Berisha mbreme ne Opinion

E pa njeri? Kishte ndonje gje interesante, ndonje batute te re a gje te re? smiley

21 Komente

xhibo, nuk kishte ndonje gje te re.

Nga sa mora vesh une, Shqiperia eshte gati te kaloje edhe nje ´97 tjeter.

Kur fillon te genjej per fillimet e levizjes studentore,

jo shkova ketu e shkova atje, une u thash dhe....... mek stopoj, sa i permendi Bledi pa dashje kujtimet e librit qe ka shkruar B. Mustafaj!!!

Monda, tani pasi e shkrova kete u perpoqa, po sikur shkeputet video mbas nje fare kohe, apo me ndodh vetem mua? smiley

Po Top Story kishte ndonje gje interesante?

 

P.S. Na eshte rritur interesi sikur po ndodh fushate prap. smiley Ne fakt mire tha nje tek top story para ca ditesh, eshte gjendje fushate, zgjedhjet kane 6 muaj qe kane mbaruar dhe Shqiperia jeton ne gjendje fushate akoma, per Ramen loja s'ka mbaruar, tani ju kthye dhe Berisha me 'shpirt' fushate, bir Selmani nenes. smiley

Fatkeqesisht, mua s'me eshte shkeputur akoma.  Ene s'ta kisha borxh smiley

Ose ajo qe tha se me kane share mbeseat!!!

Teksualisht;

isha me mbesat dhe po shikonim tv, kur filloj ky duke me permendur mbesat, dhe me tha ajo mue;

gjyshi me duket me permendi emrin!!!

Kaq u desh trimit me shpat te fillonte sulmin, muhabet qe se beson as ata pleqte e rrjedhur te katundit nga ka ardh.

Mua me beri per te qeshur tek minuta 110.49, kur thote:

"Studentet me thojne: - Ti do te na perfaqsosh ne"

"Jo" i them. "Une pefaqsoj veten tuj"

smiley

Eh, ky ka gallate ne fakt. Po te mos kishte ne dore fatet e nje vendi, ky kishte per te qene me te vertete per te qeshur.

S'kam arritur akoma aty, por ia vlen te ndalesh tek "leximi i te gjithe disidenteve" qe ne "femijerine e hershme." 

Thagma lol.

Perseritja eshte nena e neveritjes!Ja kjo ishte intervista me Kryeministrin!As gje e re!

E magjinoni tu bie ne koke nje pike uji ne te njetin vend, kur ti i ke duart te lidhura dhe nuk ke c`fare te besh,pervecse te pranosh ate pike uji ne koke?

Ja kjo te ngjet ne se do te degjosh Kryeministrin e Shqiperise!Pika e ujit eshte ne cacke te kokes!

Po doni te dini sa ka kontribuar Salisti ne levizjen e dhjetorit ,lexoni Shinasi Ramen nje nga drejtuesit e levizjes studentore.

Themelimi i PD-se,Sinasi Rama: Prapaskenat e Aliseme Saliun e te tjeret
» Dërguar më: 03/12/2009 - 11:40
Ilda Lumani

