Cfare note mendoni se mori ky femija ketu?

 

Hartim
 
Tema: Festat e Nentorit.
 
 
Une e kam emrin Nendore, se linda ne 7 Nentor. Mami me tha nje dite prej ditesh, qe po te kishte pritur dhe nje dite, ditelindjen time do ta festonte e gjithe Shqiperia. Dhe ashtu behej ne fakt. Une e mora vesh rastesisht qe kisha lindur me daten 7 dhe jo me daten 8, kur mesuesja me kerkoi nje certificate lindjeje , se si pionere e dalluar qe isha, do te merrja pjese ne paradat e majit. Do t’i jepja nje tufe me lule nje xhaxhi shume te madh, qe e kishte emrin Enver,qe neve kalamajve na e bente jeten shume te lumtur. Une e doja shume xhaxhi Enverin sepse i ngjante shume xhaxhi Verit qe me jepte pese leke sa here vinte ne shtepine tone per vizite. Me pese leke, une blija akulloren time te dashur me kaush tek xhaxhi Met Shehu( edhe ky ishte shume i lumtur sepse kishte njelloj emrin me nje xhaxh tjeter shume te madh qe na bente dhe ai vertete jeten te lumtur). Qava shume ate dite dhe nga merzitja, sepse une desha te kisha lindur vertete ne  8 Nentor, atehere kur kishte lindur nena Parti dhe hypa ne maje te hurmes dhe hengra aq shume sa mami u alarmua, sepse hurmat ishin te sperkatura me ilac nga babi dhe me coi urgjent tek ambulanca e lagjes. Mami im, iu thoshte te gjitheve qe vajza ime ka lindur me daten 8 Nentor dhe une isha shume e lumtur. Te gjithe ne familje ishim te lumtur. Te lumtur sepse ne te njejten dite, kishte lindur dhe nje nene e madhe qe e kishte emrin Parti. Nenen Parti, mami me thoshte qe te gjithe e kemi ne zemer, por une ne zemer kisha vetem nje nene, nonen e babit, Nijen. Kisha kuriozitet qe njihja nenen Parti, prandaj i vajta tre here ne shtepine ku kishte lindur dhe nuk e pashe asnjehere. Shqiponja, nje shoqja ime e klases, kur nje dite po loznim bashke me Petritin, nje tjeter shok i klases, me tha qe ajo do te jepte dhe jeten per nenen Parti dhe kete e kuptova kur betoheshim te gjithe ne mengjes me grushtin ne veshin e djathte , “Gjithmone gati”. Prandaj ne ishim te lumtur, se kur u mblodhen ca xhaxha ne shtepine e nenes Parti, diten qe lindi ajo, ata vendosen qe te gjithe femijet e shqiperise te ishin me te lumturit ne bote. Dhe keshtu u be dhe me 17 Nentor, luftuan si luanet qe e shporren dushmakun nga kryeqyteti yne i bukur i Tiranes. Por populli im i dashur andej ketej shqiperise, qe e dua aq shume sa nona Nija, nuk duroi dot shume dite, dhe dy jave me vone, iu sulen dushmaneve dhe i perzune pa iu dridhur qerpiku. Mami me ka thene qe ata qe e luftuan dushmanin neper male, ishin sy petrita, prandaj dhe Petriti, shoku im i klases e kishte emrin te tille, se i kishte syte boje qielli dhe te ndricueshem dhe nuk e pashe t’i dridheshin qerpiket ndonjehere as kur e dinte mesimin kur e conte mesuesja ne derrasen e zeze. Me pelqen shume Petriti, por mami me ka thene qe jam e vogel per te pelqyer dike, sepse kur kemi nenen Parti ne zemer, duhet t’i perkushtohemi vetem asaj. Dhe se Nena Parti i meson te gjitha cfare ndodh me bijte e saj dhe pastaj na kritikon kryetarja e lagjes Fiqeretja qe ishte shume e ashper ne edukaten familjare. Une e kisha 10 edukaten familjare. Kur mora vjet deftesen e klases se pare, mesuesja kishte shkruajtur poshte defteses qe jam nje nxenese me edukate morale te shkelqyer dhe qe gezoj respektin e kolektivit dhe qe jam e zellshme ne aksionet e pastrimit te ambientit shkollor kur kete e kerkon nena Parti.Pastaj mesova dhe nje histori tjeter nga mami qe me la me goje hapur. U cudita kur ne 28 Nentor, ishte ngritur flamuri yne i dashur ne Vlore. Ky burri ishte shume i bukur, kishte shume leke dhe patriot i madh me tha mami. Dhe se emrin e kishte Ismail Qemali nga Vlora. Ne s’kishim flamur prej lecke dhe flamurin e qendisi nje vajze yll bote. Po emrin s’ia mbaj mend tani. Dhe ky xhaxhi, bashke me disa parallinj shqiptare, qe jetonin dhe punonin nje jete jashte shtetit, erdhen ne Vlore me nje anije shume te madhe dhe e ngriten flamurin ne nje ballkon te vogel. Ishte bere nami ate dite, me tha mami. Nga Kosova e deri ne cameri, ne u beme shtet i pamvarur, por me pushtues, se pamvaresine e vertete ne e fituam ne 29 nentor 1944. Festat e nenorit per mua kane nje kuptim shume te madh, sepse une kam ditelindjen ne muajin me te bukur dhe qe ate muaj, populli im ka arsye te jete njemiliard here me i lumtur nga te gjithe popujt e tjere ne globin tone tokesor. Sa mire qe mami ma ka vene emrin Nendore se ne Dhjetor nuk ka festa te lumtura, as parakalime nuk behen dhe qefi im eshte kur bejme ato lulet prej letre me ngjyra qe I mbajme ne duar dhe duart I ngrejme lart duke I tundur dhe duke pershendetur dhe duke brohoritur per xhaxhin tone dashur Enver qe ai na beri vertet femijet me te lumtur ne bote dhe prandaj une do te mesoj sa me shume , me dhjeta me ylla do dal, qe nje dite te behem Pionere e xhaxhit Enver dhe te marr pjese ne aksionet e agrumeve neper male dhe fusha, qe nje dite te marr testren e nenes Parti dhe te lavderohem tek shoqet dhe shoket. Keshtu me thote babi sa here vjen nga puna. Babi im eshte brigadier aty ku behet zifti dhe punetor i dalluar me dekorate, sepse i humbi njeri krah ne nje aksion qe organizoi nena Parti dhe shpertheu nje mine mu afer atij, kur po hapnin nje tunel shume te veshtire, qe te benin nje tunel te madh e te kalonte treni aty, qe ne femijet te ishim me te lumtur se c’jemi dhe shqiperia te ishte vendi me i bukur dhe me I pasuri ne bote.
Por kjo ndodhi ne Janar dhe ne nuk e festojme ate dite. Sa mire qe kemi nje nene te madhe qe mos t’ia shtrijme doren armikut dhe nena Parti na thote qe armikut nuk do t’ia shtrijme doren dhe do hame edhe bar ne rast nevoje. Po shyqyr qe kemi tollonat thote mami se ndryshe armiku do qeshte me ne dhe kete nuk e do asnje shqiptar qe ka per fe shqiptarine. Se ne prandaj luftuam thote mami, qe te plasin kapitalistet amerikane dhe revizionistet kinez. Une i kam inat kinezet, sidomos kur mora vesh qe Mao Ce Duni donte qe ta na sabotonte fabrikat dhe ne te beheshim vellezer me kinezet. Nuk e imagjinoj kurre te kem vella nje kinez sepse ne jemi rraca me e bukur dhe me e paster ne bote. Por une jam shume e lumtur qe ka nentor, se nuk do kishim nenen Parti dhe as populli im i dashur nuk do kishte liri dhe pamvaresi. Dhe une gjithmone do te therras ne cdo nentor me grushtin tim te vogel por me nje force te madhe: Parti, Enver, jemi gati kurdohere!
 
