Kartolinë nga flo...

I mbani mend ato kartolinat standarte të kohërave të fëmijërive tona të lumtura socialiste? Ato formul-urimet stil; patetiko-burokratik, përmes të cilave, kushedi se për ç'arsye, imagjinatën time prej fëmije e shkallmonte një urim idiot; "suksese në familje" smiley...

Mirë, një kartoline të tillë po iu shkruaj sot ( sigurisht pa këtë urimin idiot dhe pa perdet e mëndafshta, materiali i këtyre të fundit duhej të qe vetëm për efekt rime, pasi ato kohëra perdet vetëm prej damasku apo prej tyli qenë smiley, mëndafshi duhej të qe element reaksionar që kushedi se për ç'arsye nuk censurohej në vjershat e rimuara, të fund-vitit, stil: AA. BB. smiley )

Pra;

ju uroj një vit plot adrenalinë,

një vit kokëkrisur, ( kur them kokëkrisur nuk kam parasysh  të hidheni me parashutë siç bën ai Alketi i fandaksur smiley )

një vit mbushur plot me emocione, të kthjellëta e të turbullta,

një vit në të cilin të mos ndiheni të detyruar t'u nënshtroheni kompromiseve ( të rënda e kam fjalën),

një vit ku  të ndiheni si heroi protagonist i një filmi skematik, optimist, hollywood-ian, tip; Tom Kruiz me flokë që i valëviten nga era smiley, apo tip; Angeline Jolly ( iu bënë dhjetë kalamaj kësaj?? smiley )

Pra ua uroj të gjitha këto, dhe një happy end gjithashtu, klishe të stërlodhur, në fund, të cilin në letërsi e kemi kritikuar kushedi sa e sa herë, por ama në realitet nuk do të n'a vinte keq të n'a ndodhte...

Ky urim, (shpresoj jo i sheqerosur smiley ) , është për të gjithë miqtë e mirë që kam këtu, ( tani që po i rreshtoj nëpër mend, kuptoj që nuk qenkan aq pak sa mendoja, kush janë e dinë vetë smiley  dhe për vizitorët që nuk logohen kurrë, por që ndoshta shumë herë ndajnë të njëjtat mendime me mua nëpër tema...

Mendova t'u lija një urim alla flo, meqë kjo ështe dita ime, e fundit për 2009 këtu... po e këpus qafën dhe unë smiley

f.

 

13 Komente

Flm Flo, me pelqen ideja e nje viti kokekrisur dhe me emocione te kthjellta e te turbullta! Ja nje klishe tjeter, te uroj 10-fishin e urimeve per 2010! smiley

smiley e dija qe do beheshe e gjalle smiley

perqafime

E bukur, sikur e ke qendisur me pe mendafshi.

Gezuar!

ci keni keto kputje qafe si lamtumira mo, se na emocionuat.

Flo, me pelqeu kartolina jote.

Edhe une te uroj nje vit te hajrit e plot bereqet

smiley 

lere, lere se me c'shoh qenkerkam sheqerosur njecikez bedrije smiley

danida faleminderit zemer ( ups I did it again smiley  )

po shume mire mi, pse deshte me u limontozosur tina ?  smiley 

Gezuar FLO , nje vit brenda klishese , me shqetsime poetike pa klishe smiley Te tjerat si te jet shkru nga lart sepse ne cdo fundviti besoj ne providencen hyjnore smiley

ja dhe ca kartolina miqesore me bejte:

 

per peshq jabaxhinjte

hedhur neper bote,

te mire, te serte

do ta ngre nje gote.

 

do ta ngre nje gote,

ja te gjith gezuar,

viti qe do vije

qofte i bekuar.

 

per ADMINET

ca ju quajne etik e peshkut,

ca ju quajne dhe censore,

per te prapet, llapaqente,

fshesat i mbani ne dore.

 

per Xhibin

 

dikush hobi e ka pianon,

dikush dehet nga  rakia

kurse ty mor mik  i dashur,

te ka ren ne kok kutia.

 

atij mikut qe nga Manca

i faniteshin mullinjte,

kurse ti desh re therror

ne beteja me kutite.

