Pse nuk flasin femrat e Ramës?

Ka më shumë se një javë që gjithë politika shqiptare është përfshirë në debate të tejskajshme akuzash e kundërakuzash për jetën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Faqet kryesorë të gazetave dhe ekranet e televizioneve në minutazhin kryesor të edicioneve të lajmeve ua kemi dedikuar politikanëve të majtë e të djathtë; burra, djem, gra e vajza që të paktën dalin në nja 6 a 7 konferenca shtypi për të thënë se sa shumë Rama ka abuzuar me femrat e jetës së tij (sipas të djathtës + LSI) dhe nga ana tjetër, të majtët, dalin në mbrojtje të moralit të kreut të Partisë Socialiste.
A mund të lahet morali i politikës sonë në fakt me politikën e pamoralshme që po bëhet ditët e fundit? A është morali i Edi Ramës halli i vërtetë i shqiptarëve?
Pse qenka më e rëndësishme për politikanët shqiptarë sjellja e Edi Ramës me femrat e veta, dhe nuk është për shembull kriza politike që ka përfshirë vendin? Nuk diskutohet sesi do të dalim nga kriza, se cilat janë rrugët për të kthyer opozitën në vendet që i takojnë në Kuvend, nuk diskutohet se çfarë do të bëhet me reformat më të rëndësishme në vend që kërkojnë dhe votat e opozitës...por diskutojmë për femrat e Edi Ramës.
Eshtë më e rëndësishme për politikanët shqiptarë të acarojnë deri në ekstrem gjuhën dhe deklaratat për femrat e Edi Ramës, por nuk pamë asnjë prej tyre, as të majtë e as të djathtë, të dilte publikisht në konferenca shtypi, për t’u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik katër ditë më parë me 6 të vdekur, në atë që është quajtur si “rruga e vdekjes”, autostratën Fushë-Krujë Milot, e ku ata djemtë nga 15-18 vjeç që humbën jetën në atë aksident tragjik nuk i kujtoi kush më pas veç familjeve të tyre, pavarësisht se shteti ka pjesën e vet të madhe të fajit për mungesën e theksuar të sinjalistikës rrugore në çdo skaj të vendit. Munguan ngushëllimet, a ndonjë tufë me lule, apo ato lot krokodili që derdhin politikanët shqiptarë sa herë ka ndonjë ngjarje të tillë kur aksidentet apo plagosjet e deri tek vrasjet, kanë ndonjë lidhje sado minimale me politikën.
U bë kaq kohë që politika shqiptare zihet për femrat e Edi Ramës, duke injektuar edhe opinionin publik, popullin e thjeshtë, të cilit shumë shpejt çmimi i energjisë elektrike do t’i rritet me më shumë se 40 përqind. Por jo, shqiptarët nuk e kanë mendjen te faturat që do të paguajnë, duan të dëgjojnë patjetër për femrat e Ramës edhe pse do të paguajnë më shumë, do të paguajnë pikërisht për të gjithë ata që nuk e paguajnë energjinë. Sepse qeveria, nuk mund të ndërmarrë politika proteksioniste apo kompensimi për ata të rregulltit. Sepse ka axhendën shumë të zënë me femrat e Edi Ramës.
1 dhjetori ishte dita kundër SIDA-s. Por jo, politika shqiptare nuk u shqetësua aspak se rastet me virusin vdekjeprurës po shtohen nga dita në ditë. Jo dhe jo. Femrat e Edi Ramës janë më të rëndësishme, s’ka problem se këtë vit kanë humbur të tjera jetë njerëzish qoftë nga pakujdesia e tyre, por edhe nga mungesa e politikave të qarta sensibilizuese për popullatën sesi duhet të mbrohemi nga virusi vdekjeprurës. Asnjë deklaratë. As majtas, e as djathtas nuk pati deklarata në Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s.
Po mbytet Tirana dhe rrethet nga shirat e shumta të ditëve të fundit, por nuk e kemi hallin se po lagemi nga këmbët apo se po notojnë shtëpitë në ujë, hallin e kemi te femrat e Edi Ramës.
Të mbetur pas ekraneve ne presim nga minuta në minutë se cila do të jetë deklarata e radhës për femrat e kreut të Partisë Socialiste.
Në fakt, të vetmet që nuk kanë folur janë pikërisht ato, që rëndom këto ditë janë konsideruar si “femrat e dhunuara të Edi Ramës”. Bëhet fjalë për tre vajza të emancipuara, pa komplekse. E vetmja që ka folur është Matilda Makoçi, nëpërmjet nënës së saj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Ndërsa dy vajzat e tjera, janë vajza që, kam përshtypjen, nuk mund të konsiderohen as të shfrytëzuara, e as të paemancipuara. E para është Dalina Fico, aktiviste, sot drejton një OJQ në mbrojtje të të drejtave të grave të dhunuara. E dyta është Rudina Magjistari, një shoëgirl, biznesmene e menaxhere. Nuk mendoj se këto vajza janë kaq të dhunuara sa nuk mund të flasin. Ndoshta do të ishte më mirë t’i jepnin fund kësaj komedie politike që po kthehet në “tragjedi” për shqiptarët. Në mënyrë që këta të fundit t’u kthehen halleve të tyre pa menduar sesa të dhunuara janë femrat e Edi Ramës.

163 Komente

Jo per t'i bo apologji atyre (duken si klona te nje serie skarco) qe dalin ne unison per te mbrojt nderin e grus, nones dhe motres po edhe ti Anila e ke prish fare me menyren si flet per femren ne kete shkrim. "Femrat e Rames", "sjellja e Edi Ramës me femrat e veta"? E ke shkrujt sikur Rama i ka ble me leke ne dore keto femrat, jo sikur ka qene ne marre-dhenie me to. E kuptoj qe e ke perdor ne sensin urban, po e ke perserit deri ne vdekje dhe me duket pa sensibilitet per poziten e veshtire te femres ne shoqerine tone. Kjo nuk me pelqeu fare.

smiley

a ta hogsha zemren mi Anila, e ke kapercyer veten me kete smiley

smiley 

 po ti mi Anila, c'dreqin do qe abuzon me "femrat e rames"? i ke marre gjo leje ti permendesh emrat?

njish pra njish, por cer ti bosh qi ska zero yje me ja vu .... 

 amon pash zotin, fajin e kane adminet qe na sjellin ktu nje e dy artikuj nga kjo gazete e shurdhosme smiley

Ejj o Anila ...e di ti qe per fajin DHE tuajin kryeartikujt e faqes se pare jane pikerisht per femrat dhe trans ku di una te E. Rames???

pppppppppppppppff kur kryeredaktoret qe japin ok te hedhin si lajm te pare nje lajm politik apo te ashtuquajtur te tille sepse del nga goja e ketyre politikaneve c'te themi ne... Po lan ndergjegjen me kete editorial...cammoon..

hej po me c'te drejte i permendka kjo me emer dhe mbiemer keto "femrat" ?

kjo nuk po ben me pak gabim se sALIU

do e kete marre inat delinen se gerthiste si teper ke fevizja smiley

anila sic duket kerkon qe maskaralleku te kete dhe pjesen qe mungon te mozaikut, dmth te perzihen dhe femrat e rames, se vec ato kane njel tashti pa fol.

A harrova, ka njel dhe Lirija ne fakt smiley 

mua per dalinen po m'vika me shume keq qe po e  pergojojne ne kete fare feje

me ke lene pershypje te mire ajo

 

Cfar ironie. Ajo e shkreta ishte e skandalizume per publikimin e gjanave private, dhe ja mas ca ditesh, bie viktime vet

"Femrat e Rames" i ka pas te dashura ky keta apo i ka pas per "pune".

femrat ne jeten e nje burri dhe meshkujt ne jeten e nje femre duhen trajtu si bizhu, mer Brad. Ky sport esht dhi sak ktu; jon elemente qytetrimi kto, qe s'i ka hum kush me i gjet Sala smiley

Jon mardhenie shum te nderlikume me i llaf, qe nuk bo as me i qit ne pazar e as me kerku me fitu kapital politik prej tyne. Ka gjona te jetes private, kupton, qe edhe kur ka fushate elektorale, ku "muti vertet mban arome te mire" (paralel me aforizmin e njohur qe kufoma e armikut mban ere te mire), prap duhet menu 10 here para se  me i prek. Se burrni shtetnore medemek. Tjeter pune tabloidi, qe i numero sa here i ul breket ne dit Tiger Woodsit... Un kshu e menoj per vete.

 Emo, e di cfare ka munguar ne jeten e Beishes e te ca cunakeve qe shkrujne ketu?

BORDURA!

Eh mer PF, edhe ata kane pas bordura, para syve, po i kane pasur ama.

Nuk te vle bordura po nuk pate edhe xhiron perpara, por edhe xhiro nuk ka asnje vlere, po nuk ishte e mbushur plot me pi...a, po edhe ato nuk vlejne fare, kur nuk ta le njeri.

Une jam partizan i hapjes se bordellove ne Shqiperi, qe te kene ku te shfryhen boleenjturit, qe nuk kane surrat dhe tru per nje dashnore.

Te pakten te shfryhen nga duhet, se keta ngelen duke nxjerre sperme nga goja.

Anila dy vajzat e dhunuara prej Edit nuk kane si flasin sepse po hyne ne goje te tij e dine mire c`i pret.

Pastaj me thene te verteten duke patur edhe nje karriere te pasur para mardhenieve me Edin e kane kompleksin e tregimit, ose te guximit per te treguar. Ketu nuk jemi ne Amerike ku po te shkruash ose tregosh tek gazeta e Aniles per bemat qe ke paturdikur mund te fitosh edhe para edhe fame. Ketu te lincojne. Tani ato jane si jane, po si I GJ nuk jane.

 Ha ha ha, o Anila, jane shume me teper se kaq femrat me te cilat Edi ka pas marredhenie apo "femrat e Rames", po kto jane ato qe njef ti dhe Berisha. Keni harru "gjermanken", psh. Po pse ka hyp ky vrull anti-pornografik ne Shqiperi nuk e marr vesh. Me duket se do beheni Republike Islamike! smiley

Nuk eshte problemi vetem i trekendeshit te Bermudeve se ai do ta kishte per nder, por flitet per shalim druri, sa ka lon nom n`publik. tani qe ta tregojne se si dhe se pse u pallune ne dru nuk i duhet Aniles. Ajo do me shit gazeten per me fitu pare e me pa gallate.

 Tani ato jane si jane, po si I GJ nuk jane.

smiley

eh ku nuk ju shko menja robve hahaha 

Edhe ajo u duhet te dalin te flasin e tu hape Sala pastaj qitapet e te filloje nga mami i tyre, nga gjyshja ,gjyshi, daja e xhaja, djali i halles qe seshte i halles po tezes e ku di une se çfare.

Dje fola per djalin e mu kthye Xhibi dnte te dinte a isha e ngrohte me te gjithe apo jo e sa dhemballe kisha ne goje..

Kjo ne fakt nuk me trembi e as me emocionoi, por me kujtoi edhe nje here qe jemi duke rrjedhur te tere me burra me gra.

 

Per here te pare jam ok me gjithcka ckane thene peshkaqenetsmiley

Edhe njehere ta perserisim sepse perseritja eshte mema e dijes, me shpresen se ca aty-ketu do civilizohen, do zbresin ne qytet si mentalitet se fizikisht mund te jene ne metropol: nuk po merret dikush me dashurite apo aktivitetin seksual te Rames, ketu po flitet per ushtrim dhune nga Rama ndaj femrave qe ka pasur te beje. Nese dikush ketu del dhe e mbron kete, si perfaqesues i denje i primitivitetit, une i kerkoj ndjese, po flasim nga standarde te ndyshme.

Ndersa femrat e Rames nuk mund te flasin publikisht pasi do te ekspozoheshin per keq se pari nga gazeta e Aniles dhe me deme te renda per figuren e tyre.

Më lejo të të kundërshtoj shoku Speaker... Berisha vetë kryetari ynë i nderuar, u doli në mbrojtje këtyre femrave nëpërmjet koferencës së shtypit. Ai, ballëlartë e fjalëqibar, deklaroi se nuk do të lejojë të dhunohen nënat dhe motrat shqiptare.

Pra këto femra mund të flasin të lira mbi dhunën që u ka ushtruar Edi Rama. Mos e pengo transparencën e partisë. Ato duhet me forcë të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.

dhe mos diskrimino ruralët e partisë tonë, se ata janë shumica e elektoratit të djathtë.

Nese dikush ketu del dhe e mbron kete, si perfaqesues i denje i primitivitetit, une i kerkoj ndjese, po flasim nga standarde te ndyshme.

Perse i kerkon ndjese dikujt qe eshte perfaqesues i denje i primivitetit?

E mbani mend ate novelen e Kadarese, qe u be teater pastaj; Nate me Hene quhej!

Vepra me civilizuese e Kadarese!

