Nuk ka dy kodrina të njëllojta

Një fjali. Shumë histori. Lexoni dhe shkruani në këtë eksperiment letrar spontan. (Renditja e shkrimeve eshte arbitrare.)




nga Losttext

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe dhe pa ndonjë alarm nëse sot ishte e enjte apo e premte. Tamam në momentin që vendosa, i gatshëm për ta harruar atypëraty, që ishte e premte, pashë që mbi krye nuk kisha më qiell, por një masë viskoze, e cila përdridhej, tani nëpër një ngjyrim fluoreshent, e pastaj në një dritë opake të përhime. Nuk pata kohë të mendoja më gjatë, sepse sapo kisha hyrë në skajin e qytezës, dhe shtëpitë e shtrembëra në dy anët e rrugës së ngushtë e të spërdredhur po më shkaktonin përsosmërisht një ngërç aty ku duhej të ishte shpirti.

E dua atë femër. Marrëzisht.

Ja pra, dhe Hëna paskësh plasur më në fund. Copëzat e saj plastike vëreja që gjendeshin kudo, sidomos mbi rrugën që shtrihej memece nën këmbët e mia. I shkelja të gjitha copat që më dilnin përpara, megjithëse qetë, si me një urrejtje të përkujdesur. Isha i ngeshëm. Nuk ngutesha të bëja asgjë të përcaktuar, madje prej kohësh nuk mbaja mend në shkoja në shtëpi apo jo. Kisha idenë se gjithçka kryhej më së miri dhe isha i qetë. Gjëja që dija me siguri dhe saktësi, ishte se ajo kalonte gjithnjë në këtë rrugë. E kisha parë përherë nga larg, çdo ditë, me durimin e atij që e di se koha është, po ja mbushe mendjen vetes kësisoj, diçka me të cilën thjesht ose merresh, ose jo. Vitet kalonin apo kishin mbetur në vend, s'merrja vesh gjë, por nuk mund të rrija pa atë dy minutëshin e përgjimit dhe vrojtimit të asaj, "mish nga mishi im, eshtër nga eshtrat e mia." Kështu, çdo ditë. Por më në fund, kisha vendosur.

Qiell nuk ka akoma, por ajo qëndron tani përballë meje. Edhe duke e parë nga kjo afërsi marramendëse, ngazëllehem, ngaqë ajo është krejt siç e kam përfytyruar gjithmonë. Sytë e zinj, të mëdhenj, flokët e zeza të lëshuara valë valë mbi supe, buzët e trasha e hunda e vockël, madje e ka edhe atë tikun nervor në anën e majtë të buzës së sipërme. Pra ishte tamam ajo, nuk qeshë gabuar. Isha tmerrësisht i lumtur. I them se kam një jetë të tërë që nuk e hiqja dot nga mendja, dhe se nuk do mbushesha dot me frymë nëse nuk e shihja qoftë dhe një ditë të vetme. Megjithëse nuk m'u duk se e dëgjova zërin tim, ndenja në pritje duke e parë në ata sytë e saj të mëdhenj që shndrisnin si para natës së fundme.

"Më falni, por ju paturpësisht jeni ngatërruar. Ju gaboheni. Unë kam vdekur." Dhe duke mos e shuar buzëqeshjen e saj të mirësjelljes, ku përzihej megjithatë një grimë mëshire dhe ironie te lehtë, shtoi: "Madje edhe ju duhet të keni vdekur prej kohësh."

Isha i pafuqishëm të ndjeja apo të mendoja diçka. Pothuajse e shihja heshtjen të rrotullohej si e trullosur midis shtëpive, të cilat tani dukeshin krejtesisht të shkatërruara. Pasi vështroi shkurtimisht në tokë, ajo përkuli trupin e saj të hajthshëm dhe mori një grusht dhe', në të cilin lëvizte plot zhdërvjellësi një kokë a bisht krimbi. Pastaj, pasi u drejtua e duke mos m'i ndarë sytë, filloi ta hante pa u bërë merak nëse bëhej pis e zhgërryhej, ose që të hiqte të paktën krimbin. I lëpiu buzët e saj të trasha me gjuhë kur mbaroi, dhe iku me trupin drejt, duke marrë me vete atë tikun nervor që ja kishte shoqëruar dy a tri herë buzëqeshjen e fundit që më dha. 

Hm. Vështrova përreth. Nga grumbujt e rrënojave që dikur duhej të kishin qenë shtëpi, vinte një gërvimë e mbytur, e pandërprerë. Ndër(at&eumlsmileykohë, qetë, si vështrimi i një hipopotami të therur tanimë, diçka që dikur duhej të kishte qenë shi filloi të qullë qoshet e majisura të kësaj këtukohe, dhe mua m'u duk mëse e natyrshme që ndodhesha në duart ohhsaepshore të vdekjes. Nesër, them me vete, edhe pse kjo fjalë nuk kishte kuptim. Nesër.

Të nesërmen diçka mbaja në dorë. Një dhuratë. Për të. Një qese të mbushur me dhe', midis të cilit krimbat, nën ndriçimin e dritës të padeshifrueshme të atij qielli po aq viskoz, dukeshin gjithsesi të praruar.


 

nga Finisterre

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe sa gjasa kishin dy fjali kaq të përgjithshme të bëheshin fillesë e një tregimi dhe jo se fjalitë s'më pëlqenin, mendoja, por ja që ishte bërë vonë dhe ndjehesha e lodhur pas asaj darke të zhurmshme pune me miq e kolegë të tim shoqi, ku kishim ngrënë mjaft por sidomos kishim pirë.

“Sa shumë që pimë” psherëtiva në gjysmëterrin e dhomës dhe s'ishte keqardhje për pijen e kuqe me një etiketë paksa të zbërthylët prej viteve të pritjes në ndonjë kantinë të njohur verërash, jo, keqardhja paskësh patur tjetër natyrë:

“Tradhtare”, i thashë vetes, por jo për ta qortuar pse s'kish asnjë arsye qoftë edhe të largët për t'u ndier fajtore, se ja, darka kishte kaluar mirë fare dhe pak meritë e kisha patur edhe unë, im shoq ma përsëriti këtë disa herë kur u kthyem në shtëpi, dhe me një shkëlqim të errët në sy më përkëdheli poshtë mjekrës si të qenkësha fëmijë dhe për habi më lëvdoi edhe fustanin që kisha zgjedhur e që, duhet thënë, ashtu i butë e ngjyrëmjalti ma kish ngrohur lëkurën me një ndjesi rehatie, të cilën vetëm veshjet e shtrenjta janë në gjendje të ta dhurojnë...

“Ah, sa e bukur dukeshe”, vijoi im shoq dhe për një çast të rrufeshëm mendova “na paska parë”, por jo se me sa dukej të tjera i kish synimet, pse ia njihja atë puthjen e gjatë e të lagësht që parathoshte të tjera dhe ia nuhatja edhe strategjinë e dorës që kërkonte shpinën time shì ku kjo mbetej e pambuluar prej fustanit:

“Jo, jo, nuk dua” i pëshpërita ndonëse e gjitha kjo po më pëlqente, po më tërhiqte kjo tradhti e dytë brenda natës nën dritat gjysmë të fikura të dhomës së ngrënies ku isha derdhur me t'u kthyer nga darka, më pihej ujë, etja më kish munduar rrugës së kthimit, e cila më kish ngjarë e gjatë pa fund, dhe s'kisha kuptuar kurrgjë nga planet që im shoq i thurte me zë ndërsa me njërën dorë i jepte makinës dhe me tjetrën mundohej të gjente një kanal muzike në radio:

“Kam etje” i kisha thënë me zë të përvuajtur, “Pusho të lutem, se kam etje dhe s'të ndjek dot” i isha lutur dhe mirë që kish nisur të rigonte një shi vjeshte e kështu kisha ulur xhamin e makinës dhe kisha nxjerrë jashtë në fillim njërën dorë e pastaj fytyrën dhe kjo sikur më kish qetësuar, por ja që me të mbërritur në shtëpi etja më kish mbërthyer sërish dhe kisha hapur derën e kisha vrapuar në dhomën e ngrënies, dhe me duart që më dridheshin kisha rrëmbyer një shishe uji mineral:

“Ndoshta vera s'ishte e mirë” më pëshpëriti im shoq rrëzë veshit gjithë me të njëjtat qëllime dhe “po” i thashë “me siguri s'ishte e mirë se ja po më dhemb edhe koka”, por pastaj më erdhi për të qeshur me veten sepse m'u kujtua që po i përsëritja vargun e klisheve pa kuptim që...

Jo, jo, s'kish asnjë kuptim ta kundërshtoja sepse po më joshte kjo gjendje, ndaj dhe e lashë të bënte ç'të donte me fustanin ngjyrëmjalti e pastaj me të linjtat ngjyrëqumështi, e në fund ia braktisa të gjithë kurmin tim të zhveshur në duar dhe ai bëri c'deshi edhe me të, sepse ndërkaq kisha mbyllur sytë dhe mendoja atë tjetrin, me të cilin ishim vështruar nga larg për orë me radhë, njëri në një cep të tavolinës dhe tjetri në anën tjetër, mes zhurmës dhe gjullurdisë së asaj darke formale, ku tim shoqi po i komunikonin transferimin në një qytet tjetër, në një post më të lartë dhe me një rrogë ku e ku më të mirë, dhe në mes të falënderimeve dhe formulave të rastit, kisha ndier që dikush po më kundronte me një farë këmbënguljeje dhe isha kthyer beftazi, si në një lojë fëmijësh, dhe e kisha parë edhe unë, në fakt tashmë me një ndjenjë faji dhe angështie, por ai më kishte buzëqeshur dhe kish ngritur gotën e verës dhe e kisha ngritur edhe unë dhe kështu kishim bërë gjatë gjithë darkës ndërsa të tjerët, shumica kolegë të tim shoqi shoqëruar nga gratë dhe dashnoret zyrtare, më kishin ndërtuar përqark një barrikadë ligjëratash të lodhshme, e kështu gotë pas gote e buzëqeshje pas buzëqeshjes isha dehur pothuaj dhe dikur kisha ndier nevojën të shkoja në tualet:

“Po më shpëton” i pata thënë tim shoqi që ish ngritur të më tërhiqte karrigen e lartë e hijerëndë të atij restoranti hoteli me emër tingëllues dhe kështu i kisha lënë të gjithë jashtë dhe vetë isha mbyllur në tualetin me pasqyra farfuritëse sa një bojë njeriu, pasqyra që më kishin kthyer nga të katër anët shembëlltyrën e një veteje të humbur si pas një shalli të hollë... dhe kur kisha dalë dalë prej andej gati s'isha përplasur me atë:

“Më fal” patëm thënë të dy me një gojë dhe kishim qenë aq afër sa ia kisha ndier frymën dhe aromën e lëkurës që i luftonte me një ermim parfumi, pastaj ishim shkëputur të dy mekanikisht dhe si në ëndërr unë isha kthyer në tavolinën e darkës që kish vijuar edhe për dy orë të tjera, me po të njëjtën gjallëri, me gotat që ishin ngritur e ishin ulur:

“Darka kaloi mirë apo jo?” po më pyeste sikur të pyeste veten im shoq ndërsa me lëvizje që ia njihja përmendësh tërhiqte e mbërthente pantallonat e kostumit, “Po, po, po, shumë mirë kaloi” iu përgjigja duke ngritur që përdhe këmishën e mëndafshtë dantella e së cilës varej gjysmë e shqepur në një anë: “Unë e bëra këtë?” pyeti ai si i zënë në faj, “më fal, do të të blej një të re...” vazhdoi gjithë me zërin plot dhembshuri,

“Jo, jo, s'ka gjë” ia ktheva pa e patur mendjen aty “ishte e vjetër”, porse me duar vazhdoja të përkëdhelja cohën e butë thua doja ta ngushëlloja, thua ndjenim të dyja të njëjtën dhimbje bezdisëse, dhe vazhdova ta përkëdhelja me mend edhe kur pas zhurmave të zakonshme në banjë, dialogut para gjumit dhe natën-e-mirës, zumë secili anën tonë të shtratit me idenë për të fjetur sa më shpejt, dhe im shoqi fjeti pothuaj menjëherë me atë aftësinë që kanë burrat për ta mbyllur ditën e për t'i vënë kapak të rëndë përsipër, ndërsa unë vazhdoja të sillja e të risillja në mendje atë çastin kur unë dhe ai tjetri kishim qenë aq pranë në korridorin që ndante dy tualetet, aromën e tij prej mashkulli..., dhe siç më ndodhte rëndom fantastikoja me mend vazhdimin e skenës, ku një herë ndodhte që ai më rrokte qafën e më çikte buzët me të shpejtë, një herë tjetër që ngjiteshim të dy në ndonjërën nga dhomat e hotelit bashkëngjitur restorantit, që i jepja numrin tim të telefonit dhe piqeshim fshehurazi, me skena që pastaj më treteshin në ëndrra të mundimshme me male e fusha që rrekesha t'i vendosja brenda fjalish të gjata...

“Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë...” i përsërisja vetes mes një ëndrre dhe një tjetre dhe fjalia më dukej kaq e rëndomtë, e madje e padrejtë, se kush e paska vendosur që fushat janë gjithnjë njëlloj e kodrat dysoj? i thosha e i stërthosha vetes, derisa aty nga mëngjesi një zhurmë e lehtë si e një letre që bëhej shuk m'i preu papritur të gjitha lektisjet, u bëra krejt esëll brenda një çasti që m'u duk i shkurtër - çasti më i shkurtër i jetës m'u duk - dhe u ngrita ndenjur sepse mbi vete ndjeva ngulmimin e dy syve;

“Sekush ka hyrë në shtëpi” i pëshpërita duke u dridhur tim shoqi, por ai s'më dëgjoi, diçka mërmëriti ndër dhëmbë për cilësinë e verës që kishim pirë dhe u përpoq të më përqafonte e të më tërhiqte nga vetja, por unë e shtyva dhe u ngrita ndenjur, fërkova sytë dhe u përpoqa të shquaja diçka në terrin e dhomës, dhe më ndihte edhe drita e një hëne të plotë që hynte përmes derës së hapur që binte mbi tarracën e shtëpisë, shiu kish pushuar dhe afshi i asaj fundvjeshte ia kish fshirë gjer edhe kujtimin, hijet e bimës kacavjerrëse luanin mbi sendet e dhomës dhe ja prapë, prapë u ndje ajo zhurmë si prej letre që bëhet shuk, dhe me zemrën që më ish bërë akull unë pashë andej dhe atëherë m'u ftohën edhe duart, sepse nën dritën e hënës së plotë sytë xixëllues të një miu fushe më ishin ngulur e s'më lëshonin.


 

nga Jerusalem, Hurbinek et al.

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe se si ishte kjo puna e dashurisë.

Rikujtoja me vete sesi nuk u desh vetëmse një sekondë. Një sekondë e vetme dhe e madhnueshme, të cilën mendoja, dyshoja dhe përfundimisht shpresoja se do ta kisha harruar. Këtë kujtoja me vete pra, atë mbasdite të mbushur me vjersha, kur ai erëmim fushe më solli kujtimin e tij, më saktë kujtimin e atij vështrimi. Që është kaq e çuditshme sesi m'u kujtua pikërisht tani, ndonëse i kam fshehur mirë në mendjen time, kjo është vetëmse njëra nga disa arsyet e topitjes sime.

Shkurtimisht, ne ishim në dy dhoma krejt të tjera. Ai në tijën. Unë në timen. Më gjerësisht akoma. Përpara se të vinte puna tek dhomat, ne të dy kishim secili jetët tona. Ai të tijën. Unë timen.

Kështu që, me jetën time diku-diku mediokre e pa ndonjë ngazëllim të posacem, mund të merret me mend se sa beftazi më kapi ajo përballje sysh në varrimin e Z.T, oficer në pension. Nuk e prisja me thënë të drejtën e pikërisht kur isha më e mbrojtur se kurrë, ai nxorri nga xhepi i qepallës së tij, si të nxirrte një dardhë dimri, atë vështrim;  Në një sekondë të vetme u përhapën prej syrit të tij mijëra rreze dhe ndodhi ajo, së cilës që të gjithë ne që ishim duke vajtuar të ndjerin Z. i frigoheshim fort: Përftimi optik i dashurisë.

C'eshte e verteta, nuk i druhesha dhe aq shume dashurise. Vertet qe jeta ime ngjante me nje shkretetire ku nuk do te frynte madje as era, por perseri, ne endrrat e mia, mundohesha te dashuroja, apo t'i mbushja vetes mendjen se dashuroja. Vetem se nuk e dija fort mire cili ishte objekti i dashurise. Ke doja valle une ? E rritur ne nje shtepi ku pothuaj mungonin te gjithe, im ate qe punonte ne nje zone te thelle malore, nena ime qe hargalisej me shoqet e veta te artizanatit, dhe nje vella te cilin nuk e shihja pothuaj kurre. Nja pesembedhjete vjet me i madh nga une, ai nuk kishte treguar kurre interes ndaj meje. Jo se me kishte munguar kjo prani e tij, por sidoqofte, im vella ishte kontakti im i vetem me boten mashkullore.

E cfare di une mbi kete bote ? Pothuaj asgje, dhe ne te njejten kohe pothuaj gjithçka. Sepse une lexoj. Jam nje lexuese si rralle kush tjeter. Kam lexuar te gjithe shkrimtaret e medhenj : Balzak, Flaubert, Stendhal, Maupassant, gjithçka qe vjen nga planeti France. Mire, e di qe duket si e fryre kjo qe te njohesh meshkujt nepermjet librave, por sidoqofte, a nuk eshte nje bote e tere e ketyre kater meshkujve qe eshte derdhur ne faqet e veprave te tyre ? E megjithate...

E megjithate, e ndjeja se kjo bote librash nuk e kishte sidoqofte joshjen e dy syve te vertete te nje mashkulli qe e kisha perfytyruar gjithmone ne faqet e librave te lexuar. Si ishte mashkulli im ? As qe e kam idene. Ai nderronte fytyre gjithmone. Njehere bjond, njehere zeshkan, njehere i çale e njehere i gjate, ai ishte gjithkush. Dhe kjo ishte arsyeja qe kur djali hodhi syte mbi mua, e kuptova se ishte ai. Le te kishte qene fare mire dikush tjeter, dhe perseri do te ishte ai. Sepse, dhe kete e kuptova vone, une isha thjesht ne kerkim te nje dashurie, por pa e lidhur kete dashuri me nje objekt te percaktuar. Dhe fati deshi qe te ishte ai.

Iu afrova, ndonese zakoni ishte qe te shprehja dhe une zine time per vdekjen e oficerit ne pension, dhe ndersa i isha qasur aq prane, zgjata doren dhe preka gishtat e tij. Po prekja nje mashkull. Me ne fund. Ai, disi i turbulluar tashme, dhe pa dyshuar aspak ne fuqine e ndikimit te tij mbi mua, ktheu koken dhe me tha :

- Vuaj nga syte. Jam i verber nga lindja. A mund te me tregoni sa eshte ora?

Pashe syte e tij. Ashtu ishte. I verber. Totalisht. Klinikisht. Syte, pa ndonje shprehje, vetemse shpues. Me siguri, ne kerkim te nje fije drite. Qe t'i bie shkurt, fshiva hundet e enjtura nga te qaret dhe kuptova pa ndonje dridhje te vecante zemre, se sapo pata rene tulle ne dashuri me shikim te pare me nje te verber.


 

nga Isabel

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe edhe sa rruge me kishte mbetur akoma per te bere?

Kisha parkuar tek pika e karburantit dhe kisha vendosur ta beja ne kembe ate cope rruge qe me kishte mbetur dhe jo pa qellim. Shikoja nje nga nje dhe emertoja te gjitha objektet nga kaloja, shpeshtillja nga rrotulla e kujteses ngjarjet qe lidheshin me to dhe ia lidhja fjongo cdo objekti, per ti lene aty. Nuk doja ti merrja perseri me vete. Kisha mjaft peshe per te mbajtur. 

Udha kalonte buze liqenit te vogel me shtepia njera pas tjetres ne breg mbushur me peme te egra, te dendura. Frymenxjerrja e liqenit qendronte pezull mbi suprine. Deget e pemeve si gremce pikepytjesh me fshiknin aty ketu dhe une i largoja i bezdisur.

