Cfare do te thote Punisto-Mafioz ?!

27 Komente

 Na jepni nje historik te shkurter te punisteve dhe mafiozeve (e kam fjalen ne sensin historik dhe jo per keto tanet).

 Na jepni nje historik te shkurter te punisteve dhe mafiozeve (e kam fjalen ne sensin historik dhe jo per keto tanet).

Ne sensin histerik po deshe, se historik s'ka shume.

Kurse ne sensin fotografi, qe nje ilustrim nga Eltoni smiley

tra la la e tri li li

Me thene te verteten "aleanca punisto mafioze" eshe nje shpikje politike berishiste, qe ka te njejtin funksion me kutizmin e Rames.

Idrisi ma shpjegoi qe punist = komunist, nga emertimi i Partise se Punes.

Tani komunista ka plot ne Shqiperi, so what? Po dhe mafie/korrupsion ka plot.

A ka me shume mafie qe jane te majte a te djathe, komuniste ose jo, kjo eshte pa lidhje.

Retorike politike e Berishes, sic dolen tani keto dosjet, sic u prish ai pallati tani, dhe jo me pare, packa se ka vite aty, doli dhe kjo retorike, bashke me shkuljen e dhembeve, deshinjte e Rames, etj.

Vetem Saliu e di se cdo te thote kjo fraze, prandaj dergoji nje sms dhe pyete. Thone qe ka raste qe edhe te pergjigjet, varet nga gjendja emocionale-psiqike-patriotike dhe rrethanore.     smiley

O xhib ky termi "punisto mafize" nuk ka per qellim te tregoje se a ka me shume te majte apo te djathte te korruptuar. Ketu kuptohet aleanca qe puniste te regjur kane bere me njerez te mafias, qe gjithesesi edhe keta te fundit kane rrenje po ne ate rregjim.

P.sh. kemi Rucin&Ramen nga nje ane me Tom Doshet, Dulaket, Kokedhimet, Besniket ne anen tjeter.

Ketu kuptohet aleanca qe puniste te regjur kane bere me njerez te mafias, qe gjithesesi edhe keta te fundit kane rrenje po ne ate rregjim.

Kjo eshte teper oksimorracake si shprehje mer, "punist". What the fukc is that? Se partia e punes ishte ne fakt partia komuniste, e perbere nga komuniste, thjesht nderroi emrin. Pse nuk e quan ky aleanca komuniste, po shpik terma te remixuara?

Dhe pash peshkun, mos na hapni barkun me antikomunizmat e Berishes, se e kam thene dhe me pare. Sot ish te perndjekurit bejne akoma greva urie, sot me ne fund pas 20 vjetesh Berisha po jep ndonje kompensim te vogel monetar per te pushkatuarit politik te komunizmit, dhe sot pas 20 vjetesh Berisha, qe ka qene me shume se gjysmen e ketyre viteve ne pushtet, dhe gjithmone ne krye te se djathtes, s'ka bere asnje pastrim figurash komuniste nga politika shqiptare.

Ca ka bere? Nje denim qesharak te byroistave per kafe, te cilet sot jo vetem qe jane te lire po bejne cmos te rishkruajne historine dhe te destabilizojne vendin, kur munden.

Dhe retorika antikomuniste e Berishes eshte vetem sa here qe eshte ne opozite, dhe sa here qe kur eshte ne pozite i rrezikohet pushteti, si tani. Dmth vetem ne kohe fushatash.

Ky eshte antikomunizmi, antipunizmi, dhe antileshizmi i Berishes.

Nje moot qe qelbet mos e shponi. lol

 xhibe kur perqendrohesh ose shtrengohesh, sipas rastit, e qit nga nje perle smiley 

te paste bedrija te baste! smiley 

Cheno, mua komenti yt per komentim tim me duket me interesant sesa komenti im. smiley

Sepse ti sapo na le te kuptojme dicka te re mbi komunistet shqiptare, ose te pakten peshkiste. Te jesh peshk komunist, midis te tjerash, do te thote ti besh komplimenta atij qe shan Berishen per mungese antikomunizmi. smiley

 e pranoj xhib, nganjehere edhe rembehem. Per nje moment mendova se kishe kuptuar bufonaten bajate qe na servir klasa e sotme politike (duke arrit kulmin e degjenerimit ne ate qe duhej te ish vertet pishtar demokracie, PD), dhe po perpiqeshe te shprehje, perhapje i soj indinjate ndricuese. Ndersa ti je akoma tu loz hapadollapa. 

edhe nje email kam per te lexu smiley 

Po Fazllicin dhe Delijorgjin ti i fut tek mafja e djathte? Po Klanin e Zemunit dhe Padrinon ku i fut ti?

