Gjebrea ne Eurovision me Juliana Pashen. Ju pelqen?

 

 

Te kete rene per here te pare ne nje mendje juria qe votoi e gjitha me piket maksimale qe kenga e Ardit Gjebrese, interpretuar nga Juliana Pasha te shkoje ne Eurovision?

http://www.youtube.com/watch?v=KmSGieheYMI

 

 

67 Komente

Mua s'me pelqen.S'ka asgje shqiptare kenga :rolleyes:

Edhe ketu korrupsion mer jahu.Me mire ta leme fare kete punen e eurovizionit se lame nam.

Ky kengetari me duket kopje e Alban Skenderajt ne ze. S'e di kush imiton tjetrin smiley. As kjo kenga s'eshte gje. Me duket se ne Shqiperi ka mungese frymezimi smiley

Faleminderit per versionin Origjinal. Versioni i pershendetjes nga Top Media arrin ta perdhunoje me se miri kengen. Per te mos u marre me narcizmin e shfrenuar...

Kjo eshte teper e bukur smiley Kushedi nese do e pranonin ne eurovision smiley

Edhe mua s'më pëlqeu, dhe kur s'e pëlqejmë ne si shqiptarë kush do e pëlqejë në Eurovizion? Nejse, konkurs kot më kot është, pa qeder.

kenga u duk sikur ishte kalkuluar per eurovizion. Ky eurosongu sikur e mer ne qafe kete festival, i cili sa vjen e po behet gjithnje e me i vaket e pa sens. Prezantimi grotesk nga cifti te bente per te vjelle.

si nuk u lodhen keta te topit se beri qejfin vetes mor aman, jo jemi champion jo jemi the world... e ku di une cfar... pfff...

 Apsolutisht horrible kengetare,aspak e kendshme,e ndjeshme,...cjerrse,nevrastenike,nga fillimi deri ne fund!

Mariza Ikonomi,Piro Cako mund te ishin fituese....por si gjithmone zhuria e politizuar me mikun nxjerr kengen fituese ne Shqiperi!

Juliana nuk eshte kengetare e keqe, madje nder te paktat qe ka kellqe te kendoje.

kenga pastaj muhabet tjeter, vari leshte si perhere.

 

Pu pu sa kenge cope! Gjebrea eshte bere tejet i merzitshem.

juliana eshte kengetare  e mire

shume here athere kur nuk qe e njohur fare e kam ndjekur live  dhe me ka pelqyer

Tamam kenge vari leshte, Gjebrea eshte bere si Sala i muzikes shqiptare, as qe i degjone fare ato qe thote,dhe as qe e ka haberin se ku i thote dhe kujt ja thote.

booo,hajde degjo keta arixhinjte ketu.smiley

Kengen e kon heq prej You-Zorrës kshu qe nuk jap dot mendim. Degjova nja dy kenge kur qellova ne zapping e siper dhe mu duk si karaoke. Juria duhet te marre nje cmim qe ka duruar 4 nete.

Cifti i prezantuesve me pelqeu. Mirjami ishte shume ne forme dhe dua ta pergezoj babain e saj qe ka ushtruar disipline mbi te ne menyre qe vajza te ruante shqipen te paster.

shqipen mire e fliste ajo, por  nuk bente fare per prezantuese

Pse? Mua mu duk shume e kendshme.

PS. Ajo ne fakt eshte prezantuese e nje emisioni muzikor te perditshem ne nje televizion gjerman...

sepse ngecej shume dhe zeri nuk kishte ate intonacionin kumbues qe duhet te kete prezantuesi

e di e di se ku eshte prezantuese...

e kam pare dhe dal vivo

p.s

per julianen kisha degjuar dhe une qe do e fitonte, shqiperi hesapi: i bejme festivalet njelloj si tenderat smiley

p.s1

suela, edhe mua me pelqeu kjo kenga

NO alarm and no surprises.......smiley

Me kishin thene qe para se te fillonte festivali qe do e fitonte Juliana Pasha Festivalin... dhe per te rinjte ajo Goldi - vajza e Villa Goldit

ehhhh.. konkurs medemek.

gjithsesi degjoni nje kenge qe ja vlen: http://www.youtube.com/watch?v=jm08YvbwBdo

 

E degjova. A nuk me benin kufjet mua, a ky llaptapa qe kam ketu eshte lodhur paq, nuk e di, por ky djali sikur stononte ca. Do thoni ju : po ky ç'ben si ekspert, ku e di ky ç'eshte stonimi. Eh mire, po jua them hapur : dikur kam qene mjeshter i stonimit. Nese nuk e di si kendohet bukur, te pakten e di mrekullueshem si kendohet keq. Kam lene leshte e favoriteve, atyre para vesheve, neper tribuna dhe klasa muzike.

