A eshte koincidence zevendesimi i baballareve nga te bijte ne PS

66 Komente

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të rinj të Partisë Socialiste kanë lidhje gjaku me ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist.

Sot në kupolën e partisë më të madhe opozitare janë bijtë e baballarëve... që shumë shpejt u ngjitën në karrierën politike ndoshta jo vetëm prej dëshirës e aftësive të tyre, por duke ndjekur rrugën e shtruar më parë nga baballarët apo gjyshërit e tyre.
Ata janë të rinj, të kollarisur e të shkolluar, flasin për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe për ekonominë e tregut.

Janë mbledhur të gjithë pranë familjes socialiste, ku vetëm 20 vjet më parë kanë qenë baballarët e gjyshërit e tyre.

Ndërkohë që kësaj partie iu desh 20 vjet që të tentojë të bëjë distancimin nga e kaluara e saj me fjalë dhe të bëjë simbole të saj atë çfarë tentoi t’i zhbënte para 20 vitesh.
 

Po kush janë djemtë e vajzat që vijnë nga familjet e njohura komuniste 
 

 

. Edi Rama, kryetari i ri i partisë, babai i të cilit, Kristaq Rama, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor .
Dashamir Peza, i biri i Myslym Pezës, mbante disa poste të larta në shtetin komunist
Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë
Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së
Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror
Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqës anëtar i Komitetit Qendror
Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie, ministër Arsimi
Alfred Dalipi, dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike
Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit të parë të partisë në rrethin Mat
Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit"

 

Ka dhe te tjere qe peshqit mund ti permendin gjat komentimeve.

Keta jane pak-a-shume 'legaliteti' i ri. Shqiperine e kane ciflik te trasheguar. Tipik 'Turqit e Rinj'.

Mund te shtoj nje pyetje? Flm

Perpara se te beheshin politikan, kane punuar* ndonjehere kete zoterinjte me siper?

* nga puna perjashtohen aktivitetet si keshilltar ministri, OJF, OJQ, analist etj.

Modeli Grek, nuk po ndiqet vetem nga udheheqja, por po zbret dhe ne nivelet e dyta dhe te treta!!!

Vlonjati ne nje teme tjeter ke shkruar qe femijet nuk jane pergjegjes per mekatet e te jatit.Nuk e di a i qendron akoma kesaj ideje?

 

Po i qendroj,

por jo ne konkurrencen per karrigen!!!

Valle a nuk ka bij dhe bija te tjera ai vend per te na udhehequr, apo vetem keta bejne vezen e kuqe, kjo eshte ajo qe dua te them.

 o vlonjat,

jo per te mbrojt keta, por smendoj se duhet pergjithsu. I rast te paster fare ke ate te paralizes parciale qe e ke sot ne qeveri. Do ishte mire qe rastet te analizoheshin nji per nji e jo kshu ne tufe. E meqe je aty ne qeveri a dallo dot noi tjeter? Se sot per sot besoj ne rradh te pare duhet te merremi me ate grup, puna dhe veprimtaria e te cileve ka nje efekt te drejtperdrejt ne jeten e perditshme te shqiptareve. si thu?

Dakort,

por mo harro se per 2-3 vj ke keta ne pushtet, dhe e shikon ti si lidhen unazat e zinxhirit te vjeter.

 

Ke PD

vdiq zulali, nga ajo qe s'ka djal i ricikluan dhenderrin

vdiq ai i teorise zero, i ricikluan te kunaten (nusen e vellait)

ndaj them une se keta, te dyja palet ndjekin modelin grek.

Ti thuash Edi Rames qe ti je i biri i Kristaq Rames dhe prandaj je ne krye te PS eshte pak shume naive se te gjithe e dime qe seshte aty ku eshte per meritat e babait.

Po ashtu ti thuash Rames qe ti je i biri i Kristaqit dhe je komunist me kujton kohen komuniste kur partizanit i thoshin se ti nuk ben per kete pune se ke pas vellain ballist ,ndersa ballistit i thoshin ti je burre i mire se ke pas vellain partizan.

Pervec xhelil gjonit qe ka qene me te vertet surrat i poshter te tjeret nuk eshte se kan pas ndonje pozicion aq te rendesishem ne PP

Jo edi eshte nga xhaxhaji i te jemes!!!