Rama: 20 padi ndaj Berishës, të provojë shpifjet

Postuar më: 11/12/2009

Sot ka shkuar në dhjetë numri i padive civile dhe dhjetë numri i padive penale që vetëm unë, personalisht, kam hapur ndaj Sali Berishës, qysh prej ditës së çmendimit të tij në foltoren e parlamentit e deri tani.
I bëj thirrje, njeriut që ndot me papastërti të patolerueshme foltoren e parlamentit dhe të Këshillit të Ministrave, të provojë përpara gjykatës, qoftë edhe njërën nga shpifjet e tij.
Opinioni publik shqiptar ka të drejtën të mësojë të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës, për gjithë sa ka dalë nga goja e njeriut që sot drejton Shqipërinë me vota të vjedhura.
Ndërkohë i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Republikës, të hapë hetimin e të gjitha akuzave të kryeministrit të vendit ndaj meje dhe të kërkojë, nga Sali Berisha, prova e fakte lidhur me dhjetë paditë penale që kam depozituar deri sot në prokurori për këto akuza, pikërisht për të zbardhur, në çdo detaj, gjithshka është thënë gjatë këtij sulmi barbar.
Le të bëhet burrë i paburri Sali dhe le të tregojë se ka qoftë edhe një provë të vetme në dollapin e dosjeve të politikës së tij të shpifur të shpifjeve e gënjeshtrave me të cilat po bën pis Shqipërinë, po trazon çdo familje shqiptare, po turpëron çdo qytetar të këtij vendi.
Ky sulm mesjetar nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e opozitës, madje fakti që barbaria e pushtetit është kthyer në agresion kundër shumë njerëzve, familjeve, sipërmarrjeve private, jo vetëm provon drejtësinë e qëndrimit tonë në kushtet e rënies së shtetit të së drejtës, por edhe forcon bindjen e vullnetin tonë për të vazhduar betejën me protesta të mëtejshme ndaj këtij pushteti.
Gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë në të gjithë vendin për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare.
Ne jemi të bindur se Sali Berisha po e çon vendin në greminë duke grabitur zgjedhjet, fshehur forcërisht të vërtetën në kutitë e mbyllura, thelluar gropën e korrupsionit, shpallur opozitën si mafien më të rrezikshme në Ballkan, kërkuar të mbushë arkën e shtetit duke rënduar biznesin e vogël dhe terrorizuar biznesin e madh, rritur koston e jetesës së familjeve shqiptare përkundër rënies dramatike të fuqisë blerëse të tyre.
Bombat sociale që do të shpërthejnë në shtëpitë e shqiptarëve në janar, me çmimin e rritur të energjisë, taksat e rritura të biznesit të vogël, papunësinë e rritur çdo ditë bashkë me pafuqinë blerëse e me radhë, nuk mund të përballohen nga njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, po duhet të futen që të gjitha në faturën e Sali Berishës.
Ne do të shkojmë javën që vjen, qytet më qytet, për ta mbledhur këtë faturë, shesh më shesh, dhe për ta bërë gati popullin opozitar për betejën e madhe të rrugës për demokraci e drejtësi që opozita do të hapë vitin e ardhshëm e do të vazhdojë deri në rivendosjen e normalitetit demokratik.
Sali Berishën e gënjen mendja se do të na zmbrapsë duke na gjuajtur me gurët e pagdhendur të politikës së vjetër të urrejtjes, shpifjes, sharjes, por në fakt, ai vetëm po na frymëzon për ta çuar më tej aksionin tonë të drejtë, deri në largimin e tij nëqoftëse kutitë e votimit nuk hapen.
Ka marrë peng me vota të vjedhura parlamentin e qeverinë dhe e gënjen mendja se do të na marrë peng të gjithëve përmes parlamentit e qeverisë.
Asnjë hap mbrapa nuk bëjmë.
Le të rrijë pa opozitën në parlamentin e marrë peng, të cilin e ka kthyer së fundi në prokurori e në gjykatë të paligjshme, ku ngrihen akuza të çmendura dhe jepen sentenca të marra për kundërshtarët politikë apo për sipërmarrës që Sali Berisha i quan kundërshtarë, thjesht sepse nuk i ka klientë të pushtetit të familjes së tij.
Ne do të qëndrojmë jashtë atij parlamenti të dalë nga dhunimi i votës së qytetarëve, që dhunon rregullisht liri e të drejta qytetarësh, dhe do të jemi me qytetarët në një betejë për liri e të drejta që nuk shiten, nuk blihen, nuk negociohen.
Miqve tanë ndërkombëtarë u kemi qenë e do t’u jemi mirënjohës për gjithçka, edhe për shqetësimin serioz e këshillën e urtë për dialog dhe u përsërisim se bojkoti ynë nuk është shkaku i krizës së demokracisë dhe rënies së shtetit të së drejtës, po vetëm një pasojë e kësaj krize që dita – ditës po cenon liri e të drejta të pacënueshme.
Që të ketë dialog Sali Berisha duhet të mbarojë monologun grotesk të luftës me opozitën mafioze dhe duhet të mos bëjë më sikur nuk e kupton që kërkesa jonë për hapjen e kutive nuk ka lidhje me gjykatën e me vendimet e saj.
Fundin e bojkotit nuk e kemi në dorë ne, por shkaktari i tij, pra Sali Berisha. I cili duhet të pranojë hapjen e kutive, për të rikthyer menjëherë opozitën në parlament. Pa u hapur kutitë nuk ka më asnjë garanci për zgjedhjet në Shqipëri, por nuk ka po ashtu asnjë zgjedhje tjetër për opozitën veç përshkallëzimit të protestës popullore.
Do të protestojmë papushim dhe do ta bëjmë këtë në mbrojtje të parimeve e të vlerave të demokracisë, po edhe në mbrojtje të çdo qytetari e sipërmarrjeje që do vihet në shënjestrën e këtij pushteti për arsye dhe në rrugë të jashtëligjshme.
Asnjë sipërmarrje të mos i nënshtrohet shantazheve e kontrolleve të paligjshme që bën pushteti duke keqpërdoruar shtetin e shpërdoruar detyrën.
Asnjë sipërmarrës mos t’u hapë derën atyre të cilët, nën uniformën e shtetit, u shkojnë në derë për orekset e paligjshme të pushtetit, që së fundmi kërkon të mbushë arkën e zbrazur për qëllime elektorale të Sali Berishës, duke vënë gjoba arbitrare.
Askush të mos ngurrojë të na kërkojë ndihmë nëqoftëse nuk mbron dot, nga sulmi i paligjshëm i pushtetit, të drejtën që i jep Kushtetuta dhe ligji e nuk mund t’ia dhunojë Maliqi.
U ribëj apel drejtuesve të Policisë së Shtetit të mos e bëjnë policinë mish për topat e pushtetit.
Mjaft është sakrifikuar e përvëluar policia në të shkuarën për deliret dhe tarbjatet e këqija të pushtetit të interesave të vogla.
Mjaft janë keqpërdorur policët e këtij shteti për orekset e çdo pushteti.
Mjaft janë dërrmuar moralisht në vite burrat e djemtë që, nën uniformën e policit të shtetit të të gjithëve, janë bërë vegël në duart e pushtetit të disave.
Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të jetë më, në asnjë rast e për asnjë arsye, jashtë binarëve të ligjit, jo më të nxirret rrugëve për të larë hesapet e Sali Berishës me opozitën e këtij vendi e me kundërshtarët që i dalin në ëndërr njeriut që fle mbi kutitë e mbyllura të zgjedhjeve të grabitura.
Ne jemi të vendosur, më të vendosur se kurrë, për t’i treguar Sali Berishës se ai nuk bëhet dot mbret dhe nuk vendos dot në Shqipëri kurrfarë rendi tjetër përveç rendit kushtetues e ligjor, sipas të cilit ky zotëri s’ka e s’mund të ketë asnjë liri e të drejtë më shumë sesa kushdo tjetër në këtë vend.
 

