Mariola

Në odën e redaksisë së kulturës, e harruar aty fund korridorit si ndonjë banjë hoteli beqarësh, unë dhe Sandër Prendi nuk është se prisnim kushedi-çfarë nga puna jonë, pos të ruanim rrogën dhe shenjtërinë e atyre orëve të muzgut, të cilat përkonin me ardhjen e Mariolës në redaksi.

Odë e vogël, hapësirë  minimale për kulturën në gazetë, por kishte më shumë kohë për letërsi dhe kotësira të tjera që ngjizen në hije dhe po aty vdesin. Fjala vjen, mund të shkruanim duke e tretur shikimin tek rruga përposh ku në një  orë të ditës, si prej shkretëtire vinin lajmësit dhe lajmet, bashkëpunëtorët dhe mëtuesit për fronin e gazetarit. Diku në këtë vrull, dukej edhe Mariola bionde, e shpenguar si dikush që ska ç’humb, bartëse e  një lodhjeje nazike e shkaktuar nga rruga disi e gjatë.  

Zakonisht në orët e muzgut, drita derdhej në grilat e dritares dhe projektohej e racionuar mu tek kanapeja e kuqe e zyrës, sipas një koordinate rastësore, e cila u bë njerëzore me pozicionimin e Mariolës atypari, e më pas hyjnore si shkrirja e një magjie me dritë dhe femër. Magjia zgjaste deri në ndezjen arbitrare të neonit dhe shkërrmoqej përfundimisht me kërcitjen brutale të tastierave.

Sandri kishte prurë në zyrë një kitarë akustike dhe ja dilte të luante shumë-shumë tre a katër akorde, të cilat i kishte mësuar nëpër ca metoda të vjetra, dhe me mendje për të krijuar një mjedis ndryshe, herë pas here i luante lehtaz. Unë nga ana tjetër, sillja gjithë thashethemet prej terrenit dhe ngjisja në mure ndonjë foto artistike bardhë e zi. Më pas hiç. 

Fërkonim duart nga poshtë skrivanive dhe prisnim Mariolën të dilte (a më lejohet ta them?!) në skenë. Ajo kishte mbaruar gazetarinë, por koha e kishte vendosur si stoli në  kanapenë e kuqe të zyrës sonë, për të marrë nga ne atë që merret dhe për të na dhënë atë që donim.

Që ishte një soditje e përjetshme. Soditja është sëmundje me gjithë simptomat e saj, sëmundje që të merr kadalë dhe që nuk ka kurë. Por ka bashkëvuajtës të ngjashëm, që shtohen me plakje. Dhe këta ishim ne, unë dhe Sandër Prendi, shefi i kulturës, mesoburrë i ditur me ca rebelime të çuditshme alkooli. Ata të kronikës na quanin murgjit e kulturës.

Pse ne soditësit i duam të përjetshme koordinatat rastësore, koordinatat hyjnore? Ende ja bëj këtë pyetje vetes, ndërsa humb ditë-pas-dite gjëra të bukura në jetën time. 

Fillimisht, Sandër Prendi e kishte pranuar në punë Mariolën pa ndonjë qejf të madh. Ai ishte si ata burra të vetplotësuar, që vërtiten si akrepa në fushën e sahatit e si bëhet vonë për ndonjë ekzistencë tjetërsoj. Unë mbahesha si më ndryshe, por tani që e mendoj isha po njësoj: akrep në një fushë sahati që s’desha të di për ekzistenca të tjera, përpos ç’pillte imagjinata ime. Pse ishim aq të mjerë në egoizmin tonë!?

Dhe kështu, Mariola u shfaq një ditë në zyrë. Kishte mbathur një palë sandale antike në të cilat rripat krijonin rombe; në njërin syresh gjallonte një tatuazh i vockël yin-yang, i cili me gjasë kishte një histori, dhe ajo histori një tjetër ngjarje e kështu deri në pafundësi. Dukej se ishte një femër në gjithë përmasat e saj. Edhe sikur të mos ishte e tillë, mua ashtu mu faneps. Sandri më prezantoi.

“Ti je ai murgu i kulturës hë!” - ajo u ul në kanape dhe më ledhatoi me shikim. Dikush ja kishte thënë këtë eufemizëm. Asnjë interes përunjës nuk kishte në sytë e saj të butë. Flokët e verdhë dhe të kulluar si drita tregonin një arkitekturë strikte, saqë dhe “qimja nuk lëvizte”, fundi dhe bluza ishin të ndërthurrura harmonishëm gjithashtu, por ja ai tatuazh i vogël, ato sandale antike e shprishnin këtë rregullsi kozmike me misterin e një çasti, kushedi aziatik, ndonëse lirshmëria e fjalisë së parë dhe kontakti me zërin më bëri të dalloj dridhjen e emocionit dhe më pas nevoja e saj për të ndezur një cigare bëri që të shihja një dorë kompake si gjethe vjeshte që mbante një cigare hollake.

Ju afrova dhe ja ndeza.

“Po, unë dhe Sandri jemi murgjit e kulturës dhe jetojmë në këtë qelë. Ndërsa ti ke një dorë si gjethe që ka nevojë për dritë. Mirëserdhe ”. 

Ajo pa nga Sandri dhe të tre filluam të qeshim, duke folur një copë herë për simbolikën e treshit në kultura të ndryshme. 

Mariola siç duket e kuptoi se nga ai pozicion i ulur në kanape, me mua në të djathtë dhe Sandrin në të majtë mund të ndizte por edhe balanconte zemrat tona lakmitare. Njëri miop por shef dhe tjetri  syxixë por bohem. A nuk ishin dy këndet respektive dekori më i  përshtatshëm për tipat tanë! Kaosi nga unë dhe rregulli nga Sandri. Kitarja dukej se s’kishte lidhje.

“Më fal, po ajo kitarë? – Mariola sikur lexoi mendimet e  mia  dhe ju drejtua Sandër miopit. Dhe që nga ky çast, fillova ta dëshiroja.

“Është imja …ushtrohem gjatë çasteve të pushimit. Sandri e rroku befas me shpejtësinë e një adoleshenti dhe u hodh tek akordet që dinte, duke i shoqëruar me një la-la-la që i dilte nga goja, e cila çuditërisht e bëri Mariolën të vëmendshme, dhe mua soditës të profilit, i cili më rezultoi i bukur veçanërisht në atë gjendje vëmendje-pavëmendje. Në zyrë luhatej një tymnajë argjendi dhe aty për herë të parë kuptuam se kishim toleruar një gjë kaq të madhe, duhanin në zyrën tonë.  Si të kishim  pranuar mëkatin e parë.

Me kalimin e ditëve ne bëheshim gjithmonë e më të izoluar në burgun tonë të ëmbël. Mariola bëhej më e shkujdesur në vizitat e saj. Shkrimet i sillte me disketë dhe me t’i hedhur në kompjuter, thellohej në heshtjen e saj aromatike dhe xixllonte cigare mbi kanapenë e kuqe. Madje kishte filluar të shtriqej si kotelet në shtëpi të ngrohta. Por ky tabiat kishte marrë formë aq natyrshëm, saqë neve na dukej krejt normale që ajo të flinte, të ëndërronte, të trembej dhe qante apo të qeshte me shkulme. Po krijonte një pavarësi të sajën në atë kanapenë e kuqe, sikur po krijonte një jetë të re me dy meshkuj rojtarë e me një dritë që i binte mbi supe, një tymnajë që luhatej sa andej - këndej, ca akorde të lehta kitareje dhe pëshpërimave romatike të Sandrit, lakmisë sime që rritej, të cilën ajo nuk kishte si të mos e vinte re. Kaluan muaj kështu, ndoshta vite.

