Punesimi, si problemi me i mprehte

Ne njeren prej lagjeve te njohura periferike te Tiranes, qe njihet si "Kombinati Tekstil", ka dhjetera qendra te lojerave elektronike. Gjate gjithe dites ato jane plot me frekuentues. Alberti, nje 23 vjecar i papune, eshte klienti me i rregullt tyre. Ne tre vakte te dites ai ben thuajse te njejtin ritual me veshtrim nga ekrani i kompjuterit dhe me duart ne tastiere. "Po ia hap internetin. Luaj ndonje loje, interesohem per sportin..."- me tregon ai axhenden e dites. Alberti ankohet se nuk ka pune. "Askush nuk me ndihmon qe te filloj dhe une nje pune si te tjeret".

Eshte situate e keqe

Ngjitur me te, perballe kompjuterit, eshte Amarildo, 29 vjec. Ai thote se qendron vetem pak minuta, sa per te kontrolluar se mos i ka ardhur ndonje e-mail. Amarildo ka 6 muaj qe i eshte shkurtuar vendi i punes si shofer ne nje nga institucionet kryesore ne Tirane. Po eshte duke u perpjekur te gjeje pune. "Eshte situate e keqe. Kriza ka prekur thuajse te gjitha ndermarrjet e institucionet e tjera. Une jam duke pritur. Kam shperndare CV-ne, ka bere nje njoftim ne internet. I kam derguar ne disa pika ku une shpresoj se mund te filloj pune. Kam lene dhe numrin e telefonit. Se keto pune jane nje cike dhe me miqesira", - shprehet ai duke folur.

Puna do kerkuar

Amarildo eshte i mendimit se puna do kerkuar. Edhe kur del ndonje variant i papershtatshem nuk duhet refuzuar. Po me shprese se nje dite do te nise pune eshte dhe Anja, e cila ka perfunduar studimet e larta per ekonomi agrare. "Kam aplikuar ne disa vende pune dhe besoj se ne janar besoj se do te marr pergjigje. Kjo eshte dhe periudha me e pershtatshme mendoj per dike qe fillon pune", - thote Anja per radion Dojce Vele.

Pesimiste ose optimiste, te rinjte shqiptare ballafaqohen me problemin e papunesise. Ose veshtiresite per te gjetur nje vend te pershtatshem pune ne funksion te nivelit te edukimit dhe kapacitetit qe ata kane.

Mungon orientimi

Vladimir Thano eshte drejtor ekzekutiv te Keshillit Rinor Shqiptar, nje organizate joqeveritare ombrelle e rreth 50 shoqatave te te rinjve. Ai mendon se qeveria duhet te jete me konkrete dhe e fokusuar tek mbeshtetja e te rinjve. Per te ndjekur strategji e planveprimi pune. "P.sh., brenda 2 -3 viteve te ngrihen kapacitete qe te rinjte te mendojne se duhet te punojne ne nje nga fushat qe i sjell atyre perfitime ne radhe te pare, dhe ne radhe te dyte vendit. Pse e them kete? Sepse Shqiperia nuk e ka luksin qe ti nxjerre njerezit doktorante. Ne e kemi luksin qe te rinjte te punojne ne pozicione te ndryshme. A mundemi ne t`i orientojme te rinjte se duhen te behen profesioniste ne vende te ndryshme, ne profesione te ndryshme".

Thano thote se duhen hapur qendrat i informimit te te rinjve. Keto qendra jane burim per te njohur problematikat e tyre. Ai thote se ne takimet qe kane patur me autoritetet zyrtare kane ngritur dhe problemin e mungeses totale te qendrave rekreative te te rinjve, jo vetem per sistemin e arsimit parauniversitar, por dhe ata universitar. Thano e shikon papunesine, si dhe mosorientimin ne radhet e te rinjve si shkaqe thelbesore qe ata ti afrohen veseve, si alkooli, droga, prostitucioni, te perfshihen ne aktivitet kriminal etj.

3 Komente

artikull kot fare, shume shume dobet

asnje shifer per papunesine

shembulli i pare: nuk po kerkon pune, nuk quhet i papune

shembulli i dyte: kane ndidhur ndryshime strukturale dhe ka humbur punen, po kerkon intensivisht. eshte optimist... nuk perben problem (per ekonomistet)

shembulli i trete: ka mbaruar shkollen, po kerkon pune dhe po pret janarin per pune me mira (quhet frictional unemployment). aspak problem

nje "specialist" thote qe duhet t'i japim te rinjve zanat (!!) .... dhe permend qeverine

Si mo qenka punesimi problemi me i mprehte. Une thashe se ishte levizja pa viza.

Rendesi ka qe u futem ne Nato. Cfare e  duan punen te rinjte. Sipas ketij vende pune ka plot po vetem se mungon organizimi i agjensive punekerkuese e brockulla te tjera hipokrite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).