Kush duhet/mund ta financoje kerkimin (shkencor) ne Shqiperi?

Se pari, a na duhen studimet kerkimore ne Shqiperi, a kemi nevoje per informacion te thelluar, fjala vjen per ndermarrjen e politikave publike, pervec te dhenave qe ofrojne institucione shteterore si Instati etj? A duhet qe te dhenat te mund te sfidohen apo te konfirmohen nga burime te tjera, dhe sa ndikon cilesia e informacionit baze ne cilesine e politikave te ndermarra?

Kush mund ta financoje kerkimin? Nese shteti yne vazhdon te shpenzoje rreth 3% te GDP-se per arsimin, shanset per financimin e kerkimit shkencor mund te mbeten minimale. Nga ana tjeter organizmat nderkombetare dhe donatoret nuk e kane nder prioritetet apo politikat e tyre mbeshtetjen e studimit kerkimor dhe kohet e fundit nuk shfaqin me interes as ne think tanks. A ka potencial biznesi apo universitetet private per te mbeshtetur studimin kerkimor (te mirefillte) ne Shqiperi?

 

11 Komente

ku miku tek kjo tema tjeter nuk eshte dakort me ty:

Vladimir Thano eshte drejtor ekzekutiv te Keshillit Rinor Shqiptar, nje organizate joqeveritare ombrelle e rreth 50 shoqatave te te rinjve. Ai mendon se qeveria duhet te jete me konkrete dhe e fokusuar tek mbeshtetja e te rinjve. Per te ndjekur strategji e planveprimi pune. "P.sh., brenda 2 -3 viteve te ngrihen kapacitete qe te rinjte te mendojne se duhet te punojne ne nje nga fushat qe i sjell atyre perfitime ne radhe te pare, dhe ne radhe te dyte vendit. Pse e them kete? Sepse Shqiperia nuk e ka luksin qe ti nxjerre njerezit doktorante. Ne e kemi luksin qe te rinjte te punojne ne pozicione te ndryshme. A mundemi ne t`i orientojme te rinjte se duhen te behen profesioniste ne vende te ndryshme, ne profesione te ndryshme".

 

Flm gre per ilustrimin ne radhe te pare. Ne fakt e kam fjalen per research-in ne pergjithesi, jo patjeter per teza masterash e doktoraturash por fjala vjen analize skenaresh perpara marrjes se vendimit per zbatimin e nje politike te caktuar, psh per ceshtje si strehimi apo asgjesimi i mbetjeve urbane, pra per sherbimet publike. Ministrite apo institucionet shteterore here pas here marrin iniciativa politike pa analiza te mirefillta kostosh apo vleresim paraprak te opsioneve.

Heteroglossia; pyetje me vend, por pak e kote me duket.

Pyete pak Berishovicin psh, kush ia ka financuar kerkimet shkencore atij dhe ekipit qe punonin ne ate kohe? Jo vetem atij, po gjithe kerkuesve te tjere shkencore.

Pyete pak se kush i financonte doktoraturat...

ta thote Berishovici ty fare mire.

 kush ia ka financuar kerkimet shkencore atij dhe ekipit qe punonin ne ate kohe?

Pse ra qeveria? Une s'ditkam gje smiley

duhet te jemi me specikike per cfare kerkimi po flasim. Ti flet per politika ekonomike psh, dhe ne ate rast une mendoj se mund te behen fare lehte pa ndonje kosto apo vemendje te vecante nga qeveria psh. Psh, banka qendrore duhet te kete punen e saj kerkimore, po keshtu disa OJQ, universitetet dhe ndonje banke. Puna eshte nese e perceptojne si te rendesishme.

Ne fakt puna kerkimore ne disa fusha behet me shume me pak shpenzime se ne disa fusha te tjera. Per disa dege do te mjaftonte nje kompjuter dhe nje rroge. Edhe ne raste kur te duhet te mbledhesh te dhena, nuk jane te pa-perballueshte. Kjo ndryshon shume nga psh fizika, apo kimia ku duhet te shpenzosh shume per eksperimente dhe per ndertimin e laboratoreve.

Me shume me shqeteson perceptimi i rendesise se punes kerkimore ne Shqiperi. Shiko nje pjesez nga procesi per kufirin ne GJK dje:

Sokol Sadushi: Kjo është pikëpamja juaj personale apo është pikëpamja zyrtar i qeverisë?
Ledia Hysi: Kjo është bazuar në praktikën ndërkombëtare.

Keto lloj pergjigjesh jane bere standarte dhe kane filluar hyne kuda. Ne kete rast, zonjen nuk e shqeteson qe nuk kane nje ide te qarte per kete problem, por mjaftohet me nje pergjigje qe permban fjalen "nderkomberate". Te njejten gje e degjon rendom ne shpjegimet qe i bejne ministrat politikave ekonomike, psh. Nuk shqetesohen qe nuk kane nje ide te qarte dhe nuk harxhojne kohe ta kerkojne. Ne disa raste kam pershtypjen se puna kerkimore behet pa patur nevoje per shume fonde dhe mjafton etika e punes se ministrit, guvernatorit, drejtuesit te institucionit/OJQ'se/bankes.

