Per lexuesit tane

Të dashur miq te Shekullit

Ne fund te ketij shenimi, eshte teksti ne anglisht i nje letre denoncuese, shkruar nga botuesi i kesaj gazete. Nje tekst i perafert i eshte nisur dy dite me pare disa organizatave te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut ne Tirane dhe ne Europe, ambasadorit amerikan dhe pjeses tjeter te trupit diplomatik, disa organizatave nderkombetare te Medias ku Shekulli aderon, perfaqesuesve te institucioneve te BE ne Tirane etj

Si gazete kemi heshtur gjate per dhjetera sulme te qeverise mbi bizneset paralele te investitorit te Shekullit. Pse kemi heshtur? Kemi heshtur sepse shume nga cenimet shkonin ne gjykate ne forme padie. Kemi heshtur me mendimin per te shmangur ngjarje qe ndoshta jo drejtperdrejt ishin ne rrethin e interesave te lexuesve tane. Kemi heshtur, megjithese kemi qene "shkaktaret" e ketyre goditjeve, rrethanat e te cilave jane thuajse te njejta: qeveria braktis Ligjin dhe sillet si Bandë. Them "jemi shkaktarët" sepse goditjet ndaj investitorit te Shekullit ne bizneset paralele te tij, kane ardhur per shkak te qendrimeve kritike te kesaj gazete qe une editoj prej vitesh bashke me koleget e mi.

Nuk eshte e mundur te heshtim më. Kemi perballe nje kryeminister qe ka dalë nga çdo kanun i sjelljes qytetare dhe çdo kornize apo kufi ligjor. Ne ndihemi te cenuar ne lirine tone. Gjendja per ne eshte bere kercenuese.
S.Berisha ne detyren e kryeministrit thote se ne jemi "mafia me e rrezikshme ne Ballkan" dhe se ai ka vendosur me ne fund "te bej shtet" duke na trajtuar edhe ne si Aldo Baren dhe Dritan Dajtin.

Po, nëse ka fakte (madje dosje të tëra me fakte) për mafiozë, pse eshte e nevojshme qe Kryeministri të bëj terror? Pse e humbet kaq keq ky burrë 60 vjeçar kontrollin dhe qetësinë?
Kemi Drejtesine qe mund t'i faktoje ose hedh poshte dosjet e tij. Drejtesine, te cilen ai vete e ka "te shenjte". Aq te shenjte sa ne emer te kesaj Drejtesie, ai eshte gati te beje lufte civile, por jo te hapi 5 kuti.

Po te donte realisht "te bente shtet" kryeministri nuk ka pse të bëj as arixhofkën, as psikopatin. Fshehtas, (madje me nje shenim "top sekret" ne koke), i kopsiste dosjet, shkresat, provat, etj dhe i "postonte" direkt e ne prokurori. Pa bere ze, pa bere zhurme, per t'i kapur dhe ne befasi mafiozet, apo jo?

Sigurisht qe Saliu nuk ka hallin e Drejtesise. As hallin e "te berit shtet"! Sali-Qeveria shpif. Pse shpif? Ne rastin e Shekullit shpif per te krijuar distance mes nesh dhe qytetareve, me qellim qe ti kete duart e lira per te na ekzekutuar!

Shpif dhe pastaj zgerdhihet ne gjykate. Dje perfaqesues te qeverise te njohur me padine e investitorit te Shekullit ndaj S.Berishes, J.Topallit etj (për shpifje dhe fyerje) kishin vetem nje mbrojtje paraprake: 'Keto jane sulme politike, deklaruesit kane status politik, nuk mbajne pergjegjesi .." (!!).
Ne TV, rreth 3 muaj me pare, kur u pyet per premtimet dhe deklarimet e shkelura te fushates elektorale, kryeministri u pergjigj njesoj: "keto jane fjale fushate". (!). Qekur "fjalet e fushates" qenkan te parendesishme? Ne cilin vend dhe me cilen klase politike ben vaki kjo?
Kur publiku u shokua pas perqafimit te tij me Nanon, te cilin e kishte peshtyrë si mafioz, padrino, prishes familje, drogmen, pijanec, vrases i Hajdarit etj, etj, kryeministri na tha: "E keqja juaj eshte se i merrni shume seriozisht keto gjera.." (!!)

