Përkthim, shqipërim, “shekullim”

 

Gazeta Shekulli në një shkrim të datës 27/12/2009 citon gazetën Gjermane Die Welt:
 

Në një artikull mbi marredheniet e Ballkanit me institucionet europiane dhe besimit qe i eshte dhene Serbise, gazeta e njohur gjermane WELT, (online data 23 dhjetor) thotë mes të tjerash që Shqiperia mund të pranohet në BE ne vitin 2025 bashke me Bosnjen dhe Kosoven, kurse Serbia mund te hyje ne Union që ne vitin 2014.

WELT: Shqipëria në BE në 2025 me Bosnjen e Kosovën, Serbia në 2014, Gazeta Shekulli, 26/12/2009
 

Në të vërtetë në shkrimin e Welt thuhet:
 

Bitterarme und von Korruption geprägte Länder wie Albanien, Bosnien-Herzegowina oder das Kosovo dürften frühestens 2025 reif für einen Beitritt sein. Auf der anderen Seite kann eine Zweiklassengesellschaft auf dem Westbalkan, die sich über viele Jahre hinweg in EU-Mitglieder und Beitrittsaspiranten teilt, zu einem erheblichen politischen Risiko werden und zu neuen Instabilitäten führen. Das will niemand in Brüssel.

Serbien verspricht schmerzhafte Reformen

Që përkthehet pak më saktësisht në Shqip si vijon:

Vende si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina apo Kosova që karakterizohen nga varfëria dhe korrupsioni mund të jenë gati për antarësim jo më herët se në vitin 2025. Nga ana tjetër, një Ballkan Perëndimor i ndarë për shumë vite në dy grupe me vende antarë dhe kandidatë, mund të shndërrohet në rrezik serioz politik dhe të shkaktojë paqëndrueshmëri të mëtejshme. Këtë nuk e do askush në Bruksel.

 

Kjo quhet "shekullim"

7 Komente

Nga nje bisede me Jacques Rupnik, specialist i njohur i Ballkanit (kalimthi : pro-shqiptar), del keshtu :

- Do te kishte qene tejet simbolike, dhe tejet perfituese per te gjithe, nese i gjithe Ballkani te futej ne BE ne vitin 2014, ne nje mbledhje solemne ne Sarajeve. 100 vjetori i Luftes se Madhe qe shpartalloi nje shekull te tere, deri me sot.

- Mirepo, kjo ngelet utopi. As Serbia, as te tjeret, nuk do te ishin (sipas tij) ne gjendje te jene gati ne kete date. Ka shume probleme. 

- Ne lidhje me Kosoven : specialisti shprehet se eshte e pakuptimte qe nje shtet kandidat per BE te kete ende probleme territoriale me nje vend tjeter kandidat. Nuk mundesh, sipas tij, te hysh ne nje familje dhe ne te njejten kohe te mos njohesh nje anetar tjeter te familjes.

_____

Nga kjo del se ne rastin e Kosoves, do te duhet te sheshohen edhe rastet e vendeve tashme anetare (Spanje, Rumani, Greqi, etj), por edhe rasti i Serbise. Shkurt, Rupnik e sheh perspektiven europiane si sheshim te plote te problemit te Ballkanit.

Per afatet pastaj, kemi dhe ca kohe te mira perpara. 

 normalisht shekulli (redaksia) po te ket byth, duhet t'u kerkoje falje lexuesve dhe te marri masa ndaj perkthyesit te artikullit.

perndryshe, nje dite, nuk do t'i besojne me artikujve te tyre.

ps: ndersa fatkeqesisht gazetave tona pak u ben, vertetesia e fakteve qe botojne, pasi ato ne kembe nuk i mban tregu (djersa e ballit dmth, shtypi dhe ne perendim ka kohe qe gjendet ne krise), por rrethana te tjera te meçefta (ato jane vegla te forcave politiko-ekonomike qe drejtojne vendin).

keshtuqe perkthime te tilla do te vazhdoje te kete. mjere ata qe bazohen tek flete te tilla, dmth.

Mendimi i Europes;  meqe Shqiperia eshte duke levizur shume shume ngadale ne luften kunder korrupsionit,meqe sektori energjitik vuan shume shume  nga stabiliteti i furnizimit te vendit me energji elektrike,(infrastruktura ne kete sektor eshte skandaloz,ne e dime shume mire si shperndahet,si paguhet si furnizohet,si manaxhohet etjj..mendimi im qytetar) ne Europ Shqiperia jo me heret se 2015!

Pse?

 Lufta kunder korupsionit dhe krimit te organizuar mbetet nje sfide urgjente per Shqiperine-ky eshte mendimi i qeverive te EU per Shqiperine!

Tani e dime te gjithe qe Berisha i bie fyellit kot me kot!Se si eshte puna me te nje zot e di! Ai thote Shqiperia po ndryshon,Europa thot akoma jo!

Meta, Basha thote do te hyme ne 6 mujorin e 2010!!!!! A jane ne rregull keta nga trute e kokes!??

Ne 6-mujorin e dyte te 2010 ose Korrik 2010, Sala, Meta, Basha, Jozi & Co thone do liberalizohen vizat me BE-ne... , pra levizje e lire e qytetareve pa te drejte pune ne keto vende.

Ndersa per hyrjen ne Europe  si vend i barabarte me vendet Europiane jemi larg, ndaj s'po thuhet gje...

 

 "..pa te drejte pune"-dmth turiste qe do te shpenzojne para jashte shtetit,..kjo nuk eshte keq, por problemi kryesor i shqiptareve nuk eshte se nuk dine ku ti shpenzojne leket,monedhat,por ku ti gjene,-shume shqiptare duan te dalin jshte per te gjetur pune,pra eshte puna prioriteti kryesor-nejse-ajo qe europa i kerkon shqiperise eshte lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ose ordiner,se duke permbushur kete,lehtesohet shume jeta e qytetareve te thjeshte,rritet besimi tek shteti-sepse dihet ky besim nuk ekziston,qytetari shqiptar nuk eshte ne vemendje te shtetit,eshte lene ne meshiren e fatit,pikerisht se korupsioni eshte shume i madh skandaloz!

 

 Administrator, shkrimi origjinal e thote pak me larte se pjesa e cituar, qe ne rangjet e larta te EU pritet qe serbia te hyje ne EU ne fillim te 2014. Tjeter pune pastaj sa e vertete eshte kjo, ne fakt veshtire se serbia hyn para kosoves, keshtuqe skenari me i mundshem eshte qe ne te gjithe c'kemi ngelur (pervec kroacise) te hyjme dikur rreth 2020 - 2025.

Sipas ndjesive e jo studimit, dy vjet pasi Ramizi me Nexhmijen te kene thyer qafen, Shqiperia hyne ne BE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).