Cfare mendoni per rezoluten e PS per ekonomine?

REZOLUTA E PS-SË PËR DALJEN NGA KRIZA EKONOMIKE

Në kushtet e kësaj krize, që vetëm mund të thellohet nga mosveprimi i menjëhershëm i qeverisë, Partia Socialiste apelon ndërmarrjen e një sërë masash të rëndësishme:

Në fushën e politikave fiskale

• Të rishikohet Buxheti i vitit 2010, që është mbështetur kuturu në një rritje ekonomike fiktive të supozuar me 6.5%. Kjo rritje jo realiste përbën një kërcënim të hapur për stabilitetin makroekonomik dhe e bën objektivin mbi të cilin ngrihet e gjithë ngrehina e Buxhetit të vitit 2010 absolutisht të parealizueshëm dhe vetë buxhetin terësisht të kompromentuar që në letër;

• Të qetësohet klima e acaruar artificialisht e biznesit për qëllime të mirëfillta politike dhe të rivendoset menjëherë dialogu me komunitetin e biznesit, për ta bërë atë pjesë integrale të masave të përballimit të krizës;

• Të realizohet një ulje e përkohshme 12 - 18 mujore e taksave mbi biznesin e rrezikuar nga kriza për të stimuluar aktivitetin e sipërmarrësve si motori më i shpejtë ekonomik i vendit.

Në fushën e politikave monetare

• Banka e Shqiperisë të vleresojë mundesitë për një ulje të shpejtë të normës të interesit;

• Banka e Shqiperisë të vlerësojë mundësi të tjera për politika që lehtesojnë çngrirjen e likuiditetit

• Banka e Shqiperisë nepërmjet politikave të saj dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe ndërkombëtarët duhet të mbështesë monedhën vendase duke parandaluar, ndaluar spekullimet me synim rikuperimin nga rënia drastike e vlerës së lekut.

Në fushën e politikave të përgjithshme qeveritare

• Të garantohet pasqyrimi i vërtetë dhe transparencë e treguesve ekonomike e financiare të vendit me shifra të pamanipuluara për qëllime dritshkurtra partiake, si hapi i parë në pranimin, raportimin dhe frenimin e recesionit shqiptar. Kjo të shoqërohet me shkëputjen e menjëhershme të INSTAT-it nga varësia e qeverisë dhe kthimit të tij në një institucion të pavarur në varësi të Kuvendit të Shqiperisë;

• Të ftohet menjëherë Fondi Monetar Nderkombëtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të posaçme me Shqiperinë dhe të kërkohet mbeshtetje financiare për daljen nga kriza;

• Të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin pavarësinë e pushtetit lokal, i cili është më pranë biznesit të vogël, duke i dhënë të gjitha instrumentet e duhura për mbështetjen dhe motivimin e këtij biznesi në këtë kohë krize;

• Të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin biznesin e vogël dhe e klasifikojnë atë artificialisht si biznes të madh;

• Të bëhet distancimi i pushtetit nga monopolet që çdo ditë e më shumë po e fusin ekonominë shqiptare në rrugën e tkurrjes. Prania e tyre në çdo sektor të ekonomisë, me mbështetje të drejtëpërdrejtë nga oborri qeveritar dhe klientet e tij duhet të marrë fund përpara se sa të fundosin ekonominë;

• Të hartohet dhe zbatohet një pakete masash të posaçme për nxitjen e investimeve të mirëfillta, veçanërisht investimeve direkte të huaja;

• Të garantohet mbrojtja ligjore e pronës private dhe respektimi i titujve të pronësisë;

• Të rishikohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe urgjentisht të përcaktohen masa për indeksim të pensioneve, të ndihmës ekonomike dhe të pagesave të tjera të grupeve në nevojë.

Partia Socialiste ngulmon se ekonomia shqiptare kërkon një model të qartë dhe të ri zhvillimi. Shqipëria nuk mund ta mbështesë zhvillimin e ekonomisë vetëm në faktorët e deritanishëm, ku dominojnë dërgesat e emigrantëve, informaliteti dhe mungesa e prodhimit.

Partia Socialiste shprehet për nevojën e kalimit të ekonomisë në modelin e zhvillimit të qëndrueshëm, në një ekonomi konkuruese që mund të përballojë konkurencën drejt hapjes me ekonomitë e rajonit dhe ato të vendeve antare të BE-së, e aftë të përfitojë nga zhvillimi global dhe e pavarur nga trafiqet e informalitetit.

Modeli i zhvillimit që i nevojitet Shqiperisë duhet të ketë në bazë arsimin, teknologjinë dhe progresin social të mbështetur nga një industri, bujqësi dhe shërbime në transformim që do të sigurojnë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe të të ardhurave për frymë.