 
8 deri 29 Nentor 1982

27 Komente

 

Qekur pashe fjalen "klinika e lagjes" reshta se besuari qe eshte shkruar ne 1982 smiley 

Bera mekat qe e redaktova mi bedrije, desha me u duk . Duhet ta kisha lene sic e kishte shkrujt kalamani:ambulanca e lagjes!

hudhe origjinalin ketu pra, qe ta lexojme, se kshu duket si e sajume smiley 

e zevendesova kliniken me ambullancen pra, te tjerat kshu jane, dhe mos meno se osht e sajume, hic smiley. Merre sic eshte, me long

oqej,

sa te pi kafen do ta lexoj me vemendje smiley

 

vetem na sqaro, ca cikli shkollor eshte dorezuar.

8 vjecare apo hartim mature  ?  smiley 

bedrije,

shiko ca thote... "kur mora vjet deftesen e klases se pare..." qenka shoqe klase me ne... smiley

 

p.s. Mua ma festonte gjithe Kina datelindjen, po meqe ishim prishur me Kinen, mesusja refuzonte te ma festonte ne klase... smiley

mua e stisur me duket gjithsesi;

nuk mendoj se ne ato kohe flitej aq lirshem neper shkolla per cameri e kosove

sa vjet burg i dhane babit pas ketoj hartimi?

Nuk e di se cfare note ka mor goca, por mamin e goces me duket se e kom pas njoft ne ate kohe. Ka qene femen shume e bukur dhe na shkonte muhabeti.

diçka e dlire dhe e mrekullueshme,ne kufijte e irreales,nje fotogrfi besnike  e disa dhjetevjeçareve,detaje ne dhena ne menyre intuitive,te sinqerte dhe pikante.Pa dyshim 10 me yllsmiley

E mbase jemi bere me cinike nga c'duhet dhe veme gjithshka ne dyshim, po mua ajo pjesa e Ismail Qemalit qe ishte paralli dhe jetonte jashte shtetit sikur nuk m'a mbushi mendjen. Plus qe nuk me duket gjuhe prej shtate vjecare - aq me teper shtate vjecare e 1982-shit.