Ja ku ishte shpati i pjerret i kodrines ku ai bente ski gjate dimrit. Ja aty me tutje “shtegu i ariut” ku ai ishte ndodhur balle per balle me nje ari te vertete ne nje nga dimrat e jetes se tij dhe kishte shpetuar duke “bere si i vdekur”. Cdo pellembe e atij vendi ishte futur ngjeshur ne kujtesen time neteve te ngrohta kur flinim te veshur prane njeri tjetrit, me veshet hapur dhe ankthin e moszgjimit. Tani doja ta nxirrja dhe ta lija aty, te prekja me veshtrim cfare kisha pare me syte e mendjes kaq e kaq here.

Me dhimbte kemba  dhe me rendonte tmerresisht xhepi i djathte. Plaga ende nuk ishte mbyllur mire, madje mjeku me kishte ndaluar te beja ecje te gjata. Fillova ta terheq zvarre.

Dielli shponte gjethet me gjilperat e rrezeve dhe vizatonte ne toke hijet. I njejti diell i nxehte si ne vendin e larget nga po vija. I njejti dhè. Vetem njerezit nuk ishin njesoj, ashtu si kodrat.

Ja dhe shtepia e te dashures se tij. Kishte vendosur te martohej menjehere sapo te kthehej nga sherbimi ushtarak.Atje tej pashe shtepine e tij. Me siguri ajo duhet te ishte. Kaq here ma kishte pershkruar sa mund te sillesha rrotull neper te edhe me sy te mbyllur. Nje ngerc i hidhur me gjarperoi neper trup dhe mu lidh komb ne gryke. Futa doren ne xhepin e djathte dhe preka shamine me gishtrinj.

I ati me priti tek dera e shtepise. Veshtrim i ngulur, i pashprese me dhimbjen notuese mbi nineza. Me perqafoi pa fjale dhe pa fjale u ulem ne veranden qe shihte nga liqeni.

« Me trego, si ndodhi » me pyeti .

Une perseri fillova te shpeshtjell rrotullen e kujteses me shpresen e kote qe do lija aty nje pjese te peshes qe me rendonte aq shume ne koke dhe ne shpirt . I tregova si ndeshem ne nje zone te minuar dhe si u hodhem perpjete nga eksplozioni. I tregova qe ai u perplas mbi nje gur ne ane te rruges dhe para se te mbaronte nguli gishterinjte me ngerc ne dhè. Nxorra nga xhepi shamine e mbledhur dhe ia dhashe dheun qe kisha mbledhur nga grushtat e tij.

Ai e mori me kujdes, sikur te mbante trupin e te birit e hapi shamine mbi tavoline dhe e njomi ate dhe te shkrifet te etur te nje toke te huaj, me lote te nxehte burri.


 

nga FH

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe se si mund të jepesh pas një femre pa ia parë sytë.

Pas shpinës së saj, si në reliev të porsazbuluar, zbuluesi nuk kërkon asgjë të paparë prej të tjerëve, por thjesht diçka të paparë prej tij. Rruga mund të zgjasë shtatë vjet, ose shtatë minuta, pak rëndësi ka kjo. E rëndësishme është të shijosh çdo hap dhe në çdo shtatë hapa të marrësh frymë thellë, të pushosh pak, dhe të vesh çdo lëvizje tënden në kontekstin e të arriturit.

Fshehur prej syve të saj, ndërtoj mundimshëm atë që të tjerët, do ta quanin dashuri. Fshehur prej syve të saj, lexoj dhe interpretoj çdo frymëmarrje të saj, çdo dëshirë, çdo mospëlqim. Pak rëndësi ka distanca, ajo herë shkurtohet, herë zgjatet, por i qëndroj ndjekjes së ethshme edhe në qoftë ajo femra e gabuar.

Nuk ia ndaj sytë. Madje edhe symbyllur e di ku është. Pak rëndësi ka kush është, pak rëndësi ka kush jam. Jam i sigurtë se edhe ajo, ndonëse në mënyrë të ndryshme, kërkon të njëjtën gjë si unë. Modestia mënjanë, edhe asaj i pëlqen mostërheqja ime. Ndaj vazhdon kjo lojë shtatë vjet a ndoshta shtatë minuta. Si zbulues i regjur ndjek lumin që zbret prej midis kodrinave të shpatullave të saj, paqtohet në fushën e gjatë dhe ç’mbetet arrin në grykë-derdhje. Jam betuar të mos bëj plane për jetën, por planet e jetës për mua i kam zbatuar me përpikmëri. Por aty ku jeta ka harruar të planifikojë diçka, shtriqem i lumtur dhe i thërras gjërat me emrin e vërtetë: “Eh... Ta lumsha o stili i qenit!”


 

nga Melard

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe edhe sa rruge me kishte mbetur akoma per te bere?     Por kjo ishte vetem nje enderr qe pashe. Dhe me sy hapur madje. Domethene nje alivan . Kodrina s’ka e s’ka te njellojta, por as mendime te njellojta nuk paska. Pale ndjenja, jo e jo. Per shpirtin s’po flas me mire. Ka folur Xhevi per te, aq sa nje dite mendova ta nxirrja shpirtin tim nga hunda. Fundja c’me duhej shpirti kur ta merr dhe nje qen neper kembe. Sa keq qe te vertetat ne thelb jane aq te genjeshterta. Askush nuk merakosej per mua.  Nuk eshte cudi te braktisesh. Cudi eshte te te braktisin, kur nuk e pret. Po kur te braktisin per nje qen, i thuaj varrit hapu me mire.   E  rrihja ate mut qeni cdo dite. Kisha arsye te forta qe e beja kete. Psh, dje shurroi per te njeqinden here, ne cep te dhomes, mbi tapetin e ndyre qe ime shoqe e fshin nje here ne vit, sa here then qafen dimri. Sot ne mengjes, si per inatin tim, shurroi perseri mbi kepucet e reja. Kepucet qe mezi kisha blere nje jave me pare. E rraha vence. Me shqelma e me shkulje qimesh. Ia hodha leshte ne banjo dhe e shtypa dy here kazanin e banjos. Nuk dija si t’ia nxirrja inatin. Me vinte ta mbysja fare ate qenie te poshter. Aq i vogel ishte dhe aq sherrmadh. Nuk e therrisja kurre ne emer. Nuk meritonte emer ai rrace e keqe. Shtepija vinte ere te tmerrshme, si te isha ne kopeshtin zoologjik.  Nuk mjaftonte vetem kjo, por kur shihja time shoqe qe puthte qenin ku te mundej, e me llafka te embla, cmenduria ime arrinte kulmin, aq sa t’i thosha burgut hapu. Po c’ne, s’qe e thene. Me vinte per te vjelle para se te hyja ne shtepi. Qe ne prag ndjeja turbullira ne stomak.. Qeni, qen do te mbetet. Ai s’behet kurre njeri. Keshtu i thashe sime shoqeje njehere, por ajo me kundershtoi sic mund te kundershtoje vetem nje budalla . Ishte fakteqesi qe isha martuar me ate grua. Por ja qe ndodhin ne jete…..Ndonjehere i thosha vetes qe, me mire me qenin sesa me gruan. Qenin e rrihja, ate jo! Jo jo, me mire me asnjerin. Ai maskara, vetem shurronte neper shtepi. Kjo ishte e keqe e madhe, por nuk e zhdukja dot . E donte gruaja. Ai mut i vogel,e lepinte gruan, i rrinte prane. Ajo e perkedhelte e i thoshte  kafshes fjale te embla, nga me te ndryshmet, qe une s’i pati degjuar kurre prej gojes se saj zeherr. Por dhe nese do te ndodhte kjo,  nuk me ngrohte me ajo grua. E keqja me e madhe e dyte per mua, ishte se nuk sillja dot njeri ne shtepi. Me vinte turp. Do te behesha rezil e do ta diskutonin te gjithe sapo te dilnin nga ai prag i shurrosur. Ndaj kisha zgjedhur nje menyre tjeter, as te shkoja kund e as te me vinte njeri. Dhe fajtor i vetmise time, ishte ai qen langaraq. Cfare tmerri te shohesh ndeshjen vetem…. pa asnje ulerime! Kur u zura njehere keq me time shoqe, aq keq sa u kapem per fyti, qeni me zuri me dhembe per pantallonash dhe mi terhoqi deri sa i grisi ato. Atehere, i dhashe nje shqelm bytheve dhe qeni u gjend papritur mbi bangon e kuzhines, ku u thyen  te gjitha pjatat e palara. Ime shoqe u be me xhind dhe m’i nguli thonjte ne gryke. Akoma  i kam ato shenja edhe sot. Me  kujtohet si sot nje dite e tmerrshme, kur po qendroja ne kanape dhe kur e pashe qenin qe po orvatej neper shtepi, i nervozuar u ngrita nga vendi dhe me ngadale iu avita qe ta zija per bishti e me pas ta fluturoja nga ballkoni me kete rast. Do shurrosh prape o maskara?Po paske qene oqean mor qen! Po fundja qen je, s’je njeri qe te befsha gropen bashke me time shoqe! Nje turi keni qe te dy! M’u  fsheh  poshte kolltukut. Tentova t’ia kapja bishtin por me rreshkiti bishti nga duart dhe qeni ishte zhdukur sa hap e mbyll syte nga dera. Me nervat qe po me arrinin ne tavan, vrapova per ne dhomen ku u fsheh ai, ajo plazma shurronjese. Kerkova me sy por qenin s’po e shihja gjekundi. Ula koken poshte krevatit dhe e pashe. E zgjata doren t’ia zinja turinjte, por ndjeva nje dhimbje. Me kafshoi. Cfare mosmirenjohje o Perendi! Do t’ia tregoja qefin, por vec ta futja ne dore ate zuzar. Nuk me kishte ndodhur ndonjehere kjo gje. Ishte hera e pare qe qeni nuk me bindej. Kjo me hutoi fare. Me dukej e pakuptimte kjo revolte e qenit ndaj me. Fundja c’i kisha bere? Po se mos kuptonte ai. Mos i kishte thene ndonje gje kundra meje ime shoqe, qenit? Nga ajo cfare nuk prisje! Ndoshta kishin bere ndonje marreveshje te dy. Mos me donin  te vdekur? M’u erresuan syte kur pashe qenin qe me iku permes kembeve me nje shpejtesi marramendese, e per pak sa nuk u perplas tek dera, kur beri kthesen qe te dilte ne korridor. Kaq e pati dhe kjo pune, mendova. Do ta var per bishti ne krevatin e sime shoqeje. Aq sa te llahtariset. Ky po me nxin jeten! Dola nga dhoma dhe u vura perseri ne ndjekje te qenit. Kete here ai ishte fshehur prapa tavolines se televizorit. Ia ndjeva frymemarrjen metra larg dhe vendosa te marre okllaine e sime shoqeje nga sirtari. Nuk e mora vesh kurre pse e kishte blere ate okllai, kur ajo nuk hapte peta byreku. Gjithmone i blinte ato te gatshme. Po me mire per mua. Me hynte mua ne pune dhe pse ajo nuk e dinte. Rrembeva okllaine dhe u drejtuva per tek televizori. Pa hedhur hapin e dyte, ndjeva qe kemba e djathte m’u lag. Nuk i besova syve. Ai maskara kishte shurruar prape dhe pikerisht perpara televizorit. Qenke inatci zotrote, por inatin tim do ta shikosh tani se sa te madh e kam, o bushter e keqe! Mua do me sjellesh verdalle ti o i biri i gruas time? Paske ndryshuar he? Do lufte? Ja une, ja ti sot! Ia pashe turinjte poshte tavolines dhe e rrotullova okllaine neper duar, si elike helikopteri. Kur arriti shpejtesine e duhur, e leshova nga dora qe t’ia shenoja qenit ne balle e ta lija shakull ne vend. Por llogaritja nuk me doli sic e mendova. S’kam qene kurre i mire ne matematike. Ndaj  okllaia erdh mbrapsh bash mbi koken time. Kishte nje shpejtesi marramendese. Preku majen e tavanit dhe nje  dong ne koke me shtriu ne toke. U gjenda i vetem, pa ndihme, ne mes te dhomes i shtrire. Nje ere e cuditshme me ngacmoi nuhatjen. Hapa syte . Ishte ai, qeni, i biri i sime shoqeje qe po me lepinte fytyren.Ah, jete qeni o qe te dhjefsha gruan!O sa mire me qen vetem.....


 

nga Lulian Kodra

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe si perdite qe ate dite, se cdo kishte ndodhur sikur ajo te mos kish vdekur qe me pare. Ajo. Motra ime, e mira ime, mekati im i perjetshem. Ajo as emer nuk ka tashti. Jo pas asaj qe ndodhi. Dhe me mire keshtu. Me mire keshtu.

Ah por s'jam pishman. Ajo m'u pergjerua. E dinte qe do vdiste. Dhe une e dija qe do vdiste dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe. Nuk kish se si te mos e kryenim ate akt, qe nuk ishte vecse nje akt dashurie, si motra me vellane.

Ajo kishte me shume se nje jave qe dukej sikur ishte e humbur krejt. Nen sy i ishin formuar rrathe te zinj, dhe edhe nena dukej e shqetesuar ngaqe nuk kuptonte gje, por ajo thjesht na buzeqeshte mua dhe nenes, per te mos na bere te dyshonim.

Deri sa nje mbasdite kur sapo nena ishte nisur per ne pune, me thirri ne dhomen e saj. Nuk do ia kisha varur shume tekave te saj sikur te mos e kisha kuptuar se kishte dicka qe nuk shkonte.

U ula ne cep te krevatit dhe po mendoja se prit kur te me thoshte se kishte zene nje te dashur qe e kishte lene me barre dhe nuk dinte si t'ia bente hallit. Une imagjinoja skenare ku pasi i fusja nje dru bandillit te motres time te vogel, ata martoheshin vinin nderin e shtepise ne vend dhe me benin dajo.

Dua te me besh nje nder, tha ajo.

Une mbajta vesh.

Dua te me kontrollosh gjoksin, me tha.

Si!? 

C'ishte kjo kerkese e cuditshme. Nuk po e kuptoja ne fillim.

Te lutem, Luli, nuk mund t'i them nenes se kam frike se shqetesohet. Ti e di si eshte ajo.

Une me duket se po vazhdoja t'a shihja i habitur. Ajo thjesht me shihte me nje pale sy qe donin te bindeshin per nje te vertete qe e dinin.

He mo, se mbase shqetesohem kot, tha duke u ulur prane meje ne krevat, por dukej qe nuk e besonte kete me asnje qelize te trupit.

Me mori pellemben qe e kisha si te ngrire ne dore e saj, dhe m'a futi poshte bluzes. Nuk kishte veshur sytjena. Gjoksi i saj ishte i ngrohte.

E ndjen?

Nuk po ndjeja gje. Jo, i thashe.

M'i drejtoi gishtat per ne rreze te gjoksit, dhe ja ku ishte. Si kishte mundesi qe nuk e ndjeva qe ne fillim. Ishte aq e madhe.

Bera te heq doren, por ajo me mbajti.

Luli, une do vdes, tha.

Motra ime. Mekati im. Nuk jam pishman per asgje qe ndodhi me pas. Por ah, te mos kish vdekur.

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe shpirti im, mekati im, nen nje fushe si kjo u varrosen.


 

nga blete

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe duke mallkuar autobuzin që kishte ikur më herët se orari i tij, dhe trurin tim të paaftë për të kaluar provimin e për të marrë patentën. Takat e çizmeve më zhyteshin në baltën e pamëshirshme që  shkëlqente nën dritën e ftohtë të hënës.

Hera-herës mendoja se ç'do të thoshin ata që deklaronin se baltë të pafund kishte vetëm Shqipëria dhe se në Amerikë të rrinin çizmet tërë ditën të pastra e të llustruara. Mbi të gjitha më vinte keq për çizmet, për ngjyrën e tyre të kuqe flakë e shkëlqimin e tyre të çiklosur që gjithnjë e më shumë po e humbte betejën me baltën ngjitëse amerikane.

Ndryshe kjo baltë ore, baltë e huaj, kapriçoze. Nuk kishte qejf t'u përngjitej çizmeve mbrapa për të ilustruar atë bestytninë tonë se kujt i çikloseshin pulpat do të merrte burrë a grua të pasur. Jo, kjo baltë parapëlqente të futej në hapësirën mes takës dhe shollës së çizmeve, si edhe të kërcente tek fundi i çantës po aq të kuqe e po aq histerike sa edhe ato.

Balta mbaroi më në fund, dhe takat shkelën trotuar. Por pikërisht në momentin që hapi im u bë më i sigurt, ato u kujtuan të bëheshin lozonjare (fundja ndaj ishin bler&eumlsmiley dhe kyçet e mia vajtën shtrembër për të pafundmen herë. Tallej toka me mua që çke me të.

"E ku je ti për taka a të keqen?" më pëshpëriste "Edhe një herë që i veshe e more kodrën tatëpjetë. Ti nuk je as për trotuar e as për kodrina, por për shpate malesh e ferra ndanë rrugës."

" Po ti e di pse i kam veshur" mërmërisja unë, me inat por edhe e çliruar që më në fund gjeta një shoqe. Se rruga vetëm nuk bëhej, sidomos natën në errësirë, përmes shtegjeve kapriçoze herë me asfalt e herë me bar, e përmes dritave kalimtare të makinave që më tallnin edhe ato po heshturazi.

"E mirë mirë. Po edhe ti e di qe sa herë kapardisesh, s'të del gjë hiç. E ke ditur që e vogël që të ha syri." Natyrisht që toka kishte të drejtë. Syri më hante e më shqepte. Por sonte vërtet që kisha shpresuar e kisha bërë plane se ai më kishte premtuar. Më kishte dhënë fjalën. Bile më kishte marrë në telefon çdo ditë javën e kaluar dhe kishte biseduar me mua për ato që do të bënim së bashku. Sonte. Me çizmet e kuqe.

Toka kishte të drejtë. Ura më tha të njëjtën gjë, me pemët e saj të harlisura dhe shtegun e ngushtë ku kishte mbirë bari ngaqë nuk para e shkelnin shumë veta. Ata që e shkelnin ishin të rrallë, ose emigrantë ose hallexhinj, ose të dyja si puna ime. Emigrante dhe hallexheshë. Dhe e frikësuar nga vampirët e krijesat e natës që mund të ngriheshin nga uji i zi i lumit poshtë këmbëve të mija, ose të më kërcenin nga degët e çmendura plot gjemba.

"Kush nuk ka kokë, ka këmbë." vazhdonte toka eksperte. "Dhe çizme me taka me baltë që fusha nuk i kupton. Ia ke bërë shpirtin copa-copa fushës së gjorë me takat e tua. E ke shpuar deri në palcë."  Pse dhe hallin e fushës duhej të qaja unë? "Ta qash që ç'ke me të." hakërrehej toka. "Sepse ti e di shumë mirë që planet nuk të dalin kurrë. E di që nëse vendos të rrish e të humbësh autobuzin e fundit, do të kthehesh në shtëpi në këmbë, duke e coptuar fushën e gjorë me takat e tua të lodhura e të ndërkryera, e duke e mallkuar baltën e pafajshme që të ze shkëlqimin e çizmeve."
 

Fatmirësisht pashë dritaret e mia, të ndriçuara e të shndritshme që më buzëqeshin andej tutje. Shtrëngova gjuhën pas dhëmbëve dhe nxitova hapin, se toka ishte kudo e njëjtë dhe do të ma mbante përsëri peshën të nesërmen, e udha e fushës mes dy kodrinave do të më sillte përsëri në shtëpi kur ai të më harronte edhe një herë tjetër. Së bashku me çizmet e mia të kuqe me shkëlqim e taka të zhytura në baltë.


 

nga Selfmaderadio

 

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe, pse m’u kujtua pikërisht tani kjo shprehje e filozofit. Dëngla, bërtita me zë të lartë dhe hodha sytë instiktivisht përreth se mos më kishte dëgjuar njeri. Ndjeva nervozitetin të më shtypte venat. Njerëzit flasin dengla dhe pastaj i shesin për filozofi. Domosdo, për sa kohë dikush i ble ato. Fërkova duart, shkroqa trupin dhe zbraza mushkëritë. Avulli i ngrohur ca nga trupi e ca nga gjaku i ndezur u vendos midis fytyrës sime dhe të ftohtit si shtresë izoluese.

