Ndërtimet pa leje, qeveria i merr kompetencat pushtetit lokal

Inspektorati i Ndërtimit që varet nga qeveria do të ndërhyjë në të gjitha rastet për prishjen e objekteve pa leje që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratuan disa ndryshimi në ligjin e Inspektoratit të Ndërtimit, amendamente që do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar edhe në Parlament.

“Japim kompetenca të plota për ndërhyrjen me emergjencë dhe krijojnë një forcë të ndërhyrjes së shpejtë pranë inspektoratit, para së gjithash dhe mbi të gjitha për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptarë.Ajo që ndodhi në pallatin e Gjirokastrës, për shkak të papërgjegjësisë të autoriteteve vendore apo të tjera, mund të përsëritet në këtë vend periodikisht”, u shpreh kryeministri Berisha. Duke marrë një tjetër shembull, atë të qytetit të Durrësit, ku në një pallat afër portit ishin ndërtuar 9 kate më shumë se sa e kishte parashikuar leja e ndërtimit, kreu i ekzekutivit tha se edhe në këto raste do të ndërhyjë Inspektorati i Ndërtimit.

“Ndërtimi mbi rrugë dhe mbi oborre shkollash mund të përsëritet për shkak të babëzisë. Qeveria nuk toleron më tej këtë situatë. Qeveria do të autorizojë inspektoratin për ndërhyrjet më të fuqishme, më energjike. Lëkundet pallati me 9 kate mbi leje. E sheh bashkia dhe në vend që të marrë masa për ta prishur dhe për të garantuar jetën thotë është dhe një pallat tjetër diku tjetër. Unë nuk them se nuk është, por në mënyrë absolute ndërtim që të kërcënojë këta qytetarë në mënyrën më evidente nuk do të lejohet, por do të rrafshohet. Këtu nuk do të ketë më asnjë tolerim”, u shpreh Berisha.

Sipas tij: “Ka një praktikë të vendeve të tjera, të cilat me decentralizmin e inspektoratit, kanë përjetuar këtë që përjetojmë ne. Kaos dhe vetëm kaos në ndërtime. Sidoqoftë unë nuk jam që ne ti heqim kompetencat inspektoratit lokal, por jam që çështjet e sigurisë publike janë dhe do të jenë përparësi absolute e qeverisë. Ndaj dhe nuk mundet në asnjë mënyrë që të luhet më tutje, nuk mundet në mënyrë kategorike që të ndërtohen pallate mbi rrugë. Nuk është vetëm një. Ju garantoj se janë të tjera”.

Sipas Berishës pas miratimit në qeveri ligji do të kalojë së shpejti edhe në parlament, çka do ti japë fuqi inspektoratit që varet nga qeveria për të ndërhyrë në të gjitha rastet kur e sheh se janë shkelur kushtet urbanistike. “Inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike, në të gjitha rastet kur kërcënohet siguria publike, në të gjitha rastet kur vidhet e përvetësohet toka publike, gjersa ne kemi në fuqi ligjin e vitit 1995”, tha Berisha.

10 Komente

çështjet e sigurisë publike janë dhe do të jenë përparësi absolute e qeverisë.

mire e beri.Po jepen lejet e pallateve qe po na marrin frymen.

 frymen edhe vrymen, po mir jua ben, me shume smeritoni. 

Po sikur u bene shume keto veglat dhe instrumentat e reja te adhamudh birishes? o i binden te gjith faraonit o ska.

 Kontradikta ndermjet pushtetit qendror (qeverise) dhe pushtetit lokal (bashkite dhe komunat) zgjidhet VETEM nepermjet prefeksionimit te ligjit per urbanistiken dhe ndarjes se kompetencave.  Ne Shqiperi shihet nje rremuje/rrompalle ne kete drejtim pikeririsht per shkak te mos ndarjes se kompetencave dhe mos persosjes/percaktimit te ligjit per urbanistiken, si organ i vetem shkencor, teknik dhe ligjor per objektet dhe ambjentin ne zonen qe ajo mbulon. 

“Inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike, në të gjitha rastet kur kërcënohet siguria publike, në të gjitha rastet kur vidhet e përvetësohet toka publike, gjersa ne kemi në fuqi ligjin e vitit 1995”, tha Berisha.

 

Shikoni sa abuziv eshte paragrafi me larte qe do te shnderohet ne ligj.

1. Shkelje e kondicioneve (kushteve) urbanistike!!!!!!! shkelje te kujt standarteve? A nuk duhet te beje nje referim te sakte se cilat duhet te jene standartet te cilat mund te shkelen?

2. Kercenimi i sigurise publike !!! Kush eshte ai organ apo institucion qe percakton se X objekt apo send kercenon sigurine e popullit? Apo eshte vete i Fortlumturuemi Sali?

3. Kur vidhet dhe pervehtesohet toka publike!!!!!! Po mire nese nje toke publike pervehtesohet ne menyre abuzive, pronari i saj duhet te veproje vete apo ti drejtohet gjykates ku te kerkoje me fakte kthimin e prones te zotit? A e njeh dhe a e respekton Fortlumturia e tij sistemi gjyqesor, apo si malok qe eshte njeh vetem vetgjyqesine?