Kjo sjellje karagjoze ne kontratat e egzekutivit me elektoratin dhe me aktoret e skenes publike, nuk eshte e mundur te vazhdoje me tej. Aq me teper qe kur behet fjale per te goditur kritikët e saj, qeveria e Berishes nuk eshte kaq 'e urte' sa ne perballjet gjyqesore me ta.

Dhe sa per shembull, merreni me mend se ku ka arritur mungesa e tolerances se kryeministrit. Dje policia kerkonte ne gjithe Tiranen nje makine. Ajo duhej ndaluar sepse i zoti i saj kishte nje targe te personalizuar britanike ku kishte shkruar "Sali Berisha".
Kjo perbeka "krim" ne Shqiperine "europiane". U bezdis sulltani! Ai nuk duron që kritikët t'i vendosin plehra-proteste as në rrugë përpara zyres, ndersa vetes i lejon të na stërkal te gjitheve nga ekrani brenda në shtëpitë tona me plehrat qe nxjerr pa kontroll nga goja.

Ne disa pika, ky nuk eshte opinion. Me merrni edhe si deshmitar. Te pakten dy nga personat e akuzuar rendshem nga Saliu, unë i njoh, Artan Dulakun dhe Koco Kokedhimen.. Kam punuar 2 vjet me te parin dhe dhjete vjet me te dytin respektivisht ne pozicionin e kryeredaktorit dhe drejtorit ne Vizion Plus dhe ne Shekulli. Jane burra punëtorë që kane ndare suksesin e tyre ne biznes me qindra djem e vajza te brezit tim. Kemi zhvilluar karierat tona ne keto biznese, jemi rritur bashke me to, kemi krijuar familje gjate kesaj kohe, stabilitet financiar, kemi jetuar. Kemi jetuar si njerez normale. Falë inisiatives dhe shpirtit krijues te ketyre burrave. Ka edhe te tjere, por une nuk i njoh te gjithe. Pyesni djemte dhe vajzat qe kane punuar dhe punojne me ta. Pyesni punonjësit e Top Chanell ç'mendojnë për Tanin dhe si u ndjenë ato ditë kur ai përdhosej nga ky kryeministër edhe i vdekur. Pyesni të tjerë të rinj apo familjarë, që kanë një dekadë që punojnë në bizneset e kryqëzuara. Pyetini si ndihen keto dite perballe shthurrjes mendore te sali-shtetit.

Nuk ka ëngjëj kjo bote, por e sigurt eshte qe shume biznesmene ne Shqiperi respektohen realisht nga njerezit, jane shembuj te gjalle e te perditshëm PUNE per shume te rinj prane tyre.
A mund te themi te njejten gje per shtetaret? Per kryeministrin, ministrat, etj? Pyetini njerezit çfare ndjejnë për ta. A kanë qytetarët shqiptarë respekt per shtetarin e sotem? Aq sa ka sheqer në Mars.
Ka përçmim, ka frikë dhe mbi te gjitha ka .. zilepsje. Po! Shumica ndjen vetëm zili për ta. Zili që ai (kryeministri, ministri, deputeti, drejtori i shtetit, familjet e tyre) kane mundesi te vjedhin pa u ndeshkuar dhe te pasurohen shpejt e shpejt. Zili! Çfare mjerimi!

Pak me lart permendem fjalen bandë. Eshte nje nga ato fjale qe ka qejf ta kendoje shpesh Saliu dhe bilbilat rreth tij. Cila eshte banda e vertete nga e cila duhet te ruhemi? Ja nje pyetje mbi te cilen mund te reflektojme: Çfare ndryshimi ka nje Qeveri nga nje Bandë? Ndryshimi eshte ky. Qeveria i bindet Ligjit, Banda i bindet Kapobandes. Kur Ligji bie si udhezues i praktikes se qeverisjes, qeveria nuk eshte me e tille. Qeveria shnderrohet ne bande sapo vihet nën urdhrat e nje individi.