Pikerisht per kete pune! 

Nje grua/goce (femer, per juve sans bordure) qe akuzohet arbitrarisht per dicka, nuk e ka per detyrim te ngrihet e te pergenjeshtroje akuzat qe HALABAKET e rruges i hedhin si mut neper muret e nevojtores!!

Eshte e drejta e saj qe te vazhdoje jeten me koke lart, pa i dhene xhevap ZHULIT qe s'ka qee noihere pa e bo me zor, derisa eshte martu!

If then! smiley

mroklle ti m'i rremben fjalet nga tastiera mua

e di permendesh ate novele dhe personazhet i takoj perdite edhe ne kete realitet....sidomos norat, ato nuk i mbajne me floket topuz per te korrigjuar shkurtesine, por serish te shkurtra (te vogla )mbeten

Mrroklle, me dhjeve! smiley
Sans borduret dhe sans kylotet. smiley

Ky artikull ka vetem nje gje per tu shenuar, qe eshte shkruar nga femer. Qe nje femer te flase keshtu dhe ne te tilla tone, eshte e habitshme, sidomos kur e mban veten per te emancipuar (sikur me ha buken kjo fjala qe e fusin vend e pa vend).

Jo vetem aq, po eshte  bere dhe drejtore e GSH me duket. Kjo eshte me e 10ra. smiley

Po dhe fakti qe Blendi na i sjell, pastaj e kritikon vete i pari eshte shume interesant.  smiley

S'di nga ta kapesh nje artikell me titullin "Pse s'flasin femrat e Rames". Po te mos e kisha lexuar tek Peshku, do kisha kujtuar se behet fjale per ndonje film porno. smiley

 

Ne fakt Anila ke harruar ti apeloje burrave te Rames, se dhe ata u pergojuan, Dash Peza dhe "Fideli qe i brilanton floket". A nuk duhet ata te flasen me shume sesa 'femrat e Rames' meqe per Ramen dhe njeheresh per ta rendon pervec te tjerash dhe akuza e booth**mjes? D

Po dhe fakti qe Blendi na i sjell, pastaj e kritikon vete i pari eshte shume interesant.

Pse eshte intersant xhibo?

S'e kisha per teori konspirative jo. smiley Po me perjashtim qe te jete aq gallate sa per ta trajtuar si humor, une personalisht kur kam aq shume rezerva per nje artikell se sjell.  Dmth what's the point te sjellesh nje artikull qe s'te pelqen, sidomos nje artikull qe (nqs) mendon se e ka kap ceshtjen nga bishti? smiley

Shume shkurt i paske rene. S'eshte "me pelqen apo nuk me pelqen?" pyetja e vetme kur vendos te sjellesh nje shkrim.

ha rinia e bordurave...broduej ke rruge dibres. shif me sy e plaas me zemer. c  na ka marr malli per xhiron e madhe smiley

"Femrat e Rames"

Kjo shprehje duket sikur Rama ka pasur harem.

Po moj Anila "femrat e Rames" nuk i kane pohuar akuzat e PD, por edhe nuk i kane mohuar.

Pastaj ato e dine shume mire se nese pohojne akuzat e PD TOP media juaj do ti beje palaco fare.Ndoshta prandaj ato kane zgjedhur heshtjen.

Tani perse shqetsoheni juve?Apo sepse heshtja e tyre flet me qarte?

Kur të lexova këtu i nderuari tellaalaaaaall (alias Spiker ) mendova të të përshëndesja me një këngë për lahutë e çifteli . 

Heu  Spikeri do me na thanë do fjalë

Për Parti e burra Partish me Moral ....

pastaj thashë me vete " Ky ka qenë i kohës se tufëzimit  të sqepërve deshëve ,dhënëve e dhive, kecërve e SHELEGËVE , perse  mos ta përshëndes me një këngë - hymn të moralit SALIER .

Kështu tha dhe shoqja Jozefina per Moralin e Partisë pas veprës së ndritur moralore të Yllit të Partisë .......Pangos 

http://www.youtube.com/watch?v=N2mIn2jFyB8

Matilda Makoci:

"Kam histori që nuk i di kush. Ndaj meje është abuzuar dhe prej këtyre më janë shkaktuar dhimbje, dhe kam përfunduar në spitale….e kuptova atëherë se nuk kisha ç’të thosha me atë njëri dhe i dhashë divorcin” 

 

e kane hutu miletin e shkrete.

kta pisat e fix fare mrome po intervistonin nji gru qe priste autobuzin e shkreta.

ene e pyt kjo gazetarja : si ju duket situata e transportit urban kohet e fundit, ca mendoni

ene gruja shkrete : po ca te thomi, ja me keto qe nigjojme, shume debate ka pas...

gazetarja : oj none, po te pyes per transportin urban, dmth autobuzin, jo  situaten politke

- aaa - gruja e shkrete- po ja mi goce , mire mire nuk eshte dhe aq keq smiley

ua ua ua, si m'paskan shpetu gjithe keto komente te peshqve mua? si nuk i kam pare? kam pas shume pune ne fakt

bled te falenderoj qe e ke sjelle shkrimin per ta ndare me te gjithe ata qe me urrejne. por une ju dua lexues, sepse gjithmone me lexoni.

Ju pershendes

Ah, se harrova, shkrimit nuk i heq asnje presje. Kush e kupton e kupton, kush jo, le te beje gallate me komente

normalisht kryeredaktorja nuk redaktohet smiley ahha Shqiperi Shqiperi e njejta filozofi te ndjek kudo kudo kudo , si ne pulatike, si ne gzatrin e si ne shume male te tjera smiley

... etj etj, por te pakten te therrese sakte, njeriun qe po falenderon.

ah ta hongsha zemren jarebi smiley

 

Bedrije ja kjo eshte femer Florina me tatuazh shqiponje ne krah dhe s'ja ndien fare te thot qe eshte bi smiley Kush e njeh nga keta te djemt e amerikes bad girls club 4 smileywww.youtube.com/watch

Lene mi ca thone keta,e ke qare,te mirepresim me nje shkrim tjeter.Titullin po ta sugjeroj une"Meshkujt e Edit".

Po mbase aty synon artiklli, qe te terheqe nga (ose paraprije) bisedave me tip "Gjith burrat e Rames", keshtu qe vihet titulli gjithe femrat e Rames. smiley

Ne fakt ne kete pike me mire ky artikell, sado cope cope sa s'kane ku e zene as peshqit, sesa te rrime te disuktojme per shijet e Rames tek burrat, kush brilantohet e kush jo, sic thote Birisha. smiley

Ca eshte brilantimi njehere, xhel ne floke? lol

po si mos t'lexojme ne ty? ne per hater te admineve dhe per hater te muhabeteve me njeri-tjetrin lexojme lloj-lloj pacavuresh, nje me shume e nje me pak s'na e shkaterron dot humorin e mire.

Anila nese me lexon: lere cinizmin dhe shkruaj me profesionalizem dhe kur vjen fjala per problematikat gjinore , edhe me shpirt femre.

Cfare eshte kjo shprehje rrugesh: Femrat e Rames?!

Behu profesionale.Ndryshe hajde ketu dhe ben llogo per vitin e ri, per bordurat ose mer ndonje recete per gatimin e supes.

nga dashuria per shtypin serioz.

Cfare eshte kjo shprehje rrugesh: Femrat e Rames?!

Po kjo pra eshte drama e kesaj goce! smiley

Qe nuk shikon asgje te keqe tek kjo shprehja!

 

Anila Basha,

E keqja me shkrimin tend nuk eshte tek titulli, por tek menyra jote e te shkruari dhe e koleges tende Gjoni.

Jane bere vertet te pacipe me keto lloj shkrimesh. Me pak fjale meqe ato femrat te refuzuan per interviste dhe komente "hakmarrja" jote eshte tu nxjerresh emrat ne gazete dhe me e turpshme tendeca jote per ti "mbrojtur".. A ju more leje perpara se te shkruaje kete artikull? Nese ato jane ndjere te ofenduara , permende nenen e Markocit dhe e di shume mire si ndihet ajo kur sheh emrin e te bijes ne shtyp, a do ti kerkosh falje publike?

Sigurisht ti mund te sjellesh raste te ngjashme plot edhe nga ketu ku une jetoj, raste te paskruptulla tabloit gazetaresk!!

Por si shkruajta per kolegen tende te njeten gje do bej edhe per ty. Nese ke deshire te renditesh ne rradhe me imbecilet, s'na ngelet gje vecse te te shohim me syrin e nje imbecili!

 

 

 

Sa mire, vazhdoni, vazhdoni, nga jugu ne veri, nga shba ne britani e gjithandej. Ju dua shummmmmmmmmmmmmmmmm me komentet tuaja nga mbare bota.

nese mendon se te urrej injoroje komentim tim! pleaseee

Degjoni, dje ne Shqiperi vdiq nje burre nga virusi A1H1, mungon vaksina ne shqiperi. sot nje baba hodhi nga ura djalin e vet (kane shkare robt)...ne sigurisht vazhdojme diskutojme per femrat e rames. Rende, shume rende situata.

Ah per emrat e tyre: kane dale me mijera e mijera here neper gazeta me foto, kane dhene shume kohe me pare edhe intervista, per jeten e tyre te shkelqyer me edi ramen. leje qe i permendim? jo nuk mendoj...gjithsesi, ka dhe mendime kunder...respektoj mendimin tuaj....

Serish pa ironi e cinizem ju dua shummmmmmmmmmmmmmmmm

Apelin duhet t'ia besh kolegeve te tu gaz-etare qe merren me kete teme dhe ja ushqejne publikut...

5*

Me ne fund ja tha dikush zonjushes Anila qe po na ben edhe ironiken e tipit "po ku merrni vesh juve, vazhdoni lihni se s'me nxihet fare".

eeehh, bordura mer bordura, mire tha pf smiley

hajt shnet bashe, rrofsh e shkrofsh se dhe ne te duam shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm sado qe m-te na i fshin admini 

Thjesht edhe ju jeni shqiptare, kur mbarojne argumentet, fillojne banalitetet. E ka perdhunuar sistemi i hoxhes kete popull, duam breza te tere te dalim nga kjo perbaltje, duke perfshire edhe robinin edhe keiendin. Sorry...

Mire ne te shkretet qe e paskemi ngrene nga "sistemi i hoxhes", po ti paske qene futur ne ndonje bunker keshtu qe paske shpetuar e s'qenke perdhunuar nga ai sistem?

Po ti po behesh merak per burrat qe vdesin me A1H1, per femijet qe hidhen nga ura apo per grate e Rames? Nuk po e marr vesh kete. Sepse nga titulli del sikur je merakosur per keto te fundit. Apo titulli eshte karremi qe perdoret per te shitur gazeten. Pra edhe ti e fut veten keshtu ne rradhet e atyre qe ke "kritukuar" dhe qe kerkojne te perdorin ato femra (nuk them dot femra fatkeqe, sepse eshte totalisht pune e tyre cfare bejne me jeten e vet) per interesat e tua personale? Me cfare te drejte i kerkon atyre te flasin? Ngaqe je ti kurioze per te ditur? Pse u dashka qe te nxjerrin ato ne mejdan jeten e tyre personale. Pa na fol ti pak per historite e tua se do i lexojme me inters, qofshin edhe pa kripe fare.

Artikull shume i dobet. Gazetari qe bie ere. Ke dashur te tregohesh e zgjuar duke perdorur nje gur per te vrare dy zogj por nuk ke arritur dhe tani te vjen hidhur kur guri te bie kokes.

Pa le pastaj me keto komentet qe ke leshuar ketu ia ke hequr fare petet lakrorit.

Nderkohe ne Korce, 3200 familje nuk po marrin ndihmen ekonomike. Shteti refuzon tua jape...Sot ne televizione, 6 politikane, te majte e te djathte, dolen serish per dhunimin ose jo te femrave te edi rames....na falni shume per nderhyrjen...ju prisha komunikimin me keto lajme te renda...

O Bashe po pse nuk i shkruan ne gazete keto probleme qe ngren ketu??? Skam pare ta hapesh gazeten me keto problematika, por e hap me shkerdhatocite e Berishes, sharjet e tij, mbrotjen ndaj Rames dhe me kete opninion tend idiot.

Pse nuk e hap gazeten me keto?

Moj cupe, nuk eshte faji yt jo, por i medias shqiptare qe mban si ty ne krye.

O Anila, o xhan, nga një artikull bëj ti për secilin nga këto probleme, jo për gjë, po ke dhe në dorë gazetën. Gjej shkaqet, pasojat, propozo zgjidhje, po leji gratë rehat, se ç'të mbjellësh do korrësh.

