Misioni, “Ballkani të digjej”, por jo pyjet shqiptare

Në numrin e sotëm të Dossier-it mbi Arkivat e Shërbimit Sekret Britanik mbi Shqipërinë e Luftës së viteve 1940, do të sjellim dy dokumente mjaft interesante, të cilat krijojnë sadopak një pamje mbi ngjarjet e Shqipërisë, të para sigurisht sipas këndvështrimit britanik.

Nga dokumenti i parë që botohet sot, shikojmë përpjekjet e vazhdueshme të Shërbimit Sekret për të marrë informacion sa më konkret jo vetëm mbi objektivat ushtarake italiane në Shqipëri, por edhe mbi objektivat ekonomike. Me sa duket, një prej interesimit të anglezëve ka qenë pasuria pyjore shqiptare, e cila mund të përdorej në industrinë e luftës. Interesimi mbi pyjet shqiptare ka qenë objektiv i Degës së Sabotimit Ekonomik, e cila instrukton Zyrën e SOE në Stamboll që, me anë të njerëzve që SOE ka në radhët e nacionalistëve shqiptarë të merrej informacioni i duhur. Po kështu shikohet qartë edhe sugjerimi mbi mundësitë e sabotimit që grupet anti-italiane mund të bënin ndaj këtyre objektivave. Përveç aspektit të përmbajtjes së dokumentacionit të botuar sot, që përbën interes për lexuesin, arsyeja që përzgjodhëm ketë dokument për ta botuar është edhe një fakt që meriton koment. Ky fakt tipik shqiptar, do të thosha tregon dy botëkuptime të ndryshme, që edhe pse në një kohë lufte duket qartë këndvështrimi i personazheve të përfshirë në të.

Shërbimi Britanik në dokumentin e tij B8/2/1/274/406, me sa duket i alarmuar nga propozimi i bërë nga dy prej liderëve nacionalistë shqiptarë, kërkon që agjentëve të saj në terren A/H 74 dhe A/H 78 t'u bëhej e qartë se NUK MUND të digjnin pyjet shqiptare, edhe pse ato përdoreshin nga industria luftarake italiane. Me sa duket nga korrespondenca britanike, nacionalistët shqiptare që bashkëpunonim me britanikët kishin propozuar si mënyrë sabotimi djegien e pyjeve shqiptare. Ndërsa britanikët, të cilët kërkonin që "Ballkani të digjej", kjo një shprehje figurative e përdorur nga Churchilli kërkon që me patjetër nacionalistët shqiptarë të hiqnin dorë nga djegia e pyjeve. Nëse britanikët do të dinin se shqiptarët do t'i digjnin pyjet e tyre mbas 60 vjetësh, ndoshta do ta pranonin këtë sugjerim në dukje naiv, por tipik shqiptar.


B8/2/1/274/406 Për D/H29 Kopje për D/H.V Nga D.S.O (b) Lënda drusore shqiptare

1. Ashtu siç mund të jeni në dijeni Shqipëria ka një pasuri të madhe të lëndës drusore. Përpara okupacionit Italian shfrytëzimi i saj ishte i vështirë për arsye të komunikimit të vështirë pasi kishte pyje me bollëk. Tani me kërkesat e mëdha luftarake që ka Italia, ka ndërtuar në Shqipëri lehtësira për shfrytëzimin e kësaj lënde drusore.

2. Për këto arsye ju lutem pyesni A/H 74 dhe A/H 78 që të dërgojnë përgjigjet më të mira të mundshme për pyetjet e mëposhtme:
· A po shfrytëzojnë Italianet lëndën Drusore Shqiptare?
· Në se po ku? Në çfarë kapacitetesh dhe në cilat zona?
· Çfarë drurësh po merren? Plepa? Pisha? Arre? Lis?
· Po Lisa mesdhetare?
· Sa druvarë mund të jenë përfshirë në këtë operacion? Çfarë nacionaliteti kanë druvarët?
· Çfarë metode përdoret për prerjen e pemëve?
· Me sharra? Çfarë sharrash?
· Çfarë madhësie pemësh priten?
· Çfarë metodash transporti përdoren nga pyjet në vendndodhjen e sharrave? Nga pyjet në rrugë? Po transport me anë të lumenjve a bëhet?
· A përdoret druri në Shqipëri? Në se po për çfarë?
· Portet që transportohet kjo lëndë drusore? Çfarë destinacioni? Itali?
· Çfarë anijesh përdoren? A ka anije Felluka? Në se po nga cilat porte vinë dhe kush i drejton ato?

3. Lisi Mesdhetar është shumë i rëndësishëm për bërjen e qytave të pushkëve dhe për këtë arsye ka shumë rëndësi informacioni për këtë lëndë drusore

4. Nuk na duhet informacion mbi drurin që përdoret për djegie prandaj ju lutemi transmetoni tek A/H 74 dhe A/H 78 që informatorët e tyre të mos e dërgojnë këtë gjë

5. Të dy si A/h 74 si A/H 78 duhet të pyesin se sa qymyr transportohet në Itali.
· A ka diferenca midis muajve në sasinë e qymyrin të dërguar në Itali?
· Në cilin muaj dërgohet sasia më e madhe?
· Në cilin Port dërgohet më shumë?
· Në çfarë lloji anijesh dërgohet ky qymyr?

6. Ju lutem përsëritjani me forcë A/H 74 dhe A/H 78 faktin se ne nuk duam që tu vihet flaka pyjeve. Rreziku i djegies së pyjeve është shumë i madh një tragjedi e cila mund të sjellë më shumë dëme se të mira dhe në veçanti duke i hequr patriotëve një mundësi të mirë për fshehjen e tyre. Stivat e drurëve të vendosura në Porte mundet të goditen gjithsesi. Po kështu kabllot që përdoren për transportin e drurëve nga pyjet për tek rrugët apo në lumenjtë mund të priten ose edhe të pengohen. Por më e mira do të ishte sabotimi i rrugëve që është edhe më praktike

7. Për ti dhënë instruksione të saktë A/H 74 dhe A/H 78 do t'ju dërgojmë edhe një listë por pa kokë dhe të pazbulueshme nga e cila mund t'i lexoni pyetjet që kemi për ta.

Firmosur DSO (b)

 

58 Komente

Ky dokumenti me shume eshte nevoj momentale e luftes, se sa dokument historik, keshtuqe mendoj une qofsha i gabuar, jo c'do leter qe gjendet ne arkivat e huaja ka rendesi historike.

Sigurisht i dashur mik jo cdo dokument ka vlere historike por ky dokument eshte pjese e nje seri te gjate dokumentash te botuara per kete teme. ne se i lexon ne vazhdimesi kupton lidhjen e tyre. Megjithate u perzgjodh pasi fakti i diskutimit mbi djegjen e pyjeve mu duk interesant.

 

pershendetje

 

a

Me sa duket nga korrespondenca britanike, nacionalistët shqiptare që bashkëpunonim me britanikët kishin propozuar si mënyrë sabotimi djegien e pyjeve shqiptare. Ndërsa britanikët, të cilët kërkonin që "Ballkani të digjej", kjo një shprehje figurative e përdorur nga Churchilli kërkon që me patjetër nacionalistët shqiptarë të hiqnin dorë nga djegia e pyjeve.

Interesant kjo taktike e nacionalisteve shqiptare. Aleatet britanike paskan bere nje gabim i cili na kushtoi me pesedhjet vjet te humbura me kot. Dhe po ta shikosh holle-holle, kjo taktike e nacionalisteve nuk ka qene fare e pamend. Nje djegje totale e pyjeve do te thoshte pamundesi e komunisteve per te perdorur malet si strehe e maskuar. Pyjet do te rigjeneroheshin, dhe ne mos u rigjenerofshin, c humbje mund te na vinte kur ka vende e popuj ku e ku me te pasur nga c jemi ne sot, edhe ashtu pa pyje .

I gjithe faji eshte i pyjeve!

Auron,

Ju keni ne dore dokumente e doreshkrime. OK. Por jo gjithkush ka terezi te lexoje faksimile. Kete pune e bejne historianet dhe pastaj keta te fundit nxjerrin librat e tyre.

E kam fjalen ketu : a mund te na thoni, sipas ketyre doreshkrimeve, çfare del ? Kush ben çfare, dhe pse ?

 

Britania ka hap arkivat per nje periudhe te caktuar kohe

edhe  secili mund ti konsultoje

edhe ne itali u cane duke bere emisione me dokumentat e arkivave britanike

Hurbinek

 

sigurisht nga keto botime do dale nje liber mbi periudhen qe flasim.

 

ideja eshte qe meqenese botohen cdo jane ne shtyp ne fund te ciklit te dale edhe libri. atje do jete mundesia per ti pare te gjitha.

nderkohe ne keto botime ne shtyp une jap nje apo dy dokumente me komentin perkates.

 

nuk e di ne se u shpjegova qarte

 

a

 

 

 

 Artikujt qe Auroni na sjell ketu, jane interesante, per vete faktin se tregon perplasjen e interesave te fuqive te medhaja te Europes.  Ideollogjia, qe me mbrapa permendet nga historianet dhe librat shkollore, nuk jane gje tjeter veç; hi syve per popujt.  Interesat ekonomike, jane ato qe percaktojne ter levizjet qe behen, te dukshme apo te fshehta. 

Auron, me lejo te te dergoj nje puthje virtuale nepermjet kompiutrit, per punen dhe vullnetin qe ke per historine, nderkoh qe kete pune duhej ta benin historianet tane, qe fatkeqesisht sillen verdalle korridoreve te universiteteve, akademise, ministrive per nje cop rroge. Megjithse nuk u vej faj, persa kohe ai shtet budalla dhe ajo qeveri e drejtuar nga nga nje psikopat, nuk ka nje fond per ta. 

Auron,

Ju shume mire qe do te beni liber, vetem pashe Zotin e madh qe eshte atje ne qiell e qe na e ka mbushur vendin me re, mos beni libra historie ku ia nis me nje dokument te 1940-es dhe del tek hapja e kutive.

Se une s'kam degjuar ende nje historian qe te mos llomotise per periudhen e Zogut psh, dhe te mos dale tek periudha e Berishes apo Nanos. Se ç'lidhje kane keto gjera, vetem ata historianet e dine.

Meqe ra fjala : a ka ne Shqiperi nje shkolle te larte ku mund te pergatisin historiane te mirefillte ?

Dhe nuk e kam fjalen per mesues historie, se keshtu gjen tek peshku sa te duash.

Hurbinek

 

ne se me dergon email po ti dergoj te gjithe  shkrimet e botuara duke shpresuar se do ti lexosh. 

 

Ne shkrimin e sotem mbi dokumentacionit qe vjen nga Arkivi I Sherbimit Sekrete Britanik  S.O.E mbi Shqiperine kemi sjelle tre dokumenta mjaft interesante te cilat mund te hedhin drite mbi disa prej enigmave te ngjarjeve ne Shqiperine e 1942.  Zyra Ballkanike e SOE me qender ne Stamboll punonte me mjaft perkushtim per te krijuar nje zone problematike sa me te gjere ne Ballkan duke permbushur direktivat e Churchillit per nje “Ballkan ne Flake” Nje Ballkan problematik per Italianet dhe aleatet e tyre te sapo futur ne kete rajon,  gjermanet, do te mbante te angazhuara trupa te shumta te cilat do ti largonte ata nga frontet e tjera me te rendesishme per Britaniket. Po keshtu Ballkani ishte nje zone ideale per luften guerrile e cila mbante te gozhduara divizione te tera te cilat mund te perdoreshin ne teatrin e luftes ne Afriken Veriore nga Gjenerali I famshem Gjerman Romel, Per keto arsye Ballkani ishte nje prej zonave me te rendesihsme te organizates super secrete te krijuar nga Churchilli S.O.E. e cila punonte intesivisht per te krijuar trazira te medha edhe ne Shqiperi.Ne driten e kesaj Strategjie Rajonale duhen gjykuar edhe dokumentat qe botohen sot. Nga dokumentat e botuara deri me tani nga Arkivi i SOE del qarte se Grupet e para te levizjes anti italiane ne Shqiperi te krijuara ne harkun e viteve 1941- 1942 kane qene grupe te iniciuara,  financuara dhe drejtuara nga Sherbimi Sekret Britanik. Nuk ka asnje medyshje se Cetat e para si ne jug si ne Veri dhe si ne Shqiperine e Mesme jane te lidhura drejt persedrejti me Zyren e SOE ne Stamboll e cila ka objektiva te qarta per sabotimet qe duhej te kryeshin ne prapavijen Italiane. Megjithate ne dokumentat e botuara sot behet I ditur nje fakt deri me tani I panjohur, I cili sjell nje kendveshtrim te ri mbi disa prej figurave te levizjes anti italiane te periudhes 41-42.  Dokumenti I pare ben fjale per kontaktet e vendosura midis Dy prej Liderve nacionaliste shqiptare qe vepronte ne Veri te vendit me eksponentin kryesor te levizjec nacionaliste serbe Drazha Mihailovich.    Me sa duket keto kontakte jane vendosur me kerkesen e Zbulimit Anglez I cili kerkonte organizimin e nje fronti te gjere anti Italian me elemnte te ndryshem ne Ballkan. Gjithsesi kontaktet midis krereve nacionaliste serbe si Mihailovich dhe atyre shqiptare nuk jane identifikuar ne te kaluaren duke lene ne heshtje nje mundesi bashkepunim te mundshem. Mihailovich nje figure shume karizmatike dhe shume kontradiktore ka qene nje prej kandidaturave potenciale te mbeshtetjes Britanike per te udhehequr nje Jugosllavi te pas luftes. Fati I tij shume dramatik dhe braktisja e tij nga ana a britanikeve ne fundin e luftes vazhdon te krijoje ende polemika midis historianeve. Gjithsesi per te kuptuar prapaskenat e zhvilluara ne ate kohe eshte me rendesi te kuptohet roli qe ka luajtur ai ne zhvillimet shqiptare me sa duket me kerkesen e Zbulimit Britanik. Nga dokumentat e botuara sot nuk ka asnje dyshim se Gjenerali Mihailovich ka pasur kontakte te vazhdueshme me lideret nacionaliste shqiptare dhe ne vecanti me dy prej tyre M.B dhe A.K te cilet ishin edhe nga personazhet kryesore te levizjes anti italiane ne ato vite. Fakti qe permendet ne kete document se ted y keta persona jane hedhur ne zonen jugosllave te kontrolluar nga Mihailovich tregon per kontakte nga te dyja palet.  Dokumenti I dyte eshte nje telegram I transmetuar ne Shifer e cila I dergohet Zyres kryesore te SOE ku raportohet se Gjenerali Mihailovich tashme ka stabilizuar kontaktete me liderin kryesor ne Veriun Shqiptar M.B si dhe gadishmerin e SOE per te derguar operatore radio transmetues. Radistet qe do te dergohen nga Shkolla e Palestines do vendosin kontakte me Stambollin dhe Kajron duke krijuar mundesine e nje komuniki te rregullt me M.B. Po keshtu ky dokument nje prej disa dokumentave te tille ku tregohet qarte se kontaki I Britanikeve ne Veri merrte regullisht ndihma ne te holla per te mbajtur personat e armatosur rreth vetes. Sa sa I efektshem ka qene Lideri M.B kunder italianeve kjo mbetet per tu verifikuar nga dokumentet e tjera ne dosjen e SOE. Dokumenti I trete sjell ne vemendjen e lexuesve nje pike shume interesante I cili vlen per tu permendur. Zbulimi Britanik ju rekomandon njerzve te tij qe marrdhenia e Drazha Mihailovich me liderin nacionalist M.B duhet mbajtur sa me e fshehte. Ky fakt nenvizohet me sa duket nga opinioni I gjere qe ekzistonte ne Shqiperi se kontakti I anglezeve ne Veri, M.B njihej si nje person me pikepamje pro Jugosllave nje fakt ky qe ja zbehte vlerat ne syte e nacionalisteve shqiptare.  Gjithsesi dokumentat e perzgjedhura per tu botuar sot do te sjellin nje pikepamje paksa te ndryshme mbi marrdheniet e komplikuara te disa prej personazheve historike te asaj periudhe duke hedhur dyshimin se jugosllavet kane qene te pranishem jo vetem ne zhvillimet e krahut komunist ne Shqiperi por me sa duket nga dokumentacioni britanik edhe ne krahun nacionalist shqiptar.        

