Lista e lexuesit: 10 librat më të mirë të 2009-ës

Një libër i mirë është një dhuratë që kam shumë dëshirë ta jap apo ta marr. E meqënëse është pikërisht koha për dhurata mendova që secili prej nesh të mund të këshillojë një listë me librat më të mirë të vitit 2009.

Cilët janë librat që na kanë prekur zemrat dhe ndryshuar mendjet këtë vit? Çfarë lexuat gjatë vitit 2009 që ju goditi në shenjë? Cilët libra vlersoni se mund të shërbejnë si dhurata të vyera për miqtë dhe të dashurit tanë?

Përgjigjet mund t'i jepni me anë të listës suaj; 10 librat më të mirë të 2009-ës. Jeni të mirëpritur të tregoni pse ky libër apo ai tjetri duhet lexuar. Letërsi, publicistikë, prozë apo vargje, shqip apo në gjuhë të huaj nuk ka rëndësi.

PS. Lista mund të përfshijë dhe libra të vjetër por që në shqip u botuan gjatë vitit 2009.

 

72 Komente

Te flas per ne France, per ne Shqiperi ata qe banojne atje.

Marresi i dhurates, po te jete ndonje qe i pelqejne librat e veshtire, filozofiko-politik, etj. etj., do t'i bleja biografine (por me teper studim) e Hannah Arendt, nga Sylvie Courtine-Denamy.

Po te jete ndonje llastice nga ato "boniche", do t'i bleja ndonje liber nga ata te pazareve ne nevjork.

Po te jete ndonje qe eshte dyst fare, por qe e mban veten per te ditur shume, do t'i bleja ndonje roman policor tip Fred Vargas, ose Maxime Chattam.

E po te jete analfabete fare, por qe eshte e bindur se mund te mesoje, do t'i bleja nje vellim luksoz te Utopia te More, me kapake te trashe dhe me nje fill te kuq per te ruajtur faqen.

______

Jam gjithe sy e veshe te shoh renditjen e atyre qe banojne ne Shqiperi. Fundja, qe ketej marrim shume informacione mbi sjelljen e tregut te librit ne vendin tone.

Hurbi,

po mua c'do me dhurosh? S'e gjej veten tek asnjera nga keto kategorite. smiley

Tyja ? OK. Vetem hap gojen e thuaj ç'autor te pelqen, qe e ke lexuar apo hiç fare, e qe do te doje ta lexoje, e qe do te doje ta kishe. Se vallahi, nder 100 e sa cope shkrimtare qe i kam futur hundet une, zor se do te dilje huq. smiley

ps : please, vetem Saga e Forsajtve dhe gjera te tilla mos me kerko, se jane lexime komuniste keto smiley

Ore Hurb se dija une, ti me siguri do e dish, e paskan bere film  librin e Psikopatit, Grimcat...( apo çfaredolloj fjale tjeter qe vendoset per te ne shqip ) e jep sonte Arte nga ora 1 e nates.

E ke pare, eshte gje?

Po e dija ore, e dija. Luan ai gjermani, si e ka emrin. Eshte nje gjerman i ri, gjithandej neper filma e shoh (Blei... diçka e tille e ka emrin).

Por kam pare vetem pjese. S'kam rastisur ndonjehere mbi te. Bere mire qe me lajmerove, do ta shoh sonte.

Oh, dhe TV5, çdo te enjte ne 20.30 ka emision letrar, mundohu ta ndjekesh, nganjehere ka çaste te bukura. E drejton François Busnel.

ARTE eshte kanal intelektual. Cfare shfaqet aty, eshte per nje publik te larte, studiues e perpjete. Filma ne VO, nga Azia, Orienti, Skandinavia, filma qe s'kalojne ne asnje kanal tjeter.

Dokumentare te mrekullueshem. Mbreme pati per Charles Darwin.

Per kete djalin, mbase e ngaterroj me filmin e "Extension du domaine de la lutte", s'e mbaj mend mire.

Por do e shoh patjeter sonte, libri do dale shume shpejt ne Shqiperi, Tirane.