Mes të ftohtit të dhjetori dhe dimrit, viti 1990 solli edhe një erë të re, të vështirë për t’u pranuar nga mentaliteti i kohës, drejtuesit e vendit dhe gjithë ithtarët e Partisë së Punës: pluralizmi politik. I papranueshëm krejtësisht, por i pashmangshëm gjithsesi. Shinasi Rama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, vjen në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” duke na treguar përpjekjet e gjithë atyre njerëzve që kërkonin një Shqipëri ndryshe. Takimi me udhëheqësin Ramiz Alia, debatin e tij me të, ndërsa Rama kërkonte pluralizëm politik. Përse refuzoi Sali Berisha të ishte bashkë me studentët në këtë takim? Apo edhe fakte të tjera, si debatet gjatë këtij takimi me vetë studentët, mes tyre edhe me Azem Hajdarin. Më tej, Shinasi Rama tregon për formimin e Partisë Demokratike dhe rolin e dyfishtë të Sali Berishës, si i dërguar i Ramiz Alisë...
A mund të sillni në vëmendjen e lexuesve ato ditë të fillim dhjetorit të vitit 1990... Si i kujtoni sot?
Ato ditë kanë qenë ditët e vërteta të romantizmit rinor shqiptar. Të gjithë e dinin se sistemi duhej shembur, puna ishte jo vetëm që gërmadha të mos zinte njeri brenda, por edhe se duhej menduar mirë se çfarë sistemi do të ndërtohej. Tash gjykoj se, në vija të trasha, për aq sa më takon mua e shokëve të mi, idetë i kemi pasur shumë të dobishme e shumë të qarta si për gjendjen, ashtu edhe për rrugën ku duhej shkuar. Mendoj se Lëvizja Studentore, e cila filloi në dhjetor të vitit 1990, por vazhdoi deri në prill të vitit 1991, luajti një rol të dorës së parë në fillimet e tranzicionit. Lëvizja Studentore ka merita të pakrahasueshme për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike, për shmangien e luftës civile, për vendosjen e sistemit pluralist, për krijimin e partive opozitare, për shembjen e mitit të Enver Hoxhës e të legjitimitetit të PPSH-së, për çlirimin e energjive intelektuale e për dhënien e shembullit të shërbimit publik në një moment shumë kritik për shqiptarët. Unë i kujtoj ato ditë me respekt e nderim, dhe më vjen shumë keq kur shoh e dëgjoj ish-pjesëmarrës që e shtrembërojnë të vërtetën për përfitimet e ditës. Është e vërtetë që shumë studentë u përdorën nga intelektualët, por është edhe më e vërtetë që ne i përdorëm intelektualët duke i detyruar që të bënin atë që donim ne, veçanërisht gjatë rrëzimit të mitit të Enver Hoxhës, dhe pasojat dihen. Ajo periudhë është pjesë e çmuar e historisë së shqiptarëve. Veprimet tona kanë qenë të menduara mirë e në shërbim të interesave të tyre. Ne mund të kemi humbur shumë si njerëz e si individë, e prandaj nuk jemi në politikë, por vendi e kombi fitoi nga sakrificat tona dhe për këtë jemi e duhet të jemi gjithnjë krenarë.
Ju keni qenë në takimin me Ramiz Alinë. Ekzistojnë disa të vërteta të atij takimi. A mund të na e riprodhoni me pak fjalë kërkesat e studentëve dhe përgjigjet e zotit Alia?
Nuk ka 100 të vërteta, ka një të vërtetë. Ajo është e regjistruar dhe të gjithë e kemi nga një kopje të regjistruar të takimit, pavarësisht manipulimeve e shtrembërimeve që i janë bërë në media, e pavarësisht asaj çka flitet nga ish-pjesëmarrësit apo të tjerët. Ne kemi shkuar atje me një listë kërkesash që ishin shumë të drejta për një kohë tjetër, por krejt të tejkaluara për momentin historik që u krijua. Thelbi i veprimit tonë ishte që të përdoronim masën studentore, entuziazmin e krijuar dhe mbështetjen popullore për ta transformuar këtë Lëvizje Studentore në një Lëvizje historike, shumë të ndryshme nga revoltat e rebelimet e mëparshme si demonstratat në Shkodër e në Tiranë, ikja nga ambasadat, rebelimi i Kavajës, i Elbasanit, traktet e Korçës e me radhë.
Duhet t’i vëmë pikat mbi ‘i’. Ka pasur një debat lidhur me atë se çka do të kërkonim. Në bisedë me drejtuesit e tjerë të Lëvizjes, unë iu thashë se do të shkoj për të kërkuar vetëm pluralizmin politik. Mirëpo, Azem Hajdari këmbënguli se duheshin respektuar kërkesat e studentëve, ku pluralizmi ishte vetëm një pikë e shurdhër dhe e humbur diku në mes të listës. Ndjehej shumë përgjegjësia që kishim dhe ishte shumë e qartë se çfarë potenciali kishte ajo lëvizje. Për këtë arsye, ndër të tjera, kërkoja që të krijonim kushte edhe për intelektualët e Tiranës që të dilnin hapur kundër sistemit e të kërkonin atë që duhej. Personalisht iu kam thënë si Gramoz Pashkos, ashtu edhe Sali Berishës që të vinin e ta kërkonin pluralizmin me gojën e tyre e të provonin se kush ishin, por që të dy refuzuan. Kur ndërruan mendje, dihet se studentët nuk i lanë as të hynin në sallën ku po takohej Përfaqësia Studentore për të diskutuar se çfarë do të bisedohej në takimin me Presidentin Ramiz Alia.
