Keni nisur te mendoni ç'do te dhuroni per festa?

 

Meqe po afrohen Krishtlindjet dhe Viti i ri dhe meqe kjo puna e dhuratave eshte per mua nje cast pergjithesisht traumatik, mendova ta ndaja kete traume me ju smiley Ne fakt dramen me te madhe e perjetoj kur marr dhurata... Ne 70% te rasteve jane krejt te gabuara dhe atehere s'di c'te besh: t'ua "qarkullosh" te tjereve, t'i mbash neper rafte e dollape apo t'i hedhesh?

67 Komente

eh te parat i kam nisur me kohe, i kam ble online smiley

te fundit e bleva dje ne dyqan nji si kjo poshte smiley

I mean, zakonisht bojme dhurata vec per kalamajt dear, shyqr zotit, ne shqiperi nuk eshte akoma me detyrim dhurata per te medhenjte smiley se do ishte carje derrasash me vete smiley

http://www.bebereviews.com/06199.jpg 

Po pse Bed, ty s'te dhurojne ndonje gje per festa? smiley Me duket e pabesueshme!

Ne ketej jemi ne krize medemek dhe dhuratat s'i leme!

P.s. Po cfare bleve on line? Libra?

edhe libra, edhe lodra smiley

nipa, mbesa qe i kemi jashte me kollaj ju shkojne kur i ble online smiley

Edhe mo lire pra.

Jo Fin, sme bon njeri dhurate per keto festa, zakonisht plaka vetem me ble ndonje rraqe. Kurse une sbej asnje pervecse sic te thashe per njerezit e moshes 10 vjec e poshte smiley , e keshtu qe as nuk pres. 

Por une dhe te dashurit e mi, shkembejme shpesh dhurata, vecse e bejme kur na teket dhe jo me data te caktuara smiley Edhe une e kam doren e ronde shume smiley 

"Por une dhe te dashurit e mi, shkembejme shpesh dhurata, vecse e bejme kur na teket dhe jo me data te caktuara Smile Edhe une e kam doren e ronde shume smiley"

Psh, na jep ndonje ide ? smiley

Po vete vetes s'i dhuron ndonje gje? 

psh nji maqine smiley 

smiley

ose nji shkelqyes buzesh smiley 

Pse ka per meshkuj? :O

Ah, e kuptova, ja dhuron vetes smiley

smiley

pse mi vetem per meshkuj do bojme peshqeshe ne, a thu se skemi motra, shoqe, kusherira, kolege, mesuese, halla, teze smiley

ose ose ma dhurojne mua ate shkelyqesin smiley

'te dashurit e mi' e kisha llafen per 'njerezit e dashur' o fin qi ke harru shqypen

smiley 

Kjo do jete shqipja e ketyre viteve te fundit Bed smiley

Une kam blere ca dhurata per vajzat e peshkut, per ato qe i dua me shume. E para, si gjithmone, eshte Bedrija. Dhe e dini ç'i kam blere ? Eshte origjinale : nje dyshek me pupla, dhe dy çarçafe plot me trendafila. Bedrije, edhe une online i kam blere, i kam paguar dhe iu kam thene se vjen Bedrija i merr. I ke tek stadiumi Dinamo, ne nje dyqan te dikujt qe quhet Rehat Puplia, me origjine nga Gjakova jane keta. E ke dhe me kartoline : fort te dashtunes Bedrije, me miliona t'puthme, Hurbineku

vallai mu deshte nji dyshek hurbi, po dhe carcafet me drandofilla smiley

rrofsh, po shkoj ti marr qe sot.

rob qe te vret me pupla je ti smiley 

Vallahi Bedrije, jam kah du me ta ba nji propozim, a m'kupton ? Fort po m'pelçen ti besa mu, nuk di shka dreqin asht kshtu. Ani dishekin ta blen rrushi jot, Hurbi, veç t'na vije dita me e zhgrry. Kto dit', prite nji haber pi Finisterres, se kte çiken e kam jarane t'moçme, e m'ka thane se ja na bashkon ne dyve, ja besa dahet pi burrit e vjen e martohet me mu : njana m'dysh, m'ka thane. Tash s'po di ma ngate, veç po ju puthi njihere te dyjavet dhe ma gzofshi vitin e ri, e ishalla sa ma shpejt n'krahte e mi.

