Cfare synon Berisha?

Ne politiken shqiptare gjate dy dekadave te fundit Berisha ka patur ulje e ngritje pothuajse ekstreme, te cilat pervec te tjerave e kane “rrahur” me vaj e uthull dhe e kane rafinuar si Berishe. Kjo verehet qartazi ne "nuserimin e tij te dyte” dhe si ky politikan e ka shfrytezuar me dinakeri kete “asset” ne daljen me sukses nga situata te ndryshme, po gjithashtu edhe ne mardhenien e tij me pushtetin dhe elektoratin. Deri dje ja kishte arritur me “sukses”, tani e tutje mbetet per te pare…

Situata aktuale ne Shqiperi tregon qe pushteti i tij ne kete moment eshte mese i brishte dhe eshte vete Berisha qe me mire se kushdo e ndjen sesi po i lekundet nden kembe. Nga krahu tjeter, opozita po fiton terren. Sic u pa dhe te mitingu i fundit ajo u shfaq e bashkuar dhe po e konsolidon poziten e saj me nje qendrim serioz ne kerkesat per hapjen e kutive, (shto ketu dhe pjesemarjen masive ne protesten e fundit) dhe realiteti flete vet qe pozicioni i Berishes dhe i koalicionit te tij po humbet kredibilitet dhe te nderkombaret. Ne keto rrethana, duke analizuar te gjitha alternativat e mundshme, rrugedalja e vetme per Berishen qe te manovronte me sukses nga kjo situate, me sa duket ishte: "Krijimi i nje klime "armiqesore" midis dy kampeve." Kjo duke perdorur nje strategji te paprecedent, qe megjithese po i kthehet kokes, efektin e ndezjes se situates po e ben me se miri. Nje situate e ndezur, e volitshme per vetem per ate qe ka me shume PERKRAHJE ne kete terren qe me vone ti luaj kartat sic di ai.

Dikush mund te pyese: Si mund te jete Sali Berisha i favorizuar ne nje situate te tille? 

Ne te vertete kur e gjykon nga jashte, dhe me mendje te ftohte analizon holle pasojat qe mund te vijne nga nje strategji e tille, nuk ke cfare te shohesh si mund te perfitoje Berisha nga nje situate politike e ndezur "armiqesore" ( shanset jane te pershkallezoje me keq po nuk u gjet nje gjuhe e perbashket pozite-opozite). Ceshtja eshte pak me e komplikuar se si e shohim ne nga jashte, apo qofte edhe si shfaqet realiteti per te dyja palet. Ketu duhet te kuptojme dicka, ketu nuk ka lidhje “Ke?” dhe “Si?” mund te favorizoje nje situate e tille apo si e gjykojme ne. Ketu ceshtja eshte se: Eshte ai, Berisha, qe me kalkulimet ne mendjen e tij pandeh se mund te ndryshoje gjithcka e me cdo menyre. Rrendesi ka vetem te dale i fituar! (e provuar mire ne kurriz te “Qerrosit”kjo). Kjo tendence e tij e mosperballjes me te verteten dhe perpjekjes se ndryshimit te rrjedhes se ngjarjeve duke anashkaluar cdo pasoje, vjen si rrjedhoje nga mospranimi i realitetit dhe fakteve prej ketij njeriu, c'ka e ben te ndertoje nje vizion te gabuar ne mendjen e tij dhe me vone e beson si te vertete. Ky proces perceptimi, si rrjedhoje e per fatin e keq tonin, i jep nje kurajo te gabuar dhe e ben te besoje me kokefortesi se do dale fitimtar dhe kur humbja eshte e pashmangshme. Eshte kjo kontradikte perceptuale e realitetit qe i “imponohet” ca shume nga ejta per pushtet dhe ca me pak nga keshillim-spiunimi i gabuar nga frika, interesi, dhe servilizmi qe karakterizon ata qe jane syte dhe veshet e tij. Fatkeqesisht, rrethana te tilla bejne qe ky person te ndjeje nje fuqi te rreme ne mendjen e tij, e bejne te gaboje politikisht dhe ne te njejten kohe i cjerrin masken dhe i zbulojne motivet e verteta te festave te stisura dhe sulmeve ala “bucesh bulevardi” te paimagjinueshme per nje figure publike. te denja vetem per nje alabak rrugesh. Ketu eshte problemi. Eshte ky celsi, per te kuptuar politiken e “rafinuar” e ketij njeriu edhe pse lindin situata te tilla.
Perdorimi i gjuhes me tone fashisti dhe mohimi qe Berisha po i ben krizes politike na jep nje arsye me shume per te kuptuar sjelljen e tij dhe ku e ka qellimin. Kjo mbetje e se shkuares kerkon te fitoje terren te ajo mase njerezish qe manipulohen lehte prej tij dhe Koha ka treguar qe keta militante te prapambetur te shnderuar ne marioneta nga politika e eger dhe injoranca jane gati te bejne gjithcka per liderin e tyre. Prandaj per Berishen jane tamam; “arma” e tij me e forte. Por tani gjerat kane ndryshuar, dhe kjo kaste militantesh pavarsisht "besnikerise" ndaj pushtetit eshte e lodhur tashme. Gjendja e ngushte ekonomike, fukaralleku dhe vete koha ua ka mpire militantizmin tip, “ZJARR!” keshtu qe veshtire te cohen ne nje situate pa nje “armik” qe kerkon tu marre pushtetin me.