E verteta eshte qe institucionet publike te cilat duhet te jene te pavarura ne sisteme si tonat kontrollohen nga vete shteti. Keshtu psh te dhenat qe prodhon banka e shqiperise, instati apo ministria e ekonomise e ministri te tjera perpara se te behen zyrtare 'rrumbullakosen' nga kryeministri apo ministrat perkates (te kurdohershem). Besueshmeria e ketyre te dhenave (pra ne kete rast s'po flas fare per kerkim shkencor por thjesht informacion e indikatore) eshte teper e ulet. Kush duhet t'i sfidoje apo verifikoje ato?

Nga ana tjeter mungesa e te dhenave na pengon te thellohemi gjate analizimit te problemeve shoqerore e politike. Ja nje shembull, une do kisha qene kurioze te shihja nivelin/shtirjen e levizjeve (shkurtimeve) ne administraten pas zgjedhjeve te 2005 dhe 2009. Nese do dinim sa nepunes civile humbasin punen pas ndryshimit te pushteteve mund te flisnim me konkretisht per nepotizmin, korrupsionin etj etj.

Keto lloj iniciativash ndermerren ne pergjithesi nga NGO por per natyren e komplikuar te ushtrimit e kuptoj qe asnjeri nuk do te perfshihet ne nisma te tilla.

E pranoj qe kam bere shume pyetje se bashku por vetem sepse jane te nderlidhura.

Ne disa raste kam pershtypjen se puna kerkimore behet pa patur nevoje per shume fonde dhe mjafton etika e punes se ministrit, guvernatorit, drejtuesit te institucionit/OJQ'se/bankes.

Ama po te kemi etiken e fjala vjen guvernatorit, institucioneve e ojq-ve shume prej ketyre studimeve nuk do ishin fare te nevojshme, jam dakort me ty.

per fjaline e fundit:

do te ishte mire nese ata qe keshillojne politikat ekonomike psh te bazoheshin ne studime specifike te bere nga institucioni i tyre apo te tjere institucione dhe individe. Studimet te jene mundesisht ne kontekst dhe te mos mjaftohen me shprehje si "ne gjithe boten", "praktika nderkombetare", etj.

ka shume pyetje interesante qe kane nevoje per pergjigje. Disa mund te gjejne pergjigje pa shume kosto, disa kerkojne me shume harxhime dhe per te tjera eshte e pamundur t'i pergjigjemi. Nuk kemi pse presim gjithmone nga nje dikush qe nuk e kemi te qarte kush eshte te formuloje pyetjet dhe te krijoje te gjitha kushtet qe dikush te gjeje pergjigjet e tyre. Nje OJQ, banka, universitetet apo kushdo mund ta gjere pergjigjen e tyre.

Disa te dhena baze mblidhen nga INSTAT, por jo cdo e dhene eshte ne statistikat zyrtare. Shpeshhere per te marre te dhena si ato qe permende me lart duhet pak me pune dhe rrjedhimisht pak me shume fonde, por jo dhe aq shume sa te beje te pamundur punen kerkimore. Vertetesia e te dhenave eshte problem, dhe nuk e di ku mund ta heqesh vizen, por gabimet me te dhenat (te qellimshme apo jo) ndodhin gjithashtu. Teoria mund te ndihmoje ne keto raste, dhe ndoshta ne periudha te caktuara ka te dhena te mbledhura nga institute te tjera si psh BB dhe FMN. Probleme do te kete gjithmone, por puna eshte sa eshte kerkesa e institucioneve shqiptare (shteterore apo private) per pune kerkimore? Sa arrijne te bejne ata me forcat e tyre dhe deri ku i kane limitet? Me duket se nuk kam pare shume perpjekje ne kete pike.

Gre te kerkoj ndjese paraprakisht per pergjigjen e vonuar. Vlen ta cilesoj edhe nje here qe pyetja fillestare eshte enkas e gjere edhe per te pare pak degezimet kryesore qe do lindnin nga diskutimi. Nisur nga sa me siper eshte e vertete qe insituticionet shqiptare kryejne kerkime apo analiza shumehere te cekta dhe te paplota perpara adoptimit te politikave. Ja psh, shume eshte diskutuar mbi kriteret per ndarjen territoriale te vendit, vecanerishti ne nivel Qarku. A nuk vertetuan zgjedhjet e fundit parlamentare qe pervec te tjerave, nuk rezulton 'e drejte' qe nje deputeti i nevojiten me pak vota disa qarqe te veriut se ne disa te tjera te jugut? Ose vendimi per te investuar ne infrastrukture ne veri le te themi (po e perdor thjesht per arsye argumentimi) eshte me e kushtueshme sepse numri i perfituesve eshte me i ulet dhe njekohesisht ai i taksapaguesve po ashtu; qe i bie te subvencionohet ne kurriz te zonave te tjera. Po ti do thuash ekziston edhe koncepti i 'adresimit te pabarazive rajonale' po a nuk duhet te kete analiza te detajuara dhe per keto? Ndodhemi perballe nje situate ku politikat publike harton ne me te shumten e rasteve me hamendje apo intuite ndaj pervec transparences, pergjegjeshmeria publike eshte ne pikepyetje... E kuptoj qe ajo qe po them nuk eshte sjell asnje risi, por mendoj se pergjegjshmeria qytetare duhet mprehur e elaboruar me kritika me specifike.

Keto lloj pergjigjesh jane bere standarte dhe kane filluar hyne kuda.

wtf?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).