Shqiperia po jeton dite te tilla. Qeveria e Republikës së Shqipërisë po sillet si banda e Al Kapones. Me qytetaret dhe me bizneset. Te paret i perdhunon duke i bere dekor te Shqiperise qe ekziston vetem ne koken e Saliut. Mijera qytetare u rrembyen nga banda e Saliut ne 8 dhjetor. Qytetare te marre peng, qe festonin "diten e lirise" !!

Viktime e mentalitetit banditesk mund te jemi te gjithe me radhe, nese e lejojme te vazhdoje kjo histori.
Nje thirrje e kam edhe per ata që vazhdojne t'i thone mbretit lakuriq se rrobat i rrinë bukur. Për ata që duartrokasin si guakë absurdin nëpër salla hipokrizie. Boll shitët gjithçka për të ruajtur postin dhe për të vjedhur ca para; sado që të keni, nuk do keni kurrë aq sa doni. Nuk mund të jemi të gjithë të kamur, por mund të jemi të gjithë të lirë!

Letren e meposhtme ne anglisht, i lutem gjithe lexuese tane ta percjellin ne njerez, organizata, media, ministri te jashtme, kudo dhe tek cilido qe ka diçka ne dore per te amplifikuar zerin e protestes ndaj nje qeverisje, te cilen qytetaria e ketij vendi, nuk e meriton. Dergojeni me email ose printojeni dhe postojeni. Per te mbrojtur LIRINË, thelbin e te qenit NJERI

Falenderoj mikun e Shekullit Rezart Palluqi ne Hollande, i cili ma shtiu kete mendim dhe i cili qe dje i eshte drejtuar i pari institucioneve te vendit ku jeton.
Faleminderit Rezart. Faleminderit te gjitheve. Perqafime, Adrian Thano!

32 Komente

thnx për publikimin e temës.

Për tu informuar më shumë rreth situatës, firma 2K dhe Tan Dulaku, të përmendur në fjalimin e famshëm në parlament, kanë dorëzuar padi në prokurori për shpifje, kundër Sali Berishës.

Madje Koço Kokëdhima, ka shkruar dhe një letër për ambasadorin Withers.

Përgjigjia e të paditurve, është pa koment fare.

Keto jane sulme politike, deklaruesit kane status politik, nuk mbajne pergjegjesi .." (!!).

Po më e forta nga të gjitha, ishte kjo:

17. Qeveria Berisha nëpërmjet Ministrit të kaluar të Rendit Publik, z. Sokol Olldashi, pas publikimit në gazetën "Shekulli" të një materiali që e akuzonte zotin Olldashi për lidhjet me krimin e organizuar "rrëmbeu" nga fusha stërvitore e Apollonisë (ekip futbolli i zotëruar nga Z. Koço Kokëdhima dhe Bashkia Fier) 4 futbollistët brazilianë, ligjërisht të punësuar dhe federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Këta futbollistë u izoluan (me uniformen e stërvitjes dhe pa ushqim) për 3 ditë, në stolat e aeroportit "Nënë Tereza" dhe më pas u larguan për në Brazil. Për pasojë, ekipi i Apollonisë pjesëtar i Superligës, kaloi atë vit një kategori më poshtë. Futbollistët kishin hyrë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe kishin aplikuar për leje qëndrimi.

Rasti u trajtua edhe nga media braziliane dhe botërore (Reuters), e cila shprehu indinjatën dhe çudinë, se si një vend që ka aq probleme me shtetasit e tij që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Greqi e Itali, trajton në mënyrë të tillë ata pak shtetas të huaj, për më tepër kur kishin aplikuar për leje qëndrimi.