Modeli i zhvillimit që i nevojitet Shqiperisë duhet të mbështetet në standartet europiane dhe të synojë të krijojë:

• Një ekonomi funksionale tregu, të aftë t'i bëjë ballë konkurencës pa kufij;

• Një ekonomi e orientuar nga eksporti i mallrave e shërbimeve dhe jo e mbështetur në eksportin e fuqisë punëtore të pakualifikuar;

• Një ekonomi që mbështetet në kursimet e siguruara nga zhvillimi i brendshëm ekonomik dhe nga formalizimi i ekonomisë;

• Një ekonomi që krijon klimë favorizuese për biznesin, veçanërisht atij prodhues dhe që garanton lirinë e konkurencës;

• Një ekonomi ku zhvillimi mbështetet në hartimin dhe zbatimin e kujdesshëm dhe afatgjatë të politikave makroekonomike, ku ambicia për standarte europiane të sundojë si prioritet i të menduarit qeverisës dhe axhenda europiane të jetë në rradhë të parë mendësi qeverisëse. 


Partia Socialiste është e vendosur në realizimin e këtyre masave programore, si një proces për të cilin ajo ka objektiva të qarta ekonomike dhe politike dhe një mbështetje të shumicës së shoqerisë shqiptare.

21 Komente

Shume e drejte dhe mjaft praktike. Eshte hera e pare qe nje parti opozite del me sugjerime konkrete per ndalimin e krizes ekonomike qe i kanoset vendit.

Gjithashtu nga lajmet qe po shoh sot nje 18 vjecare shtatzane ka gjetur vdekje nga grimi i derrit. Nuk e di sesa njerez jane ne karantine ne Shqiperi dhe cfare mase senzibilizimi jane marre? Gjithashtu a ka ndonje projekt per vaksinimin e popullsise?

 

 Po ne cilen faqe nga ato 1000 te 1000 here permendurat ndodheshin keto direktiva politike, ne pergjithsi, te djathta?

ta lexojme me vone me me shume gajle..

Jo vetem ne cilet faqe, por KU behet propozimi?  Ne ppu?  Ne gazete?  Apo ne demonstrata kutish? 

Eshte rezolute.. se kuptoj c'ka ketu per tu mos kuptuar?

Dakort mer Liqen.  Rezolute.  PS-ja eshte e shqetesuar per ekonomine, harton nje rezolute, e paraqet.  Edhe?  (Pa i hyre ne te thella rezolutes) praktikisht si perkthehet?   Ose me sakte, praktikisht c'vlere ka?

Monda cfare pune ben ti? Me thjeshte per ta kuptuar.. Kur vihet re qe kompania ku punon po shkon ne rruge te gabuar atehere pergatitet rezoluta ose "thirrje" me shqip per te ndryshuar rrugen apo per te marre masa te reja.  Ata qe vendosin te bejne kete "thirrje" jane njerez qe ne thelb jane te shqetesuar per te ardhmen e kompanise. Nuk jane ata qe marrin vendimet!!!

Thirrja i drejtohet atij qe eshte ne krye te kompanise dhe i takon atij dhe vetem atij te marre masat "praktike". Kjo ne disa raste eshte thik me dy presa ku pergjegjsia ligjore/morale dhe merita/suksesi i takojne atij qe drejton kompanine.

Kaq ishte perkthimi..!

 

Mire.  Flm per sqarimin "de juro" te rezolutes smiley

Shif tani, une e ti e kemi kollaj te sqarohemi pa i rene rreth e rrotull, edhe pa e prish atmosferen e mirekuptimit smiley.  Me sakte, shqetesimi, apo konstatimi im eshte ky: qe ne cfare platforme, ne c'kushte mund te kete efekt rezoluta "de facto"?  Ne kushtet e momentit, jo nje, por 100 rezoluta te beje PS-ja (jo vetem per kete por edhe per probleme te tjera), ne situaten politike qe ndodhet vendi, nga njeri vesh hyjne, nga tjetri dalin.  Dmth vijme te "ngerci", qe pa u kaluar ky ngerc, te tjerat jane llafe ne hava.     

Une them ta bejme dhe bashke nje rezolute Monda smiley

Kjo e jona naturellement do jete me efikase smiley

PS: Ehhh si je per kapje thelbi patriote smiley.

Te me rezolu... rezo... rezolvo... rezoluvo... rezolutoni qe cke me te ju te dyja.

...........

PS, brenda seriozitetit praktik grifsheror;

rezolute, ndoshta po ta shohesh si "zgjidhje", qe ne fakt eshte termi i duhur shqip, ahere ndoshta e merr vesh. Ate vlere ka.
PSja me rezolute, tregon se ende eshte e interesuar dpd ne gjendjen e vendit. Dhe nuk po ben fushate anti - Berishovic kot me kot vetem per llafe dhe sa per t'u grindur si bitchat. Ja ku po paraqet nje zgjidhje ne leter, te detajuar; dhe le ta marre parasysh qeveria, ta zbatoje apo thjesht ta lexoje.

