Kush mendon qe ky Nikolle Lesi e ka nga mendja e vet kete?

Me poshte po vendos nje link te nje "interviste te Nikolle Lesit" qe e lexova dje ne GSH, http://bw.balkanweb.com/intervista/nikolle-lesi-pd-pa-mbiemrin-berisha-copetohet--3011.html

Lexoni me kujdes ate punen e Partise me Mbiemer! smiley

Do doja te dija mendimin e robve per kete pune, sidomos, sidomos per dyshimin qe kam nese e ka nga mendja e vet Nikolla kete, apo jo? smiley

A i tingellon kjo interviste nje demokrati, bie fjala nga Fieri, apo Pogradeci, po aq e huaj si mentalitet, sa c'me tingellon dhe mua?

Me nje fjale, nje njeri qe nuk eshte lindur dhe rritur me "perkatesi fisi", por qe eshte tifoz me PD-ne (Ec aty Zemblaku smiley  )  a e gjen ndopak shqetesuese kete menyre te menduari si kjo e ketij Lesit?

Sidomos pjesen e fundit te intervistes, me poshte! smiley

Kryeministri Berisha, në një emision televiziv la të kuptohej se vajza e tij Argita mund të hyjë në politikë. Ju si mendoni, ka në plan t’ia dorëzojë PD-në asaj?
Flasim që Argita të hyjë në politikë aktive, pasi në politikë ajo është që prej vitit 1990, përderisa është e bija e liderit të PD-së që rrëzoi komunizmin. Nuk mund të thuhet, aq më tepër në Shqipëri, që fëmijët të mos jenë pjesë e bisedave politike, bile edhe vendimeve të rëndësishme. Unë personalisht, Argitën nuk e njoh, por nisur nga disa dalje të saj në media, nisur nga profesioni i juristit që ajo zotëron, nisur nga shumë vite që ajo është në politikë, ndonëse jo direkt, mendoj se është e vonuar në daljen e saj në politikë aktive. Aq më tepër ku ka shembuj botërorë si familja Bush në SHBA, apo Papandreu në Greqi, e plot raste të tjera, të cilët kanë vazhduar në traditë që brezi i parë ka përgatitur dhe brezin e dytë për të qenë aktiv në politikë në fatet e vendit. Tradita politike në një familje që është marrë me drejtimin e një vendi është një plus i madh eksperience për të qenë të ditur se si duhet drejtuar politika më mirë, pra është një shkollë politike. Nëse më lejoni mund të shtoj diçka para se të vazhdoj më tej në lidhje me këtë pyetje interesante, jo vetëm për PD-në, por për gjithë vendin; unë edhe nëse nuk jam më në koalicion me PD-në, do të them prapë këto që do pohoj paksa më poshtë. Kryeministri Berisha ka thënë në parlament se “do të largohem nga politika vetëm kur të më marrë me vete i Plotfuqishmi”! Por Berishës mund t’i thuash ç’të duash, por vetëm burrë pa mend e pa eksperiencë politike nuk mund t’i thuash. Ai e di mirë se ç’ka bërë për PD-në, por siç edhe di mjaft mirë që i Plotfuqishmi (Zoti) të merr edhe në çast! Ai di më mirë se kushdo tjetër në PD që nëse ikën ai, atëherë partia ndahet e copëtohet, kush e kush të marrë frenat e makinës demokrate, që është një makinë gjigante, të cilën asnjë nuk mund ta zotërojë. PD-ja është e lidhur vetëm me emrin e Berishës. Dhe vetëm një Berishë tjetër mund ta çojë në atë udhë që duhet, nëse i Plotfuqishmi e thërret me shpejt! Vetëm Argita Malltezi (Berisha) është trashëgimtarja e PD-së. Vetëm kështu ajo parti nuk ndahet e mbetet ikonë e politikës në vend. U përgjigja gjatë, pasi ju më ngacmuat për një çështje që zien qosheve shkodrane të politikës, të cilët aspirojnë të marrin drejtimin e PD-së në momentin e duhur. Por, i Plotfuqishmi nuk do duket edhe shumë vite!

 

 P.S.

Admina, noshta kjo intervista e Nikolls ja vlen me dal si "entry" me vehte ketu ne Peshk, per me marre ekspozim me te madh, dhe me pa se c'mendon gjindja per propozimin e paragrafit te fundit!

Thekju! smiley

 

10 Komente

E veshtire Mroklle me besu se do funksionoje, por Nikolla pale cer tjeter kerkon nga qeveriu dhe i bi me spont. Ai e di mire se kush eshte personi me influent tek Berisha dhe e thote publikisht. Ai ka kuptuar qe ata ashtu duan ta degjojne : Por, i Plotfuqishmi nuk do duket edhe shumë vite!

Kjo eshte njelloj sikur te shkruante Sali Berisha tungjatjeta, Sa kto male sa kto shkrepa!  Po meqe eshte demokristian i bi nga Kina, me te Plotfuqishmin. ( ene kaurret duhet ta ndryshojne ket emrin i plofuqishem se sa here e kujtoj me bi ndermend i maje kepuce qe kam ngrene nga i plotfuqishmi i lagjes ) smiley

Kaq me duket kjo mu se ne fakt e degjova intervisten e vete qeveriut dhe nuk me rezultoi qe ishte shume i kthjellet per suksesin e vajzes. Niko kupton qe lobi pro vajzes eshte shume i forte ne qeveri dhe andej eshte vendos.

