Mitingu më madhështor

Ecën drejt dritës... E ndoqën nga pas deri në rrezen më të shndritshme, atë të lirisë.

Nga guximi i çastit që doli prej konvikteve të Qytetit Studenti, të rinjtë e qytezës së dijes, 19 vjet më parë u dhanë shqiptarëve lirinë e munguar për 50 vite diktaturë. Ndaj Shqipëria festoi mbrëmë në sheshin “Skënderbej”, ndriçimin që ndezën ata djem dhe vajza, as 20-vjeçarë, në ditët e ftohta të dhjetorit ’90.

Afro gjysmë milioni njerëz u mblodhën dhe festuan Ditën e Rinisë. Një miting nga më madhështorët në historinë pluraliste. Ngado flamujt kombëtarë, ata të PD-së dhe BE-së, bashkë me fishekëzjarret e pafund, banderolat e shumta dhe pankartat ku shkruhej “Shqipëria Evropiane”. Sheshi qendror i kryeqytetit u “përmbyt” nga vala e madhe e njerëzve, sepse festa nuk i takon vetëm Tiranës, por mbarë vendit.

Një miting i jashtëzakonshëm në vigjilje të shembjes së murit shqiptar të diktaturës, sepse shqiptarët janë përkrahësit e PD-së, të asaj force politike që pasi i bëri anëtarë me të drejta në plota në NATO, u siguron heqjen e vizave, fshirjen e kufijve me BE-në dhe integrimin e shpejtë në familjen evropiane. E paralajmëruar si një festë mbarëkombëtare, “Shqipëria Evropiane”, “Ëndrra që ne bëjmë realitet”, “Kosova dhe Shqipëria janë një” ishin banderolat e vendosura përgjatë të gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të cilat i dhanë një atmosferë festive kësaj dite të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Përpara monumentit të Skënderbeut u instaluan tre monitorë të mëdhenj, të cilët, nga një skenë e improvizuar pritën Kryeministrin e vendi, Sali Berisha, por njëherësh edhe shumë këngëtarë dhe grupe të muzikës moderne dhe alternative, duke i dhënë kësaj dite më shumë ngjyrim feste, sesa një mitingu politik. Mes tyre edhe ata djem dhe vajza që u ngritën atë dhjetor të ‘90-s për t’i thënë: “Ndal diktaturës”. Pa dyshim vendin kryesor në këtë manifestim e zuri mesazhi që lideri demokrat Sali Berisha përcolli tek çdo pjesëmarrës në miting dhe çdo familje shqiptare. Mitingut simbol nuk i munguan as zërat e muzikës shqip. Nuk munguan as tingujt e muzikës dhe artistët më të mirë të saj brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë. Grupi shqiptar nga Tetova, Elita 5, i cili e ndoqi Kryeministrin Berisha gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndezën atmosferën dhe bënë që nën tingujt e muzikës së tyre qytetarët të këndojnë dhe të kërcejnë në shesh. Pjesë e këtij festimi u bë dhe grupi i njohur nga Finlanda, Sunrise Avenue, të cilin të pranishmit e shumtë e shoqëruan gjatë interpretimit në podiumin plotë dritë të demokratëve. Mitingu i mbrëmshëm në sheshin “Skënderbej” u organizua nga Partia Demokratike dhe qeveria me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, e cila përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të vitit '90, që shënuan edhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe ardhjen e demokracisë.

Nën moton “T’i themi po Evropës” apo “Shqipëria Evropiane”, mazhoranca qeverisëse zgjodhi pikërisht sheshin “Skënderbej” për të festuar Ditën e Rinisë, si simbol të shembjes së Murit të Berlinit në Shqipëri dhe fillimin e pluralizmit. 

44 Komente

Une do thoja try kocifos ose bar miu. Me siguri do binte rehat zonja dhe bota do kishte nje imbecile me pak. E pasherueshme.

Kjo është fryma e shkrimeve që dua të lexoj, kjo!!!

Ecën drejt dritës... E ndoqën nga pas deri në rrezen më të shndritshme, atë të lirisë.

Ndriçona o diell i demokracisë, jepna dritën e lirisë. Nën tingujt e ëmbël të Salisë.

Sali!

Kjo fjalë e madhe me dy rrokje, Sali!

që bën dhe rimë me demokraci!

Sali o shpirt! Sali o zemër!

Ndriçoja shpirtin këtij populli dhe na prij! O maratonomak i palodhur i demokracisë shqiptare ke 20 vjet që rend. E askush nuk të pyeti a tu mor fryma o burrë? O burrë! O burrë i madh e i nderum! O krenaria e shesheve.