Pra, zgjidhje.

Me sakte, shqetesimi, apo konstatimi im eshte ky: qe ne cfare platforme, ne c'kushte mund te kete efekt rezoluta "de facto"? 

Ufff na plase.. Pasi paraqitet rezoluta vendoset nese ja vlen ta ratifikosh (shqip zbatosh) dhe nese e ratifikon shikohen efektet. Opozita nuk ka fuqi ligjore dhe as fuqi shteterore te bej "de facto" se nuk ka gje ne dore.. Ne te kunderten dorezo celsat! Me thjesht akoma nese ky Sula mendon se kemi nje krize ekonomike ne dere zbaton pikat e paraqitura.. Nese nuk mendon se kemi krize dhe PS po e ben per politike, per mafiozlleqe, ja fusin kot jane skicofren, se kane idene se cfare thone Sula del ne parlament dhe fillon i shan me rob shpie.  Pas 6 muajsh shohim ku jemi dhe bejme vleresime!

Kaq ishte edhe perkthimi "de facto"..!

 

po e lexoj te plote me vone, por:

Në fushën e politikave monetare

Banka e Shqiperisë të vleresojë mundesitë për një ulje të shpejtë të normës të interesit;

• Banka e Shqiperisë të vlerësojë mundësi të tjera për politika që lehtesojnë çngrirjen e likuiditetit

• Banka e Shqiperisë nepërmjet politikave të saj dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe ndërkombëtarët duhet të mbështesë monedhën vendase duke parandaluar, ndaluar spekullimet me synim rikuperimin nga rënia drastike e vlerës së lekut.

ne sy te pare keto qe kam bere me bold jane pak kontradiktore (megjithese nuk e kane formuluar shume prere)

Modeli i zhvillimit që i nevojitet Shqiperisë duhet të mbështetet në standartet europiane

fjali te ketij lloji ta heqin pak deshiren per ta lexuar deri ne fund



 si mundet me socializem te drejtosh ne kapitalizem ?

ps: me kujtohet nga vitet e 9- dhjeta sapo ra kamunizmi shkijar, nje tu ngritur neper greva urije e te tjera, te gjitha shtresat punonjese te vendit (minatoret, druvaret etj), per rroga e kushte me te mira prodhimi. nder te tjera kerkonin qe shteti ti shpallte zona ekonomike te lira (termin ekzakt e kam harruar sot), pa taksa, qe te terhiqnin investitoret e huaj, etj, etj.

kishte ne masa nje entuziazem te papare, qe gjindja do te pasuroheshin shume shpejt sa hap e myll syte. vetem me ca levizje shahistike magjike politike makiaveliste, dmth mjaftonte qe qeveria ti shpallte keshtu apo ashtu dhe çdo gje do te shkonte me pas fjolle.

ne TV, midis intervistave te panumerta si zakonisht, del e flet edhe nje profesor ekonomie suedez ku nder te tjera tregon se entuziazmi i fryre e masiv (i kalimit nga komunizmi ne kapitalizem dhe nje pasurimi te shpejte) i dukej pa baza te shendosha. 

ai tregoi qe ne kapitalizem, punetoret benin greve sepse e dinin qe atje kapitalizmi ishte i pasur, kishte leke, pra per ta detyruar ate ti paguante me mire, te mos i shfrytezonte aq.

ndersa ne shqiperi thote nuk kuptoj pse duhet bere greve, ketu NUK KA LEK (nuk ka akoma kapitalizem) atehere nga prisni t'ju paguajne ? pyet ironikisht ai.

kete pyetje e bej une sot, si do te gjej ose prodhoje lek, partia socialiste ? mbi çfare ligjesh, mbi çfare shkence, apo me fjalen e shenjte ? 

megjithese ata dreqer nuk besojne as ne zot smiley

entuziazmi i fryre e masiv i dukej pa baza

Tani ka ngrefje individuale.

 nuk e kuptova qellimin e postimit tend. mund te kete dhe ngrehje individuale (bile mendoj se keshtu ka qene gjithmone dhe sa te kete indidive keshtu do te jete perhere) po pastaj çlidhje ka kjo me kete temen ketu ? 

ps: i thash dhe mondes tek nje teme tjeter, te mos kapej pas fjaleve (kuçi maçi ose urata) por pas IDESE qe del prej tyre.

 

Modeli i zhvillimit që i nevojitet Shqiperisë duhet të ketë në bazë arsimin, teknologjinë dhe progresin social të mbështetur nga një industri, bujqësi dhe shërbime në transformim që do të sigurojnë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe të të ardhurave për frymë.

Me demek do i myllin 3/4 e universiteteve keta e do i transferojne te gjithe Filoqylsat te Politekniku?

