E KENI LEXUAR FJALIMIN E HERTES ?

OK, siç mund ta keni marre vesh, te henen e kaluar, ne Stockholm, nobelistja e re Herta Müller lexoi fjalimin e zakonshem. Nuk di nese e keni lexuar, por per ata qe e kane bere tashme, desha te nderrojme dy-tre mendime.

Me kete rast, perfitoj qe te them se se shpejti do te dale ne qarkullim nje vellim me nente fjalimet e nente nobelisteve te fundit, nga shtepia botuese "Tirana Times".

Naipaul, Kertesz, Coetzee, Jelinek, Pinter, Pamuk, Lessing, Le Clézio, Müller.

Me sa di une, eshte hera e pare qe botohet nje permbledhje e tille ne shqip. Si perkthyes, kam menduar se do te ishte e dobishme per lexuesin shqiptar qe te njihej me teper me keta nobeliste, duke e ditur veç kesaj se shkrimtaret permbledhin thelbin e punes se tyre ne keto fjalime.

Nder nente fjalimet, me i veshtiri ka qene ai i Jelinek. Nje labirinth dhe vorbull e paperballueshme. Me i kendshmi ne lexim, me eshte dukur ky i sivjetmi, i Müller. Me poetiku. Nje shami e cila na shfaqet tre here :

- shamia qe Herta e harron ne shtepi per çdo dite, qe e ema pastaj t'ia kujtoje.

- shamia e poetit rumun (vdekur 2006) Oskar Pastior qe ia ka dhene nje plake ruse ne Ukraine.

- dhe shamia e nenes se vet te arrestuar, tek fshin pluhurat e zyres se policit.

Do t'ju le ketu me poshte, disa paragrafe nga fjalimi, per ndokend qe eshte kureshtar. Lexim te kendshem.

___________

ÇDO FJALE DI GJATE PER RRETHIN VICIOZ>smiley>

> smiley>

KE SHAMI ? më pyeste nëna tek dera e kurtit, për çdo ditë, në mëngjes, para se të dilja në rrugë. Nuk kisha. Duke qenë pa shami, kthehesha dhe merrja një në dhomën time. Nuk kisha kurrë, sepse për çdo ditë, prisja këtë pyetje. Shamia ishte prova se nëna ime më mbronte në mëngjes. Pjesën tjetër të ditës, për çështjet e tjera, kullurdisesha vetë. Pyetja KE SHAMI ? ishte një fjalë e ngrohtë e thënë ndryshe. E drejtpërdrejtë, ajo do të kishte qenë bezdisëse, kjo nuk bëhej tek fshatarët. Dashuria ishte fshehur nën petkat e pyetjes. Ajo nuk mund të shprehej ndryshe veçse thatë, me një ton urdhëror, si gjestet e punës. Madje ishte befasia e zërit ajo që theksonte dashurinë. Për çdo mëngjes, tek dera, isha fillimisht pa shami, dhe prisja të kisha një të tillë për të dalë në rrugë ; ishte njëlloj sikur, falë shamisë, nëna ime të ishte e pranishme.>smiley>

Dhe njëzet vjet më vonë, në qytet, isha që prej kohësh vetëm, përkthyese në një uzinë mekanike. Ngrihesha në pesë të mëngjesit dhe e merrja punën në gjashtë e gjysmë. Në pushimin e mesditës, dëgjoheshin kore punëtorësh. Kurse punëtorët e ulur në tavolinë, i kishin sytë të zbrazët si të aluminta, duart të latërzhyera në graso, dhe bukën të mbështjellë në letër gazete. Para se të hanin copën e tyre të sallamit, kruanin bojën e shtypshkronjës që kishte mbetur mbi të. Dy vjet rrodhën kështu, zvarrë-zvarrë.>smiley>

Viti i tretë shënoi fundin e barazisë së ditëve. Në hapësirën e një jave, pashë të më vijë tre herë në zyrë, herët në mëngjes, një trupmadh i gjatë shpatullgjerë, me një vështrim blu përshkëndritës : një kolos i sigurimit.>smiley>