J, per mua fakti qe Kokedhima eshte pronar i nje skuadre futbolli eshte nje prove me teper pse akuzat e Salihit kunder Kokedhimes jane te verteta. Asnji biznes i ligjshem nuk hedh para per sipermarrje me humbje sic jane skuadrat e futbollit ne Shqiperi.

Presidentët e klubeve, kanë favorizime për taksat dhe zhdoganimet.

 Salihi po ka gjë, bën mirë t'i çojë në prokurori, jo të vërë tellallin e tellallët në tv.

 

Nqs Kokedhima ben evazion fiskal eshte armik i shtetit dhe i shoqerise. Kuptohet une nuk jam tifoz i atij shteti te dhjere nga koka, por Kokedhima e personifikon bukur paradoksin. Ne kete situate qe ndodhet Republika e Trete nje politike putineske (dmth ku Berisha eshte Putin dhe Kokdhima eshte Khodorkoski) eshte pozitive (ne $$)

 Searching for a kinda of Sali Clauss? Sala nuk është ai lloj burri. Ka dy lloj kapitalizme thotë një grek: kapitalizmi prodhues dhe parazit. Shumica e aktiviteteve të Kokëdhimës janë prodhuese. Fabrika, firma ndërtimi etj.

 Në rastin e Putin, thjesht u shkëmbye kapital. Naftën e kishte Khodoroski, e mori Putini.

 Po Sala me se do i ushqejë këta? Me gazetën 55 dhe antikomunizëm e dokrra? Se katër vjet me këto po i mban.

 Çfarë të duket ty më parazitare? Një administratë prej 100 mijë kokë dhensh që me një fishkëllimë i mbledh bariu në Tiranë, apo biznesi i një Kokëdhime?

100 mijë kokë dhi? Apo një Kokëdhimë?

Ky i fundit prezantohet si një ndër taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit.

 

Në rastin e Putin, thjesht u shkëmbye kapital. Naftën e kishte Khodoroski, e mori Putini.  Po Sala me se do i ushqejë këta?

Varet nga sa njerez ushqen Kokedhima. Berisha kontrollon 'qesen' per 90,000 vete qe punojne ne administraten qendrore publike. (pak a shume i njejti nr qe doli ne 8 Dhitor). Sidoqofte, nje biznsemen qe operon nje biznes me humbje nuk e ka te gjate, dhe nqs ka mbijetuar deri tani ka mbijetuar jo duke shtuar vlera, por duke zhvatur vlera.

Nuk ka ëngjëj kjo bote, por e sigurt eshte qe shume biznesmene ne Shqiperi respektohen realisht nga njerezit, jane shembuj te gjalle e te perditshëm PUNE per shume te rinj prane tyre.

Ore jam dakord me shkrimin, me sulmet e padrejta etj etj por nje pyetje kam per ju qe e ndjeni veten si media e lire apo si punonjes  te nje te ashtuquajture te tille.. do vije koha kur te kritikoni pak keto biznese?! Do vije koha kur do shkruani pak ja ashtu 1/4 e nje faqeje per lojerat e fatit ? Do vije koha kur do u jepni rendesi presioneve qe keta shefa bejne ndaj jush dhe sidomos nese shume prej jush jane femra?? 

 

Sinqerisht liria juaj nuk eshte aspak frymezuese punoni ne nje kafaz te tituluar liria sipas MEJE .. ku mejeja ne kete rast eshte shefi juaj .. 

Biznesemenet e qe duhen lavderuar ekzistojne vetem se dhe ata jane te pakte ne numer.. shume te paket do thoja..

 

... deklaruesit kane status politik, nuk mbajne pergjegjesi .."

 

Kjo ishte mbrojtje e avokateve te Berishes ne gjykate?

thenkju j... efharisto para poli. smiley

shenim: anglishtja rrappashtrappa appappapaaapaaaa.

S'po di ç'te shkruaj. Ne fakt, nuk e di vertet. Po pse nuk e di ? Po nuk e di ore. Ja keshtu, nuk e di. Por edhe di ama. Ja çfare di :

Di qe keto gazetat tona te çajne menderen me kesi letrash, a thua se populli shqiptar dhe populli francez i Strasburgut jetojne thjesht nga shkarravinat e Shekullit, Dekades, Vitit, Muajit, Javes, Dites. Kujt po i ha palla per kokedhimet dhe berishet dhe per thanot dhe kulumriat ?