Pra Berishes i duhet nje shtyse qe ne nje moment “paqeje” politike nuk e gjen dot. I duhet te pergatise terrenin qe te pedore te gjithe “arsenalin”. I nevojitet nje kunderpergjigje e fuqishme jo vetem per mitingun e opozites por edhe te mbuloje diellin e korrupsionit me shoshe, qe jo vetem ta DEKURAJOJE Edi Ramen dhe gjithe elektoratin e majte, por edhe te krijoj nje skenar te mundshem per ta bere ate fajtor per cfaredo lloj trazire qe mund te ndodhe ne te ardhmen. Dhe ne te njejten kohe i tregon faktorit nderkombetar qe ai ka mbeshtjen me te madhe ne popull dhe kjo “krize” s’eshte vecse nje perpjekje e mjere e opozites per te marre pushtetin. Fatkeqesisht, megjithese keta "besniket" e tij jane te paket ne numer, po tu shtosh ata "fatkeqe" administrate dhe pushtet-perfituesat, e bejne edhe sheshin me te madh ne Shqiperi te duket teper i vogel para tyre. Qofte edhe kur kauza ti shembelleje nje genjeshtre foshnjore te stisur me dinakeri nga LIDERI i tyre.

Mundet ta kem pare nga nje kendveshtrim qe stereotipi Berishe ma ka imponuar, packa se s'ka shume gjasa. Mundet edhe ta kem gabim, por per nje gje jam i sigurte dhe te gjithe duhet te biem dakord, qe:
Per sa kohe Sali Berisha do jete i afte te "nderzeje" njerez, te mos respektoje vullnetin e popullit dhe te keqperdore pushtetin per interesa personale populli atje jo vetem do te vazhdoje te vuaje papergjegjshmerite e rradhes se politikes se prapambetur, por do vazhdoje te prodhoje nje shoqeri te padenje, te zhytur ne nje apati “vetvrasese” qe i perngjan nje fakiri te lodhur nga barra e jetes, i cili ndihet i pafuqishem te ndryshoje apo vendose fatin e tij.

 

25 Komente

Kete synon, no matter what! Antishqiptarine, e ka ne gjak ai... nuk eshte se u be tani... cdo gje, nomatter what kunder Shqiperise, cdo gje kunder shqiptareve, cdo gje te mundshme nen qiell kunder ceshtjes kombetare Shqiptare.

 

ore i ke rene ne koke fare ti, po muhabeti eshte qe shkruajta dhe nja dy pellembe rreshta pergjigje dhe ka dale vetem pyetja.

@admin, shikoje cik kete muhabet. Thanks in advance!

 

He pra se na habite me kete pyetjen ne hava smiley.  Por ta bejme kabull se te paska ngec rruges smiley.

Keshtu dmth, pa ndonje pike orientimi, nga kardiolog do te behet stomatolog.  Ka bere te njejten kerkese edhe ne Elbasan.

populli vonon po s'harron smiley

 

Cfare synon Berisha?