Herën e parë, më shau duke ndenjur në këmbë dhe iku.>smiley>

Herën e dytë, hoqi fëshfëshen, e vari në dorezën e raftit dhe u ul. Atë mëngjes, kisha sjell tulipanë nga shtëpia, dhe po i ndreqja në saksi. Ndërkohë që më vështronte, ai mburri përvojën time të veçantë në natyrën njerëzore. Kishte një zë të butë që m’u duk i dyshimtë. Ia ktheva mbrapsht komplimentin : merrja vesh në tulipanë, por jo në qenie njerëzore. Ma ktheu me një pamje tallëse se ai dinte më tepër mbi mua sesa unë mbi tulipanët. Dhe doli, fëshfëshen në lak të krahut.>smiley>

Herën e tretë, ai u ul dhe unë ndenja në këmbë, ngaqë dosjen e vet e kishte vënë mbi karriken time. Nuk guxova ta zbres në tokë. Më quajti idiote të ngordhur, përtace, të përdalë, po aq të pistë sa një buçe rrugësh. E shtyu saksinë në buzë të tavolinës dhe, në mes, vuri një laps dhe një fije letre. Dhe ulëriti : shkruani ! Në këmbë, i diktuar nga ai, shkrova emrin, datëlindjen dhe adresën time. Pastaj : çfarëdo qoftë shkalla e afërsisë apo e lidhjeve të gjakut, unë nuk do t’i them askujt se… dhe ja fjala e frikshme rumune : colaborez, se unë bashkëpunoj. Këtë fjalë, nuk e shkrova. Ula lapsin, vajta tek dritarja dhe vështrova jashtë rrugën e pluhurt. Nuk ishte e asfaltuar, kishte gropa dhe shtëpi të shtrembëra. Kjo rrugicë e zvetënuar quhej ende Strada Gloriei, rrugë e Lavdisë. Një mace ishte ngjitur mbi një man të zhveshur, në rrugën e Lavdisë. Ishte macja e uzinës, ajo me vesh të grisur. Përsipër saj, një diell mëngjesor, si një daulle e verdhë. Ia bëra : n–am caracterul. Nuk është ky karakteri im. Këtë ia thashë rrugës, jashtë. Fjala "karakter" e acaroi sigurimsin. E grisi fletën dhe i hodhi copat përtokë. Por duke menduar se do të duhej t’ia paraqiste eprorit të vet këtë orvatje rekrutimi, u ul dhe i mblodhi të gjitha copat, duke i rrasur në dosje. Pastaj lëshoi një psherëtimë të gjatë dhe, krejt i shprishur në fytyrë, e flaku saksinë e tulipanëve për muri : saksia u thye, dhe u dëgjua një si kërcëllim dhëmbësh në fluturim. Dosjen nën krah, mërmëriti : do të pendohesh për këtë, do të të marrë lumi. Thashë me vete : po të nënshkruaj, nuk do të mund të jetoj më me veten time, pra do të jetë njëlloj. Kështu që më mirë më hidhni ju në lumë. Dera e zyrës, duke qenë tashmë e hapur, ai kishte dalë. Jashtë, në Strada Gloriei, macja e uzinës kishte kërcyer nga pema mbi çatinë e shtëpisë. Një degë luhatej si një trampolinë. [...]

 

23 Komente

Une sa mbarova "the Appointment" ku jane pershkruar se pari keto episodet e uzines, sigurimit,etj. Por do flas kur te mbaroj librin tjeter. 

Varianti anglisht (më pelqeu shumë-shumë titulli i esses&eumlsmiley

 

Every word knows something of a vicious circle

Po shikoja per variantin anglisht, por nuk e di pse te gjitha linket e fjalimit me dalin si "gif" dhe faqja del bosh smiley

Nqs s'eshte shume i gjate, a ka mundesi ta sjellesh ketu? 