Kur na hiqen si burra te mire keta te gazetave, mua ketu s'me ze vendi vend. Se jane po keta gazetare dhe keto gazeta qe ia kane nxjerre lezetin atij vendi, duke llomotitur dhe shpifur dhe shkarravitur çdo pese minuta.

Se jane po keto gazeta qe andej nga viti 97, me ca palo gazetare maskarenj, e copetuan nje vend duke shkruar me zjarr dhe squfur.

Se ky eshte morali i ketyre gazetave dhe gazetareve, kjo eshte pjella e punes se tyre. Tani le te korrin ç'kane mbjelle. Jo Saliu qe llomotit lart e poshte per kete apo ate, por aty nuk eshte çudi qe te kemi nje popull te tere llomotitesish. Sepse kjo eshte edukata ne te cilen jane rritur qe prej te pakten 15 vjetesh. Nga topuzin do te gjeni bashkebisedues si ka hije ? Mos e pergatite gje ti Adrian Thano kete bashkebisedues ? Nga topuzin te mbije ai ?

Tani perplasni koken aty dhe hani m... tuaj, siç thote nje fjale e urte. Vete e keni nisur keshtu, e vete bitiseni. As mos t'ju shkoje mendja se nje europian do prishe terezine e tij per Koço Kokedhimen me prona lart e poshte. Se te gjithe e dime sa e veshtire eshte te besh miliona me nje gazete te lodhur. Apo jo, zoti Thano ?

Keshtu qe mos na lodh shume me kesi letrash, se ska nge kush te merret me qyfyret e tua dhe te Berishes. As me ato te atij zdapit tjeter. E keni perdhosur gjuhen shqipe qe prej vitesh, e tani na dashkeni te rivirgjeroheni me fjale te bukura. Jo po per dijeni komisionit ashtu e komisionit keshtu. Pallavra. 

Për një që s'di shumë ke folur. Edhe spo duket se të ha palla, po të ha menderja.

Si guxon ky Thanua xhanëm të dalë kundër yllit të botës, të na çojë dëm votat e fisit?

Keto fjale nuk te nderojne. Por nejse, gjithsecili di nderin e vet.

Sa per pallen time, ajo s'me ha as per Berishe, as per Rame, as per ty, as per kerrkend. Keshtu qe shkunde nganjehere kallaballekun, mbase mos leshohet ndonje ingranazh, e fillon te ece.

Po pse ti më nderove mua që e solla artikullin?

Po ashtu si shkruajte kë nderove?

Po çfarë the në fund të fundit? Që të gjithë janë njësoj e mirë tu bëhet e të hanë m... e kaq.

Thua kujt i ha palla, të them: Të gjithë atyre që janë të lidhur me bizneset në fjalë më së paku. Të gjithë atyre që interesohen për drejtësinë në vend, për mënyrën e ushtrimit dhe funksionimit të saj. U intereson atyre që mbrojnë të drejtat e njeriut se në qofshin të vërteta, ata katër brazilianët i kanë marrë për zhelesh dhe ekstraduar andej nga kanë ardh si të ishin kafshë.

Kujt i intereson? U intereson atyre me dy pare mend në kokë që duan të shkojnë përtej shpifjeve dhe deklaratave politike, elektorale, se ky miku në fund të fundit ka praktikuar diçka që të gjitha vendet evropiane e bëjnë, për të gjitha ankesat ka çuar padi.

Krahasuar me ty, dhe më vjen keq ta them, është një hap para teje kur ti sugjeron të "hanë të gjithë m...", apo kanë bastarduar shqipen.