Përfitoj nga ky artikull që s'ka nevojë për koment  të them që u shkriva me pytjen e Blendit mbi efikasitetin e bordurave dhe me shprehjen sans bordure të PF. Ju falemnderit shumë. smiley

Degjoni, dje ne Shqiperi vdiq nje burre nga virusi A1H1, mungon vaksina ne shqiperi. sot nje baba hodhi nga ura djalin e vet (kane shkare robt)...ne sigurisht vazhdojme diskutojme per femrat e rames. Rende, shume rende situata.

Ti Anila e kupton ca thua, dhe sidomos ca ke shkruar ne artikull?

Po ja pra jo ne, po ti, ti e ke shkruar kete artikull per femrat e Rames, ti qe je dhe drejtoresha a kryeredaktore ca je e GSH, nje nga gazetat dhe mediat me te medha.

Dhe jo, nuk qendron problemi pse ne flasin per femra nderkohe qe ka probleme te tjera, se probleme te tjera ka dhe ketu ne Amerike, dhe do kete gjithmone. Problemi qendron qe ti nga gjithe kjo mesele e con ujin tend tek "femrat e Rames", aq me keq qe je dhe vete femer dhe e trajton keshtu.

Ka dhe nja 1001 probleme te tjera me menyren e trajtuar te ketij artikulli, si dhe nja 1001 arsye per te mos e shkruar fare nje palo artikull te tille. Sic tha ai qe e ke marre ti inat qe kur ju deklaroi Rame-sine, Lubonja, ne nje emision per shtypin roze, qe juve si media duhet te perpiqeni ta ngrini popullin, jo tja fusni koken ne hale. Dmth ne kete jashteqitje te politikes keto dite juve duhet ta terhiqni popullin nga diarreja dhe te merreni me thelbet, jo me "femrat e Rames" apo "homot e Rames" apo me t0pet e Rames.

Po juve, si shtyp flas, po shnderroheni avash avash komplet ne roze ne fakt, po qisni puplat e verteta, po shnderroheni ne cimcakiz. Po po, po beheni shtypi cimcakiz, dicka qe njerzit e pertypin 5 minuta dhe e hedhin. Me perjashtim qe cimcakizi te le shije te mire mbasi e pertyp.

 

Gjithashtu mos e barazo veten me ne, se ti je gazetare moj, je aq me teper me rol drejtues ne media. Ne jemi popull. "Puna" jone ne nje faqe interneti si kjo eshte te bejme llogje, dhe ne rastin me te mire te bejme diskutime. Puna jote eshte te informosh popullin (ne) dhe njeheresh te besh pushtetin e katert, si dhe ti japesh drejtim debateve ne popull, debateve publike. Ne kete rast ti s'ben asnjeheren nga dy te parat, dhe te treten e ben si mos me keq, e fut ne gjiriz.

Dhe vjen pastaj na hakerrehesh ne pse te kritikuam artikullin, dhe na ben nje argument komplet infantil, 8vjecaresk, tip ne bote ka probleme kurse juve diskutoni per artikullin tim, i cili argument as ne llogjiken e vetvetes s'qendron, se po na kritikon per faktin qe lexuam artikullin tend dhe po diskutojme ato qe ke shkruar, dhe jo ato qe nuk i ke shkruar po duhej ti shkruaje. smiley

Lum si ne per politikanet qe kemi, po dhe per mediat qe kemi. Ju pacim sa malet!

O Anila, o xhan, nga një artikull bëj ti për secilin nga këto probleme, jo për gjë, po ke dhe në dorë gazetën. Gjej shkaqet, pasojat, propozo zgjidhje, po leji gratë rehat, se ç'të mbjellësh do korrësh.

*****

Ne janar cmimi i energjise elektrike per shqiptaret do te rritet me mbi 40 perqind. do te paguajme para, edhe per ata qe se paguajne energjine.

Gjithe keto jane shkruar e shkruhen cdo dite ne GSH, por Blendi, ka zgjedhur vetem kete shkrim te vendos ketu, sepse edhe ai ben "marketing" me komentet tuaja. Nje shkrimi te tille problematik, askush prej jush, qe jetoni jashte e brenda, nuk do tia hidhnit syte.

Jetojme ne shqiperi, edhe juve ju interesojne me shume femrat e rames, sesa problemet reale qe kane shqiptaret. Sorry prape

Shkrimin nuk ta kam sjelle qe te te sulmojne por qe te te lexojne. Ktu tek peshku kam pershtypjen se t'pelqe kur t'ngacmojne e t'diskutojne penen. Tashi qef do kisha ta degjoja edhe "pse" sipas teje nuk dalin kto femrat? Se simbas meje nuk dalin per vetembrojtje nga dhuna publike qe do (po) ushtrohet mbi to dhe pike.

"Femrat e Edi Rames?" Po me kujton tituj te tipit "Les femmes de Mitterrand". Nje kompliment indirekt per Ramen ky krahasim, ndoshta. Sidoqofte, s'po flasim per skandalet e Frédéric Mitterrand te cilet do e kthenin titullin ne:"Les hommes de Mitterrand."

Ndoshta, politikes te kurvave qe po ben Berisha i duhet pergjigjur me te njejten monedhe. Si ishte ajo historia e te birit 22 vjeçar, qe martohet me kusheriren, te divorcuar dhe me dy femije? U mireprit kjo nga Berisha? Apo mosvalle s'i foli te birit per shume vite? Material intrigash familjare Rama ka mjaft. Ndoshta duhet te provoje dhe kete rruge.

 

La_rosse mua me kujton kete :

Dhe pleshtat me pleshteshat kur e pane
Vesh me vesh sec tane:
-“Cuditemi me kapedan Prreshtane!
Nuk qenka kaq e bukur kjo Xixia
Na paska ca gjerdane e xhingla me shkendija
Pleshteshat tona jane me te pashme
Xixia qenka zdape e javashme
Pleshteshat tona, sa t’i shohesh , hidhen
Dhe kembet si ketyre nuk u lidhen;
Kjo s’paska turp, kjo rri e te veshtron
Kjo kushedi sa burra dashuron
Kjo burrat si gjerdanet i kemben
Se do t’ia lajne kembet ne legen
Kjo siset ika nxjerre fare jashte
Dhe paska prapanice mjaf te tradhe
Po vuri vithet trashamane ne postiqe
Shko e hiqe!
Ah, jo! Pleshteshat tona hidhen fesht
Dhe bejne prresht!
Ky kapedan Prreshtani s’e ka mire
Qe merr nje imorale per te bire!
Ne kot e mburrim fisin zdap te tyre
C’te besh! Ne valle do kercesh po hyre”
Dhe u degjua zeri i Xixise:
-“Perse me thirret prej shtpise?”
Nderkohe me i vjetri Xixo tha me urtesi
-“Nje Plluc i pleshtave me ty ka dashuri!”
Dhe mbleset pleshta mbajten vesh Xixine:
-“Plluc pleshtit? S’dua t’ia shikoj shtpine
Se une kam si yll Xixanin tim
Qe ndodhet sot ne fluturim
Per te provuar aeroplane e ri
Ne lartesi
Xixanin tim si shpirtin tim e dua
Nje Plluc pleshtuc s’i vjen as gjer ne thua
I thoni kapedan Prreshtanit
Ketu s’i shkon kellefi i jataganit
Sikur ta marre vesh Xixani im
Do derdhet mbi ju pleshtat me terbim!-
Mbaroi Xixia fjalet dhe ktheu krahet
Dhe pleshtat u erdhi shume tharet…

Te treqind mbleset pleshta
Ne fletet ne vreshta
Me treqind xixot u zune me fjale:
-“Na flani po qenki kjrejt imorale!
Ju s’paski zakone me kripe
Se qenki te pacipe!
Ju silli si pushta si vagabonde
Ju keni gjenjeshtren per mode!
E paski Xixine teper te lige
Ta kishim mes nesh e vinim nen thike!
Ju rroni me mendje te ngrate
Ju heqin per hunde grate!
Perr-perr, per perendi
Hic-hic, s’lidhim krushqi
Fat-fat, fat qenka per ne
S’u-s’u, s’u lidhem me fre
Me-me, me fis, pis”

Dhe iken mbleset pleshta
Nga vreshta
Hopa, hopa
Ne brazhda ne gropa
Dhe kenge s’kendonin po shanin
Dhe nganin: “Hajvane, hajvane
Ah qe s’ju kemi diku nen jorgane
Ah c’do t’ju benim me jatagane
Ah qe s’ju kemi diku ne postiqe
T’ju shponim ne vithe!
Na cat veshet ger-ger e ger-ger
Po dime dhe ne te bejme perr-perr
Hopa, hopa
Ne breshta, ne kreshta, ne vreshta
Treqind mblese pleshta!..

Dhe erdhen tek dhenderi tym
Te zinj si gjym
U shtruan treqind ne postqe
I thane te parit: hiqe!
Hiqe llafin nga goja
C’na tha xixellonja!
Dhe foli i pari:
-“O me i miri i pleshtave
Mos u marto me nje qe bredh vreshtave!
Ajo njezet e ca burra ka ndare
Ajo njezet e ca zdaper ka marre
Ajo e ka helmin mbi shpine
Dhe tha se pleshtit s’ia shoh dot shtepine!
Ajo na qenkesh nje zuske
Me krushk e me krushke!
Ajo nuk paska as cipe as respekt
Dhe kurre me te mos u pleks!
Ata nuk qenkan fisnike
Dhe pike”
Iu ngriten mustaqet pleshtore Prreshtanit
Dhe doren fap jataganit:
-“Prresht
dhe fesht!
I preva
I theva!
I griva
I shkriva!
I nduka
I zhduka!
I thava
I vrava!
I ngriva
I shkriva!
I shpova
Si kova!
Ca horra xixo qe s’kane sec hane
Te shajne per turp pleshtak kapedane?
Ca laro xixo bilmesa
Me fyen mblese dhe mblesa!
Prresht dhe fesht!
I shtriva, i griva!
Degjoni, o burra te fisit pleshtor
Harram e paci gjakun qe pime nga cdo trup njerezor!
Na erdhi koha, o Plluc
Ta bejme sheshin te kuq
T’u themi xixove stop
Dhe hop!
Kus shpaten e merr
Crrenjosja e xixove – nder!
Ta marrim vesh anembane
Se ka kapedane Prreshtane
Prresht dhe fesht!
Ne s’duam kurre pajtim
Ne duam kunderveprim!
Kam priftin tartabik
Mik
Bekimin e tij me vete e kam
Permbi jatagan
O prift tartabik
Qe hengre e pive tri nete me ibrik
Ma jep dhe nje here bemikin
Ta shpllimper xixot neneshtrimin!
O kryemyftiu imorrave trima te marre
Qe callmen me fale pak dite me pare
Me bej nje duva
Te ndodhe e madhja hata!
I griva
I shtriva!
Nje zuske qe bredh vreshtave
Te shaje sojin e pleshtave?”
Degjoi gojehapur i biri babane
Babane Prreshtane
Dhe tha:
-“Ta-ra-ta!
Ah, si s’e pata Xixine
T’i beja kerdine!
Ah, si s’e kam
Ketu nen jorgan!
Fap, jatagan!
Baba plesht
Mos hesht!
S’e dua per nuse
Se ka plot minuse!
Nga nuset kam frike
Dhe pike!
Ta kapim
Barkun t’ia hapim!”
Tha pleshti bir
Dhe firr!
Dhe hop
Ne shkop!
Tha pleshti baba:
-“Plesht bir,
bej sehir!
Dhe hop ne tra!
Prresht dhe fesht”
 

Dritero Agolli..  Per pleshtat dhe morrat e Saliut kjo!  smiley

Eh mer Liqo, Saliu nuk do lehte ashtu po mos te gjente nje biotop te pershtatshem injorance qe ushqehet me thashethemet e tipit"ky futi ne krevat ate". Vete ky shkrim eshte prove e asaj qe sapo thashe; sikur te konsiderohej si fenomen qe s'intereson, as qe do mbushej me plehre nje gazete e tille, aq me pak do gjente lexues. Saliu eshte thjeshte pasqyra e injorances popullore dhe mediatike qe ka kapluar ate vend.

 

O Anila se po na habit, shiko moj zonje titrat kryesor te GAZETES TENDEjo me larg se sot!! Me te kuqee!! Dhe pastaj ec e na jep leksione ketu ! ue ue ue ue ca njerez nuk kapin fare me duket!!
Si keshtu dje dmth nuk kishte probleme te energjise, nuk kishte dhune ndaj grash ??  Ju mund te shkruani  por: Remember agenda setting!  Punoni ne kah te kundert!

 

 

 

Shkrim i mire Anile.

Per nja dy tre kokrra me vje keq qe nuk kane komentu pozitivisht.

Rama do solidaritet njerezor dhe kete ne rradhe te pare duhet ta bejne femrat e Rames, ( se ca e dine mekat me pas histori me shume se me nji femer ) dhe shkrimi shkon ne kete linje, ndaj pese yje nga ana ime.