______

Po me boren, ku je ? Rreshqite ndopak ? Do bjere prape neser.

Jo arte eshte vertet diçka e papare, ma mbush diten me gezim, kane gjithmone nje program te papare, e ne fakt jane franko-gjerman, se bejne vetem keta tanet.

me boren mire fare, u be kohe qe se shikoja, edhe gjithe ate femije te lumtur qe loznin e me therrisnin Monsieur vallahi ma gezuan diten

ja firma ime ne FB-

 

 

u ndjeva shumë mirë sot në mëngjes kur dola në qytetin e bardhë, po shkelja diçka sublime, po shkatërroja bukurinë thjesht duke ecur

 

 

 

Des !!!

Shpejt TV5 !!!

Fabrice Lucchini ! 

Un vrai bonheur. Ky tipi eshte i çmenduri francez. Kete te shohe Zotrules, dhe jo mua. 

Des,

Ky tipi eshte nje biblioteke. C'nuk ka lexuar. Eshte aktor, filmash, teatri. Por tejet i çmendur pas letersise. Tha qe e ka lexuar nja 300 here Flaubertin. Por e bukura e ketij eshte se mban permendsh me mijera rreshta librash.

Dhe kur ia gjejne telat nganjehere, nuk ndalet fare, çmendet dhe ska bir nene ta ndalesh, eshte nje çast i rralle ne TV kur leshohet ne recitimet e tij.

Dhe eshte njefare specialisti i Niçes. Po fliste qepare per perkthyesit, por e la ne mes.

Hurb e kam pare kete aktor tek filmi `Paris` dhe mund te them se me beri shume pershtypjesmiley

Nuk e di kur jane botuar keta libra, dhe as 10 pernjehere s'mund te rendis, por ja nja ca:

Tregimtari

Hija e eres

Okul Defteri

Princi i vogel

Dhimbje guresh

te tjerat, kur te me kujtohen.

Ana edhe une e lexova kete vit `hija e eres`.

me pelqeu.

Doni - s'doni, ky ishte viti i Ben Blushit. Otellon e gjeta interesant.

plotesisht dakort.

Mua me pelqeu Otello edhe me shume se te jetosh ne ishull. Te pakten edhe ata qe mund te kene dyshime mund te gjejne nje stil shume origjinal (nje arsye me teper per t'ia dhuruar dikujt)

+ Darka e gabuar (personalisht po me bezdiste deri ne gjysmen e dyte, pastaj u be pafund interesant)

 

Nuk di c'do mendoni ju por edhe Njemije diej vezullues ishte shume interesant (por nuk jam i sigurt nese eshte botuar ne 2009 apo ne 2008). E ndoshta bashke me kete liber edhe nje DVD te Beneath the veil, nje prej dokumentareve shume te mire te James Miller dhe Sarah Shah per vajzat dhe grate e Afganistanit (nje sfond 100 perqind si tek libri i Hooseinit).

Klajd, njemije diej vezullues e kam lexuar vetem anglisht, por po te jete perkthyer nga i njejti perkthyes si Gjuetari i balonave, them se ja vlen, shume i lirshem e i pasforcuar, pune e mire, sidomos per lexues dembel si une.

Per veten time kjo: shume kurioz do isha per nje antologji nen Ali Podrimen (çarja e gurit - me duket)

 

po, i njejti eshte me duket. Mua te pakten mu duk e njejta lirshmeri si tek gjuetari i balonave

blend

me mire ta zevendesoje ate"librat" me fjalen "qokat"

p.s.

u pa puna do mejtohem mos me ka mbetur dhe mua per te bere ndonje qoke

 

Ne kategorine e letersise sivjet me ka pelqyer nje liber i Catrin Collier "One last summer". Hijen e eres e kam lexuar ne anglisht para 2 vjetesh, eshte vertete i bukur.

Sivjet eshte perkthyer "demian" i Hesse-s, qe edhe ai eshte mjaft terheqes nese lexuesi eshte ne proces te te kuptuarit te vetes.

