Dhurata te kripura per fund viti?

 

Nr. ankandit Dt. e ankandit Dt. e emetimit Dt. e maturimit Nr. muajve Shuma e shpallur pjesa e Bankës së Shqipëris
1417 29.12.2009 31.12.2009 30.12.2010 12 (Muaj) 8,260,000,000 ALL 1,150,000,000 ALL
1416 29.12.2009 31.12.2009 01.04.2010 3 (Muaj) 13,200,000,000 ALL 12,600,000,000 ALL

Sic edhe e shikoni peshq te nderuar Banka e Shqiperise me rastin e vitit te ri 2010 i ben dhurate qeverise se Sali Berishes rreth 13 miliard leke ose 100 milion Euro. Ju do te thoni po nga i gjen keto leke BSH? Nga hici, po po nga hici.

22 Komente

Thashe se po pyesje se kush na ka bere ndonje dhurate te kripur kohet e fundit dhe fillova te perpiloja listen por ti prape me Saliun dhe gjate festave. Mesa shoh, Saliu iu ka ul dhe libidon(e mendoni me shpesh se cdo 7se&ccedilsmiley.

Pak si rremuj para porte e ke shkruajtur,

qartesoje pak me mire,

shprehe me qart ate qe to te tregosh me shifrat!!!

Sipas njoftimit te fundit te Bankes se Shqiperise me 29 Dhjetor zhvillohet ankandi i shitjes se bonove te thesarit ku BSH deklaron paraprakisht se nga ana e saj do te bleje (pra do ti jape pare borxh Sali-ut) gjithsej 13 miliard leke  ose rreth 100 milion Euro. Ja ky eshte peshqeshi qe Fullani i ben Sali-ut me rastin e vitit te ri. Pa kete zoteri Sali-u do te kishte merdhif me kohe, pasi nuk do te kishte mundesi te paguante punonjesit e shtetit. Nese Gjykatesit e koruptuar dhe prokurorja e mbrojne nga zbardhja e krimeve, ky zoteri me bordin drejtues te BSH e mbrojne nga falimenti i qeverise se tij prej pushtuesi.

Berbero

Debat mund te bejme per arsyet ekonomike te ketij borxhi, por kur argumenton kundershtimin tend per kete borxh si mjet per te permbysur nje qeveri duhet te dish se po te mos jene ato para vertet qe qeveria Berisha mund te bjere por do te jene 70% e popullsise pa pune e pa paga ( me duket se kaq eshte % qe shteti mban me buke/roge ne populli) dhe nje qeveri e permbysur ne kete menyre nuk sjell gje tjeter vec anarki. ( nje lloj Somalie, Nigerie apo Yemeni) 

Prandaj do te desha te argumentoja me ju arsyet ekonomike ( mire apo keq) por jo arsyet politike. Cdo qeveri tjeter te ishe me shume apo pak keshtu do te kishte vepruar.

Pas 20 vjeteve qe kurre nuk menduam per prodhimin ne vend por ngritem e shakteruam vetem ura me llafe, sot patejter qe ketu do te vinte puna tek e mara borxh ne popull per te paguar popullin.

Cdo qeveri tjeter te ishe me shume apo pak keshtu do te kishte vepruar.

 

Toko ne kete rast une nuk kam gje me qeverine. Ajo per te shpetuar nga renja ne humnere pranon te kapet pas litarit qe i ofron Fullani. Por ky i fundit me ligj e ka te ndaluar ti leshoje litarin. Pra edhe ketu, ashtu si me kodin zgjedhor, kemi shkelje flagrante te regullave dhe askush nuk e can b.......

Dhe dicka tjeter, pse ke kaq frike se po ra qeveria e birishesh do te shkohet ne anarki? Po me mire nje fund i tmershem se sa nje tmerr pa fund, do te thonin disa te tjere. Sidoqofte, ka menyra shume me komode per te rezuar nje qeveri (nese do me te vertete ta rezosh), mjafton ti mbyllesh rubineten jo ligjore te financimeve abuzive. Por me sa une shikoj, mafja politike ketu ka zene renje te forta dhe emrat e partive jane vetem sa per te hutuar miletin. 

Berbero,

Une nuk e njoh ligjin dhe nuk e kuptoj se si ndalohet me ligj qe BSh te shese bono thesari. Kete sinqerisht nuk e kuptoj

Sa per renien e qeverise duke i mbyllur rubinetin financiar Kujto pak "revolucionin financiar" te 97 dhe cfare solli ai. Cfare ndryshoj? Nuk ndryshon azgje mendoj une me revolucion financiar. Duhet revolucion ushtarak nese do te shporesh mafian politike me "brand name" PS dhe PD dhe  "franchise-t" e tyre partite e vogela qe i pasojne

Toko,

Kur te kesh kohe, futu ne site-in e Bankles se Shqiperise dhe diku aty do te kesh mundesi te lexosh ligjin (me ndryshimet perkatese) per Banken Qendrore, ku ne disa nene theksohet dukshem qe BSH e ka te ndaluar te kreditoje (qofte direkt apo indirekt si ne rastin e bonove te thesarit) qeverine.