Jo, more njeri, jo. Jo vetëm dy kodra nuk janë njësoj, por edhe dy fusha nuk janë njësoj. Bile, edhe e njëjta fushë nuk është njësoj gjithmonë. Në verë, kjo fushë e shkretuar nga i ftohti e me cipë bryme sipër ishte plot me jetë, të ftonte në jetë; tani është thjesht një fushë që të kall datën. Edhe njerëzit nuk janë dy njësoj. Sidomos femrat. Këto nuk janë njësoj as brenda të njëjtës ditë.

E çfarë kupton ti nga femrat, - thotë ajo me nëncmim, lidh duart përpara gjoksit, më kthen kurrizin, shkon tek dritarja dhe drejton vëmendjen në horizont, atje ku ngrihet kodrina e vetme e qytetit. 
Cfarë kuptoj unë nga femrat? Nuk më interesojnë femrat, më intereson ti. 
Ok, ok, këtë pjesë e ke mësuar mirë, - pergjigjet ajo, duke kthyer vetëm kokën në drejtimin tim, - Domosdo, dhjetë vjet bashkë. Por nuk funksionon. Jo më, - dhe i rikthehet përsëri kodrës së saj.

Ja ku u vendos përsëri muri, apo duhet të them më mirë kodrina, ok, kodrina, njëra nga kodrinat që na shfaqen herë të vogla e herë të mëdhaja midis nesh. Apo, duhet të them më mirë, shfaqet para meje. Apo, më mirë, ma vë ajo përpara. Unë ngelem përpara kësaj kodrine dhe e vështroj me sy të çakërdisur: pa e kuptuar asnjëherë se pse erdhi e si mund ta pushtoj.

Nuk mund të më sqarosh më tepër? – i drejtohem duke zbutur zërin. Zëri im i zbutur ka këtu funksionin e një dore të shtrirë për paqe. Ajo kthen vrullshëm bashkë me kokën edhe trupin, hap sytë, hap krahët, shtrin duart me gishtërinjtë e tendosur si piruna në drejtimin tim dhe bërtet: 
Të të sqaroj më tepër? Të të sqaroj më tepër? U bënë dhjetë vjet që mundohem të të sqaroj. Dhjetë vjet. Jam lodhur. Nuk mundem më. Nuk dua më. Mori fund. Fund. 
Më thuaj, me çfarë të kam mërzitur. E kuptoj që je acaruar dhe më vjen sinqerisht keq. Në këto dhjetë vite, besoj, edhe të të kem treguar se nuk ka qenë kurrë qëllimi im të të merzis; nëse, e kam bërë në mënyrë të pavetëdijshme. 
Ti nuk e di se me çfarë më ke mërzitur? Ti nuk e di se me çfarë më ke mërzitur? Dmth, unë jam e çmendur? Unë e shpik vetë mërzitjen?

Sytë e saj kanë kërcyer përjashta si pufka, damarët janë fryrë deri në pikë kritike, zëri është ngritur në kupë të qiellit. Me siguri, filozofi sipër nesh është duke mbajtur vesh. Ec e duroji filozofitë e tij. „Lumturia është iluzion, miku im. Kur kërkojmë lumturinë tek tjetri ne thjesht kërkojmë materializimin e iluzioneve tona, dhe i bëjmë kështu burgun tjetrit. Burgun, miku im, burgun.“

Burg, dëgjoj veten të flasë me zë të larte. 
Cfarë? - shqyen sytë ajo, - Ti guxon të thuash burg? Ti guxon të thuash burg? Ikën me hapa të shpejta drejt dhomës së gjumit dhe mbyll derën duke e përplasur me sa i ha krahu. Unë mbyll instiktivisht fort sytë dhe shtrëngoj supet drejt qafës. Kodrina para meje është bërë më e madhe. I afrohem dritares dhe ja ngul syte kodrinës në horizont. Mbrapa shpatullave ndjej ngashërimet e saj që vijnë nga dhoma e gjumit. Nuk më bëhet të shkoj e ta qetësoj. Ndihem shumë i rëndë. Ajrin e ndjej edhe më të rëndë. Më hipën një dëshirë e zjarrtë ta pushtoj kodrinën në horizont. Vesh xhupin e trashë dhe nisem.

Sa kohë kam që eci përgjatë kësaj fushe të shkretë? Nuk e di, kam humbur konceptin e kohës. Ndalem dhe kontrolloj telefonin. Hic. Hedh sytë përpara. Kodrina është shumë afër. Fus telefonin bashkë me duart në xhep.

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë, thotë filozofi – them dhe ngërdheshem, - Dëngla, miku im, dëngla. Dhe filloj të eci me hapa të shpejtë.


 
 
nga Hurbinek
 

TRE PIKA

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe... nga do t’ia mbaj. Sepse ngado që të shkoja, njëlloj e kisha. Nuk më ka interesuar ndonjëherë të di ku po shkoj, por si të shkoj. Madje kjo është për mua ajo gjëja e frikshme që e quajmë jetë. Askush nuk e di çfarë ka në fund të rrugës, por të gjithë bëjnë kujdes dhe trazohen dhe përpiqen që të shkojnë sa më mirë. U ndala. Përpara meje, një fushë e pafund. Rruga mbi të cilën ecja humbiste në horizont. Asnjë mal, asnjë kodër, asnjë zabel. Duhet të ishte korrik, gruri ishte i pjekur tashmë. Rruga ishte e pluhurt, rrëshqitëse, mbytëse. U vura për udhë, me një fishkëllimë melodie në buzë, një tingull i largët i rrasur thellë në kujtesë. Për një qingj të butë.

Papritur, sytë më zunë një vizë që paralajmëronte praninë e një hullie e cila e priste udhën në kryq. Duke iu afruar, jo pa njëfarë droje, vura re se ishte një udhë tjetër, edhe kjo pa fund, pa cak, që merrte pingul me udhën time. Ndodhesha në një udhëkryq. U ndala. Është veti e udhëkryqeve kjo që të të bëjnë të ndalesh. Udha e re ishte po aq e gjerë, po aq me pluhur sa ajo mbi të cilën isha. Nga do të shkoja unë ? Do të ecja drejt, duke ruajtur të njëjtën përplasje mendimesh e të njëjtat kujtime mbi qingjin e butë që rri mendueshëm ? Apo truri im do të ishte aq në gjendje të duronte një orientim tjetër, të ri ? Por nëse ai mundej, atëherë nga cila anë, majtas apo djathtas ? Mora djathtas.

Përnjëherë, melodia e qingjit të butë ia la vendin një ritmi tjetër, që turbull më kujtonte historinë e dikujt që hedh valle në gojë të ujkut. Eca. Eca. Pa u ndalur. Mirë. Kjo s’përbën ndonjë gjë të veçantë për t’u shkruar, të ecësh, kjo është njëlloj si të mos bësh asgjë. Atëherë po ndalem këtu dhe po gërmoj pak në rrudhat dhe skutat e trurit tim.

Gjendem në fshat. Jam i shtrirë në shpinë, kundroj qiellin. Është i ulët, retë e bardha ia shtojnë ende më shumë kaltërsinë. Një re e bardhë, e stërmadhe sa një shtëllungë leshi në furkën e gjyshes sime, vjen ngadalë dhe më kalon përsipër. Format e saj ndryshojnë hap e mbyll sytë dhe aty arrij të shquaj fytyra njerëzish, kafshë, djaj, dhe vetë Zotin, apo më mirë atë që më pëlqen ta përfytyroj ashtu. Nuk kam frikë, ndihem mirë. Qingjat kullosin në krah, nuk largohen, më njohin mirë. Jam njëri prej tyre. Mbyll sytë dhe mendoj : sa mirë. As vetë nuk e di ç’është kjo mirë, por thjesht provoj një ndjenjë plotësie. Dielli është ngjitur në zenit dhe duhet të kemi kaluar mesditën. Nuk do të vonojë shumë dhe gjyshja do të më thërrasë. Është koha e drekës.

Gjatë ngrënies, gjyshja ndalet herë pas here dhe kujtohet. Më thotë, ha, ha, ka mjaft. Jetoj vetëm me gjyshen, ajo nuk ka njeri tjetër veç meje dhe unë nuk kam njeri tjetër veç saj. Ne jemi gjithçka për njëri-tjetrin. Prindërit e mi jetojnë diku, në dy vende të ndryshme, por nuk i shoh asnjëherë. Nuk e di përse. Jam ende i mitur dhe nuk i kuptoj këto gjëra. Gjyshja nuk më flet asnjëherë për këto. Por as unë nuk e kam pyetur, mbase ngaqë një fëmijë nuk ka nevojë asnjëherë për përgjigje, pyetjet e ngatërruara i vlejnë më shumë.

Hamë drekë. Gjyshja më pyet nëse më flihet gjumë. I them që jo, se do të shkoj sërish në lëndinë dhe do të shtrihem atje. Gjyshja më sheh mëdyshtas dhe ngrihet. Dal në lëndinë. Shtrihem. Retë janë gjithmonë aty, gjithmonë të tjera, gjithmonë të reja. Qingjat, po të njëjtët. Atyre iu pëlqen të kullosin në praninë time, ngjaj me to, jam një qingj. Mbyll sytë. Vë dorën mbi ta. Terri vjen të futet përmes syve dhe më pushton gjithë trupin. Është kaq e vështirë të jesh në terr. Por më flihet.

Shoh një ëndërr, pothuaj të njëjtën që e shoh gjithmonë. Jam në një fushë të madhe, në një kryqëzim udhësh, po aq të drejta, të pafundme dhe të pluhurta. Jam vetëm, fusha gjithashtu. Nuk ka asnjë shoqe, kodër, apo asnjë shok, mal. Jemi vetëm për vetëm. Unë tek ajo, ajo tek unë. Nuk di nga të shkoj, atëherë ulem dhe mendohem. Shoh dy silueta të largëta që fillojnë të zmadhojnë ngadalë. Janë dy njerëz, secili mbi udhën e vet. Një burrë dhe një grua. Vijnë nga dy udhë të ndryshme, pingule. Afrohen. Mundohem t’i njoh. Por nuk më kujtojnë asgjë. Nuk i kam njohur kurrë prindërit e mi. Ata afrohen, kryqëzohen dhe, pa u ndalur, vazhdojnë udhën në drejtimin e nisur, duke ndenjur gjithmonë pingul. Pas pak, kryqi i stërmadh i ha të dy.

Zgjohem. Dielli ka rënë tashmë, është në të perënduar. Qingjat janë aty, më vështrojnë, ulin kokat dhe rifillojnë baritjen. Është koha të ngrihem. Gjyshja më pret.


 

nga Spiritus

Nuk ka dy kodrina të njëllojta por ngado mbi tokë fusha është e njëta.Dhe po ecja në një udhë fushe.Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe,nëse do të arrija ende pa rënë muzgu.

Materia e ngurtësuar në kacube, drurë,  gjethe dhe  fije bari ishte aty prej mijra vjetësh, e pagojë dhe indiferente. Ndjeja vetëm zhurmën e hapa dhe qetsinë që më përplasej me brutalitet   nga të gjitha anët. Kisha kaluar një natë pothuaj pa gjumë  dhe nuk doja të mendoja më asgjë.Doja thjesht të isha  një trup që lëviz në këtë peisazh , në këtë udhë të krijuar enkas për të shkuar atje.

Njoftimin e mora vonë në mesnatë.Sytë po më mbylleshin por përtoja të cvendosesha në dhomën e gjumit. Kur befas tringelliu zilja e telefonit. Zgjata dorën me përtesë dhe kumti  i ardhur nga  larg u derdh si helm në të gjithë qënien time të ngrirë.Prej asaj nate, telefonatat në orët e vona më janë vetëm ankth.

  Qielli ishte i vranët dhe shiu mund tja behtet nga casti në cast.Trillet e motit në fundvjeshtë janë gjëja më e  zakonshme. Si  ndryshimet e paparitura  të humorit të   femrave në menopauz. Befas e tërë qenia ime u drodh  nga kafshimet e bishës te rizgjuar brënda meje.Imazhe të fundosura  prej kohësh në kujtesë,  copëza bisedash, britma dhe  fjalë  u gjalleruan të mbivendosura në mënyrë kaotike.Përse duhej të ndodhte  gjithe ai keqkuptim? Nga vinte  ai helm fjalësh të derdhura pamëshirë nga ajo që dikur  ishte ngushellimi im i vetëm?

Kohët e fundit e kisha tepruar ca  me alkolin  por , tek e fundit, edhe asaj i pëlqente ai moment kur, ndërsa e përqafoja për ti kërkuar ndjese, nga hiri  i dënesave të saposhuara, prushëronte  zjarrmia  i një epshi  të ri. Pastaj ashtu shtrirë në gjysëmerrësirë  unë i shpjegoja se shpirti është kaq i pakufishëm në dëshira, ndërsa mundësitë  janë kaq të kufizuara.Eshtë ky kufizim, kjo rrjedhë monotone brenda kufijve të së mundurës   që e kthen shpirtin në një mocal.Një mbrëmje teksa flisnim për kuptimin e jetës ajo më tha:E ke pyetur ndonjeherë veten: po sikur kjo të jetë dita e fundit e jetës tënde?  Cfarë vlere do të kishin zënkat, qejmbetjet,meskinitetet dhe gjykimet cinike? 

Femra   është një  mister me fytyrë ëngjëlli.

Ashtu mu cfaq atë moment kur ishim në qiell. Aty nisi gjithcka.Ndoshta kishte ardhur casti kur shpirti vihet në provë. Nuk e di. Ajo që me habit është lehtësia me të cilën fati na tërheq në kurthet e së panjohurës.Një shkëmbim vështrimesh, biseda  për destinacionet tona dhe  buzeqeshjet, si bixhu të vyera në atë kotësi fjalësh.

Kur zbritëm në aeroportin e ndricuar nga neone ëndrash,ne kishim bekuar ngjitjen në kryqin e dëshirave. Pa fjalë klishe, pa gjeste të tepërta. Fryma e dashurisë deperton  si puhizë. Agape. Eros.Rrokullisje e verbër në honin e dëshirave. 

Qënia jonë merr kuptim vetëm kur emocionet tona i ndajmë  me dikë. Vjen një moment dhe  shpirti i tejmbushur kërkon   të zbrazet   në një shpirt tjetër.Kjo e bën të pashmangshme të jemi dy.Këtu fillon dashuria .Ndërsa ku fillon shterimi  i saj, këtë se kam kuptuar.  Shtysat vijnë  nga jashtë apo janë brenda nesh.? Diku kisha lexuar se shqetsimet vijnë nga larg, janë zëri arketipave të zanafillës...

Krokama e një korbi më nëpërmëndi. Anës rrugës drurët e zhveshur prehen  në kotësi. I kam zili gëmushat që nuk thonë asgjë. Më dukej mjaft cinik fakti që ajo që kishte ardhur në jetë nga një pakujdesi, ikte përfundimisht prej saj nga një aksident.

 

Tutje në fushën e zbrazët dëgjoheshin zëra.

Askund dy  kodra nuk janë njelloj. Ashtu sikurse  edhe dy shpirtra.

 


nga Ana. H

Nuk ka dy kodrina të njëllojta, por ngado mbi tokë fusha është e njëjtë. Dhe po ecja në një udhë fushe. Pyesja veten, por pa ndonjë rëndësi të madhe, në mos vallë ai manastiri atje përtej do t’ ish i volitshëm për paqen e shpirtit tim?
Pa ndonjë rëndësi të madhe?! Cili, manastiri apo paqja e shpirtit? Apo të dy tok tashmë nuk kishin më asnjë rëndësi?
Për herë të parë, e pata parë e vizituar atë manastir në shoqërinë e ca njerëzve gazmorë, a ndoshta asokohe më qe mbushur mendja se dhe unë bëja pjesë tek njerëzit që e jetojnë jetën si t’u vijë, që u thoshin bujrum të mirave dhe të këqijat i kalonin fol e qesh, thuajse të pamposhtur.  Them më qe mbushur mendja, sepse përgjithësisht jam një krijesë frikacake, e dobët, që fshihem pas fijes kashtës, mjaft të mos lëndohem. Të paktën, kështu jam tani dhe nuk  e di nëse vërtet kam qenë kësisoj dhe asokohe, apo ngjarjet që erdhën më pas, e që ndryshuan krejt rrjedhën e jetës sime më bënë të tillë. Po ç’rëndësi ka si kam qenë asokohe? E rëndësishme është që ai manastiri atje përballë, ngritur në atë ishullth të vogël, krejt të gjelbëruar, mes qiparisash, me një emër fort të bukur, që qëndron krah për krah me një tjetër ishullth, pakëz më të vogël, por krejt i kundërt me të parin, pa një hije peme gjëkundi, me ca shkurre thatanike tek-tuk, shkrep e shkëmb, shkreti e strall anë e qoshe, po më grish.
Tash, e gjendur përballë tyre, më këtë anë të detit, ku toka e tharë, e zbardhur vende-vende nga kripa, e zhuritur dhe e çarë nga thatësia, me një bimësi rrjepacuke e të pluhurosur, rrekem të kuptoj se pse jam shndërruar në hije të hijes sime dhe... të marr një vendim.
Unë dhe hija ime... që dergjet superënë nën këmbët e mia, herë para, herë pas meje, herë majtas e herë djathtas, shtrohemi shpesh në biseda të gjata me njëra-tjetrën.  Duhet thënë që hija ime është një llafazane e bezdisshme, një grua e dalë mendsh, që s’i mbyllet goja kurrë, madje dhe kur biem në shtrat, të dyja të përqafuara, ajo vazhdon dërdëllit për ca ëndrra, për ca plane, për një dashuri të re, për një flirt që mund të kish ndodhur sikur unë të mos isha treguar aq noprane, për... gjepura pa fund, me një fjalë! Kur e kur, mundohem të mos ia vë veshin, e lë në sfond dhe e zëvendësoj me zhurmën e televizorit, por ajo ka një këmbëngulje të habitshme, kokëmushkë e pandreqshme.
Natë për natë, më duhet ta vë në gjumë duke i lexuar historira nga më të ndryshmet. Me të mbyllur sytë ajo, unë lëshoj librin në dysheme, shuaj dritën, e shtrihem me shpresën e mirë që Dashtë Zoti, ajo nuk do të ngrihet në zemër të natës, e lemerisur nga makthet dhe haluçinacionet.
Po sot, këtu përballë kodrinave, edhe asaj të marrës i janë sosur fjalët, është nemitur krejt. E unë s’jam mësuar me kësi vetmie shungulluese.
- Hë, - i them, - si thua, sikur të mbylleshim atje? – ndërsa bëj me kokë për nga manastiri. - E di, ka dhe një emër fort të bukur ai manastir, quhet Manastiri i Hyjlindëses, mandej përfytyro ç’kënaqësi do të ishte të qëndronim atje, në heshtje, duke soditur ikonat dhe afresket, do të ndjenim kundërmimin aromëmirë të temjanit, do të vështronim lojën lozonjare e drithëruese të dritës së qirinjve, do të luanim kukamçehtas me fashat e dritës që hyjnë nga anijatat... mandej gjelbërimi i natyrës... qiparisat, deti nga të katra anët...
-E sa do të rrimë atje? – më pyet hija ime me një zë të mekur.
-Sa të jetë jeta, - gjegjem sakaq dhe në çast vetëm nga ideja kurmin ma pushton një prehje e pafund, thuajse një blatim hyjnor të kish zbritur nga lart.
-Sa të jetë jeta? – përsërit ajo me një mërmërimë tmerri dhe dridhet. Dridhjen e saj më tepër se e shoh, e ndjej kur më përfshin këmbët dhe bëhem akull gjer në majë të flokëve. Kthej kokën, ajo qe tkurrur e mpakur, si një plakë gërmuqe.
-Ç’pate? - e pyes, - nuk të pëlqen? Aty do të jemi të sigurta, do t’i kalojmë të qeta, pa patur frikë nga asgjë këto ditët e fundit që na kanë mbetur dhe sytë më marrin një shkëlqim thuajse marrok. E harroj për pak hijen time, por pas krahëve dëgjoj një kuisje të lehtë, si të një koneje ledhatare.
- Nuk... do të shohim.... më njerëz...? Nuk... do të dalim më... të shëtisim udhëve të qytetit dhe... dhe...  në ditët me shi të luajmë në pellgjet e ujit? Po nëpër festa nuk do të shkojmë më? Po ti më premtove që do të udhëtonim kudo nëpër botë?!   Po me shoqet tona nuk do të takohemi më? Po borën që unë s’e kam parë asnjëherë? Po Dashurinë... dashurinë nuk do ta njohim dot më?  – vijonte ajo me pse-të e saj të pasosura dhe unë u habita sesi zëri i saj nga një angullimë e dënesje po shndërrohej gjithnjë e më tepër në një klithmë të thekshme dhembjeje. Edhe unë u përkula më dysh nga dhembja. Në fakt, ato qenë shpeshtuar shumë kohët e fundit dhe hapjet me grushta që merrja, nuk bënin gjë tjetër veçse më shtonin dozat e nervozizmit para se t’i pija, që pasoheshin nga topitja e trupit  dhe e mendjes, po ku do t’ia dijë hija ime tullace! Ajo do festa! Do miq! Do hare! Do jetë!
Ndërkaq, muzgu ka rënë, hëna e plotë me një shkëlqim meit, që kur e kur nxjerr krye mes reve të zeza, lëshon hijen e saj rrethore mbi dy vëllezërit ishuj. Nga njëra anë manastiri me emrin e paqtë të Hyjlindëses dhe qiparisat, që tashmë ngjajnë si katallanë të frikshëm e fantazmagorikë dalë nga legjendat e përrallat, nga ana tjetër, ishullthi shkëmbor, i pabimësi, që ngrihet si murg deti dhe unë përballë tyre mbi urën e drunjtë. Pas meje, hija më thërret drejt dritave të festave.

