Admin te rafte nai glase zogu siper kokes :P

o shoku

pse jam abuzuese una ?

tashti ti e di qe e gjej kollaj menyren me komentu dhe pertej 10 komenteve qe me ke leju ti, se nuk eshte zahmet i madh.

Po kot, po nuk pertove, ma trego ku kam abuzu ?

Thashe nai gje ke anila ? Per at zot une vetem qesha, ishte e pamundur te mos beje i cike gallate ne ate teme.

smiley

hajt diten e mire pra

 P.S. nuk ju kthej pergjigjje, se dhe ajo 10cja qenka limiti ditor, por per sot e paskem mush kshu qi skam asi fishek smiley

89 Komente

I ke thone mrome Blendit "zagar",ke vu dore n´admin.

 une jam absolutisht kundra masave denuese ndaj femrave sikur çfaredo te shprehin.

prandaj urdheroj t'ja hiqni bedrijes menjehere denimin. ndryshe do bej namin.  smiley

 

Duhet te kthejme dhimbjen ne force.

Cfare nuk na vret, na ben me te forte. smiley

Plus qe "denimi" i Bedrie (Spahiut) smiley mund te sherbeje si spunto bejtesh madheshtore epike te vrenjtura gri e thelle alpine kontinetale subarktike. smiley

Te clirohet bedrija fullstop duam bedrijet tona te plota pa çensyrë e nomenkllatyrë pike ekskllamacjoni

ketu mbaron epoka Bedrije dhe fillon epoka Kaleme smiley

A i thuhet skifterit mos fluturo?

I thuhet vangogut hiq dore nga mjeshtria?

Xhokonda u be nje skice dokudo

Tash qe ne Peshk u denu Bedria...

 Ku e shihni ju jeni abuzues apo jo?

 Ose une s'jam abuzuse, ose s'kaloj masen e 10 komenteve ne dite . S'e di cila nga te dyja te me gezoje me shume smiley

 Eshte gjynah te mos i lesh bedrijes komentet, eshte shplodhese smiley (sidomos pasi lexon koment A4)

Meqe edhe mua ma liruan pak "nyjen e lakut" (me shtuan nja dy postime) bashkohem me opinionet e shokeve (zoterinjve) parashkrues. Hiqini duart nga numrat e postimeve te Bedries smiley dhe rrofshin bejtet, pasionin per te cilat (me duhet ta pranoj) e zbulova ketu te Peshku... etj, etj.

smiley

po nuk osht puna aty, se ja edhe lirohem po te du.

po une du vec me dit PSE ?

po kshu kam nermend me e respektu vendimin e adminit smiley

ika te lahem, se eshte  e shtune.

e bashke me zhugen, po laj dhe mkatet smiley

cheers

 

A te ta ferkoj une kurrizin?

Komentet ne "ban", IP-ja ne surdine

Te vrane, o Bedrije, te grine

Nje Peshk i vetem duket, s'mbante dot Lavdine

Lavdine bashke me mizorine smiley

Ne nje nder ndalimet ne qeli, ndalime te panumerta te them te drejten, qe m'i kane bere dhe vazhdojne te m'i bejne, vura re nje dite se kisha ne dispozicion - 3 postime.

Vrava mendjen ç'ishte. Nese keni pak kohe, lodheni koken me mua :

- mos valle kur te afrohet ora e gavetes, dmth kur hyn ne oreshin e fundit, te lajmerojne qe te rrish gati se do te te lirohen tre postime ?

- mos valle tre postimet e para do te te fshihen automatikisht sepse je borxh tek padroni ?

- mos valle eshte per te me bere me nje ndjenje te thelle faji, duke me bere te ditur se jam aq i demshem sa me kane rrasur nen dhé ?

Nuk e di.

Di qe Bedrije Hanemes duhet t'i hiqen freret nga goja, por ama edhe ajo vete t'i heqe llapat nga syte. Sepse shpesh here i hypen nje samari dhe nuk ia zbret me. Une e kam shoqe Bedrijen, madje e dashuroj tmerresisht, por ama nganjehere ajo me ben me turp dhe me vjen zor ta kem ne krah kur te dal xhiro ne bulevard. Do te doja te ishte nje Bedrije qe te ma shihte e tere Tirana. E te me rrihnin krahet : he kodosh ti, ke ditur te zgjedhesh, gruan me te bukur te Tiranes, me te zgjuaren, etj. etj.