Keshilloj gjithcka mund te gjeni ne gjuhet qe njihni nga shkrimtari austriak Thomas Bernhard. Ka qene per mua zbulimi i vitit 2009.

Ne shqip: Ceshtje te marrezise (i. Kadare), Mozart me vonese (B.Shehu), Gruaja halucinante (M. Ahmeti), Femijet e natyres (L. Lleshanaku), Anija e gjumit (A. Leka)...

Perkthime ne shqip: Ana Ahmatova "Poezi" (A.Plasari), Goethe "Faust" (P. Gjeci)

Ps. Duhet te them qe nuk kam lexuar ende shumicen e librave qe mora sivjet ne Panair...

Kam lexuar disa libra por ndonje  qe te me kete kthyer trurin mbrapsht, sic thote Blendi, s me ka rastisur. Kush mund te jene libra te tille ?

Mbase kam lexuar librat e gabuar si:

-Darka e gabuar-vertitje ne te njejtat hulli te stilit, tematikes, kendveshtrimit.

-E kuqja e demave-interesant por jo ne nivelet qe u pompua.

-E penguara- mund ta keshilloj per 20-30 vjecaret (tematiken) kurse per te tjerat i shijueshem nga cdo moshe.

-Afrikani-lexohet kendshem, pa impenjim serioz, ne fund te ben te mendosh por nuk jep ndonje goditje tulle.

Libra qe turbullojne mendjet, ngjallin debate dhe polemika, po, nga keta  do te vecoja:

-Perplasja e qyteterimeve (S.Hungtington)

-Vargjet satanike (S. Ruzhdie ) ( nuk e kam lexuar por goxha zhurme eshte bere rreth tij)

-Kodi Da Vincit-(Dan Brown) mbase per te krishteret mund te jete shokues.Niveli letrar, jo kushedi se cfar.

-Mjerimi historicizmit-(K.Popper )

 

 

 

 spiritus,

une e fillova "Te kuqen e demave", por s'e di pse po me dukej si ato detyrat qe benim dikur ne shkolle, ku nxirrnim fjalet e reja qe duhej t'i kerkonim pastaj ne fjalor. Plus qe dhe fjali teper, teper te gjata, madje njera fillonte ne gjysmen e njeres faqe dhe perfundonte ne gjysmen e faqes pasardhese. E humba fillin aty dhe e lashe per pak kohe. E te mendosh qe mua me pelqen Mira. S'e di pse u ndjeva pak ligsht qe s'po arrij ta mbaroj. Mbase s'jam dhe une fort e qete per ta lexuar, xhanem, s'e di. 

Un per vete do ti bej dhurate vetem mbeses sime qe mbush 7 muaj dhe qe me dhuron vetem buzeqeshje,deri tani dhurata me e suksesshme dhe me e vecanta ishin nje pale çorape me arushe  te cilet kishin ne brendesi disa gogla te vogla metalike  e qe sa here qe mbesa ime bukuroshe leviz kembet e saj bufalaqe bejne nje zhurme te kendshme smiley vetem un e di ku ndodhet ky butik ne Tirane, kushtojne shtrenjt, shume shtrenjt per çorape  por ja qe meqenese ishin aq te suksesshme i bleva serish nje pale te tjera smiley dhe do i blej serish  nje pale te tjera smiley

Megjithate un bej dhurata kur te dua dhe nuk i bej asnjehere per festa kuptohet per te medhenjte LIBRA ,listen do e furnizoj nje dite pas festash ose ndryshe do ju gjej çorapet qe kendojne smiley

Eleganca e iriqit"-Gabriel Murrmery stil dhe klas

E paske iriqos fare emrin, e paske bere topth teli me gjemba.

Muriel Barbery.

Nja dy fjale per kete romanin : nqs e dashura juaj eshte nga ato qe nuk e vret trurin, mos e blini. Eshte roman goxha i thelle, filozofik e ç'te duash, dhe s'ben mire per mendjet e vockla. Pastaj nese i pelqejne librat keshtu, atehere OK.

 

se ku e sheh filozofine dhe thellesine tek ai roman,puna jote gjithsesi flm  per korrigjimin e emrit.