Nga ana e tij, Presidenti Ramiz Alia kishte ardhur i përgatitur për ta përdoruar këtë takim ashtu siç i interesonte atij, d.m.th., që ta përdorte për të konfirmuar vendimin e KQ të PPSH për pluralizëm mendimi e subjektesh. Këtë vendim ne e njihnim përmendësh, se na e kishte sjellë i dërguari i tij Sali Berisha herët në mëngjesin e datës 11 dhjetor, dhe ai e kishte marrë po nga vetë Ramiz Alia. Kështu, me atë vendim do të na lejohej krijimi i një organizate intelektualësh të rinj e studentë, organizatë paralele me BRPSH. Mbas asaj ngjarjeje, Ramiz Alia do të shkonte gjithkah në botë duke thënë se, “nuk ka kërkesë për më tepër,” “në këtë fazë kaq mund të bëjmë”, “do të zhvillohemi gradualisht” e me radhë. Ai e urrente pluralizmin politik, nuk kishte si ta donte, mirëpo e papritura ishte se ai nuk priste që ne të ishim aq të pjekur sa ta dinim mirë se çka donim e si ta kërkonim.
Gjendja u acarua shumë kur ai e mbylli fjalën e tij hyrëse me ton kërcënues: “Tashti të dëgjojmë ça keni juve e ça doni juve”. Në atë kohë kjo ishte shumë e rëndë, sepse ai ishte diktatori i shtetit dhe njeriu i plotfuqishëm që e kishte lënë Enver Hoxha në vend të tij; nuk ishte e lehtë për askënd t’i kundërviheshe as atij, as atyre që të zhduknin edhe hijen me një shenjë të tij.
Mbas ndërhyrjes së Arben Demetit, e mora fjalën unë dhe mbasi bëra një ekspoze të shkurtër të historisë së pluralizmit ndër shqiptarët, vura në dukje rëndësinë e momentit historik, ia hodha poshtë vendimin e KQ të PPSH si të mangët dhe i kërkova pluralizmin e vërtetë politik në emër të kombit shqiptar e të interesave madhore të kombit. Ai dredhoi dhe nisi të hidhte fjalë andej këndej, debati midis nesh u acarua keq. Ndërhynë studentë e pedagogë, dhe në dialogun midis meje e tij ne shkëmbyem ca fjalë jo të këndshme e të rënda, mirëpo unë nuk kisha shkuar atje për të aprovuar çka thoshte Ramiz Alia. Mbi të gjitha, pluralizmi ishte një e drejtë që ne duhej ta fitonim vetë e për të gjithë shqiptarët, nuk mund të ishte dhurata e Ramiz Alisë. Mbas kërkesës sime për pluralizëm politik të mirëfilltë e pa kushte, të gjithë studentët e pedagogët e pranishëm, në vend që të më mbështesnin e ta mbyllnim takimin aty, filluan të flisnin edhe një herë për nëntë kërkesat në letër: jo duam ujë, jo duam drita, pse e lejon apo se lejon partia jonë krijimin e organizatës së studentëve e intelektualëve të rinj, pse na rrahën, e kështu me radhë.
Pat momente të rëndësishme, dhe ndërhyrja e Tefalin Malshytit që e ndau rolin e tij të Presidentit nga Sekretari i Parë, e Ben Likës që e vuri me shpatulla për muri në lidhje me rrahjen e studentëve, e Mimozës nga Vlora, lidhur me rrenat e shtypit të atyre ditëve dhe e ndonjë tjetri si Blendi Gonxhe apo Adrian Petrollari, janë momente shumë interesante të atij takimi. Megjithatë, për nja dy orë Ramiz Alia u mundua të tregonte se ishte në kontroll të gjendjes, mbajti fjalime për gjendjen ekonomike e të jashtme, u diskutua edhe një herë çështja e pronës dhe rrahja e studentëve, pati shumë shprehje respekti e përulje karshi tij, ku natyrisht u shqua Arben Imami. Në një moment, edhe Azemi i tha duke bërë me kokë nga unë: “Shoku Ramiz, këta që i çojnë dy gishtat nuk na e duan të mirën ne”. Aty e kam ndjerë veten shumë vetëm dhe jam habitur me poshtërsinë e dyfytyrësinë e disave.
Si po shkonte ai takim, ishte e qartë se do të përfundonte me një fitore të madhe të tij, edhe personale, edhe politike. Kështu, në një moment, mbasi e humba durimin, u ngrita në këmbë dhe i ulërita: “A don me e dhanë apo jo?”, dhe ai tha një ‘po’ të mekur. Kështu u fitua edhe pluralizmi politik. Edhe ai e dinte se pluralizmin e fituam ne, nuk na e bëri dhuratë njeri, as ai, askush tjetër. Kujtoj një moment mbas takimit, kur desha t’i them se politika është politikë e se jemi të gjithë shqiptarë e duhet të punojmë për të mirën e kombit. Ai as nuk pranoi të më shihte, e jo të më fliste.
