Lohan dorëzon pyetësorin, bën thirrje për dialog në parlament

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Helmut Lohan i dorëzoi Kryeministrit Sali Berisha pyetësorin mbi bazën e të cilit Komisioni Europian do të përgatisë opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bëri thirrje për kapërcimin e ngërçit të tanishëm politik në vend.

Zoti Lohan tha se pyetësori është një një hap i ri historik në marrëdhëniet Shqipëri-BE.  Fjala është për mbi 2 mijë pyetje të përfshira në 384 faqe përmes të cilave autoriteteve shqiptare do t’i kërkohet shpjegim për ecurinë e vendit në të gjitha fushat dhe përputhshmërinë me kriteret e anëtarësimit. 

Zoti Lohan tha se pyetësori është tregues i seriozitetit me të cilin Bashkimi Europian përpiqet të mbledhë informacionin.

Ai tha se Komisioni Europian do t'i analizojë përgjigjet me kujdes të madh dhe do të bëjë vlerësimin e ecurisë në të gjitha fushat, pëfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadori i BE-së bëri thirrje që reformat për intergrimin në BE duhet të bazohen mbi një konsensus sa më të gjerë.

Në një referencë të qartë për mungesën e opozitës në kuvend, zoti Lohan theksoi se vendi për debat politik është brenda parlamentit.

Ai tha se Bashkimi Europian u bën thirrje të gjitha partive politike të ndjekin dialogun kontruktiv, duke përfshirë atë në parlament dhe uroi që ngërçi politik të kapërcehet brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Më 16 nëntor Këshilli i Ministrave të BE miratoi kërkesën e Shqipërisë, e cila ishte dorëzuar që në fund të muajit prill. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar prej kohësh se ata kanë kryer të gjitha përgatitjet për të nisur menjëherë nga puna me pyetësorin.

Kjo fazë e procesit zgjat përgjithësisht deri në 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta përmbyllë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm.

22 Komente

“Duhet të garantoj se qeveria ime dhe autoritetet shqiptare do të punojnë me përkushtim të madh, me një gjithëpërfshirje të spektrit politik, të shoqërisë civile, të grupeve të interesit, në mënyrë që përgjigjet që do t'i dërgohen KE-së të jenë më të vërtetat e të vërtetave.Ftoi sot kryetarin e PS-së, Edi Rama, që bashkarisht të përshëndesim në një konferencë shtypi këtë moment historik për të gjithë shqiptarët, si një dëshmi e vullnetit të përbashkët të forcave politike, për të kontribuar në procesin e integrimit të vendit në BE. Ju siguroj se qeveria mbetet shumë e hapur për të dëgjuar zërin e opozitës"- tha ndër të tjera Berisha.

 

Berisha do qe te dali bashkerisht ne koference shtypi me Punisto-Mafjozin!!!

 

Ju siguroj se qeveria mbetet shumë e hapur për të dëgjuar zërin e opozitës"- tha ndër të tjera Berisha.

 

Po he, me ne fund  o ti hapesh?

...Në një referencë të qartë për mungesën e opozitës në kuvend, zoti Lohan theksoi se vendi për debat politik është brenda parlamentit....

 

Po kujt i thua ore Lohan!Ku di Edushka se ceshte parlamenti!Nuk eshte as deputet dhe thote qe nuk merr pjese ne parlament!Perjashton nga partia ata qe guxojne te marrin pjese dhe ben thirrje per rrezim qeverie!

Ai skizofreni ka akoma probleme dhe kujton se eshte viti 1997.Sic duke akoma ka dy personalitete ne koke dhe tani personaliteti i dhunshem ka marre fuqine.Tamam si John Nash,por ky te pakten ishte matematicien dhe nuk i bente keq njeriu.Ky skizofreni jone drejton Tiranen dhe PS.Kjo eshte per tu friksuar!

Pyetesori qe u dorezua sot shenjon nje faze tjeter ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Do te kisha shume deshire sikur komentet ketu te mos reduktoheshin fare ne pocaqi me "Birisha" dhe "Edushka".

Une akoma nuk e kam humbur plotesisht shpresen se, si qytetare, mund te bisedojme edhe per gjera pak me te gjera se krietaret e partive.

Zelli militant, demton rende shendetin dhe shkakton impotence mendore.

Blendi,

s'ka pse prekesh ti kur ne komentojme deklaratat e kryeministrit, qe dje thoshte punisto-mafjoz, dhe sot thote te dalin te 2 ne koference shtypi.

sa per rendesine e pyetsorit po ta them se turqia ka 20 vj qe e ka mare ate pyetsor dhe ala te pyetja e pare ka ngel.

festove ti per vizat me qe ra muhabeti, me qe u harxhuan 6 milion euro per ate festen dhe dynjaja s'po marin pensionet.

