Nje hatme per Enver Hoxhen

Një paradite shtatori të këtij viti njoha në Peshkopi Dritanin, një koleg të mikut tim më të ngushtë të fëmijërisë. Për të më kishte folur dhe më parë miku im, sipas rasteve dhe rrethanave, që lidheshin me jetën intelektuale të qytetit të vogël. Dhe ja tani e kisha përballë, në tavolinë. Ishte natyrë kureshtare, por aspak llafazane dhe, gjykuar nga biseda e qetë në lulishten e hotel-turizmit, Dritani u përkiste atyre bashkëbiseduesve të rrallë që zotërojnë artin e vëmendshëm të dëgjimit. Sepse rëndom bashkëbiseduesi i ditëve tona kam përshtypjen se bëhet i padurueshëm, pikërisht ngaqë nuk di të dëgjojë. Dhe kur nuk di të dëgjojë, nuk di as të përgjigjet.
Dritani ka mbaruar studimet për fizikë në një universitet të Stambollit dhe jep në gjimnazin e qytetit lëndën e fizikës. Është lexues i rrallë i letërsisë artistike, i filozofisë dhe teologjisë, sikundërse dhe një besimtar i devotshëm. Kisha edhe unë kureshtje të bisedoja me të. Sa për ta zënë fill kuvendimin e pyeta për një prej çudirave paradoksale që pata dëgjuar ato ditë në fshat. Ishte fjala për një katundarin tonë, një fermer i mesëm, burrë te të pesëdhjetat, i cili çdo vit paguante t’i këndohej hatme Enver Hoxhës. Kjo ishte bërë traditë, si duket, sepse sekreti kishte dalë dhe pesëdhjetëvjeçarin, të cilin po e quajmë Shaban, njerëzit e mi të fisit e konsideronin, me të drejtë, hipokrit, duke mos i zënë besë e duke krijuar njëfarë distance. Ja për këtë e pyeta Dritanin:
- Si ka mundësi të bëjnë vaki gjëra të tilla?
- Ja që ka... dhe jo vetëm një rast, - tha duke ngritur supet.
- Dakord, po si mund ta marrë përsipër njeriu i fesë t’iu bëjë një shërbim i tillë këtyre njerëzve? Këtë s’e kuptoj!
- Ka, zotni, ka. Për fat të keq... Imami i katundeve tuaja, për shembull.
Meqë nuk e dija kush ishte imam në fshatrat tona, nuk e ngacmova më tej bisedën.
Kuvendimi rrodhi në tjetër temë. Po e pyesja për letërsinë otomane, për prozën e dhe poezinë e sotme turke, për autorë të veçantë që i njihja shumë pak dhe për të tjerë, që vetëm i kisha dëgjuar. Dritani përgjigjej me aq sa kishte mundur të njihte dhe zbulova se njihte jo pak. Kishte dhe shije të hollë e të përpunuar artistike. Kur ora po i afrohej dymbëdhjetës, ai na kërkoi leje. Ishte ditë e premte dhe i duhej të shkonte të falte të xhumanë. Edhe ne u ngritëm me mendimin për ta përcjellë deri tek xhamia. Me këtë rast të vazhdonim dhe bisedën përgjatë bulevardit. Kur arritëm tek xhamia qemë duke u ndarë me Dritanin, por miku im i fëmijërisë tha, se nuk ishte keq ta shoqëronim Dritanin edhe në falje, mandej të dilnim së bashku.
- Me gjithë qejf, - thashë, - por duhet ta dini që unë nuk i di ritet.
- Bëj si ne, - tha Dritani.
- Por do të ishte një imitim dhe ju e dini: artifica është ca si e sikletshme, - thashë.
- Mirë, si të duash, - tha Dritani. – Por rituali parakupton përuljen dhe lutjen para Zotit, jo para njeriut.
- Sigurisht, ashtu e kuptoj, por unë nuk i di frazat e lutjes dhe duke mos ua ditur kuptimin fjalëve e gjesteve, nuk i mbush ato me kuptimin që duhet, apo jo?
- Mund t’i mbushësh me kuptimin që do t’u japësh ti. Struktura e lutjes në gjuhën shqipe nuk ndryshon në thelb. Për t’iu lutur Zotit për triumfin e së Mirës, fjalët gjenden vetë: të pastra, të çiltra, të drejtpërdrejta. Të siguroj! – tha Dritani.
Bëra me të vërtetë ashtu. Morëm abdesin dhe iu nënshtrova lutjes, sipas ritualit, duke pëshpëritur me vete në gjuhën shqipe atë, që besimtarët e tjerë e thonin në arabisht.
Mund të them se pa farë zori vendosa harmoni me veten.
Pasi mbaroi falja, ishte parashikuar një ligjëratë, që do ta mbante një djalë i ri. Bashkë me miqtë e mi u ulëm në gjysmërrethin e besimtarëve të tjerë.