Megjithate, me ç'pashe sivjet kur isha ne atdhe, kenga shqiptare kishte marre fund. Nuk ka me Tonin Tershana, Muharrem Herri, e Petrit Lulo. Nuk ka as Kozma Dushi dhe Ludmilla Baballeku. Habitem, sa shpejt ndryshon faqja muzikore e nje vendi. Dikur i kendonim bareshes, e sot i kendojme... i kendojme asgjeje.

Nejse. Gezuar. Dhe mos pini shume, sidomos nese jeni ne timon. Buvez du vin, mais avec modération.

Pooo.. Kozma Dushi po qe ishte talent.. do e kishte zili dhe Stingu smiley

Mire. Po te tregoj diçka, merre si dhurate per vitin e ri.

Isha nje nate ne nje bar te madh. Shoke e shoqe plot, por ne te njejten kohe, asnje. Sidoqofte, mora nje gote, dhe po e pija qete-qete me miqte, kur papritur degjojme ca pjata xhezi. C'ka ndodhur ? Ka ndodhur kjo qe ketu do te kendoje nje grup, u pergjigj nje shef. Bukuri.

Perpara doli nje vajze, me nje minifund te shkurter (pse e perserita dy here ?) me kuadrate, skocez. Me geta te zeza, kembe te bukura, dhe floke te leshuara. Bri saj, nje mashkull qe nuk ia dalloja mire fytyren, e kisha ca larg. Ne koke mbante nje kapele te policise rumune, te kohes se Enverit. Bukuri, deri ketu, shume mire.

Vajza doli para dhe tha : sonte do te kemi koncert "llajv". Sa "fun" ! Dhe do kendojme kenge te grupit "police". Ah ! ja ku qenkesh hileja e kapeles se rumunit. Vajza filloi kengen, ne filluam pijen. Mire.

Papritur, njeri prej shokeve nxjerr nje celular nga xhepi, shtyp ca butona (sa i veshtire qe ishte !) dhe afrohet ngadale per nga "skena". Afrohet dhe ca, dhe pastaj kthehet. Vjen dhe na thote : celulari nuk njohu gje. Cfare ? Celulari im, tha ai, ka nja 5000 kenge te regjistruara ne te dhe ka njohes vokale. Po kapi nje melodi çfaredo ne rruge, te nxjerr menjehere titullin e kenges. Dhe vajza, megjithese kendon "police", nuk eshte fare ne "dyzen".

Pastaj erdhi Roksana. Megjithe masakren qe i bente shoqja ne minifund, nuk munda te mos bertas : Roooooooksane ! Pastaj nuk di me, me gjase kisha ngaterruar pijen : zakonisht marr çaj por ate nate kisha marre whisky. Shkurt, ku e kishim fjalen ? Ah, have you ever heard Sting en live ? Me, non. And you ?

Stingun po deshe e ke mbas ca ditesh ne qytet me duket, vetem se kushton tip 123456789 euro.

Sidoqofte, po Roxanne te kenduar nga Tom Waits e ke degjuar ti, domethene, ajo qe eshte te filmi M.Rouge. Ajo po qe ta thyen shpirtin.

darien merri nje autograf per mua smiley

E pashe tani vone ne TV, tek France2 me duket. Kendoi pak live, "un capella" siç i thone. Vallahi eshte kengetar i mire.

Dhe meqe ra fjala tek festivalet, s'e ke idene sa u trondita kur mora vesh numrin e festivalit, kishte vajtur gati 50. Dhe mua me kishte ngecur truri tek 11-ta. Puuuuuu çfare zhgenjimi ! Père Noël n'existe pas !

Pastaj ke plot kengetare te medhenj qe stonojne live.. gjithsesi ky pati nje moment ne fillim pastaj e mori veten, dhe kenga ka vije melodike, fillim, vazhdim, refren ... ka llogjike ne kompozim dhe ndjenje.. po ashtu dhe teksti qe nuk eshte 'futja kot se nai gjo do dali'. Duke pat parasysh qe tipi eshte kantautor.. per mendimin tim ka vlera.

ky dhe bucpepa jane te vetmit qe me pelqyen ne top festin e kaluar

shto dhe faktin qe ka nje pamje disi enigmatike ( me duket mua smiley ) dhe  i shkojne shume kenget  jo-komerciale

Per mua do te ishte fituese  Anjeza Shahini.

po dhe jaret shkodrane te Bojkut ishin gallate smiley

 

Kenga ishte shume terheqese. Femijet e mi filluan te kercejne.

