Cfare mendoni per 10 personalitet e vitit shpallur nga Bashkia e Tiranes?

 

Vangjeli Mele

Ish - Mësuese. Drejtore e shkollës pedagogjike per rreth 20 vjet. Nje nga mesueset qe kane dhene dhënë kontribut në edukimin e shumë brezave. Që nga koha që ka dalë në pension është angazhuar rregullisht në aktivitete në të mirë të komunitetit.

2. Fatos Baxhaku

Gazetar i mirënjohur. Realizues dokumentarësh ...

Gjatë rrugëtimit të tij në çdo vend të Shqipërisë, ka nxjerr në pah vlera, realitete, histori ndoshta të panjohura ose fare pak të njohura duke i dhënë një dimension të ri vendit tonë dhe njerëzve të tij të mrekullueshëm ...

Drita Babameta

Drejtore e Shoqatës së Grave Rurale në Shqipëri. Ka ndihmuar me qindra e mijëra vajza e gra permes konsultave psikologjike dhe asistencës shëndetsore. Ajo kryen kete detyre prej shume vitesh, duke kaluar nga nje zone periferike ne tjetren ne sherbim te njerzve ne nevoje.

Profesor Doktor Hamit Boriçi

Një ndër themeluesit e katedrës së parë të gazetarisë. Autor i shumë librave që kanë shërbyer si tekste mësimore, por jo vetëm. Ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezash gazetarësh. Sot e kesaj dite ne prag te 80-te, Prof Borici vazhdon me devotshmeri te mesoje qindra sudente permes auditoreve universitare.

5. Tirana Bank nderohet si institucioni i cili ka dhuruar numrin më të madh të pemëve gjatë vitit 2009, duke iu përgjigjur nismës së Bashkisë së Tiranës “Një qytetar një pemë”. Tirana Bank urojme te kthehet ne frymezim per te gjitha bizneset e tjera, pasi qyteti ka nevoje per mbeshtetjen e te gjitheve.

Profesor Aleko Minga

Aleko Minga, Profesor i shkencave matematikore, ka dhënë kontribut të çmuar me punimet dhe botimet e tij shkencore. Krahas punëve shkencore për moshat adulte, Profesor Minga ka përkthyer dhe punuar gjithashtu literaturë për fëmijë.

Ilir Kerni

Balerin i mirënjohur ne Shqiperi dhe jashte saj. Artist i Merituar, i nderuar me shume cmime nderkombetare. Pas nje mungese te gjate ne skenen e kryeqytetit kthehet ne 2009 me “Arrethyesin” duke i shtruar vlera te vecanta zhanrit te baletit , i cili kalon prej vitesh krize ashtu si dhe zhanret e tjera te artit.

8. Bledar Nallbani

Futbollist i mirënjohur. Ka filluar të aktivizohet si i ri i talentuar që në moshën 17 vjeçare dhe vazhdon të japë një kontribut të spikatur në fushën e sportit.

9. Kujtim Likzelia

Përfaqësues i Shoqatës “Për një të ardhme të Romëve”

I është përkushtuar edukimit të rinisë rome. Ka dhënë kontribut dhe në promovimin e vlerave të kulturës rome. Ka përfaqësuar shoqatën në samitin Rom që u mbajt në Bruksel, në Kongresin Rom.

10. Jonida Ndreu

Nxënëse e shkëlqyer. Aktiviste në të gjitha aktivitetet sensibilizuese që organizon jo vetëm Bashkia e Tiranës, por dhe organizata të ndryshme rinore. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare ku trajtohen problemet e rinisë duke përfaqësuar denjësisht rininë shqiptare.

5 Komente

disa nuk i njoh nuk di c'te mendoj

Per mua, Baxhaku e meriton plotesisht! Kaq, edhe me teper! Urime dhe suksese! 

Ne rregull, shumicen i njoh dhe jane vertet personalitete, por nuk shoh ndonje detaj ne lidhje me ate qe keta kane bere ne 2009 per ta merituar kete titull!!!

Kane "harruar" Ponin, Olldashin, Bashen dhe Bogdanin, nder personalitetet qe e kane bere me pis Tiranen kete vit ..............

Njoh dy emrat e pare. Njerez te mire dhe te urte, te ndershem dhe profesioniste. Veshtire te besh krahasime me te tjere qe ndoshta nuk jane ne liste, por gjithsesi them se e meritojne plotesisht. Me ca me shume njerez te tille, ndryshe do ishin punet ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).