Flm paraprakisht smiley.

flm smiley.

Shume i gjate.  Por nuk me lodhi.  Megjithese shume histori brenda, pershkrime etj, me pelqeu/preku filli qe i nderlidhi nga fillimi deri ne fund "do you have a handkerchief." 

I wish I could utter a sentence for all those whom dictatorships deprive of dignity every day, up to and including the present—a sentence, perhaps, containing the word handkerchief. Or else the question: DO YOU HAVE A HANDKERCHIEF?

Can it be that the question about the handkerchief was never about the handkerchief at all, but rather about the acute solitude of a human being?

Megjithate, ky togfjalesh mendoj se ka vlere pertej hekurave te diktaturave. 

Po prandaj e ka marre ate çmim O Monda, kooperativistja e dalluar e brigadier Hurbinekut smiley

Herta ka shkelqyer. Pa nje kokerr dyshimi. Le te shkruante keshtu dhe nja dhjete faqe te tjera, prape do i lexoheshin me kenaqesi.

E pata parashikuar qe Herta do te beje nje fjalim te madh. Pa na shitur fort mend siç e bejne ca te tjere (do you know what I mean, Monda ?), me histori te prekshme, njerezore, dhe me nje moral te paperlyer. Tek shkallet, perkthente shoqja, me nje shami dore poshte prapanicave. Nje shami, e pe sa perdorime kishte, Monda ?

Nuk ta jep kot Nobelin ai thiu i suedezit, hiqe mendsh.

Hurb, e vetmja arsye qe po shkruaj ne temen "tende" eshte se ndersa u dergova admineve fjalimin e Obames per Nobelin, kete te Hertes nuk po e gjeja dot per pamundesite qe u shpreha me lart.  Por sinqerisht, qe s'kam dhe aq deshire te diskutoj me ty.  Sic thone nga keto ane, it's not personal, it's business.

Nuk di çfare ndodhi, por ndodhi. Ska gje, ta kisha pa te keq. Mbase "kooperativiste" dhe "brigadier" qelluan keq. Habitem, sidoqofte. Se eshte humor pa ferra. OK, per shkrimin ne temen time, te betohem qe s'i shoh asnjehere si pronen time dhe kushdo mund te shkruaje si t'i doje kerkleci (ose gërglaci, siç i themi ne andej nga Lekbibajt) i fytit smiley

Salut, Monda.

nuk e di, por nga keto qe kam lexuar deri me tani, pershtypja eshte ajo e nje abuzimi te paster mbi lexuesin. tip mall per konsum te jashtem smiley

I befasuar, fh. Mall per konsum te jashtem ?! E ke idene perse eshte fjala ?

- nje xhaxha antisemit i terbuar, i vrare diku ne Rusi, pak muaj pasi ka sherbyer si SS.

- babai ish-SS, edhe ky, antisemit.

- pakice gjermane ne Rumani, thuajse nuk ekzistonin (hiq paralelen me shqiptaret e Kosoves)

- e poshteruar dita-dites, nga gjithfare poshterimesh : ne pune, ne rruge, kudo.

- Kokelarte per te mos u dorezuar para Sigurimit te shtetit.

- Perkthyese ne nje uzine mekanike, me nje shami poshte te ndenjurave, dhe thjesht "mendimet e saj te shkalles" (l'esprit de l'escalier). Zyra e saj ishte nje shami hundesh 20x20 centimeter.

- E censuruar ne librat e pare, e ndaluar pastaj te mos botoje asgje, asgje ne Rumani.

________

... dhe ti thua qe mall per konsum te jashtem ?

Eshte mendimi yt, sigurisht, por thjesht me vjen habi.

Sigurisht qe mbetet vetem pershtypja ime... Jam kurioz a i ke lexuar ndjonje liber (dmth. vertete lexuar). te lutem ji i sinqerte.