Bust, bust burrit, bust! Tani! Aty përballë Skënderbeut le të jetë, ai që na dha jetë. Aty përballë frymëzimit të vet. Me dy gishtat lart si pallë, ashtu të duket, qiellin e lartë sikur prek.

Rroftë Sali Berisha!

Te rinjt e sotem cuditen se si populli e ka dash kaq shume Enverin! Po ja, cdo dite ne shtypin dhe TV-ne e vetme te asaj kohe dilnin njerez si kjo shoqja, apo si Fahri Balliu, si Ismaili etj etj e shume te tjere, qe ngrinin ne qiell Enverin dhe Partine e Punes! E populli egzaltohej dhe lumturohej ja tamam si tani qe mbasi e lexova me deshire shoqen Valentina Madani me vjen te therras me te madhe: Rrofte Partia Demokratike, Rrofte Sali Berisha, O sali O Enver jemi gati kurdohere! etj etj. 

Une po pres akoma nje artikull nga ajo zonja se ciles i pikonte qumeshti i gjirit mbi faqet e gazetes Rilindja Demokratike, tek metonte te kuante kerthiun por edhe te lexonte Shtypin e Lire! smiley

Ja mban njeri emrin asaj?

une them te fillojme te vrasim mendjen per fjale me rrenje "Sali" ne shqip. Cfare kutptimi do te kishin dhe ne cfare situatash do mund te perdoreshin?

emer: Sali

folje: saloj

mbiemer: i salitshem

etj

Haha cfare shkrimi. Kim Jong Li do ti kete me siguri zili shqiptaret per zellin idiotesk qe tregojne ne ndjekejen ne mase qe i bejne gomereve ne qeveri.

edhe shumë këngëtarë dhe grupe të muzikës moderne dhe alternative,

allall.

Hej sa kom qesh. A eshte po kjo gazete qe raportonte para ca kohesh ato rekordet  e reja ne not te udheheqesit te madh, apo ndoshta qe 55. Nejse.

Ecën drejt dritës... E ndoqën nga pas deri në rrezen më të shndritshme, atë të lirisë.

Monumentale. Kjo shprehje te gdhendet ne mermer. Kete shoqen "profeti qe ecen drejt drites" duhet t'a marri partizone. Dmth t'i japi nje post te mire administrativ. Ndoshta zv/Ministre Kulture?

P.S. Kush ka kohe, durim dhe me shume dije, te kontrolloje pak se mos e njejta shprehje eshte perdorur me pare per E. Hoxhen.

Me kete shkrim kjo e paska tejkaluar vetveten. Hallall qumshti i nenes dhe rroga e gazetarit.

Rrofte S.B me ne krye P.D.-ne (apo eshte e kunderta)

hartim i denje per 20 vite me pare.Zonja e arriti pavdekesine .

Ironia eshte qe Peshku, si nje nga organet pararoje kutihapese dhe akuarium me permbajtje te dendur kutihapesish, sot tallet me mitingjet dhe mundohet ti zhvleresoje ato. Ne fakt pikerisht kjo ishte ideja e Birishes me kete miting, per te zhvleresuar mitingjet gjate kesaj kohe, jo se ato duhen zhvleresuar ne princip, apo si fenomen, po thjesht meqe ato po i perdor si institucion kutihapesi dhe do ti perdore dhe ne vazhdim ... mitingje me popull, me plehra nder duar, me cdo gje te jete e mundur.

Dmth Birisha beri nje miting me te madh se mitingu me i madh i kutihapesit pikerisht per ti hequr atij argumentin kutihapes (dhe preczogist, dmth pertejmajtodjathtist) qe sado e dyshimte apo e pambeshtetur (apo e kundershtuar nga te huajt) te jete nje kauze, smund te injorosh gjithe ata njerez qe dalin ne mitingje per ate kauze. Ky argument i pjerdhur automatikisht cofet sapo pala tjeter ben nje miting me te madh.

Tani juve Peshku, duke qitur keto temat ne krye te faqes, nuk e kuptoni qe ne fakt jeni duke mbeshtetur argumentin berishist, apo thjesht shpresoni qe kur kutihapesi te filloje prap nga mitingjet mbas ca diteve, keto tema dhe qendrime antimitingje peshkiste dhe matje te shesheve nga ekrani i kompjuterit te harrohen? smiley

Nuk mendoj qe, tepakten tek ky shkrim, peshqit po tallen me mitingun e Berishes - por tallen me zonjen qe ka shkruar kete palo shkrim. Une te pakten kete po bej, se kjo shkruesja e ka nxjerre ketu Berishen si me qene Krishti vete, ose, ne forme me humane dhe Shqiptare, Skenderbeu. Megjithese edhe Skernderbeu, nga gojedhenat, ishte me modest se tha "lirine nuk jua solla une, ate e gjeta midis jush..." etj.