Po niste një stinë e rrezikshme  në redaksinë e kulturës. Manjetizmi i Mariolës, padurimi im dhe çatrafillosja e Sandër Prendit po e prishnin soditjen e paqme dhe po sillnin në skenë marrëzinë e veprimit. Mungonte vetëm ai shkaku i vogël dhe në kësi rastesh ka vetëm një kodosh të pazëvendësueshëm, alkooli.

Atë pasdite kishim pirë një shishe vere gjatë orëve të muzgut dhe po hapnim një tjetër, ndërsa drita po shuhej kadalë nga përtej dritares. Ndërkohë, vrulli epshor i të treve po ngrihej pa zhurmë. Sipas ritualit duhej të ndizja neonin, meqë e kisha më pranë e ashtu hepueshëm, duke u mbajtur në skrivani bëra për nga çelësi, kur zëri i mekur i Mariolës  u dëgjua në ajër:

“Lëre, mos e ndiz … pak muzikë Sandër, të kam shpirt… dua të kërcej”.

“Mariola pranoi kapitullimin e saj pa kushte” - kështu ma rroku mendja atë çast..

Somnambulizmi alkolik më bëri të shkoja në vendin më të dashur për sytë e mi të dikurshëm, gjoksin e saj të mrekullueshëm. U afrova si pis dhe rrëshqita duart nën bluzën e saj. I preka pak barkun e nxehtë dhe mbrrita tek gjinjtë, ku do paqtoja dy “të zëmëruarit”, soditjen dhe prekjen me një  sy-mbyllje prrallore.

Mariola rënkonte, “dua të kërcej”…

Sandri po rrekej të vinte muzikë mp3 dhe e ndjeja që nxitonte drejt kësaj shitoreje kënaqësish, sikur të kishte rënë perdeja e hekurt, Muri i Berlinit.

E putha Mariolën në qafë duke e  kaçur me lezet. Sandri kishte vënë Lenny Cravitz në sfond dhe tashmë gjendej kërcënueshëm tek ijet e saj. Si dy krokodilë pranë kurmit të saj të bardhë.

Befas Mariola u ngrit me një rrëshqitje prej kurve dhe filloi të kërcejë, duke më lënë si hu gardhi. Nuk doja të kërceja. Dhe ja ku miopi hyri në lojë. Në mugëtirën më të thellë, Sandër Prendi dhe Mariola filluan të kërcenin të kapërthyer në një koreografi sa spontane aq të parapërgatitur, e cila po më shpartallonte në çastin e mbramë erotik. Në secilën dorë një ndjesi boshe gjinjsh më rëndonte si gjyle.

Mariola kërcente dhe Sandri rrekej ta puthte. Silueta e saj, herë ngurtësohej dhe herë lëshohej. Sandër Prendi po e përdorte kërcimin sigurisht për ta bërë me atë. Ngjante si gallof. U ngrita të dal vjedhurazi nga kjo skenë, kur një zile-horror telefoni tringëlliu mbi skrivaninë  Sandrit. U bë heshtje.

“Po, si urdhnon, erdha!”

Kryeredaktori e kishte thirrur me urgjencë Sandrin në zyrën e tij.

Mariola luhatej nën ritmin e kërcimit, ndërsa ai po rregullohej duke më parë, sikur të më thosh: “Ma ruaj pak, se erdha”.

Si mbeta vetëm me të, e vetmja pyetje që më doli prej goje ishte si vijon:

“Ti do të qihesh me atë?” - dhe u ngrita ta shikoja në sy, ndonëse ishim thuajse në errësirë.

“Eshtë vetëm një kërcim, ky është kërcimi im” - Mariola e ngriti pak zërin.

“Pranoje s’ka ndonjë gjë” – unë ju afrova dhe fillova ta prek, duke u kacavjerrë lehtaz pas saj, sikur ai ritëm të largonte Sandrin dhe të na lidhte të dy. Kisha filluar sërish me gjinjtë ndërsa ajo mi hidhte flokët e verdhë në gojë si me inat.

“Atëherë do qihemi bashkë! – vijova duke zbritur poshtë tek rripi që ajo e kishte blerë diku në Teksas gjatë verës, vendi ku kishte kaluar pushimet. Mariola kërcente dhe ngurtësohej, dhe unë kisha mbetur tek togza, sikur ajo togzë të ishte nyeja gordiane e asaj mbrëmjeje. Dhe ashtu do të ishte. Një çast Mariola mu shqit dhe ndezi neonin.

“Desha të kërceja dreqi ta hajë,  fundja dhe të më preknin desha”.

Mbeta si palaço dhe u plandosa në kanape.

Mariola donte të rrëfente diçka. Diçka të rëndë se në ballë ju shfaq një re e zezë.

“Në Amerikë nuk isha për pushime – Mariola rrinte në këmbë dhe po fillonte të dridhej. “Bëra ca egzaminime mjeksore”.

Në ato çaste mu pështiros gjithë qënia ime dhe ajo e Sandër Prendit. Ai mu duk një budalla i ngratë.

“Këto cicat e bukura që preke sot dhe nuk kuptove gjë, kanë tumor, kuptove… tumor dhe ose do shëmtohen krejt… ose unë do vdes” – dhe mend u rrëzua nga pesha e lotëve.

Çfarë? Jo…jo

U ngrita dhe e përqavova gjatë dhe fort. Qamë të dy të shkrirë në një.

Mariola filloi punë në një gazetë tjetër. Ajo ishte pasditja jonë  e fundit. Ndonjëherë, sot e kësaj dite  e takoj por druhem ta pyes për sëmundjen. Mbase ka kaluar. Po të ketë gjë do ma thoshte vetë. Me siguri Sandri më bën fajtor për ikjen e saj, përderisa është ftohur shumë me mua që atëherë. Tashmë e kam bërë zakon që në atë interval të muzgut kur koordinata hyjnore mësyn në odën e redaksisë së kulturës, unë ndodhem tek klubi poshtë me një kafe e ndonjë gazetë në dorë. Kushedi ç’bën Sandër Prendi!

68 Komente

po, i dashur,  do te qihet me ate, ka cudi ketu? apo mos vajza  erdhi per partuze ne zyre dhe nderroi plan..?

Pervec nje pershkrimi qytetar, rrefimi nuk ka asgje qe te ngelet ne kujtese. Ose me sakte, perserit dicka te ditur, te njohur. Dhe kam idene se nuk ja vlen nje hyrje intriguese aq e gjate, jashte temes qe do pasoje, per ti bere nje mbyllje aq te stisur,  melodrame.   

Po nese vdekja ( ose predispozita per te vdekur) e nje vajze te re nga kanceri eshte melodrame, atehere cilat jane dramat? Shuarjet e diejve ne galaksite e pertejme?