60 Komente

Përgëzime për këtë temë dhe krijimet në të. smiley Dua të shtoj vetëm këtë: Shyqyr më në fund që i erdhi mëndja mëndjes së peshkut për të gatu ndonjë gjë.

Finis, ben vaki dhe dalin endrat smiley

Fjalite jane shkruar enkas aq te gjata apo ceshtje stili? Sidomos me bie ne sy paragrafi 8 ku fillon me: Jo, jo....

Komentet e tjera kur te mblidhet asambleja e koop. smiley

smiley ne fakt e nisa ta beja me nje fjali te vetme dhe pa paragrafe fare, por e kuptova qe ne ekran do t'ishte e sikletshme per t'u lexuar, keshtuqe zgjodha ta ndaja ... Te flm qe e lexove smiley

Ishte kenaqsi. Tani qe ta kuptoj gje a gjezen. tregimthet do jene te gjitha me temen e erosit apo futja s i te vij per mbare? Di gje ti ?

Po jo mo Spiritus: si te duash ti e ben... I vetmi kusht eshte te nise me ato dy fjalite e para me kodra dhe fusha...

OK, nja dy fjale keshtu, thjesht :

Me vjen jashtezakonisht mire qe funksionoi. Shpresoj te kete dhe te tjere. Mbase perzihem dhe une ne kete mesele. Por te shohim.

Do t'i lexoj te gjithe me radhe, nuk me ka rene shume kohe, por do t'i lexoj pa perjashtim (megjithese me ç'kam pare e ç'lexoj nga te tjeret, kane bere pune te paqme). Komentet, me vone.

Dhe ne fund do t'ju jap dhe autorin dhe tekstin nga jane shkeputur keto dy fjali.

Falemnderit.

Dikush ka thene..A smile is a light in the window of the soul indicating that the heart is at home...

Me kenaqesi nje buzeqeshje pjesmarresve ne kete eks.letrar...!

mu duken jo keq shumica e shkrimeve. jo kushedi sa interesante por te shkruara mire. me terhoqi vemendjen subjekti interesant i shkrimit te L.Kodra. i hasur  jo rralle edhe ne kinematografi dhe teater. interesant por sipas meje i realizuar dobet nga L.K.

e cfare ndodhi me pas, per te cilen nuk  ishte pishman personazhi i shkrimit? nqs  ajo qe ndodhi me pas  e per te cilen nuk eshte  pishman eshte  vdekja  e motres, bie ne kundershtim sepse ne fjaline e mepasme personazhi thote qe ah te mos kish vdekur. ateher cfare te jete ajo qe ndodhi  e qe megjithate ai nuk eshte pishman? na thua qe ajo qe ndodhi  jo vetem ndodhi por ishte edhe mekat. pervec aktit seksual me te motren nuk di ndonje mekat tjeter te mundshem ne ato rrethana qe pershkruan LK: i eshte zbuluar gjoksi i ngrohte dhe pa sytiena i motres dhe i preket  me dore nga i vellai dhe pastaj "ajo qe ndodhi me pas".

fjala mekat  duket e futur me shume dert, edhe  perseritja  qe i behet dhe perpjekja fallso per te intriguar mendjen e lexuesit  me ate fjaline "nuk jam pishman per cfare ndodhi me pas".

incest? mundet. ka ndodhur,ndodh e do te ndodhe dhe jo te gjithe kane perfunduar neper cmendina, suicide apo te dermuar nga guret e njerezise. por menyra me te cilen  e shkruan LK duket e ngutur dhe cheap. ke dhene nje vajze te re qe se shpejti  do vdesi nga tumori i gjirit. nje cast sublim per te dy. vdekja afron asaj. motra e vetme po i vdes  atij. te dy jane te rinj. gjiri lakuriq i se motres  e ka futur ne ngasje vellamin qe nuk vjen nga ndonje legjende. pikerisht se nuk vjen nga legjendat  incesti duhej  aluduar ne menyre me "dinjitoze" nqs ka ndonje dinjitet moterqirja. por une nuk besoj se ne castin kur ai prek gjirin e se motres   dhe ndjen masen e madhe tumorale ne ate gji dhe pasi e motra i rrefen se "po vdes" edhe njeriu me pervers te ishte nuk do shtyhej ne ngasje nga ato rrethana. duke perjashtuar perdhunimin to  f.ck your own sister ne ato rrethana  duhet nje  kusht: te dy e deshironin incestin, seksin mes tyre si flakeza e fundit e jetes per ate qe po vdiste dhe keshtu i mbeturi  gjalle do te kishte deshmitar  vec memorien e tij me vone per ate incest. ketu do sugjeroja qe  te treguarit e ketij subjekti duhej bere ne vete te trete  dhe jo ne te paren sepse duket sikur  heroi  me mburrje e ndan mekatin e tij  incestual me te tjere dhe kjo e ben so cheap motren e tij ne sy te lexuesit  dhe ja heq edhe ate alibi  qe mund te kete para lexuesit se "motra  donte vete, e kerkoi vete, dhe une nuk mund te refuzoja deshiren e fundit te dikujt qe po vdiste" nqs  ka qene incesti mekati qe permendet ne shkrim.

nje kompozim kokeposhte  i ketij shkrimi mund  te  jepte efektin e duhur:fillohet me faktin qe ka ndodhur incest, aludohet per kete gje  ne te njejten menyre qe eshte  aluduar te ky shkrim i LK, pastaj te jepet detaji qe motra  eshte e semure me nje tumor ne gji qe askush nuk e di vec saj dhe ia beson vellamit kete sekret etj.  lexuesi do  te shokohet fillimisht por ne vazhdim do intrigohet te kuptoje anen  njerezore  dhe jo moraliste te ceshtjes, te incestit dhe keshtu krijimi  ja arrin qellimit duke e futur lexuesin ne nje labirinth pikpyetjesh pergjigjet e te cilave  edhe nqs nuk do mund ta veshin me moralitet  incestin do i japin se paku nje alibi me dinjitoze vellamit sa here qe te kujtoje mekatin e tij me te motren, e po keshtu edhe lexuesi do kete alibine e tij per te mos menduar edhe aq keq per vellamin moterqires. por ky kompozim kokeposhte kerkon kellqe te behet. ndofta mund ta lesh sic eshte te pandryshuar  por  te hiqet aludimi mekator  dhe incestuoz dhe krijimi ben kuptim pa rene ne artifica dhe fallsitete.  detaji qe gjoksi ishte pa sytiena  dhe i ngrohte eshte i mjaftushem per te ngacmuar dhe provokuar ne masen e duhur fantazite intriguese nqs ky ka qene qellimi i aludimit te incestit me perdorimin e fjaleve te tjera "mekat" dhe "ajo qe ndodhi me pas".

u zgjata shume fare dhe ndofta nuk bera nje arsyetim letraresk te hajrit sepse nuk ia them fort  per kesi  pune, por vetem nje advokacy probable subjektive dhe pragmatiste te djallit ne baze te shkrimit  te paraqitur.sinqerisht mu duk shume bullshit mendjelehtesia me te cilen  autori me mendjen e tij dhe gojen e personazhit perpiqet te paraqese  incestin me motren  si dicka  e natyrshme, "buke e djath". paaftesia e autorit per te depertuar  thelle   artistikisht  dhe psikologjikisht subkoshiencen  e  lexuesit deshton: penetrimi eshte i ceket dhe mbetet  siperfaqsor dhe pa mundur te depertoje koracen e moralitetit te njeriut, koshiencen e tij.

LK,psikanaliza ka shpenzuar mijra faqe, qindra volume  dhe me shume se 100 vjet studime mbi psikologjine e incestit kurse ti me kete shkrim na e ofron incestin  lehtesisht me nje fjali te vetme  thua se behet fjale per  nje baxhelle  rrugesh qe e kemi ne dore kur te duam dhe jo per  ate  qe quhet  MOTER. U be mooti mullar  dmth.

The Next, edhe interpretimi jot qendron sepse Luli i skices nuk rrefen asgje, thjesht flet per nje mekat, por jo se cfare mekati.  Eshte bere me qellim permendja e shpeshte e mekatit, por jo tregimi i mekatit, ne menyre qe t'i lere dore te lire lexuesit te lexoje jo vetem ate qe i jep autori, por edhe ate qe sjell vete. Une s'kam ndermend t'a interpretoj he per he, sepse do e konsideroja imponim ne lexim, gje qe do shkonte kundrazi qellimit te skices. Ajo eshte aty si udhezim xhazisti. Ti lexon ate qe eshte, dhe interpreton ate qe do.

kjo qe thua  ne lidhje me interpretimin  do kishte kuptim nese do kishte disa variante te mundshme interpretuese  dhe ti si autor do "luaje" me kete  puzzle apo loje pasqyrash. por  une nuk shoh asnje interpretim tjeter logjik ne baze te asaj qe ke shkruar ti si autor vec incestit.

me ndrico cik te lutem se ndofta nuk shoh mire nga syte. me jep sikur edhe vetem nje menyre te dyte interpretimi  me qellim qe ti japesh nje mbeshtetje dhe baze pretendimit tend te mesiperm. vetem te lutem qe kjo menyra e dyte  interpretuese qe mund te sjellesh  te mos jete si ai tipi qe pasi ia hoqi edhe mbathjet asaj femres  ne vend qe ta shkepte, u hoqi lllastikun  mbathjeve dhe doli te vriste zogj. e di besoj kete anekdote.mos me thuaj qe nje mekat te tille beri edhe Luli  yt.

Next, do te te them vetem kaq. Nuk ka dy lexime te njellojta, por nga do mbi tekst shkrimi eshte i njejte. smiley

nuk jemi te filozofia ketu LK ku  hidhesh dege me dege me sofizmat dhe teorite e te tjereve dhe duke perfituar nga bujaria ime.  shaka kjo.

jemi te letersia dhe tu be nje kerkese  konkrete mbi shkrimin tend qe ka buruar nga perroi yt psikik: ti si autor ose cilido tjeter lexues te sjelle nje interpretim tjeter  vec atij incestuoz nga shkrimi yt. pra me sill leximin tend  te ndryshem  nga ai qe i bera une, meqe nuk ka dy lexime te njellojta ( shume klishe e vjeter kjo shprehje-as per alibi nuk ben dot ne disa raste  si ky i ketushmi). kur them ti nenkuptoj edhe lexues te tjere te atij shkrimi. vec  mos i jep Lulit  tend mbathje neper duar   se do na vrase zogj e do mbushemi me pupla. me mire jepi nje pale tullumba te grisura  dhe po ne bujari e siper mund te te therrasim Migjen. upsssss  edhe Migjeni e preferonte fjalen incestuoze. dolet kushurinj me duket.

na lejohet besoj  edhe  cik humor pa te keq

 

 

 

Ragazzi,

nuk i kam lexuar ende ( rrup-sup! shefat me rrine mbi koke si xhebraili smiley  por me pelqen nisma e shkelqyer.  Quasi-quasi... Jo, jo, nuk ma mban te krahasohem me ju. smiley

as mu

as mu smiley

inshalla nuk zihen dhe ketu thuj smiley 

Gati te gjitha tregimet kishin artin dhe mesazhin e tyre, diku me pak, diku me shume, diku turbullt, diku me aluzione. Megjithate ai tregimi me qenin, nga Melard, me pelqeu me shume per shkak te humorit.

Per administratoret; pse nuk na lajmeroni dhe neve te tjerve te bejme nga nje tregim te tille, e ta vendosni ketu siç keni vendosur keto tregimet ketu. Apo keni filluar ti ndani peshqit; ca te nenes e ca te njerkes.   

Lulian K, që ajo pjesë është e jotja do ta kisha kuptu edhe pa nick-un përsipër. Të shkruarit tuaj,  (gjej rastin te them se i kam lexuar mire poezite gjithashtu) ka një lloj ndjeshmërie thekëse. thumbs up. 

Pse kaq qetesi ne kete teme ? Ketu ka krijime te bukura, me sa gjykoj une. OK, po i them dy fjale, pa pretendime :

Gje e mire kjo qe te shkruash kur s'te vjen te shkruash. Sepse kjo ndodh shume rralla dhe gjerat e rralla vlejne shume shtrenjte. Por mendoj se, te pakten ata qe kane derguar tekste ketu, te thoshin dy fjale per krijimet e njeri-tjetrit. Si e ku e qysh.

Psh, une do te veçoj tregimin e Melardit. Per mua, shume i bukur, ka nje ritem te çmendur. E rrefyer bukur, te mban pas vetes. Ndonje filozofi qe del tek-tuk, del pa shume zhurme, pa buje. I eshte meshuar me shume ngjarjes. Mbase ngjarja na e thote vete filozofine e saj. Lexohet lehte, kuptueshem, dhe perjetueshem.

Dy fjale dhe per Finisterren : me duket rrefim i paster, nje zoterim i mire i mjeshtrise se te shkruarit. Sigurisht qe "nyja" e rrefimit nuk eshte aq e panjohur apo e pashkelur, por menyra si e ka sjelle, rrefyer, te ben ta lexosh si diçka te re. Zhvendosjet ne kohe, mendoj se i ka te qelluara. Shume e bukur koha mese e kryer (kisha bere).

Do t'i them nja dy fjale dhe per selfmaderadion, dhe per Bleten, meqe sipas te gjitha gjasave, pena femerore me pelqeka me shume. Por pak me vone, kur t'i kem rilexuar edhe njehere.  

Kur dy fjali plus  nje gjysem (e paperfunduar ) u propozuan si pikenisja e nje tregimi, pata nje parandjenje  se prurjet ne mos te gjitha, nje pjese e mire, do te vertiteshin rreth klishese une dhe ajo/ai dhe brenda ketij raporti variacionet mund te jene pa fund.Ndoshta kete ndjesi ma paralajmeruan ato dy kodrinat.

Kete "klishe" e shikoj ne prurjen e Lost, Finis, Fh, LK,Merald, Jerusalem, Self kurse  Hurbi ka sjelle nje thyerje goxha interesante sepse narratorin (bariu vogel kuptojme ) e ka vendosur ne nje situate "te jesh atje" dhe raporti i tij  me qiellin, fushen , qengjat, gjyshen perceptohen me njelloj naiviteti feminor prej nga perftohet  nenteksti.  

Pasazhi i dy kodrave te ndryshme dhe fushes se njete, nga menyra si eshte konceptuar , te ngacmon dhe te grish per meditim. Kete e gjej vecanerisht ne tregimin e SELF dhe me te terthote tek HURBI.

Self "dy kodrat" i kthen ne pjese organike te meditimit rreth raporteve ai-ajo dhe e gjej mjaft te natyrshme metaforen e "kodrave" te moskuptimit (te cilat ne raste te tjera i emertojme  "mure&quotsmiley qe ngrihen mes nje cifti.Mesazhi percillet permes atmosferes se ndere te ciftit ,atmosfere e dhene me penelata te shpejta dhe aq sa lejojne  caqet e nje tregimthi. Narratori ka nje lloj neverie  dhe perqeshje per filozofimet boshe te cilat jo rralle i marim si klishe per te shpjeguar dometheniet e shqetsimeve  tona.Edhe gjuha artistike eshte  e perpunuar dhe ne funksion te situates psikologjike.

Finis luan me endren brenda endres.Pasi e lexova persedyti, kuptova se stili i fjalive te pashkeputura nga njera tjetra percjell mjaft bukur  gjendjen ne jerm, njelloj viskoziteti ashtu sikurse rrjedhin ngjarjet ne endera.

Nese Self ka vizatuar nje femer e cila ndjehet e burgosur dhe kerkon te clirohet nga nje raport i konsumuar , Finis permes endrres (deshires ) brenda nje  enderre, na ngacmon idene se shpirti i nje femre gjithmone mbetet ne tentativen e nje "tradhetie" Sepse ne zanafillen e krijimit,  femra ka qene nje "Hetere" kurse kultura dhe kufizimet e monogamise e kane mbyllur brenda perkatesise se nje mashkulli.

Nje vrejtje e vockel. Ajo fjalia diku nga fundi :...i përsërisja vetes mes një ëndrre dhe një tjetre dhe fjalia më dukej kaq e rëndomtë,se..." me duket e tepert dhe e sfumon ate befasi qe faktikisht zbulohet ne fund. Kush mendoi se narratorja po na tregon me sinqeritet nje aventure, gaboi. Ajo ishte vetem nje loje e trurit ne gjendje gjumi. Endrat gjithnje jane te pafajshme smiley Bukur, bukur.

Spiritus faleminderit per komentin e hollesishem. Tani pashe qe jane shtuar siper edhe kontributi yt bashke me ate te Hurbit. Do t'i lexoj sa me shpejt.

p.s. Mos e paragjyko shume personazhin tim. Thjesht kerkon t'i perjetoje si kodra luginat (hera-heres monotone) te marteses... smiley

p.s. Mos e paragjyko shume personazhin tim,

Interpretimet jane tekstuale, jo kontekstuale Finis. smiley

Bajate fare! Faqja e zeze.

Po bej dhe une nje eksperiment: A i intereson adminit mendimi i te tjereve mbi eksperimentin e peshkut.

Vleresimi: faqja e zeze.

Eshte hera e dyte qe del mu ne balle te peshkut.

"Nuk ka dy kodrina të njëllojta por ngado mbi tokë fusha është e njëta."????

Stupid. FFS.

1 - OK. Do te bej kete tani : do t'i ftoj te gjithe ata qe kane marre pjese ketu, te na tregojne diçka nga vetja e tyre, mbi shtysat apo jo-shtysat e drejtimit qe moren. Psh, te na thone se çfare iu shkrepi ne mendje kur pane dy rreshtat, a e paten menjehere idene e drejtimit apo u menduan ca, dhe se çfare pjesesh nuk i kane pasur te qarta fare (psh, ndonjeri nuk dinte fillimin por fundin, tjetri dinte fundin por jo fillimin, tjetri te dy, e ndonjeri gjithçka.)

Nqs ndonjeri vjen dhe na i thote keto gjera, atehere edhe une vij e i them te miat.

2 - Mbase eshte mire qe ndonjeri prej pjesemarresve te tregoje ngacmimet apo ndjesite e tij kur ka lexuar tekstin e nje tjetri. Habi, mahnitje, dyshim, neveri apo dhe dashuri dhe nevoje per te folur ne telefon. Gjithçka mund t'i ndodhe nje njeriu, kete e dini me mire se une, besoj.

Keto jane dy kembet e ures te kesaj teme.