Tani ne peshk eshte bere zakon qe i prishin temat dhe ti mos u habit, nuk e bejne se duan por jane copa mishi. Mos provo te ti besh te kuptojne gje. Vari teneqet thuhet.

Me gjej nje mik te te tregoj nje te forte , po shume te forte ama qe te kesh 20 000 kopje te shitura . smiley

Sqarim per gazetaret , apo analistet qe shkrujne ne gazeta me 50 kopje ne dite : Anila edhte Drejtoreshe e Gazetes Shqiptare, e vetmja ne gazetat me te lexuara ne Shqiperi. Kini meri, po jepni hakun.

Prape 5 Yje per qejf tem Anile !

 Po e bo si per sevap m`duket...  smiley

Koth nuk duhet me ta hudh poshte simpatine per zonjat, edhe per gazeten. Por vllai, eshte nje nga gazetaret me te paafta dhe me te rendomtat e gazetarise sot. Kjo nuk varet prej shitjeve te gazetes, sepse ajo mund te jete administratore delegate e mire por shkrimi eshte gje tjeter dhe analiza eshte tjeter, dhe shitja e gazetes tjeter.

Te botosh lajmin me shpejtesi te jep te drejten ta shfletosh gazeten/agjensine te paren, por gazeta ka rendesine kur ka analitiken brenda. Dhe baza nuk eshte me ata part-time ose kliente me pagese provizore por ekipi qe ka fulltime. Kryeredaktoria ka lene per te deshiruar edhe ne panelet e debateve politike ose paneleve pyetesore ndaj eksponenteve kryesore te politikes. Me vjen keq por kur i permenda legenizmin me siper( ku ajo beri krahasimin me  budallekun e saj), fola edhe per problemin e personalitetit, qe vjen prej aftesise llogjike te gazetarit dhe sidomos te drejtuesit te nje gazete.

E kemi fjalen per Femrat e Rames. Komneto sikur ta kishte shkru ndonje kolegia jote psh dhe harroje Anilen.

Nese do rrime vetem tek Anila, atehere une iki nga kjo fryme debati dhe ju vazhdoni me sa here e ben Anila ne jave apo sa te dashur ka. Xhanem edhe sikur te ishte e dashura ime nuk do thoja jo, por sikur u came duke fol me siper qe mos merremi me keto gjera.

P.S. Ndonje inat i vjeter me Anilen ? smiley

Koth e ke seriozisht k'te ti vllajo? smiley

Po m'habit jashte mase per zotin!

Si mer qenka per tu pershendet kjo tmerri qe del e i permend njerezit me emer dhe mbiemer ish-dashnoret e burrit te huje dhe i kerkon llogari pse nuk dalin ta mbrojne ish-dashnorin, qe pastaj TE VAZHDOJNE JETET E TYRE TE QETA!!!

Kjo eshte atentat mer Koth!

Atentat per individin e pafuqishem qe jeta e ka lidh me nje njeri qe ne te ARDHMEN e lidhjes se tyre, u be Armiku Nr 1 i Zhulit!

 

E kam shume seriozisht Mroklle !

Qeveriu kete here ka qene i papare dhe direkt dhe ka artikuluar ato qe mediat kane nga 4-5 vjet qe i thone . Edhe ketu bashke kemi fol bile, per ate kelliren e parlamentit qe beri nje tur te plote vjet dhe ne cdo takim me grate, permende po keto histori. Jane te shkruara shume here i dashur  me perpara. I  pari e ka shkrujt Mero Baze ne gazeten Tema. Pastaj serish ne nje debat TV ku ka qene i pranishem dhe Rama dhe Baze, eshte artikuluar kjo histori dhe Rama tregoi historine e djalit qe e gjeti te futur poshte krevatit nga tmerri qe kishte lexuar.

Pikerisht per keto e per te tjera Rama do solidaritet njerezor te forte sepse gjuha ishte jashtezakonisht e ashper.

Anila kam pershtypjen qe po thote kete qe une sapo spiegova dhe te me besosh qe nuk dola kunder rrymes por kete besoj sinqerisht. Eshte katastrofe qe njerezit belbezojne dhe nuk guxojne te thone gjera qe ua ndien shpirti. Fico e Magjistari duhet tashme te shprehen.

Mos te presin qe do i mbroje njeri ne privacine e tyre, Vete e kane ne dore . Kete po rreket te thote Anila besoj dhe ndaj i jap te drejte.

Me shume respekt per ty .

Me zor po e pritsha pergjigjen tate Koth i dashur! smiley

Po m'vje keq me ta thone: une mendoj komplet, komplet ndryshe nga ty per kete muhabet!

Ato goca jane persona private, qe ZHULI i ka dhunu, i ka ndy!

Kjo tmerri ketu vazhdon te njejten pune, duke ja mbajte prozhektorin ke koka gocave te shkreta! Duke i bo biles fajtore PSE S'PO FLASIN!!

A thu se po thane keto goca:Jo nuk me ka rraf, apo po me ka rraf, kjo i ben me te pranueshme (dhe me relevante) akuzat qe keta te e PD-se i hedhin poshte e perpjete

Kjo eshte e papranueshme!

Kur e bon ai bisha e malit, apo kur e ka pas bo ai qelbesira tjeter , ai e bon per turmat e veta, por kur dalin keto pichkellonjat e metropolit dhe i japin kredibilitet ketyra akuzave! I japin legjitimitet!

mrroklla! smiley

 

 

 

Duke i bo biles fajtore PSE S'PO FLASIN!!

E leme me :  po i ve ne seder per te gjet nje menyre per te fol ? smiley

Lidhur me legjitimitetin nuk besoj se eshte keshtu. Kur themi edhe mut te nxjerre nga goja do u duket mjalte e kemi mbyll kete muhabet, ndaj une pres te shprehen kritiket e Rames , jo inatcoret e Rames.

Anila nuk eshte akoma ke zona : per inat te sime vjehre ja pallos me mullisin smiley 

Kete desha me e nda une per hesap tim ndaj duke e injoruar te shprehuren imponuese karakteristike e saj, une do ngelem vetem tek italiku me siper smiley

Vete votoj per solidaritetin njerezor nga cilado ane qe te vije.

Koth

Koth, me vjen keq por edhe une ndaj te njejtin opinion me Mrrokllen. Delina, Rudina e kushdo tjeter kane shume me teper dinjitet se cduhet per te hequr kepucet e per t'iu futur zbather e me kembe mocaleve te mutit ku vertitet Berisha. Sa me pak vete te perzihen ne kete muhabet, aq me nder I bejne qytetarise dhe e largojne malokerine. Me vjen keq vetem per Makocin, qe njerez te paskrupullt perfitojne nga dobesia e saj mendore dhe e shfrytezojne per qellimet politike. Desha te them nje fjale te fundit per Kristaq Ramen (rahmet paste) qe ka qene burre 400 derhem, zotni nga ato te vjetrit, I vetmi burre shqiptar qe kam pare qe kur kthehej nga puna ne shtepi I puthte doren gruas. Te tjerat jane qoftet e vjetra me salce te re.

I dashur PF, une nuk  pres qe ato te dalin ne intervista neser. Ketu dua te jem i qarte. As te spjegojne detaje qesharake se do beheshin pre e sulmeve denigruese e per kete jam i sigurte, sepse aty jane funderina si Fahri Balliu & Co, por kur them solidaritet dhe kur i avitem fjales joinatcoret kam parasysh gjetjen e tyre. Mbase eshte dhe heshtja njera forme dhe ki parasysh qe shpesh apo kur ka klas eshte me e forte se fjala, por pjesa e domosdoshme qe dua te theksoj eshte qe tani duhet fol ose duhet gjet menyra per tu shpreh.

Anila erdh me kete forme te shprehuri qe mu duk komode dhe nuk eshte dua ti imponohem askujt. E theksova nuk dola kunder rrymes si qellim ne vetvete. Provova ta sjell debatin ne shina me normale.

Koth

Anila erdh me kete forme te shprehuri qe mu duk komode dhe nuk eshte dua ti imponohem askujt.

Kohtere, po shprehesh tani si k0qethere, e kupton dot te pakten apo jo?. smiley

Ne momentin kur nje gazetare ben publik nje person privat si ne kete rast, jo vetem qe e ka imponuar, po si ka lene zgjidhje tjeter, se sic tha mroklla ja ka kthyer prozhektorin e mediave dhe te publikut tek bootha, nderkohe qe ajo eshte person privat dhe s'ka asnje lidhje me thelbin e ketij mootlleku, perplasjeve politike mes Berishes dhe Rames, arsye per te cilen ky i beri publike keto gjera per Ramen.

Who the fukc eshte Anila, shen Maria qe i apelon moralisht "femrave te Rames" te dalin ta mbrojne apo te flasin? Po dhe sikur ti dukej vetja ashtu dhe ky argument te qendronte, pse s'e ben privatisht kete, po ben artikuj roze? Po dhe mbasi i ben, c'lesh te drejte ka te permende emrat e ketyre personave? Ku shkon kjo llogjike? Te kerkojme me shume ne jeten private e ketyre njerzve, te kerkojme njerez te tjere, te merremi tani jo vetem me "femrat e Rames" po dhe me "burrat e Rames" dhe pse nuk dalin dhe ata ta mbrojne? Ja e tha vete Anila, ndiqeni neser seksionin tone te thashethemeve tha se do jete interesant, do kete me shume detaje dhe permendje patjeter.

 

Dhe hajt te degjosh kur te thone kthehu ne Shqiperi, me kete lloj mentaliteti te njerzve dhe keto realitete. Juve kush me pak e kush me shume jeni pjerdhur te gjithe. Bile shume keni rrezistuar me ata palo politikane po sidomos dhe me keto palo media. Ne kete kontekst fakti qe Rama eshte skizofren s'eshte dhe aq gje e vecante. smiley

Xhib,

per ty  kam ate pjesen ne kllapa tek komenti i pare  kur iu drejtova Aniles. smiley

Fico e Magjistari duhet tashme te shprehen.

Ketu ndahemi neve vllaji jem! smiley

Une besoj fort, qe te dyja keto goca kane te drejten e tyre te padiskutushme qe te mos shprehen, per cdo gje qe nxjerrin nga goja keta!

Kane te drejten e tyre te padiskutueshme qe te ecin me koken nalt pa qene te detyruara te justifikojne, pergenjeshtrojne, ose te mbrohen!

Keto goca nuk i kane bo keq asnjeriu dhe nuk i kane gjo' borxh asnjeriu!

Per mu' personalisht, e drejta e ktyne gocave (and by extention edhe e drejta e imja dhe e jotja me mos na e hudh njeri prozhektorin ke koka) eshte shume me e rendesishme se nevoja e Ed Rames per solidaritet njerezor, me te cilin, une me zo te nolte solidarizohem ne kete dite te keqe!

E lejme me kaq se e dheeme fare! smiley

 

 

Veçoria e lukunisë është që ajo nuk mund të rritet. Në zbrazëtinë që e rrethon nga të gjitha anët, nuk ka asnjeri për t’iu bashkuar. Lukunia është e përbërë nga një grup njerëzish të eksituar që nuk dëshirojnë asgjë më dhunshëm sesa të jenë më të shumtë. Çfarëdo që të ndërmarrin bashkërisht, qoftë në gjueti e qoftë në luftë, më mirë do të vlente të ishin më të shumtë. Për grupin që përfshin kaq pak anëtarë, çdo individ që do të vinte të bashkohej aty do të ishte një prurje e ndjeshme dhe e rëndësishme, një prurje e nevojshme. Forca që ai do të sillte do të përfaqësonte një të dhjetën apo të njëzetën e forcës së plotë. Vendi që ai do të zinte do të ishte i vlerësuar njëlloj nga të gjithë. Ai do të peshonte vërtet në ekonominë e përbashkët të grupit, siç pothuaj askush nuk do të mund të peshonte sot.

Elias Canetti, MASSE UND MACHT, 1960

__________________________

o popull! delina, rudina&matilda do beheshin ZOTERESHA e presidente nderi nga pd nqs akuzojn ramen. do ken mbrojtje te plot! kshu qe argumenti i disave esht skandaloz.

por nese ato dalin e flasin, do mendohet se i ka detyru rama. dhe nuk esht vetem paragjykim, edhe un kshu do mendoja

Tashi e pashe une qe Anila i paska qitur emrin dhe nje tjetre. :o Po ja paska vene dhe gabim, nga Delina ja ka bere Dalina.

Mesa duhet ky qenka qellimi i artikllit, qitja e emrit te ri te kesaj femres, e cila fale Aniles dhe GSH nga sot e tutje do perfiltet publikisht ne per internet, kafe, e kudo.

Bravo Anila. Eshte nje salist i betuar ketu qe vjen ben propogande proberishiane, dhe kur pata pyetur se mos ishte Rudina ajo qe sipas Berishes e rrahu Rama (se vetem ato dy femra dija une, ate dhe ish te shoqen) dhe ai qe eshte pjese e PD dhe propogandes berishiane, dhe ai tha jo eshte nje tjeter po deshe ta them emrin, po ama nuk permendi emer ketu publikisht.