Vetem ne Iran varen grate, nuk eshte ne nderin e peshkut te gjejme neper qelite e mbreterise goca te pashme dhe te zgjuara si Bedrije Hanemja dhe ca te tjera. Andaj, ti dushman atje, hiqi duart nga Bedrija ! (veç ne dashte vete Bedrija te vesh dore mbi te - se ku i dihet nashti, hyjme dhe ne gjynah me shejtanin)

 c pate admin, c pate,

c pate gjec belane,

rri mendoj per PSE-ne,

mbyllur ne hapsane smiley

 

 

 

ne shoqet e komunales se peshkut kerkojme te mos ta prekni Bedrijen, nje monument zyrtar pa te cilen peshku do te ishte vertet pa uje.

une kisha 100 postime ne dite pardje.. sot paskam 50 ne dite. c'fare ndodhi? booo se tani e pash... une qenkam si Zotrulsi thot aty... po iki te pres venat.

bedrije moj moter

nuk te leme ne balt,

merri komentet e mia

dhe bej sa te duash gallate, smiley

Kjo Bedria mekatare,

si na la te vetem fare,

si na la keshtu jetime,

vetem te luftojme admine.

 

S'bejne keshtu vajzat e mbara,

nuk ia dilet me te lara,

se me shampo s'vjen liria,

maksimumi vjen saliha.

 

Maksimumi vjen gazeta,

te na shese mend te vjetra,

lirine fjale te na shese,

dy plus dy na bekan pese.

 

Moj Bedrije llogoren braktise,

pasi fole e qesendise,

si na le moj harrakate,

na the do ndertoj pallate.

 

Sa e fshehte moj paske qene,

ne te dinim vajze me seder,

ne te dinim neutraliste,

ti na qenke irredentiste.

 

Kusuret po shkoj t'i laj - na tha,

dhe qyqare te gjithe na la,

qajne burra - qajne gra,

si Bedria jone nuk ka!

Finishqerke ti moj moter,

A po del njiher' n'at koder,

e t'i pjekim nja dy fjale

ti si çike e un' si djale

Se dhe ty t'kan shtrengue

bukur mire t'kan idhnue

fort atij minit i kan mshue

cek e cek t'kan kufizue

po ti moter mos ki dert

se jarani do t'vij shpejt

e prej burgu kam me t'çit

e besa fort ke me u habit'

se jem shok' e jem jarana

porsi dilli e porsi hana

qi perqaf shkojn' tuj u lazdrue

tuj u puth' e u perqafue

tuj i than' tjetrit fjale t'ambla

fort e mire besa kjo andrra.

 

Kur erdhën për Lumen, unë s'fola se s'isha lumist,

Kur erdhën për Tushen, unë s'fola se s'isha tushist,

Kur erdhën për Bedrijen, unë s'fola se s'isha bedrist,

Kur erdhën për mua, s'kish ngelur njeri të fliste për mua.

mbec moj bedrije mbec,

pertej bregut te ppe-se.

te fala na i bej cerberit,

le ta mbaje gripin e derrit.

 

ne pyeste nenokja per ty,

do i themi se te hengren me sy.

ne pyeste se c'te gjeti,

i themi abuzuse titulli te mbeti.

 

ne pyeste se c'majash ngjiti,

3 ne dite, qe limiti

ne pyeste se kush ja ndolli

i themi glase-koka nga stambolli.

Vajtonj për peshkun tim (në vend të ditirambit)

 

moj bedrije afatgjata

hic s`po te tutka administrata

ata me pranga ti me shpata

ne tiran` a vjen më sata?

 

ky admini misterioz

eksperiment ne kavanoz

ç'e ka hijen si baloz

brenda satës kush do loz?

 

peshkatarë mor të ngratë

merrni shembull O nga gratë

s'kalohet jeta me i'natë

kurvelesh, pse gur i thatë?