 

268/29/ 25                                                                                                                    Stamboll                                                                                                                                                                                                      Per: S.O.E Kajro /DPab/ /Kopje EkstraKopje per S.O.E Londer                                                                                Nga D/H 29 A/H 75 dhe A/77    (Identifikuar nga arkivi i S.O.E si lideret nacionaliste M.B dhe A.K shen yne) A/H 78 (A.R ish- oficer Mbreteror tashme ne sherbim te zbulimit britanik dhe atij Jugosllav, shen yne) raporton se nje person I quajtur Ekrem Tartari ka mberritur ne Stamboll nga Tirana te Premten 24 Korrik. Ai eshte djali i Rifat Tartarit I cili, sipas te dhenave qe na jep A/H 78 duhej te kete lene Shqiperine me 24.Qershor. Ne fakt Rifati nuk ka mundur te largohet pasi nuk ka pasur vize Turke. Ekrem Tartari solli me vete nje leter per A/H 78 derguar nga nje oficer nga Tirana. Ne kete leter thuhet se “A/H 75 dhe A/H 77 jane larguar nga Shqiperia sebashku dhe kane shkuar per nje takim me A/H 31 ( (Gjenerali Jugosllav Drazha Mihailovich shen yne)  Ata I kane lene njerzit e tyre ne Shqiperi duke marre me vete vetem disa prej tyre. Priten qe te kthehen se shpejti por deri me tani – ne daten e arritjes se kesaj letre 19 Korrik   nuk jane kthyer akoma. A/H 78 e cileson burimin e ketij informacioni si shume te sigurte. Po keshtu mesova nga A/H 21 (Zbuluesi jugosllav A.P shen yne) se A/H 78 e ka informuar edhe ate mbi kete Raport  Firmosur   D/H 29     265/29/25Per S.O.E Kajro (DPAb)                                                                     Stamboll Kopje per S.O.E Londer                          Telegram me shifer nga MILPAL                                           ( me shkrim dore Albania) 22.7.420/141 Ju lutem dorezoni kete mesazh tek D/HZ A.    A/H 31 ( Drazha Mihailovich shen yne) na informon se ai eshte ne kontakt me M.B ne ShqiperiB.     Ne jemi ne ankth per te mesuar detaje te me tejshme mbi M.B vecanerisht mbi forcen e tij si dhe vendndodhjenC.     Ne jemi duke trajnuar operatore te radio nderlidhjes per desantimin e tyre ne Shqiperi na duhet informacioni ne M.B mbi mundesine me te mire te hyrjes se tyre atje. 34 eshte zona jone e parashutimit apo zona e hedhjes si dhe infiltrimit per ( grp muts)D.    Ju lutem I thoni M.B se I kemi derguar atij 250 e perserisim 250 Napolona FloriE.     Eshte vendimi I Juaj se sa detaje nga ky informacion do donit  tja kalonit A/H 31 FirmosurD/H 29     144/274/Alb                                                                                                        24.7.42Per S.O.E, Kajro per IPA (b)Kopje per S.O.E Londer dhe per D/H 29                                            Nga D/H 274 LUMARef 1/Alb/1/DHso/148 dhe 149 i 18.7.42 1.      Eshte lajm shume I mire se tashme Drazha Mihailovich, A/H 31, ka marre kontakt me A/H 75 & Co. Me largimin e Divizionit Pulia dhe Firence si dhe me terrenin e veshtire malor ky mission nuk kishte si te mos ishte kaq i lehte per tu kryer.2.      Duke e informuar ate se edhe ne tashme kemi stabilizuar kontaktet me A/H 75 do te ishte mire qe te mos i themi atij mbi ndihmen qe A/H 78   na tha per kete qellim. Sekreti qe ai punon per ne duhet tu thuhet sa me pak njerzve3.      Kapiten “Zamel Dita”  duhet te jete kapiten Zejnel Lita nga fshati kalaja e Dodes ne Lume. 4.      Duke i quajtur grupin e A/H 75 dhe Kapiten Liten “te dyja palet” Drazha Mihailovich me sa duket I referohet historise se afert. Te dy personat e mesipermet kane qene kundershtare violente te Abdurrahman MATIT aka Lala Krosi, Musa Jukes dhe te tjereve ne oborrin e Mbretit Zog. Kur keta u larguan me ardhjen e Italianeve, ata arriten ate qe Shqiperia te ishte e lire nen nje supervision te lehte Italian..Per kete arsye ata u kthyen ne Shqiperi dhe hyne ne sherbim te italianeve. Por kur ata kuptuan qe vendi I tyre ishte tashme nje province italiane lane punen e tyre dhe shkuan ne male.Ne nje fare sensi ata jane “tradhetare” ne piken qe ata jane persona qe u genjyen dhe kur zbuluan se ishin genjyer bene sakrifica te medha per vendin e tyre.5.      A/H 78 duhet ti kujtohet se ka shume banore te Gores afer Prizrenit te cilet merren me tregetine e qumeshtit rreth e perqark ballkanit te cilet mund ti rekrutojme si korriere. Ndoshta karakteristikat racial e cila eshte Bullgaro-Maqedonase mund ti beje at ate pa sigurte. A/H 78 e kupton kete6.      Eshte me te vertete shume e rendesishme qe lajmet e Drazha Mihailovichit mbi kontaktet e tija me A/H 75 duhen mbajtur fshehte sa me shume qe te jete e mundur. Nje nga problemet mbi A/H 75 si nje lider potencial I njerzve te tij eshte dyshimi I perhapur gjeresisht gjate periudhes se Zogut se ai eshte pro Jugosllav. Ky dyshim mund te perforcohet ne se kontaktet e tija me Drazha Mihailovich do te mesohen nga ndjekesit e tij te cilet mund te diskurajohen7.      Kapiteni I dyte Rexhep bajraktari I cili tashme po trajnohet ne Palestine e njeh LUMEN shume mire po thote qe kjo njohje nuk eshte fshat per fshat. Firmosur  D/H 274     

Dhe kush jane M.B. dhe A.K. ?

Se tani po me vjen vertet habi per lidhjet me kryekriminelin Mihajlloviç. Dhe sa per dijeni, Anglezet nuk preferonin fare kete tipin, por Titon. Mihajlloviçi ishte "la coqueluche" (i perkedheluri) i Sharl de Gol rrumpalles.

Curçilli s'e honepste dot de Golin. Por tani na dilka qe anglezet qenkan marre me kete Drazhen çetnikun. Cudi...

 Auron, mendoj se perkthimin dhe dokumentimin e ketyre dokumentave, mund te na e japesh pakez me te ndara, sepse jane shum te ngjitura dhe nuk kuptohet, se kush shkruan, kush dergon, per ke dergon. 

Ne kete hulumtim qe ju i beni dokumentave te sherbimit famekeq britanik, dilni ne konkluzionin se; grupet e para kundra italianve (si nga ana e nacionalisteve , si nga ana e komunisteve) jane sponsorizuar dhe mbeshtetur nga Anglia, me sakte nga shermi i fshehte anglez.   Nese eshte keshtu, i bie qe populli jon, paska luftuar kot kundra italianve, dhe ne fakt i ketij mendimi jam dhe une, gjer dje i turbullt por sot i vendosur, sepse faktet treguan se; gjithmon Anglia na i ka pasur me hile, nuk na ka mbeshtetur asnjehere si komb, perkundrazi na ka perçare, iu ka dhene tokat tona shqiptare, grekerve dhe sllaveve, nderkoh qe Italia na eshte gjindur gjithmon ne ndihme, na ka mbeshtetur, e po na ndihmon vazhdimisht. Te mos harrojme dhe emigracionin, qysh nga shekujt e kaluar e deri ne ditet e sotme. 

Te falenderojme per kete pune kolosale. 

M.B dhe A.K  jane dy nacionaliste te shquar dhe emra te njohura te historise sone.

 

emrat e tyre dhe te tjereve do te botohen te plote ne librin qe do botohet

 

 

Mbase eshte fjala per Muharrem Bajraktarin. OK. Nese deshiron, mund te te them vetem kaq :

Nese e njeh sadopak historine e Lumes, nuk ka pasur ndonjehere njeri te asaj zone qe te jete puthur me Serbe. Muharrem Bajraktari (nese behet fjale per te) ka qene nje nacionalist i flakte ne lidhje me Kosoven. Dhe nuk ka pase asnje gjase qe keta te dy te merreshin vesh. Asnje gjase. Nuk ka historia shqiptare ndonje rast qe nje lumjan i njohur (bajraktar apo kryetar fisi) te kete bere paqe me Serbet. Asnjehere. Madje ka ndodhur e kunderta. Qe ata kane qene gjithmone ne lufte me Serbet. Ne çdo kohe. Dhe se kane beteja te njohura tashme ne histori, n'daç ne Lume e n'daç ne Serbi. Nqs deshiron, une mund te te njoh dhe me dokumente serbe ne lidhje me marredheniet Serbi-Lume.

Per A.K., nuk e di.

Pjer Tomas

 

me fal po ky bllog nuk i pranon shkrimet ne formatin e tyre origjinal dhe me duhet qe ti coj te shkeputura.

 

 

 

 

Auron, nqs ke WordPad ne kompjuterin tend, shkrimet e i ben copy-paste aty.  I sistemon, pastaj i ben copy-paste ne peshk.  PPU e pranon ate format.

Nje fare ideje e kam per kete M.B.

Ne mos gabohem minister i qeveris kuislinge.

Mihajloviç , nacionalist, monarkist, ka luftuar kunder Italianeve.

Ne periudhen qe behet fjale Tito njihej shume pak, sidomos ne Serbi ishte Mihajloviçi figura antifashiste.

Vite qe aleatet mendonin te zbarkonin ne Ballkan, veshtersit e zbarkimit, si edhe veshtersit qe mund te ndeshnin aleatet ne nje territor malor e shumekombesish, beri qe aleatet e perendimit te ndryshonin planin dhe arriten ate te gadishullit Apenin ( zbarkimi ne Siçili). Pas kesaj levizje vjen edhe konferenca e Teheranit, ku ndahen "zonat e influences".

Une kam zgjedhur qe per momentin te mos i nxjerr emrat e personazheve te permendur ne DOKUMENTAT E SHERBIMIT BRITANIK.

Gjithsesi mendoj se asgje nuk eshte absolute ne perfundimet qe kemi. vetem hulumtimi i plote i dokumentacioneve dhe krahasimi i arkivave te kohes ben qe mund te kemi nje perfundim te perafert. Per krahasim po ju them i dashur Hubnek se nje familje shume e njohur kosovare e kohes qe flasim pra 1940 e njohur per shqiptarizmen e saj eshte nje prej familjeve ne Kosove e cila merrte pagesa mujore nga fondi sekret i ministrise se brendeshme jugosllave. ishin apo jo patriote? nuk e di se cfare mund te them pasi interpretimi eshte i ndryshem ne baze se asaj qe dime.  Prandaj mendoj se perfundimi yt i prere nuk do ishte i sakte ne se shikon dokumentat e kohes.

 

Ku je Rono se ke humb fare,mora vesht qe je i pari ne listen e deputeteve qe do zevendesojne ata te vjetrit ne Mars.Hajt urimie urime.

Po pse ku u bone te vjeter ata more Brad? Ata jane fringo fare te pa prish se nuk ja kon bo akoma  Zhozi -t betimin! 

Qe pjesa me e madhe e atyre qe njihen si nacionalista ushqeheshin ne grazhde te agjenturave te vendeve fqinj , kjo nuk eshte per tu habitur. Me ka bere pershtypje se nje fakt te tille e sjell ne vemendje mese nje here Petro Marko ne librin "Interviste me vetveten" kur flet per pagesat mujore qe merrnin rregullisht intelektualet nacionaliste, antizogiste, ne Paris, Korfuz  dhe Beograd. Kjo mbetet per tu verifikuar nga arkivat.

 

Auron,

Dy aksiomat e mia jane keto :

1- Qe Drazhe Mihajlloviçi ishte nje çetnik i terbuar kunder gjithçkaje jo-serbe.

2- Qe Muharrem Bajraktari ishte nje nacionalist i çmendur pas Kosoves.

_____

Nga keto dy aksioma, mund te dale vetem kjo : çfaredo lloj kontakti qe mund te kene pasur keta, me ndermjetesimin e anglezeve, mes ketyre dyve nuk ka pasur asnjehere nje pakt çfaredo qofte. Per arsyen e thjesht qe, ne lidhje me Kosoven, ata ishin armiq per vdekje.

Duhet t'i rishikosh mire dokumentet dhe te mos shpejtohesh me perfundime te gabuara. Sepse, shiko me te bukuren tani :

C'te shtyn ty te mendosh qe Muharrem Bajraktari bashkepunonte me Drazhen ne kurriz te interesave shqiptare, dhe jo ndoshta Drazhja bashkepunonte me Muharremin ne kurriz te interesave serbe ?

Cfare e ben me nacionalist Drazhe Mihajlloviçin sesa Muharrem Bajraktarin, secili per vendin e vet ?

Ti mund te besh libra, dhe duhet te besh. Por duhet pasur kujdes kur te rrasesh ne pune te veshtira, sepse pastaj te del libri fiasko. Me sa di une, mbi Muharrem Bajraktarin, ka tashme ca libra. Ben mire t'i konsultosh. Ben mire dhe te flasesh me deshmitare te asaj kohe. Ben mire dhe te shohesh qe Muharrem Bajraktari ka luftuar vete ne lufte kunder Serbeve. Madje, me sa di une, ka pase dhe ca plage ne trup, bashke me nje paraardhes timin, qe e pushkatuan komunistet pastaj, ne 1945-en, ne Zall te Kirit, pa ia gjete as kufomen, sot e 64 vjet. Historia nuk behet me dy fletushka, por do te shtrydhesh koken me vite. Keshtu e di une.