E pashe kryeministrin sot qe rrinte si Pule.Bente si bashkepunus medemek ,medemek ai eshte burre i urte qe vetem i bene thirrje opozites me qetesi te bashkpunoje .

ptuuuu rrace e keqe ,Ka dy jave qe cfare nuk thote per kedo qe nuk ka ne rresht ,qe shan nga nena e baba kryetarin e opozites , qe kercenon e cfare nuk ka bere .

Malesor frikacak -specie e rralle dhe e rrezikshe

Te lutem canart ai nuk eshte malesor por malok! Kije parasysh per here tjeter.

Kush eshte Lohan? Ku ishte Ai ne vitin 1997? Ckare ka mesuar Ai, nga pervoja 19 vjecare Shqiptare? Pse Ai, kerkon dicka, ne Kuvend, qe edhe vete Ai, e di qe eshte e parealizueshme!!? 
Berisha meriton Cmimin Nobel, per mos-shkrirjen e Akullit nga Poli i Veriut ne polin e Jugut.... Ky njeri, nuk ka qene edhe nuk do te jete Kurre nje Tejpames.
Z.Lohan, perpara se ti kerkoshe PS-se te hyje ne kuvend, kerkoji nje gje me te thjeshte, Sale-Gerdecit, te hape ato 5 kuti te qelbura ( them te Qelbura, se aq te vulosura sa jane, zdo mend e kalem, qe kane marre Ere te Qelbur). PS-ja do hyje ne Kuvend kur ti doje ajo... sumatricja e Tyre, edhe ti me forte se kushdo e di mire, qe do behet para javes se pare te Marsit, por.....mbas dites se certifikimit te Deputetllekut, perseri, , Opozita.... do ta braktise ate salle te Qelbur, nga Qelbesirat.
Me vjen neveri, per disa tipa e karaktere, ketu.... qe akoma, kane kurajo, te mbrojne PD-ne. ( vec ne qofshin interesaxhinj direkt ne perfitimet e te ardhurave te tyre).

Ndoqa nje nate ne Bloomberg TV nje interviste te kryeministrit turk me Charlie Rose, kishe qejf ta degjoje, plot dinjitet dhe i drejtperdrejte, pa retorika te kota dhe jargavitje qurrashesh. As nuk i plaste hic dajes per mosfutjen ne BE.

Kemi nje mungese te frikshme dinjiteti ne relacion me cdo lloj te huaji qofte president shteti apo teknik frigoriferash. Kete mungese perpiqemi ta kompensojme duke poshteruar oponentin.

Keta rroskopet tane qe nuk dine ti pergjigjen njeri tjetrit pervecse me te shara nga nena apo akuza hajdutlliqesh si do i pergjigjen 2000 pyetjeve?! Me siguri Sal koktrashi nje pergjigje ka per pyetjen 1 deri 2000: "Do luftojme mafien" por me e mira e kesaj eshte qe nuk do futemi ne BE sepse nuk na duhet BE-ja. Politikanet impotente te tipit berisha & co e duan BE-ne per te mbuluar paaftesine e tyre per te bere punen qe i eshte ngarkuar, te ngrejne mireqenien e popullit shqiptar dhe te sigurojne te ardhmen.

Pyetesori eshte thjesht procedure dhe si Saliu edhe Edi e dine mire kete. Disa pika ne te kane rendesi te vecante por edhe ato nuk kerkojne pergjigje, pasi i dergohet informacioni nepermjet kanaleve te tjera, keshtu qe pergjigjet jane thjesht rutine administrative ku cdo dikaster i dergon, dhe kryeministri i permbledh nepermjet ministrise se integrileshit.

Tani qe Lohan te thote proverba ashtu i takon, sepse keshtu e kane mesuar. Por qe te ulet acarimi, ai me te tjere duhet ta kene parasysh mire se si duhet te jete paraprake dhe fillimi i uljes se shpatave, pra zgjidhja pa konflikt.

Persa i perket nenave dhe motrave e grave qe ua kane nxjerre ne shesh te mejdanit nuk eshte problem, pasi kur e kane te zhyer te tyren nuk u ben pershtypje asgje. Rasti tipik ishte ai i "Padrinos se Shqiperise", "alkolistit te buzuqeve" dhe "ai qe fle me krimin", pra Fatos Nanos, qe me vone u quajt se ishte per propagande zgjedhore, dhe zgerdhihej pa turpesisht per fjalet e pista qe kishin bere pis kedo qe e degjonte.

