A duhet te festojne Shqiptaret per vizat qe moren Serbet, Maqedonasit dhe Malazeset!!!

Qe nga sot, serbet, maqedonasit dhe malazeset mund te levizin pa patur nevoje per viza ne Evrope, ne ate qe quhet zona e shengenit.

Ne shqiptaret ngelem dhe kete radhe mbrapa te tjereve (se mo eshte e para here do thoni ju), dhe s'dihet me saktesi se kur do behet mbare dhe per ne, me gjithe premtimet qe trumbetohen perdite.

Qeveria u beri thirrje shqiptareve para disa kohesh qe HAJT TE FESTOJME, se po na afrohet dita qe dhe ne te levizim pa viza (shi rrushi rrushin dhe piqet, domethene).

A mendoni ju se eshte vertet koha te festojme, apo koha per te shtuar me force pyetjen;

PSE JO DHE NE!!!

47 Komente

Hiqen vizat per Serbine, Malin e Zi e Maqedonine, festimeNGA:ERION KACORRIBEOGRAD-SHKUP. Banorët e tre shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke filluar nga mesnata ndërmjet të premtes dhe të shtunës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic vendosi të udhëtoje drejt Hungarisë në mesnatë.

“Eshtë një lajm vërtet i mirë për Serbinë. Sonte është një natë e madhe. Jemi sërish në një situatë që kemi qenë 20 vjet me përpara. Në këtë mënyrë ne ndihemi pjesë e Europës” deklaroi Jeremic.

Nga ana tjeter e kufirit, ministrit serb iu dha një certificatë si serbi i parë që kalon kufirin pa vizë drejt Hungarisë sipas regjimit të ri.
Të shumtë ishin edhe banorët e tjerë që morën pjesë në këtë ceremoni simbolike.

“Ky është një tjeter mur Berlini që u rrëzua sot për popullin e Serbisë” u shpreh një qytetar.

Edhe ne Shkup pati festime për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian. Nata mes të premtes dhe të shtunës u quajt nata e bardhë duke hequr kufizimet e orareve për klubet e natës dhe pabet.

I ashtuquajturi mur i Shengenit nuk u arrit të rrëzohej për Shqipërinë dhe Bosnjën të cilat nuk munden të përmbushnin kushtet e Komisionit Europian brenda afatit, por kanë një mundësi për t’iu bashkuar vendeve fqinje deri vitin tjetër.

E ndërsa nje rreze shprese duket në fund të tunelit për Shqipërinë situata për Kosovën është edhe me e zbehtë. Për 40 vjet radhazi, shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë udhëtonin pa viza në Evropën Perëndimore si republika të Federatës Jugosllave, i vetmi vend komunist që u lejonte shtetasve të tij lëvizje të lirë jashtë vendit.

Kërkesat për viza u vendosën në vitin 1991 me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Sllovenisë dhe më pas Kroacisë iu ofrua heqja e kërkesave për viza. Tani kjo masë përfshin edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

shume mire per ata.

ne akoma presim. nga nje ane kemi rremujen tone politike por ne te njejten kohe eshte edhe nje preteks me shume per t'i kerkuar me ngulm europes per heqje vizash. Perderisa ia hoqi edhe shteteve terroriste nuk ka arsye se perse mos t'ia japin edhe shqiptareve.

TIRANE-Partia Socialiste i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha që ti kërkojë publikisht falje popullit shqiptar për vonesën e Shqipërisë në liberalizimin e vizave. “Është koha që Sali Berisha t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për dështimin e qeverisë së tij dhe për izolimin që sot përjetojmë në dallim nga fqinjët tanë, deklaroi sot në një deklaratë për shytp nga selia e pS, deputeti i kësaj partie Ditmir Bushati.

Deputeti socialist Ditmir Bushati duke iu referuar lajmit për përfshirjen e fqinjëve tanë në një rregjim pa viza me hapësirën Shengen theksoi se lajmi sa inkurajues është dhe trishtues, për faktin se Shqipëria e nisi e para këtë proces që në vitin 2004.

“Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet të rajonit”.

Sipas PS, është koha që të nxirren mësime e përgjegjësi nga dështimi i qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara për heqjen e vizave.
Bushati theksoi se bashkë më ndjesën për vonesën e shkaktuar, Berisha duhet të heqë dorë nga lufta me opozitën dhe të hapë kutitë e 28 Qershorit.