Ke degjuar ndonjehere ti per shokun Pilo

O Vlonjato, nga i di me kaq hollsina ti kto, tre breza "removed", me mbesa e me nipa?

Seriozisht po t'pys!

korigjim

Shoku Pilo i thuhej Pilo Peristerit

edi eshte nipi i Spiro Kolekes

Jam kurioz te di pse Xhelil Gjoni e ben te poshter! Pra cfare ka bere ai me shume (per te keq) ne raport me te tjere funksionar te larte te PPSH-se?

Shko pyet Krutanet se t'a tregojne.

A di me na thone ndonje gjo ti vete po leni te tjeret, ene une nga kruja jom.

Beke,

Xhelili ka qene dibran i qut shume. Nese do fliste ai cer ka pare e degjuar, ka bere apo ka q... ne Tirane ca nga keta do e fusnin koken ne moot per 5 shekuj sa te dilte Skenderbeu i trete.

Po as vendi nuk eshte as koha. Varja e tha nje llafe ai robi i huj e ti mos u vin ne kasamet smiley

Te kesh qene sekretar i pare rrethi qe firmoste te gjithe internimet dhe arrestimet politike nuk quhet pozicion me rendesi !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Atehere vetem diktatori paska pasur faj

Vlonjat, me thuj sa eshte numuri total "i kupoles" (sa njerez), sa nga ky numer jane te aferm te ish nomenklatures (perkufizo c'do me thene "i afert&quotsmiley dhe sa eshte numri i pergjithshem i personave qe potencialisht mund te ishin ne postet qe fliten (dmth cilesisht nuk jane me poshte nga "pinjollet" - arsim, moshe, botime etj), dhe atehere te them nese eshte rastesi (pra sic thua ti "koincidence&quotsmiley apo jo.

Ne thelb pyetja jote eshte statistikore, dhe jo politike (me vone behet edhe politike ose si te duash; por pa marre ate pergjigje, s'mund te shkohet kerrkund). Kjo eshte nje lloj qasje qe ka nevoje t'a pershtasi mendesia shqiptare!!!!!!

Sander, te eshte bere mendja shifra, po kalon dhe nga gjysa tjeter qe duhet te ishte asfalt smiley, per te shetitur per qejf me i llaf smiley.

Ne mbistrukturen politike, por me e rendesishmja, ne nenstrukturen ekonomike, fenomeni ne fjale eshte i perhapur.  Per shume arsye pse, por edhe "pse jo".

 

e teprume osht, e di, por esht si DDT per te folmen qesim ajo gjo.

te tjeret ku ne dum me shku, e bojn gjithe diten.

kto jane budalliqe, pjesemarrja ne politike eshte vetem siperfaqja, po thuaj paret kush i ka ne dore.  Osht gjynaf tashti me pergoju olta xhackat dhe aldo bumcerat

te na beje mero baze nje investigim se sa biznese dhe investime te fushave te shumta jane te lidhura psh me familjen Hoxha ?

P.S. Nga PD keni harru psh kalamajt e Ali Spahise, goca u emerua ca kohe keshilltare e sales, kurse cuni eshte zv minister shendetesie smiley

 

Mua me duket jo koincidence, po shume e dyshimte. Nese kto "politikane" dun me e fitu buken e gojes me "politike" te mbajne nje profil me te ulet te pakten (perjashtim ben Rama, ndoshta). 

Si mund te besohet se eshte koinçidence ?

Pse koinçindence eshte "thirrja"  Edi Rames nga Parisi, nje " antikomunist" i hapur. Perse u thirr , te bej minister kulture, ne fakt sa kishim nevoje ne ate periudhe per nje minister kulture e din vetem Nano kete.

Nder kriminela nuk ka kionçidenc, çdo gje eshte e llogaritur.

nuk eshte aspak koincidence, te dyja partite e medha dhe shume parti te vockla jane te mbushura me ish bllokmene e pasardhes te tyre, si dhe me ajken e partise dhe te sigurimit. Pse duhet te jete koincidence kjo?

Koincidence eshte qe kemi te njejtin popull dele, qe pranon te qeveriset nga te njejtet njerez me te njejtat metoda, por vetem kesaj radhe te emertuara ndryshe ?