Megjithate, n'a kujton shume gjera...

hahahaaaa sa kom qesh,

ceri naivi.... ky paioneri mer, budall komplet.... oh nuk me iken e qeshmja

nat kohe pati dal ene i film me regji t Nshat Tozaj,  nuk mkujtohet emni po ishte me nje rob qe deshen me e bo per vete diversontat, po ai nuk pranoi ene ato hapen lajm se tradhtoi, por pushteti popllar vigjilent e zbulovi t'verteten ene e rehabilitoi Qozimin Belulin  

ene ne kur rrishim ke bordura m'tirone patem nxjerr i batute te re prej ktij filmi

'alo gjethi jom plepi si mnigjo marrje"

oh sa kom qesh hahahahahaaaa,

ka per tngel n'histori

"I treti" e kishte titullin, me duket se ishte me 2 seri. luante Stavri Shkurti, e kam pas qejf shume si aktor.

bravo Ana ,

se nuk po me binte ner men per qamet

Melard, po ti nuk besoj qe po pretendo me ter mend qe ky hartim eshte i vertete, apo jo? Kshu sa me qen ne linje po them.

Me ate timen, nqse t'a kon dhon si t'vertete kte, mos e beso, edhe po te ket vule noteri permrapa.

Qe ne fillore quheshin nxenesit pioniere? (Kjo vajza e  ka shkruar hartimin ne klase te dyte.)

Mua me kane thene qe quheshin fatosa!

Eh, sa me kane genjyer! Dhe me e forta e kam besuar!

Nuk te kane genjyer ujk, jo. Ashtu ka qene. Deri ne klase te pare quheshim yllka, pastaj fatosa. Ne klase te katert, beheshim pionere deri ne klase te tete, pastaj... nje dreq e di se c'u beme, se u permbys sistemi... smiley

Ana, po anetare e rinise se PPSH nuk pate fatin te beheshe? Zakonisht te pranonin midis klases se 7-te dhe te 8-te.

nquc! s'e pata ate fat, po s'e mbakam mend qe ne klase 7-8 te pranonin ne rinine e PPSH.

Melard,

me ke borxh nje sqarim: pse e quan kjo Nendorja veten pioniere ne klase te dyte?

Ana H, flm. smiley

Thashe se ishte dhe kjo nje genjeshter, si ato qe na tregonin per t'u sjelle mire apo per te ngrene buke (te tipit: Po nuk e hengre gjellen, vjen teta infermierja dhe te ben gjilperen; sillu mire se vjen xhaxhi polici, etj)

"Une e doja shume xhaxhi Enverin sepse i ngjante shume xhaxhi Verit qe me jepte pese leke sa here vinte ne shtepine tone per vizite."

Brava Mel, me pelqeu smiley Me pelqeu edhe kur vajti te shohe Partine dhe s'e gjeti... smiley

Cfare budallalleqesh!

Krize te gjithanshme paska ai popull andej more... krize intelektuale, krize fantazie, endrrash, krize truri, psikologjike... lengoni rehat o njerez, lengoni. S'mbeti njeri pa shkruar percart, s'mbeti gagac pa ciceruar, s'mbeti injorant pa u bere analist dhe ekspert...

qefi im eshte kur bejme ato lulet prej letre me ngjyra...

E cuditshme, letrat e punedores, qe i benim shirita e zinxhire i kam kujtuar pikerisht 2-3 dite me pare, kur shihja se si e kishin "stolisur" Tiranen me ato flamurkat e vogla vargje -vargje, sidomos bulevardin. Sa per parrulla e flamuj, tepke si ne ato kohera kemi mbetur. smiley

Pu..pu..pu... u plakem.

O femije te dashur, qe u rritet tani dhe u bete peshq(por ama secili e ka akoma femijen te fshehur brenda vetes e mos me thoni jo smiley )....po ishte nje shaka e stisur ore! Po c'beni kshu mre, nga njezet e kacafiu komentues, vetem tre vete e kane pare si shaka, dhe by*** e plasur se eshte stisur, te tjeret jane kapur pas disa laspusve qe kam bere, jo yllka, jo pioner, jo fatos. E po mire atehere, mqs ju doni vetem gjera te verteta, do ju dergoj hartimin e nje femije ne vitin 2010. He doni?

he se harrova....me ka shpetuar....mami im ishte tornitore dhe e dalluar...punonte ne kombinatin e tekstileve Stalin! Une isha shume e lumtur qe mami im ishte tornitore. Kur te rritesha, do t'i ngjaja asaj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).