“Bashkë me ndjesën për shqiptarët që i la të fundit në rajon, pasi ne i kishim të gjitha mundësitë të festonim këto ditë së bashku me popujt e tjerë, Berisha duhet të heqë dorë nga lufta me opozitën dhe të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve...bashkë me ndjesën për shqiptarët, Sali Berisha duhet të pranojë kërkesën legjitime të opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit, si e vetmja rrugë për fillimin e një dialogu politik dhe mos ta vonojë më këtë vend drejt integrimit Europian dhe lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen”.

Ne nuk kemi pse te festojme! Por mua me vjen mire qe ne kete prag fundviti dhe festash njerez te kesaj bote, biles fqinjet tane, gezojne me shume se here te tjera. Urime dhe ta kaloni sa me gezueshem vitin e ri, per te gjithe ju o ballkanas qe po shijoni kenaqesine qe te jeplevizja e lire. E me kete rast une ndej pak keqardhje per vehten time, qe akoma ma kane ndaluar kete mundesi.

Ne nje interviste Mini i jashtem I.Meta duke ironizuar per zerat kritike mbi SHQIPERINE E MBETUR E FUNDIT NE PROCESIN E HEQJES SE VIZAVE pyeti, jo pa retorike dhe pa te keq: po kur ka qene Shqiperia e para? ne kohen e Haxhi Qamilit, ne kohen e Zogut? Ne kohen e Enverit? Prandaj, perfundoi, hiresia e tij, mos beni pyetje koti.

Po mir, te paret s qenka e thene te jemi dhe s duhet te jemi (se ku i gjen pastaj gjith ato hudhra per te mos na marre syri keq) por perkrah te tjereve, perse te mos jemi? perkrah serbeve, malazesve, maqedonasve e kujt me tjeter, s e te tjeret jane ku e ku perpara nesh.

Ndoshta META arsyeton sipas proverbit latin: chi va piano, va lontano

Prandaj eshte adoptuar motua: te shpejtojmepa u nxituar (si dikur me parrullen e kolektivizimit smiley

Nuk e di se cfare do te thoshte Kapteri Meta per kete ceshtje nese do te ishte aktualisht ne opozite me PD-ne!

ja cdo thoshte:

19/03/2009  - Fjala e liderit të LSI, z.Ilir Meta mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë   Kam qenë i ftuar sot nga komuniteti i Bathores në një protestë, që ata bënin për kushtet mizerabël në të cilat ata ndodhen dhe jetojnë, në kushtet kur janë të detyruar të paguajnë faturat tepër të larta afrofe të KESH, ndërkohë që nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre, në kushtet kur balta është mbisunduese, në kushtet kur papunësia është, ndoshta, në atë zonë, edhe 70 apo 80 për qind e fuqisë aktive për të punuar. Por nuk mendoj se është vetëm Bathorja, të mos harrojmë se, i gjithë komuniteti i Bathores është të paktën gjysma e komunitetit, që jeton brenda në rrethinat e kryeqytetit apo të Durrësit. Pra, është e gjithë Shqipëria.
Mburremi se na u dha ftesa për në NATO vetëm një muaj pas tragjedisë së Gërdecit, ku nëse do të ishte për t'u vlerësuar për standardet e sigurisë Shqipëria, sigurisht që nuk do të pranohej në NATO. Por, të gjithë e dimë se u pranua për arsye që kishin të bënin me Aleancën, për arsye të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.
Por, të mos harrojmë se para pak ditësh humbi jetën edhe një minator tjetër në Bulqizë. Të mos harrojmë se gjatë këtyre dy tre viteve kanë humbur jetën shumë minatorë në Bulqizë dhe nuk e kanë humbur për arsye se Shqipëria është integruar në NATO.
Kështu që, për fat të keq Shqipëria e vërtetë është shumë më pranë këtyre të vërtetave, që unë përmenda sesa sloganeve të integrimit që u përmendën këtu.
Kjo tregon që jemi në një situatë krize ekonomike, jo vetëm për arsye globale, por edhe të keqmenaxhimit të resurseve tona dhe të buxhetit të shtetit.
Sot u godit Gjykata Kushtetuese, sepse nuk e pëlqeu vendimin Kryeministri Berisha. Nuk është gjë e re, është një agresion prej mëse një viti ndaj gjithë institucioneve kushtetuese, që nga dhunimi i Kushtetutës me konsensus historik të kryer në natën e 21 Prillit, e deri tek ligji për Prokurorinë, për të paralizuar vendimin e drejtësisë kundër korrupsionit dhe kjo do të vazhdojë.
Kjo është një mazhorancë që nuk ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë të drejtë morale që të atakojë këtë institucion, sepse pavarësisht se i pëlqen apo nuk i pëlqen Kushtetuta apo Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kështu vepruat ju edhe me ligjin për ushtarakët, që e votuat këtu, edhe pse ishit në opozitë në fund të mandatit qeverisës të mëparshëm, dhe kur erdhët në pushtet jo vetëm që e shfuqizuat, por nuk respektoni as sot e kësaj dite vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sepse për ju Saliu është edhe ligji, dhe Maliqi.
Ndaj, koha kur një njeri bënte çfarë të donte në Shqipëri ka përfunduar. Deri tani patët fatin se përdorët dhe ca paterica.
Ne kemi thënë me kohë që zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik. Kanë qenë në rrezik konsensual dhe ende mbeten të tilla. Por, padyshim, që nuk është se njolloset, nuk do të njolloset vendi, se ngrihen shqetësime më se të drejta.
Sot në Shqipëri vetëm një person që ka një tapi është Sali Berisha, sepse unë nuk di të jetë shpërndarë ndonjë tapi tjetër të legalizimit, përveç asaj që doli Berisha në televizor para zgjedhjeve vendore. Dhe i vetmi njeri që ka kartë identiteti, sepse nuk po ndahen karta identiteti, është prapë Sali Berisha.
Të dyja këto procese tregojnë talljen që u bë me gati 1 milionë shqiptarë për procesin e legalizimeve, -i mbajtët peng katër vjet-, dhe përpjekjen tuaj për dëmtuar zgjedhjet e ardhshme, garancinë e qytetarëve shqiptarë se vota e tyre do të jetë e barabartë, sepse ju kishit kohë për t'i bërë kartat e identitetit, për t'i bërë tenderat dhe për të ndërtuar të gjithë infrastrukurën. Kështu që, është detyra jonë të marrim masa mbrojtëse për qytetarët shqiptarë dhe të bashkëpunojmë dhe me faktorin ndërkombëtar, që të mbrohet demokracia, të mbrohet vota e këtij populli, të mbrohen institucionet, sepse Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe për bashkësinë europiane.