Nuk mendoj qe, tepakten tek ky shkrim, peshqit po tallen me mitingun e Berishes

I drejtohej qeverise peshkiste komenti pra, qe nga dje dhe sot qit ne krye te Peshkut artikuj te tille antimitingje, tip sa metra katror del sheshi nga faqja e kompjuterit, dhe keto si ky artiklli tek 24 karat, dmth tema miting-zhvleresuese.

Une thjesht vura ne dukje qe per kauzen kutihapese e cila sot per sot ka gjithe boten kunder dhe ka si "argument" me te forte mitingjet, kjo gje eshte counterproductive. Kjo eshte dhe e pafytyre, se nderrohen argumentat ne varesi te kush mbledh turmen ne shesh dhe te ca ngjyre jane pankartat, po kryesorja eshte qe eshte argument berishist, ashtu si vete ky miting i djeshem ishte padyshim nje kundermiting.

Sikur te kishe bere vaki qe Berisha te kishte mbledhur pak a shume aq njerez sa mitingu me i madh i Rames, argumentat peshk-kutihapese padyshim do ishin qe Rama kishte me shume njerez po te Berishes dukeshin me shume se ishin ne shesh dhe jo ne rruge. Tani qe qartesisht Berisha mblodhi me shume kutimbylles sesa Rama kutihapes (te dyja keto absurde si fenomen, dmth mitingje stil fushate 6 muaj pas zgjedhjeve dhe qitja e turrmes ne sheshe per te treguar muskujt), argumentat kutihapese po behen antimitinguese, therefore berishishte dhe antikutihapese by definition.

Po kutite gjithsesi duhen hapur se u myken votat aty, ju morr fryma. smiley

Ironike eshte:

1. qe ky artikull enverist levdon demokracine

2. qe ti del kunder nxjerrjes ne faqe te pare te gjithckaje. Pse s'hap vete nje faqe interneti e nxirr c'te duash, meqe e ke aq merak?

Sikur te kishe bere vaki qe Berisha te kishte mbledhur pak a shume aq njerez sa mitingu me i madh i Rames

Po u vazhduan llogarite si te ai artikulli me siperfaqen e sheshit, vetem bulevardi nga kryeministria tek hotel Dajti jane 20,000 m2 dhe deri tek ministrite edhe 8,000 te tjera, pra siperfaqe me e madhe se sheshi qe ishte mbush ate dite. Me llogari me dendesi me te vogel se tek Berisha, tek PS dalin nga 36,000 ne 50,000 vete.

Pra njerezit e mbledhur jane ose njesoj, ose jo me shume se 10,000 vete tek mitingu i PD, keshtu qe mos e merr si fakt te kryer qe Berisha mblodhi shume me teper.

Po i shtove kesaj faktin qe PD eshte ne pushtet, dhe arriti aty sa te shpalli feste kombetare e te mbylli shkollat e institucionet ne gjithe vendin, per te mbushur sheshin, protesta e njerezve para kryeministrise eshte shume me teper impresive.

 Vaali! Vaaaaaaaaaali! Valiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii! :O

Nën moton “T’i themi po Evropës” apo “Shqipëria Evropiane”, mazhoranca qeverisëse zgjodhi pikërisht sheshin “Skënderbej” për të festuar Ditën e Rinisë, si simbol të shembjes së Murit të Berlinit në Shqipëri dhe fillimin e pluralizmit. 

Pu.pu, c`fare i punon motos kjo!!Sllogan i gjalle,te mbyt fare!"Si nje trup i vetem" e,e paske harru?!! Perapara per fitore te reja Valentina!Rrofsh rofsh,larte e me larte nderin partise dhe udheheqsit!

Gjembaco!

Vertet Skenderbeu i tha ca fjale per lirine,por e kishte idene tek liria e fjales ,pra ata te thoshin cfare tju donte zemra,se skenderbeu e kishte ndare mendjen se cdo bente....e me thone te drejten mire e kishte,se trimat arber te atyre koherave nuk ishin shume te lire por te liruar nga trute se ziheshin 23 ore me njeri tjetrin...