Rama: 20 padi ndaj Berishës, të provojë shpifjet

O leshpreres, une sjam avokat, po e kishe idene qe ai qe ben padine ai e ka per detyre te provoje/vertetoje para gjykates se ato qe thote ne padi jane tamam ashtu, apo eshte anapulla? smiley

Nuk ju kuptova zoti jo avokat!

Mbase s'do te me kuptosh? smiley

E kisha idene qe ai qe ben padi ai ka pergjegjsi provash, qe te mbeshtese padine. Psh. nqs une te them ty komunist, ti me ben padi ne gjykate per shpifje (se ti ne fakt s'je komunist) atehere qe ceshtja jote te fitoje, po se pari te merret parasysh nga gjykata, ti duhet te paraqesesh prova/argumenta qe tregojne se ajo qe thashe une eshte shpifje, pra qe ti s'je komunist.

A eshte keshtu apo e kam gabim? Per funksjonin e padise ne gjyq e kam fjalen, jo per faktin qe s'je komunist. smiley

Po une komunist  jam o xhibo, keshtu qe ti ne kete rast nuk ke genyer dhe as ke shpifur! Po nese ti mua me thua hajdut, atehere une do te te padis ne gjyq per shpifje dhe ti kur te te theras gjykatesja Fatmira duhet ti japesh fakte qe une kam vjedhur, perndryshe do te te quhet shpifje dhe do te denohesh sipas kodit perkates. Te pakten keshtu vepron drejtesia ketu. Mbase atje ku je ti vepron dryshe se helbede ju ameriqenet jeni ndryshe nga mbetja e botes.

O xhibo te mungon komplet llogjika mer djale.