 

 

O moj Bedrì


O moj Bedrije, e mjera Bedrije
kush te ka qitë me krye në hije?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e peshkut te thirshin Bedranë
Ke pasë shumë t'mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Shnet e vend shumë, zara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe Mozat ke kene ma e mira
Kur kriste Xhibi si me shkrep moti
Zogu i çetit gjithmonë i zoti
ka qënë për llafe e s’e hate tekun
e dhunë mbrapa kurr s'i ka mbetun
Kur ka lidh besën femna e Shqipnisë
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
ndër debate t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhë gjithmonë asht da
Po sot, Bedrije, pa m'thuej si je?
lace>Polace> sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon admini sipri, me kambë të shklet
e zogu mbi krye nji glasë s’ja 10
Si mal me borë, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'të tate>lace>kanlace>tate> mbetun veç 10 komente
secili prej tyne monument më vete
Peshq,me vllazën jeni tuj u vra
ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
Bedrija u zu si zog ndër leqe
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Bedrija me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukë as mish
pupagjel n’mikroonda, as dritë as pishë
as t’kuq në faqe as xhin ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë
Para se t'hupet kështu Bedrija
me qytë n'dorë le t'desë trimnia
Çoniu peshkatarë prej gjumit çoniu
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
PSEja e peshkatarit sot asht Bedrija
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht Bloga jone, Bill Gates na e kan lane
kush mos na e prekë se e 10sim t'tanë>>

LOOOL.... ahahahahaha  smiley

smiley

simply G-R-E-A-T!!!!!!

FH, was sonst!!! (=what else). smiley

oj bedrane moj bedrane... marrc nga komentet e admineve ishalla.

...NDERSA SYTE E ADMINEVE

NDRININ NGA SADIZMI,

PLAGEVE TE BEDRIJES

RRIDHTE HUMANIZMI!

Apel!

Nuku u shko kjo pune hic fare!!!

Bedrija osht me pak fjale si voji i ullinit n'koh te rahmetliutBig Grin

gjo e rralleSmilekeshtu lejani germazin hap se voji i ullinit,vetem zbut organet me te rendesishme te robveBig Grin

ah moj bedrije qe re peng e fatit

dhe e kismetit ne ket dite te shtune

s'dihet se sa rrahu lavjerresi sahatit

castin qe adminet per fustani te zune

 

ishte dhjetor, pas reve dielli zhdukej

e ftohte tirana ne ket dit te perhime

dhe pse s'e dija shpirti po me ndukej

zemra me rrihte per bedrijen time

 

ishte erresire, pasdite kur me thane

qe tej ne Pyll te Peshkut ndodhi eventi

admin i pare, bashke me te vellane

Bedrijen kufizuan ne sasi komenti

 

Ish gjem'e madhe ishte mbledh katundi

burra e gra, plaka, femije e pleq

Bedrija krifen e flokeve se c'e shkundi

lermeni tha, s'me tremb admini i keq

 

po shkoj ne dush une tha, e juve rrini

rrini te qani, se keshtu e doni

s'dini ku shkoni, s'dini prej nga vini

s'doni liri, ju vec pushtet kerkoni

 

muzike solemnte nga antonin dvoraku

bedrija eci drejt kabines se dushit

ne rremba qe te gjitheve i ngriu gjaku

bedrija digjej me nxehtesin e prushit

 

nja dy arixhinj ne sfond luanin violine

muzike boheme nga sebastian bahu

zhurma e bedrijes ne dush se c'me mpin

mu mpi dhe mendja, mu mpi edhe krahu

 

Po si s'pertove o admin belaja

Bedrijen preve ne kete dite vikendi

Tani kujt t'i kendoje fukaraja

E humbi bukurine dhe ky vendi

All wonderfully written!!!

dhe sidomos:

ishte erresire, pasdite kur me thane

qe tej ne Pyll te Peshkut ndodhi eventi

admin i pare, bashke me te vellane

Bedrijen kufizuan ne sasi komenti

Posi ore... rrini e m'i beni furca bedranes kot... ju genjen titulli juve; pa bedrana cfare ka dashur te thote me titullin eshte "ishalla fluturon lopa!".

persenelli, aj'd llajk tu sii e vidio of dhet. smiley

N'ket' greve uje kam hy per ty Bedrana,

kauz' ma fisnike m'the kurre s'ka ba nana,

shif n'lufte kan' hi malcore e jarana,

n'kambe sec jan' ngref' jugore e shkodrana.

Ty n'log t'burravet, thirr' t'paskan mori burrneshe,

luftes hy i kina, si me pas shku n'feste.

 

# # #

Se malli zemeren na e treti,

lotet na thau kurbeti,

per trandofillen eremire,

shpirtyn e falme me deshire.