Valentina Madani
Valentina Madani ka lindur ne Tropojë me 2 gusht 1972. Eshtë diplomuar ne faklutetin e Mjeksisë Veterinare. Pas mbarimit të studimeve ajo është marrë me gazetari. Qe nga viti 1998 punon si gazetare politike ne te perditshmet shqiptare. Ka punuar ne gazeten "Albania", "Tema" dhe aktualisht eshte gazetare e "Standard". Gjatë këtyre dhjetë viteve, Valentina Madani ka bashkepunuar edhe me gazetat "Iliria" ne SHBA, "Fakt" në Maqedoni dhe "Bota Sot" në Zvicër.
Ndërkaq poezia është pasioni i saj i madh.. Eshtë autore e dy librave me poezi.
Në vitin 1998 ajo botoi vellimin me poezi "Perse dashurova mbretin" dhe ne vitin 2006, vellimin tjeter me poezi "Engjelli persoset rrugeve".
Poezia e Valentina Madanit na sjell një atmosferë të trishtuar, të mbushur me mëdyshje dhe zhgënjime nga një botë që ka humbur sensin, që është zhveshur nga idealet, nga një botë e çshpirtëzuar që i merr impulset nga instinktet primitivë dhe herë herë vulgarë. Në këtë botë tragjike në përmbajtjen e vet, ku duket se jeta e ka humbur kuptimin e parë, poezia e Valentina Madanit, vejn për të dëshmuar ndërkaq, forcën e shpirtit të njeriut, thellësinë e ndjenjës, pastërtinë e idealit, bukurinë e shspirtit që është në gjendje ta intimizojë dhe ndryshojë botën, qoftë edhe tek një individ i vetëm, duke faktuar ekzistencën ndryshe. Mar pa shkurtime nga Forumi Tropojan

Nderkohe ne Shqiperi ngordhin sa e sa lope e dele se veterineret jane kthyer ne gazetare.

Disa poezi plot ndjenj nga Valentina Madani

Në jetë
mund të harroj me kë kam qeshur,
kurrë atë
që më bëri të qaj.

***
Vijat e fatit papritur
janë ngatërruar në dorën time
gjërat e mbinatyrshme
i them në mënyrë të natyrshme,
për dreq besoj se nuk jam
versioni më i keq i vetvetes.

***
Kur dhashë dashuri
isha mbretëreshë,
kur mora
u mbyta në borxhe.

***
Këmbët më mërdhijnë
e koka
më digjet flakë.

Çudi:
zjarri u ndizka
nga ftohtësia.

***
Nuk më pëlqejnë semaforët,
ngjajnë me tregtarë, me padronë
të sojit që s’dinë gjë tjetër,
veçse ngjyrat t’i ndërrojnë.

***
Më mirë, i dashur
të shihemi natën.

Për të parë njëri-tjetrin
do të na duhet të afrohemi
më afër...

***
Më goditën
në mes të errësirës
vetëm pse thashë:
...sonte është natë.

***
Më fal, Zot, dot nuk strehoj
një kafshë në shtëpi.

Me dikë që e ëma
s’e ka mësuar të buzëqeshë kurrë,
në një dhomë
s’mund të rri.

***
Nuk di nëse të dua,
të dashuroj
apo të dëshiroj.

Di aq pak për veten time.

***
Jetoj pa ngutin e dëshirës,
shandanët në darkë i fik vetë,
macet s’i pranoj në shtëpi
janë gjithmonë me barrë,
mendojnë shumë për dashurinë.

***
Gra të tradhtuara
në çdo kënd...
Për inat të tradhtisë
shkojnë me burra të pabesë.

***
Udhëtonte një njeri,
një qen
përkrah tij.

Rrugës kur ecnin,
herë njeriu bëhej qen,
herë qeni njeri.

***
U mblodhën aventurierët
për të zgjedhur më të mirin.

Nuk fitoi njeriu
që kishte ngjitur majën e lartë,
por ai që kish kapërcyer
portën e fqinjit.

***
Të thirra,
ti erdhe,
më dëgjove kur fola.

E ç’mund të bëjë tjetër
njeriu për njerinë.

***
Gjithë poetët
shkruajnë për nënat.

Unë
një varg do i shkruaj
atit tim:
Të dua sa nënën time.

***
Kundërshtoj më shumë
bindem më pak
kur shoh se pallatet janë bërë
më të rëndësishëm se të gjallët...

***
Më pëlqen kur mblidhën
zogjtë në një pemë.

Jo,
kur cicërijnë
të gjithë përnjëherë.
***
Nuk vij te ti pa dijeninë tënde,
iki nga ti nëse dikë tjetër
gjej të fshehur brenda teje.