Ne rastin tim:

Te gjithe fajin e ka Tropizma. Nuk kisha ndermend fare te skruaja, sepse nuk kisha kohe, megjithate, nuk mund t'i rezistoja tundimit te lexoja se cfare kishin krijuar te tjeret; nuk mund t'i rezistoja tundimit te leximit kur pashe se ishte futur Losti dhe Jerusalemi, dhe, ketu, duke pasur frike se mos me keqkuptojne kontribuesit e tjere, ndjej se duhet te sqaroj, se interesi im per Lostin dhe Jerusalemin nuk nenkupton se te tjeret jane me poshte se ata, thjesht, i njoh me gjate e i ndjek ne vazhdimesi se cfare shkruajne, dhe, me kete rast, marr shkas te them, qe edhe pse ua njoh penen mire arrijne gjithmone te me ndjellin, e te me ndjellin edhe atehere kur Losti kerkon te prishe imazhin e tij te mire me dhurata dheu ku levrijne krimbat, dhe ketu me duhet te pohoj se kjo mund te kishte qene edhe idea ime, gje qe me ben te dyshoj se arsyeja perse me pelqeu pjesa e Lostit ka te beje thjesht me kete fakt, pra, me vetedashurine dhe vetekonfirmimin; por nga ana tjeter, per hir te sinqeritetit (te cilin nuk duhet ta vrasim), me duhet te them se tregimi i tij ne leximin e pare me irritoi, sepse me kujtoi filmin "The others", qe une e dua shume dhe qe me kishte hequr efektin e surprizes ne pjesen e Lostit dhe ma beri ate ne veshtrimin e pare paksa zhgenjyes, zhgenjim qe m'u largua mbas nje leximi te dyte, shenje qe une e interpretoj si perpjekje per kapercimin e vetevetes (time, dmth), sepse Losti di te shkruaje, gje qe eshte shume e mire per te dhe per ne, por qe ushtron presion tek ata qe nuk dine te shkruajne dhe duan te shkruajne dhe provojne te shkruajne, dhe kur shkruajne, nganjehere (ndokush) nuk shkruajne aspak keq - njeriu mund te flasi ketu edhe per shenja talenti, por ky eshte vetem nje supozim dembel i nje amatoreje si une, gje qe me perforcohet edhe me shume kur lexoj Jerusalemin, qe me pjesen e saj, eshte, ashtu sic pritej, me kthesa te paparashikueshme, frech - do thoshte gjermani, sidomos kur mendoj se ajo vajze e shkrete ishte e perveluar per dashuri dhe nuk e kishte lluksin e femres time per t'u sherrosur me nje burre se dashuria e tij eshte shnderrua ne burg, as lluksin e femres se lengeshtuar ne fjali te gjata (aq sa i duhet lageshtise te thahet) te Finisteres, qe, gjithesesi, duket me inteligjente se sa femra ime se e ka lene te hapur opsionin e dritares ne burgun e saj, e, ku, ne burgun e saj e kam llafin, per fatin e saj te mire apo te keq, mund te takoje edhe gjallesa te tjera qe kujdesen per pak me shume dramaticitet ne jeten e saj te zakonshme e monotone, edhe pse, miu nuk e kishte me qellim - dhe kjo eshte shume e rendesishme te theksohet, per hir te sinqeritetit qe na kerkohet (ju lutem, mos e vrisni sinqeritetin) - dhe nuk e ka as lluksin te kete nje qen, si gruaja e Melardit, qe t'i rrije perkrah ne situata te mira dhe keqia, edhe pse, per hir te sinqeritetit (Ju lutem ...), nuk e di se si qeni mund t'i kishte bere ndonje dobi asaj ne situaten e dhene, por e imagjinoj shume mire se nese do kishte qene qen i stervitur (kjo eshte decizive) mund t'i kishte hyre ne pune atij, por, sic kuptohet, nuk eshte fati i tij qe me mundon (gje qe nuk duhet te interpretohet aspak si mungese ndjeshmerie nga ana ime; ja ndjej hallin, por, ju lutem, me kuptoni, me kuptoni mire, bile, shume mire! - ai burre nuk e di secfare ka humbur, nuk e di se cfare femre i qendron perballe, kurse ajo e shkreta e di) dhe nuk e pati fatin as te vdiste nga nje aksident pas nje dashurie te zjarrte, nje dashurie ne kulmin e saj, nje dashurie ne shperthim, ne pik hormonal, si gruaja e Spiritusit, (nuk ka vdekje me te bukur, do thoshte filozofi i tregimit tim, dhe kete here edhe burri i tregimit tim, bile edhe gruaja, edhe pse kjo preferon me mire t'i ktheje kurrizin te shoqit, apo te thote nje JO! te prere, me ze te larte, thjesht per hir te kundershtimit, sesa te pohoje para burrit te saj ate qe per te cilen bien dakort te gjithe, se ska vdekje me te bukur kur njeriu eshte ne kulmin e dashurise, edhe pse, per te qene e sinqerte, menyra e vdjekjes, ne nje aksident, eshte banale dhe si e tille irrituese, megjithese, kur dime qe edhe lindja e saj ishte aksident, duhet ndoshta te flasim me mire per Destiny - sic i thote anglezi); e paparashikueshme, vertet, megjithate e asocijueshme me bariun femije jetim e naiv te zhuritur per pak dashuri prinderore te Hurbinekut, femije qe rrokemi ta marrim menjehere ne krah ne perpjekje per t'i mbushur boshllekun e dashurise, qe, qe te jemi te sinqerte, nuk ja mbushim dot, se sic thote gjyshja e tij: si prinderit ska; dhe, jo me pak e rendesishme (bile, bile, sic do ta lexoni ne vijim, kjo ishte si pika ne fund te fjalise) nuk arrita t'i rezistoja tundimit per te lexuar edhe komentet, gje, qe sic doli me vone, qelloi fatale, sepse duke lexuar komentet, lexova edhe Tropizmen, komentin e saj, ate fjali vrasetare te kohes sime, por dhe inspirim per tregimin tim, ate fjali ku ajo me dha te kuptoj qe nuk e ka pare fare filmin "The others" (gje qe me irriton edhe me shume se c'me irritoi leximi i pare i tregimit te Lostit), e pra, ate fjali ku ajo i gjen Lostit vetem nje minimum klishes (pa treguar se cilat ishin), duke i tradhetuar vetes nje shije sqimtare, antiklisheiste, edeh pse filozofi i tregimit tim eshte fare i bindur qe ky eshte problemi me i madh qe kane njerezit, dmth, disa njerez, perfshire tropizmen, qe te mos duan te shohin e pranojne realitetin, ose me mire, perpiqen dhe/ose diktojne krijimin e nje realiteti virtual pa klishe, qe e quajne letersi (dhe qe po te aplikohej ne jeten reale do i ngjante nje klinike sterile), qe, ne te vertete eshte nje klishe tjeter, po kjo pak rendesi ka per sa kohe qe ata ndihen te plotesuar ne sqimen e tyre dhe ndihen me mire me veten; e pra, ishte kjo sqime antiklisheiste qe zgjoi tek une inspirimin per te shkruar per nje klishe te gjalle (me mire te them dy, e, po te jem e sinqerte deri ne fund - ju, tashme, pas shume perseritjeve te kesaj fjale, keni pritje per kete - jane me shume se tre) te kohes pasfeministe: 1) klishene se pas dhjete viteve martesa eshte nje burg (kete ma konfirmuan edhe syte e merakosur te studenteve nje dite para krijimit tim klishe, qe si cdo klishe eshte medioker, qe me pyesnin nese martesa ime dhjetevjecare geht's gut - sic i thone gjermanet dhe zviceranet, gati per te me marre ne krahet e tyre, si ne bariun e vogel jetim, ne rast se pergjigja ime do kishte qene ne perputhje me klishene), dhe 2) se komunikimi midis nje burri dhe nje femre, pasi ata kapercejne pikun hormonal te sapo arritur nga personazhet e Spiritusit, eshte si komunikimi midis dy drejtezave paralele (gje qe nuk eshte e vertete, sic na e provon Finistere, e qe mund te jete edhe pingul, sic na e thote Melard), dhe kjo eshte shume e sinqerte, dhe per te mbrojtur veteveten, me duhet t'ju kujtoj edhe njehere qe sinqeriteti nuk vritet.

 

Je vous remercie

Monsieur, une do kisha vazhduar me shume kenaqesi nëse nuk do te kisha dilemat qe kam, dilema qe me frenojne dhe, akoma me keq, paralizojne; dilema qe kushtezohen ca nga mania e perfeksionit (e lindur dhe e stisur) e ca nga fakti qe jam pjelle province, e, edhe pse jetoj me shume se një dekade (por me pak se dy) në një vend te civilizuar, në një vend per të cilin Henry Miller do të kishte thene: të iki sa me pare nga ky vend fshataresk, qe bie era bajga lopesh e ku i vetmi afrodiziak eshte cokollata e gatuar me qumeshtin e lopeve (të cituara me siper) dhe kakaon e vendeve të (ish)kolonializuara (me ish apo pa ish, kjo eshte ceshtja – nderhyn menjehere miku im filozof), perpara se të ma marri frymen provincializmi, e, të cilit, Millerit pra, gjyshja ime do i ishte pergjigjur flake per flake: ku di dhia c’eshte tagjia, dhe per të cilen, gjyshen pra, Dürrenmatti, në menyre fare të thate, të ngjyrosur vetem me pak cinizem dhe të maskuar nen shtellungen e tymit të duhanit (per respekt të moshes se gjyshes, kuptohet) do i kishte thene Frisch (Max): „Vizita e dames plake“; e, si po ta thosha ca me siper, edhe pse jetoj në qyteterim nuk arrij dot të dal teresisht nga lekura e provinces dhe manierave të saj, maniera të cilat me kerkojne mua, ty, atij dhe asaj, të jemi të krahasueshem kur shkruajme vetem me letersine e madhe, me ajken; se mund të jesh shkrimtar vetem po pate lexuar Joyce, Proust dhe Borghes, dhe ketu duhej të vazhdohej, llogjikisht, me një liste të gjate per disa dhe një shume te gjate per disa të tjere, lista qe une nuk arrita t’i posesoj dhe, per kete arsye, bera kompromis me veten dhe të dy palet e të tjereve qe te ve ketu në formen me të shkurter të mundshme një berthame, pra, vetem tre shkrimtare, per të cilet, të pakten, bien dakort unanimisht si të tjeret edhe të tjeret, edhe pse akoma nuk e kane zgjidhur ceshtjen e Kafkes (dhe nuk po e ze fare në goje Econ, per të cilin filozofi thote qe nuk eshte shkrimtar, të pakten jo rrefenjes, dhe të cilit ja kemi borxh gjithe kete hype (sic thote anglezi), per teorira konspiracioni; pra, se mund të jesh shkrimtar i mire vetem po të shkruash si ata, dhe kjo, monsieur, ka shume, shume, shume me teper rendesi se sa fakti se per cfare shkruan, gje qe automatikisht shtron pyetjen fundamentale: perse shkruajme?, e, ku, une, me duhet të pohoj, jam teresisht ose pjeserisht e perjashtuar, sepse ja nuk i kam lexuar dishepujt, ja sepse nuk di të shkruaj si ata, dhe, si rrjedhim, nuk kapercej dot mbi veten, dmth, mbi provincen, per të marre guximin e per të shkruar, e, jo me pak e rendesishme, me duhet të shtoj, qe ky biznes nuk me sjell asgje, as pare, as pushtet dhe as vajza të reja e të bukura e të bardha si porcelani (kjo e fundit per arsye qe ti i kupton), sic ju sjell Joysave, Proustave dhe Borghesave provinciale - jo vetem provincialeve, jo vetem provincialeve, tund koken filozofi im, dhe me ve pikecuditjen ke Borghes!, Miller! dhe ...! dhe ...! dhe ...! dhe fillon e me tregon pastaj historine e mikut të tij filozof francez, qe nuk eshte kaq i famshem sa keta qe u permenden me siper (e ndoshta kjo shpjegon shume), qe në një moment sinqeriteti i kishte rrefyer se kur kishte qene 25 vjec bente dashuri (apo duhet të them me mire, seks) me një 20 vjecare, me 30 prape me një 20 vjecare, me 40 vjec prape me një 20 vjecare, dhe tani, qe ishte bere 50 vjec, prape me një 20 vjecare, e në fund të kesaj listeje 20 vjecaresh anonime möchtegern (sic i thote gjemani), po aq möchtegern sa edhe filozofi ne fjale, kishte kapur koken me duar, dhe pa veshtruar nga qielli, por nga derrasa e tavolines ku po pinte një gote me shume se c’duhej vere të kuqe Bordeaux (shume e re, kishte perdredhur buzet filozofi dhe kishte porositur nje Merlot), kishte pohuar në deshperim të plote: O Mon Dieu!, oh, Mon Dieu!, je suis pédophile!, dhe se kjo ishte vetem gjysma e se keqes, dhe se gjysma tjeter perbehej nga fakti qe 20 vjecarja aktuale e kishte lene dhe se, me kalimin e viteve, domosdoshmeria per ta ngritur moshen e femrave qe i fuste në krevat kishte filluar t’i vinte gjithmone e me prane, gje qe, vetekuptohet, i fuste friken, dmth, friken e vdekjes) – e, pra, duke qene se nuk shikoj hapesira bosh as jashte meje, as brenda meje, preferoj të mos shkruaj, e duke pohuar kete kam shume frike se do te zhgenjej (po a nuk eshte zhgenjimi pjese e jetes?) dhe se nuk me ngelet tjeter vetem se të të sygjeroj (perseri) të shkosh në barnes&nobles (apo diku tjeter) dhe të kerkosh 2666 të Roberto Bollaños, ta marresh në duar, të gjesh një vend të rehatshem per shpatullat dhe kurrizin, e të fillosh të lexosh sa të duash e sa te mundesh (pa harruar të me njoftosh, se në c'faqe e nderpreve leximin) e ku ti, pasi të kesh lexuar të pakten 40 faqe, do bindesh edhe vete se vendimi im eshte shume i arsyeshem, sepse une, nuk mund të krahasohem bile as me Pelletier, as me Espinozen, e as me Morinin (harroje von Archiboldin) dhe e shumta-e shumta mund të ndihem pak, fare pjeserisht, perfundimisht perkohesisht (per arsye qe ti mund ti kuptosh) me Liz Norton – po ja bo vetes me sy, mi dreq, do thoshte ketu shqiptari; teatralisch, do e pasonte zvicerani – gje qe ty cher ami, do të të provokoje të thuash qe nuk je dakort, se ti, po të ishe une, nuk do e vrisje veten me rrangullat e provinces dhe do uleshe të shkruaje dhe, une, ketu, nuk mundem vetem se të të pergjigjem me argumentin tend: Nike, Just do it!, qe nuk eshte në fakt argumenti yt, por maniere amerikane, qe në thelb (dhe në siperfaqe, do thoshte filozofi), eshte si një campari me orange, të genjen, gati ta mbush mendjen, deri në momentin kur sheh qe ajo qe ke bere eshte me mire të mos ta kishe bere dhe, se në vend të camparit me orange mund të kishe ngrene një cokollate me qumesht, teksa sodit lopet, diku në alpet pa njerez te provinces se re, ku ajri i paster të heq frikera e dilema, dhe, në boshllekun e se ciles, njeriu ka mundesine të rivendose kontaktin me veteveten naive, ate qe nuk ka vdekur akoma (nese!) dhe, me duhet te them, e bile ta theksoj, se une kete e quaj luks, mon ami, luks - ringjallje, thote filozofi, të cilit i pelqen të jete pika në fund të fjalise.

 

au revoir

isha, pashë, mbylla veshët smiley

Po, normale, e normes, dhe normative ne ca raste qe do preferonim ate lloj lirie, (mesa dukerkesh peshkut iu qenkesh dashur nje ose disa tema me strumbullar seksin dhe {pa}lirite qe e orbitojne, por sidoqofte, s`po flasim per kete liri) jo, me sakte ate limontine e perftuar nga ngrenia e cokollatave me qumesht, teksa lejojme te soditemi ose jo, sipas rastit, nga lopet mes alpesh apo nga njerezit qe kemi rretherrotull, nga gjesendet qe kemi po aq rrotull, te cilat meseshumti s`kane as sy fare, por ja qe na kundrojne teksa kepusim me dhembe shpirtin prej kakaoje te cokollates suissmadethebesteverbelieveitornot, sesa te rrezikonim te pendoheshim e t`i mbeteshim idhet vetes mbi dicka aq fluide dhe te ikshme sa c`eshte flirti me shkrimin, apo me idene e futjes ne nje valle ku te tjere jovetemqe, (lopet lopet!) poredheedhe, (cokollatat, mbase?); pra, ja vlen s`ja vlen, pyet ti me gati pergjigjen e bute si pambuk, o fort e dashura mike, nderkohe qe losti i ngrate, q`e ka kujtesen thate ndac prej shembuj shkrimtaresh gjigande e filozofesh afatgjate, ngulmon e beson (prapa i vjen gjithe provinca prejardhesore dhe metropolia kundrinore) qe, ndersa ti idilikisht e plot sqime i ben bisht manierizmit amerikan Do it, Nike, do it just!, ne te vertete tregohesh krejtesisht selfishmaid, o selfmade, radio, ga-ga, rejdio gu-gu, gurgule e gurgullime, dhe kjo, normale, e normes por edhe normative qe eshte e drejta jote e lirise personale te zgjedhjes qe ben, por qe eshte humbja jone, e lexuesve te tu potenciale, te cileve s`u mbetet gje pas pikave mbi i qe vendos aq saktesisht gramatikisht filozofi qe mban prane vetes, saqe te hane dhe ata cokollata, ndoshta jo dhe aq tamom-tamom zvicerijane, por ama limontia do ishte e plote, e afermendsh, lumturia e sigurte per atopakminuta te shijes.

bis bald.

miku im, meqe jemi keshtu vetem per vetem, a mund te te pyes ne koinfidence nese letra qe te dergova mbante pak ere byreku me presh?

duke pritur me ankth

jotja, radio ga-ga

po, po, poja`; kush mendon qe nuk ka me uri, me siguri nuk ka provuar preshte ne byrekun tend, dhe meqe jemi keshtu, tetAtet, dua te te flas qe pardje mberriti nje leter e jotja, jo me me ere asortimente brumrash te pjekur e nganjehere edhe te djegur, sic mbajne zakonisht keto letrat e tua profuze (perdoret ne shqip ky llaf?), por me nje arome te pazakonte, te cilen s`po e percaktoja dot menjehere, ndoshta pse isha hundemyde, ose dhe pse i kisha hundet te zena, dhe kjo gje eshte per te vene duart ne koke, mikja ime jo vetem kulinariste, sepse une shquhem per hunde, dhe jo aq nga permasa e saj plot gunga e kthesa pothuajse jonjerezore, sesa per shqisen e nuhatjes; pra hic s`po e merrja vesh ku kishe qene ne momentet e shkrimit te asaj letre fatale per mua, por pas nja 10 minutash te mira perqendrimi hundor, ku me duhet te pranoj, edhe u futa ne nje gjendje trance apostafat per ta bere me te shpejte rikonjicionin e aromes se letres tende, arrita te dalloj zbehte fareeeee aromen e barit te sapokrasitur apo te sapongrene prej lopeve te tua madherisht madheshtore, dhe me hipi ne koke nje deshire, tamam-tamam u ul mu mbi koken time, e rende si ato kudhrat me te cilat kryen vetevrasje, padashje sigurisht, Wile E. Coyote, deshira e marre per qumeshtin tend, domethene ate qe perdor ti ne gatim dhe ate qe prodhojne lopet e tua me ngadhnjim, dhe c`ka eshte fatale ne kete mes, eshte se une vertet i cytur nga kjo deshire vajta e bleva nje gallon qumesht amerikan te homogjenizuar dhe ultrapasterizuar dhe e piva me gellqe nderkohe qe me cdo gllenjke me dukej se mesoja automatikisht ato dialektet e cmendura qe fliten ne malesite e zvicres, e duke harruar plotesisht qe isha laktozintolerant dhe keshtu perfundova ne spital, ku me thane me ate sigurine e tyre mjekesisht te pamohueshme qe, po te kisha pire dy gllenjka me shume ose te ishte vonuar urgjenca tre minuta me shume, une do isha, besoje apo jo, i katerti ate jave qe helmohesha me qumesht, dhe se i pesti sipas statistikave me siguri do mberrinte jo vetem i alivanosur, por edhe klinikisht i vdekur; pra tani po ta shkruaj kete leter nga krevati i spitalit, duke uruar qe mos ta ndjesh dhe shume kete eren e shpifur spitaliere, dhe duke mallkuar, me gjithe dhembshurine e mundshme qe mund te mbaje nje mallkim, ato lopet e tua hipnotike dhe barin qe ato hane.

Here tjeter te lutem shkruaje mbi zarf: Kjo leter eshte shkruar nga ky vend...