Edhe perkthyer. Gati per shtyp.

po pra de, kete pyeta, a eshte lexuar perpara se te perkthehet express smiley

 

 

Per vete ka vite qe s'i ndjek me autoret qe marrin Nobel. Kane nisur te jene zgjedhje konjukturale (ka fjale shqip per kete?): nje autor me ngjyre, nje i angazhuar, nje ish-disident, nje ne buze te varrit, nje qe çalon e keshtu me radhe...

H. M.-se i kam lexuar vetem fjalimin, ndoshta ngaqe ketej nga ne s'e njihte njeri. I kishin botuar vetem dy libra, prej vitesh jashte katalogut. Me thane se shpejti do t'i dale vepra e plote ne it. Kur te dale, me kismet.

Fjalimi i saj i Nobel-it me pelqeu. Me mend i vura titullin "Shamia e nenes" (Ju kujtohet Valixhja e babait?)

Do t'me kish pelqyer shume sikur t'ia kishin dhene Nobel-in Don DeLillo-s psh.

Ai kolazhi i fjaleve atje m'u duk nje perpjekie per cool-llik, Fin. Qofsha shum shum i gabum!

Pak te çuditshme keto "kull-iqet". Sepse ne fakt nuk e kuptoj ku del kulliqlleku i atyre vargjeve. Vargje qe jane goxha te ngaterruara, e qe lene vend (me sa duket, qellimisht) per mjaft interpretime.

Kam pershtypjen se Müller nuk vleresohet nga ndoca thjesht per arsye jashte-letrare.

Nga ana letrare, zonja ne fjale, megjithese s'kishte shume gjera te botuara ne Perendim (France, Itali apo gjetke), kishte shkruar rreth 30 vepra. Jo pak, apo jo ? (Pamuk, ne krye te romanit te 8-te, u kthye n'obelisk) 

Tjater : ndjeshmeria e saj eshte shume shume e papritur per nga origjinat dhe vendi nga vjen. Imagjino : gjermanet e diaspores (rumune, çeke, lituaniane, etj) kane qene nder me te dhunshmit gjate L II boterore (nder ta dhe i ati i Hertes). Keshtu qe duhej pritur nje Herte e ftohte, madje disi "nazi". A nuk kishte ajo nje historik puro nazist ? Xhaxhai, i ati ?

Tjater : normalisht, shkrimet e saj duhet te ishin plot me urrejtje : ndaj ruseve, rumuneve. A nuk ishte nena e vet qe kishte qene ne nje kamp internimi ne Rusi ? (kujtoni ne librin e vet : a nuk i thoshte Windisch te shoqes qe ajo kishte hapur kembet per nje cope buke dhe batanije ne Rusi ?)

Tjater : a nuk do te ishte dashur qe Herta te behej nje spiune dhe ta rregullonte njehere e mire punen me qeverine, dmth qe t'i hiqej njolla ne biografi (gjermane, naziste) ? Duhet.

Mirepo Herta nuk degjon nga ky vesh. Degjon nga tjatri. Ne shkallaren mes katit te pare dhe te dyte, ne nje cep per te mos penguar njerezit, ajo nxjerr "zyren" e saj, shamine e nenes, dhe punon per ndertimin e socializmit. Perkthen manuale teknike, montime, çmontime, vida-meme, bulona, moco, xhunto, kjaveta, fermo, etj.

Derisa e heqin dhe nga kjo pune. Dhe me se jeton zonja pastaj ? Pergjigje : zonja jeton duke ndjenjur si mesuese ne rezerve. E mbani mend ate kohen e bukur kur nje mesuese "kopanisej" nga i shoqi dhe i duhej te shkeputej ca muaj nga puna ? E pra, Herta e zevendesonte. Mesuese-zevendesuese. Me nje diplome ne xhep per studime gjermanike. Dhe me çfare tjeter (sepse mesueset nuk kopaniseshin dhe aq) ? Po ja, dhe me kurse private per gjermanushet e vegjel te qytetit te vet, ku sundonte Caushi.