Por habia ime qe e fortë kur në atë gjysmërreth pashë të ulur këmbëkryq një fytyrë që ia qëllova jo pa zor se kush ishte. E pyeta Dritanin dhe ai më tha se nuk gabohesha: ishte një nga ish-sekretarët e Partisë së kooperativës, i cili ishte bërë i famshëm në rrëfimin e më të mëdhenjve, qysh kur isha fëmijë, pikërisht për zellin dhe kurajën e tij të keqe. Ishte Remziu i gazepshëm, i cili qe fiksuar në kujtesën e fshatarëve si njeriu që i priu me kazëm e buldozer rrëzimit të minaresë së fshatit tonë në vitin 1967. Këtë s’e luante topi! Veçse tani ai kishte pësuar disa ndryshime: në vend të kapeles me strehë, tani mbante në kokë një kësulë tradicionale dibrane, ndërsa ndër gishta rrëkëllente kokrrat e tespiheve. Ishte plakur, thinjur e ngjallur dhe ngjante si një gjysh i dhembshur e babaxhan.
- Si ka mundësi?! – i bëzajta Dritanit në vesh. – Ai është Rrema i zi, ish-sekretari i Partisë, vetë Rremë Hoxha, që i ka vënë kazmën xhamisë së fshatit tonë!
- E saktë, - m’u përgjigj Dritani. – Përveç kësaj, është dhe imami i katundeve tuaja, bash njai që i merr lekët vit për vit Shabanit tuaj, për t’i kënduar hatme Enver Hoxhës...
- Ç’thua more? Po si e pranoni në xhami këtë vampir?
- Se mos vetëm ai? Pa shih pak më poshtë... Ke një ish-sekretar tjetër partie, Nazri Shehun... veçse ai ka qenë jo i kooperativës, por i Ndërmarrjes Komunale, këtu, në Peshkopi. Edhe ai ka vënë kësulë të bardhë. Pak më poshtë është dhe një i tretë, një ish-aparatçik në ish-Komitetin e Partisë. Ka sa të duash, mos u lodh...
-Po si i duroni xhanëm! Ju qofshi!
- Ç’të bëjmë, sipas teje? T’i nxjerrim jashtë?
- Ju e dini... por këta janë munafikët. Mos kujtoni se do të kenë brirë...
- Shansin për të ndryshuar nuk mund t’ua presë kush, mor Agron.
Ndërkaq djali i ri po rrëfente një episod a paravoli nga jeta e profetit Muhamed a.s, për njëfarë vrasësi të xhaxhait të profetit. Por më vonë ai qenkësh kthyer në fenë myslimane. Kur ai i ra ndër këmbë profetit dhe i tha se është penduar dhe është kthyer në fenë islame, Profeti Muhamed a.s iu përgjigj: “që ke kthyer në fenë e Allahut ke bërë mirë, por rueju prej meje sa më larg; mos më dil parasysh, mos u fal në një xhami me mua, mos kremto festa e sharte të fesë islame në atë vend ku jam unë; rri sa më larg syve të mi!”
- A nuk është blasfemi t’i keni përherë parasysh këta njerëz, duke e ditur mirë kush kanë qenë? Aq më tepër që tashmë i dini se me çfarë punësh merren? Ti vetë e pranove, - i thashë i çmeritur Dritanit.
- Po, vetë të thashë dhe e di me se merren. E di se u plotësojnë dëshirat nostalgjikëve si puna e atij Shabanit tënd, duke i kënduar hatme Enver Hoxhës; e di se në zgjedhje janë të parët që votojnë për trashëgimtarët e komunizmit, u shtrojnë madje dhe dreka, angazhojnë familjen, farefisin me mace e me minj, por më kupto: ky është tempull dhe tempull lutjeje e besimi! Nuk mund t’u lexojmë biografinë kush kanë qenë, si kanë qenë e çfarë kanë bërë. Nuk mund t’u ngrehim gjyqin, siç kanë bërë dikur ata vetë me ne! Nuk është në tagrin tonë t’i gjykojmë, se ka kush gjykon...
- Është e neveritshme t’i shohësh, more mik! – kundërshtova, teksa dilnim. – A e dëgjove ligjëruesin? Vetë Profeti i thotë vrasësit të xhaxhait: “rri sa më larg syve të mi!”
- Dëgjo, të ta sqaroj pak më thjeshtë, - më tha si me të lutur Dritani. – Jo se nuk kuptoj unë, jo se nuk ndjej të njëjtin zemërim e çmeritje për ta, njësoj si ti dhe jo se besoj, që ata do të jenë bërë më të mirë. Përkundrazi! Janë bërë më të neveritshëm nga sa ishin (Allahu na mëshiroftë!); por feja jonë është paqe, paqe... kupton? Dhe në këto prova të përballjes me ta në tempull, një besimtari me zemër të pastër nuk duhet t’ia mundë inati durimin! Përndryshe edhe ne do të bëheshim si ata. Ky është ndryshimi. Dhe ti, që e ke lexuar Inxhilin (Biblën), e ke më të lehtë ta kuptosh mësimin e hazreti Isasë (Jezu Krishtit): kundërshtari mundet me madhështinë e mëshirës!
- Edhe në rastet ku para hundës suaj këndojnë hatme për Enver Hoxhën?
- Nuk kanë ku të shkojnë më tutje. I dëshpëruari përpëlitet, derisa prek murin e qorrsokakut. Më tej s’ka ku shkon. Me tej, miku im, është muri, shkëmb i gjallë, i lagësht, i ftohtë, i pakalueshëm...
Fytyra e Dritanit qe përndezur. Nga mundimi? Nga sikleti? Nga pështjellimi që jepte ajo bisedë apo nga përpjekja për të përcjellë filozofinë e tij të besimit, që ngrihej mbi përvojën tonë të përditshme, mbi bëmat tona plot inate tokësore, në mënyrë që asnjëherë inati të mos na e mundë durimin.

