Momentet e mia te fundit

Shiu i akullt qe troket ne xhamat e dritares time, eshte ngushellimi im ne kete nate te trishtuar. Veshtrimin hedh pa dashje ne kornizen e mbeshtetur mbi komodine, dhe nje hije si nje perde e stermadhe e zeze duket sikur pushton te gjith cepat e kesaj dhome. e marr ne dore dhe ngadale shkoj drejt pasqyres. Hapat i hedh ne menyre mekanike, te zbrazet dhe ndal para saj me veshtrimin e fiksuar mbi fotografi pa patur guximin te ngre syte per te pare imazhin e reflektuar ne te.
Te jem une kjo?!... Jo nuk eshte e mundur, un nuk di te buzeqesh keshtu, apo thjesht kam harruar? Por a mundet nje njeri te harroje te buzeqeshe?!...
Te jem vertete une kjo vajze e qeshur apo eshte thjeshte nje imazh i krijuar brenda meje ne formen e deshires!...
Marr guximin te ngre veshtrimin per te pare imazhin e reflektuar ne pasqyre. Po kjo jam une, tani po e njoh veten. Ajo hije e zymte trishtimi, ata sy fare pa drite dhe ajo buzeqeshje e hidhur jane te miat. Po vertet, vazhdoj te jem akoma e bukur dhe e re... Shume e re per te ndjere kete lodhje dhe mplakje brenda meje...
Vazhdoj te jem e bukur dhe terheqese saqe shume kthene koken per te me pare... po per cfare me sherben kjo?! Per asgje, asgje... Dikush me ka thene njehere qe te qenit e bukur eshte burim problemesh, te ve ne qender te vemendjes dhe te kthen ne nje objekt deshirash... Vetem tani po e kuptoj domethenien e ketyre fjaleve. Vetem tani ndersa shoh imazhin e zymte dhe te shemtuar te fshehur pas kesaj maske te bukur te reflektuar ne ne kete pasqyre. E vetmja gje qe ndjej ne keto momente eshte urrejtje dhe neveri......
Pasqyre e mallkuar....... Dhe ti i mallkuar shi, te urrej, te urrej qe me bere te kujtoj te kaluaren, te kujtoj vetveten...
Nuk marr dot fryme, dua te dal, dua te marr ajer..........
Dhe ashtu ne menyre mekanike dhe pothuajse ne gjendje shoku dal jashte me nxitim. Rruga eshte e zbrazet, e vetmja gje qe degjohet jashte jane pikat e shiut qe perplasen zhurmshem ne catite e shtepive dhe mbi fytyren time. Qytet i mallkuar, sa do te doja te te vija zjarrrin dhe te kerceje me pas rreth flakeve qe do te leshoje. Do te doja te ktheja ne nje qytet fantazem ashtu sic e meritojne te gjith ata qe jetojne ne ty. Dua te nxjerr te gjithe kete mllef dhe urrejtje qe kam brenda meje, me ka pushtuar shpirtin dhe s'me le te mar fryme.
Befas e leshoj veten ne krahet e deshperimit dhe ndjej te me mpihen duart, buzet, trupi...
Me duket se shiu pushoi, apo jam une qe spo e ndjej me?! Kam ftohte, me mungon ajri. C'fare po ndodh, ku jam?!... Po me mbyllen syte, jam shum e lodhur, shum e lodhur! me mire.... Me mire po fle...

10 Komente

Boh pathetic. Kur te plakesh ti do te vrasesh veten.

personazhi qenka me depresion te rende.

Kamomil, shpresoj qe mbetet e qarte qe s'duhet ngaterruar folesi I pjesezes me autorin/autoren.

Depresioni s'eshte mangesi apo shkak per t'ja mveshur me komente nencmuese, sepse kjo pjese eshte servirur tek letersia e si e tille duhet marre si k rijim artistik.

Fjalite jane ndertuar jo keq, por si pjese duket ca si "ne hatlla" meqe s'na thuhet pse protagonistja ka kaq shume urrejtje per fisin njerezor qe e rrethon, bashke me urbanistiken perkatese. Te jete valle ngase e paskan kthyer ne objekt deshire? S'me duket e justifikuar... Si pjese shfryrjeje gjimnazistesh tingellon.
(Reticenca nuk duhet futur vend e pa vend, dhe kur futet, zakonisht eshte e perbere vetem nga tre pika...)