Perqafime, disi me mall,

pjeserisht i yti,

LT

 

Mon ami,

Je suis désespéré te mesoj konsekuencat e pakendshme te një letre (times) të shkruar shpejt e shpejt dhe të pa menduar mire, ashtu sic mund të shkruhet në panik një leter - keshtu e shkruajta une - panik i ngacmuar nga permendja në letren tende të hundemyde, qe tek une erdhi edhe si hunde myde, hunde qe automatikisht me solli asociacionin e hundes me aromat, asociacion qe nga ana e tij me risolli të fresket kujtimin e një dite me pare, kujtim i një skene të pazakonshme në një tram të zakonshem Zürichu, vone mbasdite në një dite jave, atehere kur njerezit kthehen të vetmuar e të lodhur nga punet e largeta e të ftohta per në shtepite e tyre të ngrohta dhe mbrojtese, e, si rrjedhim, i mbushin tramet plot, denga, aq sa njeriu nuk di ku ta vendose veten midis ketyre shpirtrave indiferente edhe pse kaq prane njeri-tjetrit dhe, kur arrin të gjeje vend, nuk mundet vetem se të beje tre gjera: të shohe perjashta nga dritaret me vetedije apo jo, të humbase në mendime e të arratiset edhe prej vetes, ose të beje ate qe bera edhe une, të filloje të vezhgoje tjetrin, dhe kur them tjetrin nuk kam parasysh ndonje preference gjinore, por thjesht tjetrin qe mund të jete edhe tjetra, por njesoj e huaj dhe njesoj objekt; si tjetra qe qendronte e ulur në karrigen afer dritares qe me rrinte perballe, e të cilen e veshtroja nga lart-poshte, nga e vetmja skute ku munda t’i bej vend vetes, vete të cilen e mbaja me mundim fizik të dukshem, duke u luhatur njehere andej e njehere ketej sipas ritmit të ngerceve të tramit, vetem me një dore, me doren e djathte, në një hekur mbajtes të tavanit të tramit. Perse na terheq vemendjen një aksh tjeter, dhe jo një tjeter aksh? Nuk e di miku im, nuk e di; nuk e di, bile, nese e di ti apo ndokush tjeter; di vetem se tjetra ulur në një karrike teke, me floke të gjata, të drejta, të zeza, veshur me të zeza, me terhoqi si një grope e zeze, edhe pse, tani qe e mendoj, bile me kujtohet qe keshtu e mendova edhe ate dite, ishte teresisht e zakonshme, bile e kembyeshme, sic ndodh rendom sot, pra, një femer qe mund të ishte edhe një femer tjeter. Ndoshta ishte qendrimi i ngurtesuar i trupit por, edhe me shume, veshtrimi i ngurtesuar i syve të saj diku ne hicgje qe me terhoqi, mendoj sot, e mendova edhe atehere, të pakten në veshtrimin e fillimit, se me kujtohet qe pas cdo veshtrimi të metejshem të kesaj tjetre fillova të ndjeja dyshimin të me rritej, dyshimin se mos ndoshta kjo qenie, keshtu, e zhveshur nga jeta, nuk ishte e kesaj toke por e një toke tjeter, me të tjera kode komunikimi; dyshim qe me lidhi me kete objekt derisa dola nga trami. Dhe ishte pikerisht atehere kur mendja ime kishte hyre në faze e kerkonte të gjente se ku i kishte shkuar shpirti, ndodhi ajo qe me pak mund të fantazoja: koka u kthye pak djathtas, me ane të dritares, dora e djathte rreshqiti poshte, diku midis kofshes dhe paretit të tramit, aty ku njoha një cante pazari Migros mbushur plot e perplot (syte e saj verifikonin levizjen e dores nga e njejta lartesi si edhe me pare), e nga ku nxorri koken një kavanoz me kastraveca turshi, të cilin tjetra e hapi duke vene në perdorim doren tjeter, pa ndryshuar fare pozicionin e trupit, dhe ketu, i dashur mik, ndodhi ajo qe une nuk e prisja me: tjetra levizi pak koken në drejtimin tim dhe të të tjereve perreth, sa per t’u bindur qe ajo vertet eshte vetem per vetem me kavanozin e kastravecit, e, kur u bind (une i fsheha menjehere syte), e fshehu kavanozin mbrapa kofshes (se djathte) duke vazhduar ta mbaje me një dore dhe me doren qe hapi kapakun, me një levizje të shpejte, kapi kastravecin e pare qe i doli perpara dhe e futi menjehere në goje – e teksa kishte bere kete, trupi kishte rimarre pozicionin e tij të ngurte të fillimit të rrefimit, syte po ashtu – dhe ishte pikerisht ajo qe po ndodhte me kastravecin brenda asaj goje, apo ndoshta duhet të them me mire, ajo qe po ndodhte brenda asaj goje të mbushur me një kastravec turshi, qe e ngacmoi keq fantazine time, sepse miku im, ndersa goja ime ishte lengeshtuar teresisht nga thartira e imagjinuar e turshise, fantazia ime perpiqej të imagjinonte lageshtiren në gojen e tjetres teksa copetonte gati pa u ndjere e pa u vene re (të pakten keshtu besonte ajo, por mbase edhe jo, e mbase, mbase, pas kastravecit të dyte nuk kishte me rendesi nese e shihnin apo jo të tjeret) dhe teksa pashe 9 kastraveca të futen brenda asaj goje, njera pas tjetres, shpejt e shpejt, në menyre ritmike, nuk mendova vetem urine dhe shtatezanine por edhe kenaqesine, miku im, kenaqesine e të shijuarit te kastraveca turshi, kenaqesi qe ajo e konsumonte në menyren me hermetike të mundshme, vetem me veten e saj, me ate vete të saj qe ajo e kishte distancuar jo vetem prej nesh, por ndoshta edhe prej vetes duke perjetuar nje cast acidik transhedental. Pas kastravecit të nente, tjetra mbylli kavanozin, me të njejtat levizje qe e hapi por në drejtim të kundert, lidhi duart në preher dhe u ngurtezua teresisht; duart me të cilat kishte prekur kastravecat dhe i kishte transportuar e shtyre drejt gojes; duart me të cilat ajo do te prekte me pas mbajteset e tramit, butonin e hapjes se deres, celesin e deres se shtepise e, me pas, tjetrin qe do e priste mbrapa asaj dere e qe mbase kur t’ia merrte duart per t’ia puthur ndoshta do imagjinonte, nepermjet hundes, ate qe kisha pare une. Dhe ishte pikerisht ky kujtim qe m’u zgjua, sic ta permenda në krye, kur lexova per hunden në letren tende, e qe me futi friken se ti ndoshta ksihe zbuluar ate qe e dija une dhe të cilen une nuk doja ta dinin të tjeret, ca me pak ti: qe letra ime ishte ngjizur teksa beja një byrek me presh, teksa preshi (pasi e kisha prere holle me një thike të madhe e të mprehte) po kaurdisej në gjalpe e shuhej me pas në qumesht (15 minuta), teksa ai ftohej në acarin prapa dritares (pese minuta), dhe teksa piqej në furre pasi e kisha perziere me gjize dhe veze, perziere mire e mbeshtjelle trekendesh midis një pete të holle e të pjekur e të blere në një dyqan modes turk se bashku me preshin dhe gjizen (25 minuta 10 copet e para dhe 20 minuta 10 copet e dyta), qe në total ben 65 minuta kohe, dhe kur ti nuk ma the cope por permende hunden, une u ndjeva e zbuluar, e tradhetuar dhe bera ate qe do kishte bere cdo njeri qe perpiqet të fshehe dicka per të cilen i vjen turp qe e ka bere: të pyeta direkt.

Kjo ishte miku, im, me dore në zemer, kjo ishte. Dhe, nese të lendova me paqartesine e vendit heren e kaluar, shpresoj qe kete here të mos të të kem lenduar me qartesine e vendit dhe rethanave. Por, me beso, nuk ishte lendimi arsyeja, por mungesa e kohes teksa deshira dhe nevoja e komunikimit e papermbajtshme.

à bientôt
sfmdrd

Paevitueshmerisht e dashur slfmrd,

Pyetjet e tua direkte kane edhe aftesine te me carmatosin krejt; nuk arrij pothuajse asnjehere te kuptoj nese duhet t`i gezohem ketij fakti, apo te trishtohem edhe me tej, ashtu si venitja e pashmangshme e nje tulipani; di vetem te them se, per kete moment qe une po shkruaj, te cilin ti me siguri do e lexosh me ate shpernguljen tende te plleshme plotpritese, une po e le menjane kete fakt, ashtu sikur leme dicka menjane, dicka qe e dime qe na duhet me patjeter, por dicka qe gjithashtu e dime qe do na i fale te gjitha humbamendjet dhe shkurtesite e castit; nuk eshte me kot qe une nuk te shqis  dot nga nuhatja ime, nga kujtesa ime, edhe pse jo, brerja e ndergjegjes sime, majisur me retushe perkujtimore te qenies tende ketu, prane meje, kur une me padrejtesine mashkullore qe me ravijezon, te lashe te humbesh ne kokallat  e ketij qyteti, si nje ornament plastik suveniri, i cili fare lehte mund te shkerbehej per nje tamam ashtu, kokalle, e kjo gje mua me vret se tepermi, dhe dua qe ta dish kete gje, ta nuhasesh, ashtu si une nuhas letrat e tua postrapturore ndermjet shperthimeve te gjakut prej hundes, e me kaq gje dua te them se ti, o mikja ime jo vetem nuhatese, ke nje prirje ta admirueshme per ringjallje, tamam atehere kur une, i shperbere sic jam mes kockave te mia dhe muskujve atrofike te kesaj moshe, mendoja qe nuk kam me te drejte te perfeksionoj shqisen time te nuhatjes, te pakten, pa permendur ketu instinktet e egra te cilat ndoshta me lidhin direkt me nje kohe kur as ti as une egzistonim; po mbushesh gje me fryme? Mbushu thelle; Perplasja jote psikologjike me gruan e zeze ne tramvajin shperberes, me gojen e saj gelltitese, me aromat e turshillekut te kastravecave, me kurnacerine e gjesteve te saj, nuk beri gje tjeter vecse solli me prershem e me thikshem qenien tende tek une, uleritese sic ishe ti, shkaterruese me veshtrime memece sic ishe ti, embelsuese si fundosje sic ishe ti; a kam faj une qe hutohem?! Shiko, ty s`besoj se te ka ndodhur ndonjehere te besh rrugen Tirane-Durres me ato autobuzet rrakeshtrake, mbushur kacul me njerez, perdhunshem shkarrangjitur me eren dhe trupin e tjetrit; mua po, dhe ishte hera e pare, me dashurine time te pare dhe shkonim romantikisht ne plazh, por ti s`mundesh dot ta kuptosh sesi u ndjeva une kur pashe fytyren e saj te bukur, si nje pamje e befte hene kur rastesisshem kot ngren koken te shohesh qiellin, te shperfytyrohej teksa ajo shihte koken e nje gruaje te shtypej dhunshem mes plastikezezes se dyerve te autobuzit te rrasplasur; nje gijotine e vertete, e cila e ndau ne mes diten dhe diellin ne syte e objektit tim te dashurise, dhe une u ndjeva i pafuqishem, ashtu si diten kur kisha lindur e nuk dija te shpjegoja gjerat, dhe une, po te them, me siguri te plote, qe u plaka njeqind vjet brenda atij momenti ndersa e pashe boten te shperbehej ne cast, t`i humbte ngjyrat, tingujt, strukturen, e te pillte vetem njefare perqeshjeje, shumefishuar ne ngulcimat e motorrit te autobuzit invalid; nuk kishte gje me shpresehumbese sesa te gjendeshe me ne krah shpirtin tend binjak dhe bota te te dukej aq e pervjelle, aq e mbrapshte, aq e kercunjte ne dhimbje; dicka duhej bere, dhe une, pinokshmerisht preka shalen e femres time me doren e djathte, ndersa shihja dhe ndjeja se si shtypej ajo vete nga te gjitha anet, preka lekuren e saj ne ate shtrirjen e qete, te gatiftohte itinerari intimisht ad nauseam drejt nxehjes,(uh) duke mallkuar veten qe isha kaq i poshter, e ne te njejten kohe duke iu mrekulluar shtrirjes se saj, relaksimit te saj, pritjes se saj, psheretimes se saj qe vetem une  mund ta degjoja ne ate zallamahi; ke pare ndonjehere dy sy te zinj qe te groposin me nje te veshtruar?! Po? Atehere s`ke pse jeton me; te gjitha te tjerat jane butafori. 

Ne kete pike e kuptoj qe permatja e minutave te ketyre ndjesive e kujtimeve, jo ashtu si byreket e tu me presh dhe procedura e pjekjeve te fleteve te tyre, eshte krejt e pakuptimte dhe e pavend, keshtuqe me mbetet vecse te te pershendes me nje hundeferkim, ashtui sic eshte zakon ne ca fise indiane; shkurt, perplot, perprekshem, perteritshem; shpresoj.

Me shume se i yti,

LT

Miku im,

 

Më pyet nëse e kam bërë ndonjëherë rrugën Tiranë – Durrës me autobusin rrakeshtrak ku njerëzit, aq ngjitshëm me njëri-tjetrin, shndërroheshin në një masë amorfe ku humbisnin jo vetëm fytyrën por edhe erën? Ke të drejtë kur paraprakisht e merr të mirëqenë se unë nuk duhet ta kem bërë eksperiencën e kësaj metamorfoze dhe, në të njëjtën kohë, përtej se më çudit me saktësinë e këtij parashikimi, më fut edhe zilinë - apo dyshimin? ka më shumë gjasa zilinë, - se mungesa e një eksperience të tillë mund të jetë edhe arsyeja që shpjegon se përse mua më mungon një katalog i tillë përjetimesh ndjenjash. Ndjeva një lloj keqardhje për veten dhe, në vakumin që më futi kjo ndjenjë vetëkeqardhje, fillova të rrëmoj kujtesën e segmentit Tiranë – Durrës, por edhe atij Durrës-Tiranë, dhe të nxirrja prej saj asgjë më shumë se një eksperiencë të rëndomtë në një autobuz që segmentin Durrës-Tiranë e kishte zonë tranzitore dhe aspak qëllim; një autobuz me të cilin unë para dy vitesh u nisa për Tiranë, ku më priste miku im filozof, fiks në orën 11.00, dhe filozofi është tepër i përpiktë me oraret, tepër e çuditshme kjo për një vend ku, pas jetës, koha duket gjëja më pa vlerë, po aq e çuditshme sa edhe shfaqja e papritur e një oazi në mes të shkretëtirës, pikërisht atëherë kur njeriu nuk ka më shpresa se do shohi ndonjë gjurmë jete.

Ishte një autobuz i zakonshëm linje, nga ata që mbledhin rrugës njerëz nga fshatrat dhe qytetet e veriut, fakt që unë e kuptova nga ato pak shqiptime që dëgjova; njerëz me fate të fshehura prapa fytyrave ku muskujt nuk lëvizin, a thua se kanë vdekur, secili ulur në një karrige, pranë një familjari apo një të panjohuri të rastit; burra të vjetër të veshur me këmisha me mëngë të gjata dhe burra të rinj me këmisha me mënge të shkurtra, me xhepin standart pak mbi zemër; gra të reja me triko sintetike të blera ja të gabi, ja në ndonjë dyqan me mallra importi (jo domosdoshmërisht të lira), me flokë të rralluara nga lyerja e shpeshtë me bojë të keqe, rrallim që lejon të duken rrënjët e flokëve të sapodala dhe, rrjedhimisht, të pangjyrosura (akoma), gra të vjetra me një shami të bardhë në kokë; njerëz te heshtur që mendojnë për halle që lanë pas apo për halle që i prisnin; njerëz që në heshtje shijonin freskinë e kondicionerit teksa shikonin nga dritaret peizazhin dorëzuar vapes, vapë së cilës do i dorëzoheshin edhe ata vetë në mbarim të këtij udhëtimi; njerëz që dremisnin duke u tundur pak me ritmin e tundjes së autobuzit, autobuz i vjetër e i riqarkulluar grek.

U ula në të vetmen karrige të lirë, në radhën e parafundit, djathtas. Para meje një kokë brenda një shamie të bardhë në të djathte të së cilës qëndronte një kokë e thinjur burri; në të majtën time, përtej korridorit të ngushtë të autobuzit, një profil burri tek të pesëdhjetat, mbase edhe më i ri sepse fytyra e pjekur nga dielli nuk tregon asnjëherë moshën e vërtetë, me vçshtrimin diku andej nga shoferi, dora e djathtë lëshuar mbi kofshën e djathtë; në të majtë të tij një gjysmë profili gruaje, dicka më e re në moshë, me buzë të lyera edhe më të kuqe sesa flokët e saj, vështrimin diku andej nga shoferi, me dorën e djathtë mbi kofshën e djathtë. Mbrapa meje, rreshti i fundit i karrigeve (mbrapa tyre fundi i autobuzit), gjithsej 5 apo 6 copë karrige, nuk e mbaj mend mirë, ishte zënë nga një grup të rinjsh, 23-26 vjec, gjysma të huaj e gjysma shqiptarë, gjysma meshkuj e gjysma femra - me femrat të gjitha shqiptare e meshkujt të gjithe të huaj - të vetmit që flisnin e qeshnin, por prapë me zë të ulët, aq të ulet sa për të mos shqetësuar autobuzin, por aq të lartë sa për të bërë të ditur që ata, megjithatë, janë aty. Dallova një spanjoll midis tre meshkujve, që kur nuk ja dilte të gjente fjalën anglisht, e thoshte në spanjisht, fjalë së cilës, pastaj, si spanjolli ashtu edhe femrat mundoheshin t’i gjenin sishoqen në italisht për ta përkthyer pastaj në anglisht. Ishte një anglishte standarte, nga ajo që perdoret rëndom në Evrope, anglishte 850 fjalësh (mbase edhe më pak në rastin e spanjollit), aq sa të duhet për të dhënë e për të marrë një minimum informacioni, aq sa të duhet për të notuar në sipërfaqen e gjërave e për të të bërë të ndihesh turist i lumtur. Nuk e mora vesh nëse i dyti ishte hollandez apo gjerman, theksi i tij i vrazhdë në anglishte mund të vinte fare mire prej këtyre dy gjuhëve, megjithëse pata tendencen të besoja se ishte gjerman, ndoshta nga intonacioni i zërit, pak i trashe, i sigurt dhe ...

Sa është ora, - dëgjova komshiun tim të krahut të djathtë të më fliste. E kisha gati harruar. Në fakt, nuk e kisha harruar, por, në të gjithë konstelacionin e komshijve në një autobuz ky i krahut të djathtë (që do të kishte qenë i majti, nëse do isha ulur në krahun tjetër të autobuzit) më duket më delikati; sepse ky është ai që është më afër teje, që të nuhat erën, që të hulumton profilin, të sheh vjetërsinë e lëkurës: të fytyrës, të dekoletës, të krahëve dhe këmbëve të ekspozuara nga kanatierja gjysëm e tejdukshme dhe minifund deri në mes të kofshëve; sepse ky të sheh rrethin e lodhjes poshtë syve dhe rudhat në cepat e tyre që të tjerët nuk i shohin aq mirë se janë larg, ose se ju vjen zor të kthejnë kokën e t’i shohin me vëmendje; që të skanon rrobat dhe materialin e tyre, byzylykët, vëthët, orën; që të vë çmimin. 10.00, - i thashë dhe ktheva koken pasi e kisha zbukuruar me buzeqeshjen e edukatës. Ishte i ri, rreth të 30ve, veshur me t-shirt të bardhë dhe me pantallona të shkrutra vere, ashtu si edhe të huajt mbrapa nesh. Asgjë e jashtëzakonshme tek ai, ndoshta vetëm qetësia, qetësia me të cilën rrinte ulur, me të cilën pyeti, me të cilën priti përgjigjen. Asnjë lloj ngutje, asnjë lloj lëvizje e tepërt, asnjë lloj ngërçi, hiç, qetë, sikur të ishte duke pyetur nënën e tij për të njëqindtën herë, e ke larë t-shirtin e bardhë që kisha veshur dje?; edhe pse, nuk e di pse, pata përshtypjen që t-shirti i bardhë nuk ishte i vetmi që ai kishte; nuk e di pse pata përshtypjen që njeriu i qetë përballe meje kur blinte t-shirte, sidomos ato të bardha, blinte qetë-qetë 3-4 copë menjëherë, ose, kur nuk i blinte vetë i thoshte shumë qetë së emës: plake, më bli nja 3-4 copë t-shirtësh, atje, ke Gimi, ku i ble gjithmonë. Dhe, ashtu, qetë më hodhi një sy lartë e poshtë, vështrim që e ndjeva të më prekte dhe, që të jem e sinqertë, edhe pse më bëri të skuqem nuk më irritoi ashtu siç do më kishte irrituar një vështrim arrogant që thotë gati me zë të lartë: pa, hë, të të shohim i çik ty sa vle; dhe as sic do më kishte irrituar një veshtrim epshor që thotë: u të hëngsha atë dhe këtë (varet se ku ka ndalur veshtrimi). E ndjeva vështrimin e tij të më prekte flokët, rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, rrobat, xhinglat dhe minglat me të cilat isha ngarkuar, orën, nishanin e gjurit dhe pastaj të ngrihej përsëri lart, duke përndjekur të njëjtën udhë nga ishte ulur, dhe të ndalej tek syte e mi.