Edhe po te duan te festojne shqiptaret nuk kane ku festojne se i ka zene sheshet E Rama duke protestuar kunder levizjes se lire.

Kjo po, kjo eshte arsye madhore. Te gjitha fajet i ka opozita. Edhe per Gerdecin, edhe per shembjen e tunelit,edhe per krizen, edhe per boren q epo bllokon rrugen. Me mire do ishte pa opozite. Sa komode! Ndoshta vizat do ishin hequr dhe ndoshta s do bente kaq shume ngrice.

A nuk ishte E Rama qe bente thirrje shqiptareve mos aplikoni per karta identiteti dhe pashaporta biometrike dhe premtonte se do t'ju a bente falas,te pakten ti bente falas per popullin e bashkise se Tiranes,por vetem ju rriti taksat.A nuk i degjoni nderkombetaret qe i bejne thirrje futu ne parlament se po demton imaznin e Shqiperise.Kush nga partite opozitare ne Serbi,Mal te zi,Maqedoni apo B Hercekovine bojkoton parlamentin?

Ndoshta jam i vetmi qè nuk e kam kuptuar..a ka mundèsi dikush tè mè shpjegoj se ky liberalizimi i vizave çfarè èshtè nè thelb?? dmth..nuk ka nevojè fare pèr vizè apo do tè jepen pèrsèri viza por me proçedura mè tè thjeshta...me fitimin e kèsaj marveshje shqiptarèt do tè lèvizin nè vendet e shengenit njèsoj si italianèt francezèt apo edhe rumunèt??do tè bredhin evropèn si turista apo edhe mund tè punojnè e jetojnè nè BE??I vetmi kusht èshtè tè kenè pashaportèn biometrike??i bèj kèto pyetje pasi kam takuar shqiptar kètu nè itali qè mendojnè se qè sot e tutje nuk do tè kenè mè nevojè as pèr permesso...pasi do tè jenè tè lirè tè vijnè sa herè tè duan nè itali..

Do kesh te drejt te levizesh pa vize ne vendet e shengenit per 90 dite, pra si turiste,

por s'do kesh te drejten te punosh.

Për 40 vjet radhazi, shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë udhëtonin pa viza në Evropën Perëndimore si republika të Federatës Jugosllave, i vetmi vend komunist që u lejonte shtetasve të tij lëvizje të lirë jashtë vendit.

fajet ne na i ka enver hoxha, qe pa pyetur njeri e mbylli dhe fortifikoi shqiperine, duke na lene jashte europes. ne kohe te zogut nuk kishim nevoje per viza. smiley 

ndersa serbet ne fakt fitojne diçka qe e kishin prej vitesh. ata pa viza kane udhetuar prej kohesh (sepse tito kish me tru e kulture, nga enveri). lufta civile (ate qe na beri ne enveri) u mbylli portat. me t'u ftohur ajo, portat u hapen serish, pasi i kane DHENE PROVAT njehere.

