Ndryshimet klimatike dhe konsumi i shqiptarëve

Kanë kaluar 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës, por ndikimet e ndryshimeve klimatike do të duan më pak se 20 vjet që të jenë të prekshme. A janë shqiptarët gati të zgjedhin një model konsumi më të qëndrueshëm?

Shqipëria është ndër vendet më të prekura në rajon përsa i takon prirjes së ndryshimeve klimatike. Gjatë 15 vjetëve të fundit janë vënë re tashmë modele të ndryshimit të motit me rritje të temperature, pakësimit të reshjeve dhe në mënyrë më të shpeshtë se më parë fenomene ekstreme, si përmbytje apo thatësira. Pyet çdo operator të hidrocentraleve të vogla, nëse për çdo vit që kalon reshjet e dëborës janë pakësuar ose jo, nëse bora shkrin më herët dhe më shpejt. Parashikimet tregojnë se reshjet e shiut në verë do të pakësohen me 10%, deri në 2020 dhe me 20% deri në 2050.

Këto ndryshime do të kenë një ndikim direkt mbi bujqësinë dhe prodhimin e energjisë, dhe si rezultat, edhe mbi jetën e gjithsecilit. Fakti i thjeshtë është se produktet që blejmë, i përdorim dhe pastaj i hedhim pa kujdes kudo, konsumojnë burimet natyrore shumë më shpejt sesa mund të rikuperohen nga funksionet ekologjike të planetit tonë. Nëse nuk do të merrnim masa të ndryshonim modelet aktuale të konsumit dhe menaxhojmë kërkesat e ardhshme, burimet thjesht do të pakësoheshin. Mënyra e jetesës për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë nuk do të ishte e mundur.

Për më tepër, Shqipëria ka mundësi të mëdha të papërdorura. Situata aktuale e mungesave në furnizimin dhe përdorimin e ujit, energjisë dhe burimeve të tjera natyrore, mund të ndryshonte për mirë me një kosto financiare relativisht të ulët. Veprime të tilla mund të ndihmonin të menaxhoheshin ndikimet e ndryshimeve klimatike. Por kjo do të kërkonte nga çdo shqiptar, dhe jo vetëm qeveria apo sektori privat, që të bëhej i ndërgjegjshëm për ndryshimin e sjelljes së vet.

Që nga fillimi i tranzicionit, shqiptarët janë përpjekur të kapin çdo moment të humbur: të kapërcejnë vitet dhe kujtimet e mungesave, duke blerë dhe konsumuar si gjithë fqinjët e tyre. Vendi i ka kapur nivelet e të ardhurave të disa prej republikave ish-Jugosllave dhe tani aspiron të arrijë nivelet e konsumit të miqve dhe fqinjëve në Itali, Greqi dhe vende të tjera të BE-së. Por në fillimet e dekadës së dytë të mijëvjeçarit të ri, ne gjendemi përballë një kërcënimi të ndryshëm, jo më të tiranisë politike, por të realitetit mjedisor. Burimet e planetit tonë po pakësohen me një ritëm të shpejtë dhe Shqipëria do ta vuajë këtë së bashku me pjesën tjetër të botës.
Pra, ç’mund të bëjë çdo shqiptar? Ka shumë mundësi, të cilat do ta ndryshonin në mënyrë të dukshme jetën tonë.

Le të marrim konsumin e energjisë. Për shembull, përdorimi i llambave ekonomike, inkandenshente në vend të atyre të zakonshmeve (CFL) do ta ulte tri herë konsumin e energjisë elektrike për ndriçim. Instalimi i paneleve diellorë, vendosja e dritareve me xham të dyfishtë apo izolimi termik do të ndikonte edhe më shumë. Çmimet e energjisë elektrike po rriten, sepse kostoja e sigurimit të saj nuk përfshin vetëm koston e prodhimit, por edhe koston mjedisore të humbjes së energjisë elektrike. Kursimi i saj do të ishte jo vetëm përgjegjshmëri ndaj mjedisit, por edhe fitimprurës nga pikëpamja financiare.

Ose të marrim konsumin e ujit. Burimet ujore të Shqipërisë përdoren për furnizimin me ujë, energji, industri dhe bujqësi. Por pikërisht, sepse ka pak kërkesë në menaxhimin e tyre dhe shumë shpërdorime, Shqipëria konsumon dy herë më shumë ujë sesa shpenzon konsumatori evropian në vit. Çmimi për ujin dhe ujitjen është kaq i ulët, saqë përpjekjet për ta kursyer atë janë të pakta.