Kjo me siper ishte nje pergjigje ne respekt te thirrjes per debat, se me mente apo mendimet e Lesit une nuk shkoj as ne hale jo me t`i bi gjate e gjere. smiley

Koth" Niko kupton qe lobi pro vajzes eshte shume i forte ne qeveri dhe andej eshte vendos"

 

Nga e ke nxjerr kete konkluzion Koth?? Mos valle nga Mero??

me perpara thuhej se gjithcka ne kete vend e vendoste Xhoi, dhe tani Argita

Keto jane te gjitha fantazi alla Baze.

Nese ke fakte silli

Keto jane te gjitha fantazi alla Baze.

Nese ke fakte silli

 

hahahahahaha pse ca u bo Koth-i budall si Kosta Trebicka i shkrete? Faktet i ke brenda te kutite. Thuji Saliut ti hape dhe do ti shohesh!

Rama duhet ti drejtohet gjykates kushtetuese per kutite jo kryeministrit,ligjerisht kryeministri nuk mund te vendosi per hapjen e kutive.PS ja ka bere anikimimet e saje te organet gjyqesore dhe atje duhet te kerkoje hapjen e kutive o berber.

Mire Robin,

ja te ta spjegoj fjaline me ngadale :

Niko ( e kam fjalen per Nikoll Lesin ) kupton ( dmth beson ) qe lobi pro vajzes ( pra qe njerezit me te fuqishem ne qeveri jane pro angazhimit te vajzes ne politike ) eshte shume i forte ( dmth njerezit me te fuqishem ne PD e qeveri e qe jane Sali Berisha ca vende bosh e te tjere ) dhe ( eshte lidhese dhe mund te ishte zevendesuar edhe me e, pra nuk ka ndonje kuptim te vecante )  andej eshte vendos . ( dmth qe Nikolla eshte vetquajtur pragmatist dhe shkn nga fryn era ose nga eshte me i forti.

Kjo per sqarimin e asaj qe ke cituar. Qarte  apo te gjej ndonje forme tjeter per te ta spjeguar ? Ke ndonje fjali tjeter qe nuk e ke kuptuar se kam dhe pak kohe ne dispozicion dhe nuk bezdisem ?

O Koth po varja Lesit, se nuk ia vlen te besh debat per te.

Fjalen e kisha qe shume balte hidhet ne politiken shqiptare, dhe pa asnje fakt. Edhe ti asnje fakt nuk me solle, vecse me shkrove ca rreshta te argumentuara mire, por ama jo FAKTE.

Edhe Saliu nje lume me akuza hodhi ne drejtim te Nanos, cfar nuk e beri nga Padrino etj etj, por ama i shtrengoi doren, pra te gjitha akuzat ishin fallco. Dhe njehere nese nuk ka fakte sduhet te hedhim llum kot, e te behemi te tere si Saliu.

 

Për të vetmen gjë që ka të drejtë Nikolla është se PD mbaron pa Berishën. Pas lënies së shëndetit politik, apo fizik, mund të kthehet në organizatë okulte me idhullin në altar.

Mua mu ngritën nervat kur e lexova, Mrrok. Po sa e pranueshme është prej PD-istëve nuk di ta them. Nga këta të fundit mund të jetë e pranueshme çdo lloj gjëje. Po asnjë nuk do ua ngrejë leshtë përpjetë si Berisha në miting. Më tej nuk di. Pëdëistët mund ta pasurojnë këtë temë me opinionet e tyre....

 

kjo e lesit qeka e papame fare. shqiperia esht kthy ne "ca do populli, ben partia, ca thote partia, ben populli". jo mish e thua, po mish me mish e thua brenda thojit!

sot demokratet brohorasin "azem ti je gjall". neser i bie "argita tkemi sexy" smiley

 Keto jane ide te frikshme por edhe te oamundura ,,, sepse ne te leme maje kalit por po re ne do shqyejme kalin edhe nuk do lejme njeri te hype aty....

Deri sa te dale nje kale i ri,, keshtu qe n.q se *Niku* e ka gjejt kalin hallall ... (pak veshtire me duket)  Ama vetem paska fillu tu pa horoskopet e tu shpresu qe te na bjere ky manalli qe kemi mbi.. A do bi apo jo ?? Shohim neser..

Legisi i qan hallin PD-s! Nuk ka faj atje i ka rrenjet,e te gjithave,atje eshte kudhra,e bisnesit!E ku ka me mire se Nena Parti!

E ceshte keshtu me keta politikane,merakosen per vazhdimsine e partise,njesoj si per ate te bisnesit te huqishem! E po nuk kane thene kote,Partia eshte si nene,si babe,atje rritesh atje behesh i fuqishem,(financiarisht)Partia ne plan te pare,sepse ajo eshte streha me e mire e vazhdimit te jetes!Keni pare ndonje,me shendet te dobet ne kryesite e partive?.Pa parti ska bisnes,dhe pa bisnes ska parti.Te gjitha rruget e pulitikaneve te cojne tek Partia!

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).