Rama e ka denoncu per shpifje.Tani Berushes i tako me thone (po ja mbajti bytha me shku ne gjykate) qe ato nuk jane shpifje por jane te verteta ene ti vertetoje nje e nga nje ato qe ka thone.

CAPISCH OR NO CAPISCH

Mbase ashtu eshte, s'e kam haberin si funksionon ligjerisht. Dmth sipas kesa nese ty te thote dikush p.sh. me ben si p*dh i bukur dhe ti e akuzon per shpifje, ai duhet te paraqese prova qe ti je ne fakt p*dh i bukur? smiley

Gjithsesi kjo padi e Rames eshte si kerkesa kutiste, behet thjesht per efekt spektakolar, se dihet qe asnje s'do shkoje ne gjyq. Pastaj Birisha ja qiti nepermjet PD-se ato letrat e gjyqit me te shoqen, te cilat i kishte publikuar Baze, ku Rama i thoshte te shoqes qe s'kam qene me ty, ke qene me tim ate ne plazh ate vere, etj.  Si i behet me kete akuze p.sh. i bie qe Rama ta pranoje ne gjyq dhe pastaj kjo behet e ligjeruar nga gjyqi? lol

Po nqs Berisha qit dhe emrin e doktorit qe e ka mjekuar per skizofreni, ca pastaj? Sidomos po pati dhe rekorde kartele, i bie qe Rama te padise doktorin per qitje informacioni konfidencial? smiley

Jane fushate politike e kam fjalen, nga te dy. Asgje me teper.

Mgjths do ishte interesante te lexonim padine e Rames. "Berisha me tha qe jam mjekuar per skizofreni. Kjo eshte shpifje sepse ..." "Berisha me tha qe e kam akuzuar gruan se e ka bere me tim ate. Kjo eshte shpifje sepse ..." e me rradhe. smiley

Llafet e teperta fukarallek ka thon nje plak ne laprake.Le te shkoje ne gjykate yt zot e ti provoje .I dont give a shit xhibo si do ndihet Rama apo ajo qe e ka bo Ramen.

Shume mire Edvini me keto fjalime bajate e te frikshme, kujtes e neteve te trishta vite me pare.

Vjen vetvetiut nje pyetje per "shpetimtarin" e kombit.

Po pse pranove te futesh ne garen elektorale me kete kriminel, hajdut e mafioz si Berisha.?

Ku e kishe  sigurine se do fitoje?

Pse nuk pranove hapjen e dosjeve ( mbase ishsigurimsat kane ndihmuar Berishen te mbaje pushtetin, se gabon kur thua " jane vjedhur votat, Jo jane shitur duhet te thuash)?

Deshira e jote eshe te besojme tek misherimi i Shqiperis se 12.000 vota jane o liri o skllaveri?

Per kaq pak vota fati i Shqiperis eshte ne medyshje si kurr njeher.?

 

 

Jane ca fjale qe Berisha i nxjerr nga zorri,qe as vet ai nuk i kupton,sepse i ka hyre frika ne palc,eshte bere si ai miu qe kerkon vrim ku te futet,dhe ne rruge e siper,do te flas percart! Eshte bere gaz i botes! Nuk di ku te shkoi,thote qe do ti bjer me not(vjet mesoi notin) ne rast se hapen kutite ,nga Vlora ose Durrsi deri ne Bari te Italise.

Si perfundim, kush ishte kuptimi ketyre fjaleve? smiley

 ohohohohohohoho...

Do dhe kutpim kur futet Xhibi me Lumasiun ne mes. Ti qeke ....si ta me duket smiley

Punisto - mafios do te thote mafia qe komandon Partine Socialiste.

Demokrato -  Mafioz do te thote mafia qe komandon Partine Demokratike

Mafia puniste me mafian demokratike jane dy familjet e medha mafioze shqiptare qe drejtojne shqiperine.

O Sale, shkulja Rames dhembet se keto qe ka i ka per ibret. Ju kan hap komplet si gure shahu. Gjynah alamet burri Rama, me miljarda leke i dridhet dora per i 10 miljonshe per gojen. Me kan thene qe ka fillu te kurseje se po ja mer shpirtin Sala. Ene buke ka fillu te haj
e racjon smiley

 monda, besoj tu mbush mendia qe çfare tregova dje, nuk ishin rrena, dmth nuk ishte diçka pa baza te verteta siç psh eshte kjo tema komplet, e mbeshtetur ne supozime, qe megjithate nuk e fshijne.

e genjeshterta eliminon vetveten (ose i ka kembet e shkurtera). ndersa e verteta VRET.

prandaj bejme kurdohere kujdes ta MBULOJME, megjithese pa e zhdukur dot.

çiao yll.

punisto mafioz  per mu

eshte nje mafioz qe punon shum , i dalluar dmth

haghaggahahahahg

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).