 

viti i ri urojme te sjelli

dhe per ty ca ndryshime,

e gjith bota s`e shte e marre,

qe vertitet rreth nje ..rime.

 

Idrizit

here vjen si dallg e qete,

here vjen si flak sterralli,

ne beteja me mixhiste,

mbete, mbete Idriz djali.

 

here me fjale nga folklori,

here citon dhe mendimtare,

memedhimbja te jep dhimbje,

kur drejtohet nga gomare.

 

vitit ri urojm nga zemra,

te te sjell gas edhe pare,

me Sqiperin do kesh pune,

nga llogorja s` luan fare.

 

per Saktivisten

ja gezuar saktivista

me ne krye Sol poetin,

me humane ta bejm boten,

me social ta bejme shtetin.

 

pena ju beft me e mprehte,

nje urim dhe per Gazeten

hipoteza komuniste,

do jet gjall me patjeter.

 

Peshq te humbur

per ca peshq te humbur vule

ikur kot a qejflenduar,

viti ri ti gjej shendoshe

i pret blogu i pa shuar.

 

Hurbit

viti ri qofte i bekuar,

debatet merri me shtruar,

dhe Dasen e ngaterruar

urojm ta kesh shqiperuar.

 

gocat e peshkut,

per gocat e peshkut,

te embla, gazela,

viti qe do vije

ti gjeje me bela.

 

ti gjeje me bela,

ti gjej me gazmore,

si ato te sertat,

dhe ca qumeshtore.

 

gezuar , gezuar

kaq mujta me thane,

per me shume urime

bejtexhinjt ku vane?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

gezuar spiritus smiley

shume te kendshme bejtet smiley me pelqyen shume

ide fantastike

rrofsh flo dhe shume urime per 2010smiley

 Nuk e kam idene nese futem tek miqte  e tu apo jo,nejse e pa rendesishme,menyra e te uruarit me pelqeu ,gezuar flo.

Eh, c'na bete keshtu mor djema

mallengjyer kemi syte

Kto Urime, kartolina,

s'i ka kush, nuk ka te dyte

***

Po filloj nga me i vjetri smiley

Idriz emrin sec ia thone

Me Tellal, Xhib e Spiqera

i ka bo telef, oj non'

***

E Uroj sot e nga mot

gaz e paqe si perhere

Mos trazo me shkop M...ixhistet

si Enveri mbajne ere... smiley

***

Ja ketu me prishet rradha

por Bedrijen s'mund te le

Osht e qut e plot humor

plaste Gjibi, po s'ia dhe... smiley

***

Seres mos ia vini veshin

se per Hurbin kam urim

Prrallat nuk i ka aq keq

do pak "training" ne perkthim smiley

***

Dhe ketu nuk mund te ndaja

Emigrantin, Skraparlli

Jeta s'eshte vec statistike

Letersi edhe raki smiley

***

New-Marksistet jane ne rradhe

Jo, s'po di si t'i Uroj

Hiqni dore prej fantazmes

hajer s'pame allasoj...

***

Dhe pak "spiritus" prej feste

duhet kete dite te sodit

Bash Urimet me te mira

kujt ka qene pjes' e eksodit

***

Dhe ju vasha Peshkatare

s'mund t'ju le dot pa Uruar

Jeni kripa e Kuvendit

Thjesht nga zemra del: Gezuar!

***

 

 

 

Gezuar Flo....Angelina u nda nga Pitt.Nje singol me shume shume ne qarkullim(nuk eshte tipi im )Canalis e Cloney duken te lumtur....nese eshte e lumtur ajo....!Te uroj qe jo perdet,por çarçafet e mendafshte (une i kam ngjyre blu notte)ti perdoresh sa me shume,ti shqyesh fare.....si pasoje e adrenalines kjo......Te uroj qe muza te marre shpi me qera diku afer ku banon ti....do ishte kojshi me fat....

uhh mi zane, flm ( edhe pse me siper nuk e kisha llafin per ate lloj adrenaline ) smiley

te kam nje nder lexueset e mia te preferuara dhe ndonje koment qe me ke lene tek blogu me vjen ta vendos ne kornize ( edhe pse jam e ndergjegjshme qe mund te mos e meritoj plotesisht  smiley )

gezuar per te tere...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).