Banka e shqiperise ne rolin e agjentit per qeverine, organizon shitjen e bonove te thesarit me pjesemares institucione financiare, banka, individe etj., por vete ajo nuk duhet te bleje bono thesari (vetem me perjashtime shume te ralla). Mirpo po te shikosh ecurine e blerjes se bonove te thesarit nga ana e BSH (pra borxhin qe kjo banke i jep qeverise) do te kuptosh qe eshte kjo e fundit qe me miliardat leke qe i ka dhene qeverise e ka shpetuar deri tani kete te fundit nga kolapsi i sigurte. Dhe e gjithe kjo eshte bere ne menyre jashte ligjore, kuptohet brenda kornizave te nje qeverie jo ligjore dhe antipopullore. Me teper nuk di si te ti sqaroj gjerat.

Cmenden financat e qeverise!

BSH lajmeron se ne ankandin e radhes me date 12 Janar Qeveria kerkon te marre borxh 24 milard leke ose 125 milion USD nga te cilat 156 miliard leke (keshtu eshte shkruar por me siguri kane shtuar nje zero nga pakujdesia, 15.6 miliard leke nga financimet abuzive te BSH) Sic shikohet brenda 2 javeve 31 Dhjeto 2009 dhe 12 Janar 2010 qeveria merr nje borxh prej 45 miliar leke ose 235 milion USD nga te cilat 64% jane emetim i paster abuziv nga ana e BSH. Njerez katastrofa nuk po kap vetem ata te shkrete qe jane permbytur, por te gjithe ne. Me keto ritme shume shpejt jo vetem uji qe do te na vij tek pragu i derres, por edhe leket nuk do te kene me vlere. Do zoti qe peshqit te na vijne tani afer dhe me nje kallom ti kapim e te ushqehemi.

 Berbero, sot kam dal n'peshk me t'ndihmu ty m'duket smiley

24 miliarde lek nuk bejne kurre 125 milione USD (qofshin lek te reja, qofshin lek te vjetra)

45 miliarde lek po ashtu nuk bejne kurre 235 milione USD

PD. Te dyja mund te jene me pak ose me shume, po meqe kursi eshte perfaresisht 1 USD = 90 - 100 lek, s'dalin dot ato shifra.

Thuj falemnerit smiley

Thanks swed-o. Jom komplet i hutuar nga kjo situate jashte kontrollit qe po kalon shqiperia. Ke te drejt, 45 miliard leke bojne afersisht 485 milion USD. Ne vend qe te pjestoja shumen ne leke me 93-94 lek/USD e boja me 193-194. Pra i futsha nje 1-sh perpara. Sic duket shume shpejt 1USD ka per te shku 193-194 leke. E po e thashe une ka per te dale. E kom gojen helm!   smiley

tu thafte goja ishalla !

 ja t'shofim a e ke me verte gojen helm, po e nderroi emrin presor farudini kto gjasht mujt e ardhshem, e ke, po mbajti emrin qe ka aktualisht, ene dollari s'ka me shku 193-194 smiley

 Sa dallar duhen me bo presorin te ndryshoje emrin? smiley 

 1 milon po qe dollari me 193, 2,1 milione po qe me 93 smiley

berbero,

preokupimi yt ne vesh te perenise. Une nderkoh po filloj i fond invstimi me kapital fillestar 2.1 melona smiley  

berbero kaq mire e kishe leshuar kushtrimin, sa u tremba per nja 15 minuta.

pastaj mblodha shifrat per 3 vjetet e vundit, e doli qe blerjet e bonove nga ana e bsh-se (pa dallim maturiteti), dalin aty aty si ne 2009en, si ne 2008en, si ne 2007en (2008a ca me pak e 2007a ca me shume). ndersa per vitiriun, shiko ankandet e dhjetorit 2008 dhe dhjetorit 2007, ose po pertove po t'i them une: 12.1 melearde 30 dhjetor 2008, 13 melearde 28 dhjetor 2007.

s'po them as qe eshte mire e as qe eshte keq, vetem qe 2009a, per sa i takon blerjes se bonove nga bsh-ja, nuk perben ndonje habi.

Trop, BSH me ligj e ka te ndaluar te kreditoje qeverine. Nga ana tjeter edhe kur ajo shkel ligjin dhe e krediton (pra i jep para borxh) nuk eshte se i jep nga fitimet apo rezervat e saj (dihet se po me ligj pjesa me e madhe e fitimeve te BSH kalon direkt ne te ardhurat e buxhetit te shtetit), por nga emetimi abuziv, pra para te krijuara nga hici. Une ketu nuk dua ti hyje diskutimit se eshte mire apo keq nderhyrja e BSH, por nese duhet le te ndryshohet ligji. Per mua ligjet (te mira apo te keqia) jane te shenjta dhe shkelja si pa gje te keq i tyre eshte tregues i arogances, papergjegjshmerise dhe malokerise se kesaj qeverie.