I anoj bindjes thuajse qe autorja eshte 'folesja', kam arritur ti njoh mire njerez te tille, femra qe kane frike te shihen ne pasqyre tek i shohin te tjere. That, dhe pastaj ata qe shkruajne dobet zakonisht i shkruajne vetes, nuk krijojne atristikisht, se di sa po me kupton.

Me vjen cudi se si permendet depresioni. Nuk ka lidhje depresioni me te qenurit 'e bukur' qofte edhe nga jashte. Nese ky postim ju duket si i shkruar nga dikush, apo qofte dhe personazhi, me 'depresion', per inerci kam pershtypjen se pjesa me e madhe e  femrave do u dukeshin depresive.

I anon bindjes, apo anon nga bindja? smiley

Une te kuptoj, por e pranoj, s`me pelqeu dhe aq komenti yt i pare, si nonchalant e i tepruar. Edhe sikur bindja te ishte e plote qe shkruesja eshte ne fakt folesja ne pjese, per mua nuk eshte i justifikuar. Sidoqofte, freedom of speech and all, uroj mos me kesh keqkuptuar.

Depresioni s'eshte mangesi apo shkak per t'ja mveshur me komente nencmuese, sepse kjo pjese eshte servirur tek letersia e si e tille duhet marre si k rijim artistik.

Kur thashe qe personazhi eshte me depresion te thelle nuk doja te percmoja skend, sepse jeta na permbys sngandonjehere te gjitheve, por doja te dija shkakun e tij.

Nga pjesa qe lexova, arrita te kuptoja vetem ket.

op, pikerisht alketa, ne fakt depresioni eshte notorious per inspirim. Por menyra si eshte shkruar kjo tip skice, me ca elemente pa kurrfare vlere duket sikur... "mallkimi i te qenurit e bukur" "terhiq e mos i kput kokat e tjereve ne rruge" bhahah ca me i thene ksaj melodrame; why so serious? smiley

 fillimi ishte jo keq, me terhoqi, por pastaj ate pjesen e kalimit tek urrejtja per gjithcka, per qytetin, s'e kuptoj. ( pse per qytetin? -vec nese shkaku i gjithe ketij deshperimi eshte ambjenti mbytes, provincial ( mos e merrni ne kuptimin negativ kete, ju lutem), qe nuk i jep mundesi vajzes te jetoje jeten e vet, sipas menyres se saj. Nuk me pelqen dorezimi i saj, ne fund, te "fleje" pasi ka pare veten e saj ne pasqyre per here te fundit... 

Hej, wake up, vishu, behu e bukur, dhe dil, sidomos atehere, kur je giu' di corde! smiley

edhe nje gje, qe une e kam merak, kur mendon te shkruash e te publikosh dicka, elementet e gjuhes shqipe, nuk duhen lene menjane... 

 

1.Dikush me ka thene njehere qe te qenit e bukur eshte burim problemesh, te ve ne qender te vemendjes dhe te kthen ne nje objekt... Vetem tani po e kuptoj domethenien e ketyre fjaleve. Vetem tani ndersa shoh imazhin e zymte dhe te shemtuar te fshehur pas kesaj maske te bukur te reflektuar ne ne kete pasqyre. E vetmja gje qe ndjej ne keto momente eshte urrejtje dhe neveri...

2.Vazhdoj te jem e bukur dhe terheqese saqe shume kthene koken per te me pare... po per cfare me sherben kjo?! Per asgje, asgje...

___________________________

Arsyetime rreth bukurise dhe komplikacioneve te saj (ne nje dite me shi)

Qe kjo goca (personazhi ) ka nje problem ,ka  nje sekelldi te brendshme, kjo duket sheshit .Po nga se vjen e cfare e shkakton, kete autorja nuk na e ka shkoqitur mire. 

