Protokolli me Greqinë përgënjeshtron qeverinë

TIRANE-Kufiri detar me Greqinë ka ekzistuar. Ai ka qenë i pakontestueshëm dhe i paprekshëm nga fqinji ynë jugor. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht protokollin e bashkëpunimit për patrullimin e përbashkët të kufirit detar, që vendi ynë ka nënshkruar me Greqinë në datën 10 qershor 1998. Në këtë dokument, pala greke njeh jo vetëm sovranitetin e Republikës së Shqipërisë mbi ujërat e saj territoriale, por edhe angazhohet për ruajtjen e përbashkët të kufirit në det me qëllim parandalimin e emigracionit ilegal, kontrabandës, trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike. Botimi i këtij dokumenti rrëzon gjithë pretendimet e qeverisë, sipas të cilave kufiri detar me Greqinë nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të deklaronte në datën 15 tetor 2009 se, “Shqipëria nuk i ka falur Greqisë asnjë metër sipërfaqe detare dhe për këtë qeveria shqiptare ka një argument të fortë, atë se kufiri detar mes dy vendeve fqinje nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kurrë nuk ka pasur kufij detarë Shqipëri-Greqi dhe deri tani çdo gjë ka funksionuar me hamendje dhe me kujdesin për të mos u konfliktuar”. Por, ky pretendim i Imamit rezulton tërësisht i pavërtetë.
Protokolli
Në nenin 1 të protokollit të bashkëpunimit që Shqipëria dhe Greqia nënshkruan në datën 10 qershor 1998 thuhet se: “Palët theksuan nevojën e bashkëpunimit në fushën e kryerjes së shërbimit të Policisë Kufitare, duke parashikuar masa të përbashkëta për ruajtjen e kufirit detar të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Greqisë si dhe të ujërave territoriale shqiptare”. Pra, qysh në nenin e parë të këtij protokolli, palët jo vetëm njohin, por edhe pranojnë ekzistencën e kufirit. Veçanërisht, sikundër edhe specifikohet në këtë nen, Greqia njeh dhe pranon ekzistencën e ujërave territoriale shqiptare. Kjo konfirmohet madje në të 19 nenet e këtij protokolli.
Milo-Papandreu
Neni 18 i marrëveshjes së përbashkët të kufirit sanksiononte se, “kohëzgjatja e misionit është njëqind e tetëdhjetë ditë. Palët do të shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së afatit të misionit, në varësi të ecurisë së zbatimit të kësaj marrëveshjeje”. Fill pas skadimit të afatit të përcaktuar në protokollin e 10 qershorit 1998, qeveria shqiptare dhe ajo greke ranë dakord për shtyrjen e vlefshmërisë së këtij protokolli për një periudhë të re prej 180 ditësh të tjera. Në datën 24 gusht 1999, ministri ynë i Punëve të Jashtme në atë kohë, Paskal Milo dhe homologu i tij grek, Jorgo Papandreu, aktualisht kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, nënshkruan në Tiranë zgjatjen e vlefshmërisë së protokollit të mëparshëm. Pra, me vetë firmën e kryeministrit aktual të Greqisë, fqinji ynë jugor ka pranuar ekzistencën e kufirit detar me vendin tonë duke i njohur kësisoj Shqipërisë të drejtën e sovranitetit mbi ujërat e saj territoriale.
Pakti
Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24. Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009, faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Në 28 shtator 2009, GSH botoi ekskluzivisht studimin prej 117 faqesh të kolonelit Pasha, sipas të cilit, nga kjo marrëveshje cënohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë.
Edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Në datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare" qe prej 9 muaj po boton fakte qe provojne cenimin e ujrave territoriale shqiptare.

9 Komente

Qe ka pas kufij detar e di dhe bufi,

po per c'interesa te ngushta u arrit qe te hidhen te gjitha posht,

dhe te filloj nga e para kjo puna e kufirit, kjo akoma s'ka dal e qarte!!!