Jo zonje/ zoteri, vajza nuk do qe te qihet me ata, ajo do qe te preket, do qe te ndjeje prekjen ne ate pjese te trupit te cilen ajo nuk do ta kete me, ate ndjesi te cilen ajo nuk do kete mundesi qe ta provoje me. Sepse vetem kur nuk e kane me dicka atehere njerezit ia dine vlerat.

Fakti qe ata duan ta bejne me ate, eshte nje ndodhi qe ndodh ne shumicen e rasteve kur nje femer e re punon ne te njejten vend pune me mushkujt. Kjo vertet nuk ka ndonje cudi. Nese ajo do donte qe ta bente me ata, atehere do ishte krejt e rendomte ( per mendimin tim). Por ajo nuk do. Ajo do vetem te vallzoje dhe te preket.

Tregimi eshte i shkruar mire. Mua me pelqeu. Gjithsesi me duket pak i ngutur, pra nje perpunim ne detajet e vogla do i bente mire. Plot-i qendron.

Kam lexuar tregime te shkrimtareve me emer qe sillen rreth ngjarjeve teper te zakonshme te jetes, por eshte kendveshtrimi nga i cili ata i shohin si dhe ( kete dua ta theksoj) menyra se si i percjellin, figuracioni qe perdorin, qe i jep veprave te tyre, vlerat qe asnje rrefim i treguar mes shokesh duke pire kafene e mbasdites, nuk mund ti kete.

Nje shembull konkret qe me vjen tani ndermend eshte "Kodrat si elefante te bardhe" i Heminguejt.

 

"Pse ne soditësit i duam të përjetshme koordinatat rastësore, koordinatat hyjnore? Ende ja bëj këtë pyetje vetes, ndërsa humb ditë-pas-dite gjëra të bukura në jetën time."

Eeehhhh mor Xheke, mor Xheke..?!

jashtzakonisht e mire. po te mos ish futur tumori si element per te neutralizuar situaten, do ishte perfekt.

 

I disati shkrim tumorian qe lexoj; njerez qe terhiqen nga drama dhe deshira per t'u admiruar nga te tjeret per pak sensacion. Si s'lexova asnjehere per ndonje tumor ne zorren e trashe? Lekure? Mushkeri? Kam filluar te mendoj qe dhe tumori duhet te jete ne funksion te dashurise ndaj mashkullit, kesaj shtuar dhe faktin qe ka meshkuj shume me dramatike se femra.

Per te tjerat, me pelqen shtjellimi. Pavaresisht se s'ka nota realiteti.

 

Ishte aq e bukur, po aq e bukur, sa dicka (tumori dmth) do behej sebep...

Xheke, sidoqofte eshte nje mrekulli. pata at shijen e mire (post-shije me mire me thon, si alkoli n'ezofag-laring) pas leximit te nje pjese te shkruar bukur!

Cfare kishte te bukur?  Mua mu duk si zyra e Ylli Pangos para se te beheshe minister?

Mjeshteria e rrefimit, Ani. Klas fare.

me perjashtim te nje paragrafi me dy fjali te shkurtra, eshte e gjitha e gdhendur.

tumori eshte "me prish synin" (rri vertet si mish i huaj), por sidoqofte, sidoqofte, sidoqofte...

 

Eh, muhabetin e tumorit ne gji e ka menderosur Philip Roth me "The Dying Animal", po fundja ai e perdor si kundermetafore te mplakjes.

Perveç ketij artifici artificialisht artificial, tregimi m'u duk i mire. Problemi eshte a mund te qendroje ne kembe ky tregimi pa kete artificin artificialisht artificial? Pyetje 30 dhjetori kjo!

 Rjedhshmeria  e shkrimit ishte aq e bukur,sac eshte dhe fantazia e nje adoleshenti per te bere sex,me cdo femer,mjafton qe te kete pak gjoks,dhe buze,por ajo cfare e ben kete shkrim te dobet eshte ajo se ky djali,thjesht tregon efektin e hormoneve,dhe as gje tjeter!Direkt e ne thela,dhe ku direkt e ne zyre,ne gazetari!Pa as nje histori!KY U KENOQ POR AJO E SHKRETA!Keshtu ndodh kur komandon koka e vogel!

@emigrant.  Tregimi duhet te jete shkruar me mjeshteri vertet sepse pesonazhet dalin shume te vertete, dmth shume te shemtuar. Perse duhet shkruar bukur per nje skene kaq banale?

Perse duhet shkruar bukur per nje skene kaq banale?

great question! vertet qe nuk te pergjigjem dot per ket. Nuk kam pergatitjen e duhur ne estetike, do duhej nje pergjigje profesionale per ket. Dhe eshte pyetje qe hap aq shume diskutime, sa do e vlente si teme me vete.

Ka jo pak peshq ketu qe e kane ket lloj njohurie, kam siguri per ket.

pse banale Ani? ka shume pak raste kur njeriu i nenshtrohet natyrës ose e thene ndryshe, harmonizohet me te. (psh kur flet me vete, ose skena mesiper) Jane rastet kur gjerat jane siç duhej te ishin vertetesisht.

Life is a b**ch and then you read about it ...

xheke, me pelqeu.  Shume fare.  5*****

@ fh. Mua me duket banale qe dy shoke apo kolege mundohen te bejne dashuri ne te njejten kohe me nje vajze. Si me thene na erdhi rasti e  nuk duhet lene te shkoje dem. Si ajo puna e Pangos kur thote:  Me erdhi tjetra ne shtepi. Cfare burri do isha une po te mos ja lypja?

çfare te them Ani...eksplorohet dobesia njerezore, padyshim ka interes; ashtu siç do te kishte nese do te eksplorohej qendresa njerezore, pune rregjistrash pra.

pse qenka banale? eksperience ndryshe.MJAFTon te mos jete e dhunshme.ku eshte e shemtuara ketu? Mbase nuk eshte e zakonshme por reale eshte.Letersia kto raste atipike gjuan/

Ani, nese me lejon.

Qofte banale, qofte instikt/natyre (ne e kuptova sakt fh) varet nga lexuesi/lexuesja se cfare merr nga tregimi.  Kam dy shoqe per momentin qe vuajne nga kjo semundje.  (Dhe sa e sa njoh...)  Njera po ben kimo, tjetra do bej operacion ne janar (pasi ka bere operacion per ovarian cancer.)  

Une keshtu e lexova, "murgjit", realiteti i vajzes dhe:

“Desha të kërceja dreqi ta hajë,  fundja dhe të më preknin desha” 

Tani, Finisterre pyet:

Problemi eshte a mund te qendroje ne kembe ky tregimi pa kete artificin artificialisht artificial? Pyetje 30 dhjetori kjo!

Mua s'mu duk artificial, ndoshta e ndikuar nga rastet qe njoh.  Megjithate, nqs i hiqet fundi tregimit, edhe fillimi do ishte ndryshe, mendoj une. 

Monda, nuk di cfare te them.  Mesa duket njerez te ndryshem kapin momente te ndyshme.  Per mua fakti qe vajza ka tumor nuk ka ndonje gje te vecante.  Njeriu mund te ndjehet pa shprese edhe per arsye te tjera jo kaq dramatike. Gjendja shpirterore e Marioles nuk justifikon reagimin e kolegeve. Me menyren si e shikoj une, Mariola nuk eshte personazhi kryesor.