Pyetje koti dhe pa kuptim, bile do thoja budallallek tipik shqiptar i tipit te kafes me bisht. Rralle e tek mund te gjesh dike qe eshte ne politike nga te dyja anet sot qe s'ka patur dike komunist nga farefisi .

Edhe nje gje tjeter, te qenit komunist nuk te ben automatikisht te keq bile mund te jete shume me pozitiv se nje "demokrat" i mbushur me mllefe qe vret e pret majtas e djathtas me sy mbyllur. Si shembull po marr me "te keqin" Ilir Gjonin qe ka qene djale flori dhe me shume me teper kapacitet intelektual se ca marioneta te tipit Bregu, Bumci, Leshi, Preshi & Co. Hiqni dore nga backgroundet se bien era komunizem 400 karat.

 Ndersa une kisha dhe kam pershtypjen se shum bij te ish nomeklatures, sigurimit, gjinden tek PD dhe kjo e ka nje domethenie. Titulli qe vlonjati ka sjelle ketu duhej te ishte; 

A eshte koiçidence qe shum ish bij te nomeklatures, shum bij te ish sigurimsave edhe vete shum sigurimsa gjinden ne PD. Si do ti pergjigjet vlonjati kesaj pyetje. 

Pjer,

une thash disa,

u lind ju te tjereve e drejta te thoni te tjeret miku im!!!

Ky muabeti i "bijve komunist" qe duan te marin pushtetin, eshte  nje  muabet dogmatik,sepse komunizmi ka vdekur,prona e perbashket ka vdekur,c`ka mbetur? Hija!...me hijen do te luftoni?

Ne se nje qeveri sot eshte e korruptuar dhe genjen ne diten me diell te vdekurit,me te gjallet nuk e ka problem ti genjej!

 

 

wkfq eshte kjo?

Si thane dhe ca me lart;

EDHE???

c pate me plak qetsohu mos boj nervin ne CYBER-DISKUTIM

Vlonjat!

Vetem nikun duhet te kesh te tille se si thashethemexhi duhet te kesh damar nga Tepelena. Ndonje kenaqesi e madhe nuk eshte per te mbajte te tjeret neper goje as per baballaret , as per mamallaret e as per gjyshllaret e gjyshllaret.

Kjo menyre te arsyetuari eshte e nivelit feudal , tipik i te cilit eshte Sali Berisha, dmth e kohes se persobnazhit te M. Servantesit .

Ne kohen e sotme njerzit kane Lumasijt e plepave per t'ju drejtuar gjykatave e per te denoncuar "kriminelet" . Ndersa Lumasijt e Berishes qofshin dhe nga Vlora kane foltoren e llapaqenit Berisha , ose ish te propozuarit per kandidat i Byrose Politike te KQ te PPSH .

Me te ndershem e me te ditur qene shqiptaret e pas Luftes II ,qe arriten te miratonin ne organizmat Nderkombetare listen me 200 Kriminele Lufte dhe i shpallen te tille.

Mbase Vlonjat , krijon ndonje shoqate ( me qe jane ne mode sot) dhe ja arrin ta besh nje gje te tille sot . Ndryshe bashkoju k....rit ( o duhet para pikave e pas k ) te Saliut qe  "ka mundur baben e vet dhe sot po mund edhe ...mullijt e eres " dhe sic e di besoj libri me i kenduar e me me vlere sot ne B O T E ben fjale per nje DON KI SHOT .

Qe ne si popull kemi fatkeqesine ta kemi edhe llapaqen e thashethemexhi ordiner .

O Idriz-o tamom tamom duhet te jete nga Lazarati!      smiley

Avash ti drizo avash... Tepelena e ka te vetin aty; Gramozne e Rucajve.

Gjyqin ja bene ne Shkoder per Arben Brocin, dhe ka shkuar tek pulle, i pashoqeruar fare, mu ne mes te Shkodres, si burrat fare, dhe i rruajten sumen! Ne nje Shkoder qe edhe 10 vjet me vone nuk futej dot Farkos Nanoja se ja benin priten ne Bacallek.

 

Jo keshtu Elton.Lexo barzaleten me poshte :

Nje fshatar nxorri ne treg per te shitur 2 qen ,nje te madh dhe nje kelysh.

E pyeten : "Sa kushton qeni i madh ?"

"100 euro " u pergjigj ai.