 

ps: arb, nuk ke nevoje fare, vetem te kesh pasaporten me vete dhe nisesh per udhe. ne kufi apo dogane te kontrollohet vetem IDENTITETI, asnjegje tjeter.

Po enveri ka plot 25 vjet qe ka cof zoteri, perseri ai e ka fajen qe s'levizim dot te lire ne!!!

 

flm....uroj tè jetè vèrtet kèshtu,praktikisht me lèvizjen e lirè mund tè thuhet se jemi nè BE,pasi pèr shumicèn e shqiptarve hyrja nè BE nènkupton pikèrisht lèvizjen e lirè qè pèrkthehet nè mè tè shumtèn e rasteve si mundèsi pèr tè punuar e fituar mè shumè...pastaj kjo praktikisht heq edhe nevojèn e shqiptarve (emigrantève)qè kanè vite qè jetojnè e punojnè nè vendet e BE qè tè rinovojnè dokumentat e qèndrimit??si tepèr e bukur mè duket.....kam frikè se do e nxjerrin ndonjè kleçkè BE-ja...por edhe sikur vetèm pèr turizim e pèr njè kohè tè kufizuar tè jetè ...sa mè parè aq mè mirè...vetèm tè shpètojnè njerzit nga ambasadat e konsullatat e ndryshme!!!

Ato dokumentat e qendrimit do te duhen ti rinovsh prape se ska te beje leberalizimi i vizave me kete gje.Kjo me shume eshte per vizitoret dhe familjaret e emigranteve qe duan te shohin te afermit pa patur nevoje te marrin vize.Sic e thane edhe me lart nuk ke te drejte te punosh .

Mu kujtua ..I fundit i Mohikaneve....ku mohikani vuajti shume 2 oret e filmit,por ne fund i theu ne mes te gjithe ....,se me nje seri ishte filmi shkrete e duhet te mbaronte...

Ore ,puna ne epoken  e  sufllaqes,qendron ne faktin se kush arrin i pari dhe merr arin,pa te tjeret si llogjike marrin....

 

ore... po sa turp e? sa turp o njerez sa turp. po kjo evrope s'ka fare turp!? qe eshte 500 milion popullsi, edhe nuk mundet (hahahaha.. hahahaha..... "i'll laugh until my head comes off.... i'll swallow till i burst...&quotsmiley... nuk mundet te fus ne gjirin e saj 5 milion popull? eshte e pabesueshme per mua.... qesh me veten histerikisht kur e mendoj... hahahahahhahaha. kur e mendoj, ne rastin me te mire, behet fjale per nje inkomeptence te theksuar nga ana e BE-se... qe deshton... nuk mundet... nuk arrin.... ti ul gardhet per 1% te popullsise totale evropiane. por kjo eshte ne rastin me te mire.. dhe, ne te gjithe e dime se nuk behet fjale per inkompoetence, ose sepse BE nuk mundet ta bej kete gje. Ktu miq te dashur, behet fjale per racizem te hapur, ndaj popujve te ktyre vendeve, sepse krimi i organizuar eshte mjaft i organizuar te funksionoj edhe ne ambiente ku ekzistojne regjime vizash.. ai qe e vuan kete regjim eshte populli... dhe eshte turp per mendimin tim, qe BE.... i denon 2 popuj ne kete menyre... per te mos permenduar pastaj se ata qe para 10 vjetesh kishin varete per raketa golfi e kafkat e njerzve per topa.. sot jane te lire te udhetojne neper evrope.. por le te mos e permendim kete, mund te mjaftohemi me faktin se eshte thjesht turp, te lesh 1% popull jashte.

Nè fakt edhe unè ashtu mendoja...se èshtè vetèm pèr turizèm e pèr njè kohè tè kufizuar...por nè qoftè se proçedura eliminon ambasadat dhe konsullatat atèher duhet tè quhet heqja e vizave e jo liberalizimi i tyre...ka si pak ngatèresè e jo info tè mjaftueshèm pèr sa i pèrket heqjeve tè vizave...kam dègjuar pikèrisht se flitej pèr mundèsi punèsimi e lèvizje pa probleme tè asnjè lloj motivi prandaj i bèra kèto pyetje,uroj vèrtet qè ti bashkangjitemi vendeve tè tjera sa mè shpejt...mè mirè vonè se sa kurrè...por tè mbrish vonè nuk  tè jep tè drejtèn tè bèsh festè...pèr fatin e keq tè shqiptarve e shqipèrisè!!!