Ne politiken shqiptare gjate dy dekadave te fundit Berisha ka patur ulje e ngritje pothuajse ekstreme, te cilat pervec te tjerave e kane “rrahur” me vaj e uthull dhe e kane rafinuar si Berishe. Kjo verehet qartazi ne "nuserimin e tij te dyte” dhe si ky politikan e ka shfrytezuar kete “asset” me sukses ne daljen nga situata te sikletshme dhe ne mardhenien e tij me pushtetin dhe elektoratin. Deri dje ja kishte arritur me “sukses”, tani e tutje mbetet per te pare…

Situata aktuale ne Shqiperi tregon qe pushteti i tij ne kete moment eshte mese i brishte dhe eshte vete Berisha qe me mire se kushdo e ndjen sesi po i lekundet nden kembe. Nga krahu tjeter, opozita po fiton terren. Sic u pa dhe te mitingu i fundit ajo u shfaq e bashkuar dhe po e konsolidon poziten e saj me nje qendrim serioz ne kerkesat per hapjen e kutive, shto ketu dhe pjesemarjen masive ne protesten e fundit dhe realiteti flete vete, qe pozicioni i Berishes dhe i koalicionit te tij po humbet kredibilitet edhe te nderkombaret. Ne keto rrethana, duke analizuar te gjitha alternativat e mundshme, rrugedalja e vetme per Berishen qe te manovronte me sukses nga kjo situate, me sa duket ishte: Krijimi i nje klime "armiqesore" midis dy kampeve. Kjo duke perdorur nje strategji te paprecedent qe megjithese po i kthehet kokes efektin e ndezjes se situates po e ben me se miri. Nje situate e ndezur, e volitshme per ate qe ka me shume PERKRAHJE ne kete terren qe pastaj ti luaj kartat sipas shijes.

Dikush mund te pyese: Si mund te jete Sali Berisha i favorizuar ne nje situate te tille? 

Ne te vertete kur e gjykon nga jashte, dhe me mendje te ftohte analizon holle pasojat qe mund te vijne nga nje strategji e tille, nuk ke cfare te shohesh si mund te perfitoje Berisha nga nje situate politike e ndezur "armiqesore" ( shanset jane te pershkallezoje me keq po nuk u gjet nje gjuhe e perbashket pozite-opozite). Ceshtja eshte pak me e komplikuar se si e shohim ne nga jashte, apo qofte edhe si shfaqet realiteti per te dyja palet. Ketu duhet te kuptojme dicka, ketu nuk ka lidhje “Ke?” dhe “Si?” mund te favorizoje nje situate e tille apo si e gjykojme ne. Ketu ceshtja eshte se: Eshte ai, Berisha, qe me kalkulimet ne mendjen e tij pandeh se mund te ndryshoje gjithcka e me cdo menyre, rendesi ka vetem te dale i fituar (e provuar mire ne kurriz te “Qerrosit”kjo). Kjo tendence e tij e mosperballjes me te verteten dhe perpjekjes se ndryshimit te rrjedhes se ngjarjeve duke anashkaluar cdo pasoje, vjen si rrjedhoje nga mospranimi i realitetit dhe fakteve prej ketij njeriu. E cila e ben te ndertoje nje vizion te gabuar ne mendjen e tij dhe me vone e beson si te vertete. Ky proces perceptimi si rrjedhoje e per fatin e keq tonin i jep nje kurajo te gabuar dhe e ben te besoje me kokefortesi se do dale fitimtar dhe kur humbja eshte e pashmangshme. Eshte kjo kontradikte perceptuale e realitetit qe i “imponohet” ca shume nga ejta per pushtet dhe ca me pak nga keshillimi i gabuar nga frika, interesi, dhe servilizmi qe karakterizon ata qe jane syte dhe veshet e nje politikani ne pozicionin e tij. Fatkeqesisht, rrethana te tilla bejne qe ky person te ndjeje nje fuqi te rreme ne mendjen e tij, e bejne te gaboje politikisht dhe ne te njejten kohe i cjerrin masken dhe i zbulojne motivet e verteta te festave te stisura dhe sulmeve ala “bucesh bulevardi” te paimagjinueshme per nje figure publike, te denja vetem per nje alabak rrugesh. Ketu eshte i gjithe problemi. Eshte ky celsi, per te kuptuar politiken e “rafinuar” edhe “pse lindin situata te tilla?”.
Perdorimi i gjuhes me tone diktatori dhe mohimi qe Berisha po i ben krizes politike na jep nje arsye me shume per te kuptuar sjelljen e tij dhe ku e ka qellimin. Kjo mbetje e se shkuares kerkon te fitoje terren te ajo mase njerezish qe manipulohen lehte dhe kane qene gati te bejne gjithcka per liderin e tyre. Koha ka treguar qe keta militante te prapambetur te shnderuar ne marioneta nga politika e eger dhe injoranca jane gati te bejne gjithcka per liderin e tyre. Prandaj per Berishen jane tamam, “arma” e tij me e forte. Por tani gjerat kane ndryshuar, dhe kjo kaste militantesh pavarsisht "besnikerise" ndaj pushtetit eshte e lodhur tashme. Gjendja e ngushte ekonomike, fukaralleku dhe vete koha ua ka mpire militantizmin tip, “ZJARR!” keshtu qe veshtire te cohen ne nje situate pa “armik” qe kerkon tu marre pushtetin.