Dakort, po ta marrim nga ajo ane, pak rendesi ka Mariola, gjendja fizike apo shpirterore e saj.  E pastaj, bile e shkruar ndryshe, me thate, s'do ishte gje tjeter vecse nje rast tipik i "sexual harassment in workplace" qe ne US ta zeme do perfundonte (ndoshta) ne lawsuit, ndersa ne Shqiperi, zgjidh e merr, ka "shume opsione" perfundimi (sarkazem ketu.)

Por, ky eshte tregim fiktiv.  Sinjalet jepen qe ne fillim qe flitet per dicka tjeter, ne menyre tjeter. 

Pse ne soditësit i duam të përjetshme koordinatat rastësore, koordinatat hyjnore? Ende ja bëj këtë pyetje vetes, ndërsa humb ditë-pas-dite gjëra të bukura në jetën time.

Loved this.  Cunat e peshkut, cunat e trotuareve apo kafeneve, te ulur ne te njejtin vend me muaj, vite me radhe, mund ta kene me kollaj ta shpjegojne "soditjen".  Nga ana tjeter, edhe femrat mund ta shpjegojne, ne rrethana te ndryshme.  Ajo qe me shkon ne mendje psh ishte plazhi.  Kater vitet e gjimnazit plazhi ne te njejtin vend, dhe koordinatat psh kane qene pak a shume fikse, te perzgjedhura, nderkohe qe pertej tyre humb vertete gjera te bukura.  

Fillimisht, Sandër Prendi e kishte pranuar në punë Mariolën pa ndonjë qejf të madh. Ai ishte si ata burra të vetplotësuar, që vërtiten si akrepa në fushën e sahatit e si bëhet vonë për ndonjë ekzistencë tjetërsoj. Unë mbahesha si më ndryshe, por tani që e mendoj isha po njësoj: akrep në një fushë sahati që s’desha të di për ekzistenca të tjera, përpos ç’pillte imagjinata ime. Pse ishim aq të mjerë në egoizmin tonë!?  

Autokritika, apo me sakt cberja, zhbirimi, qe ben autori qe ne fillim per mua si lexuese i heq "banalitetin" edhe pjeses tjeter te tregimit, dmth kur shkohet pertej soditjes. 

Plus qe, aspekti "banal" ndoshta qendron tek rasti ne zyre.  Apo kalimi nga dy duar ne dy duar te tjera.  Por Sandri dhe autori (edhe pse ne paragrafin me lart barazohen) eshte e qarte qe nuk jane njesoj.  

Nuk e di, mua me pelqeu edhe kur e heq Mariolen apo historine e saj, por dicka do perdorej si katalizem.

E gjithe pjesa e pare i kushtohet "soditjes", "kontemplimit", nje akt sublim ky. Kreshendo qe mbyllet me: "Kaluan muaj kështu, ndoshta vite."

Ne fakt tregimi s'(me) tingellon fyes po ta analizoj nga kendveshtrimi im prej femre. Sepse "trekendeshi" eshte asimetrik. Kjo saje delikateses se autorit, i cili nuk behet njesh me "rrefimtarin". Truku i tumorit eshte pika e stakimit te rrefimtarit me autorin.

Rrefimtari (ai qe tregon me "une&quotsmiley leshohet ne nje seri konsideratash, te cilat, te me falni, por s'po i citoj. Ndersa autori rreket ta fisnikeroje deshiren e vajzes me kercenimin e vdekjes. Dhe, mua per vete, me duket prekes ky kujdes.

P.s. Ah, m'u kujtua qe edhe Kadare ne romanin e fundit s'i ka shpetuar ketij trukut te tumorit. Mekat qe gjithe ky sensibilitet mberrin pikerisht kur vdekshmeria prej kesaj semundjeje eshte ulur ndjeshem. Eh meshkujt! smiley

eshte i bukurshkruar por edhe artificial, per mendimin tim.

smiley

 

Me duket se e ke veshur fanellen mbrapsht, ktheje.

aha tani pasi kam pi pese fernet, vishe e zhvishe, ktheje si te duash vete.

shiko, gezuar festat. Menyra si eshte shkruar eshte e bukur dhe terheqese. Po te tema e zgjedhur calon. Mbase eshte shume personal gjykimi o Hurbi... cfare te them une? gezuar festat. smiley

Gezuar edhe ti, sigurisht, te gjithe duhet te gezojne, te pakten te gjithe shqiptaret.

Kurse persa i perket pjeses, largesia disa-shume-ca-vjeçare nga atdheu ka bere qe une nuk i nuhas mire bisedat e Shqiptareve qe banojne atje. Psh, me ndodhi qe kur dikush tha nje fjale, te gjithe qeshen, une jo. Atehere ata u vrenjten, sepse me siguri qe ketu hetuan ca shenja jo te mira per mua. Sipas tyre, une duhet te isha ndonje gomar qe nuk qesha, sepse nuk ishte e mundur te mos qeshje. Me kupton ? Sa here kam dale blof me kusherinjte e mi, aq te mira me gjetshin. 

Dhe vijme tek biseda jone : ngaqe nuk e njoh realitetin shqiptar, kam nje prirje t'i besoj te gjitha ç'thuhen me lart. Madje dhe vete kapercimin trehapesh qe ka mallengjyer olsibin, nga "a don ti Lule te..." ne "Une per ty jap jeten", jam i prirur ta besoj. Se fundja koherat ndryshojne. Po te gjykoja per nje kohe tjeter, do te thosha "merre sharkine dhe na kendo nje kenge me mire". Por vitet kalojne dhe njerezit ndryshojne, dhe une jam tani ai qe mund te quhet : njeriu i vjeter, i lashte, i moçem, qe kthehet nje here ne vit, dhjete dite, sa per t'u tallur me prinderit e vet. Me kupton, J. ?

Dmth, realitetin, ia pranoj megjithe qejf. Ndersa kur vijme tek letra vizlluese qe mbeshtjell pakon me arush-dudushin brenda, ketu ka gjera te tjera. Psh, nje shenim keshtu hopthi, sa per te dhene nje parashije, tip arome e papercaktuar : fjalite me vijne pak alla te kohes se bukur. E kam fjalen si sintakse, ose si mister. Ti e di, J., fjalet jane shume te mistershme, dhe imagjino ç'behet me fjaline pastaj, e ke parasysh sa mistere behen aty ? Yhyyyyy plot mistere. Mirepo, alla-koha e moçme ua vriste misterin fjaleve, ua shtypte koken, dhe fjalet jepnin shpirt ende pa hyre ne fjali, dhe pastaj na behej sikur hanim nje buke misri kooperative, qe s'e shponte as patllakja e xha Nezirit, sigurimsit te katundit. Me kupton, J. ? Megjithate, per mua mbetet ne nivelet e se pranueshmes, as me shume as me pak, me siguri qe autori di te shkruaje ende me mire se kaq, por mbase ende me keq, asnje shkrimtar nuk i ka pasur nota e hartimeve te gjitha dhjeta. Do kete pasur ndonje dite ku ai s'kishte mesuar mire, kishte gjyshen semure, dhembi qe e çmendte, apo dhe fikeshin dritat. Rendesi ka te mos dalesh nga kasollja e letersise, pastaj, njehere tutje e njehere tehu, keto jane krejt normale. Me kupton ? Po sigurisht qe me kupton, ju te Shqiperise kuptoni dhe dreqin e mallkuar e jo me nje te pademshem si puna ime. Gezuar edhe ti.

mua te trehapshi me humbe, nuk e arrij dot normen aty. as tabelen nuk kap. ia lejme topin olsit, perderisa i pelqen te luaje...

megjithate, nuk e di sa vlen ta them une, po xhekja di te shkruaje e kjo duket edhe ketu. megjithate sinqerisht, te mbeshtjellja nuk te kap dot, ti germoje me thelle brazden, duke e punuar gjeten thesare ata cunat e perralles. shkurt cfare do te thuash?