Ou ? Po ato refleksionet mbi filozofine e Kantit apo Platonit apo ku e di une tjeter, per mbare popullin ne feste jane ?

Une e kam lexuar ne origjinal, dhe di te them se shkrimi i saj eshte goxha i thelle (kuptohet, vende-vende), me ca formulime mendimesh te çuditshme dhe madje origjinale. Jo me kot kjo shoqja Muriel ka kryer Shkollen Normale Superiore per filozofi. Cudi si s'te paska rene ne sy. S'kam kohe se do te t'i kisha sjelle ca paragrafe qe te rrije nja dy dite mbi to.

Kam lexuar Kadarene me pare, e kesaj radhe zgjodha , Darka e Gabuar,por nuk ma terhoqi interesin  dhe pasi lexova me shume se gjysmen e vura ne raft.

Romani i hershem i Kadarese- Gjenerali    ...    me ka lene mbresa , ku tregohet mjeshtria e autorit  tone,me fame boterore,e me pas vijne tome te tera veprash te tij.

mesa di une hurb..ky ka qene nje best-seller ne fr. dhe nuk nesoj se nje roman i tille te kete prirje te theksuara filozofike.e tj.. se ndryshe nuk do kishte lexues aq te gjere.gjej rastin te te them se mbase filozofikisht nuk je ai qe pretendon se je,(  verej se do me sillje ca paragrafe qe do me merrnin 2 dite)por mos u merzit se si ty jane rreth 70% e lexuesve dmth ngushellohu me faktin se nuk je vetem.Ne rast te kundert kalo ne planin B.E pi alkolin?

ps.kur te duash te dish se çfare eshte ne te vertete ai roman mos ki turp pyet se mbase te ndihmoj.

Oh come on, please. E more per fyerje tani ? Mik, une ketu nderroj dy fjale per libra dhe kaq. Merrem me fasulet e mia pastaj.

Libri i Murielit ehste shitur jo me pak se 1 100 000 kopje, dhe kjo ne format te madh. Para tre muajsh doli ne format xhepi, dhe ma merr mendja do i kete shitur dhe nja ca qindra.

Puna nuk eshte ketu. Ky liber ka perfituar shume nga menyra me e mire e reklamimit te nje libri : nga veshi me vesh. Kjo shpjegon nje pjese te shitjes se madhe. Nje arsye tjeter eshte historia : ne dukje, ska te beje me filozofi. Mirepo, ajo roja e nderteses, ajo gruaja e shemtuar qe askush nuk ia hedh syte, ajo shoqja ka lexuar nje jete te tere libra. Dhe di te te mbaje nje tavoline intelektualesh me muhabet. Shto ketu dhe fenomenin e Palomas 13 vjeçe qe eshte jashtezakonisht e zgjuar, dhe tabloja mbushet.

Thellesite filozofike te romanit jane ne ca pasazhe ku Muriel (ne personazhin e rojes se nderteses) hyn ne ca refleksione te ngaterruara mbi ca filozofe si Kanti, ne veçanti. Fjalite e Murielit jane, siç i thone ne frengjisht, "alambiquées" : te distiluara. Renditja e fjaleve te le te mendosh nje person mjaft te zgjuar, dhe nuk eshte aq rrupaskup siç e ben ti.

Nejse. Alkoolin e pi me raste, dmth nuk kam ndalesa te posaçme. Veren sidomos.

Me ndihmo te lutem, nuk e kam kuptuar romanin, a mund te ma thuash, per çfare flet ?

rrupaskup"-nuk e bera perkundrazi,e etiketova "stil dhe klas",ti na e bere manifest filozofie....dhe qe ne saje te manazhimit na ka shitur  shume kopje?!?!?!nejse,ate qe ne te vertete perben tendence tek ai krijim edhe po ta them nuk besoj se do e kuptosh.Arrita ne perfundimin qe..me mire te te le te merresh me fasulet e tua.

Nuk thashe "manazhim" o njeri i mire ! Hapi syte e lexo : a e ke idene ç'do te thote vesh më vesh ? Telefoni i prishur, a ke luajtur ndonjehere ? C'dreq manazhimi na ngaterron tani.