Pra Berishes i duhet nje shtyse qe ne nje moment “paqeje” politike nuk e gjen dot. I duhet te pergatise terrenin qe te pedore te gjithe “arsenalin”. I nevojitet nje kunderpergjigje e fuqishme jo vetem per mitingun e opozites por edhe te mbuloje diellin e korrupsionit me shoshe, qe jo vetem ta DEKURAJOJE Edi Ramen dhe gjithe elektoratin e majte, por edhe te krijoj nje skenar te mundshem per ta bere ate fajtor per cfaredo lloj trazire qe mund te ndodhe ne te ardhmen. Dhe ne te njejten kohe i tregon faktorit nderkombetar qe ai ka mbeshtjen me te madhe ne popull dhe kjo “krize” s’eshte vecse nje perpjekje e mjere e opozites per te marre pushtetin. Fatkeqesisht, megjithese keta "besniket" e tij jane te paket ne numer, po tu shtosh ata "fatkeqe" administrate dhe pushtet-perfituesat, e bejne edhe sheshin me te madh ne Shqiperi te duket teper i vogel para tyre. Qofte edhe kur kauza ti shembelleje nje genjeshtre foshnjore te stisur me dinakeri nga LIDERI i tyre.

Mundet ta kem pare dhe nga nje kendveshtrim qe stereotipi Berishe ma ka imponuar, mundet edhe ta kem gabim, por per nje gje jam i sigurte dhe te gjithe duhet te biem dakord, qe: Per sa kohe Sali Berisha do jete i afte te "nderzeje" njerez, te mos respektoje vullnetin e popullit dhe te keqperdore pushtetin per interesa personale populli atje jo vetem do te vazhdoje te vuaje papergjegjshmerite e tij, por do vazhdoje te prodhoje nje shoqeri te padenje, te zhytur ne nje apati “vetvrasese” qe i perngjan nje fakiri te lodhur nga barra e jetes, i cili ndihet i pafuqishem te ndryshoje apo vendose fatin e tij.

 

 

admin ka ndonje menyre ta postoj ne forme komenti ate pergjigjen?

O Penaro e ke shkrujt ti apo ja nxorre nga kutija Zigurit? Sido qe te jete kom per ta lexu neser ne mengjes se tani po me vjen gjumi. Hajt noten e mire e gdhifshni shnosh qe te gjithe Salist e Ramist, kamunist e ballist, si edhe xhibist!  hahahaha me rime! 

Thanks man

 

Brother Blackstone!

Na lucido pak cte bejme tani...

Ti futemi ne parlamentin e peshkut per tema te tjera.....apo te protestojme tek administratori qe te hapet ajo kutija jote postare e te shohim te verteten qe fshihet brenda...!

 

PUSHTET TE PAKUFIZUAR, ME CDO KUSHT DHE ME CFAREDO CMIMI. PER VETEN DHE PER FAMILJEN. Krahasuar me kete paraja s'eshte kurrgje. Mallkuar qofshin!

Po jo mo, Ziguri nuk ka dite si me e postu se e ka per here te pare, e nuk ka ngel gjo tek kutija fare! Mirpo me e shkrujt prape nuk e mban mend, e vend qe te shkruaj synimet e Berishes ka per te shrujt protestat e Rames.  smiley

Prisonbreak!

Mos i politizejshen qellimet e mira te brother blackston-it.

