Kush e ma men fitoren e Tirones me Patizonit 7-3 ?

Kjo fitore ka qene nje ngjarje shume e madhe ne ato kohe. E mbaj mend si i vogel qe osht diskutu per vite me rradhe.

Tifozat e Tirones sikur ju hoq ene fryka me gerthit haptazi kundra Dinamos e Partizonit.

Sic thote Bruce Springsteen..."Glory Days"

25 Komente

Une e mbaj mend, kam qene kerthi por me kujtohet ama. Kam qene ne stadium. Tifozat e Tirones, vertet qe e kemi mbajt mend shume gjate kete.

Nuk mbaj mend nese ne ate kohe luante akoma Çim Muça apo i kishte ndodhur demtimi qe ia preu karrieren?

Ben Minga, Mirel Josa, Agustin Kola, Milan Baçi duhet te kene qene ne fushe, Millanin nuk e kam te sigurte se ka qene me i vjetri nder keta. Na falni per kujtimet e varfra ne detaje, por kena qen çerra n'at kohe.

Meqe pemendem Mingen e shkret qe iku aq shpejt. Nderime. E kam pasur edhe çun lagje, dhe ka qene shume i respektuar.

 

Une kam qene tifoz i Partizanit po ai goli nga mesi i fushes i Minges me duket ka qene fantastik smiley. Dhe portier ka qene Musta me sa mbaj mend.

Ska qene ajo ndeshja qe ka dale 7-3.Kur Muca ka bo ate golin kam qene ne stadium.

Goli nga mesi i fushe ka qene i te mahnitshmit Cim Muca, Asat e lojes kan qene si fjithmone, Millani, Bedriu, Sul Mema, Minga, fantastiku Tit Ramadoni, e te gjith cunat e tjere me radhe.

Trajner,,, i modhi Ver Shehu, qe masanej e sollen profesor fiskulture ke gjymnozi im.

Sa per tifozat e Partizonit ne ate kohe ju shtun edhe nja dy rrjeshta konges se vjeter te Tirones..

Tifozat e Tirones s'jan si t'Partizonit,

E kon epiqendren mu ke Vorri i Bomit....... 

Di te them vetem kaq.. ne ato vite Shqiperia kishte futboll!

Per nga cilesia dhe teknika mbase nuk ishte njesoj me Italine, Gjermanine apo Spanjen ne ato vite por per nga pasioni, tifozlleku, sakrifica dhe korrektesia ne fushe nuk ishim aspak me poshte.

Shqiperia kurre nuk ka per te patur stadiume plot apo te shoh 22 lojtare ne nje fushe loje qe te japin shpirtin deri minuten e fundit per fanelen qe kane veshe!

 

 

Nga to stadiumet, me kujtohen ca koka kacurrelsash nji rresht para qe u thinjshin per i gjys ore nga nga lekurat e farave.

 Ajo neshje ka qene Itali _ Brazili shqiptar. Une kam qen ushtar ate vit dhe neshjen e kam pa ke televizori repartit. Eh si jau kena qit dufin atyne oficerave sa here qe hante gol Partizani, deri sa kur neshja shkoi 5-3 m3 duket dhe traineri zevendesoi Musten, ne na nxorren nga dhoma e televizorit dhe ne vune nje kapterr qe te na bonte rreshtore per 1 ore e gjys.

Po kongen

O ky Partizoni

O nis per Kashar

O se 7 me 3

o bo orar zyrtar

(Zyrat asikohe punojshin 7 me 3) smiley

Tirona ne stadium, Partizoni ne bodrum!

jo, jo, kerciti e kuqja dhe u fut Genc Tomorri portier...me duket

 Jo mer Flor, e nxorri Neptuni (Bajko). Bile Perlati duke dale i ka bertit Benit (Minges) "Rrasini edhe 10 te tjera"

Genci eshte fut ndeshje tjeter ( e di mire se Gencin e kam kushuri)

Dhe Gencit si bene dot gol per qamet .Ishte per te qeshur se gjunin te gjithe nga larg dhe Genci qe qiste grushtin para e grushtote.

Partizani -Tirona kane qene ndehsje te medha,cdo ndeshje ka bere histori

Kur lute Tirona kishte lezet se e kishte bluzen me vija, po kur lute partizoni me dinamon duhet te pytshe qenin kush e ka topin se sado ta lujshe kontrastin e televizorit prap isoj iu dukshin bluzat.

N'fakt mbas nja 25-30 minutash sikur u dallojshin pak nga intensiteti i grise.

Dhe duke i qit ujin e zi "sintonise" smiley

Hahahaha, te vujt kemi qene, se edhe komentatori fliste 1 here ne dhjete minuta, me shpesh degjohej dera studios qe hapej e mbyllej.