Hurbinek

 

me duket sikur po behet polemike personale kjo pune dhe une nuk dua qe te jete ne kete forme ky bashkebisedim virtual. ne se ke mundesi te lexosh shkrimet mbi kete teme qe jane botuar keto 4 muajt e fundit mund ta kuptosh se sjellja e deshmive te rrjetit qe Sherbimi Britanik kishte ne Shqiperi mbi nje sere personazhesh te asaj kohe behet jo me qellime per te hedhur poshte nje pale apo nje pale tjeter. Historia shqiptare ne te shumten e rasteve eshte manipuluar mjaft rende duke bere te mundur nje deformim te madh te kuptimit te nje sere faktoreve dhe ngjarjeve historike. hulumtimi ne arkiva sjell deshmi dhe ben te mundur krahasimin e nje sere dokumentesh te kohes duke mundesur nje analize sa me te besueshme qe mund te jete e mundur. une nuk jam partizan i historianeve komuniste qe na kane bere te besojme se ballistat hanin pula dhe partizanet e donin shqiperine me shume. historia e mesuar ne 50 vite ka qene nje histori shume e deformuar. fatkeqesisht kjo po ndodh edhe tani me historianet demokrate te cilet po e kthejne historine permbys duke thene se krahu komunist ishin disa gjakpiresa te shitur tek serbet dhe nacionalistet ishin patriote te kulluar. jo i dashur historia eshte shume me e koplikuar se kaq dhe sjellje e punimeve serioze nga cdokush qe merret me kete pune ben nje sherbim te madh ne kuptimin e ngjarjeve historike qe formuan shtetin shqiptar pas luftes. Besoj se duhet te kuptojme se cfare ndodhi me qellim qe ndoshta ata qe vine pas nesh te jene me te ndershem ne shkrimin e historise. Falsifikimi i historise ka qene dhe po mbetet nje pune e merituar qe shume personazhe publike te shoqerise sone kane bere dhe po bejne. 

A mundet qe pas 100 vjetesh te thuhet se ish sekretari i partise dhe komunisti i bindur per 25 vjet rresh Berisha ka qene antikomunist?  oportunist po po te gjithe ata sahanlepires qe thone se Berisha ishte anti komunist vecse vazhdojne te falsifikojne historine tone. ashtu sic mund te marrim edhe personazhe nga e majta shqiptare te cilet vetem demokrate nuk mund te jene.

per tu kthyer ne pyetjet tuaja. une mendoj se ne se je i interesuar te dish me shume mbi personazhe apo ngjarje te caktuara historike mund te shfletosh arkivat qe kane dokumentat origjinale te kohes dhe jo libra apo pamflete te shkruara sipas deshires se njerit apo tjetrit.  vetem studimi personal i dokumentacionit te kohes do te te bindte se jo cdo qe kemi mesuar eshte ashtu sic na kane thene.

une nuk do te doja te komentoja mbi personat te cilet ju sollet ne shkrimin tuaj por ne se lexon dokumentin e botuar nga arkivi britanik sebashku me nje sere dokumentat te tjera duket qarte se personazhi M.B njihej si nje personazh pro jugosllav nje opinion per te cilin edhe britaniket ishin te shqetesuar.

 

 

Auron,

Ju nuk e keni idene e Lumes. Me vjen keq. Le qe, me vjen shume mire. S'keni pse e njihni. Kush ka dashur ta njohe, e ka njohur mire : kane ardhur Serbet ta njohin, dhe e kane njohur ne lule te ballit. Pyeti pak dhe arshivat serbe, per pritjen e bukur qe iu eshte bere nga lumjanet e Muharrem Bajraktarit dhe Cen Sedes.

Per llogje pastaj, mbeshtillja. Rrofte Enver Hoxha. Dhe Edi Rama gjithashtu.

jo idene e Lumes nuk e kam dhe nuk pretendoj se kam ndonje njohuri te madhe mbi kete zone.

 

gjithesi gjate luftes ne kosove kam pasur fatin te jem nja 6 muaj ne malesine e kukesit dhe tropojes.

 

 

Ah, edhe tjetra, se u kujtova : Nese Muharrem Bajraktari ishte pro-jugosllav, atehere i bie qe ishte kunder Drazhes, sepse vete Drazhe ishte anti-jugosllav. Nje çeshtje me shume ku nuk binin dakort.

E di si eshte puna, Auron ?

Jam katerciperisht i bindur se nje lumjan nuk mund ta shkruaje, madje as ta kuptoje historine e Konispolit. Dhe po aq i bindur qe nje konispolas nuk mund te marre ere nga historia e Lumes.

E kam fjalen, qe historia ose ta ngre leshin perpjete, ose lere fare. Nuk shkruhet historia kur s'ta ndjen fare per ngjarjet dhe njerezit per te cilet flet. Eshte rregull. Asnje kinez nuk ka shkruar deri me sot historine e Anglise. As dhe nje senegales historine e Serbise. Besoj se jemi te qarte. Suksese ne shpuplimin e fletushkave.

 

mendoj qe mendimi i juaj eshte shume i gabuar. disa nga ceshtjet me te mira per historine e shqiperise jane shkruar nga anglezet apo francezet apo gjermanet apo venecianet. historia nuk shkruhet me pasione patriotike por me fakte. patriotizmi falco na ka marre me qafe deri me tani.

ndersa qe nje lumjan nuk di historine e konispolit kjo eshte nje ide shume e gabuar e juaja. si luma si konispoli jane troje shqiptare dhe nje shqiptar duhet ta dije  historine e trojeve te veta. te pakten nje Lumjan qe une kam pasur ne klase e dinte shume mire historine e jugut shqiptar. NUk e di cilet lumjane njeh ti 

Auron,

Perveç te tjerash, dukeni dhe shume ofendues : beni sikur nuk kuptoni.

Ceshtja eshte ketu : pallavrat e anglezeve dhe francezeve kane kuptim vetem ne nje veshtrim makro te historise. Por ama, ne nje veshtrim mikro, dmth ne nivelin e nje fshati apo krahine apo nje personazhi ne mish e kocke, aty, ne krye te ares se vet, keto pallavra nuk pijne me uje.

Kur te flasesh per  Lumen, zoteri, ju duhet te merrni çanten ne shpine, dhe te shkoni ne Lume dhe te flisni me njerez te vendit. Bashkekohes, dhe studiues. Pyesni njerez qe iu ka djegur ne kurriz. Sepse perndryshe, per te ditur per burgun e Burrelit, mua m'u dashka te pyes Pilo Peristerin. Ose dhe François Ducon, nje francez qe ka nje google map ne shtepi.

Zoteri, ju thashe qe historia duhet t'ju kete zbritur per shpine, siç i thone katundaret e Muharremit, dhe pastaj te flisni per te.

Per dokrrat e Lumjanit qe di historine e Konispolit, te lutem, fyerja e logjikes nuk duhet te kape kesi nivelesh. Sa per patriotizmin fallco qe na ka marre ne qafe, une po ju them : me riktheni ne jete Cen Seden qe e kane vrare maskarenjte e komunisteve, dhe ai ju tregon pastaj patriotizmin fallco.

Zoteri,

Kur te keni dale ne lufte me kose bari, per te prere krena serbesh ngaqe ata kane ardhur te te çnderojne moter e grua, atehere eja me thoni qe une jam patriot fallco.

Por siç ju thashe, pa t'u bere mishi kokerr, nuk shkruhet histori, as sot as mot. Sidomos nese shkruan per njerez reale ne mish e kocke. Per pallavra te pergjithshme pastaj, jeni i lire t'ia keputni. Por ne njerez, atehere duhet t'i hapni syte mire.

Deshironi te beni histori ? Ngrihuni e shkoni ne Beograd dhe konsultoni arkivat serbe, dhe shikoni me ke djallin i kane humbur ushtaret ata, me Enver Hoxhen apo me Muharrem Bajraktarin dhe Cen Seden, dhe shume te tjere.

Dhe pastaj ejani flasim bashke.

Auron,

nje keshille miqesore;

mo i kthe pergjigje c'do postimi se e personalizon,

por vazhdo punen tende, qe per te thene te verteten eshte per tu lavderuar.

Tare strikes again! smiley

E shikoni sa gjera te mira ka hapja e kutise? Fap, dalin dosjet, del e verteta nudo. smiley

Dakort me Vlonjatin, dhe me Xhibin

Auron faleminderit per punen dhe nqs keni mundesi vazhdoni ti sillni materialet tek peshku qe te mund ti lexojme edhe ne te tjeret.

Historia e Shqiptareve ka shume gropa te zeza qe duhen mbushur dhe ju beni mire qe e kerkoni e sillni  dokumente por c'fare nuk kuptoj une dhe shqetesimi qe dua te ndaj ketu eshte se pse studjuesit Shqiptare nuk punojne e kerkojne permbi periudhen e antikitetit te vone dmth te shekujve 7, 8 e 9 qe jane ne te njejtin kohe edhe shekujt me te rendesishem per ne se eshte koha e formimit te kombit  gjujhes Shqipe dialekteve folklorit eposit ndarjes te polifonise dhe isofonise etj por nga ana tjeter po ashtu eshte edhe nje erresire totale nga e cila nuk kemi asnje te dhene ? 

Besoj se duhet bere nje pune e madhe mbi arkivat e vendeve perreth, duhen germuar qendrat arkeologjike qe i takojne asaj periudhe po ashtu duhet punar permbi gjuhen eposin gojdhenat ...

Po c'fare bejne kerkuesit Shqiptare ?? Pervec ndonje humbje kohe me akademiket e Maqedonise, ndonje germim permbi qyetet e kolonite greke qe as na duhen fare  e ndonje mitizim c'mitizim a destruktion miti kot se koti qe si duhet njeriu s'kemi pare ndonje gje te hajrit keto vitet e fundit.

 Auron, lexova debatin ndermjet jush dhe Hurbinekut, dhe desha te shtoj se, mos ndoshta M.Bajraktari ka bere si pro jugosllav, thjesht per te marre parate, florinjte, dhe ka luajtur me dy porta. Iu ka bere qejfin anglezeve dhe jugosllaveve ne momente te caktuara, nderkoh qe ne brendesi mund te kete qene kundra serbeve, siç kane qene ne pergjithesi pjesa e Kosoves dhe veriut te Shqiperise.  Mendoj se ia vlen qe te studiohen dhe dokumentet e pales italiane e jugosllave, per ti krahasuar. 

Ne fakt, anglezet, kane qene gjithnje ngatrestaret e Europes, apo kurva e Europes, siç e kane quajtur historianet e shum vendeve te Europes. 

Megjithate, puna (kolosale) e juaj, sa ka hapur kutin e Pandores. 

edhe esati deri sa vdiq pensionin andej e mori pjer,

mo thua dhe ai ka luajtur me 2 porta!?!

e duke pasur parasysh forcen e te imponuarit qe gjithnje e ka me i forti dhe ai qe ka paret, s'ngelet gje tjeter po vetem te arrijme ne konkluzionin;

qe keta tanet e kane perdorur serbin si "mish per top" domethene.

shiko une nuk po sjell emra ne debat.

 

emrat do dalin me vone. sigurisht konkluzioni me imire del kur ke te gjitha dokumentat ne dispozicion.

a po merret kush medokumentat italiane dhe serbe?  me sa  di une asnje

 

ketu eshte problemi qe nuk ka vullnet per hapjen e ketyre arkivave

Auron,

Vetem nje pyetje kam une : a jeni ju nje historian i mirefillte (arsim dhe profesion ?

Sigurisht, nuk e kam fjalen per mesues historie. Kjo vetekuptohet.

 

Rubinet besoj se A. Tare ka dhene prova per kete ceshtje. 

Mund te mos kesh bere shkolle per histori fare dhe te jesh nje historian shume i mire. Ne France nje nga librat me te mire per historine e Shqipereise  e ka shkruar S. Metais qe s'ka studiuar per histori por ka qene  profesor ekonomie nje universitetin e Le Mans

Gjergjef,

A e ke degjuar ndonjehere fjalen e moçme :

"m'duket se ke hy n'livadhe t'huja" ?

Nqs nuk e di, mesoje :

Nqs ti zotni shkruan nje histori katundi, me njerez qe kane nje emer e nje mbiemer, atehere duhet te shkosh tek ai katundi dhe te pyesesh me rrrenje.

Ndryshon puna kur shkruan per historine e zhvillimeve te mjeteve te prodhimit ne gjysmen e dyte te shekullit te 19-te, ketu zotni mund ta perplasesh koken neper qitape sa te duash.

______

Zotni Tares, as mendja mos t'i shkoje qe po ben histori, sa kohe qe ndalet ne tre fletushka. Dhe do te jete nje turp per kedo qe merret me keto pune, qe te me perrallise siç ka perrallisur pak me lart, kur eshte shprehur se M.B. ka qene i lidhur me kete apo ate.

Keto gjera, nqs ai eshte historian si ka hije, do t'i deklaronte pas nja 12-13 vjetesh studimi te 302 mije fletushkave anembane, dhe jo me tre shaptilografe. Se ai tjetri psh, qe e ka njohur dora vete ate burrin e atehershem, e qe ka luftuar me te ne krah kunder serbeve, ai te le dopio gjashten ne dore, siç i thone fjales.

Voilà, gjergjef.

Meqe ty te pelqen filozofia edhe Nitzche me sa di une ka qene profesor fililologjie, po prape eshte studiuesi qe e ka ndryshuar me se shumti filozofine. ka nje filozofi para Nietzche dhe nje tjeter pas tij apo jo??

Pra dua te them se nuk eshte keq edhe nqs futemi neper kopshtet e tjetrit pasi si dihet mund te dale ndonje femije i bukur nga kjo futje.

 

Pastaj per zotin M. B. , perderisa komunistet shqiptare e jugosllave kane bashkepunuar midis tyre ngrohtesisht ti si mendon nacionalistet kane ndenjte me duar ne xhepa e s'e kane bere te njejten veprim, te pakten per te luftuar komunizmin??

Niçja nuk eshte ndonjefare pikete : para Niçes dhe pas Niçes. Nqs me lejon te flas pak per te, me aq sa kam mundur te pertyp, Niçja ka qene vetem nje filozof nder njeqind, ne zinxhirin e filozofeve. Nuk ka vrare as arushe, as tiger. Ka folur çka ditur te flase, diku mbare e diku mbrapsht, dhe dil matane.

_____

Komunistet mund te bashkepunojne, por nacionalistet kurren e kurres.

Komunistet kane interesa te perbashketa, nacionalistet katerciperisht te kunderta.

Provoje e shiko mos gjen ne Cameri ndonje bashkepunim mes nje nacionalisti te terbuar grek dhe nje tjetri shqiptar.

Drazhe Mihajllojviçi eshte babushi i te gjithe çetnikeve te Serbise. Qe nga koha e vet, e deri me sot. Keshtu qe, kush i ka dy mend ne krye, e dy sy ne balle, nuk i hy punes se Herkulit per te vertetuar bashkepunimin e nje nacionalisti te paster shqiptar me nje nacionalist te paster serb. Se nuk e marr vesh pse do te bashkepunonin.