Arb, megjithese maloku dhe kapteri flasin per cdo dite per kete ngjarje madhore qe do te ndodhi maksimumi deri ne Qershor te 2010-tes asnjeri prej tyre nuk e ka mare mundimin te sqaroj popullin nga ana teknike. Per mua liberalizim i vizave nuk do te thote udhetim pa vize, por aplikim ne zyren konsullore te shtetit ku ke ndermend te shkosh (zona shengen). Besohet se punonjesit e zyres konsulore kundrejt nje formulari qe do te plotesosh do te te kerkojne vetem pasaporten per te ta dhene ne nje kohe te dyte (mbas disa oresh apo mbas disa ditesh) sebashku me vizen 1 javore, 1 mujore deri ne 90 dite. Pra avantazhi eshte se nuk duhet te dorezosh shume e shume dokumenta te tjera. Megjithate, po te duan (gjithmone duke gjetur justifikime) ata dhe mund te te mos ta japin vizen. Ma ha mendja se perderisa do te angazhojne punonjes per kete gje, duhet te kete dhe nje fee. Fundja ne kapitalizem jemi dhe sherbimi paguhet.

Megjithate per te qene me i sigurte coi njesms malokut se e mban celularin 24 ore on line.

Po te jete si them une, kam frike se sapo te filloi procesi konsullatat e akredituara ketu te shteteve perendimore do te kalojne ne kolaps nga dyndjae madhe e njerezeve, pasi nuk do te jene te pergatitura nga logjistika.

po diziformon zoteri, siko c'bene fqinjet sot per ta kuptuar qe po gabon ne ate qe thua!!!

Tjeter pune se qeveritaret tone s'ja kane idene kur do vij ajo dite, 

c,thot njeri se thot tjetri!!!

Jozefina Topalli tha ne top story qe ne fund te qershorit shqiptaret duan apo s'duan socialistet do shkojne ne evropi pa viza, Ilir Meta (ktij i takon ta dij me mire) sot ne elbasan ka thene deri ne fund te vitit 2010 shqiptaret do levizin pa viza.

Pra dhe ata vet se dine c'behet, ketu fillon fatkeqsia e te gjitheve ne, se udhehiqemi nga njerez qe s'ja kane haberin!!!

Eshte e njejta gje edhe ne ameriken e Veriut ,une mund te shkoj nga Kanada  ne amerike pa vize sa here te dua por duhet te kem leje pune per te punuar atje.

 varet sesi e sheh turpin, nga cila pike.

them se turp eshte me shume per ne sesa per ata (si puna atij qe do te bej shkollen dhe nuk merr provimin. turpin e mban vete nuk ja ve dot profesorit ose shkolles).

ndryshe po te mos ta ndienim si turp tonin, nuk do te diskutonim fare per keto probleme, nuk do te na rruhej hiç per vizat qe na jep ose nuk na jep europa.

siç nuk e rruante as enver hoxha smiley

por problemi eshte se sot jemi ne qe kemi me shume nevoje per boten, per udhetim te lire, sesa ka bota per neve. 

eshte cik e nderlikuar ne fakt sepse.... faktikisht ky nuk eshte turp por eshte nje disgrace... eshte nje paturpesi qe do ja sillte zorret ne fyt kujtdo qe ka ndergjegje. por nga ana tjeter, per ne shqiptaret nuk eshte pozitive as fryma e viktimes... dmth ta shohim veten si viktima te llotarise se historise, as si femite e njerkes, sepse kto jane pikepamje me konsekuenca ne psikozen e nje populli mendoj. dmth per mendimin tim, packa se ky liberalizim i cunguar i vizave per shtetet e ballkanit ehste nje poshtersi e paturpesi qe do ta bente kedo te villte... neve nuk mundemi vecse te themi, s'ka gje... sepse nuk ka rruge tjeter... nuk mundemi te krijojme ndjenja antipatie ndaj kurves evrope... we must swallow until we burst.

Barbiere!

Pa viza,dmth,merr pashaporten biometrike fute te xhepi majte,merr dhe ca euro futi te i djathti,merr edhe ndonje adrese shoku ,kushuriri ose hoteli ,qe mos flesh poshte ures,shko direkt ne kufirin qe te do zemra dhe ...kaq pra osht ne vija super te trasha...Teorite me konsullata,tregojne qe qeke shume  i painformum ,se ne fakt ta ka heq petllen ppu dhe politika,e perto me navigu ne faqe te tjera.