Lere fare. E kam vertet. Gezuar Vitin e Ri, dhe shendet e te mira gjithmone.

Merre dhe pas nja dy ditesh, na sill ne fletore ç'ke kuptuar, dhe si zberthehen gjithe keto gjera.

_________

Meditime karteziane – Hyrje në fenomenologji. Që në titull të veprës dhe sapo të lexojmë faqet e para, e kuptojmë shpejt se nuk është e mundur të qaset Husserli, filozof fenomenolog, nëse nuk kemi lexuar tashmë Descartes dhe Kant. Por përnjëherë, del e qartë se të zotërosh Descartes dhe Kantin nuk t’i hap megjithatë dyert e fenomenologjisë transhendentale.>>

Sa keq. Sepse kam një admirim të madh për Kantin, për arsye të përziera që mendimi i tij është një përqëndrim i admirueshëm gjeniu, rreptësie dhe çmendurie dhe se, sado e vështirë të jetë proza e tij, nuk kam pasur kurrë vështirësi për t’ia depërtuar kuptimin. Tekstet kantiane janë tekste të mëdhenj dhe prova e kësaj është aftësia e tyre për të kaluar ngadhnjyeshëm testin e kajsisë.>>

Testi i kajsisë të bie në sy për nga qartësia e tij çarmatosëse. Ai e merr forcën e vet nga një vëzhgim universal : duke kafshuar në frut, njeriu kupton më në fund. Ç’kupton ai ? Gjithçka. Ai kupton pjekurinë e ngadaltë të një lloji njerëzor të kushtuar ndaj mbijetesës, pastaj duke mbërritur një mbrëmje të bukur në intuitën e kënaqësisë, kupton kotësinë e të gjitha orekseve të rreme që të largojnë nga vrulli i parë drejt gjërave të thjeshta dhe sublime, padobinë e ligjërimeve, rrënimin e ngadaltë dhe të tmerrshëm të botërave të cilit asnjë nuk mund t’i shpëtojë, dhe megjithë këto, epshin e mrekullueshëm të shqisave kur ato ujdisen për t’iu mësuar njerëzve kënaqësinë dhe bukurinë e tmerrshme të Artit.

______

Muriel Barbery, Eleganca e iriqit.

Personalisht me pelqejne shume libra dhe eshte pak e veshtire te zgjedhesh, megjithate nje liste e imja do te ishte (renditja eshte bere arbitrarisht, jo sipas preferences).  

Helen Fisher "WHY HIM? WHY HER? Finding Real Love by Understanding Your Personality Type."

Mario Livio " Is God a Mathematician?"

Glenn Beck "Arguing with Idiots" and "Common Sense" - s'ka te beje fare me idete politike, n.q.se do t'i lexonit pa e ditur autorin, do t'i pelqenit.

Howard Dully and Charles Fleming "My Lobotomy" - dale ne shtyp ne 2008, por une e kam lexuar ne 2009, ndaj po e fus.

Lisa Gardner "The Neighbor"

Joseph Finder "Vanished"

Philip Margolin "Fugitive"

James Lee Burke "Rain Gods"

Martin Heidegger "Being and Time" - for all beings and all times (origjinali publikuar ne 1927).

Ju lutem atyre qe jetojne ne Shqiperi te sjellin ndonje liste me shkrimtare shqiptare, ne menyre qe kur te jem ne memeatdhe te blej ca libra. Faleminderit!

Librat sidomos kur jane dhurata do ishte mire te mos i kalonin 200 faqet smiley. Kjo e ben dhe me te thjeshte zgjedhjen smiley. Kuptohet qe ka dhe perjashtime. Dhuratat dhe nqs duhet te jene me domosdo libra duhet te jene kompakte te pakten sa per tu futur ne xhep. Perfekte nga kjo ane mbetet shtypja e pare e te huajit te kamyse, tregimet e shkurtra te kafkes dhe ndonje nga fjalimet e shokut Enver ne pleniumet e partise smiley. Madje ka shtypshkronja qe shtypin libra ne formate te tilla posacerisht per kete pune.
Mendoj se nje permbledhje novelash e Y vendi psh te shkrimatereve nigeriane te shekullit XX do ishte interesante.
Borges (permbledhje tregimesh), Ray Bradbury (permbledhje tregimesh), William Gibson (Neuromancer), Neal Stephenson (Cryptonomicon), Bohumil Hrabal (permbledhje tregimesh, I served the English King), Kundera (Laughable Loves). Per te kursyer kohe do keshilloja vetem Hrabalin per humorin dhe ironine.

