tè cigareve,por nuk ja dhashè e nuk mè foli mè...nè raste tè tjera kam gjetur gjithmon mirkuptim nga administrata italiane dhe pothuajse nè tè gjitha rastet kam mbetur i kènaqur...nuk di çfarè dhe si mund tè jetè pèrmirsuar gjendja nè shqipèri por duhet thènè se nè port tè paktèn nuk tè kèrkon mè lek njeri...ky shèrbim tè paktèn èshtè pèrmirsuar!!!

Ne port te Barit ne gusht 2001, ndersa ne prisnim rradhen para hyrjes kryesore te portit, te tjere hynin nga nje dere anesore me 10 euro ne dore, mire qe ma tregoi nje kusheri i imi, se as tragetin nuk do ta kisha kapur, kisha 4 ore ne rradhe dhe sapo ndoqa keshillen e kusheririt ne 2 minuta isha brenda ne port. Me kujtohet qe policet italiane dinin te gjitha te sharat shqip,madje kur nje çun i shau neper dhembe, nje polic iu pergjigj: O te q.... motren dhe fut e bjer me shkop gome. Belle_air na ka ndihmuar goxha me udhetimet per ne Shqiperi edhe pse nuk me duken aq lowcost.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).