Se deri dje, Muharremi eshte akuzuar per pro-gjerman. Ne lidhje me Italine, a nuk ishte Italia ajo qe e bashkoi Kosoven me Shqiperine, nen kuroren e mbretit Viktor ?

Mire, ju do te thoni : po jo se Muharremi ishte zogist dhe nuk e donte Italine ngaqe ia shporri mbretin, keshtu ?

Dhe çfare do te na kishte bere ky Muharremi ? Ky, sipas Tares, do te na kishte shkuar te puthej me Drazhen thjesht sepse te dy ishin anti-italiane, keshtu ?

Por atehere, perse do te ishte anti-italian Drazhja, ne nje kohe qe dihet se Italia nuk ka pushtuar ndonjehere Beogradin ?

Pergjigje : Drazhja do te kishte qene anti-italian ngaqe Italianet ia kishin zhvatur Kosoven.

Dhe vijme tek historia e Muharremit : Muharremi do te kishte pranuar te bashkepunonte me nje anti-shqiptar te kulluar thjesht nga urrejtja e perbashket ndaj Italianeve.

GOGLA DUSHKU - thote nje shprehje ne katundin e Muharremit.

 Nitchja si ka rene arushes e ariut e vertete po i ka rene te gjithe filozofize qe ka ekzistuar para tij qe nga Sokrati e tutje, dhe s'eshte filozof si gjithe te tjeret po me sa di une eshte tamam pike referimi, ndoshta edhe me shume se Heigdeber po varja, se une s'jam ekspert per kete pune po vetem kam lexuar mbi historine e filozofise dhe ndonje liber qe me shume se kam marre vesh se sa e kam kuptuar.

Pastaj Gjithnje shqiptaret  kane bashkupunuar me fqinjet kunder fqinjeve te tjere apo kunder shqipetareve te tjere dhe pastaj pasi kane mbaurar me armiqte e pare  shpesh edhe i jane kthyer bashkepunuesve. Si ne kryengritjen e pavaresise ne kohe te pashalleqeve ne kohe te Skenderbeut e me pas akoma. Kjo s'eshte historia e shqiptareve vetem po gjithe bota keshtu vepron s'ka ndonje cudi ketu.  Mua do me cudiste e kunderta nqs nacionalistet nuk kane bashkepunuar me njeri tjetrin kur e kane pare b*** e vet  ne rrezik.

Prandaj duhen hap dosjet o Hurbi qe te merret vesh ca eshte bere se me hamendje na shkoi jeta e s'po marrim vesh asgje  ca jemi nga jemi ca kemi bere e me rradhe.

 

Nqs ti zotni shkruan nje histori katundi, me njerez qe kane nje emer e nje mbiemer, atehere duhet te shkosh tek ai katundi dhe te pyesesh me rrrenje.

 

Pse ky brezi i 2-te apo i 3-te i katundareve te Lumes ( me mirekupto s'kam asnje gje ofenduse per ta), kan ndonje iformacion te dores se pare per aktivitetin e z. Barajktari ne veprimtarine e tij qoft dhe patriotike!!!

Katndari, katndar mbetet o lym miku, dhe s'para ja thot shume nga punet e qeverriut, sidoqe te jene ato.

I kane zotni, i kane. Se edhe yt ate, ma merr mendja, disa histori t'i le para se te vdese. Kjo eshte ajo çka quhet trashegim. Ne mos gjetsh Muharremin, gjen djalin. Ne mos djalin, nipin. Ne mos nipin, bashkeluftetarin e tipit. Ose dhe djalin e bashkeluftetarit.

Historia do kellqe. Do pergatitje te mire fizike. T'iu ngjitesh shkrepave dhe kur te shkruash per Bajram Currin, duhet te ta dish te pakten ku eshte Shpella e Dragobise. Se ne nuk jemi angleze qe te shkruajme nga Londra se si u vra Bajram Curri.

Le qe, ne parim : kush djallin iu jep kaq vertetesi ketyre fletushkave ?

Une e di se Historia, kur ndermerret te shkruhet, shfrytezohen te gjitha arkivat, madje pikerisht arkivat e kunderta, dhe atehere ftillohet peri i lemshit.

Nqs do te shkruash per Francen, ti nuk mund te mos konsultosh arkivat e Gjermanise, Spanjes, Italise e Anglise. Me shtetet qe kane pase te bejne me te.

Nejse. U pa kjo pune. Atij zotnise qe ka luftuar me arme ne dore, ia kane bere nderimin te tjeret, s'ma merr mendja se ka nevoje per Auronin apo Hurbinekun.

Debati, se M.B eshte takuar me Mihajloviçin eshte fallco.

Mihajloviç ishte nje drejtues i zoti ushtarak, me karizem , po qe nuk kishte asnje force e asnje mundesi te berjes politik te mbrendshme apo te jashtme.

Mihajloviçi nuk drejtonte force politike, vetem ushtarake.

Duke e marre per te vertet prurjet e Aurontares, asgje nuk te ben te dyshosh se takimet kane qene per te keqen e Shqiperis, jo me bindje , por do thoja se çdo takim ka pasur motivin e luftes kunder nazifashizmit, lidhjen midis nacionalisteve Ballkanas, e mbeshtetur fuqimisht nga Churchill.

Oh nuk e keni idenë sesa me kënaqësi e ndjek këtë debat... Nga njëra anë dekonstruksioni i komunistëve në L2B dhe tani ana e kundërt... dekonstruksioni i nacionalistëve. Hë se edhe pak e çka do na lidhë me njeri tjetrin do të jetë e ngjashme me lidhjen e një tokësori me një marsian.

Dhe meqë tema flet për zjarret...

And no matter what kind of problem humans are facing, whether it's natural or man-made, I always hope it gets worse. Don't you? Don't you? Don't you have a part of you, a part of you that secretly hopes everything gets worse? When you see a big fire on TV... don't you hope it spreads? Don't you hope it gets completely out of control and burns down six counties? You don't root for the firemen do you? I mean I don't want them to get hurt or nothing, but I don't want them to put out my fire. That's my fire - that's nature showing off and having fun. I like fires.

j., that's called the death drive. be that carlin?

thnx trop. That's Carlin. And im willing to give a live performance of it in a few days if u r interested. smiley

 

 

Gjeneral Araniti: Mbreti Zog, fajtor për pushtimin italian» Dërguar më: 13/11/2009 - 14:55  Lajme te ngjashmeAnbeta Toromani në krahët e një balerini italian
• Datë: Nov 22, 2009Auron Tare

Dokumenti i përzgjedhur për t'u botuar në numrin e kalur dhe në numrin e sotëm të Dosiereve të Arkivave Britanike është një raport i hartuar nga një ekspert mjaft i mirë i Zbulimit Anglez i cili e njihte Shqipërinë nga eksperienca e tij personale gjatë viteve të Mbretërisë Shqiptare. Oficeri Britanik D/H 274 jep një pasqyrë interesante të mërgatës shqiptare të vendosur në Stamboll pas pushtimit Italian duke zbuluar detaje të shumta të jetës së disa prej figurave politike të ish Mbretërisë Zogiste. Gjithsesi duhet theksuar se këto dokumenta japin këndvështrimin britanik për këto personazhe duke i shikuar ato aspektin e vlerësimit që këta persona do të kishin për Shërbimin Britanik. Ky dokumentacion i rrallë i cili del nga Arkivat Britanike për herë të parë jep informacione të ndryshme mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare e cila kishte braktisur Shqipërinë pas pushtimit Italian. Ish drejtuesit e Mbretërisë Shqiptare apo ish Drejtues të Ushtrisë Mbretërore tashmë janë refugjatë të cilët mundohen të jetojnë me të hollat që kanë sjellë me vete apo me punëra të rëndomta në Stamboll.Me se duket shteti turk nuk i ka klasifikuar ata si refugjatë politikë dhe nuk ka pasur asnjë ndihmë financiare për ta në mënyrë që të përballonin jetesën e vështirë. Deri më tani burimet arkivore mbi jetën dhe aktivitetin e ushtarakëve shqiptarë që u arratisen nga Shqipëria me Mbretin Zog kanë qenë mjaft të pakta dhe fati i shumë prej tyre nuk dihet se si u zhvillua pas largimit. Megjithëse Konsullata e vetme e një Shqipërie Mbretërore qëndronte ende e hapur, nga dokumentet e Shërbimit Britanik mësojme se kjo me sa duket është më shumë meritë e diplomatëve shqiptarë të mbetur në këtë Konsullatë sesa ndihma e pakët që ka dërguar Mbreti Zog.Të mbetur pa ndihmë financiare diplomatët shqiptarë mundohen të mbijetojne si të munden megjithatë të bie në sy përpjekjet e tyre të lavdërueshme për pak dinjitet kombëtar duke bëre të mundur që megjithë vështirësitë e shumta të mbetej e hapur e vetmja Seli Diplomatike e një Shqipërie të Lirë. Eshtë interesant fakti që fuqitë e mëdha si Anglia, Amerika apo edhe Franca e kishin pranuar pushtimin Italian të Shqipërisë dhe suprimimin e Misionit Diplomatik duke i mbyllur edhe selitë e tyre ne Shqipëri por edhe ambasadat shqiptare në vendet e tyre. Me sa duket ishin shumë të pakta vendet që nuk e kishin bërë këtë hap dhe Flamuri Shqiptar ishte akoma i ngritur në Stamboll dhe Egjypt. Përveçse një vëzhgim mbi personazhet e Mërgatës Shqiptare në Stamboll nga këto dokumente mësohet një fakt shumë i rëndësishëm i cili ndoshta nuk ka qenë publik deri më sot. Sipas raportit të Zbuluesit anglez D/H 274 Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Shqiptare tashmë refugjat në Stamboll, Gjeneral Araniti, fajëson Mbretin Zog mbi pa aftësinë për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmi Italian. Kjo akuzë e rëndë e bërë nga personaliteti më i lartë i Ushtrisë Shqiptare është një fakt i rëndësishëm historik dhe tregon gjendjen reale të trupave ushtarake shqiptare. Një tjetër e dhënë mjaft interesante që vjen nga dosja e këtyre dokumentave është fakti që dy nga personat më të afërt te Mbretit Zog në Shqipëri, Abdurraman Krossi dhe Musa Juka ish Ministër i Brendshëm janë lënë në Stamboll nga Zogu. Me sa duket Zogu nuk preferonte ti kishte me vete gjatë udhëtimit të tij të gjatë nëpër Europë me destinacion final Londrën. Nuk dihet shumë mbi marrëdhëniet e Zogut me dy ish njerzit e tij më të besuar pas largimit të tij nga Shqipëria por nga dokumentet në vazhdim shikohet qartë se Musa Juka nuk ka pasur marrdhënie me Zogun apo e thënë më qartë nuk ka qenë më pjesë e rrethit të tij të ngushtë. Ky rol me sa duket i është lënë Kolonel HYsen Selmanit i cili për gjatë të gjithë kohës së Luftës ka qenë edhe emisari zyrtar i Zogut.
Ky fakt shikohet qartë edhe nga përpjekjet e mevonshme që bën Musa Juka për tu shndërruar në një faktor për ngjarjen në Shqipëri nëpërmjet zbulimt Anglez. Në numrat në vazhdim do të botojmë disa dokumente që flasin për rolin e ish Ministrit më të famshëm të Zogut Musa Juka në Shërbimin e Zbulimit Anglez dhe ngajrjet në Shqipëri.

po mundohem te sjell disa nga artikujt e botuar me pare me deshiren se shume kush prej jush ti lexoje dhe nxjerre konkluzionet e veta mbi kete teme. asgje nuk eshte definitive por se kush ne se deshiron dhe i hyn nje pune voluminoze dhe te kushtueshme per te sjelle gjera te reja per historine tone kontribuon ne hedhjen e drites ne disa prej ceshtje te erreta te historise sone te perbashket