"Po i vogli sa kushton " e pyeten.

" 200 euro " u pergjigj fshatari

" Si ka mundesi qe kelyshi kushton me shume se i madhi " i thane.

Fshatari u pergjigj : " Epo i madhi eshte qen ,ndersa i vogli eshte qen bir qeni "

PIKERISHT DUKE QENE SE QENET BENE KETE POPULL TE VUAJE, BIJT E TYRE DO E BEJNE AKOMA ME SHUME

Pikerisht kete gje kishte parasysh Ramizi kur i thoshte studentave qe tek ne gjerat duhet te ndodhin gradualisht, dmth ne nje menyre ose nje tjeter tejzgjatjen e pushtetit te byrose politike. smiley

Keta ishin te paret ne; kerkim azilesh ne amerike, hapjen e bizneseve ne Shqiperi, trazirat me arme te '97, etj. Gjithashtu te paret dhe ne "ofensivat" virtuale, faqe e video per Enverin ne internet, peshku pa uje etj. smiley

Po mire mo , ne na luftuan direkt per 45 vjet , s'na lane te shkojme ne shkolla , s'behej fjale per punera te mira etj , te mos permendim burgosjet dhe internimet . Dhe te gjitha keto vuajtje per shkak te gjyshit . Kurse ne s'paskemi te drejte te pyesim se bijte e kujt jane shumica e ketyre deputeteve dhe politikaneve qe pretenojne te na qeverisin .

Nuk po kerkon njeri te internohen , shpronesohen , persekutohen etj , ashtu si bene baballaret e tyre me ne , por te pakten te mbajne "low profile"e mos na shiten si shpetimtare te kombit . Kjo jo vetem per ata te PS-se por dhe ata te infiltruarit ne partite e djathta .

Edhe Enveri keshtu thoshte Gimo.

Djemt e ballisteve agallareve etj , niprit e mbesat jane rritur dhe edukuar me frymen e PARTISE , prandaj ti mbajme afer dhe mos ti shikojme e gjykojme per fajete e babllareve dhe gjysherve  . Ne shkolla do te vene , pune do tu japim por ( lexoje mire kete se kjo perben ate thelbin e thashethemexihut Vlonjat i ,bartur nga regjimi Enverit ne vitin 2010 ) por ....drejtore e ministra nuk do ti bejme smiley

Nuk te di sa vjec je , por ne se mjaftohesh e kenaqesh me edukaten e thashethemexhiut   Berisha dhe koneve si Vlonjati qe lehin pas tij , i pafsh hajrin porit ...

por te pakten te mbajne "low profile"e mos na shiten si shpetimtare te kombit  smiley

iDRIS, ti jo vetem nuk je komunist i pandreqshem por ti ngelesh manipulator i njejte me keta qe llapin sot.

E para, Hoxha kur thoshte ne shkolla do vene, kishte parasysh arsimin shkollor deri ne shkolle tetevjecare ose te mesme, pra dery aty qe "kelyshi i reaksionarit" te dinte te thithet propaganden virusale te tij.

E dyta, kur orientonte/urdheronte per pune, flitet per pune te rendomta e tercare, te renda ne kantiere pune pasi e kishte kthyer vendin ne nje kamp pune te izoluar. Pra puna e tyre u duhej si force sklleverish ne nje operacion per te fituar edhe mbiekzistence te mbreterise se tij diktatoriale. EWdhe hitleri kishte ndertuar kampe pune e i kishte futur ebrenjet ne to, por cfarosja ishte me e shpejte sepse ai vraponte ne kohe. Ndersa stalini me Gulaket i punesonte kundershtaret politike me cfarosje me te ngadalte. Pra qellimi ishte njelloj.                                                                                                              Pasoja? Pasoja eshte kjo qe shikon ti dhe ne te gjithe sot. ne njerin krah bij te ish nomeklatures se kuqe por te shkolluar. Posi, patjeter te shkolluar, pasi kishin te drejten e zgjedhjes se shkolles se larte dhe kualifikimet jashte shtetit( nese ua priste koka). Te tjere benin shkollen e partise, e cila quhej universitet dhe beheshin kuadro drejuese(, sekretare lokale, drejtore ndermarrjesh, institucionesh, ushtrie, kuadri, etj). Edhe mesonin ne shkolla gjuhe te huaja ndresa te tjeret denoheshin per agjente nese mesonin fshehtas ndonje gjuhe, edhe autodidakt.