po boll pe porno me threesome o rubineto, ik e gjej nai jevge franceze anej 

Bedrije, me fal, me erdhi nje lajm i mire nashti, dhe me duhet te shkeputem nga ty. Sidoqofte, ben gabim qe me nenvlefteson, mund te kisha qene nje bashkeshort i shkelqyer. Ah keto vajzat e sotme, n'qafe paçin veten. smiley

:O Une kujtoja se e kishim sekret kete punen e premtimit mo Hurbi, tani na e mori vesh gjithe Peshku komplotin dashuror! Jazek! Une mendoja se ju francezet dini t'i mbani sekret "lidhjet e rrezikshme", por kjo mesa duket ndodhka vetem ne libra!

Ah moj Finoche moj Finoche ! Si nuk i kuptove ndonjehere françusket ti. Ja te te them une : françuski ka qene dhelper dinake gjithmone, si i themi ne gjuhe popullore "bythemize". Ai perhap mjegull njehere, dhe pastaj del e thote : pah sa e keqe qenka koha sot ! S'do te mund ta gjejme udhen. (Ne fakt ai e di udhen mire se mjegullen vete e ka perhapur). E keshtu, bamerr-bumberr, te tjeret hutohen andej-kendej, françuski vazhdon hesapin e vet, aty ku e ka lene.

Por ama, si intrige, eshte e bukur, si thua ? A nuk i hyjme te bejme nje tregim me nje mblese qe i ecen per vete ? Psh, nese te kujtohet, "On ne badine pas avec l'amour" ? smiley

Ouiiiiiiiii, Madame, ouiiiiiiiiiii !

Ai, i teri dhe i beri. Qe e beri çorle ajo çupa, nja 11 vjet me e madhe, te kujtohet ? Louise Colet, mos gabofsha.

Eshte e bukur kjo pjesa, çudi qe nuk e vene ne loje keta te Teatrit Kombetar, ose dhe teatrot e tjere xhanem. Eshte njeri qe shkon te rregulloje nje çupe per kusheririn, dhe ne fakt i ecen per vete. Vallahi, do t'jua kisha perkthyer por kushedi, vetem po me tha Bedrija se me do nje çiçke, te pakten kaq.

Me sa di une eshte ndryshe o Hurbi! Dy kusherinj qe dashurohen, por Ajo nuk ka guxim per te perjetuar dashurine dhe mbyllet ne kuvend. Ai, per ta bere xheloze, hyn ne marredhenie me simotren e Asaj. Kjo e fundit bie ne dashuri dhe kur merr vesh qe e kane perdorur vdes. Nje gje e tille duhet te jete. Nese eshte e njejta pjese se ndoshta edhe gabohem!

Po per zotin, ke te drejte. E sheh ti, kujtesa... normal, fundviti, edhe kujtesa mplaket me nje vit. OK, ka shume mundesi ta kem ngaterruar me "Tekat e Marianes", me ndihmon dot ta kujtoj ? Me duket se kjo eshte, por edhe harroj, ka filluar te me behet rremuje e madhe ne depo, aty qepet aty fasulet, lemsh para porte.

Tekat e Marianes s'i njoh smiley Kete tjetren e kam pare ne Teater ketej ndaj me kujtohet... Sa per rremujat te marr vesh.

Une dhuratat i bej gjate vitit smiley Tani dyqanet jane aq plot sa te bejne me dhimbje koke.

Nje percorso benessere nje shoqeje. Nje foto stampata su tela nje shoku. Mamit masazh shiatsu , te tjereve te familjes prezencen time smiley (qe s'eshte per te nenvleftesuar se mund dhe te mos shkoj smiley)

Hmmm, ketej ka dale shume ne mode kjo dhurata e paketave turistike. Qe dmth i dhuron dikujt ose edhe nje cifti mundesine per te kaluar 1-2 dite ne nje hotel ne zona turistike apo kulturore. Ose darken ne restorant, ose nje degustim vererash...