Britanikët, ja agjentët e parë që hynë në Shqipëri 

Auron Tare

Shqipëria e dalë nga Lufta e Parë Botërore, ishte shumë pak e njohur në arenën ndërkombëtare, megjit-hëse aktiviteti diplomatik i fuqive të mëdha ndaj Shtetit të sapokrijuar nga rrënojat e Perandorisë Otomane ishte mjaft i dendur. Një sërë palësh ndërluftuese kishin shkelur në territoret shqiptare duke lënë pas jo vetëm gjurmët e tyre, por edhe një sërë dokumentesh mbi çështjet luftarake për të cilat ato interesoheshin. Arkivat britanike, një pjesë tashmë e hapur për studiuesit e kësaj periudhe, na informojnë se shërbimet sekrete britanike gjatë periudhës së fillimit të 1900-ës e deri më 1920-ën nuk kishin aktivitet të rëndësishëm të të njëjtit nivel me shërbimin diplomatik në këtë vend të vogël ballkanik, i cili nuk paraqiste asnjë interes të mjaftueshëm për këto shërbime. MI6 apo Shërbimi Sekret anglez e ka zanafillën e tij në vitet 1909, kur dy shërbimet kryesore të inteligjencës britanike u bashkuan për të krijuar një Shërbim më efikas ndaj ndryshimeve që po ndodhnin në politikën angleze, jo vetëm në territoret koloniale por edhe në Europë. Megjithëse arkivat britanike kanë një sasi shumë të pakët dokumentacioni të kësaj kohe për Shqipërinë, mund të thuhet se ky dokumentacion është mjaft interesant. Në të ka mjaft informacione dhe raporte mbi gjendjen politike dhe ekonomike të saj, si dhe mbi përplasjet e vazhdueshme të fqinjëve për të përfituar territore apo influencë mbi politikanët shqiptarë të kohës.
Shqipëria larg shërbimeve
Fillimet e Shtetit Shqiptar përveç disa anglezëve ekscentrikë, të cilët dëshironin të njihnin më afër jetën e popullsisë malore, zakonet dhe kulturën e panjohur deri më atëherë, nuk kishin ndeshur akoma oficerët e Shërbimit Inteligjent anglez apo e njohur ndryshe edhe si SIS. Nga dokumentet arkivore të shfletuara deri më tani nuk kemi ndonjë provë të saktë për të na bërë të besojmë se Shërbimet Inteligjente britanike kishin ndonjë rrjet informacioni të ngritur deri në mesin e viteve 1920-të. Ky fakt tregon qartë se realiteti shqiptar nuk ofronte ndonjë pikëpyetje të madhe strategjike për politikëbërësit e Londrës, të cilët pas Luftës së Parë ishin më shumë të interesuar për të ndarë territoret e ish-Perandorisë Otomane të Lindjes së Mesme, territore të cilat sapo kishin dhënë edhe shenjat e para të pasurive të naftës. Ruajtja e rrugëve detare drejt kolonive të tyre ishte një preokupim mjaft i madh dhe konfliktet e shpeshta politike shqiptare nuk ngjallnin ndonjë interes të veçantë për diplomacinë angleze. Përveç ndonjë shkrimi të rrallë në shtypin britanik mbi Shqipërinë e asaj kohe, në përgjithësi publiku anglez nuk kishte ndonjë ide të qartë se çfarë ndodhte në vendin e shqipeve, i cili brenda disa viteve kaloi një periudhë të vështirë politike. Megjithëse britanikët ishin përfshirë në disa prej çështjeve të kufijve shqiptarë me fqinjët e tij, përsëri nuk mund të themi se interesi ishte në një shkallë të atillë sa të kthente vëmendjen e Shërbimit Inteligjent ndaj shtetit shqiptar. Po kështu mund të thuhet edhe për politikën amerikane, e cila si një shtet i cili akoma nuk e kishte vendosur veten në rolin e një mbikëqyrësi të pozicioneve strategjike globale, nuk kishte asnjë interes imediat mbi Ballkanin dhe në veçanti mbi Shqipërinë.
Ardhja e Zogut në pushtet
Gjithsesi, pas krijimi të një qeverie më të stabilizuar dhe me ardhjen e Zogut në pushtet, britanikët në mënyrë mjaft periferike janë interesuar edhe për një informacion më të përgjithshëm mbi Mbretërinë Shqiptare. Shikohet një volum pak më i madh i raporteve që vinë nga Shqipëria, raporte që gjithsesi vinin nga kanalet diplomatike.
Britanikët dhe amerikanët hapën Legatat e tyre në Shqipëri në vitet 1920-të, por me sa duket nga dokumentacioni që kemi në dispozicion, personeli diplomatik nuk kishte lidhje të qëndrueshme me shërbimet sekrete dhe raportet e tyre kalonin nëpërmjet kanaleve zyrtare. Sigurisht që në këto raporte ka të dhëna mbi gjendjen politike, ushtarake por edhe thashethemet e Oborrit të Zogut që gjithsesi mbetën në kornizën e raporteve diplomatike. Ne këto raporte shpesh citohen edhe emrat e burimit të informacioneve, të cilët në përgjithësi janë persona pranë Oborrit të Zogut, e që kalonin informacion për diplomatët britanikë.
Ndikimi italian
Me ardhjen në fuqi të Musolinit në Itali dhe në veçanti me përpjekjen e Italisë për t’u kthyer në një superfuqi europiane, sigurisht që interesimi britanik drejt Ballkanit u rrit pasi Ballkani shikohej si një fushë logjike e ekspansionit italian. Për një periudhë kohe anglezët e shikuan Shqipërinë si një fushë logjike të influencës italiane, aq më tepër kur dihej se Mbreti Zog po binte gjithnjë e më tepër nën presionin ekonomiko-ushtarak të fashizmit. Me rritjen e influencës italiane në Shqipëri dhe penetrimit të Shërbimit Sekret italian në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare në vitet ‘30-të, kemi një prani të disa elementëve anglezë në shoqërinë shqiptare, elementë të cilët për rolin dhe aktivitetin e tyre në radhët e Shërbimit Inteligjent anglez lënë të kuptosh se ardhja e tyre në Shqipëri nuk ka qenë e rastësishme.
Agjentët britanikë në Shqipëri
Në këtë rast do të veçoja AUBREY HERBERT, një aristokrat anglez i cili ishte oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër në Kajro. Herbert, djali i dytë i Erlit të 4-t Carnavon, (vëllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshëm i Varrit të Faraonit egjiptian, Tutenkhamun), vinte nga një familje shumë e pasur dhe kishte një eksperiencë të madhe në Lindjen e Mesme. Oficer i Zbulimit Ushtarak fliste disa gjuhë, përfshirë këtu edhe arabisht, por edhe shqip. Herbert u angazhua shumë në fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sërë raportesh shumë interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920, por si mik i sinqertë i Shqipërisë ai nuk duket se ka pasur ndonjë tentativë për të krijuar një rrjet informacioni me karakter politik.
S. Clarke, një person shumë enigmatik pasi fati i tij tragjik dhe vdekja e parakohshme na bëjnë të spekulojmë mbi qëllimin e tij të vërtetë në interesin që tregoi mbi Shqipërinë e Jugut. Arkeolog i cili sapo kishte fituar një bursë studimi në Shkollën Britanike të Athinës, kishte hyrë në Shqipëri në fund të viteve 1920. S.Clark, përveç interesimit të tij mbi arkeologjinë shqiptare mund të ketë qenë me mision zbulimi. Ditari i tij personal përmban në detaje shumë të dhëna që kanë karakter ushtarak, topografik, ekonomik të të gjithë zonës së Jugut të Shqipërisë. Në ditarin e tij personal, i panjohur për publikun deri më sot ka pasazhe të qarta, të cilat u referohen shënimeve të tij për raporte më të zgjeruara mbi viset e Jugut shqiptar. Clark vdiq mjaft i ri në një aksident në Athinë dhe shënimet e tij me sa duket janë shfrytëzuar nga një arkeolog tjetër, i cili më vonë do të bëhej një prej autoriteteve më të rëndësishme të arkeologjisë britanike, Nicholas Hamond. Nicholas Hamond, filohelen tradicional, njohës i mirë i Epirit dhe një personalitet i njohur i arkeologjisë angleze, ndjek itinerarin e Clark dhe viziton gati të njëjtat vende në fillim të 1930-ës. Shënimet e tij të hershme kanë shumë të dhëna topografike me interes ushtarak dhe siç do të shikohet edhe më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, Hamond është ngarkuar me mision nga Shërbimet Sekrete për të hyrë në Shqipëri gjatë periudhës së okupimit fashist. Emrin e Hamond do ta hasim më vonë në një sërë raportesh që ai i dërgonte Zbulimit anglez nga Greqia.
Gjithsesi shërbimet angleze filluan të kishin një informacion paksa më të mirë kur në fund të viteve 1920, Mbreti Zog për të krijuar një forcë profesioniste ushtarake mori në shërbimin e tij 12 ish-ushtarakë britanikë.
Britaniku në krye të xhandarmërisë shqiptare
Gjeneral Majori Sir Jocelyn Percy, një ish-ushtarak karriere, pasi kishte luftuar në shumë vende të kolonive britanike ishte larguar nga ushtria për t’iu kushtuar biznesit të tij privat. Kishte jetuar për disa vjet në Kanada, ku kishte provuar pa sukses të krijonte një fermë bujqësore. I rikthyer në Londër në mesin e viteve 1920, me të marrë propozimin e Mbreti Zog për t’u vënë në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, erdhi në Shqipëri së bashku me një dyzinë oficerësh të cilët ai i rekrutoi vetë në Angli. Sir Jocelyn Percy pati një karrierë shumë të rëndësishme në krye të xhandarmërisë së Zogut dhe ishte një figurë që megjithëse italianët nuk e donin në detyrën që kryente, gjithsesi e respektonin për profesionalizmin e tij. Sir Jocelyn Percy gjatë karrierës së tij ushtarake kishte pasur shumë kontakte me një sërë departamentesh të ushtrisë britanike. Mesa duket nga dosja e tij, ai nuk ka pasur marrëdhënie me SIS apo Shërbimin e Zbulimit ushtarak anglez gjatë ushtrimit të detyrës së tij në radhët e xhandarmërisë shqiptare. Por gjithsesi në fundin e viteve ’30-të, kur influenca italiane ishte tashmë në kulmin e saj edhe në radhët e ushtrisë shqiptare, Sir Jocely Percy ishte në kontakt të vazhdueshëm me Zyrën sekrete MIR, një degë e Shërbimit të Zbulimit Ushtarak, e cila ishte krijuar për të kryer sabotime dhe lufte jo konvencionale. Mesa duket Sir Percy kishte dhënë informacione me karakter ushtarak mbi mundësitë e italianëve për të sulmuar Jugosllavinë apo edhe Greqinë. Sir Jocelyn Percy për një farë kohe ishte konsideruar si një kandidat potencial për të drejtuar përpjekjet britanike të 1941 për të infiltruar një mori agjentësh në Shqipëri, por mosha e tij e madhe nuk e lejonte për t’i hyrë një aventure të re.
Kolonel Dayrell Oakley-Hill, një prej zëvendësve të Gjeneral majorit Percy, në komandën e Xhandarmërisë Shqiptare do të ishte në fakt një prej kontakteve më të rëndësishme të SIS në radhët e ushtrisë shqiptare. Kolonel Oakley-Hill ishte një admirues i shqiptarëve dhe mesa duket, koha që ai kaloi në Shqipëri e kishte bërë atë më të afërt me vendin ku ai shërbeu për më se 10 vjet. Lëvizjet e tij në të gjithë Shqipërinë e bënin atë një burim të rëndësishëm për informacion me karakter ushtarak. Në ditarin e tij të botuar pas vdekjes, ai është kujdesur që rolin dhe kontaktet që ai kishte me Shërbimin Sekret anglez të lihen në një farë mënyre jashtë faqeve të ditarit, por në fakt nga dokumentet arkivore shikohet qartë se ai ka luajtur një rol parësor sidomos në fundin e ’39-ës dhe fillimin e viteve ’40-të në skemën e SIS në Shqipëri. Koloneli Oakley-Hill do të ishte në fakt një prej aktorëve kryesorë të përpjekjeve të Shërbimit Sekret britanik për të rekrutuar dhe infiltruar një numër eksponentësh anti-italianë dhe për të filluar një lëvizje anti-italiane në Prill të 1941-it. Po kështu në dosjet e shërbimit të zbulimit anglez në këtë periudhë dalin emrat edhe të dy ushtarakëve të tjerë të xhandarmërisë së Mbretit Zog, Kapiteni Robert Cripps dhe Major Barbrook, të cilët do të shërbenin edhe më vonë në planet e anglezëve në krijimin e një fronti anti italo-gjerman në Ballkan.
Studiuesja “enigmatike”
Megjithatë, figura më interesante e cila gjatë viteve 1920 dhe të ‘30-ta do të jetë pjesë e historisë së Shërbimit Anglez në Shqipëri, do të ishte studiuesja britanike, Margaret Hazluk. Hazlluk kishte studiuar në Akademinë Elgin si dhe Universitetin e Aberdeen dhe Kembrixh, duke qenë një prej grave të para në Angli që kalonin dyert e këtyre universiteteve prestigjioze. Gjate një udhëtimi studimi në Anatoli më 1911, kishte takuar arkeologun anglez Frederick Hasluck, i cili ishte një nga studiuesit e rëndësishëm të Shkollës Britanike në Athinë. Frederick Hasluck dhe Margaret martohen më 1912 dhe vendosen në Athinë.
Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore çifti Hazluk përveç studimeve arkeologjike të cilat i kishin vendosur ata në një nivel të lartë profesional midis botës akademike, kishin punuar për Zbulimin Britanik duke qenë një nga pikat e ndërlidhjes dhe informacionit që kishin britanikët në Greqi. Nuk dihet se kush nga çifti Hazluk ka qenë personi i cili ka pasur kontakte i pari me Shërbimin Anglez. Dokumentacioni i zbuluar në arkivat britanike konfirmon se çifti Hazluk kishte shërbyer gjatë gjithë periudhës së luftës për shërbimet e inteligjencës britanike. Mesa duke nga këto dokumente, në mënyrë të tërthorët del se edhe lidhjet e Znj.Hazluk me Shërbimin Inteligjent Britanik kanë qenë të afërta edhe pas periudhës së Luftës së Parë. Pas vdekjes së të shoqit më 1920, Znj Hazluk iu dedikua përfundimisht punës së saj në çështjet etnografie dhe kulturore të Ballkanit duke ndërmarrë udhëtime të shumta në Maqedoni, Greqinë e Veriut dhe në veçanti Shqipëri. Në vitin 1923 ajo vendoset përfundimisht në Shqipëri dhe udhëton gati në të gjithë vendin për të mbledhur përralla, fabula, histori të vjetra apo botani. Vendoset përfundimisht në Elbasan ku edhe blen një shtëpi të vogël, e cila akoma edhe sot qëndron në këmbë shumë pranë mureve të Kalasë së Elbasanit. Është paksa e vështirë për të vërtetuar rolin e saj të vërtet për gati 16 vjetët që ajo kaloi në Shqipëri. Puna në drejtim të etnografisë, numizmatikës apo çështjeve të tjera shqiptare që ajo bëri me përkushtim për të gjithë kohën që ishte në Shqipëri, e vendosin atë në radhët e pionierëve të çështjeve albanologjike. Gjithsesi kontaktet e saja në të kaluarën me Shërbimin Inteligjent Britanik nuk kishin se si të mos lindnin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetëm etnografia. Është e vështirë të provohet me dokumentacionin që deri më tani është në dispozicion nëse Hazluk ishte agjente aktive me mision në Shqipëri apo jo, por ne s’e marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte në vëzhgim të vazhdueshëm si dhe Shërbimet Inteligjente Italiane e kishin në listat e tyre primare si një agjente aktive, atëherë mund të supozojmë se Znj.Hazluk është personi për të cilën referohet në dokumentin HS7/150 të arkivit britanik se “kontakti kryesor i SIS në Shqipëri është një grua”.
Pushtimi italian dhe SIS
Invazioni italian drejt Ballkanit më 7 Prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikën e jashtme britanike në drejtim të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera rreth saj.
Raportet e fundit të dërguara nga Legata Angleze në Shqipëri tregojnë se ushtria shqiptare bëri një rezistencë vetëm në Durrës kur një numër ushtarakësh humbën jetën në përpjekje me italianët.
Interesant është raporti i Atasheut Ushtarak të Marinës Britanike me qendër në Romë, i cili raporton se dëshmitarët i kanë konfirmuar se “italianët kanë humbur rreth 400 vetë gjatë zbarkimit në Portin e Durrësit”. Është kjo një shifër e ekzagjeruar apo jo, akoma nuk e dimë, pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnë humbjen e vetëm 12 ushtarakëve gjatë zbarkimit në Durrës. Gjithsesi ky Raport nuk ka përse të mos merret parasysh kur shikojmë se Atasheu Ushtarak i Marinës Britanike kishte ardhur vetë në Durrës për të mbledhur informacion menjëherë pas zbarkimit të ushtrisë italiane. Ndoshta arkivat e Shërbimit Sekret Italian do të hedhin një dritë më të qartë mbi rezistencën e vërtetë që u bë në Durrës në 7 Prill të 1939-ës.
Forcimi i Gjermanisë
Është e kuptueshme se në kushtet e një Gjermanie shumë të rëndësishme në planin ushtarak, askush në Europë nuk do të donte të shkonte në luftë me aleatin e saj Italinë fashiste vetëm për të mbrojtur çështjen e një vendi të vogël dhe të parëndësishëm si Shqipëria në atë periudhë. Megjithëse shtypi europian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parë këtij pushtimi, pakkush kërkoi që Qeveria Britanike të ndërhynte ndaj këtij pushtimi. Qeveria Britanike nuk dëshironte në asnjë mënyrë të provokonte ndjenja anti-britanike nga italianët, të cilët nëpërmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj një konflikti të mundshëm britaniko-gjerman. Britanikët kërkonin me çdo kusht të ruanin kontrollin e Kanalit të Suezit si dhe rrugëve të saj në kolonitë e Lindjes së Mesme dhe një konflikt me Musolinin do t’i kërcënonte seriozisht këto pika strategjike pasi Italia kontrollonte në një mënyrë apo një tjetër rrugët detare të Lindjes. Për këtë arsye Qeveria Britanike kishte dhënë urdhër specifik të gjitha agjencive të saj, përfshirë edhe Shërbimet Sekrete, se në asnjë mënyrë nuk duhej të planifikohej ndonjë ndërhyrje anti-italiane në rajonin e Ballkanit. Për sa Greqia ishte jashtë planeve pushtuese të Italisë, britanikët nuk kishin asnjë arsye për të dëmtuar neutralitetin e premtuar nga italianët. Sipas dokumentacionit të Foreign Office, letrave private dhe dëshmive të botuara nga një numër personash të përfshirë në ngjarjet e pragluftës së Dytë Botërore, kuptohet qartë se politika britanike për Ballkanin ishte ajo e ruajtjes së një neutraliteti sa më të qëndrueshëm për të mbajtur larg çdo interes gjerman në këtë rajon, si dhe mundësia e krijimit të një fronti Ballkanik i cili do t’i qëndronte invazionit të mundshëm gjerman.
Fakti që anglezët nuk protestuan mbi pushtimin e Musolinit në Shqipëri në Prillin e 1939, tregon qartë se Foreign Office i kishte mbetur besnik kësaj politike.
Rikthehet interesi britanik në Shqipëri
Interesimi serioz i Shërbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipërisë e ka fillesën e tij rreth qershorit të 1940-ës, kur Franca kapitulloi përpara armëve gjermane. Për të kuptuar interesimin e befasishëm të SIS për Shqipërinë në radhë të parë duhet kuptuar politika britanike në Balkan dhe në veçanti në Jugosllavi dhe Greqi. Anglezët e kuptuan fare mirë se tashmë situata europiane po ndryshonte me shpejtësi. Italianët sapo kishin filluar përgatitjet për të sulmuar Greqinë dhe këto përpjekje tregonin qartë se Musolini nuk do të mjaftohej vetëm me pushtimin e Shqipërisë, por me anë të forcës do të donte të ndryshonte Hartën Ballkanike. Britaniket të cilët jo më pak se një vit më parë kishin qenë për ruajtjen e një neutraliteti ballkanik, tashme po mendonin ndryshe. Në fakt, nga dokumentacionet mjaft sekrete të cilat sapo janë hapur për studiuesit, shikohet qartë se nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe rrjetit të informimit që britanikët kishin në Romë, ishte bërë e mundur që të kuptohej qartë se Musolini ishte gati të mbështeste një konflikt të mundshëm të gjermanëve me anglezë. Për një kohë të gjatë liderët e Partisë Fashiste ishin munduar me çdo kusht që të ruanin një lloj neutraliteti ndaj angleze, duke bërë një paqe të heshtur mbi zonat e tyre të influencës. Por kapitullimi i Francës i dha të kuptojë Musolinit se ai duhej të ishte përfundimisht në krahun e Hitlerit si triumfatori i një Europe të re. Ndryshimi i politikës italiane ndaj britanikëve bëri të mundur që të ndryshonte edhe politika angleze ndaj Ballkanit. Për britanikët, ruajtja me çdo kusht e influencës së tyre në Greqi si pozita strategjike kyçe në Mesdhe, i bëri ata që ta shikonin sulmin italian si një kërcënim serioz të influencës së tyre. Po kështu planet italiane për Jugosllavinë e bënin të vështirë ruajtjen e një lloj koalicioni ballkanik midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë në rastin e një konflikti me gjermanët.
Britanikët e jugosllavët
Diplomacia britanike po punonte mjaft për të krijuar një pakt të tillë midis vendeve ballkanike, por me sa duket politika vendase e bënte këtë synim mjaft të vështirë.
Gjithsesi një pjesë e politikës jugosllave e dinin se me pushtimin italian të Shqipërisë, dhe infiltrimin gjerman në Hungari, situata e tyre ishte mjaft e vështirë dhe për këtë arsye një pjesë e shërbimit jugosllav bashkëpunoi ngushtë me britanikët. Ky bashkëpunim do të ishte edhe një prej fillimeve të interesimit serioz te MI6 (SIS) ndaj Shqipërisë, duke shfrytëzuar rrjetin dhe kontaktet që jugosllavët kishin vendosur në Shqipëri gjatë periudhës së Mbretit Zog. Me ndryshimin radikal në politiken europiane, lidershipi anglez kuptoi qarte se një luftë me Gjermaninë naziste ishte e pashmangshme. Në këtë kohë Shërbimet Sekrete Britanike iu nënshtruan një riorganizimi për t’u përshtatur me situatën e re që pritej të ndodhte në Europë. Për këtë arsye Ministria e Ekonomisë së Luftës me dekret të posaçëm krijoi një forcë të re e cila do të përfshinte disa seksione dhe në veçanti Seksionin e Luftës jo konvencionale, e cila do të përfshinte spiunazhin, sabotimin dhe në veçanti ndihmën për popullsitë lokale në krijimin e një lufte guerile ndaj ushtrisë së rregullt gjermane. Ky shërbim i ri, i krijuar nga ministri i Ekonomisë së Luftës, Hugh Dalton do të hynte në histori si e famshmja S.O.E Operacionet Speciale Ekzekutive. SOE që në fillimet e saj do të hynte në lojë me plane gati diametralisht të kundërta me politikën tradicionale të Foreign Office. Në krye të saj u vendosën oficerë të rinj, të cilët ishin të etur për aksione në prapavijat armike. Shumica e tyre ishin të rinj, të dalë nga shkollat elitare angleze apo nga repartet speciale dhe lufta guerile ishte një tërheqje mjaft e madhe, por edhe një mundësi për t’u ngjitur në shkallet e karrierës ushtarake. Një pjesë e madhe e oficerëve të parashutuar në Ballkan, të cilët luftuan dhe jetuan me popullsinë vendase, kanë lënë kujtimet dhe ditarët e tyre, të cilët janë një dritare e shkëlqyer për të kuptuar më mirë mentalitetin e oficerëve britanikë ndaj vendeve ku ata shërbyen. Kujtimet dhe ditarët janë gjithashtu një kronikë e detajuar e jetës së oficerëve britanikë në malet e Ballkanit, si dhe detaje të rëndësishme mbi politikën e disa prej liderëve të mëvonshëm të lëvizjeve komuniste apo nacionaliste në Ballkan....