te tjerat t`i shkruaj me vone, por nuk e di se nga sa shkruan me duket virtualisht si ata te Shkolles se Partise( te shoqes Fiqerete Shehu dhe mbase edhe Servet Pellumbi)

Marrezira qe po tregon more Vlonjat,po ne politik nuk je se je i biri i filanit apo i fistekut por, nga idet dhe cilesit qe ke.Ne demokraci votohesh lum miku,nuk ka qofte te daja,Kety mbaron filmi,i biografive dhe fillon sa i zoti je sa peshon,Cdo te thuash per Bushet e Amerikes President i ati, President i biri!!!! Po me duket se disave u ka mbetur sahati tek koha e P.Punes. Ashtu si disa pinjolle te familjeve te medha jane grumbulluar rreth P.D.Me duket normale.

Marko Bello hyn ne parlament ne fillim te Janarit,pritet ta pasojne dhe 11 deputete te tjere,gati te formohet Partia e re e Nanos.

Kurse femijet e baballareve nuk hyjne ne parlament,sepse keshtu i urdherojne eterit.

Bradovic, informacioni juaj eshte me shume vlere.

Po ai Librazhdsi jot berebero Taulant Balla te ka thone go kur do hyje?

Bradovic, ai do me hy, por ka frike nga Zhozi (folesja e parlamentit) se e kap prej zhelesh dhe e nxjerr jashte.

 

Është fakt shume interesant qe pyetja e trashëgimisë intelektuale, ideologjike, kulturore e mbase ethosit te PS, transformohet shume shpejt ne pikëpyetje te autoktonisë vlonjate te autorit.Nuk është aspak e rastit qe qyteti me revolucionar ne republike te identifikohet kaq ngushte me Partine Komuniste Shqiptare e rrjedhimisht me pasardhësit e saj, PS-ne.Mendimtarët grupore vlonjate qe sulmojne autorin, nuk krijojnë asnjë surprize me ketë qendrim.Historia post komuniste shqiptare vërteton qe Vlora mbetet një bastion i rëndësishëm i mendimit te majte shqiptare, dhe rrjedhimisht i kristalizimit te këtij mendimi ne PS.Problemi i identifikimit  me një grup kaq te ngushte elektoral krijon problemet e veta.Unë do te argumentoja, se për arsye te ndryshme, Vlora nuk ka mundur te evoluoje shume pertej mentalitetit te komiteteve te shpëtimit kombëtar, dhe si rrjedhoje mbetet kështu një faktor vendimtar për mos-ndryshimin e mentalitetit konservator brenda PS.    

 Te paska ngel meraku i drurit te 97 ty? hajd se mire te paska bere ty me duket ja ku je ne angli si une qe te dhashe drurin edhe ti qe e hengre! smiley

Shqiperia po ndryshon....kendon Ciljeta me tenor k/thashethtemexhiun Sali .

Shoqeron  kori i  fshatit , ja kthen beu i fshatit dhe ja pret Keiendi. Po pse ore tek Ju mbeti argumenti thashethemexhijve ? Dy rrota mulliri qe dhe melodine  qe mxjerr gervishtjen monotone e rrotes e bejne sikur te jene te pavaisura qe prej kohes se mullijve me rrote guri smiley

Nje cope skerbythje si beu i fshatit derdellis per nje krahine duke shitur "politike te Modhe mer Jahu ..Ja ka thane baba atije zotrije "

Po kush je ti mor pilives qe paske kandarin dhe topet e tij per te peshuar se cfare kane dhene Vlonjatet per Shqiperine ?

Jepi ne se ke ndonje thashethem tjeter per te kenaqur k/thashethemexhiun Berisha dhe sikaret e tij dhe mos u fut ne ujrat e detit qe lag Vloren kur s'di not se mbytesh

Vllezerit e mi Vlonjate,

Pergjigjet e juja nuk jane as te cuditeshme e as te pashpjegueshme.

Evolimi i mendimit per te cilin bej fjale une, ne rastin tuaj, do te jete i ngadalte, i dhimbshem dhe turbullues.

Por dale ngadale dhe ju do te arrini ne ate pike, ku do ta ndjeni veten te cliruar nga urrejtja. 