Natyrisht, ai kishte edhe gurin, edhe arrën në dorë dhe kishte kohë të përgatitej që gjendja të mos i dilte prej dore. Dhe, unë e dija se ashtu do të ndodhte. Kështu, sapo u fitua pluralizmi, paria e Tiranës nuk humbi fare kohe dhe përfitoi nga momenti; ato e dinin se tash do të dilnin të gjithë të bënin partinë e vet, sepse ishte lejuar formimi i tyre. Nga ana e tij, të nesërmen, më 12 dhjetor Ramiz Alia u takua fshehurazi me të gjithë ata që u bënë lojtarët kryesorë të këtij tranzicioni, një e nga një e në grupe të caktuara dhe iu dha dritën jeshile. Mirëpo, thelbi i atij takimi ishte se mbas takimit me ne kishte ndodhur një ndryshim i thellë politik, sepse ne i kishim ndërruar rregullat bazë të lojës. Pluralizmin e kërkuam dhe e fituam vetë ne, ishte një kërkesë e pastër politike, një kontribut që nuk e jepte dot njeri dhe që e nxori vendin nga qorrsokaku ku ishte. Si Ramiz Alia, ashtu edhe të gjithë të tjerët ishin krejtësisht të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm kishte qenë ai takim e pse ishte aq i rëndësishëm.
Kush e dha idenë për të themeluar Partinë Demokratike?
Mendimin për të formuar Organizatën e Studentëve e të Intelektualëve të Rinj e kemi diskutuar gjatë, por mendimin për të formuar partinë opozitare e kam dhënë unë, dhe veprimet e para për të bërë bashkë njerëzit i kam ndërmarrë po unë. Shiko, në atë kohë ka pasur shumë presion mbi të gjithë ne. Sistemi ishte shumë funksional dhe si u mor vesh ‘kush ishte kush’ edhe në Lëvizjen Studentore që sa kishte lindur, strukturat e shtetit u munduan që të sillnin pjesëtarët me influencë të familjeve për të ndikuar mbi ne. Në rastin e Azemit, atij i sollën të vëllanë, Rasimin, që ishte instruktor në KQ të Partisë në Tropojë. Komiteti i Partisë në Shkodër çoi një njeri tek im atë, por im atë ia la në dorë teserën e Partisë dhe i tha; merre, unë do të shkoj mbas djalit tim e nuk pranoi të bisedonte më gjatë me të dërguarin e Komitetit të Partisë. Tash, nën influencën e Rasimit, të Saliut e të Besnik Mustafajt, Azemi u ndryshua shumë. Shumë nga studentët i besonin, mirëpo tash ai kishte mendime të tjera. Ai këmbëngulte që intelektualët t’i bashkëngjiteshin Lëvizjes Studentore e ne të viheshim nën drejtimin e tyre, gjasme sepse ato dinin më shumë se ne, dhe për çdo gjë ai u bë zëdhënësi i mendimeve të tyre. Unë kisha mendimin e kundërt, d.m.th., mendoja që intelektualët e të tjerët duhej të vepronin më vete dhe ne duhej të kishim fytyrën tonë e të ndiqnim rrugën tonë.
Gjendja u bë kritike në mëngjesin e datës 11 dhjetor, kur morëm vesh se KQ i PPSH e kishte lejuar formalisht krijimin e organizatës së Studentëve e të Intelektualëve të Rinj, gjithnjë brenda rregullave ekzistuese, si organizatë paralele e rinisë. Sali Berisha, si i dërguar i posaçëm i Ramiz Alisë, na e solli vendimin e KQ të PPSH në mëngjesin e 11 dhjetorit dhe tha se, “ky është vendimi e mos kërkoni më se mandej nuk i dihet”. Pra, u pa se ata do të lejonin që të bëhej një organizatë, mirëpo unë nuk u pajtova me këtë rrugë. Isha i vendosur që në takimin që do të bëhej në darkë me Ramiz Alinë të kërkohej me forcë pluralizmi politik i mirëfilltë dhe të mos iknim prej andej pa e ndryshuar sistemin, edhe sikur të hupnim fare. Me këtë synim, para mensës, më datën 11 dhjetor, aty nga ora 10-10:30 e mëngjesit i kam thënë gruas së Gramozit, Mozës që ta sillte Gramozin nga Fakulteti Ekonomik. Ajo shkoi dhe e thirri dhe mbasi i kam prezantuar Saliun me Gramozin, iu kam thënë që të shkonin e të mblidhnin edhe intelektualët e tjerë e të bënin partinë politike se ne do t’i mbështetnim deri në fund. Mbas atij momenti ata nuk u ndanë nga njëri-tjetri. Mirëpo, kishin frikë dhe atyre që i thirrën me urgjencë tek shtëpia ku jetonte Gramozi me familje, Sokol Neçaj, Genc Ruli, Aleksandër Meksi e disa të tjerë, iu thanë se do bënin partinë e studentëve kur në fakt unë iu kam thënë hapur se ata duhej të bënin partinë e tyre.