 

uroj te vij dita qe ekranet e kompjuterave te pajisen me nje doreze boksi qe del edhe ja plas atij mbrapa ekranit sa hereshkruan nnje k'llek.

e imagjinon sa bukur do ishte o Hurbinek? ti psh do uleshe 10 min para ekranit, edhe kur te mbaroje do ishe sikur sapo kishe dal nga ringu me tajsonin.

Hmmm, u paska ardhur edhe ketyre niveli i letyrave ne lartesine e gojes?!

aman me kèto letra....sot janè tè gjithè mjeshtra pèr tè bèrè letra...kanè aritur deri aty sa asnjè akuzè nuk mund tè befasoj mè njeri,èshtè kthyer mashtrimi i opinionit publik nè art mè vete..gjèrat janè tè thjeshta,tè shkojnè nè gjykatè e tè mbrohen si ata qè quhen punisto-mafioz e si ata qè quhen shtet i familjes,dhe gjyqi tè jetè i hapur dhe tè trasmetohet pèr publikun...edhe sikur vendim tè mos marr fare gjykata vetèm tè dihet se kush mashtron...siç ndodhi me marveshjen me greqinè pèr shembull,tè paktèn kuptuam diçka, dhe shumè biles......jo pèr gjè por na e shpifèt...njèri mafioz kètej e tjetri kriminel andej...si ti pèrgjigjem dikujt qè mè thotè se ju shqipot jeni rracè kriminele e mafioze??

Ne fakt Sheklli eshte e vetmja gazete tamam e pavarur.

Te pakten dy nga personat e akuzuar rendshem nga Saliu, unë i njoh, Artan Dulakun dhe Koco Kokedhimen.. Kam punuar 2 vjet me te parin dhe dhjete vjet me te dytin respektivisht ne pozicionin e kryeredaktorit dhe drejtorit ne Vizion Plus dhe ne Shekulli.

Pikerisht. Komplet e pavarur, pavaresisht kesaj.

 

Eshte bere Uidhers si Kryeplaku i fshatit, ose me mire keshtu e trajtojne keta. Taci 'une jam i forte dhe s'pyes' Nafta i dergon leter per padrejtesine e burgosjes. Koco 'une jam i pavarur dhe i pakorruptuar' Dhimja i dergon leter per padrejtesine e akuzave te Berishes. Kushedi sa njerez ka punesuar Uidhersi qe te merren me shqyrtimin e gjithe ketye letrave. smiley

E forte ishte se pas letres, Sheklli botoi reagimin e Uidhers:

Pavarësia e medias është po kështu thelbësore, në mënyrë që ajo të luajtë rolin e saj si rojtar i interesit të publikut"

Artikllin origjinal te kesaj s'e di nese e kane fshire nga faqja apo jo se s'e gjeta aty me kerkim, po eshte ne Google cache.

Shekell Kokedhimja ne fakt i beri nje editim tip shekllist dhe "harroi" pjesen tjeter. Ja reagimi i plote i Uidhers (qe Sheklli te pakten e interpretoi tek artiklli me siper si reagim ndaj letres se Kokedhimjes) i asaj dite dite:

Pavarësia e medias është një tjetër zonë kyçe.  Në një shoqëri demokratike, media luan rolin e rojtarit së shoqërisë dhe mbron interesin e publikut.  Pavarësia e medias siguron gjithashtu që zyrtarë në sektorin publik dhe biznesmenë në sektorin privat t’i binden ligjit dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre.  Kur media shndërrohet thjesht në një tjetër vegël politike,  pa u shqetësuar për faktet apo për të vërtetën, ajo humbet pavarësinë e saj dhe interesi i publikut nuk mbrohet.

Keshtu qe mesa duket tani Kokedhimja po i ben presjon dhe Uidhersit me keto traktet qe po shperndan, si puna e Tacit, se titulli i i ketij artiklli eshte ne fakt: Një lutje për lexuesit: Shpërndani tekstin e protestës sonë. smiley

Kurse kryeartiklli i dtes tek Sheklli eshte: Rumani, Gjykata Kushtetuese vendos rinumërimin e votave. smiley

një morr, di të flasë vetëm për natural habitatin e vet: qimet.