Ju uroj udhetim te mbare.  

beu,

kam pershtypjen se "vlonjatet jane te majte" eshte me teper nje cliché sesa realitet. Jam dakort me ate qe ne disa raste ne historine e Shqiperise kane qene nismetare, por nuk mund te pranoj se Vlora ( dhe per kete ka shume shembuj) eshte nje vater e te majtes. Jo se eshte ne vetevete nje percaktim  i keq apo puneprishes. thjesht mos ngaterro te majten me intelektualen dhe perparimtaren. Ndoshta ne si krahine jemi pak me shume parimor se te perulur (krahas shume te mirave dhe te metave qe kemi) dhe kjo na ben qe te nxehemi me shpejt. 

Ah harrova, nuk jemi popull qe ushqejme urrejtjen ne,  e ke gabim. Mund te kemi te tjera vese por jo lete ama.

I dashur Vlonjat,

Te kërkoj falje nëse ete krijova përshtypjen qe po diskutoja virtytet e vlonjateve, te cilat nuk vihen ne diskutim këtu. Unë mendova se isha i kujdesshëm për te mos ngarkuar komentin tim me vlerësime normative.Siç duket nuk ja kam arritur.Kategorizimi i majte ne vetvete nuk ishte vlerësim negativ. Siç e përmend edhe ti, teorikisht linja ndërmjet përparimtares dhe te majtës është disa here e ngatërruar. Ne Shqipëri kjo është padyshim më e ndërlikuar.Sa për përgjithesimin, qëndroj fajtor,,, përgjithësimet dhe përjashtimet kundërshtojnë njëra tjetrën. Përgjithësimi nuk pretendon te gjithë-përfshije të vërtetën. Në të njëjtën mënyre unë mund të thosha se p.sh Kavaja është e djathte ose Shkodra është antikomuniste, ose Matjanet janë Zogiste, ose Dukati Balliste, Llazarati maverike e kështu me radhë,, dhe asnjëherë nuk do te gjithë-përfshija te vërtetën.Megjithatë pa dashur ti shpëtoj përgjithësimeve, është korrekte te thuash si ka thënë p.sh  M. Vicker qe “Vlora ka qene baza e fuqisë se politikaneve te tille si Enver Hoxha e Hysni Kapo”. Gjithashtu si një qytet qe ka tradite te lëvizjeve politike popullore, (qe disa here kane qene dëmprurëse).Ka shkrimtare te huaj kane edhe shkruar për je lloj sub-kulture politike. Natyrisht edhe ky deklarim është përgjithësues, (p.sh me ty unë nuk ndiej asnjë lloj ndryshimi ne arsyetim ose ne bisede,, d.m.th mund te merreni vesh pa probleme, dhe shpresoj te jete e vërtete dhe e anasjella.... Megjithatë ketë nuk mund te them te njeten për disa syresh si Idris ose Liqen, ose te tjerë qe kryesisht vijnë nga Vlora, ose mbase kështu pretendojnë,, edhe ka një pafundësi nga këta ,, vetëm se si mbaj mend emrat).Ketë problem p.sh nuk e kam vene re jo vetem me verioret, pavarësisht nga vinë nga verilindja apo veriperëndimi, por as me Kosovaret apo Shqiptaret e Maqedonise, me te cilet kemi qene te ndare socilogjikisht per kaq kohe.Përgjithësimet janë kurthe qe bien te gjithë, por pa to nuk ka diskutim.  

Edhe 1 herë më fal. 

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të rinj të Partisë Socialiste kanë lidhje gjaku me ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist.

Kjo do te thote qe nje pjese e perfaqesimit tone , ka lidhje "gjaku" me te kaluaren-dhe ka nje "publicitet" tmerresisht ndikues tek gjykimi i veprimeve dhe sjelljeve politike.

Nje deduksion i ngjashem ;

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të rinj të Partisë ... X  Y Z  kanë lidhje gjaku me ish-KRIMINELE  të lartë të regjimit komunist  dhe nje pjese e tyre kane lidhje gjaku me njerez te pashkolluar .

Kjo do te thote qe ; Nje pjese e perfaqesimit tone ka lidhje me krimin dhe injorancen dhe ka nje ndikim te ndjeshem tek pasoja ne gjendjen shpirterore dhe ekonomike te ketij populli-pra edhe politikisht .