***
Ajo i ngjan një ore të kurdisur:
të gjithë i zgjon...
Gjithsecili vrapon drejt një rruge,
ajo bën vetëm rrjeta,
asnjëherë një kafaz.

***
Dera e shtëpisë hapet
me këngën e një gruaje...
Dhe mbyllet
me përplasjen e një burri.

***
Shenja ime e oroskopit
është mbreti i kafshëve,
për fatin tim keq s’më vjen keq.

Më mirë mbret i kafshëve,
mes njerëzve
askush s’ndjehet mbret

Po kjo nuk eshte poezi e mirefillte, more propagandues e nje veterinere me Hoby gazetaresk! Kjo qe vure pak me larte eshte vetem nje permbjedhje e disa citateve qe nuk kane lidhje me njera-tjetren fare. Po doemosdo se keta poetet e tanishem jane si aty hoby-politikane apo hoby-ekonomiste qe na jane shtuar si shume kohet e fundit dhe nje pjese jane dhe ne qeveri.

Mos na e mburr kete hoby-gazetare(si njeri mund te jete shume i mire, nuk e shaj) sepse shkrimi i mesiperm eshte nje katastrofe dhe tipik si ne kohen e meparshme.

 

deri ne rrezen e  lirise, edhe me tutje motra, edhe me tutje, sa me thelle ta futesh aq me shume liri ka.  PO a ka fund liria valle. Kush ja ka gjetur fundin lirise? Amani, bre, na i tregoni qe te vemi edhe ne qe kemi jetuare ne roberine e zeze kamuniste per 50 vjet. Ta ngjyejme edhe ne nje here bre burra, u plakem dhe se lagem fare me ate te shkrete liri.

