A i besoni kesaj!!!

Serbia në BE në vitin 2014. Shqipëria? Nuk do jetë gati para 2025-ës

Nga Christoph B. Schiltz, “Die Welt”

Evropa është përpara një raundi tjetër zgjerimi. Pas hyrjes së 12 shteteve në vitet 2004 dhe 2007, në vitet që vijnë pritet që të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor me rreth 25 milionë banorë. BE ua ka premtuar anëtarësimin vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2003, në Selanik. Ata janë të bindur se do e mbajnë këtë angazhim. Serbia ishte vendi që dorëzoi së fundmi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Boris Tadiç, dorëzoi kërkesën në Stokholm dhe premtoi se tanimë do kishte një pikë kthese dhe një periudhë reformash të thella, e ndoshta dhe të dhimbshme.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se kjo ishte një lëvizje e re në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa vjen nëntë vjet pas rrëzimit të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krimet e luftës para Gjykatës së Hagës.

Nivelet e larta të BE presin që Serbia të bëhet anëtare në fillim të vitit 2014.

Në rastin e Serbisë, ndryshe nga Turqia, nuk ekziston mundësia që të ketë një proces të gjatë dhe me shumë pengesa.

Vendi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit dhe shtrihet mu në derë të BE.

Por, nga ana tjetër, dhe disa shtete të BE, si Holanda dhe Belgjika, kanë pasur rezerva në lidhje me aplikimin e Serbisë në këtë moment. Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, paralajmëroi që aplikimi të mos vinte kaq shpejt.

Skeptikët argumentojnë para së gjithash se Serbia nuk ka arritur që të arrestojë të kërkuar të rëndësishëm për krime lufte si Ratko Mlladiç.

Për më tepër, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e detyrueshme për negociatat e pranimit, nuk është ratifikuar plotësisht.

Me gjithë rezervat, shumë shtete kanë kërkuar që gjërat të përshpejtohen për Serbinë dhe ajo të dorëzojë aplikimin.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, tha se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që Serbia të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat. Ky është një kusht për negociata konkrete.

Kandidat bëhet një vend, kur 27 vendet kanë vendosur, pasi i jepet përgjigje një pyetësori të gjatë. Kjo mund të zgjasë shumë, si në rastin e Malit të Zi. Vendi ka bërë një aplikim në dhjetor të vitit 2008 e nuk është ende vend kandidat. Dhe Shqipëria duhet të presë për statusin e kandidatit. Qeveria në Tiranë ka dorëzuar në prill të këtij viti aplikimin për anëtarësim.

Komisioni Evropian i ka dhënë vendit dhe pyetësorin me 2280 pyetje. Ato përqendrohen kryesisht në sistemin e drejtësisë dhe ekonominë e vendit.

Krahas Turqisë, për momentin edhe Kroacia dhe Maqedonia janë kandidatë zyrtarë për anëtarësim në BE. Kroacia - pavarësisht përplasjeve me Slloveninë për kufirin - pritet që të anëtarësohet në janar të vitit 2011. Në 17 nga 35 fusha, negociatat kanë përfunduar.

Pranimi i Kroacisë do të rrisë presionin që edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të hyjnë sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Kjo do i jepte vrull procesit të negociatave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Por unioni ndodhet përpara debateve të forta. Disa vende shumë të varfra dhe të rrënuara nga korrupsioni, si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, ka të ngjarë të mos jenë gati përpara vitit 2025.

Nga ana tjetër kjo mund të bëjë që Ballkani Perëndimor të ndahet në dy klasa shoqërore me diferenca të theksuara në rrugën e tyre drejt BE, çka do të sillte një rrezik të madh politik dhe destabilitet. Këtë nuk e do askush në Bruksel.

* Titulli është redaksional

3 Komente

Nese shqiperia do te perfitoje shpejt (te themi ne 2010) liberalizimin e vizave me vendet e zones shengen, ne shqiperi kane per te ngelur ca gjytryma dhe mosha e trete, kuptohet me ne krye Salihovic. E keshtu nuk ka per te pasur ndonje presion nga brenda qe te ndikoje ne demokratizimin e vendit. Besohet se andej nga 2025 teritoret e ketij vendi (ato qe kane vlere) do te jene blere nga mafja Serbe e mbeshtetur nga ajo Ruse.

 ne shqiperi kane per te ngelur ca gjytryma dhe mosha e trete

ta rren mendia ne kete pike.

deri tani ka qene me lehte per shqiptaret ta lene shqiperine. duke i konsideruar vend me probleme, pa liri demokratike, shqiptareve u takonte statusi i refugjateve politike. pra asistence sociale (banese, para, shkolle per mesim gjuhe, deri sa ata njiheshin njefaresoji me vendin dhe u lehtesohej me pas gjetja e punes, dmth integrimi ne shoqeri)  qe me ndryshimin te po te ketij statusit nuk do ta kene me.

dhe nuk mjafton vetem te dish gjuhen per te shkuar ne perendim, duhet gjetur pune gjithashtu, se ndryshe fle ne rruge.

pra mendoj se do te kthehen me shume vete se do ta lene shqiperine. ne fakt ata qe jane te pergatitur per te jetuar ne perendim, ose si me thene per te cilet perendimi ka nevoje, jane te paket ne shqiperi. smiley

ndersa ata qe vazhdojne jetojne ne perendim, duke jetuar si shqiptare (pra duke pare TV shqip, jetuar me problemet e shqiperise perdite, pasur nje aktivitet ne shqiperi, etj) jane me te shumte.

ndersa sa i perket artikullit mendoj, si kurdohere, se shqiperia do te jete vendi i fundit qe do te inkuadrohet ne BE. bile aq i fundit sa me pas nuk do te kete me as BE. 

sepse ne jemi te vonuar ne histori, ka thene me te drejte Qosja.

 

2025 pak si gjat po me duket,

apo e kane lene keta futjen e shqiperise ne BE mbas vdekjes se berishes???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).