Dmth ti ne kete rast ke shkelur me poshte se etika e makines propogandistike te Berishes, ke futur ne vallen e pergojimeve dhe thashethemeve dhe nje njeri te cilen deri tani as Berisha vete me gjithe ato felliqesi qe tha s'e permendi.

Mire rrespekt dhe konsiderate nuk keni juve per njerzit  dhe jeten private, kur vjen puna per te shitur gazeten dhe per te bere pare, po turp nuk keni fare xhanem?! Po frike?

Te isha une ne vend te vellait ose babait te kesaj femres qe ti e ke perdorur per te shitur gazeten, e dija une se si sillesha me nje gazete ose gazetar qe e bente kete, po nejse....po beheni te gjithe Merzo Baze ca nga ca. Turp!

 

Blendi, shume gabim qe e ke sjelle kete artikull. Une qepare vetem gjysmin e lexova se s'shtyhej me kjo lloj bajge, po tani qe pashe emrin aty (nga njekoment u nisa), ca beni mer yahoo? Mire keta kafshet e medias, po dhe juve keni nje fare pergjegjsie kur nje artikull palaco dhe i pafytyre si kjo menxyre hedh ne gojen e ujkit dhe nje tjeter njeri, nje tjeter person privat?!

Nuk mund te justifikohet se ishte artikull i shkruar nga GSH. Faqja juaj rrezik ka me shume lexues sesa GSH dhe keni pergjegjsine tuaj kur behen te tilla gjera.

Tamam fare se ben fare ajo per te shitur gazeten, sepse asnje gazete ne Shqiperi nuk ekziston fale shitjeve apo reklamave. Jane burime te tjera qe i dime te gjithe. Pra Anila vetem realizon punen e "mashkllit" te vet, Edvinit.

Si thoni qe tani e tutje te gjitha ato palo-gazetare qe shkruajne si megafone te Edit te futen gjithashtu ne grupin e "femrave te Rames"? Ndersa akoma s'e dime nese Rama ka dhunuar vertete ato femra qe permenden keto dite e disa vite tashme, por te pakten e dime shume mire se femra si Anila e GSH jane "femra te Rames", sepse i sherbejne gjithe deshire e vullnet!!!

Dhe kjo qe thua ti, ceshtje diversioni, nuk do ishte cudi nese ishte ky qellimi. Se tani ne fakt Berisha (packa se komplet per asrye politike) e ka zhvendosur kritiken nga akuzat familjare ne ato te korrupsionit, qiti nje dosje, permendi gjithe ato emra, do beje keshill qeveritar kundra mafjes etj.

Nderkohe dhe ne ditet menjehere pas deklaratave te tij shume pak njerez ne media u morren me llumin e tij per akuzat personale ndaj Rames, se nese nje media e mban fokusin ne hale do s'do e perligj ne nje fare menyre ate, po gjithsesi nga mooti vec moot do dali.

Tani dhe pas gjithe ketyre diteve, GSH dhe Anila e kane perqafuar prozhektorin dhe po ndjekin gjirizet, per me shume scoop-e dhe gjera te tjera te tilla. Paskan bere nje artikull me "flasin femrat e Rames" qe ne fillim, dhe tani pasi kaloi ca kohe ja Anila ben nje artikull tjeter me titullin "Pse s'flasin femrat e Rames". smiley  Ne nje fare menyre kjo ka dhe funksionin e diversionit, qofte dhe pa qellim.

Nje rruge dhe tre pune mbase. lol

Lexoni neser ne Gazeta Shqiptare suplementin Bluetooth, thashetheme Made in Albania. Eshte shume interesant kete here. Ndoshta ju zhgenjen, po lexojeni njehere, e me pas komentojme.

Tani duhet me u marre ca me shkrimet qe sapo kane mberritur, te cilat me tregojne cdo minute dramat e shoqerise shqiptare

Znj Anila. Ne ketu nuk jemi Redaksia supreme  por lexues dhe ky forum eshte nje oportunitet per ty sepse ketu ballafaqohesh me opinionin e lexuesve anonime. Shkrimin ti ja drejton shqiptareve per ti sensibilizuar per problemet akute si aksidentet, cmimi energjise elek, permbytjet etj. Dhe pikerisht ketu ti krijon nje lidhje te shkurter me Femrat e Rames te cilat- sipas teje-mileti mezi po pret ti degjoje ...pra turma kerkon spektakel dhe ..artikuj roze.

Ketu  ti ben dy gabime:

Falsifikon realitetin sepse opinioni i shendoshe publik eshte i neveritur nga te berit politike me liber shpije dhe nuk pret te degjoje detajet e jetes private dhe krevatit te ER .

Fyen tre qytetare  te cilat jo vetem i fut arbitrarisht ne kete artikull por edhe i trajton si femra haremi.

Perfundimisht titulli artikullit eshte fyerje per tre gra qe kane jeten e tyre dhe ti e nderuar kryeredaktore  i perdor si karem per peshkimin e bleresve te cilet i konsideroni ....peshq pa tru. Pra fyen dhe lexuesin e gazetes.

Pra mos perdor si reklame parfumin  per te shitur lakrat.

vuri veshin keshillave dhe leri deklaratat e dashurise per peshqit.Nga komentet qe shkruan, kuptoj se konsumon shume peshk smiley

 

 

Anila, nuk mund t'rri pa t'pyt:

c'a dmth biznesmene?

(e kishe llafin per businesswoman?)

 

Pikerisht per keto e per te tjera Rama do solidaritet njerezor te forte sepse gjuha ishte jashtezakonisht e ashper.

Mua nuk me eshte dukur ne veshtiresi Rama kur pergjigjet ne fakt, madje per menyren se si pergjigjet dhe gjakftohtesine qe ruan eshte i admirueshem (sado qe ne raste te tjera , per arsye te tjera e humbet dhe ai kontrollin). Solidaritetin njerezor e ka, perderisa arrin ti beje balle nje situate te tille.

 Mbase gazetaret do preferonin te ishte me ze te larte ky solidariteti, qe te kishin per çfare te komentonin, po ath s'jane te shqetesuar per Ramen po per kopjet e shitura. Dhe sikur te flisnin keto zonja nuk do i ndryshonin asnje presje asaj qe thote Sala, kshuqe me mire qe s'flasin se keshtu  shkurtojne kohen e hipnotizimit te njerezve nga te tilla budallalleqe.

 Ceshtje kendveshtrimesh eshte, po s'e prisja te beje koment te tille.

Addicted to pressure>>

> >

Press me now>>

Press me hard>>

Press my strong>>

Unbreakable heart>>

> >

Press me please>>

Every day>>

Pressure helps my head                           >>

get grey>>

                                            >>

Press my shoulders>>

Press my breast>>

I need pressure >>

For a peaceful rest>>

> >

I am addicted to pressure>>

I am addicted to pressure>>

I am addicted to pressure>>

I am addicted to pressure>>

> >

Use me just like a shoe>>

I need to be pressed by you>>

I know that you’re good at it>>

This makes me feel complete>>

> >

Press my name>>

My identity>>

Press my tongue>>

And each ability>>

> >

I am addicted to pressure>>

It makes me feel like air>>

It looks like I am pressed>>

But I fly everywhere>>

> >

Addicted to the power that makes me look well pressed>>

I don’t need to exist if I am not well dressed. >>

 

good. tani provo ta zevendesosh 'pressure" me "pleasure" (origjinali)

smiley

kuptush, kuptush smiley

Femrat e Rames te pakten kane qene te pashme, mjere Berisha se c'ka prekur me... dore... Te pakten ta ftoje zhaku te festa, mbase vjen ne vete Sala, se abstinenca doktoriane po ia nxjerr shpirtin nga hundet atij dhe burrave te tij...

Nese duhet te flasin personat ne fjale apo jo, eshte e debatueshme.  Nuk do ishte pa precedent prononcimi.  Megjithate sikur te isha ne vend te tyre, pasi te kisha lexuar kete artikull, as qe do murmurisja.

Ashtu sic jane perdorur nga "politika" ne menyren me te ulet, ashtu jane perdorur dhe ne kete artikull.  Qe gazetaria jone cof per "sensacionalizem" kete e ve re kollaj nga titujt bombastike, te cfaredo lloj tematike.  Per tirazhllek a di gje une, pak rendesi ka. 

Por eshte akoma me e hidhur qe nje femer, gazetare a kryeredaktore, t'i perdore ne kete menyre si mish per top, duke u nisur qe nga titulli.  "Femrat e Edi Rames"?  Nuk jane kukulla, nuk jane pjese haremi.  Jane njerez. 

Nqs autores i qan zemra per ceshtjet e rendesishme qe jane larg fokusit te politikaneve dhe mediave, atehere perse nuk "udheheq" me shembullin e saj?  Jo vetem qe s'e ben, por zhgerryhet akoma me shume ne kete shemtirllek.  Gjoja ne thelb gjetiu e ka hallin autorja, dmth ka gjithe keto probleme por politika s'merret me ceshtjet ne fjale.  Do ta kuptoja shqetesimin e saj, nqs, sic thashe, s'do kishte bere te njejtin mekat.  Halas, duart e saj jane makbethiane

U bë kaq kohë që politika shqiptare zihet për femrat e Edi Ramës, duke injektuar edhe opinionin publik, popullin e thjeshtë, të cilit shumë shpejt çmimi i energjisë elektrike do t’i rritet me më shumë se 40 përqind. Por jo, shqiptarët nuk e kanë mendjen te faturat që do të paguajnë, duan të dëgjojnë patjetër për femrat e Ramës edhe pse do të paguajnë më shumë, do të paguajnë pikërisht për të gjithë ata që nuk e paguajnë energjinë. Sepse qeveria, nuk mund të ndërmarrë politika proteksioniste apo kompensimi për ata të rregulltit. Sepse ka axhendën shumë të zënë me femrat e Edi Ramës.

Rrishikoje edhe njehere kete paragraf, edhe mos supozo, megjithe pushtetin qe mendoni se keni mbi ate popull, se ku e kane mendjen shqiptaret.  Vazhdo me politikanet e mediat, qe u intereson kjo soap-opera e shemtuar, por mos beje loje fjalesh me hallet e popullit.

Se sic ke perdorur femrat ne fjale si mish per top, ashtu po perdor edhe hallet dhe shqetesimet e shqiptareve.  Dy here makbethiane.

 Pse nuk flasin femrat e Rames?

Pse nuk flasin gjithe femrat e divorcuara? 

Pse nuk flasin gjithe meshkujt e divorcuar?

Pse nuk flasin gjithe femijet e prinderve te divorcuar?

Pse nuk flasin gjithe homoseksualet e avokatet e shoqerise civile?

Pse nuk flasin gjithe psikopatet? 

Pse nuk flasin gjithe artistet?

Pse nuk flasin gjithe politikanet?

Pse nuk flasin te gjithe? 

Pse flet vetem Berisha ne emer te shqiptareve qe nuk na qenkan aq ndryshe nga Rama? 

ua po ju beni namin. Kush me kujton mua aperturen e gazetes "flasin femrat e edi rames" qe e paska marre gazeta 55? Po nuk me duket se keni seriozitet o njerez kur flisni, ju tamam jeni njerez interneti dhe jo realiteti.

Po te drejtohem ty blendi meqe ke hedhur shkrimin tim ne kete forum: E para: une nuk pres qe njerezit te me duan ne menyren sesi shkruaj. Sot jam une, neser mund te jete gjithesecili prej jush. Ekonomia e tregut eshte e hapur per te gjithe dhe kushto qe konkurron dhe eshte i afte mund te ulet ne karrigen time neser pa problem. une jam qe neser nje gazetare terreni dhe nuk me vjen turp per kete, sepse tere jeten time kam bere kete pune dhe do te vazhdoj ta bej. 

Une personalisht mendoj se ato vajza duhet te flasin, dhe nese rama i ka dhunuar duhet te thone te verteten e tyre dhe te mos fshihen pas "gjetheve" te fikut apo jo. Qe njerezit mund te duan apo mos duan mendimet e tjetrit kjo eshte e drejta e tyre dhe per kete jemi ne demokraci. Nuk pres ndonjehere qe dikush te jete ne perputhje me mendimet e mia, thjesht une i thashe ato dhe kontribuova diku me keto mendime. Ju mund te beni te njejten gje pa paragjykuar pse une thashe mendimin tim. Kur mua me kane share, fyer e ofenduar kam folur, nuk kam heshtur. Kjo eshte e verteta ime. Sot jam ketu ku jam se kam thene te vertetat e mia dhe se po bej kete pune qe po bej, pavaresisht mendimeve tuaja ketu. nese ndonjeri prej jush e ben, konkurrimi edhe ne Gazeta Shqiptare eshte i hapur. Burracake meshkuj, qe flasin me nick name ne peshku pa uje, nuk i duhen shqiperise. I duhen njerez te vertete, qe mund te bejne gjithcka apo dicka per kete vend. Me vjen shume keq per ju njerez, jam e indinjuar nga menyra juaj e reagimit, aspak e fyer nga ju c'shkruani (me besoni, kam degjuar me teper dhe kam provuar me teper edhe gjate vitit 97) kur ju rehatoheshit nen jorganet tuaj me pupla. Ejani ne Shqiperi dhe ndihmoni vendin tone. Ejani te jepni ju kontributin tuaj, ku ju, une, dhe ato te themi te vertetat pa menduar se mund te na paragjykojne njerezit, aq me pak ju emigrante tejet te nevojshem per paret qe na sillni, por te padosmosdoshem per opinionet qe jepni.