 

# # #

Ne pazar pas pak do shkoj

se edhe une dua te rroj

qe n'mengjes me nje cope keku,

c'me lot valle tepeleku.

nese admini te fshin 10 komente ne nje teme e merr automatikisht statusin e abuzuesit.

Ka kohe qe s’grindemi dhe ndiej
si te harrojmë  dalngadalë,
si vdes tek ne komenti yt,
si vdesin batutat dhe gjithcka

>>

Tani kerkojm ne posht’ e lart
nje temë ku ty te te leshojmë.
nje bejte a note a nje brilant
ku te te lemë, bedrije e të shkojmë.>>

 

Ne s’te pranofte asnje blog
asnje defter a gotë-kristal.
mos duhet vall’ prap te te mbartm
gjysem te çensuruar, gjysme te gjalle?>>

 

Ne s’gjetshim temë ku te te hedhim
te gjejmë nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund, gjithkund te te shperndajmë.>>

 

Te na mashtrosh ndoshta keshtu
te vish pa ardh e t’iksh pa kthim
dhe nuk do te dime as ne, askush
dënim ish ky, a s’ish dënim.>>

 

shiko, m'ka zon fryka mu prej gallates.

S'fol mo sikur nji sendyq me perla t'sjellesh pasketaj (vine, lum kush te rronje...) smiley

Kjo bejte e vella Solit plot delikatese,

ne metrike e rima na e merr ne kthese,

pale ne alyzione, figura leterale,

ne enumeracione, persjatje manuale.

 

Sa e gjat' kish qene bejte e Spiritusit,

germe per germe i hyra me zellit e hetusit:

Ja si qenka puna, thashe pas tridhjete rreshtash,

morali i fabules: frika ruan vreshtat.

Jo nuk ishte e gjate po  se mora vesh ca ndodhi.

Ja Fin KJO ishte:

 

thuhet nje fjale

dal e ngadal

sikur BEDRIJA

ne mal do dal

 

do nis stuhine

revolucion,

se roberine

me nuk duron,

 

prandaj o burra

dhe ne ne cete

PPU lirine

t ja kthejme vete

 

tu kthejme armet

adminve tane,

tu marrim shpirtin

se ndryshe , vame

 

ta bejme PPU-ne

me postmodern

si ZON e Canit,

gjaku na zjen.

 

pa nis dollia

derdhet rakia

poshte adminet

rrofte Bedrija!

 

e fundit per sot sa s'ma kane vu vizën e t'ngrof benchin me tqerët smiley

(disklaimer: vetëm per gallatë, jo seriozisht shoqnia e respektume!)

 

KENGA E KANDARIT  a.z (çajupi)

Bedrije po prishet kandari
S'eshte admini me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte ofezën te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s'e di se cka pesuar
Here here rri menduar

Është bërë shumë dorë-shtrënguar

 

Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine s’e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
10 komente nga inati
Dhe rreshqet vrull abuziv
Drejt e drejt a evaziv>>

 

Tre adminer morën një vendim,
që Bedrijes didsidente Elbasoni
t’i zhdukeshun komentet me tërbim,
Pa nom e pa nishon t’i humbte zoni.

Një urdhër dhanë që të tre
të nxirrej per Bedrijen nje ferman,
t’i kapnin nickun, t'ia mbulonin me dhe
Ne Gulag te peshkut sikteris me ban.

Përrenjtë u mbushën vesh me vesh,
Neper kodra çelen lulet, bari,
Si me le per s'dyti ajo qesh
dhe batuten ngjitse ngre nga varri.

E rreptë, e sertë, forcat i rimbledh
Qe nga interrneku nëpër vapë
Dhe mbi armikun e padukshem glasa hedh,
Peshtjellim i modh u bo carap.

Hej ty kurrë fundin mos t'a thafshin,
Erpuvete me tharm ku hidhet fermenti,
Miremengjes e natnemir ne mos u pafshim
Te bordura gurit, ku ngjizet komenti.

ja dhe kete here

plasi "lukunia"

te majt, e te djathte,

thone rroft LIRIA

 

rroft liri e fjales

poshte kufizimi,

admin thuj nje fjale,

na humbi durimi

 

na u lodhen duart,

na u lodhen syte,

duam transparence,

te hapen kutite smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

O admin, do ti t'a mundosh
atë që komenton si ia do tr*pi?
Do shpirt e zemër t’i coptosh
Je soj admini, apo soj kasapi?