                                                                                                             2009-11-30

20 Komente

Ishte Remziu i gazepshëm, i cili qe fiksuar në kujtesën e fshatarëve si njeriu që i priu me kazëm e buldozer rrëzimit të minaresë së fshatit tonë në vitin 1967. Këtë s’e luante topi! Veçse tani ai kishte pësuar disa ndryshime: në vend të kapeles me strehë, tani mbante në kokë një kësulë tradicionale dibrane, ndërsa ndër gishta rrëkëllente kokrrat e tespiheve. Ishte plakur, thinjur e ngjallur dhe ngjante si një gjysh i dhembshur e babaxhan.
- Si ka mundësi?! – i bëzajta Dritanit në vesh. – Ai është Rrema i zi, ish-sekretari i Partisë, vetë Rremë Hoxha, që i ka vënë kazmën xhamisë së fshatit tonë!

Po ca sekretare qe u bene antikomuniste a nuk te vjen cudi more z. Tufa? Perse dy standarte per te njejtin fenomen??

Po lere mer amon, se per autorin Tufa thon qe eshte i dijshem shume, c'ka jam i prirur t'a besoj ne vend; po ky s'te le me ia respektu dijet mer me gjithe kete "bias" qe ka. Nuk i mbaj mend nje shkrim te centruar ketij autori. Nje per be!

 

Me thene te drejten, nuk e mora vesh moralin e kesaj historise.

edhe une te them te drejten, asgje nuk kam kuptuar nga ai autor. 

pak si esse, pak si reportazh, pak si rrefim, turlu-turlu. 

kesaj here e lexova, vetem mos rrezoja mendimin e te palexushmit, por e perforcova me teper.  

Autori vazhdon ne linjen e shkrimeve '5 lek Tufa'. 

 Agroni nuk e di Pavli (nje nga apostujt e Jezuit), i ka perseketuar te krishteret e pare, aq keq sa asnjeri nuk do e besonte se ai, do vinte nje dite e do ti ndihmonte ata dhe do behej nje nga apostujt kryesore te Krishterizmit. Keshtu qe nuk perjashtohet dhe mundesia e pendimit tek njeriu, i çdo klase e hieraqie. 