 

Oyez ! (kjo eshte thirrja e moçme franceze : o milet ! degjoni dhe mbani vesh !) Dhe lexohet si emri yt : O Je !

Nuk do merrem me shkrimin konkret, jo, sepse ska kuptim, por une flas keshtu si ne tym, per laraska, kujtime te moçme psh.

Psh, nje problem i shpeshte i letrave shqipe, i prozes e kam fjalen, dhe ketu jane vetem vrojtimet e mia, jo se jane vulosur gjekundi, eshte se ne ngaterrojme shpesh thelbin e letersise, apo te rrefimit ne veçanti.

Nje rrefim, normalisht, nuk ben tjeter veçse rrefen. Rrefen nje histori, te vertete ose te trilluar. Historia e vertete, per bela, nganjehere duket krejt e pabesueshme. E ne fakt eshte e vertete. Psh, njeri vret me pistolete ne koke nje foshnje tre muajshe qe po thith nje biberon. Dhe kete pune e ben duke vershellyer kengen : "we are the world, we are the children" te Piter Panit. E pabesueshme, apo jo ? E pra, edhe ndodh. Dhe kur e shkruan dikush, lexuesi tund koken : wow ! e pabesueshme !

Mirepo ndodh dhe tjetra, nje histori e trilluar qe duket vertet e trilluar. Keto histori, ne pergjithesi, jane perrallat dhe romanet fantastiko-shkencore. Perrallat, te gjithe e dine si jane ; kurse keto te fundit, Zhyl Verni ka vajtur dhe 20 000 lega nen det dhe ka gjetur plot qypa me florinj. Ne e dime fort mire se edhe ne perralle (psh ujku beri muhabet me kesulkuqen) edhe ne roman te Zhylit (kapiteni Zhëmëplonzh) jane trillime, e qe i marrim per trillime, sepse i kalojne kufijte e realitetit, te pakten per nje qe e ka ende koken ne terezi.

Mirepo, dhe kjo eshte ç'na eshte, nganjehere kemi trillime qe nuk dime ku t'i rrasim : a te verteta, apo te trilluara ? Ah ! se nuk ju fola per trillimet e verteta : ka shume shembuj, por permend nja dy a tre qe i njohin te gjithe, David Koperfild, dhe psh Ana Karenina. Keto jane trillime te verteta. Me nje fjale, nuk kane ngjare kurre por ska bir nene qe na i shqit kush nga mendja si te paverteta. Per mua, edhe Davidi ka jetuar, edhe shoqja Ana.

E kisha fjalen tani, ketu : po çfare ndodh me nje trillim qe nuk dime ku ta rrasim ? Psh, nje trillim qe, pasi e mbarojme leximin, themi ne medyshje : vallahi or ti mik, s'di ça t'them.

Kjo eshte gje e merzitshme, mendoj une. Te mos dish çfare te thuash. Se gjerat, po nuk dite t'i thuash, humbasin. Tani, kam nje mendim por nuk e di sa qendron : nje arsye e ketyre trillimeve qe s'dime ku t'i rrasim eshte psh qe vete autori nuk di as ai ku t'i rrase. Kjo eshte diçka vertet per t'u shqetesuar. Ngaqe nuk e di as ai, atehere edhe mjetet mungojne. Sepse ne fakt, si do ta prodhosh ti nje bisht sepate kur nuk e ke ndare ende mendjen se a e ke per sepaten e madhe te druve apo per teslicen e vogel ne ballkon ? Dhe ketu pastaj, ngelemi pak si bosh, fjalet mungojne, shprehjet ngurojne, fjalite çalojne, dhe idete fluturojne.

Keto mangesi, nje autor i sprovuar ne çeshtje mos-percaktimi kufinjsh, i mbulon shume bukur me ca gjera qe quhen metafora, dhe hiperbola, dhe krahasime, dhe personifikime, etj. Qe lavdi zotit, ne Shqiperi, si nje vend me kulture letrare tipike ruse, gelojne me mijera. E kam fjalen ketu : u nisem per te treguar nje histori dhe perfunduam ne nje konkurs figurash letrare. Kjo quhet psh, ne frengjisht, "brouiller les pistes", tymnaje, ose mjegull para porte.

A t'i bie shkurt tani ? OK, shkurt : perdorimi vend e pa vend, ne proze, i figurave letrare, po e mbyt dhe po ia heq prozes misionin e saj fisnik : TE RREFESH NJE HISTORI.

Te tjerat, Oyez, jane muhabete dimri. Ja edhe njehere gezuar, kush t'i kete mberritur ne fund ketij mesazhi. 

Shkrim i lirshem, realist, ne ato raste qe justifikimi eshte  " me shkau kemba" etj.

Per mendimin tim, dy frazat me te "qime" jane teper, se eshte e pamundur ( edhe pse me mungon kjo eksperience) ne ate ambient , menyra se si eshte krijuar, me duken  te teperta,shtese, jashte reales.

Do kujtohet kjo Mariola.

Shume i bukur.

Me pelqeu ambienti zyrtar dhe urban ku zhvillohen ngjarjet si edhe kontrasti midis:

"Atëherë do qihemi bashkë!"

dhe:

“Këto cicat e bukura që preke sot dhe nuk kuptove gjë, kanë tumor, kuptove… tumor dhe ose do shëmtohen krejt… ose unë do vdes” – dhe mend u rrëzua nga pesha e lotëve"

Ndersa fjalia me poshte ishte e mrekullueshme dhe, persa me perket, ben qe tregimi te kete nje kuptim teper te madh:

"U ngrita dhe e përqavova gjatë dhe fort. Qamë të dy të shkrirë në një."

Me pelqen shume kalimi kaq i papritur nga gjuetia seksuale dhe rivaliteti i dy kolegeve per kolegen e tyre bukuroshe, si dicka instiktive dhe gati-gati kafsherore, tek dashuria dhe solidariteti njerezor si dicka pikerisht njerezore e ne nje fare kuptimi edhe me i larte.

Keshtu po, qe u shkrine bashke.

Me pelqen shume kalimi kaq i papritur nga gjuetia seksuale dhe rivaliteti i dy kolegeve per kolegen e tyre bukuroshe, si dicka instiktive dhe gati-gati kafsherore, tek dashuria dhe solidariteti njerezor si dicka pikerisht njerezore e ne nje fare kuptimi edhe me i larte.

Keshtu po, qe u shkrine bashke.

Great point.  Bile ky kalim, ne nje menyre paradoksale, perben "happy ending."