Dhe ai tjetri, padrino, per hater te parave e beri mik, se me te vertete ato ishin gjoja ashtu, por ai ishte i nderuar.

Tani pasi ta lajne surratin e zhyer me asoj gjeje, do ta parfumosin, por era nuk ju hiken pamevaresisht pererzieries me parfume firmato.

Kete e di edhe ata te KE me ato 4000,2000,1000,100,10 pyetjet.

 " canart1975 - 16 Dhj 2009 - 4:26pm 

E pashe kryeministrin sot qe rrinte si Pule.Bente si bashkepunus medemek ,medemek ai eshte burre i urte qe vetem i bene thirrje opozites me qetesi te bashkpunoje .

ptuuuu rrace e keqe ,Ka dy jave qe cfare nuk thote per kedo qe nuk ka ne rresht ,qe shan nga nena e baba kryetarin e opozites , qe kercenon e cfare nuk ka bere .

Malesor frikacak -specie e rralle dhe e rrezikshe "  

 

 

   Tani e kuptove Canart. Une e kam thene me kohe qe ai nuk eshte burre. Burri qe eshte burre del perball. Ai ter jeten po e kalon me pislliqe, pelinvalliqe politike, dhe mbi te gjitha me prapaskena dhe bashkpunime me segmentet me te errta te shtetit tone qe sulmojne, gjurmojne, persekutojne, rrahin, e vrasin njerez qe e kritikojne dhe qe jane ne opozite te vazhdueshme me te apo dhe me te dyja palet.  

 

Me erdhi keq Sol qe te kishin "censuruar" sidomos gjate diskutimeve te dhjetorit.  Por cudia me e madhe (lexo keqardhja) pak dite zgjat ...

te flm per keqardhjen Monda!

Por kur shikon komente idiote si te Pjerit apo berberit natyrisht qe do te besh pyetjen :kane aresimin perkates keta njerez apo ja futin kot se ndoshta dine vetem te shkruajne dhe te lexojne.Pastaj kur sheh qe mburren se kane shkolla imagjiare apo diploma te vjedhura dhe janpin mendime analistash,natyrisht qe do te inatosesh!

Nuk e shikon sa budallalleqe thote Pjeri dhe canart1975 ?Presin te kete BuRRa ne politike!Hajde budallalleqe hajde!

Kam lexuar komentet e tua dhe ndonese mund te mos jemi te nje linje politike nuk jam inatosur fare,sepse komente i ke te llogjikshme.Po keshtu edhe Ttmsoia.te tjeret pastaj jane ose miltante te verber ose pa tru.Keture duhet tju pergjigjesh me gjuhen e tyre se ndryshe nuk kuptojne.Me vjen keq por ka shume militante pa tru ne PPU dhe jam i sigurte qe nese i thua berberit te kembeje SB me Mugaben pa hezitim do te thote po.

Nese jam gabim per intelektin e keture njerezve shiko komentin e berberit per rendesine e 28 Nentorit dhe do te shohesh qe gjuha qe perdora me siper ndonese eshte e papranueshme ,per kete eshte e vetmja qe marrin vesh.

Vertet,te flm per kritiken konstruktive!

 

   Tani e kuptove Canart. Une e kam thene me kohe qe ai nuk eshte burre. Burri qe eshte burre del perball. Ai ter jeten po e kalon me pislliqe, pelinvalliqe politike, dhe mbi te gjitha me prapaskena dhe bashkpunime me segmentet me te errta te shtetit tone qe sulmojne, gjurmojne, persekutojne, rrahin, e vrasin njerez qe e kritikojne dhe qe jane ne opozite te vazhdueshme me te apo dhe me te dyja palet. 

Sol, s'te pelqeu komenti i Pjer?  Qe jep kendveshtrimin e tij nga KM-se?  Dakort.

Ke te drejten ta kundershtosh e te thuash, ta zeme, s'e kalon kohen me pislliqe e pelinvalliqe, por ka bere x, y, z te mira etj.  Kaq mer burre, une s'e marr vesh pse eshte kaq e komplikuar.  Pse duhet te cilesosh bashkebiseduesit si spermatozoide, mbeturina serbe a greke, a di gje pislleqe te tilla?!  C'lidhje ka Pjer me c'ka thene berberi per daten 28? 