Ne fakt, zemren e njeriut e lexon vetem Zoti, keshtu qe njeriu perjashtohet ta gjykoje tjetrin mbi bazen e te kaluares. Sepse njeriu merret ne evulim, ne ndryshim. 

po tregoj un i histori tjeter... i kushurini jone i dyte qe vite m shpi tone m kohe t dulles ene gerthiste me t modhe... enver hoxha osht maskara osht kriminel... u nigjote deri perjashta. plaku qe e shifte ene i thote ule uule zonin se na nigjo noi mur a noi gjosen...

ky qe thu ti ishte 80 leksh... ene vite m shpi tone qe na kishte kushurij qe ta qiste ate 80 lekshin miku...

po ky person masi ra kumunizmi dilte m penxhere t shpise m kat t pare ene vete konge per enverin me zo t nolte... plaku prap qe i thote ule uule zonin se ta vret veshin... perher t nolt e ke pas zonin, s msove i here...

kto lloj robsh po i profesjon kon... po ca me bo dera e xhamise nuk myllet per asnjeri... derisa i modhi zot i ka lone kohe robit me u pendu sa osht gjalle, kush jena ne me dal permi zotin???

 

 

i shoku im thote mrena m  xhami... po pse se dime ne se ka shiksa ktu??? po mir bojn qe vin ene ato se kushedi nigjojn noi llaf t mire ene udhzohen...

 

 

kurse i rast sagllom ma ka tregu i cun n itali. ishte njoni i somalez qe kishte vra me qindra vete gjat luftes me doren e vet. e njifshin t gjithe somalezet qe vijshin aty m xhami se ishte me nom, ky ene banda e vet... si folte me goje asnjoni as selam si jepshin as kerkote ky vete... vetem vite m xhami u falte ene hikte... ene kur s kishte rob verdalle vite aty, ene qellojte nonjoni  qe kalojte aty e gjete tu qa... sa i shifte ky bote sikur krute zonin qe gja s jom tu qa po sec kom ke fyti i gjo...

 

Ne fakt s'perben asnje cudi qe dikush si Remziu, te zevendesoje nje ideologji te degjeneruar te adhur nga lindja, me nje tjeter.   Njerzit pa rrenje e taban, qe nuk cmojne gjakun e tyre keshtu gjerash bejne...

ajo ideologjia tjeter sikur mori yrysh m france per her t pare valla'i... masanej marksi engelsi sikur s ishin nga arabia saudite m duket... as ka turqia... per cin lindje e ke llafin ti lale??? apo je tu fol per shah kudaatin e persise qe deshi me i bo t perbashkta pasunine ene femrat qy para se t vishin arjanet n europe??? po t jete ashu t gjitha filozofite nga lindja kon ardhe, t jap te drejte...

Ajo ideologjia e pare e Remziut, nuk e di ku e mori yryshin per here te pare por nga nje cifut u hodh ne karte, e tek ne erdhi nga stepat e Rusise nepermjet brateve jugoserbe.   Lindja qe e kam llafin une, eshte lindja ideologjike.  Lindja e bizantit, e ortodoksise, e islamit.  Pjella te degjeneruar te semitizmit keto, te paketuara per eksport.  Nuk e di ca historie lexon ti per kete pune e gjithe filozofive qe kane ardhur nga lindja, por te keshilloj ta zgjerosh dijen mbi te tilla gjera para se t'ia futesh me top.

"Pjella te degjeneruar te semitizmit keto, te paketuara per eksport."

Dhe ti habitesh pse te kane censuruar? Ik ere kokloqe.

Pash nerin në çfarë Lagje e ke pas shpinë...." Lindja e Bizantit, e Ortodoksise, e Islamit. Pjella te degjeneruar te semitizmit keto, te paketuara per eksport "..... se po më cudit . Si ore s'të paskam njohur unë ty që në  kohën e Bizantit smiley ?

Dhe vujnë bota për bashkëkohës , që e njohin dijen me dhëmbë e dhëmballë ( të pashkulura). Hecni mer tek PPU . I dinë me rrënjë Islamin , Bizantin , Inkasit , Delewarët ....

Ma hiq kët merak me thuj cfarë e ke pas MARK ANTONIN se me mu i mur me tulla e ndante smiley.

E merr admina . Mos vdekshi kurrë për ca gjona te tilla  . Ku i peshkoni mor amon që na i bini si aspirina ! Nga Tufa i gjeni !