Ndoshta shembulli më i fundit më i rrezikshëm është ai i ndotjes së ujit, tokës dhe ajrit. Shihen shpesh hapësira të lira, shtretër lumenjsh, rrugë dhe plazhe që janë kthyer në vende ku mund të hidhen plehra dhe mbeturina pa limit. Por ajo që sot është një hapësirë e lirë, nesër ndoshta mund të kthehet në një sipërfaqe të papërdorshme për ndërtimin e një shkolle apo qendre shëndetësore të re, për të cilën komuniteti ka aq nevojë. Sigurisht që pushteti qendror dhe ai vendor duhet të luajnë rolin e tyre, por njerëzit sot me pakujdesinë dhe sjelljen e tyre dritëshkurtër, vetëm sa ngrenë kostot e pastrimit të nesërm, taksat apo borxhet që do të paguhen për ta pastruar.

Kanë kaluar 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës, por ndikimet e ndryshimeve klimatike do të duan më pak se 20 vjet që të jenë të prekshme. A janë shqiptarët gati të zgjedhin një model konsumi më të qëndrueshëm për një të ardhme më të mirë?

*Camille Nuamah është Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë. Banka Botërore mbështet menaxhimin e mjedisit në Shqipëri përmes një numër projektesh dhe programesh. Kohët e fundit, Banka Botërore sponsorizoi konsultime dhe dialog mes teknicienëve, studiuesve dhe hartuesve të politikave mbi mënyrat e adaptimit të sektorit energjetik ndaj ndryshimeve klimatike. Për më shumë ju lutemi vizitoni:  www.worldbank.org.al.

20 Komente

 përdorimi i llambave ekonomike, inkandenshente në vend të atyre të zakonshmeve (CFL) 

the other way round

Zonje nga Banka  Botrore po shkruan per nje vende pa shtet, pa rregull dhe me nje demokraci te deshtuar keto 20 vjet.

Bandite dhe horra qe e kane qeveris kete vende per 20 vjet me "kredit" e dhena nga Banka botrore vecse per te mbajtur gojen mbyllur dhe mediat larg ...Kshu qe kurseji keshillat per konsumatoret shqiptare, apo ndergjegjsine e tyre.

Shqiptare jemi edhe ne kendej nga Britania, ku plehrat i reciklojme,mbeturinat i hedhim tek vendi i caktuar,kur shkojme ne supermarket perdorim sa me pak qeska plasmasi dhe llambat e shtepive i kemi ekologjike.

Kshu qe shut up! Nese nuk do atehere per "kredit" qe jep vendos disa target to be meet!

Pas E-MailGate, le te merremi per momentin thjesht me ceshtjen e ndotjeve.

liqeno, sa per te pas te njejten baze diskutimi me duhet te te rifreskoj njohurite, banka boterore eshte banka boterore jo qeveria shqiptare.

Dakord jam edhe une.. Keshillat ti kursej per konsumatoret dhe popullin shqiptare.. KaQ !

pa kshu ne pergjithsi mire e ka zonja, keto gjera kendej ju mesohen kalamaqve 5-6 ne primary!

vendosja e dritareve me xham të dyfishtë apo izolimi termik do të ndikonte edhe më shumë.

Sa ekologjik paska qene mavriu smiley.  Nuk di per ne vende te tjera, por ne Tropoje psh, pallatet e ndertuara ne kohen e xhaxhit ishin me xham te dyfishte.

 Sa ekologjik paska qene mavriu

hehehehe, para se me na ardh spiqeri dhe lehs valesa, mavriu ka qen edhe mo ekologjik se kaq, ne kohen e mavriut kishte ca zona qe kishin district heating, ne kohen e mavriut per ngrohje dhe gatim perdoreshin dru zjarri, ne kohen e mavriut u investua fuqishem ne hydropower, small and large. eee sa gjona u kan pas bo cuditerisht t'mira ne kohen e mavriut, kuptohet qe ishin vepra te te tjerve se ai vete s'merrej me kto pune, po nejse smiley

kuptohet qe ishin vepra te te tjerve se ai vete s'merrej me kto pune, po nejse

Po s'thashe qe u mor vete maviu me ato pune, im ate dhe eter te tjere e moren brinje me brinje te ftohtit ne Fierze a ku ishte per te ndertu keto gjonat ekologjike smiley.