Edhe ai antar i urte i kongregacionit tone eshte....!

 per mendimin tim ke nje ide te gabuar mbi birishen

O Elton po ty ta liruan llogarine? Sa pagove?  smiley

 jo por duhet te jete me orarin hamerikun se tani po arrij te shkruaj

 

(ups -1 hihihi)

Brother Blackstone!

smiley

Na beni nje permbledhje se pertoj ta lexoj, shume i gjate, s'kemi takat me se u lodhem duke ngjekur komentet e temes se gjermanit te fundit. lol

Brother Nata smiley ate filmimin ne jutub kur te dali sille tek Peshku qe ta bejme playback me slow motion qe te shikojme kur fiks ka kaluar thembra e gjermanit vijen e kufirit, si dhe nese ka pasur faull nga canta qe mund ti kete mbetur prapa teksa ora shkonte 12 e nates e dt 28. smiley

O Xhib, ku je o mafioz

ore tere peshku mund te mbetet pa e lexuar vetem ty s'ta kam friken qe e ke analizuar me laps ne dore smiley ta di mendjen  plak,.. vrave nanje foke sot?

O xhib!

Edhe po e pame me te ngadalte amanetin e trete,ec e boji derman amanetit te katert qe thote qe filmi te jepet ne versionin bardh e zi,tip xhirim i lumiere brothers...(jo per gje ,se i kena edhe tanet...!)

Zigur, Sqapliu eshte i papergjegjshem, VETEM NESE ti dhe kushdo tjeter e sheh ate nen imazhin e nje shqiptari, qe merret me politike, qe ka qene komunist, qe ka qene sekretar partie, qe ka 1001 kobe qe e ndjekin nga mbrapa, thjesht si gabime politike...

Por, nese Sqapliun e sheh nen driten e vertete, do e kuptosh qe nuk eshte dhe aq i papergjegjshem. Ne fakt, une do thoja me plot goje, qe ai eshte antishqiptar, armik i betuar i Shqiperise. Ai ka qene dhe eshte ende sot e kesaj dite agjent i Beogradit; ka qene agjent i UDBAse, dhe mbetet agjent i Beogradit ne Shqiperi.

Shihe Sqapliun nen kete drite, dhe do kuptosh qe te gjitha 1001 kobet qe i kane rene persiper ketij kombi gjate ketyre 20 vjeteve.

1. Salias Berishovic, propozohet te zevendesoje Isuf Kalon dhe te behet keshtu mjek personal i Enverit. Nexhmija nuk pranon; sepse Sqapliu "dyshohej".

2. 1992 - 1996, ke kontrabanden e vazhdueshme, te panderprere, dite-per-dite, 24 ore ne dite, 7 dite ne jave, 52 jave ne vit per te pakten 4 vjet. Per keto 4 vjet Sqapliu furnizon ne menyre te panderprere, non stop, ushtrine jugosllave me karburant. Dhe kjo eshte bere shteterisht, duke angazhuar transport te vertete, te organizuar me se miri. Jo nje bot tani e nje bot pas 1 jave... po dite per dite, me autokolona!

Pervec kesaj, kane shkuar edhe lloj soj pajimesh ne Bosnje, per te furnizuar si me armatime, edhe me veshmbathje, batanije, etj... Edhe kjo ka qene e organizuar me te gjitha strukturat shteterore; madje, ka qene jo rralle edhe ne kamerat e Euro News, ku paleta te tera kishin edhe te shkruar "made in Albania"!!!

1992-1996, perseri, ke kontrabande MASIVE armatimi dhe municioni per ne Ruande dhe Kongo! Edhe kjo eshte dokumentuar nga mediat.

1996-1997. Shteti shqiptar pushon se egzistuari plotesisht ne 1997. Berisha shkaterron shtetin teresisht.

Hera e pare ne historine e shtetit shqiptar ku ushtria kombetare niset me urdher te presidentit per te ndeshkuar popullin e vet. Berishovici nis tanket dhe aviacionin kunder popullit, ne jug.

Berishovici bie nga pushteti, populli eshte me i forte sesa mendohej.

Nderkohe qe Berisha bente thirrje per PAJTIM KOMBETAR!!!!

HERA E PARE NE HISTORINE E KOMBIT TONE, QE NGA KOHA KUR HISTORIA KA FILLLUAR TE SHKRUHET, QE FLITET PER PAJTIM KOMBETAR!!!!! Kjo gje merr dhene, behet publike ne te gjithe boten. Ne Shqiperi, dislokohen ushtri te huaja per te vendosur rregull dhe qetesi! Perseri eshte hera e pare ne Historine e Kombit tone qe ndodh kjo gje!
Dhe ketu nuk po permend perpjekjet e njepasnjeshme te Berishovicit per te ndersyer Veriun kunder Jugut dhe anasjelltas!!! Perseri populli nuk e gelltit kete gje! Berishovici deshton perseri ne misionin qe i ka ngarkuar Beogradi.