Pse kaq shumë njerëz dje në miting

• HENRI CILI 

Pavarësisht shifrës zyrtare apo kundërshtimit të saj nga shifra opozitare në mitingun e djeshëm të PD-së, më rastin e 8 dhjetorit kishte një numër të jashtëzakonshëm njerëzish. Më shumë ndoshta se çdo herë tjetër në atë shesh, madje edhe sikur ketë ta krahasojmë me mitingjet e përmbysjes së regjimit në fillimit të viteve 90-të. Po pse një pjesëmarrje e tillë, kur ishte thjesht përvjetori i 19 –të i ditës kur studentët nisën protestat e ndrojtura në qytetin Studenti që u ndoqën nga shpallja e pluralizmit, kur 8 dhjetori është një festë gjysmë zyrtare e gjysmë simbolike për një pjesë të popullsisë, një festë e re në morinë e shumë e shumë festive që ka Shqipëria në kalendar me te kuqe, madje as me të kuqe më duket se nuk shënohet në kalendar. Një pyetjeje të tillë qeveria do t’i përgjigjet me entuziazëm si mbështetje për qeverinë dhe dashurinë që populli ka për këtë qeveri, kurse opozita me siguri ka nisur të denoncojë e do të denoncojë vendosjen e aparatit shtetëror në shërbim të kësaj feste të thirrur nga qeveria. Të dyja janë përgjigje të pritshme, skematike me deklarata zëdhënësesh, gjysmë të gatshme për skeçin e radhës së Portokallisë.
Në fakt dje kishte kaq shumë njerëz në shesh, jo pse e donin shumë qeverinë, jo pse i kishin sjellë me detyrim, jo pse u kishin vënë në dispozicion sandviçë e autobusë, jo pse ishte 8 dhjetori-dita e rinisë dhe të tjera nga këto: në shesh kishte kaq shumë njerëz si një demonstrim i koshiencës demokratike të një pjese të madhe dhe transversale të shoqërisë shqiptare lidhur me momentin politik ku gjendet sot vendi, pasojë e një procesi tashmë të zgjatur ku e ka futur vendin qëndrimi i opozitës politike të Edi Ramës që pas 28 qershorit.
Demokratët dhe të tjerë shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së hapur të kryeministrit Sali Berisha për të demonstruar fuqinë e tyre në një ditë simbolike, si një mënyrë për të thënë secili me pjesëmarrjen e vet se shoqëria shqiptare është në një tjetër gjendje dhe konsensus nga ajo që interpretohet si pasojë e bojkotit të opozitës apo qoftë edhe nga ajo që del nga protesta e 20 dhjetorit e opozitës.
Duke e marrë paksa me shaka pretendimin e Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve dhe duke e përligjur ekzagjerimin dhe ngulmimin e tij lidhur me problemet teknike të zgjedhjeve të 28 qershorit me faktin që ai duhej të përligjte brenda partisë dhe të vetëve, qëndrimin në krye të PS-së edhe pas humbjes, edhe pas mosmbajtjes së pretendimit për tu larguar në rast se nuk do t’i sillte në pushtet socialistët, jeta jonë publike mbërriti deri tek protesta e opozitës më 20 nëntor paksa e shkujdesur.
Duke përligjur vetë-sugjestionin e Edi Ramës dhe të një grupi në partinë e tij se “i kanë vjedhur zgjedhjet” dhe se “fitorja ndodhej në kuti”, u rrezikua krejt papritur të krijohej një precedent tejet negativ, ai i legjitimimit të një  bojkoti të padrejtë parlamentar dhe i konsolidimit të një të padrejte: ai që humb zgjedhjet edhe mund të mos e pranojë rezultatin dhe me 10 mijë apo 100 mijë shqiptarë nga pas mund të hapë një konflikt politik mbështetur mbi një vjedhje të pretenduar të zgjedhjeve. Kjo kur vetë ai që ka humbur zgjedhjet ka bashkë-drejtuar dhe bashkë-bërë gjithë procesin zgjedhor nga fillimi e deri në firmën e fundit të komisionarit më të largët, apo të gjykatës më të fundit destinuar për këtë çështje.
Kaq shumë njerëz dje në shesh dolën pikërisht për këtë gjë: për të demonstruar se një normalitet politik sundon në shoqëri, se shqiptarët janë të përfaqësuar në shumicën e tyre në pushtetin e sotëm, sidomos kjo pas koalicionit pas zgjedhor PD-LSI dhe se kjo e vërtetë nuk mund të deformohet me taktikë politike jo e jo, por as me protestën e ndershme të 100 mijë socialistëve të lënduar apo të interesuar.
Dy turma të mëdha janë tashmë ne shesh. Aq sa demonstrim i normalitetit politik ato mund të kthehen shumë shpejt në një strukturë gjysmë – të gatshme për një konflikt shoqëror. Ndaj është rasti më i mirë për një dialog të hapur mes palesh, për thirrjen e arsyes në vend të vetë-sugjestionimit, për të vijuar luftën politike, atje ku asaj i takon normalisht, në Parlament dhe institucione ashtu sikurse qeveria duhet të demonstrojë në vullnet të hapur për të demokratizuar institucionet e për të krijuar kushte për një garë politike të drejtë dhe të ndershme, që tani, pa pritur thjesht reformën e ardhshme zgjedhore. Opozita ka rastin të kthehet në institucione duke pranuar realitetin e 28 qershorit. Ose mund të vijojë të qëndrojë, qoftë edhe në rrugë por duke i dhënë vetes një kauzë të re, të vërtetë që i takon si detyrë, pasi të lërë jashtë skenës kutitë dhe në përgjithësi zgjedhjet e 28 qershorit, duke u marrë me misionin e vërtetë të çdo opozite: luftën ndaj qeverisë, qoftë dhe për rrëzimin e saj me mjete demokratike.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Ik o Cili shto dhe ti disa injorant me diplom ne rruget e Shqiperis te cilet si mer askush ne pune. Mos harro te falenderosh cdo dite Berishen me shkrime te tilla per licensen e universitetit. Te pakten je pragmatist, ne Shqiperi ka njekohesisht shum koqe qe e mbeshtesin Berishen falas

Ai s'eshte i papunesuar mer Napoleon, eshte i punesuar ne gazeten me prestigjoze per momentin, dhe si komentator ne TV. Ca tjeter te beje qe te quhet i punesuar nga ty, te filloje si kutist?

Ne fakt ka shume qe e kritikojne Ramen per kutizmin, jo qe mbeshtesin Berishen, ndaj te duket keshtu ty, qe nga nderkombetaret ne unison dhe deri tek shume analiste e komentatore vendas, pervec ata te llogoreve te kutizmit.

Cili eshte nga te paktet, mbase i vetmi, qe ka dhene nje ide teper konkrete dhe specifike, njekohesisht jopartiake, per hapjen e disa kutive per qellim permiresimi standartesh e ligjesh (ate ckka pretendon kryekutisti sot si kauze, gjoja), dhe per ate meriton te gjitha yjet e peshkut, se komentatoret e tjere nuk para shohin pertej kerkesave momentale te seciles pale.

O Xhib, ose xhip i prishur, je tipik Ha-merr-e-ik. Llapen e madhe dhe asgje ne vije. Flet si amerikanet qe gjoja dine cdo gje mbi boten, por nuk dine ne te vertete asgje. Je tipik si ata amerikane qe e dine vetem te bejne potere, por pa kuptim.