Vijon nga numri i kaluar )

Edhe pse Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike më 12 dhjetor, ai deri në janar të vitit 1991 mbeti anëtarë i PPSH-së. Shinasi Rama, një nga themeluesit e PD-së, në këtë pjesë të dytë të intervistës së tij na tregon detaje mjaft interesante të disa prej personazheve të kohës... mes të cilave, ai zbardh edhe zënkën e Edi Ramës me Sali Berishës, i cili bashkë me Gramoz Pashkon nuk e donin atë në PD. Ndërkaq, Shinasi Rama tregon për largimin e tij nga PD-ja parashikimin që kishte bërë ai dikur, se Berisha do ta çonte vendin pranë luftës civile. Sipas tij, “Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997”...
Thuhet se Sali Berisha, kur e mori vesh që do të themelohej PD-ja dhe jo Partia e Studentëve ka ikur nga takimi?
Nuk ka rëndësi se si erdhi e si iku Saliu, rëndësi ka që ai e ndjeu potencialin që kishte kjo lëvizje politike, dhe me gjithë luhatjet e njohura të tij (ndër të tjera, ai dhe të tjerët mbetën anëtarë të PPSH-së deri në janar të vitit 1991), Saliu u bë shpejt shumë i fuqishëm në PD. Pavarësisht karakterit të dobët, ai kishte dije, kishte shumë lidhje gjithkah, ishte shumë inteligjent, njeri i strukturave dhe gëzonte shumë respekt si në intelektualët e Tiranës, ashtu edhe në popull.
Ju si pjesë e atij grupimi themeluesish, mund të na thoni se cilët kanë qenë themeluesit kryesorë të kësaj partie?
Themeluesit kryesorë kanë qenë Shinasi Rama, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, që i shkonte mbrapa si dele e bindur Saliut. Njëherë unë këmbëngula për t’i përzënë këta të dy e të tjerët që vinin mbas tyre nga Qyteti Studenti. Vetëm kur e pashë se nuk kishte rrugë tjetër, se kishte ardhur e gjithë Tirana në shesh, iu thashë që do ta shpallnim partinë, por me disa kushte që i vura po unë. Dhe, njeri kusht ishte që në Komisionin Nismëtar të kishte gjashtë studentë, e jo vetëm Azemin si donte Sali Berisha. Mandej, secili solli njerëzit e tij dhe kështu u bë Komisioni Nismëtar. Për të siguruar mbështetjen e studentëve që e donin dhe e respektonin shumë Azemin, ata e mbështetën Azemin për kryetar të Komisionit Nismëtar, dhe i dhanë hapësirë të madhe, çka ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e tyre. Edhe unë e mbështeta, jo pse i besoja, por sepse kisha bindjen se nuk kishte se ku të shkonte pa mbështetjen time e të studentëve të tjerë e do të rrinte afër nesh. Mirëpo, isha gabuar. Ndër studentët ishin Azem Hajdari, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula, Blendi Gonxhe dhe Shinasi Rama. Gramoz Pashko solli Genc Rulin dhe Aleksandër Meksin. Saliu kishte Preç Zogaj, që ishte edhe mik i imi, e Arben Imamin. Përveç Arben Demetit, në sallë u propozua nga Eduard Zaloshnja, dhe u pranua edhe Merita Zaloshnja. Pak më vonë, më duket edhe Mitro Çela, por shumë shpejt u kooptuan edhe një numër njerëzish që më vonë bënë emër dhe sot numërohen ndër themeluesit e saj, si Zenel Hoxha, Tefalin Malshyti, Eduard Selami, Agron Cika, e të tjerë.
Keni qenë prezent kur ka ndodhur zënka mes Sali Berishës dhe Edi Ramës? Çfarë dini për largimin e këtij të fundit nga PD-ja?