Nga Auron Tare

 Stambolli ishte tashmë qendra më e rëndësishme e informacionit, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin dhe që këtu lidheshin fijet e shumë shërbimeve sekrete të cilat kishin interesa afatgjata në këtë rajon. Zyra e Stambollit drejtohej nga një numër oficerësh të Shërbimit Sekret, por përgjegjësinë mbi zhvillimet në Shqipëri i kishte Koloneli Frank Sterling, i cili shumë shpejt u largua për në Londër. Shefi i tij në Londër, Peter Boughey kërkonte që rrjeti i brishtë që SOE kishte ngritur në Shqipëri të vazhdonte funksionin e tij dhe nga faza e informimit të kalonte në planet e sabotimeve kundër objektivave italiane. Nga dokumentet zyrtare të Shërbimit Britanik shikohet qartë se anglezët kishin bashkëpunim të vazhdueshëm me Shërbimin Jugosllav, tashmë në emigracion, i cili ndihmonte me kontakte britanikët, të infiltruar agjentë në Shqipëri. Zyra e Stambollit ishte në komunikim me disa prej personave të cilët ishin infiltruar në Shqipëri nga Jugosllavia në prill të 1941 dhe ishte mundur që çetat e ngritura nga këta persona të financoheshin rregullisht. Por, dërgimi i rregullt i financimeve për këto çeta ishte shumë i vështirë për vetë kushtet që ekzistonin, por edhe se Shërbimi Sekret italian kishte dijeni të plotë se britanikët ishin mbështetësit e vërtetë të këtyre çetave në Pezë, Dibër dhe Krujë. Zyra e SOE në Londër ishte informuar nëpërmjet MI6 se, Shërbimi Italian ishte në dijeni të kontakteve të liderëve të këtyre çetave me Stambollin nëpërmjet korrierëve të ardhur prej andej. Italianët kishin arrestuar një tregtar që vinte nga Stambolli me 600 napolona flori për kontaktin e anglezëve A/H 77 në Pezë, dhe e kishin arrestuar duke mësuar edhe mbi destinacionin e kësaj shume.
Është interesant fakti se deri në 1943, Shërbimi Sekret Britanik nuk kishte asnjë të dhënë mbi lidershipin e Partisë Komuniste. Krijimi i “bandave të armatosura” që krijonin trazira, për italianët i atribuohej më shumë influencës britanike.
Gjithsesi, për lexuesit në këtë numër kemi përzgjedhur një dokument interesant ,i cili hedh dritë mbi disa prapaskena të zhvillimeve politike në dimrin e 1942. Duhet theksuar se nga studimi i dokumentacionit britanik del se informacioni i grumbulluar nuk është gjithmonë i një cilësie shumë të mirë apo me interes të madh për Shërbimin Britanik. Zyra e Londrës për këtë fajëson agjenten kryesore që ata kishin për Shqipërinë, Margaret Hazluck se ndoshta ajo nuk ishte kompetente për të bërë rekrutime cilësore. Duhet thënë se largësia e madhe nga ngjarjet e Shqipërisë, cilësia e dobët e komunikimit dhe miqësia që ajo kishte me disa prej personazheve politikë të kohës të cilët ishin më pranë politikës së boshtit, e bënin znj. Hazluck që në dokumentet e saj të kishte një dozë të fortë opinioni vetjak, i cili shpesh zbehte cilësinë e informacionit. Por, analizat që vijnë nga Zyra e Stambollit me firmën e znj. Hasluck kanë një vlerë shumë të madhe historike, pasi janë i vetmi burim informacioni që ne kemi mbi situatën në Shqipërinë e pushtuar nga Italia si dhe për lëvizjen anti- italiane që kishte filluar në pranverën e 1941. Po kështu, këto dokumente kanë vlerë shumë të madhe për të mësuar mbi koloninë shqiptare të Stambollit, ish- oficerët e Zogut, tashmë të mbetur në Stamboll si dhe pasqyrën e situatës politike dhe ekonomike të Shqipërisë nën pushtimin italian të parë me syrin britanik.
378/29/25
To S.O.E Cairo (DSOB)
Copy to S.O.E Londer
Nendor 17th.1942
Nga D/H 29
Informacion mbi Shqipërinë
Informacioni i mëposhtëm, ashtu si edhe informacioni im në 377/29/25 vjen nga Leskoviku dhe Vehbiu, të cilët arritën këtu në fund të tetorit. Italianët kanë filluar të asistojnë dy parti të reja politike të cilat janë kundër Mustafa Krujës, me të cilin nuk janë shumë të kënaqur. Një nga këto parti drejtohet nga Vërlaci dhe tjetra nga Gjeneral Zef Serreqi, ish-adjutant i Zogut dhe ministër në Itali, i cili është kthyer në Shqipëri nga Italia.
Në 7 tetor, një bandë shqiptarësh sulmoi Tiranën. Kishte luftime nëpër rrugë dhe një oficer jugosllav i quajtur VUJO KUSHICH (lënë si e ka origjinali, por është fjala për Vojo Kushin), i cili ishte me bandën, u vra. Nëntogeri ADEM DALIP, një anëtar i njësitit ushtarak që kishte sulmuar bandën, gjithashtu u vra dhe po kështu flitet për disa ushtarë të vrarë. Banda zyrtarisht është quajtur si “komuniste”, por përflitet se Kushich ishte me mision nga Mihailovich (është fjala për Gjeneralin jugosllav Drazha Mihailovich).
Një Gjeneral që foli në funeralin e të rënëve në 16 tetor, tha se oficerit jugosllav i falej kjo gjë pasi po bënte detyrën e tij, por shqiptarët që luftuan kundër interesave të vendit të tyre nuk mund të faleshin. Gjatë tetorit, një forcë prej 500 shqiptarësh dhe italianësh nën Majorin RIZA KISHTA ishte dërguar për të luftuar kundër A/H 137, në Skrapar. Pas disa orësh luftimesh kjo forcë ushtarake u dorëzua dhe A/H 137 ju mori armët dhe uniformat dhe i dërgoi mbrapsht në Elbasan. Riza Kishta njihet si mbështetës i Vërlacit dhe besohet se Vërlaci i tha atij që të mos rezistonte seriozisht kundër A/H 137, për të treguar paaftësinë e Mustafa Krujës për të kontrolluar situatën në vend. Riza dhe oficerët e tjerë janë arrestuar nga italianët. Gjatë tetorit, A/H 77 ka marrë fshatin e PREZES ndërmjet Krujës dhe Durrësit dhe e mbajti për shtatë ditë. Ai u largua që atje prej forcave italiane, të cilët e shkatërruan fshatin. A/H 77 humbi 15 apo 20 vetë, ndërsa italianët besohet se kanë humbur 60 vetë. Prefektura e Shkodrës është djegur me bomba në shtator nga të rinjtë. Gjatë tetorit, fabrika e birrës në Korçë është djegur. Meqenëse ishte e vetmja fabrikë birre në Shqipëri, tashmë birra duhet të vijë nga Italia apo Gjermania.
A/H 75 nuk dëshiron të bëjë asnjë aksion në Veriun e Shqipërisë për momentin. Me sa duket ka shumë pak italianë në atë zonë. Ai mendon se mund të marrë Stacionin e Radio Kukësit. Italianët kanë shkatërruar dy zonat e kripës, të cilat ishin në Vlorë dhe Kavajë dhe kanë ndaluar prodhimin e kripës në Shqipëri. Kripa tani vjen nga Italia dhe me sa duket është vështirë të gjesh me shumicë. Në Kosovë kushton gati 9 franga shqiptare për kile. Gjatë këtij viti, rreth 300.000 ton naftë është prodhuar në Kuçovë. Kapaciteti i prodhimit është 1000 ton në ditë dhe pastërtia mendohet të jetë 80%. Në 3 tetor, Prefekti i Elbasanit, Musa Puka është vrarë. Ushtarët italianë, kur udhëtojnë nëpër Shqipëri, vishen me rroba civile që të evitojnë vëmendjen e guerrilëve.
Drejtuesit Ushtarakë Italiane
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Gjenerali MERCALLI u zëvendësua në 1 tetor me Gjeneral RENZO DEL MAZZO, i cili ishte më parë në Kroaci.
Komandanti i Divizionit Pulia, i cili është në Prizren është Gjenerali D’ARLE. Nën Komandanti i fashistëve shqiptarë është Gjeneral GIUSEPPE VOLANTE.
Komandanti i Regjimentit të Karabinierisë në Tiranë është Kolonel COMACI.
Komandanti i Regjimentit të Parë Gjuajtës të shqiptarëve tani në Prizren është kolonel COSTA ANGELO.
Legjioni i 7 i fashistëve kosovarë sapo është krijuar dhe ka ardhur nga Prishtina në Tiranë, ku është inspektuar nga Volante.
Është formuar një Gjykatë e re në Tiranë, nën emrin “Gjykata Supreme Ushtarake e Ushtrisë së Përbashkët”.
Informacioni ushtarak i është kaluar 22.500
Firmosur
D/H 29
Dokumenti, i cili botohet për herë të parë, përmban një informacion shumë interesant për një nga misteret e periudhës kur lëvizja komuniste po konsolidohej në Shqipëri. Ky dokument jep për herë të parë një detaj mbi një ngjarje që në tetorin e 1942 tronditi Tiranën. Beteja e Kodrës së Kuqe dhe rezistenca e Heroit të Popullit, Vojo Kushi kundër milicisë fashiste. Vrasja e Vojo Kushit dhe shokëve të tij është një prej epopeve të rëndësishme të historiografisë komuniste, por asnjë herë nuk është sqaruar qartë roli i Vojo Kushit dhe misioni i tij. Për rezistencën e tij dhe të tjerëve ndaj milicisë shqiptare ka një përshkrim mjaft interesant nga një prej personave që ka qenë prezent gjatë rrethimit të tij në Kodrën e Kuqe, Muharrem Llanaj, por për herë të parë nga dokumentet e Shërbimit Sekrete Anglez hidhet dyshimi se Vojo Kushi ka qenë oficer jugosllav i dërguar me mision në Shqipëri nga Gjenerali nacionalist Mihailovich. Për përfshirjen e Gjeneralit Mihailovich me kërkesën e Shërbimit Anglez në Shqipëri do të flasim në numrat e ardhshëm, por kjo dëshmi merr një vlerë të madhe për të kuptuar se çfarë ndodhte në prapaskenat e lëvizjes komuniste shqiptare. Nëse ky informacion është i vërtetë dhe Vojo Kushi ishte pjesë e një rrjeti të krijuar nga Mihailovich në Shqipëri, atëherë mund të hidhet dyshimi se Vojo Kushi dhe misioni i tij mund të jetë dekonspiruar nga një krah tjetër i influencës jugosllave. Për të gjithë ata që kanë njohuri mbi zhvillimin e ngjarjeve në Jugosllavi në vitet 1940-1944, e dinë mirë se për një kohë mjaft të gjatë lideri i padiskutueshëm në Jugosllavi konsiderohej Gjenerali Mihailovich, i mbështetur nga Shërbimet Sekrete Angleze. Aq i madh ka qenë roli i Mihailovich gjatë Luftës së Dytë Botërore, sa Kryeministri Curcill ka pasur konsultime shumë të gjata me këshilltarët e tij për të vendosur se ku do të shkonte mbështetja angleze, tek Gjenerali apo lideri i sapo zbuluar i lëvizjes antifashiste, Tito.
Në këtë kontekst mund të shikohet edhe ndërhyrja jugosllave në fillimet e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe përplasja e fraksionit komunist jugosllav, i përfaqësuar nga Miladin Popiviç dhe rrjeti që mund të ketë ngritur në Shqipëri Gjenerali Mihailovich. Nëse kjo hipotezë ka vërtetësi historike, atëherë mund të jetë shumë interesant pohimi i dëshmitarit të vetëm të mbetur gjallë nga beteja e Kodrës së Kuqe, Muharrem Llanaj i cili pas çlirimit ka lënë disa shënime mbi këtë ngjarje ku ai mbeti i plagosur.
Dëshmitari Llanaj shkruan se: “Në fillim të tetorit 1942, Miladin Popoviçi, Spiro Bakalli dhe Ramadan Çitaku më nisën përsëri në Tiranë, ku përveç atyre që kishin shkruar në letër, më porositën me gojë që të bisedoja me qendrën dhe t’u komunikoja se u duhej patjetër një radiodhënëse e marrëse për Teqen e Martaneshit, për të mbajtur lidhje me qendrën. U duheshin dhe para për furnizimin e tre njësiteve partizane si dhe disa të dhëna në gjuhën sllave për Miladinin. Ishte mëngjesi i 6 tetorit i 1942-it në shtëpinë e Ije Farkës, ku kisha qenë edhe herë të tjera”.
Më poshtë ai vazhdon: “Në orën tre të mbasdites erdhi ‘Tarzani’ (Vojo Kushi). Këtë e kisha njohur që në Pezë. Pastaj erdhi me Sadikun, shoku Hysen, këtij i dhashë letrën e dytë që i adresohej ‘Tarasit’ (E.Hoxhës). Pas ndonjë ore Hyseni do të vinte përsëri, por kësaj here me ‘Tarasin’. Në këtë shtëpi ‘Tarasi’ mori takim me mua, Xhorxhi Martinin, Sadik Stacvalecin, Anastas Lulon dhe më në fund, me Vojo Kushin, duke u dhënë urdhër të gjithëve të largoheshim nga ajo shtëpi. Disave u caktoi edhe destinacionet nëpër rrethe të ndryshme, meqë shtëpia ishte lënë vetëm për Vojon”.
Dëshmitari i kësaj beteje pohon se ai dhe tre personat e tjerë mbeten rastësisht në shtëpinë e Ije Farkës dhe se gjatë natës, Kodra e Kuqe ishte e rrethuar plotësisht nga forcat e milicisë shqiptare, një rrethim shumë i çuditshëm dhe mjaft dyshues i shtëpisë ku duhej të qëndronte i vetëm Vojo Kushi (oficer jugosllav, sipas Shërbimit Anglez, pjesë e rrjetit të Gjeneralit jugosllav, Mihailovich), i kontaktuar nga korrieri i dërguar nga Popoviç dhe Ramadan Citaku.
aurontare@gmail.com