Kengetarja botnore dhe e rrezikshme

O dreq, me doli kafja nga hundet ! Prisja kenge festivali smiley

smiley 

sistemi i drejtesise na mban peng ne mer , dihet ajo pune.

ufff cna boni me qajt smiley 

po zemer po , ke te drejte

ne fund te fundit arti eshte per popllin, dhe konga, sic na kane msu, eshte gjinia me demokratike e muzikes. Ndaj duhen perfshi ato konge qe vertet jua dredhin telat e zemres popllit smiley

ca me te thane........ 

pupu c'm'u desh qe e hapa... limaksa dynjane smiley me diNskretitoi

Kenga fituese per mua duhet duhet te ishte ajo e Anjeza Shahinit ose e Bojken Lakos.

Prezantuesit skandal i vertete. Vlonte gjithandej amatorizmi.

Festivali i Kenges ne RTSH eshte eveniment muzikor i rendesishem dhe kjo skene ka qene dhe eshte shume prestigjioze, me keto cilimijte qe zgjedhin si prezantues qe edhe fjalet e skenarit mezi i thone, me cmimet qe u japin atyre qe nuk e meritojne po e shkaterrojne dalengadale edhe kete skene te muzikes shqiptare qe ka pasur cilesi dhe nivel te larte.

Kengen s'e kam degjuar, por J. Pasha eshte kengetare shume e mire, nder te vetmet qe kendojne live per ore te tera, pa iu dridhur zeri fare. Rronxho-bonxho qe kendojne me superpozim gjen sa te duash, por te gjemoje salla nga nje ze "live" eshte e rralle.

Me ndodh cdo vit qe ngujohem para tv per festivalin, me shume entuziazem....dhe po cdo vit, largohem e zhgenjyer. Nuk ka nivel, kane mbaruar kompozitoret nga frymezimi. Nuk kane turp qe i shkaterruan kengetaret me kenge plehra. Dy kenge me terhoqen disi vemendjen, Bojkeni dhe kenga me titullin "Aria".

Kane marre fund me Pirro Cako & co, qe s'me ka pelqyer kurre.

Kane marre fund Rovena Dilo dhe Mariza Ikonomi, qe jane pa vlera fare. Njera cirret deri ne shkaterrim e tjetra i kendon vetvetes,murmurit.

O Zot i madh car me degjun veshet kto net! Nuk e dija veten qe paskam kaq durim. Jazek,jazek.

Nata e te rinjve ishte nje deshtim. Skandal ivertete. Turp e faqja e zeze. Po ky Alfred Kacinari, si e turperon veten me nje kenge te atille dhe me nje kengetare per hibret t'zotit?

 

E vetmja kenaqesi per mua, ishte cifti prezantues. Si shpirt jane....te mrekullueshem.

 

p.s.kush ka pak ze te ketu, se kam nji kong gati me tekst e me muzik per vitin tjeter. Nuk me prish pune po ta kete dhe si te Ema Qazimit smiley. Edhe si Adriana Cekes, nuk eshte keq, pranohet smiley

pak ze kemi te gjithe ne.

kemi Zerin e Popullit smiley

o mel, sa pare jep ti per ate zerin, se kshu behen keto pune smiley

kam une smiley kam une smiley ( smiley )

uhh... cfar eshte demua  ?? smiley

p.s.

bera shaka moj melke , une kam kenduar qe ne koherat  e festivaleve per kalamaj

dhe athere ngaqe nuk vija rregullisht ne prova, asnjehere nuk ua mbaja mend mire tekstin, me merrnin per veshin me shume smiley

p.s1

edhe mua me kane marre nje "pizi" per tekst kenge, por me tej, nuk di c'eshte bere me te smiley do kete perfundu kenge per gabele smiley

Votimi per kengen fituese ishte i manipuluar, une them te hapen kutite smiley

Bedrije moter, pa lek un, e pa lek ti, a bohet smiley ?