Në s’na pranon si komentues,
trego për ne, oh pak mëshirë!
Ti s'mun te kesh shpirt kontestues
Admin, Admorison i mirë.

C'qe kjo hata qe na gjeti

Bedrijes ju pre komenti

kush ja preu si ja preu

maso se ze shendreu

po ju befte mu ne grik

korbat ja kerrefci sit

Se ti je krip e lezetit

lulja mes vilajetit smiley

uaaaa  si keshtu i beni ban bedrijes??  Dje po i thosha se esht zbut si shum e sot i beni ban ... mos jan ngatarru mi kane desh me bo ban ndonje tjeter qe fillon me B dhe e hengre ti smiley

Anyway, merrini 50 komentet e mija  po ashtu pa bedrijen nuk ka PPU !!!!!

Ee ne fakt mund ta kene ngaterruar me mua.

Mesazh nga Admini:

kush e shkel etiken

kush e trashsh zullumin,

do  t ja ngrijm buzqeshjen,

ballit e ka plumin smiley

 

 

 

 

 

 

:O Tushen?! :O

Po sic tha dhe rilindesi yne i ndritur fh, Tushja eshte eshte oksiGJENI i Peshkut mer.

e mos shikoni kisha e xhamia
PSEja e peshkatarit sot asht Bedrija

Adminet kane vetem nje zgjidhje, lironi Tushen ose ndryshe do kete zgjedhje te peshk-kohshme.

Nderkohe hapjani pak kutine te marre ajer.

 

oh si na shterren bejtet

oh si na sos' durimi

uria na pergjunji

ne sy nje vel trishtimi

 

pse na u platit

m'i pari entuziazem?

shpejt i lame dyfeket

per çajin me nagjazem

 

per nje cope buke te thekme

e djathe te Gjirokastres

braktisme ne bedrijen

te rrug ' e Mallakastres

 

tradhti kaq te pacipe

veshet s'me kane zene

kembanat le te bjene

nata eshte pa hene

 

se me kaq e mbylla

k'te timen karriere

asnje s'me levdoi

pika le t'u bjere!

smiley

Eh ç'po e kruj vet smiley

Në pritje të konferencës për'typ mbi aperacionin "Bedrija"

 

 

 

Rent, or rent, rent e u thuaj 
Se u çthur gjindje e huaj, 
Se betejën e fituam 
Dhe Bedrijen e shpëtuam! 
Rent, or rent, 
Rent, or Marathonomak! 

 
Kap një gjethe pale fiku 
Dhe vërtitesh ndaj Selaniku, 
Nëpër fush' e brek mi brek 
Këmba tokën as t'a prek, 
Hip' e zbrit, 
Peshk, Marathonomak! 
 

Ke një PSE, po s'e the, 
Djers' e gjak pikon për-dhe; 
Do që ti të jesh i pari, 
Për triumfin lajmëtari 
Flamur-gjak, 
Kuqo, Marathonomak! 
 

T'u tha gryka, po s'të pihet, 
T'u mpi dora, po s'të rrihet, 
Se mileti po të pret, 
Ankthi zëmrat ua vret, 
Vrer e tmerr, 
Shpejt, or Marathonomak! 
 

Kurrë kaqë s'dogji djelli 
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, 
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj 
Hij' e lisit edhe mielli; 
Turru tej, 
Tutje, or Marathonomak! 
 

Vapa mbyt e pluhri nxin 
Ferra çjerr e guri grin 
Afsha gjoksin përvëlon 
Syzet avulli verbon; 
lace>Urlace>' e prush, 
Furr', or Marathonomak! 
 

Gryka si gjyryk të çfryn 
Prej Vullkani sharje e tym 
Se ç'vëngon e se ç'gulçon, 
Zëmra brinjët t'i çkallmon 
Me tokmak, 
Mbahu, ere Marathonomak! 
 

Hajde, ja PPU-ja, 
Ja njerëzia u rreshtua 
Që të pan' e që të çquan 
Dhe komentet ti rishtuan 
Ha dhe pak, 
Sa të gjejmë një Marathonomak! 
 

J’arrive, frëngjisht ua the: 
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! 
"E liruam!", brohorite 
Dhe për tok' u-përpëlite; 

Rent kudo, dyke bërtitur, 
Nëpër shekuj faqe-ndritur, 
Se i vogli shtrin adminin 
Dhe i shtypuri abuzimin, 
Veç e tok, 
Tok, or Marathonomak!