 

Sa khar duhet te jesh qe ta sjellesh kete artikull ne peshk, pervec me qellim tallje, bile dhe ta zbukurosh duke i nderruar titullin? smiley

Kisha bere nje koment ku i rekomandoja peshqve ta votojne me 5 yje kete artikull qe te mos humbase, te ngelet tek me te votuarat qe ta lexojne te gjithe. Shpresoj ta bejne.

 

Ah mor...

Para se të vetkënaqesh kaq lehtë se ke zbulu rrënjët e dramës së Mamurrasit, kliko mbi lidhjen që ke sjellë dhe do gjesh të njëjtin titull me atë që kam shkruar unë. Ja:

http://www.shekulli.com.al/2009/12/12/pe...

kur e postova unë, këtë titull kishte, më pas është edituar.

Kjo nuk ngelet gjë tjetër veç qime.

ah shokë si veten, mos ki merak, do gjesh plot.

 

Po mire ja po te besoj qe s'ja ke ndryshuar titullin. Pse tek titulli eshte problemi dmth, me ate titull qe kishte ky artikull ja vlen te sillet ketu dhe te falenderohet admini qe e botoi? smiley

Shpresoj qe peshqit vertet ta qisin artikullin me te votuar qe te ngelet ne krye per ca kohe. Ose akoma me mire ta qisi qeveria ne krye te faqes. smiley

Shiko ti kënaqesh me veten shumë lehtë. 

Mua mu duk me interes të sillja faktin që disa nga firmat më të mëdha private në vend, kanë paditur qeverinë dhe kanë renditur shkeljet në dëm të tyre. Kaq.

Ti shiko, lexo, edhe voto sigurisht, edhe qesh. Hajt tashi bëj tutje po s'ke gjë tjetër.

 

 

Mua mu duk me interes të sillja faktin që disa nga firmat më të mëdha private në vend, kanë paditur qeverinë dhe kanë renditur shkeljet në dëm të tyre. Kaq.

Kokedhimjes po i vjen fundi i karrieres bunkerizuese bashke me fundit e Rames dhe normal do ankohet.

Por, se pari ky s'eshte artiklli i padise, se ti ti lexues i rregullt i Shekllit qe je e di shume mire qe Sheklli kishte botuar te tjere artikuj per padine, po dhe artikull per letren e Kokedhimjes ndaj ambasadorit, si dhe per pergjigjen e tij (qe e ka fshire tani nga faqja).

Ky eshte artiklli i traktit qe Koco Kokedhima vendosi te shperndaje pasi i beri nje ankese idjote ambasadorit amerikan per "padrejtesine" qe po i ben qeveria shqiptare, dhe pasi Uidhers ja preu drute shkurt. E tani Kokedhimja po i ben thirrje popullit partizan te shperndaje traktin e tij. smiley

Pastaj "firmat me te medha private" ne kete rast jane ne fakt 2-3 firma ndertimi qe jane ne krye te piramides se korrupsionit Ramist, se vetem keto po ankohen dhe po padi-traktosen nga gjithe firmat shqiptare te bizneseve te ndryshme, keto qe u ka dhene Rama toke publike me cmime qesharake dhe qe kane bere me shume pallate per 4 vjet sesa bunkere beri Enveri per 40 vjet.

Cudi se ne kete lajmin e fundit per keto ceshtjet e pallateve te ndertuara rrugeve s'permend me trakte Sheklli. Mbase do beje prap trakt Kokedhimja dhe ti beje thirrje partizaneve qe te kerkojne dhe hapjen e kutive te gjykates? smiley

ik mer koce kanari. edhe keto te gjitha ti i ditke duke mbllacit si dhi 55-en cdo dite. Sinqerisht, nuk te duket vetja trap? qe flet me kopetence?

 

Te mbaruan "argumentat sensibilizuese" per traktin e Kokedhimjes, kaq ishin? smiley

Eh bote e padrejte, gjithe nderkombetaret ja u bejne me hile, nuk njohin kauzen tuaj te lavdishme, nuk ju kuptojne, sic nuk kupton Uidhersi traktin e Kokedhimjes.