 

flo, mos jep gjo pa lek, se nuk eshte Doci me i mir se ty smiley

jo motra, pa leke s'bohet gjo smiley

po me kerkoi leje kompozitori moj mel smiley

dhe u habita ne fakt qe me kerkoi lejesmiley , se flo-se zakonisht ia vjedhin "pizite" pa leje fare smiley

 

Kenge e mire. Urime!

Festival i turpshem! Nje gje e di me siguri, qe me kete pafytyresi qe ndodhi simjet me jurine qe voton unanimisht Gjebrene, nuk do shoh me festival!

Plotesisht dakort, mgjths s'e kam pare festivalin, po solidarizohem per arsye peshkiste. smiley

P.S. Ti cila kengetare je, ca kenge kishe? smiley

Kenge shume e bukur ajo e Bojken Lakos, leqe ai te gjitha kenget i ka te bukura.

Kèngètarja:Goxha zè kjo vajza...pèr kèngèn: ai , ajo, je je ...jo jo!!...pèr festivalin: do tè isha kurioz tè shikoja  se sa ndiqet nè tè vèrtet nga njerzit nè shqipèri festivali i tvsh-sè...prindèrit e mi kanè 10 vjet qè nuk e shohin mè...dhe i admiroj pèr kètè!!!

 Sa ishte bileta ?

Te ben pershtypje pervec te tjerave, numri i madh i orkesteres, pu sa i madh,nja 30--40 violina, a thu si kur te ishte koncerti i vjenes..shume i kushtueshem..po po !

 Kisha kohe qe nuk kisha degjuar ndonje kenge fituese festivali, por shoh qe nuk paskam humbur shume, ngaqe nuk i kam ndjekur keto Xhenis Xhoplinkat shqiptare qe e cjerrin zerin tek notat e larta. smiley

Kengetarja ka ze te mire, ndersa kenga duket sikur eshte pergatitur duke patur ne mendje stilin e Eurofestit qe eshte ai qe eshte, dmth "Bum-bum-auiu-shake-your-body".

Me renien e murit te Berlinit u vendos edhe fati i hidhur i Eurofestit. Eshte bere si freaky-show i ish-komunisteve katnare te lindjes qe kane zbuluar mrekulline kapitaliste e qe pellasin muzike pa muzike e recitojne tekste pa kuptim, e pastaj secila tribù "uba-buba" voton per sorren e tribuse fqinje.

Sdq. per aq pak sa e kam ndjekur kete festival te 48-te, me pelqeu skenografia, prezantimi si edhe melodia, teksti dhe interpretimi i kengeve ne pergjithesi dhe vecanerisht i kenges se Anjeza Shahinit dhe Mariza Ikonomit.

Nuk kam koment per muziken, sepse perdite dalin historira qe vjedhin njeri tjetrin...por po ndjek tekstet e tyre. SKANDAL i vertete. kengeve te para 90 u shkojne anash, njemije vjet drite larg. Mbledhur nje tufe qaramanesh, qe i turren zotit tu thote pse s'shkon uji ne vije te tyre...  te gjitha tekstet me ca palodrama qe te vjen per te vjelle, te keqen e telenovelave meksikane.. shume shume te ceketa, nuk besoj se njeriu i shkrete gjen veten ne ato fjale.. mos flasim pastaj per ndonje fije drite a shprese, qe normal kerkohen nga evenimente te tilla. po keshtu do ndodhe perdersia kompozitoret duan qe tekste te mbaroje me ooo, ose me aaa..

A ka ndonje produkt ne ate vend sot, pervec rakise, per te cilin te ndjejme ndonje fije krenarie?

falemnderit

 

 

hahaha te paska marre malli per makarona te zeza edhe per sapun vlore

ok, hahaha. po ku lidhja?

ja spaska lidhje, ja po e pranojme edhe kete.

thjesht me vu ne dukje origjinalitetin e makaronave 40tce edhe te sapunit vlores qe mund ta bojshe edhe zara tavlle, po boni rikoshet kesaj rradhe

Millosh, e di pse bo rikoshet ai muhabet? Jo se makaronat dhe "capui" kaustik i Vlores nuk qene per t'i qit gjuhen. Por se nihilizmi i perzim me aciditet ndaj te shkuares, s'ka asnji baze ku me nejt ne kom (=s'ka bythe te rrije), thjesht prej asaj qe e pasoi "te shkuaren".

Jam i pakenaqur nga zgjedhja. Nuk ka asgje shqiptare dhe eshte e nje niveli jo te kenaqeshem. Mendoj se kishte kenge me te mira per te perzgejdhur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).