Neni absurd i marrëveshjes: Nuk ushtrojmë sovranitetin

Neni absurd i marrëveshjes: Nuk ushtrojmë sovranitetin
 
 
 
 

Pakti i ndarjes së ujërave territoriale me Greqinë e ndalon Shqipërinë të ushtrojë sovranitet mbi detin, shtratin e detit dhe nëntokën. Neni 2 i paktit detar sanksionon se, “në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982), Palë e së cilës janë të dy vendet, Republika e Greqisë nga ana e kufirit detar të përcaktuar në Nenin 1 të kësaj Marrëveshjeje që ndodhet pranë Republikës së Shqipërisë, dhe Republika e Shqipërisë në kufirin detar që ndodhet pranë Republikës së Greqisë, nuk do të kërkojnë apo ushtrojnë për asnjë qëllim sovranitet, të drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nëntokën”. Praktikisht, ky nen absurd e bën këtë marrëveshje të pavlerë, ndërsa ndarjen e kufirit të pakuptimtë. Nga njëra anë ne si shtet biem dakord me Greqinë se ku do të kalojë vija kufitare në det mes dy shteteve, dhe nga ana tjetër pranojmë kushtin që edhe mbi ato ujëra, shtrat-deti dhe nëntoke që na takon në bazë të kësaj marrëveshjeje të mos ushtrojmë as edhe një të drejtë sovrane. Ky nen absurd që i ndalon Shqipërisë ushtrimin e të drejtave sovrane në detin Jon është miratuar me firmën e grupit të ekspertëve të palës sonë.

8 Komente

Ky nen absurd që i ndalon Shqipërisë ushtrimin e të drejtave sovrane në detin Jon është miratuar me firmën e grupit të ekspertëve të palës sonë.

 

Eksperteve te pales tone? Aman o burr, ke filluar dhe ti tja fusesh kot? Kush eshte ekspert aty nga pala jone?

Pse, ti seriozisht beson se ajo mareveshje eshte bere e tille per shkak te paaftesise?

Ledia, ajo qe ne ministri e mbajne vertet per eksperte te ushtrimit te te drejtave mbi siperfaqe te parruara!!!

hahahaaa... une do te thoje: Eksperte ne siperfaqe te paqethura se shkon me mire.....

Po mire, po konventa e KB per detin cfare thote per te drejtat e sovranitetit mbi detin?

 Ky absurditet eshte per te qeshur. Ose jane treguar amatore ose e kane bere per te neutralizuar ndarjen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).