 Fin, me beso nuk ke me nevoje per lavderime e konfirmime peshqish se je bere eksperte e afirmuar!

 

 

Ah moj xhane, kripa e peshkut,

si ta prene ty fjalen e lire,

kot s'e thoshte gjyshja ime

S'ka n'kte bote admin te mire!

 

Je gjithmone krejt realiste,

me kembe ne toke e batuta gati,

kur n'peshk flitet revolucion

ti vec qesh e ben gallate!

 

Postimi yt ben xhiron e botes,

ne zemer te xhibit deperton,

mos vdeksh kurre moter xhani,

paske qene institucion!

 

 

 fh, na kenaqe, rrofsh e qofsh bashke me bedrijen qe u be sebepi  smiley

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-Bedrane e mjer mileti,
Anës dushit e palarë,
Anës peshkut e paparë,
Pranë sofrës e pangrënë,
Pranë Xhibit e panxënë,
Lakuriq dhe e dregosur,
Trup e shpirt e sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Adminat dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë bejtexhinjte,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës.
Dhjete komente i lan te shtunes.

Çiret, digjet e vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As e gjall', as e varrosur,
Pret një shenj' e pret një dritë,
Pret me vjet' e pret me ditë,
Se ç'u ter, se ç'u mpak,
Se ç'u çor, se ç'u mplak,
Lark prej vatrës dhe prej qejfit,
Anës lumit, anës detit.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ënderon pa funt, pa shpresë,
Anës peshkut te pabese.

Dhe një zë vengon nga lumi,
I buçet, e zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se admini lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet qerrata admini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Peshkatare e peshkatore,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e kto kushtrime
E bëjn' vajze dhe e bejn'  trime,
I jep forc' e i jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë Bedrijes,
Anës Vjosës, admini dhihet.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Nënë thundrën e përdhunës.
Dhjete komente i lan te shtunes. smiley

paske qene institucion!

Yes, kjo eshte shprehja qe kerkoje dhe s'po me vinte (nga mungesa Tushes).

Tushja pra e nderuar qeveri e Peshkut eshte jo vetem pertej te majtes dhe te djathtes, po pertej te qenit thjesht nje peshk. Tushja eshte institucion!

Ashtu si SHBA kane Kushtetuten qe i ka mbajtur te lidhura bashke nder vite dhe konflikte,  ne kemi Tushen. Pa Tushen plas lufta civile ne Peshk, fillojne revoltat, protestat, etj.

Pa Tushen thjesht s'ka kuptim jeta e Peshkut.

Full stop, kur tha rilindasi me lart. smiley

Si osht puna.Per femren te gjithe ketu te PPU jane bere poete.

Hapim nji konkurs se kush e ka bo vjershen me te bukur per Bedrijen.

Eshte e 10me kur e shikon qe del kjo tema tek kolona e me te votuarve. Fiks permbi temen "Faji e ka emrin Edvin Berisha" dhe nje sere artikujsh serioze lexon dhe kete "Admin te rafte nai glase zogu siper kokes" smiley

rrofshi qofshi e gezofshi

peshkut vargje i shtofshi smiley

 

per sebep keq paski qene

kenga paska marre dhene smiley

 

dashni te madhe jarebi

paska pas peshku ne gji

 

kjo dashnija kjo dashnjia

mi keputi penjt e mija

 

kaq dashni une asihere

skisha pa te varme n'dere

 

falemners prej t'gjithe ju

nuk po di si me jua shperbly

 

Emo, fh, lost , sol  apo fin

bejtja juj mu fiks me rrin

 

dhe ju te tjere qe qoken bote

jua kthefsha n'tujen koke smiley

 

Saliu i peshkut kutite mi hapi

tash komentoj sa me do tr..pi  smiley

 

me kaq bojkoti mori fund

une tani flamurin tund

 

P.S. M'hiku dhe gripi nga e qeshmja. Jua paca borxh. Do thosha nji llaf dashurie qe tju permblidhte te gjithe, por me precedoi mbreme anila basha dhe sdu me e perdor, dhe pse une e kam me gjithe zemer.

smiley

Aferim smiley

Tushe, une po te kendoja me kenge cobanesh e stanesh andej nga ana tjeter, se mos kujton qe nuk te kisha ne mendje e ne zemer smiley.