Lad Grillo ky.  smiley

sikur e kishin sjelle me zor. plus, zoni spikerit italjon ne background (Ladi najher e thoshte emrin e lojtarit para italionit dhe mburrja iu derdhte prej ekranit....) dhe sigla e vogel e RAI-t ne cep, e "shujtme".

 

Une s'kam asnje nostalgji per ndeshjet e televizorit. Ndeshja qe degjohej ne rradio te dielen ndersa berberi te qethte koken kare, dielli qe hynte nga kuadrati i madh i dritares dhe qe ta percellonte njeren faqe, era e livandos dhe e shkumes dhe burrat qe bertisnin ulur ne rradhe ne karrike ndersa berberi tjeter mprej=hte briskun mbi rripin e lekures

Pricelesss

Prit se e di une si e do kjo, e do me te gjujtme ketu anesh.

E mer cuna tirona t’rrifte vetem me buzeqeshje…

Tirona ka pas qene si brazili t'lete me lujt ene t'rraste petllat

M'kujtohet qe pjesa pare ka pas dale barazim 1- 1  mos gaboj,se partizoni ka pas qene pregatit mire me rraf tironen ene tirona priti I her se ca po bote ky ekip.

Masnej fap e fap 7 petlla i la ene 3 gola qe te percaktote orarin zyrtar t’ ministris morrit

Se kshu e qujshm partizonin ekipi I morrit atehere

Ene kush e rrute per tifozat e parizonit se ene kur t shajshin i zete kolla nmes, nga qi ishin ftof deri ne rrul t fytit,amon si me t sha ene me trem morrat ,thoshte Moli ultra tifozi I tirones, ushtare ishin te shkretet te vesh civila, se oficereve ene ushtarakeve nuk ju lejote me bertit ngaqi prishshin figuren ushtarake  i here ia bote Mol barkderri brrrrrrr ene ikshin me vrap, -o molo thoshin kalamojt po bertasin prape para paaartizon-lene mer te pellasin se jon kaps ene i rri kunji ma shume mrena-thoshte

Masnej megjithmen goli I cimit ka qene spektakolar mes disa mrojtesve boni mur me njonin prej tyne ene tak ja futi perlatit qi ishte portier I modh ne ate kohe, tgjith partizonsit ngelen ca o tu bo ky smoren vesh gjo , cimi ka qene I modh fare I ka bo gol spanjes jo mo parizonit

Demat e kuq i lace wsmileyt="on">tate wsmileyt="on">kantate>lace> pas thone, demat e leshit,qe u xerrojshin per toke vetem ka euforia ,cunat e tirones ishin si hindiont lekurkuq ta hajshin zemren vallahi,Paraaaaa Parizoni ka ngel vetem per humor

lace wsmileyt="on">Kushlace> i kujto tashi na iofficer i marum tuj fol me njona tjetren

Eh cna kujtut koht e fukarallikut ju shtofte yni jarebi

e paske pa edhe ti neshjen qe e ke kenaq.Pjesen e pare Perlati ka honger 3 gola dhe nuk e futen pjesen e dyte, futen nje protier te ri te gjate dy metra Ikonomi me duket qe hongri edhe 4 te tjera pjesen e dyte

un jom fans i tirones mer daj qe ne 1920,

mke te websajti tirones, i kom shkrujt keto gjona qe ne 2002

ktu po boj vetem copy ene paste

"O Tirona perpara çuna

bertiste Moli nga tribuna"  (megjithse cepi i Tirones ishte te 20-çja)

bledo kot per kuriozitet ca moshe ke ti , qe paske qene ne stadium dhe nuk e dinke loz apo jo muca  ?

Sa per info qe te besh llogarine e moshes ndeshja ka qene 1986.

 

Dhe per ju bardheblute  Tirona e 80-s ka qene me e mira  por humbjen me te thelle ne kampionat e keni nga Partizoni prape  8-0 1947

 

2009

- 1986 =23

Tirana vs Partizani Tirana

The rivalry between this two teams began after WWII, when Partizani was created. Since then the match between this two teams has been the main match of the week. The stadiums get more fans than any other match. There have been 117 matches between this two teams. 51 have been won by Partizani, 31 have been won by Tirana, and 35 have ended in draw. In this 117 matches the biggest victories by both sides were: Partizani 8-0 Tirana; Tirana 7-3 Partizani. Both sides have their nicknames. "Demat e Kuq" for Partizani and "Bardh e Blute" for Tirana. There has always been hating between the two tifozeries. In every match, they come up with slogans against each other.

Se paskam pa un kte.Goli i Cim Muces u anallu kot fare.Cimi i madh,shume i madh,por jo me i madh se Sul Demollari smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).