Me e keqja eshte se kjo qeveri i ka kapur te gjitha institucionet e tjera "te pavarura" prej koqesh apo prej cicash dhe dyshoj se nuk ka me titullar me integritet ne kete vend.

berber, e kam te veshtire te te kthej pergjigje pa i hyre ne detaj ligjit, dmth nuk ndjehem e afte per te dhene interpretim juridik nese investimi ne bono thesari perben kete shkelje qe thua ti. megjithate, me duket e llogjikshme te sugjeroj se ose veprimi eshte ligjor, ose eshte gjetur menyra qe ky veprim te behet ligjshmerisht, perderisa banka qendrore nuk heziton te publikoje te dhenat e blerjeve te saj ne faqen e saj ne internet.

edhe pa pasur ndonje pergjigje per dilemen e ligjshmerise, une po te thoja dhe po perseris qe viti 2009 nuk perben risi sepse bsh-ja bono thesari ka vite qe ble, dhe ne te njejtat permasa. i pashe shifrat sepse shqetesimi yt mu duk legjitim.

Kur te kesh kohe, futu tek web-i BSH dhe tek legjislacioni diku do te gjesh ligjin per banken e shqiperise. Gjithashtu ke edhe nje udhezues se si duhet kuptuar dhe zbatuar ky ligj. Mbasi ti lexosh keto hajde te hapim nje dikutim serioz qe kam te drejte une apo jo.

1- e kam te veshtire te jap opinion juridik kur nuk jam juriste, mgjs e di ku eshte ligji dhe ne fakt e kam lexuar ate;

2- diskutimi yt nuk ishte vetem mbi ligjshmerine, por edhe mbi sasine (e cila perbente alarm) - a kishe ndonje koment mbi informacionin qe te ofrova per blerjet nder vite?

Do te beje llogarite dhe do te te them, por duhet pak kohe, pasi maturimet jane me periudha te ndryshme (fillojne nga 3 mujore e deri ne 1 vjecare). Gjithashtu duhen pare edhe ankandet e obligacioneve pasi ka te ngjare qe edhe aty mund ti kete fut hundet BSH. Dhe se fundmi, une nuk kam asnje garanci/besim qe te dhenat qe publikon BSH jane te verteta.

Dhe se fundmi, nuk ka nevoje te jesh jurist/e per te dhene opinione ne ligje me zbatimin e ligjeve. Une berber jom po ca gjona i kuptoj se me skrujt e lexu di.

Se pari, berber, ti nuk mund te komentosh mbi nje shifer te marre nga BSH-ja, duke ngritur ne baze te saj argumentin tend, e pastaj te thuash "une nuk kam asnje garanci/besim qe te dhenat qe publikon BSH jane te verteta", sepse rrjedhimisht argumenti yt eshte jo i besueshem.

Se dyti, sipas ligjit dhe shpjeguesit te tij, BSH-ja ka te drejte te bleje bono thesari, sigurisht duke pasur parasysh disa kritere, kritere disi te paqarta per mua dhe qe, pervec shpjeguesit te vete BSH-se, do te perfitonin nga nje sy juristi te pavarur - duke mos dashur qe interpretimin ta benim as une as ti, per ligjshmerine po preferoja te mos beja komente. Meqe ty po te mjafton nje lexim i thjeshte, ja ku e ke:

Neni 32 pika 2 e ligjit ne fjale: "Banka e Shqipërisë, brenda kufijve të parashikuar në këtë nen, mund t'i japë kredi ose hua Qeverisë së Republikës të Shqipërisë me maturime, të cilat nuk kalojnë gjashtë muaj."

Ajo qe ka nevoje per interpretim eshte kjo:

Neni 32 pika 4: "Në asnjë rast shuma kryesore e kredisë ose huasë së disbursuar dhe pjesa e padisbursuar e kredisë ose huasë së Bankës të Shqipërisë dhënë Qeverisë të Republikës së Shqipërisë nuk duhet të kalojë vlerën pesë për qind të mesatares vjetore të të ardhurave të buxhetit të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë për tre vitet e fundit financiare paraardhës [...]"

Shtoi kesaj piken 5 per rastet e jashtezakonshme kur mund te tejkalohet kufiri i mesiperm, pike qe ka gjithashtu nevoje per interpretim.

Une diskutimin po e mbyll ketu, per arsyen e sterperseritur, pa lene pa permendur qe s'kam as kohen e nevojitur per nje trajtim me te plote te ceshtjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).