 

Unè mund tè lèviz nè zonèn shengen si turist pa patur nevojè pèr asnjè lloj "garancie" dhe kjo quhet lèvizje e lirè...ashtu si ju nè amerikè,pyetja èshtè: A DO Tè JETè KèSHTU EDHE PèR SHQIPTARèT E SHQIPèRISè??nè duhen kèto garanci kèto kalojnè pèrmes ambasadave e konsullatave apo i tregon nè kufi?? kjo e ambasadave e konsullatave mund edhe tè mos jetè problem,pasi mund tè kuptohet si diçka rutinè..edhe se ishalla eliminohen krejtèsisht...se ja kanè marrè shpirtin njerzève pèr 20 vjet...thjesht pèr info pyes!!

Sa pyetje idjote... Po pse u dashka te festojme? Ne maksimumi, te mos vrasim veten thuaj, po jo te festojme se nje tjetri i behet nje e mire krejtesisht e panevojshme ne krahasim me vleren qe do kishte sikur ajo e mire te na ish bere neve.

Mali i zi, serbia, felliqodonia, po dhe bosnja, kane levizur pa viza dhe lirshem ne 89-90 dhe para... ne shqiptaret nuk kemi levizur kurren e kurres pa viza. prandaj simbolika do kishte kuptim nese do ishte ne krah te kundert.

dhe NUK ESHTE ABSOLUTISHT E VERTETE QE SHQIPERIA DHE BOSNJA NUK PASKAN PLOTESUAR KUSHTET...

NUK I HIQET VIZA SHQIPERISE, POR SHQIPTAREVE. NESE KA KUSHTE PER T'U PLOTESUAR, DUHET TE PLOTESOHEN NGA SHQIPTARET. SHQIPERIA NUK SHKON DOT NE EVROPE, ME APO PA VIZA... SHQIPERIA ESHTE NE EVROPE, DHE GJEOGRAFIKISHT, ESHTE MU NE MES TE EVROPES. SHQIPTARET NUK JANE NE "EVROPE". SHUME E THJESHTE.

NUK ESHTE ABSOLUTISHT FARE E VERTETE QE EVROPA PASKA DASHUR TE PLOTESOHEN KUSHTET... EVROPA NUK DO, ABSOLUTISHT NUK DO QE SHQIPTARET TE TRAJTOHEN SI NJEREZ. PER EVROPEN, SHQIPTARET NUK JANE TE DENJE TE QUHEN NJEREZ. KJO ESHTE GJEJA ME E THJESHTE QE MUND TE KUPTOSH NGA GJITHE KY QENDRIM 20 VJECAR I RACIZMIT SHTETEROR, INSTITUCIONAL DHE POPULLOR I EVROPES KUNDER SHQIPTAREVE.

JANE RACISE, PRANDAJ NUK NA U HOQ VIZA. ASNJE GJE TJETER NUK ESHTE E VERTETE.

EVROPA ESHTE RACISTE DHE RACISTE NE VECANERI, POSACERISHT KUNDER SHQIPTAREVE TE MUTIT, - ALBANESI DI MERDA, ALBANAIS DE MERDE, FICKEN/SCHEISSE ALBANER/ FUCKING ALBANIANS, ALBANESI DE MIERDA...

VETEM RACIZMI... VETEM RACIZMI ESHTE PERGJIGJJA DHE ARESYEJA PSE NE JEMI JASHTE!

Sa per ata qe iu hoqen vizat, nuk ka pse te merzitemi. ata do shtrojne rrugen per ne, nese do na hiqen vizat nje dite prej ditesh. ta shohim kete ceshtje. nese ata vershojne si hordhi jevgjish neper evrope, shqiptareve cuditerisht nuk do u hiqen vizat edhe nja 3-4 vjet te tjera.... aresyeja: nuk i keni plotesuar kushtet; nuk keni bere sa duhet per luften kunder terrorizmit, nuk i trajtoni sic duhet minoritetet; nuk duhet te kete nje shkolle per nje dreq, po dy shkolla per nje dreq... ups, greq, desha te thesha.

evropa - raciste ne kulm kunder shqiptareve. pike!

zotrules por pse esht raciste kunder shqiperise,shqiptareve evropa?  ????si individ kemi dhe ne pjesen tone te fajit ne lidhje me racizmin??

ndoshta sepse evropa (BE) eshte nje klub kristian, kryesisht katolik?!

sa shkurt i re  o plako.

fare mer car problemi,ndoshta ke te drejte me ate qe the.

Gertiano, ti ndoshta si individ ke pjesen tende te fajit. Une per vete nuk kam asnje faj. Meqe eshte keshtu, ti le te mos dalesh kurre, me apo pa vize... une nuk dua te ndeshkohem per fajet e tua.

Prano fajet e tua i dashur, dhe mos me perfshi mua kurre ne to. Fol vetem per veten tende; kurren e kurres mos me perfshi mua ne "rrefimet" e tua.

zotrules  ca rrefimi ku te perfshiva 1 pytje te bona.

isha kurjoz me lexu menimin tend,gjithsesi flm per pergj.