e di monda e di,

ma merr mendja dmth.

ti je liber i hapur smiley

Hec tashi dil nga konaku tjeter, se kjo teme, dmth ky revolucion e arriti qellimin, kutite u hapen smiley.  Te ishte i zgjuar Edi, do i kishte kendu bejte Sales e do i kishin hap me kohe smiley.

po bac-eshe po, u kry !

smiley

dmth e kryt ju, se une kam qene gjithe diten tuj bo pune, dhe me  erdh si dhurate nga qilli smiley

Ku je mi bedrana kujtova se na bojkotove pergjithmone.

uh qyqja kokrra mishi mishi mu bo smiley

mirepo teksa po shikoja jerry-n kisha hapur farmville ne nje tab tjeter, dhe mes muzikes super romantike ja kputi nje te pellitur lopa nga ferma...so funny

Bedrije, para adminit mos u krrus

Dhe fatin tend shikoje drejt ne sy

Tani eshte erresire, nata pus

Ne nete si keto, kur shiheshim te dy

 

Nuk e harrojme denimin tend bedrije

Dhe mbi flamur betohemi solemnisht

Do marrim hak, ashtu sic te ka hije

Adminin do ta leme te rrije ne bisht

 

Bedrije, dhe pse dhuna eshte mizore

Te njoftoj qe rezistenca ka filluar

Do jete nje lufte guerrile popullore

Do dalim n'rruge me molotov ne duar

 

S'do leme admin te bjere ne qetesi

S'do leme pushtetin te na vrase rehat

Ktheni Bedrijen, dhe kthejeni tani

Perndryshe ne, masat, do t ju bejme sallate

 Uli armet sol se u zgjidh ne menyre paqesore smiley

 Tushe ta gezosh lirine e fjales smiley

Dyshim legjitim mbi lirimin e Bedrijes nga galerat fashiste

 

Liruan Bedrijen, po s'eshte me ajo

Dicka ndryshoi ne karakter'n e saj

Nuk eshte me rebelja qe une njoh

Nga thellesia e syve klith nje faj

 

Bedrije na rrefe se c'pane ato sy

E rrasur thelle nga adminet ne galere

Me mire le ta ndajme dhimbjen te dy

Trego c'te bene ata njerez pa vlere

 

Patjeter qe ke pare torture e plage

Patjeter qe provove dhune e tmerr

Te kane ngrire akull, djegur flage

Mos valle iu dhe adminit n'ate terr?

 

Mos valle tek admini u gjunjezove

Dhe buz't e tua atij i folen n'vesh

Ate qe s'ma dhe mua ia dorezove

Adminit, qe ju befte koka lesh?

ah mer sol mer bukurosh

mos na boj si kokorosh

 

une ma para i ve dryn

sesa admini ma ndyn  smiley

 

le qe dhe po te doja une

s'jane adminet per at pune

 

dhe te tre me u bo bashke

mu sma dalin per gjekafshe

 

vec adminja ma shti friken

por mrome ajo e kish fik driten

 

kshu qi spo di ca me ju thane

admini feedback s'mka dhane

 

vec kutine ma ka hap

pa u ndi hic aspak

 

se bedrija eshte kuislinge

me tortura jane mesu

enver hoxha t'paret e mi

smundi me i poshtru

smiley

po ca di ti, je skraparlli

derr komunisti safi

smiley

 

 

Na e prute prap u prufshin xhevap

Se kutite paskan venos me i hap...

Atje ta mbanit lidhur me zinxhire

me buk e uje dhe pak shellire...

Na nxiu PPU-ne me celulite e tule

pa le kush e digjon kur fillon e  mburret

" me kini inat se jam  jam si lule "

XXXXXXXXXXXX

Ta kishit kapur e ta kishit shtrire

Ta rrihnit paq qe mos ti mbetej brinje

Ne hell ta shkonit e ne zjarr ta kishit vene

ta dridhnit mbi prush sa te behej kerce

e ta hiqnit pastaje ta hidhnit mbi gure

Nga adminat kush ishte me burre

kasap si dere e kasap den baba den 

me hanxhar ta priste  ta bente thele - thele 

XXXXXXXXXXXXXx

Nje tjeter admin qe i vjen per dore

ta shtrinte ne tavoline me racione

ereza ta eroste e ti hidhte siper kripe

e per cdo racion pirun e thike

XXXXXXXXXXXXXX

Nje admin bir rrushi si nikoqir

te nxirte siper e ta vinte ne tavoline

Nga ajo e uruara qe pihet me opinge

dhe per grate ca vere te kuqe rubin

XXXXXXXXXXXXX

Nje admin me ze ulurime luani

te therriste sa te tundej vatani

eni paujsa nga jeni e nga s'jeni

sot eshte dita e mblidhet kuvendi

cifteli  e cula dyjare  ne brez shtrengoni

Bedrijen flijuam qe ju te gezoni .