Ne shtator 1998, zagare te Berishovicit marrin urdher per eleminimin e Azem Hajdarit. Azem Hajdari egzekutohet mu ne mes te Tiranes.

Mbas shekujsh "hetimesh" prokuroria del ne perfundimin thashethemor qe Azemin e paskan vrare Haklajt... Nga kulla e Haklajve ne Tropoje, i pari i shtepise se Haklajve akuzon drejtpersedrejti dhe publikisht Salias Berishovicin per egzekutimin e Azemit.

Gjithsesi, menjehere pas vrasjes se Azemit, turma te tera qafleshesh injorante dhe kriminele mitingashe te Salias Berishovicit rrembejne armet, tanke dhe blinda dhe kryejne nje terror shembullor mbi Kryeqytet. Sulmohen te gjitha institucionet shteterore, te gjitha institucionet kryesore. Sulmohet tempulli i SOVRANIT dhe behet shoshe me bresheri kallashi; SHOSHE!!! (deri ne meremetim, kuvendi i buburrecave shqiptare mblidhet ne muzeun kombetar)

Merret nen bresherine e plumbave ndertesa e Radio Televizionit Shqiptar; dhe cdo gje transmetohet drejtpersedrejti me kamera. Mitingashet e Salias Berishovicit dalin dhe bejne deklaratat publike. Kryeministria bie gjithashtu qe ne fillim kur turma te nderzyera nga Salias Berishovicit i drejtohen me arkivolin e Azem Hajdarit drejt shkalleve te saj.

Shqiperia gjendet aktualisht ne nje Grusht Shteti te paster!!!!

Qetesia vendoset me vone shteti riorganizohet me shpejtesi, Berishovici thirret zyrtarisht nga organi shteteror kushtetues i Prokurorise per t'u marre ne pyetje ne lidhej me ngjarjen. Nderkohe, diagaci me 3-4 ton municion vazhdonte te rrinte perpara selise se Partise ANTISHQIPTARE te maskuar me siglen "PD" te Berishovicit. Berishovici sfidon ne menyre te perjetshme organin dhe institucionin kushtetues. Sfidon shtetin, sfidon gjithshka. (sot thote, ligji, ligji dhe vetem ligji!!!)

Perfundimisht, ne Shqiperi qetesia eshte e rreme, socialistet ne pushtet jane varke qe lekundet nga valet; kryeministrat nderrohen si breket...

Nderkohe Berishovici rri ne kontakt te vazhdueshem me shefat e tij te Beogradit, te cilet nderkohe pershkallezojne luften dhe konfliktin e armatosur kunder SHQIPTAREVE TE KOSOVES!!! Shqiperia eshte e lekundur ne cdo drejtim. Gje qe do te vazhdoje dhe ne te ardhmen.

Dyndjen e kosovareve e perballon me fisnikerine, dinjitetin, krenarine dhe bujarine me te madhe Shqiperia me Kryeminister Pandeli Majkon.

............................

Lidhjet e Berishovicit me Beogradin vazhdojne dhe jane te panderprera per asnje moment. Me vone do te dalin sekseret dhe kontaktet e tij, nje prej te derguarve eshte dhe Fazllici. Mik personal i Berishovicit, anetare te se njejtes celule te UDBAse. Tani eshte bere dhe publik dhe shume veta edhe e njohin.

............................

Ke Gerdecin, ke kontrabanden e vazhdueshme te armeve ne DEM EKSKLUZIV  te kombit tone. Shitjet e aseteve kombetare.

Shitja e teresise territoriale Shqiptare. Shitja e interesave kombetare shqiptare te greku. Ujrat; 350 km katror siperfaqe ujore Shqiptare i dhurohet Greqise nga Berishovici dhe klika e tij ANTISHQIPTARE!!!!!!!

Ketu nuk po permend me vjedhjet masive, miljarda Euro, miljarda!!!!!

Por do ta permend "DESHTIMIN" TOTAL TE QEVERISE NE LIBERALIZIMIN e vizave. Dhe kjo eshte bere fale PUNES SE PALODHUR TE BERISHES!!!!!