Une Blendi, sikurse ti (meqenese te kam ndjekur disa here) mendoj dhe vleresoj sikurse e kam shkruar se keto femrat e rames, askush nuk i ka penguar te denoncojne dhunen qe kane ushtruar ndaj tyre edi rama, nese kjo ekziston, apo nese e vertata eshte krejt ndryshe, dhe jo te pergojohen si femra te padenja ne cdo tavoline se kane dale lakuriq apo se jane dhunuar e jane rrahur nga kreu i PS.

U rreka te shkruaj keto fjale  tani se mbarova pune ne mesnate, sepse une punoj ende per te mbajtur veten time, dhe sme intereson fare nese ju shani, ofendoni, fyeni e beni cte doni. Kane thene me shume se kaq per mua, dhe me besoni, s'dua fare tia dij per cka thone. Une do vazhdoj te them fjalen time, pavaresisht komenteve tuaja.

ju pershendes para se te shkoj ne shpi per te bere disa ore gjume. Neser eshte nje dite e re per mua dhe per ju te gjithe.

Respekte, ju dua te gjitheve

a ta hongsha zemren une ty smiley

e di mer, e di

njish njish osht smiley

edhe rama na do te gjitheve...

ore, a ka ndonje qe s'na do?

 

 - when trees to grow beyond their boundaries dare

and cause the gardeners too much anxious care

down to their very roots they must be pruned

though pearls and rubies be the fruits they bear

Ah se po lexoja: ti monda, stop duke dhene mend nga SHBA. Eja ketu moj vajze a grua e fol. Ste pengon kush. PSe nuk vjen? je rehat andej? ke krijuar komoditetin qe gjithkush do ta donte? po jo moj zonje, nuk mund te jesh ti ajo qe me gjykon mua, ti qe je arratisur nga vendi jot vetem e vetem se nuk doje te ishe e dhunuar. E pra une jam ketu dhe do te them ate qe mendoj, pavaresisht sesi me gjykon ti zonje. Me vjen keq per ty

Anila, a shkruajte me lart se mendimi eshte i padomosdoshem?  S'ke pse e vret mendjen, apo ta besh padomosdoshmerisht te rendesishem. 

Naten e mire, gjume te embel smiley

Nje shenim te vockel, jo domosdoshmerisht i domosdoshem ne te ardhmen: ne postimin tim, kam thene autorja.  Ne lidhje me shkrimin, dhe vetem me shkrimin.  Asnje gje per personin ne fjale. 

Naten e mire edhe njehere.

O xhib, emrat e atyre femrave i ke pare per muaj te tere ne RD e 55. Gjynah qe lexon vetem shkrimet e mia. nese do te jesh i vemendshem, lexo gjithe shtypin. Mos u shqeteso kaq shume ti, kur vete ato zonja te nderuara nuk shqetsohen

smiley hahahha mi like it

Per Anilen :

Pse domethene nuk lejohet te te japin mend ata qe jetojne jashte? Dmth rendesia gjeografike e ku di une  uaaa po si  po komenton mi Anila virtualisht po komenton dhe ti dhe ne,  te te them dicka tjeter, mund te jesh ne nje kofi ne tirane dhe te te dale flamuri kanadez smiley

O ti spiritus pa emer, nuk merrem me ty, ti ske kurajo me na tregu identitetin, e jo te na tregosh mendimet. Me vjen vertet per te ardhur keq. Une jam ketu me emer dhe ju pergjigjem te gjitheve nje e nga nje. Kjo jam une. Ju sfidoj....

Anila, vetem mua s'me je pergjigjur. Mbase ke harruar, mbase ka qene postim i vockel shume dhe i pandjeshem. Gjithsesi, tjeter gje kam ne mendje :

Desha te te shkruaj nje mesazh privat, por kutia ishte mbyllur. A do hapen ndonjehere kutite, nder to dhe e jotja ? OK, shaka bej, por sinqerisht desha te te shkruaj per nje problem, me mire te them per nje adrese aty prane, ne gazeten tende, dhe te bisedoja per diçka gati te harruar. Mirupafshim, edhe une te dua.

S'je e para ka pas dhe te tjere para teje, nese e ke ndjekur peshkun!!!

O ti alidea. boll na dhe mend. dil e shkruaj me emrin tend ne GSH, apo ste pelqen. Jo jo, te pelqen shume, por nuk ke kellqe zogu. Me vjen shume keq nese fshihesh nga flamujt edhe nje here.

monda, ta thashe edhe nje here, boll komentove, shkruaj vete dicka, sa te dhemb shpirti kete vendin tend, se ta botoj, te jap edhe ndonje lek me aq sa kemi mundesi

Un shkruaj dhe botoj, dhe jam me emrin tim smiley nuk fshihem por le te mos e personalizojme biseden . Re totalisht ne kontradikte me veten tende.

Mjafton te shohim germat e kuqe te se nesermes.

Une ju them naten e mire, ju prape ketu.  Sa do komentoj une, apo si, eshte puna ime, e dashur, dhe e admineve.  Kur te me teket mua, apo kur te me heqin mundesine adminet, edhe s'shkruaj me.  Ja kaq.  Shume e thjesht. 

Naten e mire dhe tre-here a kater, sa u bene. 

PS: lere ate punen e lekeve, se sikur e specifikove domosdoshmerisht vetem ne nje drejtim me lart. 

e mi , mire te thote, boll komentove

smiley

u piplla r all crazy smiley

Anila

Mua nje gje me ben pershtypje, degjova edhe Berishen ne lidhje me kete teme, dhe ai fliste sikur Rama ti kete pasur dashnore e gra me dhune e jo sikur te ken qene lidhje njerezish te rritur. Une nuk e lexova shkrimin sepse qe nga titulli nuk me intereson fare ta lexoj, por nuk me pelqen kur shoh se ka edhe femra qe perfitojne duke sulmuar pikat e dobeta, ne fakt piken me te dobet ne shoqerine shqiptare, femren qe ka guxuar te dashuroje. Nejse nje gje me beri pershtypje tek ajo qe ke shkruajtur me siper, dhe me vjen shume keq qe na ndani ne qe jetojme jashte sikur te jemi te tjere. Kjo lloj ndarje per mua eshte shume artificiale, dhe ndoshta dashakeqese. Shqipetaret qe jetojne jashte jane shqiptare njesoj si ata qe jetojne brenda Shqiperise. Prandaj te lutem lerini keto idiotesira, te cilat vazhdimisht mi ngrene nervat sa here kthehem ne Shqiperi. Biles mund te te them qe shqipetaret qe jetojne jashte jan me shqipetare se shqipetaret qe jetojne ne Shqiperi. Nuk e kuptoj se si ja jep vetes ate te drejte ti apo cdokush tjeter te flasesh ne emer te atyre qe jetojne ne Shqiperi drejtuar atyre qe jetojne jashte. Cfar absurditeti!! Megjithate shkriemt e tua dhe ty ju njoh shume pak, per te dhene ndonje koment mbi profesionalitetin tuaj, por me behet qejfi per cdo femer ne Shqiperi qe nderton karriere, sidomos ne kete fushe te jetes, qe eshte edhe me e veshtira, sidomos per nje femer, dhe te pergezoj per kete, dhe e kuptoj se c'sakrifice eshte te kesh sukses ne Shqiperi. Naten e  mire.

E lexova shkrimin dhe mendoj se qendron ajo kritika qe ka dhene Blendi ne fillim, por eshte vetem siperfaqesore, ne thelb shkrimi per mua te pakten eshte i goditur, nuk eshte i gjate dhe pa thelb si poturet qe thurr Lubonja &co, por ka pika konkrete, ngre shqetesime konkrete. Nje shkrim shum i mir qe do ja vlente te diskutohej tek peshku per thelbin e tij me teper, sesa per estetiken siperfaqesore. 4 yje e gjysem nga mua.

Falemnderit. Do te te shkruaj vertet, shpresoj te hapet emaili se me keto institucionet, adresat e emaileve jane gjithmone "fals". Por "une fois n'est pas coutume", siç thote frengu, do e provoj. Mirupafshim.

 S'eshte e thene qe kush rri ne SHqiperi e do me shume, mbase ka gjetur menyre per ta mjele vendin me mire smiley , se aman po ta donin kaq shume ata qe jane aty s'do ishim akoma ne diskutime te tilla. Teorikisht jemi njesoj derisa ndonje te tregoje konkretisht ndonje permiresim qe ka sjelle me veprimet e veta dhe jo me llafe.

Kshuqe naten e mire Anila, mua s'ka nevoje te me duash se nuk zgjidhen vetem njerezit qe do, po dhe ata qe do te te duan smiley

Po ata qe kane nejt aty e kan DHJERE ate vend ne ate fare feje. Pse kush, "NE" t'knejshmit e?  Ala te ura ju mer? Ata qe "jane atje" flasin sikur ai vend i ka ne rregull punet. Amon mer, i cik logjike formale po kerkohet, jo me teper.

Ai komb po thuhet qe u selit nga Rilindasit, qe ne shumicen derrmuese punojshin perjasht. Ho pra pysni veten per dy gjona: 1) Pse jashte ata? dhe 2) A nuk e dojshin ata at vend?

Se na detyrut me hap gojen.

"Ne" knej naj lek po cojm mer...qe ju dalshin per hunesh e per korrupsJoni q'ato Euro ene Dallar, ju dalshin smiley s'u ngopet i her, s'u ngopet... na plaket, na lodhet  smiley

marut krejt marut smiley

5*

Edhe Berisha, Rama, Balliu, etj. etj ne Shqiperi jane...

Eeeee, jemi njesoj me llogje interneti, jo me pune te perditshme ne realitetin e zymte shqiptar, nje vend anetar te nato-s e qe do te behet anetar i BE.

Ej, kam vetem nje kerkese per blendin, e ta gjej anen edhe ne vend tjeter. Stop i fute shkrimet e mia ne peshku pa uje. Nuk ka nevoje per komente, i gjeni ne balkaweb. Une kam mendimet e mia dhe ju tuajat. Sot ne kete moshe qe kam, sju ndjek dot te gjitheve, se vertet nuk jam 15. Por gjithesesi, do ti kerkoja blendit e penarit qe te mos fusin me shkrimet e mia ne peshku pa uje. Jo se nuk ju perballoj dot, por nuk kam vertet kohe ta bej nje gje te tille. Leqe me cmend im ate e ime me qe kur degjojne sharjet per mua qe ne mengjez te bashkim hoxha. Blend, do te te marr ne telefon. Stop te lutem, pavaresisht se komentet kane arritur mbi 200. OSe thjesht nuk do te flas me e shkruani cte doni. Respekti per te tjeret fillon nga respekti per veten. Dhe une e respektoj veten. Jeta eshte e bukur njerez, live it now. Sepse une po shkoj te jetoj

keshtu po,

se ti the qe po shkoje ne gjume, dhe thone qe gjumi eshte gjys vdekje smiley

se te kemi me kimet jo per gje smiley

asnji K.Redaktor sna e ka var nai here smiley

Po pse ben sikur nuk do/

gjeraqine e vogel o...

 

Come on, now... ky toni luftarak nuk co m'asi ven. Kjo ishte super tema per gjith kto/a shqiptar virtually aneman botes. Fare s'te grric shpyrtin kjo gjo? Hic hic fare. Ene Lerri Kingu t'kishe qen, icik do t'ishte bo qejfi....

Hej o Anila, sapo do të të shkruaja po seriozisht ama, mos i ndalo të sjellin shkrime plsssssss, me gjithë mend e kam. Po ti mos komento. Ose hidh një dy tre komente edhe kaq. Vetëm thuaj që na do. I need some love smiley

Unë kënaqem me komentet e temave të tua. Sinqerisht të them... Ose do të t'i postoj nga blogu po nuk erdhën këtu, që këtu do përfundojnë prapë.

 Nuk e di nëse e ke vënë re, po secili nxjerr diçka nga vetja në këto temat e tua... kjo gjendje asnjëherë nuk duhet humb, për mendimin tim.