Dhe t'u pergjigja.

Une s'kam bere gje.

Nese ke bere ti, une, prape nuk kam bere gje.

Ne shqiptaret nuk kemi pjesen tone te fajit, si thua ti. Raciste eshte evropa, dhe kaq.

zot-o

ke udhetu ne kohe te mbretit pa viza...

sa per falanga emigrantesh,ka pa perendimi ,bullgare e rumune,e spo e vret fort per kusurin...

Kush ka udhetu me viza ne kohe te zogut a mund te na e thuash ti? Paska pas regjim vizash atehere? Nuk e dija une kete, nga ty po e degjoj per here te pare, jo ne fakt e kam degjuar edhe nga disa budallenj legaliste. Shqipetaret ne ate kohe udhetonin pa viza sepse Shqiperia njihej si shtet, dhe automatikisht njihej pashaporta e shtetit shqipetar. Nuk egzistonte regjimi i vizave atehere.

po le te dalin mo, te mesojne dhe qafederrat sllave se ca eshte vertete nje pjate me pasta alla italiane smiley e me ne fund do jene po aq te bredhur sa shqiptaret smiley

Ne keto vende, si pasojne e heqjes se vizave pervec kursimit(eshte marramendes totali i pagesave per vize qe qytetaret e ketyre shteteve kane derdhur ne keto vite) parashikohet nje gjallerim i jetes ekonomike dhe rritje e biznesit. Tani ekspertet e fushes mund te na thone me teper, nese kjo eshte mire apo keq per shqiperine smiley

Sa per shijen qe na le ne neve ky zhvillim, patjeter qe eshte njerezore te jete e hidhur.  se kuptoj fare ca dmth kjo pyetja : a te festojme a jo ???  Me duket pa sens.

Pyetja eshte bedrije;

PSE JO DHE NE

po ti si dukesh se ke lexuar kryen!!!

smiley

e pashe e pashe, por pyetjen e rendesishme mos e ver ne fund smiley

pse jo ne ?

ja ta ka thone zotrulesi pjeserisht smiley

por jo plotesisht per menimin tim smiley

Nuk e kuptoj c'ka per te gezuar, por kuptoj se c'ka per t'u hidheruar. Tani duhet te marrim vize shengen per te shkuar ne Shkup dhe ne Mal te Zi.

Domethene: perfundimisht te izoluar. fare fare.

gjysma e se keqes te ishte shengen, por keta kane te drejte te levizin vete pa vize por jo te shkosh ti atje me vizen tende shengen smileynormalisht duhet te aplikosh per vize te atij shteti, sic mund ta kesh provu me rumanine a bullgarine

tani ata kane thene qe sdo ndryshoje asgje per shqiptaret, pra do vazhdojme te shkojme lirshem andej per ski smiley, por tuj si, tuj du smiley

 

 viza shengen do te te duhej sikur keto vende te futeshin ne europe. ata nuk po futen ne europe, por europa po ju heq nevojat per viza kur keta te shkojne tek ajo (dmth po u hap dyert si vizitore mnjll) .

nuk di a kuptoni ju çupat nga keto pune.

une them, per shkurt, ne kufi shkoni pa sytjena se ju lejojne dhe pa viza juve smiley

Keq na vjen se po futen Shtete qe se meritojne ose qe s'kane bere me shume se ne.

POr kane  qeveri me te  mire ndodhta.

Me mire te mos hyjme fare se sa na lane kshu si femijet e njerkes menjane, cmim shume i ulet per ne, futja ne BE, te futemi si te fundit .


Mire me vjen qe te pakten  ato Shqiptare qe jetojne ne Mal te zi & Maqedoni te pakten do kene mundesi  daljeje .

Rikthim në pikën poshtërueseNga Mero Baze

Nesër në mëngjes një shqiptar nga Ulqini ose një shqiptar nga Struga mund t’i hipë avionit dhe të udhëtojë ku të dëshirojë në Bashkimin Evropian. Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe një shqiptar i Preshevës, si qytetar nën juridiksionin e Serbisë. Këtë gjë s’mund ta bëjë nesër vetëm një qytetar i Shqipërisë, e cila qeveriset nga shqiptarë. Shqiptarët e tjerë, që qeverisen nga serbë, malazezë dhe maqedonas, janë 20 vite pas rënies së Jugosllavisë sërish përpara shqiptarëve të Shqipërisë. Kjo garë e humbur me kohën është sot gjyqi më i madh që duhet t’i bëhet politikës shqiptare.