Kush eshte ai organ apo institucion qe percakton se X objekt apo send kercenon sigurine e popullit?

Ky organ pra qe krijohet.Pse kush do ti ta percaktoje,ai qe jep lejet kot duke mbush xhepin me leke !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po mire nese nje toke publike pervehtesohet ne menyre abuzive, pronari i saj duhet te veproje vete apo ti drejtohet gjykates ku te kerkoje me fakte kthimin e prones te zotit?

Ketu e ke qelbur fare Berbero.Toka publike nuk ka persona pronare. Eshte shteti berbero.

Je mundur te thuassh dicka por nuk te le tifozlliku i semure majtas te arsyetosh.

berbero, kot e sha berishen, ai aq di aq bo o burr. M'nigjo mu, ai popull e ka hak, e do mer vlla. Ca kokrra si puna jote, sapo t'hiqen vizat do ikin nga shqipnia dhe do bini rehat. birisha asht pejkamber mer, skenderbe e kalu skenderbeut. Un po t'isha si ti nuk do e kisha inatin me birishen, se i cmenmi s'ka faj se osh i cmen, do e kisha inotin me ed pallen qe ja mori birisha buken na goja. Mas 6 mujve osh icik e veshtire per t'mos e pamundur ta kthesh rroten mrapa. Gjynof i zotit qe shqipnia ka ngel n'dor t'Edit me u cliru nga birisha, gjynof.

 Dajosh i ke rene pikes, s'ke ci shton.

O Tirona, me ato qe the ma mbushe mendjen qe Birisha ka per ti luftuar fort keto dukuri, sepse psh qe nga 1992-1997 ai ishte fuhreri dhe ti e mban mend se s'kishe fare ndertime te paligjshme apo jo? Vetem gjate 2005-2009 Birisha ishte i zene me luften kunder bandave (te kryesuara nga kryebanditi Nano, Lefter Koka, Ilir Meta, e keshtu me radhe) dhe keshtu qe i doli pak nga mendje kjo pune apo jo? 

dajoshi; "....Gjynof i zotit qe shqipnia ka ngel n'dor t'Edit me u cliru nga birisha, gjynof.."  

 

Ketu jam me ty.  

Berisha, sërish “knock out” nga Kushtetuesja

 

 

Nuk mund të ndodhte ndryshe! Ndërsa Kryeministri i vendit vazhdon fushatën e tij të nismave antikushtetuese, u takon institucioneve të pavarura që t’i thonë: - Ndal! Së fundi, ka qenë Gjykata Kushtetuese që e ka rrëzuar vendimin e tij për Komisionin Hetimor të rradhës. Gjithsesi, marrëzia vazhdon dhe kjo lidhet me të ashtuquajturin “aksioni antimafia”, i denoncuar ashpër nga Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

 

 

 

 

 

Ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka thënë ndal Komisionit hetimor të rradhës, Berisha nuk përmbahet. Së fundi, po inicion të ashtuquajturin “operacion antimafia” në Tiranë, që për hir të së vërtetës është një operacion mafioz i pushtetit të tij, kundër sipërmarrësve të listuar nga Sali Berisha si mafiozë - ka thënë në konferencën e fundit për shtyp, Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

 

 

 

 “Është bërë e njohur sot për publikun, se komisioni hetimor i rradhës i Sali Berishës, ai që u ngrit enkas për fabrikën e baltës elektorale me lejet e ndërtimit, është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese - ka thënë Rama, duke vazhduar se:

 

 

 

Pra, e gjithë furia e shpifjeve të nxjerra nga një palohetim parlamentar, me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish e të drejtash kushtetuese.

 

 

 

Por ndërkohë, Sali Berisha ka ndërmarrë një tjetër nismë antikushtetuese, madje në shkelje të plotë të një vendimi që vetë Gjykata Kushtetuese nxorri pas shembjes kriminale të nënkalimit të Zogut të Zi, për të cilën qeveria e Sali Berishës i detyrohet sot e gjithë ditën Bashkisë së Tiranës pagesën e dëmit.

 

 

 

Në vend të pagesës së dëmit që na detyrohet për shkak të cënimit të autonomisë e të ligjit, Sali Berisha ka vendosur së fundmi t’i japë vetes një bazë ligjore, përsëri antikushtetuese, për të shtrirë atë që ai paturpësisht e quan “operacion antimafia” në Tiranë, por që në fakt është një operacion mafioz i pushtetit të tij, kundër sipërmarrësve të listuar nga Sali Berisha si mafiozë vetëm e vetëm sepse financojnë media kritike ndaj qeverisë, apo thjesht nuk financojnë oborrin e familjes së tij.

 

 

 

I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore, e cila pa asnjë dyshim do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për t’u ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqenie, Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi, si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze.  

 

 

 

E ka të kotë!

 

 

 

Duke mos hapur kutitë e votimit, Sali Berisha ka zgjedhur të largohet.

 

 

 

Asgjë, asnjë mal shpifjesh dhe asnjë seri sulmesh mafioze nuk e shmangin dot largimin e tij” - ka përfunduar ai.

 

 

 

 

 

 

 14.12.2009

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).