Gueriljet antifashisteSIS dhe Shqipëria. Infiltrimi i grupeve guerile në Shqipëri. Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë? Misioni Sekret i Sir Jocelyn Percy për të evakuar Mbretin Zog nga Parisi.

Shtune, 29 Mars 2008 03:01:00

 

Nga Auron Tare 

 

Arkiva/ SIS dhe Shqipëria. Infiltrimi i grupeve guerile në Shqipëri. Kush e financoi lëvizjen anti-italiane në Pezë? Misioni Sekret i Sir Jocelyn Percy për të evakuar Mbretin Zog nga Parisi.

 

Operacioni i shërbimit sekret britanik në Shqipëri gjatë Luftës së Madhe
 

 

Pushtimi italian i Shqipërisë më 7 Prill 1939 kishtë bërë të mundur që rrjeti modest i shërbimit sekret britanik në Shqipëri, i përbërë më së shumti nga disa anglezë që jetonin në Mbretërinë Shqiptare, të kishtë ndaluar se funksionuari. Për këtë arsye, në pranverën e vitit 1940, me marrjen e vendimit politik në Londër, se Shqipëria do të ishtë pika e parë e goditjes ndaj interesave italiane në Ballkan, Seksioni D i Shërbimit Sekret filloi hartimin e një plani të hollësishëm. Në Londër, Jo Holland, Shefi i MIR dhe George Taylor, Shefi i Zyrës për Ballkanin, Seksioni D i SIS, hartuan një plan paraprak dhe tashmë fokusi i këtij plani u zhvendos nga Londra për në Beograd. Zyrës së SIS në Beograd ju dha drita jeshile për të filluar operacionin në Shqipëri, pasi mendohej se kishte kushtet e përshtatshme për të organizuar një "lëvizje anti-italiane e përbërë nga elementë shqiptarë të emigruar atje që kishin kontakte edhe me zbulimin jugosllav" (raport i Alexander Glen TNA PRO HS5/912).

Gjithsesi plani i Seksionit D ishte koordinim edhe me një zhvillim paralel në Greqi ku u mendua që të infiltroheshin një sërë rekrutësh të SIS për të krijuar trazira paralele me grupet guerrile që do të hynin në Veriun e Shqipërisë nga Jugosllavia. (Mbi planin e SIS në Greqi do të flasim në kapitulin e ardhshëm).
 

George Taylor, shefi i rrjetit Ballkanik kishte besim se personeli i tij në Jugosllavi, i udhëhequr nga tregtari i armëve Julius HANAU, një figurë e njohur në rrethet me influencë të Beogradit, do të mund të gjente personat e përshtatshëm për këtë Mision të rëndësishëm të zbulimit anglez. (Julius Hanau kishte lindur në Afrikën e Jugut në Prill të 1885. I angazhuar në SIS gjatë periudhës së të dyja Luftrave Botërore në Ballkan, Hanau ishtë pjesëtar që në fillimet e krijimit të SOE. Hanua u evakua nga Beogradi pasi zbulimi anglez mësoi se ai ishte në listat e ekzekutimit që shërbimi gjerman do të bënte sapo të hynte në Jugosllavi. Mbante gradën e nënkolonelit. Për punën e tij në Ballkan u dekorua me medaljen e Shërbimit të Shquar. U dërgua në Kajro më 1943 por vdiq nga një infarkt në zemër. Dosja e tij personale mban shënime interesante mbi aktivitetin e tij për SIS në Jugosllavi dhe vetëm një foto personale. Ishte ky personazh i pari person që do të fillonte konkretisht punën në terren për organizimin e operacionit.

Në dosjet e Shërbimit Sekret në arkivat britanike ruhet edhe një prej letrave të para të dërguara nga George Taylor mbi fillimin e Operacionit për Shqipërinë. Në Prill të 40-s në këtë letër dërguar Julius Hanau ai i bën të qartë njeriut të SIS në Beograd platformën e re të SIS përsa i përket synimeve të Italisë në Ballkan dhe nënvizon se "masa urgjente duhet të ndërmerren përpara se situata të përkeqësohet me tej". Seksioni D, shpjegon në letrën e tij Taylor, do të krijojë lidhjet me grupet shqiptare të cilat janë në Jugosllavi dhe të mundohet "për të infiltruar grupe guerrilie në brendësi të vendit si dhe të bëjë furnizime me armë ndërmjet kufirit greko-jugosllav për këto grupe sabotatore".
 

Julius Hanau kishte kontakte të mira me shërbimin jugosllav dhe me sa duket ka kërkuar ndihmën e tyre për të hartuar një listë me kandidatë potencialë për këtë Mision. Gjithsesi problemi parësor që Hanau kishte në përmbushjen e këtij Misioni, ishte survejimi i vazhdueshëm që shërbimet italo-gjermane i bënin atij dhe rrjetit të tij në Beograd duke krijuar shumë probleme për operacionin e Shqipërisë.

Në Jugosllavi, shërbimet gjermane dhe ato italiane ishin shumë të rëndësishme, aq më tepër kur Musolini po kërkonte të zgjeronte influencën e tij në bregun Dalmat ndërsa gjermanët tashmë kishin dalë në Hungari. Gjermanët përdornin Zyrën Gjermane të turizmit në Beograd si bazë për operacionet e tyre sekrete dhe për të survejuar rrjetin Ballkanik të SIS të drejtuar nga Hanau. (Raporti i DH/4 mbi aktivitetin e kundërspiunazhit italian në Jugosllavi)

Ekipi i Julius Hanau në Beograd ndërkohë kishte në radhët e tij atasheun naval Aleksandër Glen i cili do të shfaqet shpesh edhe në brigjet shqiptare gjatë viteve 1943-'44, John Bennett, Julian Amery djali i Ministrit i Shtetit për Indinë si dhe korrespondent i gazetës "Time" për Ballkanin, Ralp Parker.
 

Julian Amery i cili do të luante rol të rëndësishëm në të ardhmen e Misioneve Britanike në Shqipëri, e filloi karrierën në radhët e SIS në një kohë të rëndësishme për misionin Shqiptar. Amery, një djalë i ri, në fakt deri më atëhere kishte qenë më shumë i përfshirë në veprimtari ilegale dhe sipas tij, ai (Julian Ameri) "përdorte rrjetin ilegal çifut i cili merrej me nxjerrjen e vizave në Ballkan për informacion në dobi të Shërbimit Sekret Britanik".

Ndërkaq, kontaktet e Julius Hanau me shërbimet jugosllave dhanë edhe rezultatet e para. Me sa duket, shërbimet jugosllave kishin sugjeruar si kandidatë potencialë për Misionin e Shqipërisë, vëllezërit Kryeziu nga Gjakova. Kryezinjtë vinin nga një familje e madhe dhe me influencë nga të dyja anët e kufirit. Vëllai i tyre i madh, Ceno Bej Kryeziu, dikur kishte qenë kunati i Zogut por më pas i vrarë në një atentat misterioz në Pragë. Me sa duket, Shërbimet Italiane e kanë pasur në vëzhgim Familjen e Kryezinjve pasi në dosjen e SIS ka edhe dokumenta të cilat janë marrë nga dosjet sekrete të shërbimit italian dhe janë vënë në dispozicion të SIS. Sipas këtyre dokumenteve mund të nënvizojmë disa të dhëna. Dosja WO204/9559:
 

"Gani Bej Kryeziu, ish kapiten i ushtrisë jugosllave i kthyer në Shqipëri më 1924 me Zogun, më pas u emërua Prefekt i Kukësit. Mbante lidhje të vazhdueshme me autoritetet serbe... Pas vrasjes së të vëllait, Ceno Bej rekrutohet nga Shërbimet Jugosllave. Gjithmonë një pro-serb ka dëmtuar interesat shqiptare me aktivitetin e tij. Është rekrutuar nga Inteligent Service anglez dhe ka organizuar një bandë prej 300 vetësh në bashkëpunim me një oficer anglez duke penetruar në Shqipëri deri në Shalë. Ka informacion se për këtë aktivitet ka marrë 12 milionë dinarë...Jeton tashmë në Beograd me të vëllanë Hasanin dhe më vëllanë e vogël Said, një komunist i ri që ka studiuar në Paris".

Në fakt Familja Kryeziu do të luante rol të rëndësishëm në planet e aleatëve kundra pushtimit gjerman në Kosovë dhe të dhënat e Shërbimit Italian se Kryezinjtë ishin të implikuar me shërbimet serbe duhen marrë me rezerva. Kryezinjt sigurisht kërkonin që ta shtrinin influencën e tyre sa më gjërë dhe do të kërkonin të bënin aleanca në interest të tyre. Fakti se ata njiheshin si një forcë krahinore anti-italiane, do t'i rreshtonte ata natyrshëm në krahun e fuqive anti-italiane, por me sa duket nga rekomandimet jugosllave për shërbimin anglez mendohej se ardhja në pushtet e një lideri i cili kishte marrëdhënie të mira me ta, do të kishte mjaft interes për politikën jugosllave.
 

Burimet angleze kishin informacionin e tyre dhe për Kryezinjtë ata kishin edhe referenca të cilat të bëjnë të mendosh se Kryezinjtë kishin marrëdhënie mjaft të mira me Qeverinë Jugosllave dhe bashkëpunimi i tyre ishte më i thellë se sa mund të pranohej nga të dyja palët. (Arkivi Britanik, TNA Dosja HS 7/212) thuhet se "sipas burimeve tona në Ministrinë e Jashtëme Jugosllave, Gani Beu merrte 10 mijë dinarë në muaj nga burime sekrete të kësaj Ministrie".