Ate turme qe ke pare ti ne ate shesh, e kane sjelle me dhune, duke e kercenuar me largim nga puna apo mosdhenie te dipllomave ne rastin e nxehesve. Nuk fus ketu ata injorante(jane akoma me shumice per fat te keq) qe i turren akoma prapa Sali Histeri Berishes.

Sali Berisha te ishte femer, me tere ate histeri qe ka, do te ishte bere ku.va me e madhe e botes!

 

Xhibizmi eshte nje fenomen shoqeror i perhapur mbas viteve 1990-te me hapjen e Shqiperise. Ai (xhibizmi pra) eshte nje perzjerje/bashkim i kultures perendimore me ate maloksore, rjedhoje e eksodit te kesaj te fundit pertej brigjeve te Adriatikut. Ndersa xhibi si person eshte thjesht nje bartes i ketij fenomeni.

Po o koqe po, kur ju mbarojne argumentat merreni me autoret e artikujve dhe me komentatoret e Peshkut, pastaj ne fund e qisni dufin kutist duke bere fantazi per seks me Berishen, si puna e leshpreresit qe i kerkonte te bente nje foto montazh me Berishen se s'i ngrihej. smiley

Ti duhet te gezohesh se xhibizmi rjedh nga rrenja "xhibi"!

Ndersa sa per fotomontazhin gabohesh, pasi me duheshe per te eksituar gruan dhe jo vehten.

 m' perzihet, po du me vjell, po iki se e kom kompjuterin e ri e nuk du ta baj

pis

...
 

Grupi shqiptar nga Tetova, Elita 5, i cili e ndoqi Kryeministrin Berisha gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndezën atmosferën dhe bënë që nën tingujt e muzikës së tyre qytetarët të këndojnë dhe të kërcejnë në shesh.

 

5 mije euro per cdo dalje ne skene, meqe e kane mik Saliun, se zakonisht e kane me te larte. Per fushate u dynden mire keta, me kenge te kopjuar.
Prandaj i rriti prape taksat qeveria me te mbaruar fushata.

http://www.euronews.net/2009/12/09/alban...

Nga kronika e EuroNews u dukerka me i bukur jo vetem (kunder)mitinu po dhe Tushja qe ka vene flamurin ne supe. smiley

Nashti ajo kenga The final c(o)untdown ca presupozonte ne miting, grushtin e fundit qe medemek Berisha po i jep komunizmit (me retorika)? smiley

Po kutitë gjithsesi duhen hapur se u mykën votat aty, ju morr fryma...

smiley

smiley

smiley

Unë se kam me të qeshme se Xhibizmi kur do gjen perla me frymzim Mixhist , po mu qesh se mu kujtu ajo historia e Trenarëve .

Xha Eqeremi në vaktit me nje grep, dilte në pellgaçe dhe e hidhte për ndonjë cironkë . Nje rrugë e dy punë , me që andej binte dhe rruga e të rejave që shkonin në punë dhe hidhte nga një sy e merrte nga një buzqeshje smiley . Ashtu i shkonte dita e perendise ...

Kalonte rinia dhe i thoshte ndonjë llaf , po më bukura që mbeti si thënie ishte fjala e një vajze qe kthehej nga puna pasdite .

Hiqe xha Eqerem - i tha Ajo

Nuk e heq moj jo . Aty do e le deri sa të kalbet - i tha Ai , Saliu

Xha Eqeremi në vaktit me nje grep, dilte në pellgaçe dhe e hidhte për ndonjë cironkë

smiley

http://lh6.ggpht.com/_zOApibcRjk8/RqlcKfTfFcI/AAAAAAAABCU/BbybHn6LwQE/redneck_fishing_hole.jpg

ndersa per shkrimin: shume simptomatik!

 Ky lloj shkrimi osht njisoj me ate "pellgacen " qe ke prure ti

Po ai qe i peshko nuk me duket si Xhibi , sepse me thene te drejten peshkon artikuj me te mire se pellgu i kesaj Madanes , ku po gju ai Chili smiley