Leri mer trute e shkollat e te tjereve se as test IQ s'jemi duke bere ketu, as po u kerkohet robve skanim dipllomash per t'u regjistruar te ppu.  Seriozisht per Zotin. 

Militantizem?  Postit tend me lart, me gjithe respektin, po t'i heqesh alibine e militantizmit, paraqet skenare te tjera, komplet jo normale. 

Per Solidanosc

E ku e lexove ti qe une kerkova qe kryeministri jone te tregohet burre?Une vetem kerkova te mos jete baxhelle.Nuk kane vetem burrat dinjitet e faqe kane edhe femrat.

edhe a ka mundesi pa fyerje personale ,he te keqen vellai .Nese Salen e ke baba dhe te erdhi keq se ta shava me fal perndryshe nos na ca shume trapin

Në një referencë të qartë për mungesën e opozitës në kuvend, zoti Lohan theksoi se vendi për debat politik është brenda parlamentit  - theksoi Lohan . 

Askush nuk eshtekunder , as PD as PS dhe besoj as neotrockistet si te vetmit perfaqesues te "marrjes se pushtetit me dhune" smiley . Ketu nuk ka asnje keshille dobisjellese nga Lohan.

Vetem nje kujtese , qe fton palet kryesore ne Shqiperi te kuptojne thelbin e kesaj FTESE. Te merren vesh . Kaq . Kush e administron per njeren ose tjeteren pale , patjeter qe Lohan e ka cun Xhaje ose " se Berluskonin zotrij , e kom mik per Qamet "

Dhe qe te merren vesh me te patjeter , Pd sot ne pushtet me K/are Parlamenti , duhet qe patjeter e patjeter te vleresoje kerkesat e OPOZITES . Ja kaq e thjeshte eshte hyrja dhe

Debati Politik ne Pallavrament per tu shndruar ne Debat Politik ne Parlament.

Vertet,te flm per kritiken konstruktive!

Ne kemi mbet se s'po vjen Solidari per ti dorzu dyqonin ti flet per Politike smiley . Kush eshte ai qe u bllokon juve , ju bllokofte e qeshmja dhe mbeste tere jeten pa lexu budallej .

Ja na e rrofsh o Lohan, ti, Evropi dhe berisha juaj. E jo na e rrofshi, po i vetmi Lohan qe mund te dorezonte kete pyetesor pa iu marre per keq, do ishte Lindsey Lohan. Ti, nga ana jote nuk i duhesh askujt. Rrrrrrracist dhe perfaqesues rrrrrrrrrrrrracistesh.

Z.

Une dhe ti mundemi mos te kemi te njejtin opinion per politiken tone, por shoh qe per k***n Lohan jemi nje mendje.

Ajo cfare me brengos eshte: si ka mundesi qe nuk doli nje shqiptar te protestoje para politikes se bordellos se BE, qe u heq vizat serbeve dhe neve jo? Si nuk ngiti zerin nje politikan shqiptar, ata qe administrojne sovranitetin tone dhe qe na perfaqesojne, e ti thote BE: zoterinj JO, kjo eshte ofenduese. Nqs nuk na i hiqni neve vizat, atehere ne do te vendosim regjim vizash per qytetaret e BE, sipas parimit te reciprocitetit.

Ore perfundimisht, jane vetem politikanet tane qe jane b*thlepires me te huajt, apo te tille jemi te gjithe ne ne shumice? Kam bindjen se pergjigjen e kesaj pyetje e di, pavaresisht se nuk me pelqen.

vere sa te duash politiken e reciprocitetit....

Evropi eshte hapesire me 500 miljone njerez, nja 200 here me i madh se Shqiperiu; leket qe mund t'i duhen Shqiperiut i ka Evropi, dhe jo anasjelltas - leket qe u duhen atyre t'i kemi neve...

Dhe jo, nuk jemi ne te gjithe bythelepires ndaj evropit; jane "politikanet" tane, ata po, jane 1miljon % qe te gjithe bythelepires; ka dhe nga populli qe jane, dhe ka shume; por nuk jemi te gjithe. Une personalisht, nuk jam; dhe nuk do e kisha fare problem t'i perzija per bythe qe te gjithe Lohanerat qe na vijne serbes-serbes ne Shqiperi.