Mire Kokedhimja se qe ka interesat e parave dhe pallateve qe po i dalin lakuriq, po juve sanco pancot ca keni, apo idealin kutist te partise ne keto trakte qe doni ti shperndani? smiley

 Per mua ka  rendesi se kush flet per nje REALITET per nje te VERTETE ne Memedhembje per arsye qe dihen e njihen .

Por me shume ka rendesi e VERTETA qe digjohet nga shume zera e shume drejtime per nje Drejtim Shtetror Devijant , Arkaik dhe jashte cdo menyre te Kulturur, njihen te pakten sot ne Bote per gjera SERIOZE .

I tille per mua eshte posti i KRYEMINISTRIT te nje vendi

Realisht ne kemi ne krye nje njeri me te meta te theksuara MENDORE, nje njeri te CEKUILIBRUAR Psiqik ku edhe mjeksia e njeh si rast pas rasti te shfaqin edhe personalitetete te RREZIKESHME per te gjithe Shoqerine .

Kete problem lexova tek prurja sepse eshte e njejta menyre e perdhosur dhe e bastarduar e cfaqjes ne PUBLIK per probleme madhore , te te njejtit njeri sot K/Minister, duke mbajtur peng psikologjikisht popullin nepermjet shpifjve e kercenimeve.

Me pas po ky thote me te zgerdhire "Ju e kini fatkeqesine se i merrni gjerat seriozisht"

Ne fakt nuk i moren seriozisht edhe ata te KOHA JONE kercenimet e tij ne 96-97, por pastaj uleshin dhe qanin e benin llogari sa deme u ishin bere. 

Te pakten e te paktave ata duhet te jene prane ketij Gazetari

Por me shume ka rendesi e VERTETA qe digjohet nga shume zera e shume drejtime per nje Drejtim Bashkia Devijant , Arkaik dhe jashte cdo menyre te Kulturur, njihen te pakten sot ne Bote per gjera SERIOZE .

I tille per mua eshte posti i KRYETARIT BASHKISE TIRANE 

Realisht ne kemi ne krye nje njeri me te meta te theksuara MENDORE, nje njeri te CEKUILIBRUAR Psiqik ku edhe mjeksia e njeh si rast pas rasti te shfaqin edhe personalitetete te RREZIKESHME per te gjithe Shoqerine .

Kete problem lexova tek prurja sepse eshte e njejta menyre e perdhosur dhe e bastarduar e sjelljes me familjen qe cfaqjet ne PUBLIK per probleme madhore , te te njejtit njeri sot Kryetar i Bashkise Tiranes e PS, duke mbajtur peng  popullin nepermjet kercenimeve per dhune.

çeshtja qenka bere mese serioze, gje qe nuk jam kundra, sepse po shihet gjithnje e me teper nje papergjegjshmeri nga ana e pushtetit qendror dhe lokal, dhe do te ishte mire qe shteti i se drejtes (prokuroria, gjykatat, etj.) te viheshin ne levizje ne interes te ligjit dhe interesave te shoqerise e jo te pushtetit. 

en.cop15.dk 

www.repubblica.it 

www.vlanderen.be 

www.mil.be 

www.senate.gov 

ec.europa.eu

Te pakten dy nga personat e akuzuar rendshem nga Saliu, unë i njoh, Artan Dulakun dhe Koco Kokedhimen.. Kam punuar 2 vjet me te parin dhe dhjete vjet me te dytin respektivisht ne pozicionin e kryeredaktorit dhe drejtorit ne Vizion Plus dhe ne Shekulli. Jane burra punëtorë që kane ndare suksesin e tyre ne biznes.........

Vetem nje gje nuk na the.Pse tenderat e Bashkise Tiranes i merr vetem ky Kokdhima.Pse lejet e pallateve vetem ketyre nuk u vonohen 300 dite si te tjereve.Kete nuk na e thate ju te pavarurit e Shekullit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).