S'eshte keq edhe ajo puna e masazhit ne fakt, por une kam nje shoqe qe ma ben gratis smiley Me pelqen shume kur "te mbajne koken", e ke parasysh?

lol ,

jo mi ne kete rast eshte nje dite ketu ne nje qender me te tilla percorsi.Pakete turistike s'me terheq si dhurate, dhe kete meqe ajo vete s'do e bente ndonjehere prove. Pastaj shume varet nga sa konfidence ke me njerezit qe u ben dhurata, me mire s'bej fare dhurate sesa te mos e kem idene  dhe te vi verdalle per te hamendesuar çfare mund te pelqeje. Ketu vetem kalamajte shpetojne se çfaredo loje eshte mire( perveç pistoletave)

dhurata dhurata dhurata,1-festat jan shtu,2-ky viti ri ka fillu e vje me shpejt se heret e tjera mer yaho & e 3ta krize ekonomike & meqe ktej nga gr kan fillu me ik dritat !!un kam mendu miqve ti bej si dhurat nga 1 shrepse te shoqeruar me qiri !!

Ikin dritat edhe ne Greqi?! Me gjithe mend e ke ti Ertige?

po ja pardje filloi te bej ftoht ndezi mileti kondicionerat &paf iken nja 1ore,&ngela ne erresire nuk kisha asnje sent ndricimi.

Ndoshta ishte thjesht nje rast smiley

Na thuaj ndonje gje: si eshte gjendja andej?

mos e pyt Finisterre keq si qeveria po ashtu & populli shkret po shkulin floket,sidomos neve Shqiptaret pak a shume,ishalla ky vit te jete me i mbare per te gjithe.

e bukur ajo kutia aty, fiks per ramen,se ska nevoje ta hap...

hihihi

erdhen festat e kutizmit

hahaha

Fini, na i thuaj troc, si eshte puna? Ke ndonje "mik" qe sapo e ke njohur dhe je ne siklet ca ti blesh se mos ta keqkuptoje dhuraten? :think:

Apo e kishe kshu ne pergjithesi? smiley

 

erdhen festat e kutizmit

Vertet, keto dite do ta terbojne me keq Ramen, se do shohe gjithandej kuti te mbyllura. Dyqanet e suvenireve duhet te bejne kujdes te vecante keto dite.

 Ti xhib perveç kutive te Rames, do i dhurosh ndonje gje tjeter "mikes" tende?

Po. Nje celes universal qe hap te gjitha kutite.

Ti? :think:

  Ti ne fakt mund te garantosh vetem qe hap kutine tende çelesi se kshu ne pergjithesi s'ke nga ta dish smiley

 Une i bej dhurate me te madhe: S'i flas per kutite e Ramessmiley

 

S'i flas per kutite e Rames

Dmth qe i beke muhabet kutish, thjesht jo te Rames? :O

Po pse moj me kuti shtyhen mardheniet? Ato nuk quhen marrkutie, quhen mardhenie. smiley

Flo mos zbardh dhembet po bej kujdes kur te blesh dhurata se po ta pa kutine gjekundi ne rruge Rama ike per lesh ti dhe kutia bashke. Fute ne cante dhe mundesisht te mos duket fare nga jashte qe ka brenda ndonje gje katrore. smiley

si tha mrome ai ke portokalli, qe kish marre kutine e ndihmes se shpejte per ti ardhe ne ndihme dikujt dhe njerezit qe i bertisnin : Mos mos mos e hap kutine smiley  hahahaha

 

nuk para bej dhurata materiale une xhibo

 

Po edhe mundet o Xhibi smiley ! Por ndoshta "e qeras" me nje regjistrim falas te Peshku! smiley Si te duket ideja?

p.s. S'me shkoi mendja qe edhe kjo puna e dhuratave mund te kthehej ne debat kutish!

@Ertige, bej kuraje! Thone qe pas krizave zakonisht vijne periudha bolleku.

Irisit do t'i blej nje "abetare frengjisht", se keta pisat ne France kane nxjerre nje ligj te ri : nuk na lejojne më te martohemi me nuse qe s'dine frengjisht.