Kam qenë prezent. Sa ishte zgjedhur Komisioni Nismëtar formalisht, dhe në mbledhjen në darkë erdhi Edi Rama. Gramozi me Saliun nuk e donin fare, ishte krejt e qartë ajo gjë. Pa u bërë partia, kishte filluar problemi i kryetarit të vërtetë dhe Edi Rama ishte një problem për ta, sepse kishte ambicie, vullnet dhe dëshirë për të kontribuar. Edi Rama kishte bërë emër e gëzonte respekt ndër studentët e Arteve dhe më gjerë. Kështu që duke e shfrytëzuar mirë gjaknxehtësinë e Edi Ramës e duke qenë shumë më të djallëzuar, këta të tjerët arritën e ia treguan vendin. Unë e njihja mjaft mirë dhe u përpoqa ta mbaj aty duke i thënë: “A mund të na gjesh një motor për të shkuar në Shkodër”? Diçka që duhej ta bënte të mendonte dhe ta shtynte të rrinte, por ai ishte shumë i nxehur. Nuk pati durimin e duhur as të dëgjonte e të kuptonte si duhet se çka i thashë dhe krisi e iku nga salla.
Përse u larguat ju nga Partia Demokratike?
Unë gjithnjë e kam parë veten si student dhe të përkohshëm në PD. Rruga e studentëve ishte edukimi dhe transformimi i universitetit në një forcë për demokracinë e për kombin. Rruga e intelektualëve dhe e të tjerëve ishte politika. Mbas pluralizmit, objektivi që mendonim se ishte kryesor ishte shmangia e luftës civile, dhe metoda që gjetëm ishte shembja e mitit të Enver Hoxhës. Pra, ajo që ndodhi në dhjetor nuk ishte rastësi. Kështu, jam i lumtur që Shoqata Studentore “Fan S. Noli”, themelues e kryetar i së cilës kam qenë, dha kontribut të çmueshëm historik në organizimin e grevës së urisë e në rrëzimin e mitit të Enver Hoxhës.
Jam larguar vetë nga Partia Demokratike, kam dhënë dorëheqjen, për shkak të mospajtimeve të mia parimore me Sali Berishën. Në dorëheqjen time, që duhet të jetë diku në arkivin e PD-së, unë kam thënë se Sali Berisha është një figurë autoritare e me probleme, që i ka tradhtuar idealet e Lëvizjes Studentore, vegël e Ramiz Alisë, dhe spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i UDB-së jugosllave. Kujtoj se para se të ikja nga mbledhja ku dhashë dorëheqjen, iu kam thënë atyre që ishin në mbledhje se, unë do të iki vetë, por ju që po i shkoni mbrapa këtij ta dini se ky do ju hajë kokën të gjithëve e do të bëhet shkaktari i luftës civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997.
Si e shihni ju sot Partinë Demokratike?
Partia Demokratike është instrument i pamëdyshje i vullnetit të Sali Berishës. Si është kryetari, ashtu është edhe PD-ja. PD-ja nuk ka ideologji, nuk ka strukturë të konsoliduar, nuk është në shërbim të shqiptarëve, është vegël e një klani të caktuar familjar dhe mbahet me urrejtjen e turmave të verbra e të militantizmit terrorist. PD-ja është kthyer në një kancer për shqiptarët.
Sot asaj i mungojnë thuajse gjithë themeluesit e saj, një pjesë e mirë e përjashtuar. A ka ngjashmëri kjo Parti sot me atë që u krijua në vitin 1990?