Dëgjova dy ditë më parë Jozefina Topallin, të shfytyruar nga shterpësia e ideve dhe mungesa e argumenteve, t’u drejtohej shqiptarëve se, nëse nuk liberalizohen vizat as në korrik, fajin e ka Edi Rama. Ky kob i kumtuar me aq papërgjegjësi nga kryetarja e parlamentit të vendit tonë, të nxjerr nga Evropa, edhe sikur të kesh hyrë brenda saj.

Partia Demokratike ka ardhur në pushtet në vitin 2005 dhe gjatë 5 viteve i ka pasur të gjitha shanset që sot në mëngjes të mos i ndëshkonte qytetarët e Shqipërisë. Të gjitha premtimet ndërkombëtare dhe të gjitha objektivat tona kombëtare ishin që në vitin 2009 do të fitonim liberalizimin e vizave. Këtë nuk e quanim, as dhuratë nga Sali Berisha, as dhuratë nga Jozefina Topalli, por e quanim një stacion normal në rrugën tonë drejt Evropës. Ky stacion u prish duke u hedhur në erë nga kjo qeveri. Debati sot nuk është kush do na e prishë stacionin tjetër, atë të korrikut 2010, por kush na e prishi sot stacionin tonë, kur bashkë me shqiptarët e tjerë në Ballkan do të ishim të lirë të udhëtonim si qytetarë të lirë në Evropë.

Sali Berisha ua ka borxh qytetarëve shqiptarë këtë datë të zezë, kur e riktheu Shqipërinë në klasifikimin e para viteve ’90, kur të gjithë ëndërronim të kishim qoftë dhe aq pak liri, sa kishin shqiptarët nën Jugosllavi. Sot jemi sërish në atë gjendje, sot jemi sërish aq të poshtëruar sa atëherë.

Dhe në vend të dalë e të kërkojë ndjesë të thellë për këtë gjëmë që na ka bërë, na paralajmëron një gjëmë tjetër dhe përsëri duke e para-hequr përgjegjësinë nga vetja. Na paralajmëron se vizat mund të mos na I heqin as në korrik dhe për këtë e ka fajin Edi Rama.

Mungesa e sensit të përgjegjësisë për kohën që qeveris, dhe vendin ku qeveris, është një dimension i qartë antiperëndimor, që e kanë tipar vetëm regjimet e korruptuara parademokratike.

Ky tipar po kthehet në portret të qeverisë aktuale. Qeveria, e cila sot duhet të kishte shpallur ditë zie për shqiptarët dhe t’u kërkonte ndjesë të thellë që uli standardin e vendit të tyre nën standardin që gëzojnë shqiptarët e tjerë në Ballkan, që qeverisen prej serbëve, malazezëve dhe maqedonasve, guxon dhe turfullon paradhënie, që ne mos të guxojmë të akuzojmë, edhe nëse ndodh gjëma tjetër, ajo e shtyrjes së vizave dhe në muajin korrik.

Kjo fyerje kombëtare, që sot ne po e gëlltisim në heshtje, është në të vërtetë ilustrim i gjithë tezave antishqiptare që janë përdorur deri më sot kundër nesh dhe që provojnë shprehjen e famshme se, armiku më i madh i shqiptarëve është vetë shqiptari.

Aty ku shqiptarët qeverisen nga shqiptarët, s’ka liri për të lëvizur, pasi qeveritë janë të korruptuara, pasi fëmijët e Familjes në pushtet e konsiderojnë vendin bahçe të tyre, pasi korrupsioni dhe inkriminimi është mjet politik që të hap rrugët e karrierës, pasi të kufizon lirinë politike për t’i rrezikuar pushtetin pashallarëve të rinj të mafies në Ballkan.

Ky turp kombëtar sot ka një emër në Shqipëri dhe quhet Sali Berisha. Ky dhe shpura e tij po kërkon që ne ta gëlltisim këtë fyerje, jo vetëm tani, por larg qoftë dhe në korrik. Në fakt, që korriku të mos i shkojë në mendje, duhet që këtë turp të mos e gëlltisim tani. Tani ne kemi një fajtor konkret dhe një armik të lëvizjes së lirë të shqiptarëve dhe ajo është qeveria shqiptare. Çdo shqiptar krenar, që respekton lirinë e tij, nuk ka më punë me këtë qeveri, që ka uzurpuar liritë e tyre dhe që guxon t’i fshihet dhe përgjegjësisë për poshtërimin kombëtar që po na bën, duke qenë më të lirë si shqiptarë nën qeveritë serbe, malazeze dhe maqedonase sesa në qeverinë e një dhëndëri të Serbisë në Shqipëri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).