Hurbi mos u harxho!  S'dua te mesoj frengjisht! Sa per Francen shyqyr qe ka pranuar ty pa ne te tjeret do bejme si do bejme ne shtetet e tjera smiley

Ska gje, abetaren ta kesh aty, per çdo vaki. Se na duhet te jemi konform normave te BE-se. Meqe ra fjala, moj po vertet, si nuk dole njehere nga Parisi ti ? E di ç'kohe e bukur eshte sot ? E ftohte, por e bukur. Me ka marre malli te shetisim bashke si ate heren e pare, te kujtohet ?

Eshte mire apo keq qe kjo shetitja s'me kujtohet? smiley

Eshte mire. As mua s'me kujtohet. Duhet te kemi qene ne ekstaze te dy. smiley

Jo jo, s'i harroj une gjendjet ekstazike smiley

Ekstaze do te thote : jashte vetes. Shetitja jone duhet te kete qene aq e bukur sa nuk vinim re as pranine e njeri-tjetrit. smiley

Fini, regjistrimi tek Peshku s'futet te dhuratat, se pastaj do i duhet ti besh dhurate ndonje terapi qe te largoje varesine peshkore. smiley

S'me shkoi mendja qe edhe kjo puna e dhuratave mund te kthehej ne debat kutish!

smiley

E drejte verejtja. Porr kjo ne fakt eshte ceshtje kutish ne menyre natyrale, s'eshte nevoja te kthehet ne ceshtje kutish, se dhuratat ne kuti futen. Me perjashtim qe te dale ndonje udhezues nga Bashkia qe sivjet dhuratat te mos ambalazhohen ne kuti, se ndryshe do merret si shenje provokimi dhe rritje krize dhe do gjobohen dyqanet. smiley

Dhe humori me debatin kane shume ndryshim. Njeri te shton jeten (dhe gjokset, sipas nje studimi te fundit) tjetri te shton streset (dhe thinjat).

 

si tha mrome ai ke portokalli, qe kish marre kutine e ndihmes se shpejte per ti ardhe ne ndihme dikujt dhe njerezit qe i bertisnin : Mos mos mos e hap kutine smiley  hahahaha

Tushe, ishte skec i lezecem si ai i kutizmit, ja vlen ta kerkojme online apo jo? smiley

Tre jane gjerat qe zakonisht marrin nga une:

  • udhetime ne çift
  • bizhuteri
  • çek-dhuratash
  • (ne rast se ma kane merzitur nga nje tufe lule me pralines)

 

Se mos na çon prape ne Adelajde, si vitin e kaluar. Kesaj rradhe do shkojme ne Amsterdam. "Dans le port d'Amsterdam, y a les marins qui boivent".

Falemnderit Laroska. Mezi po i pres ditet kur te jemi bashke.

Plase per i cike 50-euro-Amsterdam. S'ke turp mer derezi? smiley

Ah, po, dhe vethin ne veshin e majta t'a kam premtuar, eshte ne kostot e mija.

Otello - Dezdemona, e ke fjalen ?

Bej shaka, Laroske. Une per vete nuk dua dhurate nga ty. Se ti je e keqe, me kerkon gjera ne kembim. Kerkon dhe ti dhuraten tende. Por une jam fukara, nuk kam tjeter veç gezimin e jetes.

Po si jo, Othello-Desdemona ne red district.

Gezimi jetes hyn nga dera e nga dritarja. E merr vesh ti vete se je i qut. smiley

 

Une dhuratat i kam vetem dhe vetem per dashurine time te vockel, per nipcen tim dhe po me iken mendja me keto cmimet stratosferike qe jane per veshjet e lodrat per bebat e vegjel. Ka rene Kartagjena fare kete vit!

Filipidi e ka fajin.

Nuk kam pire asnje gllençke vere, dhe po me vjen nje gjume kazerme, ç'te te them.

Per dhuratat, ata qe i kam larg, do ju dergoj plot sms. Me orar e pa orar. Kurse ata qe i kam afer, them te blej nje shishe vere e ta pime bashke.

Sa ka vajtur nje shishe vere e mire, do thoni yve ? Po ja, nje Saint Julien shkon diku andej nga 100 e ca euro. Nje Margaux eshte diku tek 60. Shampanjen e kam. Ma fali nje plake vjet, e kishte blere andej nga Lufta e Dyte boterore, s'mbante mend as ajo. S'do kete mbetur fllucke ne te, po nejse, per shqiptaret ben.