Jo, nuk ka asnjë lidhje me PD-në e vitit 1990. PD-ja e vitit 1990 duhej të ishte një front i gjerë popullor, për të bashkuar të gjithë shqiptarët e për t’iu dhënë shpresë e rrugëzgjidhje në atë kthesë historike. Vetëm ashtu do të shpëtonte kombi shqiptar dhe shteti i tij. Udhëheqësit që dolën në krye të saj duhej ta sakrifikonin veten dhe të bënin atë që duhej bërë. Por, të gjithë patën interesat e tyre të ngushta dhe e sakrifikuan vendin për ato interesa. Sot PD-ja është ashtu si e kam përshkruar më lart, instrument i verbër politik i Sali Berishës. Dhe, për ta transformuar PD-në në atë mënyrë e në atë nivel ku ka rënë, Saliu ka bërë kompromise shumë të dëmshme e kriminale, sepse i ka fryrë shumë zjarrit të përçarjes e të ndasive duke krijuar një besnikëri patologjike e deri në marrëzi tek militantët e mbështetësit e tij dhe duke i shtyrë shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin. Tani ajo është partia personale e tij, dhe kush i bashkëngjitet PD-së është bashibozuk i Saliut. Ata që janë përjashtuar dikur e që janë kthyer tek Saliu kanë treguar se kush janë e se nuk kanë as vlera, as ideologji, e as nder, por vetëm interesa, dhe janë treguar përfaqësues të denjë të parisë së Tiranës. Ndër ta shkëlqen Arben Imami, ai që u vesh si gjeneral grek, dhe të cilin tash Saliu, për t’iu dhënë një shuplakë të mirë të gjithë shqiptarëve si dhe militantëve të PD-së që dikur e kanë urryer me shpirt, e bëri ministër të Mbrojtjes të një vendi që s’ka ushtri dhe do ta zgjedhë në Këshillin Drejtues të PD-së. Dhe, mandej këta të tjerët, të kthyerit e të thyerit, do ta duartrokasin. Vetëm ky fakt të tregon se sa poshtë ka rënë ajo parti.
Si e keni njohur ju Sali Berishën dhe cili është mendimi juaj për të sot?
Unë e kam njohur shumë mirë, dhe duke u bazuar në atë që kam menduar e thënë për të qysh herët, mendoj se nuk jam gabuar aspak kur e kam konsideruar si një ndër njerëzit më të rrezikshëm për shqiptarët. Personalisht, më vjen keq për të, sepse në disa momente ka luajtur e do të mund të luante rol pozitiv, e mendoj se po të ishte futur në rrugën e duhur do të bënte gjëra të mira, sepse e kishte potencialin, dijen e zgjuarsinë. Mirëpo, ai duhej të mbahej nën kontroll, se ishte krejtësisht i paparashikueshëm dhe me karakter të dobët, me probleme, e me sedër të sëmurë. Sot mendoj se i ka hipur një eufori e pajustifikuar. Saliut i duket vetja si Skënderbeu. Mirëpo, Saliu po sulmon mullirin e erës që po vetë e ka ndërtuar. Historinë nuk e bën Saliu, historinë e bën tjetërkush, Saliu vetëm sa ia mbush mendjen vetes se është Skënderbeu. Por, duke i lënë mënjanë krimet e vogla që nuk iu bëjnë më shumë përshtypje njerëzve, atij i janë faturuar e do t’i faturohen shitja e trojeve shqiptare, kriza e piramidave, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare, dështimi i përplotë i tranzicionit, tradhtia e dështimi i zgjidhjes së duhur të çështjes kombëtare, shkatërrimi i familjes shqiptare dhe i jetëve të shumë njerëzve, shpërdorimi i kontributeve të emigrantëve, mungesa e vizionit politik e shoqëror për të ardhmen, e me radhë. Këto janë krime të përbindshme, dhe përgjegjësi kryesor historik është Sali Berisha. Ai ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar shtetin, ka qenë në krye të shtetit, dhe natyrisht edhe paria e Tiranës që nuk ka lënë gjë pa bërë si duke punuar për të ose duke vazhduar politikat e tij. Gjykimit të historisë ai nuk i ikën dot, as Saliu, as kurrkush tjetër. Ai që i thotë vetes jam Skënderbeu, është vetëm Don Kishoti.
Marre nga gazeta shqiptare

