Lajmet e fundit 2009.

Vidhet nje quader i Edgar Degas, me vlere mbi 30 milion.

 

Treni me i shpejt ne bote ( Kina) ndalohet per ore , arsyeja cigarja e nje pasagjeri.

 

Policia e Peschiera di Garda , ndalon nje qytetar qe ngiste makinen ne gjendje te dehur, ky therret avokatin e vet, edhe avokati paraqitet i dehur.

 

Kaq per momentin.

5 Komente

Jo, jo, piktura ben 800 000 euros, jo 30 meleon sa thuhet.

Ja nje lajm i fundit : me mori nje franceze ne telefon dhe me tha se do te te kisha thirrur te vish sonte nga une, por kam burrin ne shtepi. I thashe ç'eshte ajo fjale, te lutem, jam i arsyeshem une. 

Pastaj eshte dhe ky lajmi qe sapo mora vesh : ky shitesi i ushqimores ketu ne krah ka qellime tinzake kundrejt meje. Shiko si eshte puna : ky ka nje vajze yll te bukur, qe vjen shpesh aty ne dyqan. Eh mire, ky i ati me ben muhabet, me pyet per prinderit e keshtu, dhe nga fundi me thote : ti je djale i mire ti, kam respekt per ty, je shef. Pastaj therret vajzen dhe i thote te me sherbeje. Me ka vajtur njehere mendja t'i propozoj, por po pres dhe pak se mbase me thote vete ky i ati, eshte burre i mire i shkreti, ne hall te vet, ne pune te vet, s'nget njeri. Kurse kjo vajze, vallahi eshte shume e mire, duhet te jete me studime diku, mbase per juridik se flet shume bukur.

Dhe lajmi i fundit i fundit eshte ky : me ka humbur nje shoqe. Nuk me pergjigjet as ne telefon as ne sms, as hiç. Ka qene njeçike e trazuar nga koka, dhe kam frike per te. Njehere isha ne makine me te, dhe i kemi rene qytetit rreth e perqark por shpirti im çka hequr. E nejse, kjo shoqja eshte rrezuar njehere me makine, ka qene duke vajtur ne pune, makines i ka rreshqitur kemba, ka dale nga rruga dhe ka bere nja 5 rrotullime. Kur eshte ndalur, kjo shoqja ka dale nga makina me ca gervishtje te vogla dhe e dini çka bere ne fillim ? Ka nxjerre celularin dhe ka marre ne telefon shefin e i ka thene : degjo, sapo jam rrezuar me makine, keshtu qe s'vij dot ne pune tani, a ka mundesi te ma nxjerresh emrin per pasdite, se s'dua ta humbas diten e punes. E keshtu puna, me ka humbur kjo shoqja.

______

Kaq ishin lajmet, me vone te tjera. 

Hurb.

Nuk e di per cilen quader flet ti qe kushton 800.000 euro, nje kohe qe une kam blere nje kuader te Degas qe mendonte ta punonte, d.m.th, nje kuader bosh me kete çmim.

Jo ore Hurbi nuk eshte kjo, çme duhen anetaret e byros politike.

Edhe pak masmesnate, gezuar , qofte vit suksesi per ty, e gjithe peshkataret.

Ha ha, je i larte Hurb.

A t'ju axhornoj edhe une me!

 

Po ri-shkruaj nje liber sepse shkrimin e pare ma vodhen ( ku ta kete ai hajduti  ) E po ecen goxha mire, ne pak dite kam shkruar 60 faqe. Titullohet Lufta e Ftohte.

 

E nejse.

 

Kjo ku blej une bagetin zihet me burrin e do te me fusi mua ne mes. Me thote shume gjera, 90% te te cilave une si marr vesh sepse flet ne frengjisht ( eh, e kane kete zakon te keq keta ketu, zakonisht ne frengjisht flasin ) e une i them E mire moj shoqe edhe ti ke te drejte po a me jep i baget te iki çuni ne shtepi, ajo ma jep, kater njezet pesembedhjete cent thote, Heu sa e keni rrit du me i thene une po s'ja them se se di si thuhet.

 

Gje tjeter.

Sot desaparacidos futi bluzen me gjithe cigare ne lavatrice. Keshtu qe u bene nje gjashte ore po pres te thahen, s'i dihet.

 

E kshu.

Them te shkoj ne Trocadero.

 

Lajm tjeter.

Ketu ne France, jo vetem qe festojne vitin e ri pa kallash, po biles e festojne edhe pa fishekzjarre. Hajde merre vesh ti ça populli qe jane, tu vije turp tu vije.

Per miqte ( po jemi qe jemi, edhe per armiqte )  qe s'kane ca te bejne ketu

http://31decembreaparis.com/index.php

ndiqet live spektakli qe do behet ne kullen Eiffel.

 

E kshu ju.

 

P.S

O Hurbo po ti s'po feston ore?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).