Tani me kujtove soben e zjarrmit.  C'nostalgji per geshtenja e buke te thekur mbi sobe.  Megjithese ajo ngritja e druve ne kat te katert te kepuste n'mes smiley.

po pra ishte rehat i madh, pa lavatrice, frigorifer e TV.

Ene internet s'kishim  vecse buke misri e raki.. smiley

Shqipnia a nje bufe a dy divane, per t'gatu gatun ne banje - Kosovari 1989!

 hajt se per t'tjerat po e kuptoj qe ankohesh, po frigoriferin pse e permen? ca tu dote frigoriferi? apo s'e pije dot ujin pa akull ti? smiley

 

sepse nese Monda vuante me racionin e druve lart e poshte shkalleve te pallateve, une vuaja te gjeje frigorifer per te futur racionin e mishit..  smiley   smiley   nje frigorifer kishte gjithe pallati..  smiley

Aq ekologjik ishim ne kalamaqte e lagjes sa me plehrat dhe leckat futur ne nje qese plasmasi benin topin e futbollit per mbasditen e rradhes..  Kesaj i them proctecting environment..   smiley

 

 prape po vazhdo me u anku kot, se deri sa paske pas hallin ku ta ruje tollonin e mishit trego qe paskeni qene familje e vogel ene ju dilte ene me honger diten e tollnit ene me rujt per kur ju vinin njerez ose per nai barbecue n'weekend smiley

c'fare thua sweed? Je ne vete? Mish i thencit se gjysma kocke ishte.. 

Mbaj mende mallkimet e njerezve kundra shitesit te dyqanit me keqe se Sala Rames.. S'kishin c'ti benin gomarit (shtetit) dhe i binin samarit (shitesit)..  smiley

Ne behar kembe zbathur gjithe diten e perendise dhe me breke te bardha vendi  veshe gjithe njolla qe duhej nje e djele e tere te ziheshin ne kazanet me fernelat me vajgur.. Ekologji or mik si thone shaka.. nuk hidheshin brekt ne plehra pa u ber 100 vrima.. ene atere e mbaje si rrecke per te marre pluhrat e shtepise apo per te vajis zinxhirin e bicikletes!  smiley

Te falet apostrofi te "cfare" me ket:

Ekologji or mik si thone shaka.. nuk hidheshin brekt ne plehra pa u ber 100 vrima.. ene atere e mbaje si rrecke per te marre pluhrat e shtepise apo per te vajis zinxhirin e bicikletes!

smiley

smiley

rrnoft interneti, i take it back edhe nje mini-revolucion qe do beja smiley

Me kepute brinjet smiley.

PS: C'pallat i pervujtun qe paskeshit qene smiley.

@ swed, ekologji stomaku smiley.

Tani pashe ate me lart, hihihihi per hajer kjo qeshmja sot smiley.

Nga cili katund i Vlores te kemi xhan? smiley

Na kishim edhe frigorifer, (helbete me nje kat, se c'te duhej me dy kate kur racionoheshin per diete mishrat e bulmetrat smiley) edhe TV, edhe lavatrice smiley.  

Edhe shyqyr Zotit, s'kishte internet smiley.

se c'te duhej me dy kate kur racionoheshin per diete mishrat e bulmetrat

smileysmiley smiley

Ehhh, Mavriu....ekolog..?

Lista

1. Metalurgjiku i paster i Elbasonit

2. Fabrika Kimike ne Durres (e shpallme zone e nalume)

3. Masakrejshen i gjithe pyjeve (qe kishin ngel gjalle) 

Hajt mo...merr anej, jep kenej...rrumpalle puna

PS. Shprehja me e dh..me ka qene buze rrugeve pa pike peme:"Mbroni Pyjet nga Zjarri"...hah!

 Zonja ne fjale, do te ishte mire te ndergjegjesonte qeverine shqiptare dhe pushtetin lokal. Buall Mavria, mundet te fusi ne treg  edhe obligacionet per mjedisin, si te vetmet mundesi per investimin ne drejtim te mjedisit dhe paksimit te CO2 dhe plehrave. Riciklimi i  shum sendeve, kendej ne EU behet pikerisht nepermjet ketyre obligacioneve. Kafsha qe drejton qeverine, pse nuk u hap driten jeshile ketyre, apo te therasi ekspertet per kete pune. Une kam folur me kohe per kete gje, duke qene se e njoh shum mire kete fushe, mirpo kafsha duket qe nuk eshte i interesuar ne kete drejtim. 

+ Plenat qe digjen ne Sharre

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).