XXXXXXXXXX

ta shqyejme e ta bejme cope - cope

ta pertypim me dhemb e padhemb ne goje

me raki e vere ta kungojme

dhe tutje ne gurmaz ta kaptojme .

 XXXXXXXXX

ne deje e limfa te gjalloje

dhe ne folte me gojet tona

prap nga e para t'ja fillojme.

Kush eshte i kesaj linje lejohen plotesime e rregullime.

Kush eshte vajtonjes per merita te pamerituara te nje "celuliteje"  le te qaje , vajtoje , mallkoje , protestoje . Ftoj admin te qendrojne STOIKE!

 

 

 

 

 

 

 

 

Idris,

lene qitetin e metropolin, ene internetin se ste kane lezett.

thuji nipave dhe mbesave te te mesojne farmvillen ene dalim ke gardhi bojme muhabet sic na ka lezet. therim dhe nai vic e qingj atje e pime raki smiley

se ke marre kot me kot smiley

 

Unë ju përmbajta mësimeve të Khajamit si fund , po jo pa të rrjepur njëherë sipas Bërns si fillim smiley

Po ti je mësu me "lajka" e me "miklime" kështu që vergjet e mija nuk të pëlqejnë smiley

Gjithsesi unë po ftoj pjesën time , se ti e di qe  ke për te qitë kokën ke selvia me pa mçeftas ........ nuk të le Muma me çuna arapçi  smiley

Rrofshin xhepat o leckamanë

Rroftë kokë bërë trokë

Rrofshin grat dhe klyshët tanë

Ulërini : Amin o shokë .

 

hahahahha, hahahahha, cfare kemi bere per te merituar prezencen e fh-se valle?

kshu t'abuzofshin perdite o bidrije!

mos hiksha pa thene qe dhe yve bejtexhinjte e tjere jeni monumentale, aty-aty me bidrijen.l

Te ka bere nder admini, se te duhet te dalesh nganjeher ....

Internet addiction disorder (IAD), or, more broadly, Internet overuse, problematic computer use or pathological computer use, is excessive computer use that interferes with daily life. These terms avoid the distracting and divisive term and are not limited to any single cause.

 

Bedrije.Kete popullaritet qe ke fituar nga kjo qe te bene Adminet nuk do te mund ta kishe edhe sikur Mis Bota te ishe bere.

Bedrie ti duhet ta falenderosh adminin se te beri heroinen e forumit,per ty u thuren lavde e poezi.

e pse  kshu ?

pse mendon ti se mua me kercet shume me qene heroina e forumit ?

apo thu se ka nai cmim a perfitim smiley

Per te qeshuren , po, falenderoj kedo qe dha kontriubut, edhe adminin madje, ndonese kontributi i tij ishte implicit smiley

Edhe ne nje teme si kjo e shikon te nevojshme qeveriu te fshije kjomente humori qe s'kane lidhje fare me kutite? :o Ne vend te glases te rende nje bajge siper kokes pra qeveriu censurist. smiley

 Tushe, nqs je per demokraci e transparence, per stabilizim te vendit dhe futjen ne Evrope, lerme te shoh kutine dhe kriza mbyllet direkt. smiley

 

hiç, kshu kot, sa me pyt: a kan fillu me ardh dallndyshet andej nga ju?

 une e pergezoj bedrijen per "mallkimin" me glase zogu te administratoreve, por qe athere e deri tani nuk ka ndryshu fare, uroj qe ajo glasa e zogut te bohet bajge lope..

A ka mundesi me na i be rollover keto komentet e tallones qe s'i harxhojme brenda dites? smiley

fh, rrofsh qe e thredbumpe kete per bejtet qe jane ketu. smiley

Une s'pashe nei glase zogu mbi kryet a nei admini ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).