Eshte fakt i kryer, qe Serbia nuk e ka kerkuar heqjen e vizave; asaj i eshte ofruar nga plehrat e Evropes. Dhe po te ishim shtet me dinjitet dhe karakter, po, do na ofroheshin dhe ne. Duke ndenjur gjithmone si lepirashe, si skutha si qelbesira dhe si ndyresira, pa respekt per veten(shtetin) tone ne rradhe te pare; sigurisht qe kjo dmth vetem nje gje: nuk jemi njerez sa eshte evropi. Ndoshta jemi me shume njerez sesa ta, dhe ndoshta kjo eshte treguesi me i mire i kesaj; por nuk jemi specie te njejta; edhe pse evropi s'ka lene marreveshje, deklarate, konvente apo ligje pa firmosur dhe kullandrisur, si e si te beje qe shqiptaret (dhe gjithe kombesite e tjera) te dalin publikisht si te barabarte mes te barabarteve. Por ja qe ne zbatim, nuk qenkemi njesoj kurre.

Dhe kjo eshte deklarata e vetme e evropit; ne shqiptaret nuk jemi njerez; dhe sigurisht, kurrsesi te barabarte me evropoidet e tjere; duke filluar me malazeste, serbet, gjithe sllavet e tjere, dhe bucet e sllaveve pastaj; gjermanet, italianet, francezet, etj.... per cfare me vjen keq; e vetmja gje; eshte qe kete qendrim nuk arrij ta kuptoj nga Britania dhe Amerika! Nga plehrat e tjera te evropit, e prisja dhe nuk prisja me shume; por nga Anglia dhe Amerika, kjo eshte zhgenjim.

Fund:

Salias Berishovic, eshte njeriu me i ndyre ne univers; veri damken qe do, shumezoja ligesite dhe me 1 miljon... absolutisht qe kjo, jo vetem qe nuk eshte aresye e mjaftueshme per te izoluar shqiptaret, por perkundrazi, duhej te ishte NJE aresye ME SHUME pse shqiptareve t'u hiqeshin vizat fare. Dhe jo vetem Berishovici, por nese aq te keqinj jane gjithe politikanet shqiptare, kolektivisht, aq me shume duhet te shtoheshin edhe aresyet qe shqiptareve t'u hiqeshin vizat perfundimisht!

Dhe nuk po flasim per anetaresim ne BE, po flasim per heqje vizash ndaj nje populli, apo nje grupi individesh.

Dhe~~~~

Perfundimisht, jo te gjithe shqiptaret e kane kuptuar trajtimin plehre qe u behet shqiptareve; kryesisht, kete "nuk e kuptojne" ata shqiptaret me te trashe te botes, ata qe i rendojne dheut kot; si puna e Sokol Balles; qe ne Faktor Plus mbreme, na tregonte se si dhe ku paskeshim deshtuar!!! Qe i rente kanceri mu ne gryke kesaj qelbesire qe flet ne emer te te gjithe neve... Se jane te tilla qelbesira zvarranike, qe nuk u eshte dashur kurre te presin si lango para dyerve te ndonje ambasade; qe nuk u eshte dashur kurre te mergojne se nuk kane buke per te ngrene ne Shqiperi, apo pune, apo shtepi, apo cdo gje tjeter... keto lloj funderrinash na prishin dhe imazh, dhe na ulin si komb, dhe na heqin fytyren para gjithe botes!!! Ky eshte mallkimi jone si komb!

"per inat te sime vjere , do shkoj te fle me mullixhiun ", ky eshte qendrimi i majtasheve sot . Meqe Berisha ka pushtetin s'na duhet as evropa . Dikush gati gati sillte si shembull turqine , "ka lezet " s'eshte ne evrope etj... Eshte turp , s'ka rendesi kush e realizon ate , nga futja ne evrope perfitojne gjithe shqiptaret dhe ju dhe familjet tuaja qe villni vrer .

Vazhdoni te kerceni vallen me avazin e Rames qe eshte gati te djege jorganin te zere pleshtin....

 ketu sprisja kaq shume militante,

gjithsesi, po te maresh vetem nje gjysem mendimi nga cdo militant, plotesohet e verteta e thjeshte

ska ndonje ndryshim ideologjik(?) midis komunista-injoronta-barbareve qe na qeverisin, qofte ne qeveri qofte dhe ne bashki, ka vetem ca ndryshime historike, shkak pasoje e budalliqeve qe ju kane ardhur ndesh, dhe mjere ne (populli) qe  i shohim akoma gjerat kaq bardhe e zi. Per te mbrojtur te vetin, gjejme te gjitha te keqiat te i tjetrit......histori e gjate....i futesh kesaj dhe se cte peshtjellohet, e sheh qe po e le veten te lire, sdo te duroje njeri deri ne fund

 

smiley

kemi festa para, ne dreq politika, ska per tu rregulluar kto dy jave, sidoqofte

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).