 

 Modeli i zhvillimit që i nevojitet Shqiperisë duhet të ketë në bazë arsimin,teknologjinë dhe progresin social të mbështetur nga një industri, bujqësi dhe shërbime në transformim që do të sigurojnë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe të të ardhurave për frymë.

keto kishte per baze edhe partia e punes shqiptare dhe na la pa buke, bile dhe ate energji e entuzazem masash qe ta jep çdo shnderrim pushteti e beri bunkera e pushke te shtrembera, ne vend qe te ndertonte keto pallatet "moderne" qe po ndertojne e rrejne miletin sot. ndersa sot te benin gjera te tjera me te avancuara .....

ajo qe shtrohet sot eshte, ku do i gjej parat SHTETI. se perpara se te shkosh ne shkolle te duhen para per libra rroba e buke.

kush eshte motori i nje shoqerie kapitaliste ? a eshte shqiperia nje shoqeri e tille ? neqoftese se jo perse duhet socializmi ? etj etj.

ps: hajde lal ngrini nivelin e debateve tuaj ..... mos u kapni pas LLAFEVE por pas idese qe fshehin ose shprehin ATO !

 

 Bukurosho shume shkurt se po me ik treni.

Lere Francen se ta kane me te futme. Sarkozi tha se leket qe vjel nga ty do ti bej rrush e kumlla. Do ti investoj sa ne shkollim sa ne mjeksi e ca ngelet do na i japi ne amerikaneve qe ju ushqejme qendrat tuaja kerkuese. Shkurt muhabeti sot do pi me lekt e tuja. Hudhu kenej nga kapitalizmi i eger qe te pime me leket e francezve. Po me taksat tona kush pi? Pine kinezt. hudhu ne Kine se kshu nuk del as nga linja e partise. Sula ka thon qe PD dhe PKK jane si motra.

Ore,qe ka plot gjera qe duhet te diskutohen ,kjo svihet ne dyshim.Por ne momentin qe cunat e ps,dalin e i thone teorite e tyre nga bahcet,besoj se i humb edhe serioziteti ketij muhabeti.Fjale e lloqe,mund te bejme gjithe diten e noten,por fjala merr vlere kur thuhet ne vendin e duhur ( si psh te akuariumi ideor i PPU ).

kush eshte motori i nje shoqerie kapitaliste ? a eshte shqiperia nje shoqeri e tille ?

Shqiperia nuk o shoqeri kapitaliste, ashtu si PS nuk o parti socialiste.

 Po ta analizosh kete rezolute....

1. Te vleresohet nje rritje me e vogel ekonomike, dmth te planifikohen me pak te ardhura dhe qe te ruhet makrostabiliteti DUHET TE ULEN SHPENZIMET BUXHETORE. 

2. Ulje e taksave 12-16 muaj pra me pak te ardhura pra DUHET TE ULEN EDHE ME SHPENZIMET BUXHETORE.

Dmth pak a shume nje politike austeriteti, antikejnesianiste...ndonese kjo gje me pelqen me cudit pak qe kete e propagandojne te majtet...ajde e majte ajde!

3. Te ule normen e interesit BSH? Wow. Ca formule magjike! Po pastaj Leku ku do te veje? Do te forcohet he? Ajde ekonomiste ajde. 

Cfare masash te tjera te ndermarre BSH per cngrirjen e likujditetit...te beje me shume Quantitative Easing se cben? Dmth te rendim drejt hiperinflacionit kur kjo "dasme" te mbaroje he? Dhe dua te di si e garanton kjo stabilitetin makroekonomik per te cilin u shqetesuan keta trapat me lart? Kjo QE mban Berishen ne pushtet se nuk ekspozon deshtimin e politikave ekonomike te ketyre 4-viteve, keta trapat duan ta shtojne me teper he? Ajde parti ajde!

4. Te vije prape FMN he? Shume mire po kur ne nuk jemi ne krize pagesash c'e duam FMN se ai ne keto kushte te jep vetem ndonje therrime. Dhe efekti ne investitoret e huaj eshte jashtezakonisht i keq, nje vend qe therret FMN dmth pranon qe eshte ne krize te rende...sa te zgjuar mor aman.

Plus edhe ca brockulla te tjera si puna e asaj mosrritjes se energjise..po ku ishit ju kur e privatizoi OSSH, pse nuk dolet ne protesta per kete idiotesi te tmerrshme qe do te na kushtoje shtrenjte!

E vetmja gje qe bie dakort eshte vizioni qe ka PS per te ardhmen ekonomike...shume mire, por si do ta arrije? Asgje...dhe me shume se vizion duket si enderr...dhe me keta ekonomiste qe bejne keto palo-analiza se mos na behet makth kjo pune...

Shkurt muhabeti mire nga Birisha qe nuk presim gje te mire por edhe nga ju me nder nje M....na del

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).