Se keshtu kot s'para te fal njeri gje, jo.

Kete gje duhet ta dine ATA . Po muhameti eshte se a pikon gje per ne apo i mbyll rubinetat GREKU

Kufiri”, korrespondenca për takimin e Korfuzi   Tedi Blushi

Mungesa e një kufiri detar me Shqipërinë nuk është ngritur zyrtarisht si shqetësim nga pala greke deri në muajin mars të vitit 2008, kur fqinji ynë jugor kërkoi përcaktimin e tij në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Deri në atë kohë ky kufi detar është pranuar dhe respektuar nga të dy shtetet. Si Greqia ashtu edhe Shqipëria i kanë njohur njëra-tjetrës sovranitetin në ujërat e tyre territoriale, që ndaheshin nga një kufi, për patrullimin e përbashkët të së cilit të dyja palët kanë nënshkruar vazhdimisht protokolle bashkëpunimi. Lidhur me këtë çështje, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një korrespondencë zyrtare të datës 25.09.2004 midis ambasadorit tonë në Athinë, Bashkim Zeneli dhe ministrit të Rendit Publik të aso kohe, Igli Toska. Në këtë shkresë zyrtare, ambasadori Zeneli informonte ministrin Toska lidhur me një takim të zhvilluar në Korfuz, në datën 24 shtator 2004 midis delegacioneve të Ministrisë së Marinës Tregtare të Greqisë dhe Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë. Sikundër informon Zeneli, një nga temat kryesore të diskutuara në këtë takim ka qenë “përforcimi dhe rinovimi i protokollit mbi patrullat e përbashkëta të rojes bregdetare greke dhe të policisë kufitare shqiptare për policimin efektiv të kufijve detarë midis dy vende”. Mandej ai sqaron se, “u ra dakord parimisht nga të dyja palët që të miratohej protokolli i bashkëpunimit. Në lidhje me këtë çështje, nga ana e drejtorit të Policisë Kufitare dhe Migracionit, zotit Arjan Rugji u shpreh mendimi se protokolli i miratuar në vitin 1998 i kishte humbur praktikisht vlerat dhe se duhej përpiluar një protokoll i ri duke iu referuar protokollit të sipërpërmendur, ku do të përcaktoheshin me hollësi disa probleme, si krijimi i një shtabi të përbashkët koordinues me pjesëmarrjen e specialistëve të të dyja palëve, të bëhej përcaktimi i mjeteve teknike, logjistike dhe lokative, përcaktimi i numrit të personelit nga të dyja palët, të përcaktohej pika e kontaktit si dhe probleme të tjera të karakterit teknik”. Ambasadori ynë në Athinë e mbyll mandej letrën e tij duke bërë të ditur se, “u vendos që në takimin e Sarandës do të diskutohet edhe për formën përfundimtare që do të marrë drafti i protokollit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë për mbrojtjen efikase të kufirit detar midis dy vendeve”. Referuar këtij informacioni, qartësisht lihet të kuptohet se Greqia dhe Shqipëria e kanë pranuar zyrtarisht ekzistencën e kufirit detar. Në të gjitha takimet për çështjen e kufirit detar palët kanë diskutuar vetëm mbi problemet teknike të patrullimit të përbashkët, duke mos e vënë kësisoj asnjëherë në dyshim ekzistencën e tij. Ky fakt provohet edhe nga kjo korrespondencë.

A thua qe Ben Imami eshte kaq burre sa te kerkoj te falur per cka ka thene me pare ne lidhje me kete ceshtje?

Kurrë nuk ka pasur kufij detarë Shqipëri-Greqi dhe deri tani çdo gjë ka funksionuar me hamendje dhe me kujdesin për të mos u konfliktuar

Mire ne qe qenkemi kaq babaxhane, po Greku si paska pranuar te rrije pa kufije, sidomos kur ka pas ne fuqi ligjin e luftes?