Jugosllavët ju ofrojnë anglezëve një listë me emra për Zyrën e SIS e cila mundohet të përzgjedhë personat më të përshtatshëm. Kuptohet qartë nga dokumentet e kësaj periudhe se askush nga ekipi i SIS në Beograd, nuk kishte ndonjë njohje të mirë mbi Shqipërinë. Disa ekspertëve anglezë ju ishte kërkuar ndihmë për të përpunuar një sërë dokumentesh mbi çështjet shqiptare, gjithsesi, ekspertiza nuk ishte e mjaftueshme për një mision kaq të veçantë. Përveç disa prej ish-oficerëve të Xhandarmarisë së Zogut, kishte shumë pak ekspertë të mirëfilltë të çështjeve shqiptare. Emri i një Dr. Malcom Burr del për një periudhë në disa prej dokumenteve të kohës. Ai ka pregatitur disa prej memorandumeve mbi Shqipërinë, por gjithsesi jo të ndonjë niveli të lartë, dhe kjo tregon se SIS nuk kishte informacion shumë korrekt mbi gjendjen aktuale në këtë vend.

Probleme të tilla që në fillimin e Operacionit mbi Shqipërinë tregon qartë se SIS nuk ka pasur ndonjë rrjet të fortë në Shqipëri përpara pushtimit italian. Në këtë kohë Grupit të Kryezinjve i bashkangjitën si person i rëndësishëm me funksionet e Këshilltarit edhe Mustafa Gjinishi, një i ri me bindje komuniste i cili, gjithsesi, vinte me rekomandimin e Kryezinjve në këtë Mision.
 

Mustafa Gjinishi i cili jetonte si emigrant politik në Jugosllavi, me vonë do të bëhej një nga liderët e rëndësishëm të lëvizjes komuniste, por edhe një figurë e komplikuar për historinë e asaj periudhe, e fillon kështu aktivitetin e tij politik në një Mision të pregatitur dhe financuar nga Shërbimi Sekret Britanik. I rekomanduar nga Shërbimi Jugosllav apo jo, deri më tani, nuk del qartë përfshirja e tij në këtë Shërbim, por nëse kemi parasysh se pregatitja e Misionit të SIS bëhej me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të jugosllavëve, nënkupton se roli i Gjinishit në këtë Mision nuk ishte i panjohur për jugosllavët.

Mustafa Gjinishi edhe pas orvatjes për t'u implikuar në këtë Mision delikat, do të mbante lidhje me oficerët britanikë në Shqipëri. I dyshuar gjithmonë prej Enver Hoxhës si njeri i Shërbimit Anglez, Gjinishi do të vuante kështu faktin se përfshirja e tij në tentativën e dështuar të Prillit 1941 për një rebelim anti italian në Shqipëri, ishtë kryer me mbështëtjen e SIS dhe me aprovimin e Shërbimeve Jugosllave. Ky fakt me siguri i është përcjellë Enver Hoxhës nga emisarët jugosllavë të cilët ndoshta kishin dijeni për rolin e tij në dobi të SIS dhe për këtë arsye, Hoxha dhe njerëzit e tij e panë atë gjithmonë me dyshim duke e mbajtur në distancë të ngjarjeve të rëndësishme të asaj periudhe.

Në fillimin e vitit 1940, SIS po përparonte në Misionin për pregatitjen e krijimit të grupeve dhe tashmë kishin në dispozicion tri grupe kryesore, të cilat kishin filluar kontaktet në Shqipëri. Një informacion mbi gjendjen reale të Shqipërisë tashmë po vinte në tavolinën e SIS në Beograd ndërmjet rrjetit të krijuar nga Lista e përzgjedhur nga SIS. Në dimrin e vitit 1940, SIS, sipas një dokumentacioni të rezervuar, dërgon në Pezë nëpërmjet një agjenti të saj shumën 500 paund në flori. Nga dokumenti që regjistron këtë dërgesë me firmën e Peter Boughey, financieri i SD/SOE për Ballkanin, thuhet: "K/ 76 një person i njohur i kësaj zone i cili ishte tashmë në Listën e SIS/SOE si një prej rekrutëve të ardhur nga Jugosllavia, e mori shumën e dërguar në adresë të tij".
 

Sipas dokumenteve në këtë Dosje shumë interesante të fillimit të lëvizjes anti-italiane në Shqipëri, një personazh shumë i njohur në zonën e Pezës ishte infiltruar nga shërbimet angleze dhe i financuar nga këto Shërbime i ishte caktuar detyra për të krijuar probleme për italianët. Dokumentet në vazhdim do të hedhin dritë mbi personazhin misterioz i njohur si K/76 i cili i financuar nga Shërbimet Sekrete Britanike dhe i aprovuar nga jugosllavët do të fillonte një nga lëvizjet e para anti-italiane në Shqipëri. Ka një sasi të madhe dokumentacioni ku agjentët në terren informonin mbi aktivitëtin e K/76 dhe përpjekjet e tij për të krijuar probleme në zonën e Pezës. Interesant është fakti se disa prej liderëve të hershëm të lëvizjes anti-italiane e kanë origjinën e tyre në operacionin e organizuar nga SIS gjatë pjesës më të madhe të 1940 dhe tentativës së dështuar të lëvizjes së Prillit 1941.

Deri në verën e vitit 1940, SIS/SO e mendonte se shpërndarja e një shume 40 mijë paund flori për kapedanët e Veriut, do t'i bënte ata mbështetës të planit për krijimin e trazirave në shpinë të italianëve. Jugosllavët kishin premtuar mbështetje në armë dhe municion dhe kushtet dukeshin se ishin pjekur. Por operacioni nuk do të fillonte dot pasi gjermanët që kishin sulmuar Norvegjinë dhe Danimarkën, tashmë po marshonin drejt Parisit.

Në panikun që i kapi trupat britanike pas pushtimit francez, Operacioni Shqiptar nuk pati mundësi të konkretizohej. Gjithsesi edhe në këto momente ankthi britanikët u munduan që në shërbim të planint të tyre të përfshinin edhe Mbretin Zog i cili qëndronte në një vilë të madhe shumë pranë Parisit.
 

Sipas kujtimeve të një prej protagonistëve të atyre ditëve, Peter Wilkinson, Dega MIR e zbulimit ushtarak u mundua që ta tërhiqte Zogun në Angli.

Shefi i Zyres Sekretë të SIS të Parisit, Peter Wilkinson, shkruan në kujtimet e tij që Drejtoria e Zbulimit Ushtarak Britanik MIR, u përpoq që të evakuonte Mbretin Zog nga Parisi por pa sukses. Ëilkinson shkruan: "Më datë 9 Qershor, Sir Jocelyn Percy, kishte ardhur me një mision sekret i dërguar nga Zyra MIR, për të pregatitur evakuimin e Mbretit të Shqipërisë Zog. Meqenëse nuk kishtë mbetur më askush në Zyrën tonë të Parisit, mu desh mua që ta shoqëroja gati gjithë ditën nga Parisi në Versajë ku Mbreti kishte një vilë të madhe, ishte i përzemërt por refuzonte të largohej nga Franca, por nëse britanikët do t'i dërgonin një anije ushtarake ai e konsideronte këtë mundësi sigurisht i shoqëruar nga personeli i tij i shumtë si dhe nga familja e tij e madhe. Pasi u përpoq gjatë gjithë ditës për t'i mbushur mendjen Mbretit, Sir Jocelin Percy u largua i zemëruar nga dështimi i Misionit të tij. Unë i sigurova një vend në avionin e fundit për në Angli i cili u largua në mbrëmjen e datës 11 Qershor nga Bucque".
 

 

Diçitura:

Oficeri i Shërbimit Sekret Britanik, Peter Wilkinson (në qendër) foto e fejesës, Romë 1944.

Komandanti i Xhandarmarisë Shqiptare Sir Jocelin Percy duke i paraqitur forcën në një paradë ushtarake në Shkodër, Mbretit Zog.

Somario

Shërbimet jugosllave kishin sugjeruar si kandidatë potencialë për Misionin e Shqipërisë, vëllezërit Kryeziu nga Gjakova. Kryezinjtë vinin nga një familje e madhe dhe me influencë nga të dyja anët e kufirit.

I dyshuar gjithmonë prej Enver Hoxhës si njeri i Shërbimit Anglez, Mustafa Gjinishi do të vuante faktin se përfshirja e tij në tentativën e dështuar të Prillit 1941 për një rebelim anti italian në Shqipëri, ishtë kryer me aprovimin e Shërbimeve Jugosllave.

Në dimrin e vitit 1940, SIS dërgon në Pezë nëpërmjet një agjenti shumën 500 paund në flori. K/ 76 një person i njohur i kësaj zone i cili ishte tashmë në Listën e SIS/SOE si një prej rekrutëve të ardhur nga Jugosllavia, e mori shumën e dërguar në adresë të tij.

Përveç disa prej ish-oficerëve të Xhandarmarisë së Zogut, kishte shumë pak ekspertë të mirëfilltë të çështjeve shqiptare. Emri i një Dr. Malcom Burr del për një periudhë në disa prej dokumenteve të kohës. Ai ka pregatitur disa prej memorandumeve mbi Shqipërinë, por gjithsesi jo të ndonjë niveli të lartë, dhe kjo tregon se SIS nuk kishte informacion shumë korrekt mbi gjendjen aktuale në këtë vend.

Mbreti kishte një vilë të madhe, ishte i përzemërt por refuzonte të largohej nga Franca, por nëse britanikët do t'i dërgonin një anije ushtarake ai e konsideronte këtë mundësi sigurisht i shoqëruar nga personeli i tij i shumtë si dhe nga familja e tij e madhe.

I nderuar HUbirek

 

me poshte ke pjese nga Telegrami i derguar nga MInistri i Jashtem Gjerman Fon Ribentrop per situaten ne Shqiperi dhe shtesen e bere në datën 21 gusht 1943, Sekretari Shtetëror i Gjermanisë, i dërgon një telegram tjetër të shifruar konsullit gjerman në Romë, Zonlajtnerit (Sonnlehithner) në të cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special, për legatin fon Zonlajtner.

 

...........

"Këtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit të një qeverie nacionale shqiptare, në krye të së cilës do të duhej të ishte Mark Gjon Markaj. Udhëheqësi i bandave shqiptare (nacionalistëve) Muharrem Bajraktari, për të cilin thuhet se ka hyrë në negociata me Drazha Mihajlloviçin, është i njohur me qëndrimin e tij antiitalian. Në anën tjetër ai gjithmonë ka pasur mardhënie të mira me serbët, kështu që negociatat e tija me Mihajlloviçin, nuk duken të pamundëshme. Meqë ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet për depërtimin e njësive të blinduara gjermane, patën efekt qetësues tek popullata shqiptare dhe meqënse urrejtja e tyre në plan të parë është e drejtuar nga Italia, duket se ka mundësi që të formohet një qeveri shqiptare e cila do të ishte e gatëshme të bashkpunojë me ne, po qe se ne e njohim Shqipërinë si Shtet të pavarur, në kufijtë e saj të sotëm. Propozimet lidhur me atë se cilat personalitete do të merren parasysh për të drejtuar qeverinë shqiptare, do të mund t` ua japë Konsullata e Përgjithëshme në Tiranë. Po kështu një shënim i hollësishëm për situatën në Shqipëri, përfundimisht deri më datën 18 gusht, do të dërgohet sot përmes korrierit"

"Udhëheqësi i bandave shqiptare (nacionalistëve) Muharrem Bajraktari, për të cilin thuhet se ka hyrë në negociata me Drazha Mihajlloviçin, është i njohur me qëndrimin e tij antiitalian."

"Në anën tjetër ai gjithmonë ka pasur mardhënie të mira me serbët, kështu që negociatat e tija me Mihajlloviçin, nuk duken të pamundëshme."

_________

E qekur Historia na qenka bere me "thuhet" dhe "duken", o Zoti Historian ?

E di çfare del kur lexon perçartjet e tua ? Del se ne ate kohe, njerezit vepronin sipas endrrave qe shihnin nje mbremje me pare. Veprimet e tyre do te ishin krejt arbitrare, mund te behej me Gjermanet apo Partizanet, thjesht se ashtu ua jepte truri.

Auron ! Njerezit, sa here qe veprojne, kane motive, kane arsye. Edhe kur bejne krime, perveç te papergjegjshmeve qe s'dine fare ne ç'shekull jetojne, te tjeret vrasin per nje motiv. Mire apo keq, ashtu e mendon ai krimineli. Edhe ky Muharremi, kur t'i thuash se ai eshte "palluar me zezake", mire eshte qe te japesh motivet, arsyet. Dhe jo sepse ashtu te do "palla" ty.

Ti i ben njerezit te angazhohen neper luftra dhe aleanca ashtu siç zgjedh une ekipin e futbollit : jam me Australianet sepse Nicole Kidman eshte australiane. Ose jam me Brazilianet sepse me pelqen shume plazhi i Rio de Zhanejros. Ja keshtu e ben ti.

Nuk eshte mire qe ta heqesh veten si "Zorro" i Historise, si njeriu i paracaktuar nga fati per çuarjen ne vend te Historise se "falsifikuar". Nuk eshte mire as te gjesh nje fletushke diku dhe te vraposh neper faqe gazetash dhe forumesh. Se kjo nuk eshte Histori, por eshte Pop-Histori. Kur te shtrydhesh koken neper biblioteka, me vite e vite, pa nxjerre asnje perfundim paraprak, e kur te mos na perdridhesh sa andej-kendej neper partira dhe parlamentera, dmth kur t'i kesh hequr syzet e partive, atehere behesh historian. Se nuk je duke folur ketu per dy udheheqes zezake te revolucionit kongolez, por je duke folur per njerez te gjakut tend, qe flasin njelloj si ti, e qe kane luftuar per kete dite tenden sot.

Kjo puna e baltosjes se te gjitheve, me pretekstin se historia komuniste ka qene e falsifikuar, eshte nje mashtrim qe po i behet publikut shqiptar. Sepse ti nuk ben asgje tjeter veçse na perrallis ca gjera per nje rroge partie apo deputeti.

E nejse, te thashe : ti duhet te ma dish per falemnderit qe po e zgjas kaq shume me ty, sepse nderimin ketij apo atij ia ka bere tjeterkush, ia kane bere lulet e plageve te plumbave, dhe s'kane pritur qe te ngrihet Auroni me dy fletushka (E gjeta, Vangjel, e gjeta !) per t'iu vene dekoraten.

Rrofte kompjuteri, thuaj. Njohurite - ne largesine e dores se te gjitheve. Vetem zgjate doren, dhe keput nje qershize, dhe kllup ! ne goje. Ah sa e shijshme.

 Auron. Mos e harxho kohen me tipa te tille. Edhe ta zeme se do fitosh duke i nderruar mendjen, prape i humburi je ti se koha jote vajti per lesh. Pa folur qe idiote si ky te terheqin me zor ne nivelin e tyre dhe pastaj te mundin me eksperience. It's a lose/lose situation

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).