Habitem sesi ky diskutim nuk i ka sjelle asgje ndermend ndonjerit ketu, nga ca vite te stuhishme tonat. Habitem.

Po nuk mundet nje shqiptar te mos e "simpathisi" Herten, per arsye "jashteletrare". Thjesht per pune te Kosoves! Ai incidenti i Berlinit me serbin ne 1989-en eshte shume domethenes dhe flet shume! Nuk ngaterrohen gjerat kshu!

Nejse.

Nje arsye jo-letrare, sipas mendjes sime te mbrapshte, mund te jete dhe kjo :

- ajo ka bere diçka qe ndonje tjeter ne vendin e saj nuk e ka bere.

- dhe e anasjellta gjithashtu : ajo nuk ka bere diçka qe ndonje tjeter ne vendin e saj e ka bere.

Po ta rrisim njeçike cilesine e germave, mund te themi se ajo, me ate çfare ka bere dhe nuk ka bere, "bezdis" ca te tjere qe kane vajtur ne kahun e kundert. Dhe keta te tjere mund te jene : une, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato. Por sidoqofte, ketu do te veçoja "ai", "ajo", dhe "ata", "ato".

Jam kureshtar te di ç'mendojne disa shkrimtare shqiptare (me e dhe jo me &eumlsmiley, mbi Herten. E pelqejne ate ? Dhe a ndihen ato te qeta kur kthehen ne shtepi, ne 12 te nates, dhe kur nuk ka drita rruges, dmth kur jane vetem me vetem me veten e tyre, e kam fjalen vetem me mendjen, dhe jo me trupin, sepse siç e dini dhe ju, trupi nuk shihet kur jemi ne terr, eshte vetem mendja qe ndriçohet ne ate çast, ose me mire me thene, NDERGJEGJA

Hurbi, une e kuptoj dashurine e perkthyesit per autoret qe perkthen, ama kam respekt per mencurine tende dhe nuk pres prej teje te me sjellesh si prove te mjeshterise se H. M.se faktin qe kjo paskesh shkruar 30 libra. Do ti te te rreshtoj ca autore me 50 libra ketu me poshte?

Per vete s'kam arsye jashteletrare per te mos e pelqyer Herten, ne te kundert ama dua (kerkoj me kembengulje) arsye letrare per ta pelqyer.

Finoche,

E pata fjalen qe zonja nuk ka dale nga ferra dhe askush s'e pa. Ajo kishte prapa nje histori te tere letrare. Kjo ishte ideja.

E dyta, zonja bente pjese ne rrymen letrare qe quhet "weltliteratur". Zonja, ne librat e saj, shkruante per NJERIUN E THJESHTE, ne çdo kohe dhe vend, qe perjeton shtypjen, apo leçitjen, apo mbylljen e gojes per arsye ideologjike dhe racore.

Ndersa nje rumun vuante nen Caushin njehere, Muller vuante dy here - ngaqe pakice. Me sa kam lexuar une per te, ne veprat e saj, ajo shkruan per kete lloj braktisje. Braktisje nga te tute (sepse RFGJ nuk kishte me ç'te kujdesej per pakicat e saj te shperndara anekend), dhe braktisje nga te huajt (rumunet).

C'mund te beje nje njeri ne nje gjendje te tille ? Analogji : si do te ishte ndjere nje shkrimtar kosovar, fjala vjen Rexhep Qosja, po qe se do te ishte i leçitur edhe nga serbet, edhe nga shqiptaret e Shqiperise ? Dhe eshte kjo lloj braktisje totale qe Muller ka vene ne veprat e saj.

Kete kam kuptuar une, nga keto gjera.

Ypi.

Dua arsye letrare per ta pelqyer.

Arsyeja letrare per ta pelqyer eshte leximi, jo rekomandimi.

Po si gjithe jeten me rekomandime!!!!!!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).