C`mendoni per 2010 ?

Thjesht doja te dija se si mendoni qe do te jete 2010.

P.sh une per fushen e biznesit nuk e shoh qe te  jete vit i mbare ,

pasi duke pare kredite e keqija dhe duke pare fluksin e tregetise 

plus taksat e fuqishme dhe luften qe po i ben shteti biznesit.

Po ne fushat ku operoni ju c`mendoni??

45 Komente

Une mendoj qe ne 2010 Zoti a) do te dije ti tregoje vendin atyre personave qe gjate vitit 2009 kane shpifur me koshience duke cenuar figuren morale dhe ndjenjat e njerezve te pa perfshire ne politike, por qe kane pasur lidhje familjare me njerez te politikes, b) do ti tregoje rrugen e duhur per ne ferr atyre personave qe me koshience kane shkelur ligjet dhe regullat per perfitime personale apo per interesa te grupimeve politike, c) do te marre hak ne emer te drejtesise se munguar per ata qe urdheruan vrasjen e Kosta Trebicka.

Zoti vonon por nuk haron!

Zoti te harron qe cke me te o Berber po nuk i besove.

qyqja berbero, pse s'thu ti, do paskemi apokalips ne 2010 smiley

Per menimin tim ishalla do zgjidhet dilema e qeverise, do xerrohet nga Rama apo do rrije ne kembe. 

Biznesin ta ruje zoti se leku osht mcef fare. 

Leke do kene ato qe hapen e do hapin spitale e klinika private, ata qe do merren me trajtimin e mbetjeve spitalore apo mbetjeve te tjera, dhe me kismet operatoret turistike do bojne nai lek me outgoing tourism me sebepin e heqjes se vizave, me kismet anej nga vera smiley

 

E shoh si nje vite te mbare per shqiperine dhe shqiptare. Liberalizimi i vizave ka shume te ngjare qe te behet realitet, shteti te forcohet, kosova te arrije njohje dhe progres, ceshtja came te terheqe vemendje me te madhe dhe te shoqeria te sensibilizohet dhe investimet e huaja te vazhdojne te hyjne ne shqiperi, megjithate ndoshta jo ne nivelin e viteve te meparshme.

 

Ndersa ne fushen time, si student, s'pre ndryshime te medha. Mbase te fitoj ndonje burse tjeter, shpresoj.

une nuk mendoj asgje per 2010

erdhi qe erdhi... le te rrije...

ne te kundert

s'do te rrije, le te ike...

per 2010 mendoj se po njelloj do ndihem si ne 2009, dmth si xhixh merimanga smiley

si merimangë tjeglle smiley 

ketu me kape mat se nuk di si eshte merimanga e tjegullave

atehere nuk qenke teleshikuese e rregullt e xhixh merimanges smiley 

me ze gjumi ndonjehere per zotin ka shume reklama ne mes smiley

 

t'u rrit nera bedrije, e paskerkam pare kete pjese smiley

rrofsh smiley

Pse kaq pesimiste Flo?! Ti ke biznesin tend, apo i referohesh gazetave? Nejse, pune per ty.

Si e shoh une 2010?

1 - Rama do terhiqet nga politika - dhe kaq sa ndenji shume ishte

2 - Ekonomia e Greqise do te shkoje per lesh (lavdi Zotit). Greqia do dali nga zona EURO dhe do kthehet tek dhrahmia e vet (patetike!) po tani me 5 fishin e borxheve qe kishte me pare. Greket do fillojne te vrasin njeri-tjetrin.

3 - Evropa do i heqi vizat per ne (s'ka ku te shkoje)

4 - Nje banke private ne Shqiperi do likuidohet - kjo do kete edhe efekt ne politiken e brendshme, meqe nuk ka ndodhur me pare

5 - Makinat elektrike do fillojne te prodhohen ne mase dhe pak nga pak bleresit nuk do te preferojne ato me nafte. Kjo do ndikoje jo pak ne balancat boterore te pushtetit (edhe kesaj rradhe, si shume here te tjera, USA do t'ia fusi pjeses tjeter te globit)

Nga 5 gjasa vetem 1 ke gjetur. Kalon klasen me shqelma dhe me nje mik te forte.

c'biznes mavria goldman, te skllavopronari do me bjere bretku mua  smiley

gazetat nuk i lexoj fare fare, as ketu tek peshku, me perjashtim te hereve kur kam shkruar vete, po dhe me to behet koka daulle smiley

"Ekonomia e Greqise do te shkoje per lesh (lavdi Zotit). Greqia do dali nga zona EURO dhe do kthehet tek dhrahmia e vet (patetike!) po tani me 5 fishin e borxheve qe kishte me pare. Greket do fillojne te vrasin njeri-tjetrin.

 

Domethene, gjate 2010 Shqiperia do shkoje per lesh po shyqyr qe s'do shkoje vetem smiley.

Per lesh nuk shkon asgje, sepse leshi eshte bere shume i shtrenjte (lesh dhie kashmir, lesh xhami, lesh deve, leshverdhe qe te luan mendte e krese, e plot lloje te tjera leshrash).