O Idris,

Nuk e di ne qofte se ta ka thene njeri kete gje me perpara, po une po ta them prap se prap.

Ne cfare kam pare nga shkrimet e tua keto gati dy jave qe kam qene antar ketu, nuk kam vene re nje shkrim qe ja vlen te lexohet.  Shkruan shume, por nuk thua gje.  Temes jo e jo qe s'i permbahesh, por vete e kapesh me autorin e artikullit, apo postuesin qe e bie artikullin e shpenzon gjysmen e postimin duke lakuar emrin e mbiemrin e tij, e gjysmen tjeter e mbush me batuta bajate, me ironira, me folklorizma te ndrydhura e te shpikura ne cast, me zbukurime letrare e cingla mingla.  Keshtu ne pamje te pare keto postimet e tua coc duken, por mbasi i lexon sheh qe jane keshtjella letrash qe bie me prekjen me te pare.

Shko tani dhe merru me thurrjen e rradhes te fjalimit bosh...

plako ti je komplet me tu dhimbs. Leje 'hate speech' dhe qe na e bone akuariumin e peshkut cerdhe anti-semitizmi (te mbajne shenim organet perkatese) po ti cfare do me shqiptaret o mjeshter qe kane 2000 vjet qe jetojne neper mejdanet e bizantizmit dhe osmanllive, te ortodoskise dhe islamit. E ke te pamundur ti te jesh shqiptar dhe te jetosh rehat me veten. vrastare fare eshte dhe fakti qe ti i referohesh librash historie per kete pune, ka pra literature mbrapa kesaj pune. Ja ke borxh nje nder vetes, si proces katharsis hiq dore nga cdo gje shqiptare, cdo gje, se edhe aty ku s'e pret do te te dalin mes shqiptareve ikona e minare, bakllava e sufllaqe, turqizma ne te folur, e folklore bizantine. Po u mundove te vazhdosh te jesh shqiptar pasi te tentosh ne menyre kirurgjikale te heqesh bizantinen dhe islamen s'do kesh ku ta kapesh veten o i pakapshem. Dikush pyeste per moralin e ketij artikulli. Morali i tij eshte manual praktik se si te jetosh me veten e me te tjeret.

Plako, kur nuk kupton ca thote tjetri ben mire te pyesesh para se te keputesh ndonje mufke te tipit "je me tu dhimbs" vetem qe te vetekenaqesh delirin tend fallco.  

Plako, hyji thell punes dhe meso me vertet se c'eshte Shqiptaria, c'eshte kombi Shqiptar, c'eshte gjuha jone, historia jone e c'eshte thelbi jone.  Bizantizmi dhe Islamizmi nuk jane vecse rroba pragmatiste qe ka veshur Shqiptaria gjate historise, por asnjere thelb i saj.  Ne qofte se mendon se nuk ka Shqiptari pa bizantizem dhe islamizem, athere me vjen keq por s'e paske hic idene se ca eshte Shqiptaria.

Ke totalisht te drejte kur thua qe nuk e kuptoj historine sipas variantit tend. Ne kohe te lire fillo hiqi keto rrobat pragmatiste atij thelbit shqiptar dhe na shpall se cfare del. Nje kerkese per hir te paqes ne bote: mundohu ta besh heqjen e ketyre rrobave pragmatiste ne mendje se nga rob si ty ke frike se i hyjne kesaj pune fizikisht.

Shiko loje fjalesh mund te bej kushdo, e une s'kam kohen as mundesine te te tregoj me vertet se cfare them.   Kjo histori s'ka te bej hic me variantin tim, po ka te bej me cfare eshte shkruar nga njerez qe i kane studiuar keto pune thelle, e nga menyra se si ti flet besoj se nuk je i familjarizuar hic me keto gjera.

Tani të lexova z. Lulian .

Nuk ke te drejte.

Pa këta Bota dhe personalisht anëtarët e PPU janë të mbaruar. Këta të jenë prezent vetë dhe pa u cenzuruar ,vetëm tu lutemi adminave të na i bien me radhë e me sira , se kështu në TUFË s'merret vesh kë  SQAP kanë të parë. Digjohen shumë kemborë  : P 

Po Tellalli !!! Del se  kot  e paskemi respektuar si  xhamadankuq , si SQAP Karaburuni ?

morali eshte,se Saliu si sekretar partie, a kthy ne imamin qe na predikon demokracine

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).