Për pushime jeni?, - pyeti ai përsëri, përsëri shumë qetë, shumë ftueshëm, dhe unë fillova t’i shpjegoja në një frymë, a thua se mezi kisha pritur të ma bënin këtë pyetje prej vitesh, se si kisha ardhur për pushime në këtë vend që dikur kishte qenë një fshat i vogël i quajtur Golem e që tani ështe një qytet anonim pa emër (dhe pa rrug&eumlsmiley, ku ndërtesat i rrinë njëra-tjetrës hipur në kurriz si një masë amorfe, duke humbur jo vetëm fytyrën por edhe erën, gjë që mua ma bën shumë të vështirë orientimin (por edhe kujtesën); që nuk më fton të hyj brenda, dhe, kur arrij të hyj brenda dua vetëm të dal jashtë tij, përgjithmonë; se, megjithatë, kthehem përsëri tek ky vend por jo nga dëshira, por nga halli; jo per diellin por per mallin dhe dashurinë e njerëzve që vijnë pushojne këtu, pa dilemat e mia, mbase për inerci të autobuzit rrakeshtrak në masën amorfe të njerëzve të të cilit, ti dikur, në ato kohera të tjera, gjete asgjë më pak se dashurinë; dhe se sot kisha dalë jashtë tij për të takuar një mik në Tiranë, e, në vend të makinës preferova të merrja autobuzin, cilindo autobuz që kalon këtej pari dhe qëndron kur sheh dorën time ngritur; dhe se përpara se të ndalonte autobuzi, përpara meje kishte qëndruar një makinë, nuk e mbaj mend llojin, klisheja do e donte të ishte një mercedes, unë po them thjesht e zezë, shoferi i së cilës më ftoi të hyja brenda dhe të cilit unë me mirësjellje, edhe pse të shtirur, të shtirur sepse plot dyshime për prapamendimet e ftesës së tij të mirësjellshme, i thashë, jo, po pres autobuzin, dhe ndërsa i thoja jo, prapa meje kalonte treni i udhëtareve, ashtu copa-copa, i vjetër, i cngjyrosur, pa dritare dhe me njerëz zgjatur gjysëm përjashta tyre, jo shumë njerëz, mbase fëmijë, mbase të rinj, por njerëz gjithësesi; kurse, përpara meje, mbrapa makinës së zezë, në autostrade parakalonin makina të lidhura me fiongo, a thua se ishin dhurata që shkonin vetë tek pritësi, buria e të cilave binte papushim e brenda të cilave dallova nuse të veshura me të bardha në mes burrash që zgjateshin nga dritaret e hapura plotësisht të makinave dhe bërtisnin dicka në ajer në drejtimin tim dhe të trenit mbrapa meje; dhe, ndërsa unë vazhdoja të vrisja mendjen për shkakun e ftesës së shoferit të makinës edhe pasi ky ishte zhdukur tej tutje në pluhurin e autostradës (përdhunim? seks përkundrejt pagesës? kuriozitet? dëshirë për muhabet?) autobuzi ku ndodhem tani u shfaq në anën tjetër të pluhurit dhe ndaloi përpara këmbëve të mia.

Po ti?, pyeta une duke e veshtruar drejt e në sy. Pertej tij, mbrapa dritareve, peizazhi ecte me shpejtesi dhe në shpejtesi e siper pemet ua linin vendin ca pemeve të tjera; ndertesave të mbaruara; ndertesave gjysem të mbaruara, nga ato ku nga cdo cep ngrihen antena, apo me mire shina metalike, të gjata qe nen verbimin e diellit të korrikut nuk u merret vesh se ku u mbaron maja, dhe ashtu drejt qiellit duket sikur, pervec mesazhit per në tokesoret se ketu do ndertohet edhe një kat (mbase edhe dy) sikur kane edhe ndonje mesazh per të cuar atje lart; shkurreve mbas të cilave dukeshin kodra, kryesisht ngjyre toke, tek tuk me ndonje njolle të gjelber; fushave nganjehere jeshile, nganjehere të verdha e nganjehere thjesht toke; djemve dhe burrave qe shisnin anes rruges pjepra, shalqine, kastraveca, domate, pjeshka e qepe (nganjehere edhe mashurka, kungulleshka, bamje e patlixhana) dhe kur nuk shisnin, midis fjaleve qe shkembenin peshtynin lekurat e farave te kungullit qe mbllacisin. Kasap, - tha ai, qete, - profesionist, në Kombinatin e Mishit Yzberisht, KMY. Ishte specializuar në Greqi, me një mjeshter gjerman dhe i dinte të gjitha artet e prerjes dhe gatimit të mishit, por specialiteti i tij ishin sallamrat, wurstet, tha pastaj në gjermanisht duke me buzeqeshur. I di të gjitha emrat e wursteve gjermane, shtoi pastaj, dhe pa pritur per reagimin tim, filloi, një nga një, me një gjermanishte paksa të ngurte dhe vetem me një pauze të lehte midis, të listonte emrat e wursteve: Wiener, Augsburger, Regensburger, Debreziner, Pfälzer, Krainer, Polnische Jagdwürstchen, Münchner Dampfwurst, Berliner Dampfwurst, Brühpolnische, Berliner Knacker, Thüringer Knackwurst, Münchner Weißwurst, Bauernwürstchen, Bauernwurst, Schützenwurst, Bockwurst, Saftwürstchen, Cocktailwürstchen, Saitenwürstchen, Bouillonwürstchen, Würstchen nach Frankfurter Art, Schinkenwürstchen, grobe Mettwurst, Zwiebelmettwurst, Zwiebelwurst, Vesper- wurst, Frühstückswurst, Mettwurst, Streichmettwurst, Braunschweiger Mettwurst, Braunschweiger, Bauernbratwurst, Geräucherte Bratwurst, Ahle Wurst, rote Wurst, Pfefferbeißer Stockwurst, Weißwurst, Lungenwurst, Kümmel- wurst, Wollwurst, Kalbsbratwurst, Knackwurst.

Peizazhi prapa dritares vazhdonte të ecte me shpejtesinë e autobuzit, në drejtim të kundërt me të, dhe vetëm pasi autobuzi i kishte lënë pas, shumë pas, kuptohej qe përjashta nuk lëvizte as gjethi. Ti mendon se burri i makinës kishte prapamendime? - pyeta unë, kur ai mbaroi së shqiptuari emrin e wurstit të fundit në radhë. Nuk e besoj, - tha ai, i kenaqur nga performanca e tij në gjermanisht, por pa e humbur qetesine, një nga ato qetesitë që i shoqërojnë njerëzit që janë të sigurt qysh përpara për suksesin e tyre dhe ai, si rrjedhim, nuk i kap në befasi dhe, si rrjedhim, nuk ua ndryshon gjendjen emocionale dhe as atë hormonale. Shqipëria, - vazhdoi ai, - është një vend i sigurt; nuk të ngacmon njeri; njeriu flet vetëm me ata që njeh; ata që nuk i njeh i lë të panjohur, dhe është mire kështu, sepse vërtet tani njeh me pak por ata i njeh mirë; është si të ecësh në një tokë të sigurt, ku rrallë ndodhin tërmete (harroji vullkanet); secili sheh punën e vete; unë, psh, shoh punën time; edhe ata që unë njoh shohin punën e tyre; e rëndësishme është të kesh punë; unë kam punë; ata që unë njoh kanë punë; jetojmë mirë; jemi të qetë; nuk të ngacmon njeri; vendi po ecën; KMY po hap një supermakatë keto ditë në Laprakë; eja, të kam ftuar në inaugurim; do provosh edhe ca wurste, - dhe qeshi, pak, qetësisht. Qesha edhe unë, nuk e di përse, ndoshta për inerci, ndoshta për mirësjellje, ndoshta sepse më pëlqeu perceptimi i tij i realitetit, mënyra e qetë, e sigurt, me të cilën e solli brenda këtij autobuzi të qetë, ku të vetmit njerëz që flisnin ishim ne dhe të rinjtë mbrapa nesh. Ndoshta njerëzit e qetë të këtij autobuzi nuk meditojnë fare për halle, fillova të dyshoja, ndoshta njerëzit ...
Kur e ke lënë takimin në Tiranë, the?, - më ndërpreu komshiu. Në 11.00 u përgjigja, duke parë automatikisht orën e dorës. Të thashë, - ma ktheu, me buzëqeshje dhe qetësi, - do mbërrish në kohë. Vërtet, kishim mbërritur.

Me gjeni nje ikone kokemadhe, tullace, syshqyer, dhe ai jam une pas leximit te Selfmaderadios.

Na paska "gudulisur" te gjitheve nga nje çiçke. Ja kur te mberrije Finishqerka me nje gote vere ne dore, ja tropizma me bluzen e saj te bukur anti-klishe, te mberthyer deri ne gryke si kolegjiane, se klisheja tani eshte "zberthyer" - jo klisheja eshte e zberthyer, por klisheja eshte "zberthyer", jo prit, nuk po shprehem mire, megjithese s'prish pune, po e le keshtu, ja dhe jeruzalemi i bukur ku te gjithe kerkojne nje cope, e qe asnje s'merr gje, ja dhe melardi me bisht fshese ne dore, duke ndjekur te shoqin me pantallona ne dore.

Oh ç'do kerrnaqemi, thoshte ajo nusja e bukur, qe nuk di nese ndokush ia ka çuar te falat e mia dhe propozimin per martese.

Shtese per shoqen kooperativiste, Bedrijen : thashe ikone, dhe jo foto familjare.

u tha u be finsestre, gezuar festat smiley

http://www.osheasflowers.com/images/christmas-tulip-vase.jpg 

 

Po i marr me radhe keto postimet e fundit:

@Zotrules, faleminderit qe na perfille me komentin tende smiley qofte edhe negativ.

@Bedrije, kjo foto me "llaftaris" estetiken. Te lutem, te lutem, te lutem, hiqe se eshte e tmerrshme. smiley Nga ana tjeter, lejome te te them se marredhenia jote me Hurbin po behet gjithnje e me interesante.

@ Self, "rasti yt" me pelqeu jashtezakonisht, çka me provon edhe nje here qe pergjigjet per pyetjet (Si dhe pse e shkruat? etj.) jane ku e ku me interesante se pohimet (Fushat njelloj dhe kodrat tjeterlloj...) ...

@Hurbi, heren tjeter te lutem te zgjidhet ndonje fraze pak me shumeplaneshe, perndryshe peisazhet per ne te shkretet qe jemi rritur ne asfalt s'do mund te jene vecse metafora marredheniesh...

Sa per ate qe shkrova dhe qe s'mund ta mohoj (megjitheqe dje kur e lexova per here te dyte me zu turpi, sidomos per nje fjale te shkruar keq), meqe e kam shkruar une dhe askush tjeter, i vetmi justifikim qe mund te nxjerr eshte se e konsiderova si loje kete shkrimin poshte nje fjalie te perbashket.

"Harxhet" e vetme me te cilat eshte gatuar jane: fjalia e Hurbit dhe nje mi i vockel prej verteti qe me hyri nga oborri ne shtepi pak dite me pare.

Me thene te verteten do te kisha dashur te pershkruaja sesi me vrull prej manjakeje i hyra pastrimit te shtepise dhe dizinfektimit te dyshemese qe preku kemba e tij, sesi hodha ne plera rrugicen e vogel perpara deres se jashtme dhe sesi u betova me vete se qe ketej e tutje s'do ta perzija me macen e komshiut qe me hyn ore e pa ore dhe me vadit saksite... Pas ketij mundimi, eshte e vertete, mbusha nje gote vere dhe u ndjeva pak me e lehtesuar. Por ja qe, te dashur miq te Peshkut, une banoj mu ne mes te qytetit, dhe kodrave ketu s'u duket as maja...

Tani qe po e rikujtoj te gjithen kete, po me vjen nje ide tjeter tregimi ne fakt... smiley

Keshtu qe gjej rastin te falenderoj Hurbin per idene, ata/ato qe paten durimin te me lexojne, si edhe dike qe me komplimentoi ne privat smiley per stilin.

ps: Fustanet ngjyremjalti nuk me shkojne. Pervec nje kostumi banje dhe ndonje peshqiri, mund te pohoj me ndershmeri se garderoba ime s'e ka njohur kete ngjyre.

O fini... Nuk kam gje kunder tregimeve moj shpyrto. Vetem se jane vene shume njeri pas tjetrit, plus eshte hera e dyte qe postohet e njejta teme; nderkohe qe per mua do ishte me e udhes qe cdo tregim te postohej vec e vec ne nje seksion me vete; si puna e kendit te leximit. Verejtjen kryesore, e kam me ate qe kam cituar.  Ajo eshte bajate fare. Jo kuptim qe nuk ka, po eshte budallallek.

Nuk jam kurre kunder qe peshqit te paraqesin krijimet e tyre ketu; madje jane me mire krijimet e peshqve sesa felliqesite qe na vijne nganjehere nga shtypi apo anal-istet "shqiptare".

Ty te kam xhan keshtuqe mos e prish gjakun hic, se nuk kam per te qene kurre negativ me ty. smiley

Dy nderhyrje te vockla (pastaj llafosemi perseri, kur te jete vafti) :

- Dua te jem ne harmoni me sensin tim te ndershmerise : ideja eshte marre nga Le Figaro, dy vjet me pare (ose nje vit e nje e dyta, kush e mban mend tani), kur ajo beri kete eksperiment me shkrimtare te degjuar. I kam ruajtur 29 tregime, vetem nje qerrata me ka shpetuar, por do e kap pick ndonje dite ne arkivat e bibliotekes.

- Dhe e dyta, po ma late ne dore t'ju gjej gjera te tjera, me kenaqesi. Madje mund te organizojme ndonje dite dhe "soirée Proust", ku t'jua ngjesh nje fjali te gjate kilometrike dhe ku pastaj te jeni te detyruar qe, te pakten nja 24 minuta, ta besoni veten Proust. E pse jo ? Prousti ka qene nje mjeshter ne llojin e pastishit.

Meqe ra fjala tek pastishi : vjen nga pastiçoja (nga brumi, nga llaçi i brumit, nga ç'te doni ju, edhe nga byreku po deshet), por une s'mund t'i them pastiço sepse fundja jemi ne terma letrare. Ama kendej e ka prejardhjen.

Dhe Proust imitonte Flaubert e kompani. Shikojeni kete lloj, eshte shume pak i levruar ne Shqiperi. Dhe sa per dijeni, mos e mendoni kurre si nje lloj te çnderuar. Sepse pastish mund te beje vetem ai qe e njeh mire vepren e dikujt. Dmth, e ka nderuar me leximin e tij. Pavaresisht pastaj qe pastishi mund te jete me dy qellime : ose nderimi, ose talljeje. Por gjithsesi, ngelet nje lloj letrar me te drejta te barabarta.

Dhe diçka te fundit, po akvll, ku eshte ? Pse nuk vjen te na tregoje njeçike per kete punen e kodrave dhe fushave ? Ne prisnim me shume prej saj.  

Ana_H, te ka rene ne dore tregimi "Tjetri" i Borges ? Ka nje "shije te tille" aty.

Me pelqeu, shkrim i paster.

Jo, Hurbi, nga Borgesi, per fat te keq, s'kam lexuar ende asgje. Po s'eshte nevoja qe shakaja jote te arrije nivele kaq te larta krahasimi.

Qe eshte i paster, e di, se shkruaj me kujdes, nuk hedh as njolla vaji, edhe majen e penes e nderroj shpesh, qe te mos me leshoje boje. Madje, kesaj radhe, as edhe nje pike parfumi s'kam hedhur ne leter. smiley

Po jo pra, s'ishte shaka. Nuk thashe qe ke shkruar nje "Borges", thashe qe ka nje hije Borges. Po ta them me pak fjale tregimin, madje do te ta dergoj te plote, dhurate smiley

Behet fjale per nje bisede imagjinare mes Borgesit plak qe ulet ne nje stol, ku nuk pipetin njeri, dhe Borgesit djale i ri qe vjen te ulet ne cepin tjeter te stolit. Dhe i kujtojne njeri-tjetrit gjera te ndryshme. Ka nje zhvendosje te bukur kohore sepse plakut i duhet te shohe prapa dhe djalit te ri te shohe perpara. Por do ta lexosh vete, s'po ta prish me shijen.

Kurse per "shkrimin e paster", kjo eshte nje menyre te foluri ne gjuhen e letrave. Thuhet psh se eshte nje shkrim apo rrefim i paster atehere kur shkrimi ka shume bujari brenda, çiltersi, sinqeritet. Kur personazhi eshte i plote dhe i beson lexuesit nje te fshehte.

Ne te gjitha rastet, "shkrim i paster" eshte nje kompliment.

Po jo pra, jo, nuk ta mora per te keq, besoj se kaq me njeh, por duke qene se ishte nje shkrim pa shume pretendime, nje ushtrim dore, i fshire, i rishkruar, i nisur  e i stisur ne 3 variante te ndryshme, pastaj, i ngecur ne kete klishe, e meqenese ato 2 variantet e tjera vazhdojne ende te me ziejne perbrenda e s'po gjejne udhen e daljes, nuk ndjehem e cliruar, gje te cilen e provoj, kur mbaroj dicka se perkthyeri. Perkundrazi, ky eksperimenti po me torturoka shume, por nuk i bera dot balle ngasjes dhe rashe ne rrjete, mgj. fillimisht u hoqa menjane, per shkak te penave te tjera shume te mira. Por them se me pakez autoironi, mund t'i perballoj shakate e kritikat. smiley

kurse per shkrimin e paster, s'di pse e lidha me letrat e shkruara me dore, ato te hershmet, me germat rruaze e me nje pikez parfumi a ndonje njolle lot malli persiper. smiley

Gjithsesi, flm, i dashur. smiley

 

Selfo, me more frymen per zotin duke te lexuar, e ke shkrujt me 160 ne ore smiley. Por qe te jem e sinqerte, kjo apologjia jote( per hir te sinqeritetit pra), me pelqeu shume me shume se tregimi.

Melaqi thote: Hurbi, ke gjo me mshesaxhien ti? Marrc nji gru si puna ime, qi di me mshi, me kenu e me kercy, ene ishalla rafte ndashni me qenin tat(kur ta blejsh). Une fshi dhe per bukuri bile bile, pamvaresisht se mund te m'shpetoj noj qime posht e lart, por rendesi ka qi jam pastertore,  ene i kam komet si pulpite. Dhe ai gamori, Gim hunderri qi me ndau ene mori Jenka jevgen per gru, gjithmon m'thoshte, " t'hongsha hunen". Po mos ma shif hunin tashi, se kur kam qene e re, ka qene i shtu, perpjete.

Ene mbaj vesh,sot kam bo gjell me dy llokma mish, kam gri qepen, e kom skuq, kom hudh ene salcen, ene tashi e kom lon tuj zi vetmevete. A prano fshese bytheve?

 

 

Melardi thote: Me pelqeu shume kjo ide dhe me intrigoi. Ne fakt, sapo pashe fjaline e shpifme, tridimensionale, qe hodhi Hurbi, pesova nje goditje te vogel ne tru(ua cfare efekti pati). Per disa sekonda, kujtesa m'u kthjellua. Ngjarja me erdhi vetetimthi dhe pa nje pa dy, shkarravita kete historicken, por qe eshte e vertete. Ju betohem. Me ngacmuan kodrinat  sepse eshte ekzakt shprehja qe perdor personazhi im( ne fakt ai e ka me by**et e grave), te cilin e kisha vene ne shenjester prej kohesh. Qe te jem e sinqerte dhe une, si Selfi, kete qe shkruajta, nuk mund ta quaj serioze. Une e mora me shume si gallate, prandaj edhe nese dikush kerkon ta gjykoje, per ate zot te mos e marri njeri seriozisht. Po pastaj thashe: pse jo? Avash se mos na marri Hosteni smiley(. 