Greqia nuk falimenton sepse e blejne. Ne mos Taçi me 20 meleonat e tij, e blen ndonje muzhik rus me nja dy-tre puse gazi. Njelloj si Islanden qe e bleu rusi, ec e merre vesh pse, mbase per t'iu afruar ca Ameriçkes, apo dhe per te bere banjo uji te nxehte ne pike te akullit.

Po Shqiperia, pse do te shkonte valle per lesh ? Nuk besoj. me ç'kam vene re une, bahçja e katundit bente te njejtat domate ne vitin 1930 dhe po ato ne 2000. Njerezit nuk kane kushedi çfare pritjesh, nuk eshte se te shkulin dhembet pse nuk kane diçka per te vene nder dhembe. Me nje fjale, shteti i fundit qe falimenton, eshte Shqiperia.

______

Ah, meqe ra llafi, keto fjale ne postimin tend, jane te tuat apo citim nga ndonje me i mençur ? Se vallahi pertova t'i ngre syte me perpjete.

2010 do te jete nje vit me yje, me xixa, dhe me verdhushka plot, plot, parashikoj nja 12 martesa peshqish, nder keta dhe Irushken dhe kete Flokushken, dhe ate tjatren, si e pati emrin, ia harrova, nejse, edhe ajo martohet.

______

Meqe ra fjala, e ka pare kush akullnajen mo ? Po fillon te me beje merak kjo çupe, ishte nder te vetmet qe i thurja poezi dashurie ne frengjisht. OK, po ia qendis dhe nje :

Où es-tu, ma chère amie,

dis-moi un mot tout gentil

je t'attends derrière la porte

ca luleshtrydhe ne nje shporte.

 

u ty te faleminderit smiley qenke si ca gra ne lagjen time qe me zene prite perpara pallatit te me martojne me zor smiley

 

 

Po jo o xhan se nuk te marton kush me zor, ato per te miren tende e kane smiley Po ti nuku kupton nga keto gjera, prandaj shqetesohet pallati, se thone me vete : mo po kjo çupa, di gje ç'ka matane pasqyres, apo hiç fare ? Se na shastisi çupa, tere dynjaja bejne qejf, e kjo rri aty si kukudhe duke diskutuar portokajte e çanellave dhe çanushet e zonave kufitare. He xhan, mblidhe veten, merr nje vendim te mire per kete vit, do t'ia shohesh hajrin ti dhe ndonje kopuk qe i bie llotaria. Qashtu.

O Flo na dergo ndonje resme se fallxhoria me ka thone qe do me ndaje gruja ne 2010-ten. Ku i dihet fatit, mbase cdo e keqe eka ene ndonje te mire ose anasjelltas.   smiley

se nuk i paskerkesha pare keto une

@hurbo, ti shif "rrugullo" njehere veten tate pastaj ec me jep mend mua smiley

@ berbero tahmaja e madhe te le pa gje thone te mocmit smiley

dmth ti ashtu tangent do me thone se nuk ka burre per ty? Po mir mi flo, ti vetem sa po me bo me shume kurioz me te njofte e me te te bo pervehte! Uh e thashe me ne fund. U lehtesova.    smiley

hajt per hajer inshalla smiley

 

Fola per Greqine, parashikimi im per Shqiperine nuk ishte i keq.

me e forta ishte kjo:

3 - Evropa do i heqi vizat per ne (s'ka ku te shkoje)

he me te lumte Goldian, ia kemi fut Evropes kemet ne nje kepuce. Nuk ka nga leviz kucka.

te lutna shume jul, shkruaje me ç-ë smiley

Dje lexova qe Spanja qenka katandisur me keq se Greqia (burimi: gazeta La Repubblica), keshtu qe rendite edhe kete te lista jote Goldman ...

"Ekonomia e Greqise do te shkoje per lesh (lavdi Zotit). Greqia do dali nga zona EURO dhe do kthehet tek dhrahmia e vet (patetike!) po tani me 5 fishin e borxheve qe kishte me pare. Greket do fillojne te vrasin njeri-tjetrin."

Kjo me kujtoi nje si tip barcalete qe themi ne shqiptaret per "shqiptarin": Shqiptari kur shikon kullen e bukur te tjetrit nuk mendon se si ta permiresoj edhe te veten e ta bej si ai, por mendon se si t'ja shkaterroje.

Une mendoj se viti 2010 do te jete goxha i sukseshem per vendin tone. Pertej atmosferes negative qe duket ne siperfaqe, gjithe ky dinamizem dhe perballje mendimesh e ideshe shpesh here edhe diametralisht te kunderta eshte pozitiv per Shqiperine dhe ne nje fare menyre eshte si nje site qe perderisa eshte ne levizje shkakton me kalimin e kohes dhe nje filtrim te tyre. Mendoj se 2010-ta do te vazhdoj ne kete drejtim dhe do te kontribuoje per dhenien e nje forme me te qarte dhe me te mire te te gjithe atij entiteti qe quhet Shqiperi dhe shqiptare.

