Profesor Niko Stillo: Në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë

Profesor Niko Stillo: Në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë

INTERVISTË / Me profesor Niko Stillo. Çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq?

Profesor Niko Stillo është çam ortodoks që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Petagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë. Në këtë intervistë për gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni "Antinomi&quotsmiley, profesor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë , professor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë

Profesor, cila është teza juaj kryesore në këto studime që keni bërë?

Teza ime është se gjuha shqipe është nga të parat në mesdhe. Kjo ishte një nga gjuhët e para dhe të gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin të shkruar në gjuhën shqipe.

Pra ju mendoni se gjuha shqipe vjen nga gjuha etruske?
Jo unë mendoj se etruskët ishin një pjesë e gjuhës shqipe. Po ta shohim sot një copë nga ai vend thonë Toskanë që janë etruskët. Toskë kemi dhe në shqipëri. Toskanë do të thotë anë e toskëve.

Sot ka shumë studiues shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit që i japin shqipes një vend të rëndësishëm në Ballkan. A janë të mbështetura shkencërisht këto përfundime apo janë thjesht dëshira?
Janë të mbështetura. Më lër të të them si e kam nisur unë. Unë jam lindur dhe rritur në Greqi. Ne protestonim për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe dhe grekët na përgjigjeshin duke na thënë se :- "Çfarë shkollash doni, se ju nuk keni as shkrim, as këndim. Në moshën 23 vjeçare kam marrë për herë të parë në dorë një libër të arvanitasve shkruar në gjuhën shqipe me alfabet grek. Nga njëra anë ishte ajo propaganda greke dhe nga ana tjetër ishin studimet. Pastaj rashë në kontakt me librin e Thomopullit ,ai fliste për pellazgët dhe Pellazgologjinë. Këtu në Shqipëri nuk e di se si është përkthyer. Ajo ishte e shkruar në gjuhën greke dhe Thomopulli si shqiptar. Etruskollogët dhe pellazgollogët e sotëm mbështeten tek ky libër si referencë kryesore.

Po ku mbështetet teza juaj? A ka konfirmime me natyrë shkencore tek autorë serioz që mbahen si pikë referimi për këtë fushë? Përfundimi juaj se shqipja është një nga gjuhët e para në Ballkan...

Unë kam bërë një libër historia e Shën Arvanitasve të cilin e ka nxjerrë para disa viteve ministria e kulturës së Kosovës në Universitetin e Prishtinë. Ky libër ka një tekst nga një mumje që është sot në Zagreb e cila kishte brenda saj një tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi në gjuhën shqipe. Kush kupton çamërisht e kupton perfekt pasi është gjuhë çame.

Këtë drejtim të studimeve tuaja, për origjinën e shqipes e ka lëvruar dhe një figurë e rëndësishme arvanitase, Aristidh Kolia.
Unë me Aristidh Kolian ishim miq. Ne ishim nga ai brez që mendonim se gjuha shqipe kishte ekzistuar dhe më parë. Ai ishte një shkrimtar me talent.

Por nuk ishte studiues.
Unë nuk mund të them se nuk ishte studiues, por nuk ishte glosollog.

A i keni botuar studimet tuaja në ndonjë gjuhë tjetër, p.sh në greqisht?
Kam botuar dhe në greqisht.

Cili ka qenë reagimi i studiuesve grek për librat tuaj?
Në fjalorin e Marko Boçarit që kam nxjerrë shumë fjalë i gjen në çamërisht , shumë fjalë në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe dhe shumë fjalë të tjera nga fjalorë të tjerë. Për këtë botim më ka shkruajtur dhe rektori i Universitetit të Athinës i cili më thoshte se "keni bërë shumë punë, por pa mend".
Ky citim i tij më ka ardhur nëpërmjet një kartoline që më dërgonte. Këto lloj shprehjesh, thonë grekët për ato gjëra që nuk iu pëlqejnë. Pasi teza ime ishte kundër propagandës greke. P.sh. po t`iu themi se ne shqiptarët jemi më të vjetër se sa grekët nuk mund të kesh më diskutim me ta se nuk e pranojnë. Pra ky libër nuk mund të pranohej nga grekët

Në dijeninë tuaj, a është e gjallë ndjenja ose identiteti shqiptar?
Po është i gjallë, tek çamët.

Po çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq?
Çamëria është një koncept gjeografik. Atje përveç banorëve të Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por më të shumtë ishin banorët shqiptar. Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri.

Pra ju thoni që ata që mbeten në greqi ishin çamët kristian, por ato nuk thonë se jemi shqiptarë apo jo? Nuk duan ta thonë një gjë të tillë.
Ka shumë prej tyre që e thonë. Ndahen në dy lloj, në ata që janë të dhënë pas fesë kristiane dhe thonë atë që thotë prifti, të cilët nuk e thonë se jemi shqiptarë dhe pjesa tjetër që janë ateistë të cilët vënë në punë arsyen dhe e thonë pa ndrojtje se jemi shqiptarë.

Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë?
Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë. Preveza ka 30 mijë shqiptarë. Në total përafërsisht 70 mijë shqiptar të Çamërisë.

Po pse këta nuk duan ta thonë se janë shqiptar? A u bën presion shteti që të shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp që të thonë se janë shqiptarë?
Disave ju vjen turp ta thonë, disa që punojnë në adiminstratën shtetërore kanë frikë.

Po sikur t`u thonë atyre se duam t`iu hapim shkolla. A do ta pranonin ata hapjen e shkollave në shqip. A do t`i ndiqnin apo nuk ka kuriozitet?
Për shkollat është një problem që nuk di t`iu them se si do të silleshin. Por unë kam thënë shumë herë që të futet gjuha shqipe në program mësimor ashtu siç hyn gjuha e huaj. Domosdoshmërisht në ato vende ku ka shqiptarë.

Këtë gjë e thoni ju, por a ka njerëz të tjerë që mendojnë dhe shprehen si ju atje?
Po ka shumë njerëz të tjerë që mendojnë si puna ime dhe që e shprehin.

Po këta a kanë organizata , komitete?
Jo nuk kanë.

vijon neser

Po pse a kanë frikë të kenë organizata ?
Mund të jetë frikë ,por mund të jetë interesi i tyre. Ka dhe disa që nuk e duan.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).