Ne 2005, pajisja e shqiptareve me KARTA IDENTITETI dhe PASAPORTA BIOMETRIKE ishin PREMTIM ELEKTORAL!!! Teresisht "i deshtuar"??? JO NUK I KA INTERESUAR BEOGRADIT DHE KELYSHIT TE TIJ BERISHOVIC NE PUSHTET NE SHQIPERI.

Zoti Zigur. ka dhe 1000 gjera te tjera per te permendur ketu. Jane jashtezakonisht te shumta minat qe BERISHOVICI i ka vene Shqiperise.

Nese ty apo ndonje tjetri keto qe permenda dhe ato 1001 kobet e tjera, i duken KOINCIDENCA... atehere BERISHOVICI E KA KRYER DETYREN E VET ME SUKSES TE PLOTE!!!!!!!

Zotrules, une i bej nder Berishes po ta mendoj si agjent te Jugosllaveve. He per he e shoh thjesht si nje shqiptar pushteto-dipendent. E per fat te keq ne te njejten menyre shoh edhe Edi Ramen dhe ata qe mbushin e kane mbushur sallen e Kuvendit Popullor...

Keto qe thua ti jane nje pergjigje qe do te dukej e llogjikshme, por te vertetat jane shume me banale se kaq...

zotrules, cdo gje ben vaki! who  knows
Rrezikon nje rrenim fatal ky tani, dhe per mendimin tim, do thoja qe ne kete situate "lufte a vdekje" qe eshte se fundmi (hiqi vize te terave ca ka bere me pare, konsidero vetem keto te fresketat)  eshte i gatshem te beje GJITHCKA vetem e vetem te dale palagur. po e deshmon qe s'ka rendesi se c'mund te jete; toke, det, destabilitet apo interes kombetar.
 

Finisterre.

Je e lire te mendosh si te duash; une preferoj te mbaj nje sy hapur.

Amma, shih pak se c'po ndodh rrotull teje; te kuptosh se Berishovici dhe regjimi i tij, edhe ai i pari, edhe ky i dyti, nuk jane thjesht regjime qeverises.

Jane shume me teper se kaq.

Jane sisteme me IDEOLOGJI te percaktuar qarte!

Nga ky sistem, nga filozofia, teoria dhe IDEOLOGJIA e tij, dhe VETEM PREJ SAJ,  Shqiperise i diskutohen, i cligjerohen edhe festat KOMBETARE!!! Vetem prej IDEOLOGJISE se ketij sistemi FLAMURI GREK valevitet mbi Shqiperi. Ne Himare dhe te gjitha bashkite e tjera filogreke. Eshte IDEOLOGJIA e ketij sistemi qe te behet greqizimi masiv i shqiptareve ne jug.

Eshte IDEOLOGJI e Berishovicit qe popullsia te numerohet tani mbi baza etnike dhe fetare... sepse teza ka qene ne tavoline edhe ne sistemin Berishovic 1; por atehere siduket, kushtet nuk ishin te pjekura sic jane sot; gati gati te persosura per SHOVINISTET GREKE.

Thashe me siper, qe ka 1001 kobe te tjera. Do shume kohe dhe shume vend t'i sqarojme dhe analizojme te gjitha.

Koincidencat edhe ndodhin o Finisterre; por Koincidenca me IDEOLOGJI TE QARTE DHE TE PERCAKTUAR, keto nuk jane me koincidenca.

Dakort per syne e hapur, por me duket kemi me shume shprese ta heqim qafe po te themi qe eshte i cmendur sesa po te themi qe eshte i shitur. Keshtu si ka ardhur dita ne Shqiperi te dekorojne po te jesh i shitur. Si thua ti?

Shqiperia do te digjet prape. Keshtu them une. Ne dac merre per te cmendur, ne dac merre ndryshe. Shqiperia, per shkak te Berishovicit, ka per t'u ndezur perseri.

Dhe, ne dac quaje te shitur ne dac te cmendur, qafe Berishovicin pa u djegur Shqiperia, ti nuk ke per ta hequr dot.

Bejuni gati per katastrofen e ardhme. Pyetja qe shtroj une eshte, a do mbijetoje Shqiperia apo do mbijetojne thjesht shqiptaret si jevgjit neper bote dere me dere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).