Mafia eshte zemeruar ?

Mafia eshte zemeruar

E Enjte, 24 Dhjetor 2009

 

Nga Eduard Halimi

Deputet PD, sekretar i Komisionit te Ligjeve

Dite me pare Parlamenti miratoi ligjin e ri, per luften kunder krimit te organizuar. Ky eshte padyshim nje moment i lavdishem i luftes kunder mafias ne Shqiperi. Por atmosfera e miratimit te tij u shoqerua pothuajse pa asnje mbeshtetje nga gjithe opozita dhe po ashtu dhe nga te gjitha mediat e kontrolluara prej saj. U ngriten shume dyshime, madje dhe akuzuan qeverine se po godiste njerezit e thjeshte dhe kur gjithcka u sqarua me miratimin e ligjit, askush nuk duartrokiti ose te pakten te kerkonte falje.

Nuk e bene kete edhe kur e kuptuan se jo vetem ekspertet shqiptare por te gjitha agjencite e huaja qe ndihmojne drejtesine ne Tirane ishin pjese e procesit te hartimit te ligjit. Nuk e bene kete edhe kur gjithe faktori nderkombetar u shpreh me notat me pozitive per miratimin e ligjit.

Te gjithe ishin te zemeruar me qeverine, qe po miratonte nje ligj i cili po godiste fort mafian ne vend.

Te gjithe kane te drejte te flasin dhe te japin opinionet e tyre, ne lidhje me ligjet e qeverise, dhe ne kete rast, doemos qe avokatet qe perfaqesojne te akuzuarit per organizata kriminale, jane shume te kenaqur te dalin ne faqet e para te medias. Sigurisht kur behet fjale per pasurite dhe per ato te dyshimtat me teper, te gjithe jane shume te ndjeshem. Te ndjeshem mund te jene qytetaret dhe bizneset e ndershme, te cilat kur e kuptuan se kauza e ligjit ishte kunder mafias dhe jo kunder tyre, heshten, ndersa mafia e kalonte cakun e ndjeshmerise dhe u zemerua mjaft.

Askush nuk doli nga opozita te pershendese mazhorancen per nje ligj modern te luftes kunder mafias. Ligjet dhe zbatimi i tyre me rreptesi, jane te vetmet fakte qe frikesojne vertet mafian. Mazhoranca hartoi nje ligj te forte dhe te ashper kunder mafias, kjo eshte e vertete. Eshte po ashtu shume e vertete se zbatimi i tij me korrektesi dhe ashpersi do te sjelle padyshim, jo vetem te ardhura me shume ne buxhet, por nje gjendje edhe me te mire dhe reale te shoqerise ne kete vend.

Mazhoranca ka bere nje ligj te forte qe prek mafian ne ate qe ka me te shtrenjte, ne pasurine e saj. Ky ligj e prek mafian ne "zemren dhe shpirtin e saj", ndaj dhe ky ligj i dhemb shume asaj. Fakti qe mafia eshte zemeruar shume dhe reagon kaq ashper, tregon se qeveria e ka bere luften edhe me te forte dhe punen e mafias edhe me te veshtire.

Por lufta kunder mafias nuk eshte nje proces kombetar, ajo i kalon te gjitha kufijte. Ne nje proces po kaq te forte dhe ne debate eshte perfshire keto dite edhe vendi yne fqinj Italia. Nje ashpersim me te madh qe qeveria e ketij vendi i beri luftes kunder mafias solli jo pak, por mbi 3.000 pasuri te sekuestruara me nje vlere rreth 6.2 mld euro dhe 21 te arrestuar, vetem ne 6-mujorin e fundit. Edhe atje mafia eshte e zemeruar, po kaq sa ketu.

Nuk eshte rastesore se si mafia nga te dyja anet e kufirit eshte zemeruar, eshte zemeruar ne Itali dhe po kaq apo me teper eshte zemeruar ne Shqiperi. Kjo eshte shenje se mafia e ndjen forcen e ligjit, forcen e shkaterrimit te pasurise se saj dhe sigurisht kerkon te behet agresive, te rrezoje sa me shpejt ata qe po ngrene armet kunder saj, ata qe prishin pasurite e saj, ata qe po shkaterrojne ekzistencen e saj dhe qetesine e krijuar prej vitesh.

Ndaj dhe nuk me vjen keq qe mafia eshte zemeruar, sepse e kuptoj se ajo eshte e trembur, dhe kjo duhet te na beje te gjitheve me kurajoze, jo vetem neve njerezve te ligjit, por edhe median e cila nuk duhet te realizoje me konventa e raunde televizive apo editoriale, sesi te sulmoje ligjet kunder mafias, por te ndihmoje prokurorine ne kapjen apo zbulimin e ndonje krimineli me shume, sepse ky eshte misioni i saj ne dobi te qytetareve dhe publikut.

3 Komente

 Ky eshte padyshim nje moment i lavdishem

LOL !

 

Kaq ishte lufta e Berishes per aleancen punisto mafioze? S'e ka permendur me, do i kete eleminuar te gjithe mafiozet me te rrezikshem te Ballkanit.

Thuaj ishallah, dhente perendia, nuk eshte zemeruar se ne shqitaret e dime se cfare ndodh po te zemrehohet mafia ne opozite  me mafian ne pozite. Ndodh si ne 97 kur mafia opozite u zemerua me mafian pozite dhe per pak na cuan ne lufte civile.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).