Ah, ta dini ju se c'heq personazhi im, per zotin, do ta kishit shkri gazit nje roman me 100 faqe smiley 

 

p.s. hurbi, te fala nga Xhevi smiley

 

Hurbi, se tashi u kujtova. Iu thuj francezeve qe mos ta krrujn me greket, se keta e kan shpik edhe pastishin, edhe imamin bajalldekun, edhe picat, edhe kadaifin, edhe bakllavan. Dhe shiko, Vasiliqia qe kam perkarshi, ka studju per historine e guzhines qe para krishtit, dhe ka nxjerr konkluzione per t'i thy koken frengut dhe italianit bashke.

 

p.s. hurbi, Vasiliqia kerkon ballafaqim 

Oh meqe ra fjala (dhe pastaj do t'iu kthehem dhe "fushave dhe kodrave" te Ana_H), kendej ka dale fjala se Greqia eshte duke ngritur perpjete... kembet. Se qemoti ishte te ngrije duart, por tani ne qapitalizem, ka nderruar puna, ketu vetem kembet ngrihen perpjete. OK, ka filluar njefare zerzele ketu sepse thone se Greqia ka falimentuar si shtet, njelloj si Islanda para ca kohesh, dhe nuk dihet kush do ta bleje Greqine. Ke vene ndonje kursim menjane ? Si thua te behemi bashke si peshq dhe ta blejme ?

Vasiliqise thuaji se Hurbi kerkon faqefaqim dhe jo ballafaqim. Ka ikur koha e ballit, thuaj. Tani moda eshte faqe me faqe e gushe me gushe.

Ika tani, por ajll bi bek, thoshte flokiriqi i Ostrise.

E mire o mire ti. Kush grrek do me dit se ca i ndodh grrekut. NJi frape e pi, n'buzuqe bojme si bojme shkojme,se nji jete e kena dhe kena lind per qef, pa e ka nji zot dhe per ne(grreket smiley )

 

ciao se mu tha peshtyma

OK. Sapo rilexova Izabelen, Bleten, Selfmaderadion.

Izabel, shkrimi yt eshte mjaft poetik, ke nje prirje te theksuar per metafora dhe kjo eshte mire, me pelqen. Por po qe se del nga keto ane, nuk arrita ta kap mire mbylljen. Mbase kam harruar ndonje rresht ku fshihet dhe kleçka. Por fundja ne ketu eksperiment po benim, a nuk vjen te ma çkoqisesh njehere, çfare ndodhi me bomben dhe perse ?

Bleta, ishte vertet e kendshme me takat e saj qe po shkon ne takim, takat e kuqe te Hirushes, apo si e ka emrin ajo vajza qe i shpeton kepuce ne mbremje me princin ? Po mire, perse nuk i dalin asnjehere planet ketij personazhit ? Perse e lene ne balte mes fushash pa autobus ? Keto pitje kerkojne pergjigje, nuku ben ashtu pa sqaruar populin.

Selfmaderadio : hmmm... kodrat e moskuptimit, he ? Me nje fjale, zenka zenkes nuk i ngjan, keshtu ?

Por me keto shperthimet alla "vershime te ndergjegjes", disa i thone "perroi", disa "rrjedha", disa "rryma", une po i them "permbytja", sepse ashtu me ngjan me lart, Losttext do te kete pune, besoj. Do ta shkoqise shkrimin me laps ne dore. Teper i ngjeshur me aluzione. Diku humbasim ne nenkuptimet, dometheniet, ndaj dhe presim lostin mos na sqaron me teper. Te presim pra...

Duhet rrefyer? Po ja , po them dicka pa qene i sigurt se shpjegimet do te qartesojne ndonje send apo do te thellojne me shume krizen e heshtjes dhe dyshimit: ishte nje loje spontane apo nje impenjim serioz?

Gjithcka nisi si nje loje dhe kuturisje per te sajuar dicka, duke mare si pikenisje dhe ngacmim ato dy kodrat budallaqe dhe personin qe ecen ne nje udhe fushe. Ajo qe me shkrep menjehere ne koke eshte mendimi qe kete personin qe ecen ne nje udhe fushe ta kthej ne personazh te rrefimit tim. Pas kesaj dilema  e pare eshte nese personazhin duhet  ta  le ne levizje per qef , duke kundruar natyren dhe medituar per  qesharaken dhe dramatiken e jetes, te perzjera keto me ca kujtime te  hidhura aksionesh, ku njerzia kodrat i kthente ne fusha pjellore dhe personazhi  desh ka ikur per lesh nga nje shaka , ku nder te tjera thuhej se "Tu qepemi vajzave dhe ti bejme ato pjellore si dhe grate" e cila u interpretua si perqeshje me ate parrullen qe e  dime te gjithe. Hoqa dore. Ku behet shaka me nje teme kaq seroze dhe ku , ne nje loje zbavitese, ku mund te shkruaje jo me shume se nje faqe format.

Dhe kshu zgjodha dicka me te volitshme, gjithsesi nje personazh qe ecen ne nje udhe fushe, eshte nisur per diku, eshte vetem, dhe per me teper mbart nje dhimbje te madhe. Dhe njeriu kur ecen vetem dhe ka  nje fatkeqsi , flet me veten, kujton ca gjera dhe reflekton.

 Akti i te krijuarit mbetet nje proces intim, sa i arsyeshem po aq dhe iracional. Cfare te shtyu/nxiti  te shkruaje pikersiht kete dhe keshtu? -pyes une veten dhe mund te pyesin edhe kureshtaret? Kjo me kujton ate personazhin qe ishte hedhur nga ura per te shpetuar dike qe po mbytej. Kur e pyeten se cfare te shty qe u hodhe, ai u pergjigj: ah ta dija se kush me shty, pa dija une sec i beja !

 E  nga ta di se perse  shkruajta pikerisht ate qe kam shkruar.Tashme kjo  s ka me pike rendesie. I rendesishem dhe real per te tjeret eshte shkrimi i cili tashme qendron aty para syve te te tjereve.

Jane keto sy qe e shikojne, miratojne, neglizhojne, vleresojne, percmojne, kuptojne, kryqezojne.

Sa keq qe me vjen per krijesen time!Nuk mund ti vij me ne ndihme!.

Por ka dicka qe me ngushellon. Ndoshta personazhet dalin prej kornizave te tregimtheve dhe flasin me njeri tjetrin, komunikojne dhe keshtu plotesojne papersosmerine e jetes se  tyre me jeten e te tjereve.

Te gjithe jane aty, ne fushen mes dy kodrinave: kodres se kureshtjes dhe asaj te mosperfilljes. Kushdo qe levis ne kete peisazh per te takuar dike nga keta personazhe te lojes dhe rastesise, nuk di perse e perfytyroj me ato takat e cizmeve te kuqe te Bletes, duke shkelur pa delikatese ne nje toke te ndjeshme dhe gjithsesi te bukur ne papersosmerine e saj!

Spiritus, marr shkas nga fjalia jote 

E  nga ta di se perse  shkruajta pikerisht ate qe kam shkruar.

 

per te rrefyer qe personazhin tim me duket sikur e kam lene ne rruge te madhe, pa i dhene nje zgjidhje. Duhet ta pohoj, se duke perfituar nga ky ushtrim, eshte hera e pare qe shkruaj pas kaq kohesh qe nga hartimet e shkolles ( pervec 2-3 mbresave qe me kane rrjedhur vrullshem, e per te cilat s'me eshte dashur te sajoj, por vetem te shoh, te ndjej e te shkruaj) Jam e vetedijshme qe "hartimi" im mund te jete teper i rendomte, por nuk e dija qe do ta  perjetoja kaq shume ate gjendjen e personazhit tim ne udhekryq. sado qe mundohem me vete t'i jap nje fund tjeter, nuk mund te shtoj dot me asnje fjali me shume, sikur me jane lidhur duart perfundimisht. Me duket se trupi i saj do te me vdese atje mbi ure e do te fosilizohet, teksa shpirti do te barese lirisht festave. Por nuk e doja kete fund, doja nje tjeter, por per dreq, ajo refuzon te levize vendit.

Mua me shijoi, nje shkrim ku vetja shikon brenda vetevetes, shkruar mire dhe me sens. E perse duhet ta levizesh nga aty ku ka mbetur, pra nga ura?? Te gjitheve na ka ndodh te jemi nje memoment mbi ure, duke pritur dike apo thjesht duke soditur ujrat aty poshte ku pasqyrohet vetja jone.

Dikush tjeter qe  e lexon mbase e gjen zgjidhjen vete. Mund te mendoje se kjo cupa/personazhi pra, qe kerkon te mbyllet ne nje manastir, paska nje brenge e dhimbje te madhe, ndergjegjia i qenka tronditur, po i iken truri, s gjen me rehat me veten dhe ...hop e mendon duke u hedhur nga ura...smiley

Jeta nuk eshte nje feste, dreqi e mori.

smiley

Ja, kete te hedhjes nga ura une s'e kisha shkuar fare ne mend. Nuk do te doja qe ajo te hidhej nga ura, per cfaredo arsye. Ajo kerkon  te gjeje prehje ne manastir, per te mos u mbyllur spitaleve, ndersa pjesa tjeter e vetvetes do si e si qe ditet e fundit t'i shijoje mes njerezve, qe t'u lere shijen e njeriut te hareshem dhe plotjete te gjitheve, por dhe te shijoje ato ckane mbetur nga jeta. Konflikti lind se cila gje mund te ta jape prehjen dhe symbylljen e qete nga kjo bote, manastiri -meditimi apo festat e miqte? Jo, jo, personazhit tim nuk i shkon ndermend te hidhet nga ura. Questo e' poco, ma sicuro. smiley

por ti ke te drejte, jeta s'eshte aspak feste dhe Babbo Natale non esiste, sado qe mundohem te besoj te kunderten. smiley

Ana H, me shijoi shume perdorimi I fjales ne pjesen tende.
Do hidhet ndonjeri andej nga Repete-ja? smiley

Para se ti tregoj Hurbit, ate qe kam dashur te them ne pjesen e shkruar aty me siper ( por qe nuk e paskam thene dhe aq mire ndryshe do e kishte kuptuar vete Hurbi), dua te them qe ishte nje ushtrim interesant dhe argetues njekohesisht. Dicka e shkruar ashtu si te vjen ndermend, lirshem, pa sepaten e kritikes mbi krye.

Te gjitha shkrimet ishin interesante ne llojin e tyre dhe individuale gjithashtu. Dua te vecoj tregimin e Losttext-it i cili me pelqeu vecanerisht, menyra e trajtimit, kompozimi si nje e tere, qe lexohej me nje fryme. Nuk kishte detaje te teperta apo te mangeta dhe cdo gje ishte ne vendin e vet. Dhe qe te jem e ndershme deri ne fund, ate grushtin me dhè qe i vura personazhit tim, e mora pa leje nga tregimi i Lost-it, ngaqe me pelqeu. ( Koka e penduar nuk pritet Lost, apo jo? smiley )

Tjeter tregim qe me pelqeu eshte ai i Hurbinekut. Shkruar shume bukur dhe ai. Femija i vetmuar me prindet qe i kishin vdekur eshte pershkruar me ngjyra po aq te lehta dhe te pafajshme sa vete pikellimi i tij feminor.

Po ashtu historia komike qe me beri te qesh shume e Merald, e vecanta e Lulianit,  dyzimi i personazheve te Finisterres, dhe Anna H (kjo e fundit shkruar ne menyre shume delikate), meditimet e FH, selfmaderadios, Bletes, spirutisit, kombinimi i Jerusalemit, te gjitha lexoheshin kendshem.

Nje tjeter gje interesante ishte dhe spjegmi i situates se si "lindi" copeza shkruar aty me siper gje te cilen do e bej dhe une me poshte.

Ndodhi qe kisha pak kohe ate dite dhe pak minuta me pare kishe debatuar tek kjo faqe me Hubrin, kur shoh qe ai hapi kete teme. Nen ndikimin dhe vrullin e debateve, mendova qe te shkruaja dhe une dicka. Ishte afer mesnata dhe nderkohe qe behesha gati per gjume dhe melodia e ujit te dushit bente te veten, une mendohesha per pjesen qe do shkruaja. Kisha lexuar deri atehere cfare kishte shkruar PF ( PF, pse e hoqe? ) dhe fillimet e tregimit te jerusalemit si dhe Losttext-in tregimi i te cilit me pelqeu shume.

Atehere duke e kthyer arsyetimin se mbrapthi vendosa disa piketa:

- nuk do shkruaja pershkrim apo meditim por do shkruaja tregim , dicka qe ti permbahej pak a shume rregullave te tregimit,

- nuk do shkruaja ne asnje menyre per relacion mashkull femer, sepse kisha nje lloj ideje qe do shkruhej shume per te.

- nuk do fusja asgje personale, pra do ishte dicka krejtesisht e shkeputur nga mua.

- duhet te kishte patjeter lidhje me fjaline e pare, pra fjalia me dhè dhe me kodra duhet ta pershkonte tregimin, te ndihej aty.

Dhe krejt paparitur duke pasur ne "dore" vetem nje grusht dhè te huazuar nga Lost, lindi ideja e asaj qe kam shkruar me siper.

Per Hurbin: smiley

Eshte fjala per shokun e nje ushtari te vrare qe shkon ne shtepine e tij dhe i con te atit dheun qe i vrari kishte shtrenguar ne duar ne momentin kur kishte vdekur i coptuar nga nje bombe. Pra behet fjale per nje ushtar amerikan vrare ne lindjen e mesme.

Pastaj kisha shume deshire te lexoja selfmaderadion ( dhe lost-in me pas) ne spjegimet e tyre dhe fillova.... fillova... por nuk e mbarova dot. Mu mbarua fryma aty nga mesi. Atehere u ktheva prap nga fillimi, i mbusha mire mushkerite me fryme dhe fillova prap.... perseri nuk arrita ta mbaroj, mu mbarua fryma.  E lashe, duke i dhene karar qe nuk ishte pune per mushkerite e mija. smiley

Pershendetje, miq! smiley

Se pari duhet t'ju them se kam kaluar nje fundjave te bukur nen shoqerine tuaj dhe, packa se me kishte ardhur ime eme e po me gatuante plot gjera te mira, une shijova "una bella macedonia" ku secili frut zinte vendin dhe kishte shijen e vet te pangaterrueshme me te tjeret. E kesisoj, mora hua cizmet e kuqe te Bletes ( mgjth. dhe vete i kam nje pale) dhe zura te barisja pa rend e radhe mes kodrinave e qingjave te bute te Hurbit, u perpoqa te dalloja syckat e vajzes se Fh-se, por qe e pamundur, ndaj padashje zbatova planet qe jeta kish shkruar per mua dhe u gjenda sakaq e llaftarisur nga shija e dheut ne goje dhe tkurrjet e lemerisshme te krimbave te vajzes-kafke te Lostit,  dhe m'u ngjeth mishte nga grushti i dheut te ushtarit te vrare me kundermim paksa kapote buzatiane te Izabeles, u zhyta koke e kembe ne jermin dhe spiralen gjysme enderr gjysme zhgenderr te Finisit dhe m'u desh nje perplasje e forte dere nga Selfi per te me ndermendur se te njejten gje bera dhe une para ca kohesh, por goditjen me te rende e mora nga Luli, kurre s'e kam kuptuar kete lloj dashurie morboze, ndaj u  hodha tek qeni i Melardit per te marre nje doze te mire humori, ndryshe nuk kisha per ta perballuar dot kthesen e papritur qe mori veshtrimi i nxjerre nga xhepi i qepalles i dashurise me shikim te pare me nje te verber te Jerut dhe Hurbit dhe krejt pa shkas e pata lene per ne fund vajzen fytyreengjell te spiritusit dhe qava, sepse shpirti eshte kaq i pakufishem ne deshira, ndersa mundesite jane kaq te kufizuara, kesisoj i lashe pas te gjitha, mora nje gote vere u perhumba ne vorbulla ndjesish, kujtimesh dhe serish mbeta mbi ure e pafuqishme per te vendosur se nga c'udhe duhej t'ia mbaja.

flm te gjitheve. kjo fare mire mund te futet ne nje nga faqet me te mira te peshkut. smiley

 

Te djelen u zgjova pak me vone se ditet e tjera dhe u ndjeva i mberthyer nga ato merzitjet qe vijne pa ndonje shkak.U vesha, dola ne rruge dhe kembet po me conin drejt kodrines ku shpesh takohem me miqte e vjeter. Lokali “Bujtina e Brengave”, dikur nje ndertese e perdorur  si kaziono, para disa vitesh eshte pershtatur si shtepia e miqve te artit. Eshte nje mjedis i qete, mes gjelberimit te perhershem dhe larg rremetit te metropolit kaotik.U futa brenda dhe zura vend ne tavoline. Kamarjerja vjen, te tjeret porositin kafe ndersa une nje whisky sepse, sikunder e dini, kohet e fundit e kam tepruar pak me alkolin.Ndersa kamarierja largohet, Fh, estet ne profesion, e kundron por jo me ate syrin lakmitar te meshkujve dosido.Sipas tij sensualiteti femrave duhet zbuluar ne qafen nazike, ne brishtesine e supeve dhe muziken e levizjeve te nje trupi elegant. Une buzagazem sa here qe degjoj shpjegimet e tij prej eksperti, ndersa te tjeret tundin kokat me dyshim.Biseda vertitet rreth luftes se fundit dhe I, nje ish ushtarak ne pension, me nje pikellim te perhershem ne fytyre kujton miqte e mbetur ne beteja. Ai eshte ushtarak dhe e di se luftrat kane dhe viktima por ajo qe e brengos eshte vdekja diku larg, ne vende te huaja, per interesa ko(m)betare jo fort te qarta. Lst. degjon me nje nenqeshje te hidhur ne cepat e buzeve dhe luan vazhdimisht me qesen prej plasmasi, ku dallohen ca bizhu te argjenta.Eshte nje koleksion unazash te blera ne cdo pervjetor te ditelindjes per te adhuruaren qe nuk e takoi kurre.Biseda nderpritet dhe per nje grime pason nje heshtje bezdisese. Perballe kam zotin J.me syte e verber ku perhere qendron nje pikez loti e cila, nga casti ne cast, duket sikur do te kerceje si nje koker dardhe drejt e mbi suprinen e tavolines.-Dashuria zotrinj eshte misterioze. Syte mashtrohen nga e siperfaqshmja, kurse bukuria qendron thelle brenda nesh-mermerit duke veshtruar (ne fakt asgje nuk mund te veshtroje) nga dritaret e mbytura me drite.Dengla, zotrinj, dengla thote z. Sfmrd me njelloj nervozizmi dhe i shmanget veshtrimit te ish mikut te tij filozof ne tavolinen perbri.Befas nje angullime qeni degjohet ne oborr. Zotnia M. rrenqethet. Pastaj ai na tregon historine e jetes se tij.E pelqejme humorin gudulises, por nen kete shtrese me gurgullima te qeshurash, regetin brenga e nje bote pa qeniet qe kafshojne mizorisht jeten e te tjereve.Vetem L.K nuk flet. Ndoshta mendon se, pas cdo shpjegimi, konfuzioni per historine e tij me te motren do te shtohet akoma me shume...Cohemi dhe dalim. Filozofi na ndjek me veshtrimin shpotites dhe, ndersa terheq deren , me kujtohen fjalet qe me thoshte dikur:-Jeta cdo dite behet me e nderlikuar kurse njerzit budallallepsen prej banalitetit dhe kotesive. Jete e merzitshme!Ne livadhet poshte kodrines nje tufe delesh kullosin. I shikoj vazhdimisht, si te hedhura aty qe nga krijimi i botes. Vetem bariu i vogel nuk duket me ne keto ane. Nje miku im me tregon se ka ikur larg, ne boten e madhe.Eshte kohe ikjesh dhe te gjithe enderrojne kerkimin e thesareve larg ketij vendi.Psheretij. PS : ky ishte nje takim me meshkujt e tregimeve. Do te kemi ndonje impresion nga takimi femrave ?smiley  

Spiritus, e lezecme e gjitha kjo, por po te kishe lexuar shkembimet mes Sfmrd dhe te nenshkruarit, dora vete, do kishe pare qe njera  prej tyre  eshte mbyllur me "e jotja," nga Sfmrd.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).