Çfarë është 8 Dhjetori

Blendi Fevziu

Ç‘është 8 dhjetori? Kjo pyetje që gazetarja e një prej televizioneve informative të Tiranës ia bënte kalimtarëve në një kryqëzim të populluar të qytetit, mori çuditërisht përgjigje, që bashkoheshin në të njëjtën pikë: është një ditë feste, festa e demokracisë! Natyrisht, përgjigjet qenë më të thjeshta dhe me pak fjalë, por në përfundim të tyre, duke dashur të bëjë një përmbledhje, gazetarja nënvizoi se 8 dhjetori është një festë politike dhe për ta bërë më të kuptueshme e renditi në një seri prej tyre, ku përmendi atë të Pezës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, 22 marsin e 1992 dhe dy-tre data të tjera më pak të rëndësishme. Duke menduar se mosha e re e gazetares e lejon një amalgamë të tillë, mendova se si mund t’i përgjigjet historia një pyetjeje të tillë? D.m.th., ç‘është 8 Dhjetori 1990? Apo edhe më tej, jo thjesht 8 dhjetori, por gjithë ajo javë e trazuar që nga mbrëmja e datës 8, deri pasditen e vonë të datës 12 dhjetor 1990?
Duke mos pasur një përkufizim të qartë, e vetmja gjë që më erdhi ndër mend është fakti se data 8, ose ato 5 ditë që përbëjnë kompleksin e protestave të studentëve në dhjetor 1990 kanë shënjuar thellë historinë e shtetit shqiptar. E kanë shënjuar shumë më thellë se sa data të tjera si Konferenca e Pezës, 22 Marsi, hyrja në NATO, apo kushedi çfarë. 8 Dhjetori nuk shënon thjeshtë përmbysjen e një diktature gjysmë shekullore në Shqipëri; as zëvendësimin e sistemit monopartiak me atë shumëpartiak; as braktisjen e izolimit dhe varfërisë; as dhënien fund dhunës dhe persekutimit. Padyshim që brenda saj i ka të gjitha këto, madje edhe më shumë. Por 8 dhjetori, ose ato 5 ditë dhjetoriane, krijuan edhe elitën e re shqiptare. Elitë që fillimisht u shfaq si elitë politikë, më pas e biznesit, më pas si elitë kulturore dhe pak nga pak në përgjithësi elita e shoqërisë shqiptare.
Në ‘97 vitet e Shtetit Shqiptar, pra në më shumë se 35 mijë ditë, vetëm tre prej tyre kanë krijuar elita. Elita që më pas kanë dominuar për disa dekada shoqërinë shqiptare.
Elita e parë politike është krijuar më 28 nëntor 1912. Një elitë, e cila me shumë ulje dhe ngritje, me shumë firo dhe shtesa, e drejtoi vendin deri më 28 nëntor 1944, pra plot 32 vjet. Pavarësisht ndryshimit të qeverive, sistemit, luftërave dhe pushtimeve, klasa politike që doli nga loja me fitoren e komunistëve në vjeshtën e 1944, ishte klasa politike që kishte krijuar Shqipërinë e Pavarur dhe që e kishte udhëhequr atë drejt konsolidimit të Shtetit të vërtetë.
Klasa e dytë politike hyri në Tiranë më 28 nëntor 1944. E re në moshë, ajo hodhi tej klasën e vjetër që kishte dominuar politikën dhe shoqërinë shqiptare deri atë ditë. Një pjesë u larguan në mërgim, vdiqën atje të harruar; të tjerë u burgosën dhe një pjesë jo e vogël u pushkatuan. Më 1944, drejtuesit komunistë të kohës, instaluan edhe një elitë të re politike dhe shoqërore, që qëndroi në pushtet deri më 11 dhjetor të vitit 1990, pra plot 46 vjet. Nuk po i hy analizës se cili qe produkti i kësaj elite të re, padyshim më problematikes dhe më shkatërrimtares për shoqërinë shqiptare. Elita komuniste që kish humbur sensin e realitetit; që ishte atrofizuar fizikisht dhe mendërisht, u largua, dhunshëm në vitin 1990, ashtu siç ajo vetë kishte larguar klasën e shkuar politike në vitin 1944. Por me një ndryshim, që në vitin 1990, nuk pati as ekzekutime dhe as ndëshkime, si ato që pësoi klasa e vjetër e shpallësve të pavarësisë.
Klasa e re politike, ose e treta në historinë e Shqipërisë, ka nisur po në ato ditë. Demokratë apo socialistë, republikanë apo socialdemokratë, ata janë të gjithë produkte të pas 8 dhjetorit. Një klasë politike që drejton që prej 2 dekadash Shqipërinë dhe që me sa duket, do ta bëjë këtë ende për shumë kohë.
Në këtë vështrim, 8 dhjetori është më shumë se sa një festë e thjeshtë, më shumë se sa një ndryshim sistemi. Është ditëlindja e një elite, fjalën për të cilën, do ta thotë historia…

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).