Ka qene nje tregim i vjeter me teme te ngjashme, me ate lajtmotivin "Viktor, i poshter" (me gjase titulli eshte "te shtunen pasdite", por s'jam i sigurte). Nuk di a te ka rene rasti t'a lexosh. Eshte e njejta psikologji solidariteti. And a similar plot.

Por fabula eshte dytesore, ne mos e dores se trete ne kete tregim. Vlerat jane gjetke fare. Nje ndertim i tille artistik i frazes dhe mbi te gjitha sensi i mases eshte nje gje qe jo fort dendur vjen ne kete nahijen ketu.

S'e kam lexuar.  Link, pls?

Yeap, i pelqyeshem edhe pertej fabules. 

O tek "Emblema e dikurshme" o tek "Enderr mashtruese"...

Monda dhe Fin, per kenaqsi timen po ju servir kete "gliko" mbi sini argjendi:

Zakonisht në orët e muzgut drita derdhej në grilat e dritares dhe projektohej e racionuar mu tek kanapeja e kuqe e zyrës sipas një koordinate rastësore, e cila u bë njerëzore me pozicionimin e Mariolës atypari, e më pas hyjnore si shkrirja e një magjie me dritë dhe femër. Magjia zgjaste deri në ndezjen arbitrare të neonit dhe shkërrmoqej përfundimisht me kërcitjen brutale të tastierave.

Kjo eshte cope kristal, psh!

Nje paragraf i gdhendur kesisoji vlen sa per 100 brockulla te shkruara me meter katror. Se nuk matet me siperfaqe letersia! letersia e ka si kafja (ajo nazikja, espressoja, ose turkja); sikur nje mgr element i huaj te bjere, prishet. Nje fjale kot, nje ndertim i pasakte, te ndjek nga pas si ere bar mole.

Hope you'll enjoy this!

Em, mua me pelqen kjo:

"Madje kishte filluar të shtriqej si kotelet në shtëpi të ngrohta. Por ky tabiat kishte marrë formë aq natyrshëm, saqë neve na dukej krejt normale që ajo të flinte, të ëndërronte, të trembej dhe qante apo të qeshte me shkulme. Po krijonte një pavarësi të sajën në atë kanapenë e kuqe, sikur po krijonte një jetë të re me dy meshkuj rojtarë e me një dritë që i binte mbi supe, një tymnajë që luhatej sa andej - këndej, ca akorde të lehta kitareje dhe pëshpërimave romatike të Sandrit, lakmisë sime që rritej, të cilën ajo nuk kishte si të mos e vinte re. Kaluan muaj kështu, ndoshta vite."

Di gje ti? Kalon nga Peshku per "takim me lexuesin" smiley ky Xhekja, apo jo?

P.s. Fjala "shtriqej" kam pershtypjen eshte perdorur ne vend te "kotej" ose "dremiste", sepse "shtriqem" eshte akti i shtrirjes se gjymtyreve qe pason gjumin.

Vjen, por teeeeper rralle! Ka dy autore cilesor te peshku (te pakten) qe e kane kete qasje: xheke dhe mirazhi.

Me habise fare ti ! Vallahi, te kane marre mesysh me duket smiley

Nigio tesh : kur paragrafi qe ke cituar mbaron me "kaluan muaj keshtu, ndoshta vite", lexuesi pret ne paragrafin tjeter nje ngjarje qe e pret, qe e nderpret kete rrjedhe te qete pa ngjarje (sepse po qe se kalojne vitet keshtu, atehere do te thote se ska ngjare asgje).

Dhe ngjarja qe do te vije per te nderprere, apo per te shenuar kontrastin me vitet e merzitshme, duhet te filloje me nje rrethanor kohe, te tipit :

Por nje dite,... e blablabla. Ose : Pas plot 26 vjetesh, ndersa... et blablabla.

Mirepo ç'ndodh ne pjesen tone ? Ndodh kjo qe nuk ndodh asgje. Megjithese autori fut shpresen e nje pritjeje (kaluan muaj keshtu, ndoshta vite), ai perseri vazhdon paragrafin e rradhes me pershkrime te pergjithshme ku nuk ka as kohe, as ngjarje. Sepse vazhdon keshtu :

Po niste nje stine e rrezikshme ne redaksine e kultures.

Kjo e pakryera (niste) ketu e masakron leximin. Ketu nevojitet nje diçka e prere, ne kohen e kryer te thjeshte, ne te cilen eshte ndertuar ngjarja. Dhe jo ne te pakryeren ku jepet ideja e vazhdimit. Nga njera ane e nderpret filmin (kaluan muaj e vite), dhe nga ana tjeter ia keput perseri nje te pakryer.

Keto gjera nuk ecin. Cilido lexues qe e ndjek mire historine, e kupton kaq gje.

Ja keshtu ti Finoche, ika tani te te hedh nje fall tek zezakja ketu ne krah, se te kane bere magji, ptu ptu ptu ! mos te zente gjeja e lige, ishalla smiley

Pse te habisa mo Hurbi? smiley

Tashti, qe thua ti, une i kam mbaruar nja ca vite universiteti dhe me thene te verteten keto rregullat se si duhet nisur fjalia pas shprehjes "Kaluan muaj keshtu...", s'i kam hasur gjekundi.

Dhe s'ka o Hurb, s'ka si te kete rregulla te tilla, perndryshe gjysma e autoreve qe perkthen ti psh vete per llesh.

P.s.: Shijeve te mia mos ua qaj hallin, se per nga liria ua marrin n'kthese te gjithave kuckave te Emigrantit smiley Jane pjesa me "e pamoralshme" e karakterit tim dhe krenohen me to! Ah, sa krenohem! smiley   

Eshte bo icik si zor keto kohet e fundit me shiju mendimin alternativ pa mundur te kapercesh parashikimin e motit sot dhe neser te xhaxhi Petritit te kohes.

Fin, "po niste" eshte kohe e vazhduar (me konstrukt percjellore) -  past continuous tense (e barazvlefshme me "ishte duke nisur", por shume me elegante se kjo); eshte nje nga gjerat qe shqipja duhet te krenohet. Muhabet i bere ca dite me pare.

Perdoret kur veprimi eshte ne vazhdim, kur kemi nderprerje te veprimit ne vazhdim si dhe veprim ne vazhdim ne te njejten kohe me dicka tjeter ne te kaluaren.

Em, kontestimi i formes kohore s'eshte i imi. Shih me siper!

S'po doja me debatu fare, Fin. Ishte thjesht nje konstatim qe mendova se duhej theksu. Me ka bere gjithnje pershtypje kjo zhdevjelltesi e shqipes. Nuk di a e ka gjuhe tjeter. Greket sikur kane ate mbaresen "ondas" ne folje, por nuk di sa e jep ajo ate c'ka ne shqip perftohet me nje "po" te thjeshte fare para te tashmes ose te pakryeres.

Po shkoj = I am going

Po shkoja = I was going

Eh, gjuha eshte si Perendia: Me njeren dore te jep, me tjetren te merr! smiley Ja psh, mua do t'me pelqente shume te perktheja nje grup poezish te famshme te Pavese-s me titull "Verrà la morte e avrà i tuoi occhi".