Anila

Perse mendon se njerezit kan arritur deri ne ate gjendje sa ti kushtojne me shume rendesi "femrave te Rames" se sa bukes te femijve te tyre? A eshte kjo nje loje e politikes qe ka te beje me ruajtjen e  status kuose ne Shqiperi? A eshte e gjitha vetem nje menyre kontrollimi dhe menaxhimi te pakenaqesive te popullit duke krijuar antiheroin, per disa Ramen, e per disa Berishen?

ps. ttmsoia

Mos mor J....nese ke mbet te love qe te jap une ne distance, kete e kemi me shumice, dont worry aty ku je. Shkrimet e mia? Bleni gazeten ne internet apo gazeten ne tregun e lire shqiptar. Blendi, e kam me gjithe mend. Stop shkrimeve tona ne peshku pa uje. do flas me ju per kete gje ne momentin e duhur.

 

Tani vertet po ju them naten te gjitheve

See u all ne forme te shkelqyer dhe me komente interesante qe ia vlen ti lexosh dhe jo banalitete

Unë të thashë të pimë kafe... po ti smu përgjigje smiley edhe këtë seriozisht e kam.

Edhe mos e vraj mendjen, se emigrantë, pak stresi, pak malli, pak nervi, pak ... z...a smiley. Po sinqerisht, tek ty nuk e di si ndodh... ka që të komentojnë me sinqeritet dhe të bëjnë vërejtje me sinqeritet. Ka që kanë inat, ka që janë oportunistë dhe në varësi të shkrimit bëjnë komentin etj. Ama të gjithë dalin, shfaqin veten. Mu më tërheq jashtë mase kjo. 

mos mos

jo anila mimanin smiley

kjo te kput zemren fare smiley

smiley)  me shkrite sot !!   Qe nga shkrimi, pyetjet pa pergjigje, sfidat e pasfiduara  etj etj  anyway,neser blini Blututhin dhe do jeni rehat smiley Po mjaft reklama ke GSh cammon per popullin jepe falas tani meqenese jeni kaq te suksesshem smiley Ej po e kane bere me pagese online smiley ouff

Nji fjal kam NUK E BLEJ dhe e dini pse NUK IA VLEN dhe PIKE.

Anila, kjo s'ka pse te behet "emocionale" fare. Ti mendon se ato duhet te flasin, si detyrim ndaj shoqerise. Ca ketu mendojne qe ato nuk duhen vene nen presion. Kaq. Kete mund ta pranojme te gjithe pa sherr.

Ti Anile shkrujte, trazove ujrat, percove mesazhin tend, shtrove biseden qe deshe. Do habitesha nese reagimet te habisin vertete, kam pershtypjen se qellim i shkrimit eshte edhe te provokoje nje reagim nga lexuesit. Po te isha ne vendin tend do isha shume i kenaqur me gjithe keto komente qe solli. I ka prek telat. C'arsye ke per tu shqetesu? Debati eshte gjithesesi i shendetshem, them une.

Pse nuk flasin femrat e Rames?

Mbase sepse nuk kane deshire qe te flasin?!

Pse sa here qe nje psikopati i teket qe te fuse ne loje te tjeret me budallalleqet e tija, mos duhet valle qe te tjeret t'i japin muhabet?!

"Budallait hapi rrugen" Ne te kundert behesh si ai.

Ajo qe me pelqen qe te reflektohet mbi ate qe po ndodh ne keto kohe ne Shqiperi eshte mbi menyren se si e keqja perhapet dhe infekton nje komunitet te tere, nje grup te tere apo edhe nje popull te tere.

Berisha ishe ai qe ne fillimet e 90-es, promuovoi dhe pagezoi cirrjen histerike perpara turmave qe kerkonin liri dhe mireqenie.

Pergjate karrieres se tij, po ky njeri ka promuovuar edhe shume sjellje te tjera qe ketij populli nuk i shkojne per shtat. Dhe qe mbi te gjitha i bejne dem te tashmes dhe te ardhmes se tij.

Se fundi ky njeri po promuovon lincimin publik dhe fushatat shpifese ndaj kundershtarit, ne nivele qe kurre nuk i kishim imagjinuar me pare.

 

Ne kete pike, nuk me intereson me nese Berisha eshte nje politikan i mire apo i keq, nje spiun apo nje patriot, nje njeri me mendje te shendoshe apo nje psikopat.

Ai nuk eshte nje baba i mire per kete komb.

Une mendoj se cdo njeri qe ka nje pergjegjesi publike, nga fjalet dhe zgjedhjet e se cilit varet jeta e shume njerezve, qofte ky president, kryeminister apo nje gazetar, duhet te kete nje sens ateror ndaj njerezve te cilet qeveris, drejton apo informon.

Neqoftese kjo mungon, nqs. instikti mund llogjiken dhe pergjegjshmerine, nqs. dehja fiton mbi qartesine... ky njeri s'mund te kete me lluksin per t'ju drejtuar masave.

Ore Speaker, ja ta marrim seriozisht kete punen e dhunes mbi gruan. Vetem se ky artikulli, qe thua ti, eshte edhe ky dhune. Dhe e keqja eshte qe eshte dhune e nje gruaje mbi gra te tjera. Dhe kjo eshte e shemtuar. Dhe edhe me e shemtuar akoma eshte kur e gjitha na shitet si gazetari e guximshme, ndersa s'eshte vecse shprehje e mediokritetit, e servilizmit dhe e vetekenaqesise (per te mos thene e ndonje gjeje tjeter).

Tani ne e kuptuam qe kjo artikullshkruesja s'e ka fare hallin t'u shpetoje dinjitetin femrave qe permend, dhe qe te fshihesh pas asaj punes se emancipimit te tyre eshte si te fshihesh pas gishtit. Dhe aq e bindur ishte kjo zonja qe ishte fshehur mire, sa hyri gjithe kenaqesi te merrte pjese ne diskutime ketu te Peshku.

Tani adminet, le te bejne si te duan me postimet tona sepse blogu eshte i tyri. Personalisht them qe gazetaria shqiptare ne pergjithesi sillet me lexuesin si ajo sherbetorja qe heq uturakun ku jane pshurrur (me falni) klientet e hotelit dhe ua zbraz kalimtareve mbi koke.

Perfytyroni sikur nje dite te mblidhen keta kalimtaret e t'ia zbrazin keta uturaket mbi koke zonjes sherbetorke.

Dhe edhe me e shemtuar akoma eshte kur e gjitha na shitet si gazetari e guximshme, ndersa s'eshte vecse shprehje e mediokritetit, e servilizmit dhe e vetekenaqesise (per te mos thene e ndonje gjeje tjeter).

Kurioz të di, ku e shikon ti këtë që ke shkruar më sipër? Ku duket në shkrim?

Tani ne e kuptuam qe kjo artikullshkruesja s'e ka fare hallin t'u shpetoje dinjitetin femrave qe permend, dhe qe te fshihesh pas asaj punes se emancipimit te tyre eshte si te fshihesh pas gishtit.

Prapë nuk e kuptoj, si e kuptove? Ku e kuptove?

Dhe aq e bindur ishte kjo zonja qe ishte fshehur mire, sa hyri gjithe kenaqesi te merrte pjese ne diskutime ketu te Peshku.

Në fakt nuk di ndonjë kryeredaktore tjetër të hyjë te peshku për të mbrojtur veten. Give a girl some credit.

***

Hajt mo mos e teproni me kritika.... Ok të kritikohet... po jo kaq...

Anyway mu më duket e teprume.

 

nese e lene kete teme me komente edhe neser, ndoshta kthehem t'i ilustroj c'kam thene me copeza nga shkrimi i A. B.-se dhe nga komentet e saj...

Je ne dirai pas que

prostituer  l'information

dans le temps

d'epoque informatique est -il  concevable..

 

mais pourtant il y a des gens qui y croient;

qui se melent  dans un turbillon ou..oui,..on parle toujours d'information !

On parle toujours de la misere

mais de nouveau, pourtant le resultat ce n 'est que de la colere

vu que en effet  il ya la page  qui s annonce avec  un "tout le monde en parle"

alors que  les miserables sont vers la fin des pages.. le 8, le 9, 12  peut etre 14

mais non, attends

si il a tue sa mere ça  va

s'il a tuee son pere, dac ça passe

mais non tous ces problemes sociales ne sont

meme pas annoncees

meme pas  embracees

toujours on croyant,  toujours on se mangeant les doigts

les doigts qui tappent un nul nageant 

on laisse parler les toits.. ahh les 1001 toits...

p.S ju kerkoj ndjese por kur e shkrova padashje po mendoja ne frengjisht ..

Pas 242 komenteve dhe 19 votave me vleresim noten 2sh (ka hile, hapeni kutine, e kam fjalen duhet te ishte 1sh lol) tema qenka bere akoma me interestorante. smiley

Anila, sa qef ke te besh interesanten me keto ankimet. Une s'pashe ta shkelte njeri me ofendime personale ndaj teje (mbase njeri pak, dhe atij personalisht une i bera verejtje), njerzit e kishin me shkrimin, jo me ty personalisht, se as te njohen as i intereson besoj.

Sa per keto (gjoja)presionet qe i ben Blendit dhe cunave te Peshkut, ata c'te duan te bejne me shkrimet e tua, po kshu kot per kunj te isha si Blendi te kisha thene qe do sjell ca te dua, dhe sa kohe kreditohet shkrimi (burimi, gazetari) ti hidhu perpjet po deshe me teka interestorante, a thua se keta po sjellin jo shkrimet e nje gazete po gjerat private te tuat, sic po ben ti ne fakt me keto shkrime per gjerat private te ketyre "femrave te Rames".

La e me la, jeni ju pa jemi ne, ca do bente kombi pa ju, etj. smiley

Edhe nje here:

E folura i ka hije edhe nje gagaçi, nese ka kauze te drejte. E kam thene dhe ne nje teme tjeter, historia po perseritet me te njejtin banalitet dhe nuk eshte e veshtire me gjet fajtoret.

" Te jetosh kohen " eshte nje liber i shkruar nga Rexhina Nano, ish bashkeshortja e Fatosit, botuar me 2008.  Nuk e ben aspak te rendomte tregimin e saj dhe ka klas ne te gjithe faqet e saj , rreth 500 faqe. Mos me thoni qe ka bere gabim qe ka fol as mos me thoni qe nuk eshte element i forte emancipimi gjetja e rruges per te komunikuar me publikun ( kjo forme se ka dhe te tjera ) mbas morise se baltes dhe llumit qe u hodh mbi te per 10 vjet rrjesht., se nuk ja u pranoj. smiley

E keqja eshte se ne nuk jemi te pergatitur te degjojme rrefime nga protagonistet dhe me me shume jemi paragjykues te forte.

Kur u permend me siper Nate pa hene, pikerisht kjo me shkoi ndermend : nuk jemi gati sikurnder nuk ishim dhe perparimi ka ritme qe te vjen keq, por ama pse duhet me çapely artikullshkruesen, ( le te behen verejtje sa te duan ) kur eshte nga te vetmet qe po flet per kete ceshtje ? Ku jane akademiket, profesoreshat, intelektualet ? Do flasin kur ? Do flasin per dhunen kur ? Nuk do flasin fare ?

Ne  as per te besuar nuk besojme ne ate qe na tregojne e detyrimisht duam te nxjerrim qellimin e 15 te botimit te nje shkrimi. Shembuj per kete ka serish me siper dhe kjo eshte per te ardh keq. Tani une perjashtoj nga te marrurit seriozisht te zakonshmit b2p, por nuk jam asesi dakort me perflakjen e peshkut per solidarizim peshkor.

P.S. Per nje peshke qe me shkruan ne privat kam nje kerkese publike mbas leximit te aq shume komenteve gjithe vrer qe ka bere ne kete teme : a  kam leje per t`ja derguar mesazhin tend privat, se bashku me emrin dhe vendin e punes ku analizon pa censure Aniles ?

Kur te kuptosh kete P.S. atehere do me japesh te drejte qe pse une nuk bi dakort me kete fryme te diskutuari ne peshk dhe sa shume lendon ajo. Nuk ka pse futesh me zor ne grupin e vemjeve apo copave te mishit.

 

po jane tipike te peshqucërve betejat e tipit: 1000 kundra 1 njeriu te vetem

kushedi sa te kenaqur do kene fjetur ne darke pas kesaj beteje kaq "te veshtire" e mbas kesaj fitoreje kaq "te paster" 1000 kundra 1

 

 

 Mbas 140 komentesh me se fundi nje fije shprese: 

Stop shkrimeve tona ne peshku pa uje.

ju lutem admineve ta marrin shume seriozisht 

Artikulli i Aniles, mesa kuptova une e kish qellimin tek rrokopuja (per te mos thene manipulimi) qe vihet re nga mediat, qe i meshojne zerit tek jeta private e liderve, tek morali i tyre, nderkoh qe vendi ka probleme me te medhaja, si ngritja e çmimit te energjise, etjera qe permenden nga Anila. Pra kjo zhurme mediatike rreth moralit te liderve -sipas autores- eshte e pamoralshme, dhe ketu m'duket se e ka mire, kur i veme perballe problemeve te tjera qe ka shoqeria e vendi.