Ku jane keta Salitoret qe te flasin per kete kodosh kufiri ?

Apo vari Lesht se mu thy brisku. Si si vjen turp mer qe genjejne ,po thuje mer burr se na intereson ta shesim nji byth vend se nuk na jep GREKU votat per ne shengen apo do marrim ndonje kodosh lek apo ? 

te tilla tema te vaksinume spara terheqin terbim. 

Ujerat, gjenerali grek nje dite para Mareveshjes ne Tirane» Dërguar më: 22/12/2009 - 07:26  Tedi Blushi

Komandanti i Flotës Detare greke, Jorgos Karamanliki ka vizituar Shqipërinë në datën 10 qershor 2009, për të zhvilluar një takim kokë më kokë me zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Kristaq Gërveni. Takimi mes tyre është realizuar në ambientet e një prej hoteleve më luksoze të Tiranës dhe në lidhje me temën e bisedimeve nuk ka pasur një njoftim nga ana e Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Detaje lidhur me këtë vizitë nuk jepen as në faqen zyrtare në internet të Ministrisë greke të Mbrojtjes. Por megjithatë, në të konfirmohet përmes një njoftimi të thatë për shtyp, prania e Karamanlikit në Shqipëri në datën 10 qershor. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht të vetmen foto të këtij takimi, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen duke qeshur për shkak të një batute, që mesa kuptohet është bërë nga Karamanliki. Në të dallohet qartësisht se admirali grek është duke i dhuruar një suvenir numrit dy të ushtrisë shqiptare, në shprehje të respektit për mikpritjen që ky i fundit i ka rezervuar.
Vendimi i qeverisë
Qeveria shqiptare e ka miratuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, një ditë pas takimit Karamanliki-Gërveni. Ekzekutivi edhe pse e kishte nënshkruar paktin detar qysh në datën 27 prill 2009, kishte gati një muaj që nuk po shfaqte interes për t’u nxituar në miratimin e saj të shpejtë. Ndërkohë kjo ndodhi në datën 11 qershor 2009, pra pa kaluar as 24 orë nga takimi mes komandantit të Flotës Detare greke dhe zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Ky fakt zbardh edhe qëllimin e vërtetë të vizitës në Tiranë të Karamanlikit.
U fal deti
Një nga kriteret për ndarjen e re të kufirit detar me Greqinë ka qenë trafiku i anijeve në det. Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kristaq Gërveni pohoi në datën 8 dhjetor 2009, para Gjykatës Kushtetuese, se vija e kufirit është spostuar në drejtim të territorit shqiptar tek shkëmbi Barketa sepse sipas tij, kriter për ndarjen e ujërave territoriale ka qenë trafiku detar. Ai tha se Greqia ka më shumë anije dhe tragete sesa ne, ndaj dhe kufiri duhet të spostohej më afër bregut shqiptar. “Si faktor bazë ka shërbyer trafiku i anijeve. Grekët, edhe kur kanë qenë marrëdhëniet shumë të acaruara, anijet nuk i kanë kaluar midis shkëmbit Barketa dhe ishullit Perister. Thellësia maksimale midis shkëmbit Barketa dhe ishullit Perister është 16 metra. Është e vështirë për të kaluar anijet e mëdha, sidomos tragetet. Gjithmonë kanë kaluar në ujërat tona duke zbatuar parimin e lundrimit paqësor. Në këtë këndvështrim, nga ana gjeografike favorizoheshin. Pra po të merrej parasysh gjeografia dhe trafiku i anijeve, ata do të kishin më shumë të drejta që të shtyhej vija kufitare në ngushticën e Korfuzit”, - u shpreh Gërveni. I pyetur nga anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori se “me qenë se janë ishuj, atëherë kufiri nuk duhet të ishte në mes, por duhej të shtyhej nga ana jonë?”, zv/shefi i Shtabit u përgjigj: “Po, sepse përbën rrezikshmëri për lundrimin e anijeve”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).