 

 Habitem si kemi kohe te merrem me diskutime te pavlera.

C'rendesi ka cfare prejardhje kane, rendesi ka a kane ide apo s'kane..e fundi fundit nga bajgat nuk do te vinin, aq me mire qe vijne nga familje me tradita. Madje eshte e ekzagjeruar ajo qe Hoxha zhduku gjithe aristokracine shqiptare, ai zhduku vetem pjesen qe kishte kunder dhe ate qe pati fatin e keq, dhe pjesen tjeter e perdori...

Tani vitet e fundit po konstatoj qe Berisha po perpiqet te fusi ca individe me tradite elitare familjare sepse PD ka qene nje parti e tipit lumpenproletariat gati 100%...kuptohet qe ata flasin si kopje butaforike e Berishes derisa ky eshte gjeli i fermes por kur Berisha te bjere as qe diskutohet qe do te fillojne te flasin ca gjera nga mendja e tyre. Ne kete sens ikja e Berishes do te ishte nje gje absolutisht pozitive per kuazidemokracine shqiptare edhe sikur stafeten ta merrte Argita Berisha-Malltezi.

 

Na thuaj cila ishte pjesa e aristokracise Shqiptare qe Hoxha nuk zhduku, burgosi apo internoi?

C'rendesi ka cfare prejardhje kane, rendesi ka a kane ide apo s'kane..e fundi fundit nga bajgat nuk do te vinin, aq me mire qe vijne nga familje me tradita.

 

Ky njehere e hedh teorine e Darvinit ne kosh te plehrave,

pastaj thote me mire qe vijne nga familje me tradita.

 

Po c'tradita mor derrzi. Te vetmet tradita qe kishin baballaret e tyre ishin te persekutonin njerez.

 

Po ti me duket se i perket brezit te humbur te pas viteve 90 dhe se ke haberin e ketyre puneve.

mor derrzi....vuri një Ë derrzi se duket sikur flet me nje Derr të Zi .

Besoj me derr e dosë se Berisha dhe mullarët e kashtës që ka pas vetes sidomos pas 90 nuk ka .

Shif njëherë mos gjesh ndonjë shteg se të paska humbur shoqata e rryp pas rrypave . Shife mirë mos po kërkojnë  rrugën e humbur nga ata të brezit të mëparshëm  , janë të lodhur shumë , se kanë bërë luftë të rreptë me baballarët dhe tani po mundin edhe bijtë , dhe s'kanë faj që kanë humbur rrugën smiley . U vajti jeta Luftë u vajti . Gjynah i Madh ! 

Mund tu drejtohesh plotësisht atij mentaliteti që përfaqësojnë me DERRZI !

 si urdheron shoku komandant... do i drejtohem kujt te duash ti --  

 

ky kllufi (Idrisi) ka aftesine me komentu gjys ore nji gabim ortografik ose nji nickname dhe ironia eshte se vete ky do merrej vesh shume me mire sikur te perdorte hieroglife kineze

Me dosje te hapura dhe duar te pastra me nje llaf?

Po c'koincidence mavria aman!  Pse baballaret e gjyshrit e tyre kot e shpartalluan gjermanin e krijuan fanarin socialist te botes, qe t'ia u merrnin pushtetin bejleret, agallaret, kulaket, borgjezet e revizionistet? Jo ore e jo, se e ka thene shoku Ramiz ne 1989-ten qe e kemi fituar kete pushtet politiko ekonomik me gjak e vetem me gjak e leshojme.  Ne do jemi pararoja e Shqiperise se re "kapitaliste", ka thene Ramizua.  Interesante eshte se ketyre aristokrateve te rinj komunist, ju bejne karshillek ata kuadrot drejtues (klasa e mesme komuniste e Saliut me shoke) qe thot keiendi me siper.

Po leji keta crow princat njehere, se ne PS ke akoma baballaret vete si puna e Gramozit eshte i dyti ne linjen e trashegimise te postit te kryetarit.

Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit

Po me Servetin cfare patet? Cfare ka qene Serveti ne kohen e monizmit?

Pastaj, si ka ardhur puna, malokut rezohet vetem me dhune, e me mire se komunistat revolucionin nuk e ben kush.     smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).