Edhe permendja e dy emrave te tjere nga Anala, une e kuptova menjehere qe duhej te ishte zhurma nga gazetat e tjera, gje qe e pohoi vete ne komentet e meposhtme Anila, dhe ketu ajo nuk eshte se po terhiqte vemendjen drejt ketyre femrave, por krejt te kunderten, se pse behet zhurme per keto femra kur vete keto nuk jane ankuar. 

Komentet e peshqeve ketu mua me kujtuan sindromin e Bagdadit, siç quaj une zenien qe bejne bagdadasit per nje çeshtje ku te gjithe jane te nje mendimi. 

anila ka te drejt, kshu si thoni ju i bie qe gjith te mbyllin gojen se kshu i esht tek saliut. nqs i ka rraf bertet, rama duhet fut ne burg, kshu? sepse esht veper penale. nqs ajo qe saliu thot esht shpifje, saliu duhet te shkoje ne burg! ah sikur te jen te verteta te dyja, na hiqeshin qafe te dy.

Nga dashuria për Peshkun pa ujë

(ose ku rrëfehet si dhe pse paskësh qenë e shkruar të komentoja një artikull të Anila Bashës)

 

Nga t'ia fillojmë? Me se ta nisim? Me cilësinë e tekstit, pompozitetin e frazës (gazetarët në Shqipëri kanë nisur ta konsiderojnë veten në rang ministrash), mungesën e një citimi - një të vetmi – për të legjitimuar sadopak domosdoshmërinë e artikulimit të këtij editoriali kinse të shqetësuar për hallet e shqiptarëve...? Me çfarë?

Sipas Bashës, pavarësisht kronikës së zezë që gëlon nga vrasjet dhe vdekjet në punë, pavarësisht mjerimit në fshat dhe në provincën shqiptare, shqetësimi sipëran që paskëshin të gjithë shqiptarët, kudo që janë, qenkëshin historitë rozë të Edi Ramës:

“Të mbetur pas ekraneve ne presim nga minuta në minutë se cila do të jetë deklarata e radhës për femrat e kreut të Partisë Socialiste.”, thotë artikullshkruesja.

- Po ç'lidhje ka uria për bukë me urinë për informacion seksual? - mund të pyesë lexonjësi naiv.

- Ka, si nuk ka, - na përgjigjet A. B. që është gazetare dhe i analizon fenomenet më thellë nga ne, - sepse nëpërmjet leximit të nëntekstit, ne kuptojmë si shkojnë punët e politikës në vend.

Bukuri! E thellë kjo, meqë me shoqërinë, seksin dhe pushtetin janë marrë sot e gjithë ditën burra si G. Bataille apo M. Foucault psh. Dhe unë, lexonjësja naive, mpreh veshin të dëgjoj se ç'ka të më ofrojë si zgjidhje kryeredaktorja e njërës prej gazetave më të shitura në vend, cili pra është leximi që i bën ajo fenomenit.

- Mbi gruan ushtrohet dhunë, - thotë A. B., - por meqë në këtë moment hallin e kemi politik, le t'i flijojmë ca emra grash në altarin e pushtetit. Ose, akoma më mirë, meqë vajzat janë të emancipuara, le të dalin e të na flasin hapur (nga kush kanë frikë? I mbron gazeta ime!), “si e qysh” kanë jetuar me Edi Ramën. Sa herë në ditë …? Si? Me çfarë? Nëse po, pse? Nëse jo, pse?

 

“Kjo botë u shthur, o prapësi, o dreq...” rënkonte poeti i madh Sh. Po ku pyet A. B.-ja për Sh-ëra!

A. B.-ja kujton se populli ha bar si në kohë të merhumit, prandaj A. B.-ja zbret në mes të lukunisë (siç na përkufizoi miku im Hurbineku: “Edhe ti Brut?!”)...

- Se shtypi është demokrat, - mendon A. B. - merr e jep me sovranin popull.

Vetëm se herë-herë shtypi zbulon, duke e paguar në kurriz të vet, që demokracia s'është e njëanshme, siç kanë nisur ta kujtojnë gazetarët.

Dmth, e nderuar A. B., ti s'mund të na i lëshosh bombat mbi krye e të vazhdosh jetën tënde. Ose, më keq akoma, të presësh të të duartrokasim. Se shtypi vërtet të shpëlan trutë, të kthen në lukuni (sic thotë Bruti ynë këtu mësipër) se pushtet është edhe ai, po për fat brenda individit mekanizmat e mbrojtjes përballë opresionit janë ende gjallë. E në do ta dish ti (por ti s'do ta dish, sepse e ke zgjedhur pragmatikisht krahun tënd, frontin tënd) individi është i prirur natyrshëm kah kundërshtia dhe kërkimi i të vërtetave …

 

Ja kaq. Kujt ia kisha borxh këtë shpjegim të gjatë? Ekologjisë së mendjes sime prej individi që mëton të jetë i lirë dhe i pakushtëzuar nga pushtetet.

Finisterre, "Brutus", shpresoj te jete menduar me shume si "brutal" sesa si "tradhtar". Nuk eshte keshtu.

Sigurisht qe ti nuk ben pjese ne lukunine, larg kesaj. Dhe ku ta merrja une qe t'i kisha te gjithe nderhyresit si ty. Do ishim ku e ku me mire, brenda dhe jashte.

Lukunia eshte diçka tjeter : lukunia leshohet thjesht per te shqyer. Dhe me sa pashe une, ne lukuni benin pjese shume e shume te tjere qe s'kishin qellim tjeter veçse bashkimin me turmen (hordhine).

Ja ketu ke cituar zj. Basha (dhe te mos mendoje kush se isha apo jam dakort me zonjen ne fjale, kam dhe une rezervat e mia, por lukunia s'linte rradhe), pra ke cituar dhe zberthyer Bashen. Dhe ajo do te duhet ta kishte per nder te te pergjigjej, e pa nxehur apo tjeter. Por ç'te mendoje Basha kur asaj i permenden bordurat e shetitores apo kepucet apo tjeter.

Dhe nje dukuri e lezetshme eshte qe ne kete "shqyerje" me lart, vura re se bashkoheshin te majte dhe te djathte. Kjo do te duhet te kishte qene nje pike per t'u reflektuar. Cfare i bashkonte keta njerez ? Cfare telash jane prekur tek te djathtet ? Po tek te majtet ?

Sigurisht qe jo te njejtet tela sepse ashtu do kishim ca te majthte, as mish as peshk, ose te dy bashke, por ama duhen gjetur telat e prekur.

Ti e sheh vete qe ketu te majtet shqyhen me te djathtet. E papritur, ata e lane njeri-tjetrin dhe iu versulen nje personi te trete, Bashes. As nuk e njoh, as nuk e di kete zonjen. Ka vite qe s'lexoj gazeta shqiptare, aq me pak ate qe e ka emrin gazete shqiptare.

Thjesht vura ne dukje dukurine e lukunise, dhe mendova se ishte me interes te ndaleshim pak.

"Brutus" te pershendet dhe shpreh keqardhje per ca veprime administratoresh kundrejt teje, meje, e ndonje tjetri.

Une ne fakt e paraftyroja, qe te gjitha ato gra te ishin kraheperkrah, duke fillu nga Neta, ne rrjesht te pare ne mitingun e Rames. Keshtu femrat si Berisha,jozefina etj do mbyteshin ne mutin e tyne

 Me verte e ke ti? Keto zonja kane nje jete mo vlla, nuk jane ne dispozicion te Rames. Nje ISH ka arsyet e veta pse eshte ISH, s'e kuptoj çfare kerkoni perveç faktit qe ato me heshtjen e tyre flasin mjaft. A thua se po te flasin ato do ndalojne kritikat apo shpifjet? Do nxjerre media ndonje menyre per te thene qe i kane kercenuar apo duan popullaritet etj etj. Se jo per gje, po i ka dhene provat media per te tilla gjera. Ato jane "te detyruara" te flasin vetem ne salle gjyqi, s'mund te jene nga opinioni publik apo te flasin per te kenaqur deshirat qofte perverese, qofte mediatike, apo qofte per ti lene mundesine qeverise te merret me hallet e popullit.

 

Hurbinek,

Nuk do ishte me e shendetshme qe edhe ti te shprehje mendimin tend pro artikullit me argumenta dhe ato rezervat ne menyre qe bota perballe teje, dmth "lukunia", te kishte mundesine e nje pasqyre ku te shikonte veten ?

Nuk me duket i drejte ky pozicion prej Zoti nga lart , nuk me tingellon dhe aq i justifikuar ky stigmatizim qe ti leshon per te gjithe nga maja e Olimpit.

 

 

 Nga maja e Gjallices, deshe te thoshe!

Hurb.

Anila eshte nisur per tjeter distanacion, peshku e nxori nga rruga.

Vetem Sol & Pf e kishin kuptuar qellimin e Aniles.

Ky artikull eshte i pavlere, ngase Rama nuk eshte ne gjyq per jete a vdekje, dhe si ndodh rendom ne SHBA opinioni behet pjese e ketij verdikti.

Rama akuzon Berishen per familje mafioze, Berisha tregon per Ramen.

Pse duhet te thirren ne publik femrat e Edvinit, ku ky nuk rrezikon te denohet me vdekje, po "rrezikon"  te mos marre pushtetin, te mos behet kryeminister.

Anila duke marre shembull nga vetvetja, mendon se kushdo qofte ka te drejte te mohoj privatesin e vet, per hater te marrjes se pushtetit, qofte edhe me force.

 Lumo. ky quhet humor kaps, ose ne gjuhen lumore, humor digash! smiley

Ore me te vertete?!

Nese me kujtohet mire, cu be me novelen "Nate me Hene"?

Kur doli ne gazeten Drita, per here te pare, shkaktoi nje vale shkarkimesh ne redaksi...por me e bukura ishte se kryeredaktori, i nderuari zoti D.Sh. ,ishte me pushime ne Pogradec dhe kur u kthye nga pushimet i komunikuan shkarkimin....megjithese nuk kishte degjuar gje per ate "vajzen e noveles".

Nejse, tha, e di Pushteti kete pune....

Njihet madheshtia e Kadarese,por sa drama jane shkaktuar ne kurriz te familjeve redaktore K/redaktore apo te tjere, qe nuk folen kurre per te mos perbaltur "Madheshtine" e Kadarese.

Mendoj se sot nje shoqeri e perbaltur te perbalt, prandaj faji eshte i te gjitheve, por njekohesisht dhe i asnjerit...

Qenka bere nami ketej me fshirje komentesh, qenka bere proces  bash-purifikimi, qenka bere tema anila-friendly.

Puna eshte se me keni heq nje koment te pafajshem, i cili sillte nje artikull nga kush do thoni, nga 55 qe e gjeta dje me kerkim ne Google, i cili tallej me faktin se AB paskesh botuar fill pas deklaratave te Berishes nje artikull me titull "Reagojne femrat e Rames" dhe si perfundim te vetmin reagim nga "femrat e Rames" e kishte marre nga Dash Peza.

Tani pas kaq ditesh kur tashme asnje media s'po flet me per akuzat dhe ofezat personal ndaj Rames, Anila ju pervesh punes prap, e kapi prap shkopin dhe po mundohet ta trazoje prap te njejtin qyp me titullin kinse "origjinal" dhe "revoltues, "Pse nuk flasin femrat e Rames?".

Dmth para ca ditesh ato vetem kane reaguar, duke i thene Aniles keput qafen se s'kemi per te te thene gje se cado te themi do jete prononcim per ne dhe perdorje nga ana jote e jetes tone. Ok, po tani pse nuk flasin akoma? Kur do flasin? Qofte dhe nje ankese le te thone, ose qofte nje mirmengjes. Ca u kushton xhanem? Si do veje kjo pune, se cmimi i energjise po rritet, populli vuan dhe keto akoma nuk po flasin?!

O si nuk kam nje grusht te fuqishem,

femrave qe heshtin mu ne zemer me ja njesh.

Ja ku rikthehem dhe une, dhe me vjen mire qe sa me shume flisni aq me shume komentoni sepse gjithsesi ju duket interesante. i mbetem idese se kur ska argumenta fillojne banalitetet. dhe ju prape vazhdoni. merrni shani ramen psh se do derdhte plehra para kryeministrise. mund ta diskutoni kete. m'duket se dhe vete berisha hoqi dore nga femrat e rames. Tha ne nje interviste se ka vendosur te angazhoje Argiten ne politike.

Hurbi ... mos serioziteti duket qe nga fakti se kan si adrese nje me  hotmail.com......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).