Tjater : kush do "foie gras", te mire fare, le te me lajmeroje, dhe do i dergoj, por ben shtrenjte ama. Ajo e mira ben shtrenjte. Tjater : çokollate me trufe, kjo eshte me e mira, por edhe kjo shume shtrenjte. Kesaj trufes qe e gjejne qente, i ben qilloja nja 1 000 euro. Por ne marrim vetem çokollata te pluhurosura me te, se ndryshe nuk i del as arabi me leke.

Keto jane dhuratat tona.

Ndonje pako Ferrero Roshe orizhinale pur mua... me pajtonin e Babbo Natales ne ora 12:00 te nates do ma dergosh?! smiley

E di qe m'i kujtove, i kisha harruar. Jane vertet te mira. Pa pajton, a i pranon ? Me ndonje postier te lodhur me biçiklete te shfryre, a shkon ? smiley

Ja prit te kthej njehere shishen ketu, se atehere vij ne vete une. E kam Lussac, futet tek te mirat. A ha ha ! Te kenaq shpirtin... ska si vera franceze. Meqe ra fjala, do e kaloje ndokush ne Paris mo ? Nje xhiro ne kembe, e ka falas prej meje.

Po ti e ben qe e ben mundimin, dergoje dhe postierin king. Me ploteson 2 dhurata ne 1. smiley

edhe dicka, si ka thene populli ine trim, liridashes e luftenxites, "Ta pifte mu ne bark, ta pifte!" qe pi pa shoqnine. smiley

Vallahi, ketu me fute ne medyshje : a ta pres bileten e ta sjell vete, apo jo. Se me duket e plotesokam kushtin smiley

Tani e kam vertet, ska me veren franceze. Keta te shkretet e kane kthyer ne art kete pune, e vijne ata sharlatanet e Kilit dhe Kalifornise dhe Australise dhe na mbysin me Koka-kola te alkoolizuara. Dhe me e bukura eshte se ia kane vene emrin vere, njelloj si francezet te tyres. Ncncncn... dynjaja permbys.

Shiko Hurbi: s'ka si vererat e jugut te Italise. Te kuqet: te trasha, te rrumbullta ne qiellze, 14° qe te losin tepelekun e kokes. Te bardhat: me shije te thate dhe elegante (me arome frutash, ose jo; te verdha ne ngjyre ose me ate si nuance jeshileje)...

Ose shkon ne Toskane psh dhe porosit nje nga vererat doc te vendit, me djathera te stazhionuar dhe mustarde frutash ose mjalte... Mmmmmmmm smiley

Ti blen nje vere, aty tek 20 eurot ta themi, ne Itali dhe s'ka te krahasuar me vererat e po atij cmimi ne France.

Natyrisht une flas per vererat qe kam shijuar ne Paris, ndoshta ne zonat ku prodhohen jane me te mira. Ndryshimi me i madh qe kam vene re me vererat italiane eshte qe vererat franceze vijne si me te holla. Sikur s'ta kenaqnin shume qiellzen dhe kur i pije kishe pershtypjen qe s'do te te zinin kurre... Pershtypje kryekrejet e gabuar, merret vesh...

Sikur te isha ne vendin tend do te provoja nje here edhe vererat argjentinase: merr Malbec-un psh. Rrushi eshte i llojit te Bordeaux-se dhe kultivohet ne Mendoze...

Ah ç'me kujtove postierin e Samanthes tek Sex and the City, Ana. smiley

Pouke, me nje shishe vere t'kam thene qe s'me mashtron dot. Pastaj vere 60 euroshe, pikaaaaa...vere Carrefour-i do na shtroje.

Ky koment sa per te thene qe, nese i lind ne zemer njeriu me me be dhurate, ( ku i dihet, kudo ka rob te mire ) mos me blini gjoni qe ndoshta s'do me pelqejne, une du kete.

Ne privat mund t'ju jap edhe adresen ku te ma nisni. Ben ca shtrenjte per te bere, po ne fund te fundit po u bete 2-3 a 50 veta s'ju bje shume.

 

http://i82.servimg.com/u/f82/12/82/64/77/anh599.jpg

 

P.S

Ah nuk e dua ne kinezçe po ne anglisht, flm 100 here.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).