I nderuar analist, une nuk thashe qe do e shkaterroj une si shqiptar Greqine, por qe per Greqine e ka marre ferra uraten.

Keto batutat per "shqiptaret", i ke per vete, per mua apo per ndonje tjeter? "Barcatelat qe themi ne shqiptaret per "shqiptarin"" jane apologjia e ca viktimave ne lidhje me viktimizmin e tyre", dhe une, duke qene se nuk i perkas viktimave, nuk e gjej veten aty.

Edhe mund te ishte ne sensin qe po e shtron tani, por te tradheton pjesa ne bold, qe nuk le vend per interpretime:

"Ekonomia e Greqise do te shkoje per lesh (lavdi Zotit).

Nejse... gjuha nuk ka kocka.

Pjesa ne bold tregon kenaqesine time, jo kontributin tim (fatkeqesisht)

Dymijedhjete qe po vjen

c'do na sjellesh a s'na thua?

Nje kuti me vota plot

me pelqen me teper mua smiley

***

Babi im eshte kutixhi

ne mitingje u kalit

Thua do t'i hapesh ti?

apo don me i cfilit?

***

Edhe vizat do t'i heqesh

ke premtuar jo per gje

kjo Evropa, kurva plake

na e fut ashtu pa ze

***

Amanet mos harro Salen

qi ja hongsha zemren krejt

Van Dam Sula qi prej Luzit

e don fort ndaj i therret

***

Mos harro as Edvin Ramen

sic harroi ai Bashkine

Bashke me mendjen dhe arsyen

mos harro, silli kutine smiley

***

Mos harro as Armand Duken

FSHF-ne dhe Kombetaren

Duam ndeshje lamtumire

per Ikonen, Igli Taren

***

Sa per Kampionatin tone

e ka marre ferrra uraten

Lushnje, Kruje, Lac e Peqin

Do tifoze te kallin daten

***

Pas mos ler as Peshkun tone

aktiviste e s'a-ktiviste

Vec mos na ri-ngjallni Marksin

ne perralla me majtiste

***

 

 

 

smiley

une them qe ne 2010 tja nderrojme emrin

nga "peshku pa uje"  , ne "Marksin mos ma luj"   

smiley

ku mos ma buj moj...

kta vrasin baben per markin moj smiley 

E keqja eshte qe s'u mjaftoi qe i vrane nje here o Bedrije, dun me i vra prape! Patrikside te medhenj paskemi qene edhe ne, me keq se Edipi!

  =D> ( ketu: kokeverdhi qe duartroket)

smiley

2009 viti i B.

Barak Obama.!

Barcelona.!

Berisha!

2010 viti i C.

Carla Bruni?

Celsi?

Ceka?

 

si çdo vit.... 

 shtyje ti e shtyje unë

shtyje kush ta shtyj me shumë .

Parashikoj një dyndje qveritare më intensive se e sivjetshmja tek PPU dhe ndoshta  Tellalli "zbehet" ose iken per lesh me detyra te tjera

Sipas horoskopit kinez, 2010 eshte viti Gomarit dhe parashikohen shume Pellitje.Mileti do dh....en se qeshuri dhe biznesi i brekeve ka per te ecur mire.

Kush ka ndermend ndonje plan biznesi te konsultohet me Dr. Arqilene si specialist i horoskopit kinez. smiley

Sidoqe te ndodhi, populli ine trim dhe llafedashes do ja dali mbane. Ne fillim te vitit do i fusi nje CQT dhe kjo mban gjashte muaj. Pastaj nga fundi qershorit edhe nje CQT tjeter dhe Gezuar Kershendellat e 2011 (dy NJeshat  do bejne paqe dhe do hidhen shume fishekzjarre. smiley

Me heqjen e vizave do te kete dyndje fisesh ne Evrope per te kaluar pushimet, me se fundmi edhe peshqerit qe shkruajne me flamur shqiptar do te shkruajne me lloj lloj flamujsh... e vissero contenti e felici.........

Newark airport first to get full-body scanners

Ky eshte nje model i skanimit te robve qe do hyjne ne aeroportin e Newark-ut ...... dmth do na i shohin . Keshtu qe pres me pak hipokrizi smiley

Ai kok qerosi qe kontrollon duket si B. Fevziu. Thua te shtohen opinionet e dhena nga Saliu , kete vit ?

Une do te firmosja qe 2010 te ishte si ky qe shkoi...I qete.i urte.i embel....pa spostime,thyerje......Me reflektime....nje gje di qe s'di asgje...e pas ketij ndergjegjesimi nje gote vere e gjume pa endrra......Ne se kjo nuk eshte parajse diçka e afert....

nje gje di qe s'di asgje.

Sa mire kur njeriu behet i vetedijshem smiley

ju dolen gje parashikimet apo hic?

Parashikimi i Hurbit nuk doli shyqyr, megjithese thote kjo tipja tashi qe me ka hyre Neptuni ne shenje dhe kesaj fundjave s'i dihet :rolleyes:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).