aman er se na cmenet,

po ska nevoje me lexu per te shkumen e rames , birishes apo plakes time.

fshati qe duket sdo kallauz.

Ne kemi ujkun, ju thoni gjurmet.

 

po mir mi bedrije mos e lexo.

Per pazar kepucesh sdo flasim ketu .lol

po jo mo jo ,

se kisha me ty,

po seriozisht u lodhem smiley

sorry, respekte

Po ku u lodhe o derman.Se mos te dhame lopaten e te thame hap dy kilometra kanal ne tani.

Nejse nejse shaka eshte .E di qe jeni lodhur me keto gjera dhe prandaj kjo sere politikanesh perfiton nga rasti.Po degjoja nje debat me ca anal-ista nje dite dhe beri pershtypje nje nga ata qe tha qe 97 nuk ndodh me se populli eshte i lodhur. dmth jo sepse nuk ka arsye te ndodhe por se populli eshte i lodhur dhe sja ka ngene .

Kam lexuar nje tregim nga Kadareja.Bente fjale per Prometeun qe e kishin denuar te lidhur ne nje shkemb dhe nje shqiponje qe i hante organet e brendshem cdo dite .Prometeut iu be rutine kjo gje dhe nuk i bente me pershtypje ,biles nje dite u be merak se nuk po i vinte shqiponja ti hante shpretken.Keshtu eshte po ndodh edhe me shqiptaret

Problemi eshte bedrije, qe gjurmet jane ato qe e bejne ujkun ujk, se perndryshe te del nje Gjykate e Larte dhe vendos me nje vendim te prere, qe nuk eshte ujk, por eshte qingj me nje sjellje paksa jokarakteristike per nje qingj, si edhe me tendenca paksa kanabaleske, te cilat mund te cojne herepashere ne shqyerjen e ndonje kolegu te tij. Por ai qengj eshte.

Qe pas atij emisioni 166 minutsh, jom bo me Salen. Ma ka mush menjen top fare!

Poshte Agron Llakaj, mashtruesi me i madh i shqiptareve!

Eshte nje roman Shqiptar,  ku ngjarjet e tij  trajtohen ne periudhen e sundimit Turk.

Te ben pershtypje, ( me duket se shkrimtari ka marre shume gjera nga jeta reale e atyre viteve) se kur sundonte Veliu Turk, jeta ishte e qete dhe pa trazime, kur largohej Veliu dhe drejtimin e qytetit e merrte zevendesi i tij qe ishte Shqiptar, ne qytet fillonin konfliktet, njeri kunder tjetrit, sa kthehej Veliu nga Stambolli, jeta e qytetareve kthehej ne gjendjen e meparshme, e qete dhe pa trazira, dhe rradha per te pershendetur Veliun s'kishte fund.

Ne Shqiptaret i kendojme TIRANIT , sepse ndihemi te forte!

 

 

Coc na the, do thoshin ca e ca.

 Ne Shqiptaret i kendojme TIRANIT , sepse ndihemi te forte!

kjo ndodh ngaqe tirani sundon drejt. ai inatet i ka te medha, jo te vogla ose meskine. dhe popullin e marrin me shume ne qafe inatet e vogla se te medhate.

une do ta besoj demokracine, kur te krijoje kadarene nr 2. deri tani u bene 20 vjet, ne demokraci, qe nuk kemi pare gje. ngelen afersisht akoma nja 5 vjet. 

As me shume as me pak: Sali Berisha eshte NYJA GORDIANE e shqiptareve. Kjo nyje ka bere qe te deshtoje vendosjen e demokracise ne Shqiperi prej 20 vjetesh ne mos me shume. Me cuditin adminet e peshkut qe, per deris sa ata sjellin ne peshk dhjetra tema qe skane lidhje fare me fatet e Shqiperise, si eshte e mundur te mos sjellin intervisten e Shinasi Rames?? A po nuk eshte dhe festa e Demokracise??  (me kollaj e kane te sjellin veglat e seksit te Ed Rames se sa intervisten e Shinasi Rames)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).