Kuptojme se personazhi grindet me veten, ndjen neveri per veten, njerzit dhe ...cuditerisht edhe me qytetin e pafajshem. Qyteti ndoshta nuk eshte bere ende polis-i i qytetareve dhe ky mund te jete nje shkak per te depertuar ne psiqiken e renduar te vajzes. Kjo sekelldi e brendshme per psikologet quhet depresion  dhe depresioni ne boten e qyteteruar nuk nenkupton njeriun e cmendur. Perkundrazi eshte semundje e qyteterimit.

Ndoshta vajza dikur ka qene nje yll si ato te kopertinave luksoze, nje perri per tu pire ne kupe. Nga ky  fakt, me kalimin e kohes mund te shkaktohen dy komplikacione:

-komplikacioni pare eshte neveria qe vajza ndjen per mjedisin rrethues, per njerzit te cilet nuk shikojne dot  asgje pertej  nje fytyre te bukur. Vajza ndjehet  e perkedhelkur nga te tjeret si nje barby ose ..ose ndjehet nje objekt qe ysht epshe , sy te lebyert mashkullore qe e  rrethojne plot neps, shoqeruar me ca shprehje te njohura per boten shqiptare ( ndonje tjeter, me me pak skrupuj etike mund ti shenoje ketu.......smiley

Po te jete keshtu duhet te nenkuptojme se vajza eshte edhe e mencur, eshte inteligjente por merret vesh se ne kete bote te dhene keqas pas imazhit, mendja nuk hyn shume ne pune, sepse mendja nuk eshte estetike, dhe bota vlereson me shume ate qe i mungon, pikerisht te bukuren.

Kjo me kujton nje skene reale. Vite me pare kam patur fatin te punoj ne nje mjedis ku vertitej dhe me i bukuri miss, sipas meje, M.Zguro.Sa e shikonin njerzia, capeleheshin para bukurise se saj, e kundronin si miss dhe Monika qe sipas meje dhe atyre qe  e kane njohur, kishte edhe nje beautiful mind, dhe me te drejte nervozohej, kur njerzit e shikonin thjesht si nje barby.

Megjithate ky komplikacion nuk mund te behet shkak per depresion.Madje psikologet shpjegojne se bukuria eshte komoditet dhe nje monedhe mjaft e cmuar per te konkuruar ne boten ku jo te gjhithe jane te bukur dhe sidomos ne boten ku bukuria eshte kult dhe kultet respektohen. Sipas psikologeve, femrat/meshkujt e bukur perceptohen nga te tjeret si me te ngrohte, me te kendshem dhe pritshmerite jane te larta.Perjashtimi eshte vetem ne rastet kur sic thote esteti popull, te presin sipas festes dhe te percjellin sipas kokes smiley

-komplikacioni dyte eshte rrenimi bukurise me kalimin e kohes,pavaresisht nga rrekjet e industrise kozmetike per te gjetur formulen e bukurise se perjetshme. Vajza diku na thote se vazhdon te mbetet e bukur por ndoshta jo me ate bukurine marramendese te dikurshme, dhe kjo e ben te ndihet keq kur konstaton se njerzit nuk terhiqen aq shume nga rrenojat e bukurise. Ketu psikologet mund te kerkojne shenjat e nje depresioni jo dhe aq te justifikuar, kurse neveria per te tjeret mund te merret si reagim imediat por kursesi si menyre konstante e perceptimit te realitetit. 

Me aq sa eshte shkruar dhe menyra si eshte shkruar kam pershtypjen se autorja nuk ka arritur te percjelle te plote mesazhin e saj.

Uzgjata pak sepse jashte bie shi dhe kjo kohe te imponohet vetvetiu ne stilin e shpjegimeve me fraza te gjata.

Kshu e lexoj une sepse sy te tjere dhe mendje te tjera kane lexime te ndryshme. Aq me teper qe  arti perceptohet dhe nuk shpjegohet smiley

 

Autorja eshte adoleshente gjera qe ndodhin zakonisht ne kete moshe,ku endrat jane shume me te medha se realiteti i mundesive ne ate qytet,i cili nuk ja ploteson dot deshirat.

Kam vene re se shume te rinje ne shqiperi jane ne kete gjendje,pasi nuk shohin nje prespektiv,ndoshta Politika,ju a ka bere jeten zeher!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).