Togfjaleshi kthehet shpesh si refren brenda te gjitha poezive te grupit. Fjale per fjale do te ishte:

"Vdekja do te vije dhe do te kete syte e tu"

Merret me qafe poezia me ate "do te" te foljeve ne te ardhmen! Hiqja arbitrarisht edhe "te-ne" po deshe, mua prape s'me dalin llogarite me origjinalin.

P.s. Ka kohe qe bukurite e gjuheve i mat me eficencen e tyre...

 

 Te lutem Fini, perktheje. Sepse kam idene qe e kam lexuar dikur kete poezi dhe me duket se po me del nga gryka. Please... Ose mi sill edhe italisht se i lexoj po pertove. Tamam tamam silli te dyja.

Ok PF, porosine ua shpura admineve. Ne qafe paça veten se e imagjinoj qysh tani si do t'me sulen: Jo po pse s'e ngetheve kshu, jo pse ashu smiley

do jete interesant nje ushtrim si ti shpetojme atyre nyjeve te nemura te se ardhmes. them se e ka nje shans.

ps. askush nuk te sulet po nuk bere smartass-in, Fin!

Gjithe te mirat!

 

Per komentin e Olsit/

Nese ka ne kete tregim dicka qe kercet, eshte pikerisht kalimi nga soditja e thjeshte per qef te syrit, pastaj deshirat e yshtura prej kohesh  nga epshi/nepsi dhe bum-ajo e thena  troc fare dhe shqeto,  sikur kjo Manjola te ishte ndonje baxhelle qe po ju a luante prej kohesh.

Per ta justifikuar kete kalim, autorja ka futur pak alkol dhe, kuptohet ( vena te le  pa frena-thoshte dikur i madhi Tano Banushi ) ai kufiri i padukshem ndermjet deshires dhe veprimit, kalohet me lehtesi. Ndodh dhe keshtu, sepse ne jete ka dhe tipa qe nuk i bjene nga Kina , e aq me teper kur perpara kane koketa, por menyra shqeto e te lypurit krijon dyshime ose per personalitetin e dy kolegeve ose Marjolen autorja nuk na i ka vizatuar aq mire.

Per te mos rene ne kundershtim me komentin qe kam bere me pare, ceshtja nuk eshte thjesht ke zhargoni banal por tek justifikimi i ketij stili praktik.

 

Menyra e rrefimit eshte e mire pervec baltosjes qe i ben kur flet me te q.... Nje burre ne moshe te tille dhe me profesion gazetar dreqi e mori ka me shume klas kur ja kerkon nje femre. "A don te q..." nuk e perdorin as ata qe jane ne 8-9 vjecare.

Ndersa historia me duket kot. Dicka e stisur pa ndonje vlere.

Shije shije kjo pune.

Bera nje shetitje neper sitin e vjeter te Peshkut dhe pashe disa tregime te Xhekes. Mjaft te mira m'u duken! smiley Si flluska shiu mbi pellg fjalet dhe rendesishem te lehta gjendjet m'u duken...

e tha qafiri, subjekti eshte shume i ngjashem me filmin...plagjiature gjithanej mer jahu...1 per origjinalitetin!

 po shoh hurbinekun ketu. pranej s'perkthen mire ti se hallakatesh smiley nuk gjymohen dy lepra ne te njejten kohe thone francezet. (qe eshte me e veshtire se ajo me kungujt e jona)

po simer pasi lexon houellebecq-un vjen e lexon dhe tregime te tilla ? eshte si pasi te kesh ngrene mishin e gjelit te detit, te shkosh e te hash dhe mish hardhuce.

behen zgjedhje ne jete o hurbi, nuk lexohet çdo gje e nuk diskutohet per çdo gje, neqoftese pretendon te rafinohesh, te mesohesh me te bukuren, me te rrallen.

nejse ....

hajdar, nga ferra e vogel del lepuri i madh.

uelbeku qe po flet ti, per mua gjithnje, nuk ishte i bukur. ishte nje shkrim i llogaritur mire, por kurrsesi i bukur. po me pyete pse, nuk te jap dot xhuvap. se s'flas dot me njesi matese.

ky shkrimi ketu, "mariola", eshte nje etyd i bukur per specifikat e nje grupmoshe dhe sfere shoqerore. nder disa komente riperseritet gabimi i njohur i njehsimit te moralit te personazheve me cilesine e shkrimit. kjo qasje do e bente vepren "te mjeret" te hygoit nje shkrim mizerabel.

anyways, ky eshte besoj komenti im i fundit per ket vit.

cheers, everyone! cheers, xheke! dhe flm qe i ndan me ne ato qe shkruan.

eshte nje etyd i bukur per specifikat e nje grupmoshe dhe sfere shoqerore. 

nuk eshte vetem ky shkrim keshtu por te gjithe. ngaqe secili shkrimtar ka nje botekuptim VETIAK (origjine shoqerore, aresim, aspirata, shije e inteligjence te caktuar) ose si te thuash e mat boten me metrin e tij. po keshtu ben dhe lexuesi. duke mos pasur te njejtin meter te gjithe, behet vetvetiu, kja ndarja e ketyre grupmoshave dhe shtresave shoqerore.

ato qe pelqejme 10 vjeç, nuk mund t'i pelqejme kur jemi 20, e te tjera kerkojme kur behemi 40 e me tej. gjithashtu na duhet njefare kulture per te arritur te kuptojme disa autore qe domosdoshmerisht nuk i referohen shtreses tone shoqerore ose kulturore. 

bile nje liber, per te cilin kemi degjuar te flitet, por qe nuk na eshte dukur gje, e mira eshte ta rilexojme pas disa viitesh. sepse ka mundesi qe keqkuptimi te vije jo prej autorit (sepse me te vertete ai nuk vlen e mund t'i jete bere buje gabimisht) por prej nesh vete, ngaqe nuk e kemi akoma NEVOJE mesazhin e nje libri te tille, ose pjekjen intelektuale per ta kuptuar.

keshtuqe lal ty hollebeku mund te mos te te duket i bukur asnjehere, kjo nuk do te thote gje prej gjeje, se ti e mat boten me metrin tat e ai me te vetin. 

bile pikerisht, mospelqimi tend i holbekut e perkundrazi pelqimi ketij shkrimit ketu, me jep te drejte mua qe e keshilloj hurbin. i cili mos harro e pelqen houellebecq-un.

pra kete po thoshja dhe une qe nuk ka mundesi si t'i pelqesh te dy. sepse autoret u drejtohen publikeve te NDRYSHEM. per te tjere njerez e halle shkrun ai francezi e per te tjera ky ketu te peshku. smiley

ps: lexoj vetem ata qe shkruajne me gjak, thoshte niçja. pra tregon qe nuk lexonte gjithfare gjonash por qe ishte selektiv. 

tani ti mund te thush dhe qe niçja ishte idiot, e nuk duhet marre per baze, e me te drejte. shije shije kjo dynja mik.

Jo mer daje, mos ngaterro konceptet e utilitares me estetiken. S'je i pari ne fakt. Ngaqe kane nje korrelacion pozitiv te dyja (provuar kjo; psh nxenseve te shkollave numuri/germa e notes maksimale u duket me i bukur se numuri/germa e notes ngelese).

