Adresa per kartolina?

 Edhe ket vit dergova kartolina per festat e fundvitit ne Shqiperi. 50% e tyre ishin adresuar ne formen e meposhteme:

Pallati ke porta e kopshtit botanik.

shkalla x, apartamenti y

Tirone.

noi adrese interesonte nga ana juj?

4 Komente

Për Qazimin pysni shabën që shet këpucët te qemal stafa (tregu Ri)

jo une e kam eksperience kur marr home delivery per ushqim apo qylymat nga lavanderia :

Korrieri dhe une :

Une : O cuni, i ke parasysh ato pallatet aty, perballe asaj..qe osht bo e re, qe ka filan banke ne cep ?  He mo aty ke filan rruge qe ka perballe filan restorant?

Ai : Aaaa Po ,  po e di

Une : Ok, aty do zbresesh, po jo gjer ne fund, pastaj do marresh majtas, eshte nji si tunel, aty ka dy hyrje, ti do marrsh hyrjen majtas

Ai : OK, ka emer poshte tek citofonia ?

Une : JO jo, (se punojme gjykates tek krime te renda e sdum ta di dynjaja qe e kemi shpine aty smiley smiley&nbspsmiley po hyr ti se dera hapet vete, dhe shtyp numrin....ke ashensori

Ai : OK, ka emer apo numer dera ?

Une : Qyqja jo er cun, e ca e dum, ata qe dun e dine shpine. Po kur te dalesh nga ashensori ka dy korridore, mos merr ate te voglin, por merr ate te gjatin. tek i gjati eshte apartamenti i fundit ne krah te majte. Per siguri ka nje kuti zjarrfiksje perballe qe ju ka thy xhami smiley

Ai : Ok, zonje, n'rregull, qeka kollaj smiley

 

P.S1 : ene kollaj eshte vertete andresa ime smiley

P.S1 : shpija eshte ne nje zone te kollajshme, shume afer qendres, pra ska zahmet hic me e gjet smileysmiley

E mora vesht ku e ke shpine Bedrana.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).