Nqse dhia nuk e di se c'eshte tagjia, kjo s'do me thene qe kalit kjo (tagjia) i duket e bukur.

Jane ndertu teori te tera per keto pune (shiko von neumann dhe morgensternin). Muhabete te gjata bo me i ndjek e une s'kam ndermend me i ndjek.

Turqeta juj!

 Nqse dhia nuk e di se c'eshte tagjia, kjo s'do me thene qe kalit kjo (tagjia) i duket e bukur.

kali me tagji ushqehet. pra patjeter qe i duket e bukur se ndryshe nuk do ushqehej me te. bile shprehja prandaj ka dale. me tregu qe duhet ta kesh ushqim diçka per me i dit vlerat ushqimore e te tjera.

mund ta shtyjme me larg kete refleksion tani. kur pelqen nje autor qe ushqehet me tagjine dhe na flet per vlerat ushqimore te saj, kjo do te thote qe edhe ti ushqehesh ose mund te ushqehesh me te. e prandaj nuk ka sesi ne te njejten kohe te pelqesh nje tjeter, qe tagjine e shan ngaqe nuk e ka ushqim.

Ka dhe nje kënd shikim jo aq të pa vleresueshëm , sidomos në këto kohë . Dhe për mua sëmundja e kancerit ose e cfaredo semundjeje tek femrat flet per maskilizem ? Nje meshire profane e pakuptueshme ....

Ja se si Xhekja një tregues i këndshëm  tek PPU mund ti shmangej kesaj skeme te njohur ose plagjiature smiley

Sikur sulmuesja te kishte qene Mariola dhe krejt papritur Sand;r Mafishja ose ky topja tjetër të kishin qarë me denesë

- Nuk mundem . Jam i tredhur. Më ka  goditur që i vogel  kali  tek vëndi dhe .... ëëëëëëëë ....ëëëëëëë ... Desha vetëm të kërceja ...ëëëëëë......

xheke, uroj t`jesh mire. Falemnderit qe solle tregimin ketu - eshte kenaqesi gjithnje.

Duke rrezikuar qe fjalet e mesiperme te duken vetem "larje goje," (dhe pse e di qe s`do m`i marresh per te tilla) po them ca verejtje, ashtu si me erdhen me lexim te pare.

Ne tregim, sic thane dhe te tjere, ka pasazhe qe jane vertet te mrekullueshme ne zhdervjellesine e pershkrimit, e qe kane ate tendosjen perthithese te imazhit poetik. Thene kjo, ajo qe me mundoi me shume gjate leximit, ishte njefare pakujdesie ne drejtshkrim (ca raste te vogla vertet) e cila, ne rastin e nje krijimi artistik si tregimi, ka efektin e ndryshkut ne nje skulpture te hajthme metali te cmuar.

Tjetra, qe me mundoi po aq gjate leximit, ishte pershtypja se ka nje lloj dembelizmi ne kete afere, (dhe kjo ndoshta eshte vetem pershtypja ime) ne nje kohe qe me duket se nuk shfrytezohet aq sa duhet shtysa qe japin  shperthimet poetike dhe frazat mbamendese gjate tregimit.

Fola vetem per verejtjet qe kisha, se sigurisht, vleresimet ruajne gjithnje vendin e tyre, bashke me kohen, shpresoj.

Pershendetje.

Stil alla Teodor Keko, me pelqeu.

P.s E keni kthyer peshkun "kurs te gjuhes shqipe" e lagu se lagu, boll se e keni tepruar kohet e fundit.

P.s E keni kthyer peshkun "kurs te gjuhes shqipe" e lagu se lagu, boll se e keni tepruar kohet e fundit .

Dhe te thuash se ka ndonje debat kushedi pervecse " nga fshati im keshtu i thone " smiley

Shenomeni dhe mua i nderuar enea . Ndaj te njejtin mendim!

Ajo e tumorit shume artificiale.....me lart lexova komente pozitive...per mua ncq.....nuk me lexohej.....

nje tregim qe me ka bere shume per te qeshur rrefente nje histori te tille:

"Ishim mbledhur me shoqerine, cifte cifte, dhe pasi kishim pire na kishte kap sinqeriteti dhe po luanim truth or dare. Shume shpejt muhabeti arriti te rrefimi i eksperiencave seksuale. Ne nje moment i vjen radha gruse time, e cila fillon e tregon: "Une kam patur marredhenie seksuale jashte martese...". Mua me ngriu gjaku, grate e tjera filluan ti thone qe s'ka pse vazhdon, s'ka pse tregon mes njerezve gjera qe me pare duhet ti trajtonte me burrin etj etj. Por gruaja kembenguli te vazhdonte dhe tha "Kam patur marredhenie seksuale para dy vjetesh, me nje zezak". Mos thashe me vete, edhe me ka tradhtuar, edhe me zezak. Mire qe s'paska qene dhe xhuxh. Kur gruaja sikur te me lexonte ja pret "Zezak, dhe xhuxh". Ishte shitesi i fshesave me korent. Aty doli qe e njihnin dhe nja dy tre gra te tjera. Nuk dija c'te beja, te ndahesha nga gruaja apo jo."

What the fuck, nese arti eshte sjellja bashke e detajeve te marra nga realiteti i vjeter per te sjelle nje realitet krejt te ri, kjo duhet te surprizoje, duhet te kete ngjarje. Po qe kaq e lexueshme situata, kaq moraliste, kaq ... s'e di xhanem, pune shijesh, dhe per shijet non est disputandum

 nese arti eshte ....

e keqja e letersise, eshte se do fare pak pune per te qene letrar. te gjithe ata qe dine shkrim e kendim, (shumica e njerezve sot), kane mundesi t'i thone vetes shkrimtar ose lexues letersie. interneti i ka keqesuar punet akoma me shume ne kete drejtimin e lehtesise per te na u duk vetja letrar ose lexues.

ndersa po te qe ndryshe, do te duhej qe per t'u ushqyer me letersi, te blenim e pakta libra. pra te harxhonim leke. 

gjithashtu te behesh letrar, te mjafton vetem nje kalem e nje leter, ne internet as kjo nuk eshte me e nevojshme. 

ndersa per te qene piktor, skulptor, kompozitor, muzikant, kengetar, etj, duhet me shume pune e vegla (investim pra) ose nuk mund te behemi kaq lehtesisht.

shkrimi gjithashtu perdoret per komunikim masiv e te perditshem. ndersa "gjuhet e tjera" shprehese aspak. 

prandaj shkruajta tek ajo tema mbi "dallimin e poezise se mire me ate te keqe", qe kryesorja per nje shkrimtar (te ri) eshte qe mos t'i rreje mendja e ta marre veten per te tille lehtesisht.

per mendimin tim, nuk behesh dot shkrimtar po nuk u morre VETEM me letersine, pra ta ndash mendjen e te shkruash vetem romane apo poezi e asgje tjeter. se edhe gazetar, zyretar, profesor ose pjatalares, (per te qit buken e gojes) edhe shkrimtar ne te njejten kohe, eshte e pamundur.

bile dhe lexues i vertete behesh vetem po t'ja perkushtosh jeten, vetem leximit letrar. keshtu e dallon fare mire poezine e mire, ate me vlera, nga ajo e keqja dhe pa vlera. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).