Filloi filmi "Therrmijat elementare"...

Neser pershtypjet...

Me pelqeu dhe shume. Madje e tregova gjekundi tjeter por i kishte rene fshesa. E ke pare ti ? Te ka pelqyer ?smiley

zhanri ishte interesant, action-fiction-romance. s'ka gje se calonte permbajtja, besoj do e shfaqin prape smiley haha

Jo, them se duhet shoqeruar me leximin e librit. Eshte e veshtire te hyhet ne film pa e pase lexuar. Filmi eshte me teper nje atmosfere, por atmosferen siç e jep libri, s'e jep kush.

Kater personazhet jane tipike dhe duhet rremuar. Nejse, se mbase i fshijne dhe keto qe po them, keshtu qe po ndalem ketu.

Ndonje nga ju te Italise: e keni lexuar gje nje autobiografi te Gustavo Rol-it? E nese po, shkurtimisht ndonje pershtypje... 

Falemnderit, Finisterre smiley

Jo jo, mund ta lesh koken e cuditur, me pelqeu.

 uau, me gjithe keto libra te permendur mesiper, qeka turp me shkruajt...

sidoqofte, per ata qe per arsye madhore (jane shume te lodhur nga puna dhe i ze gjumi pasi kane lexuar jo me shume se 2 paragrafe, ) i jane kthyer tregimeve do te sugjeroja Antologji e Tregimit Hispanoamerikan (nje: jane te shkurta, dy: permbledhin shume autore qe nuk eshte se i gjen te perkthyer ne shqip)

Ata qe jane me rende se kategoria e pare, dhe i jane kthyer poezise, sugjeroj Nazim Hikmetin, i perkthyer nga Besnik Mustafaj

Ky eshte pak komunist ne fakt, por ka ca poezi te mira (te pakten ca), dhe ju sugjeroj te ruheni nga ndonje liber i Rudian Zekthit smiley

kjo e fundit seshte per te gjithe

ta fillojme nga fundi smiley

çere the ere, ka dal naj llaf? naj gjysem llafi, naj çerek? boj sevap edhe per ne knej...

 

Ali Tepelena-F. Pouqueville (duhen lexuar edhe mendimet e xhelozeve dhe intriganteve per Aliun tone)

Bolero ne vilen e pleqve-Kongoli (interesant...)

Te jetosh ne ishull (sensual, me shume se historically correct apo kontrovers...me ngelen ne mendje turshite..)

Kopshti i Edenit-Hemingaway (nuk eshte nder librat e botuar ne 2009 por e kam rilexuar kete vit....liber mjaft turbullues dhe modern...libri i tij i fundit)

Dasma perrallore e hirushes (ne anglisht ama, goxha e veshtire per ta pershtat ne shqip smiley)

Hirushja do martohej si perfundim me princin e endrrave qe e kapi me ane te te kpuces si goce e shkathet qe ish smiley  Mirepo nga ana tjeter si pabukse qe ishte sja kishte haberin organizimeve te tilla. Ama Hirushes nuk i pelqeu pompoziteti i Prudences, (sherbetores se pare te pallatit) sepse kjo e fundit tentonte ti bente nje dasme shume aristokrate dhe te ngarkuar. Hirushja donte nje dasem te thjeshte e te embel, ndaj thirri ne ndihme Zanen qe e kish ndihmu me kap princin smiley

Mirepo, Zana u perfshi nga deliri dhe ne fakt me nje te rene te shkopit i beri nje torte gjigande, pra ra dhe vete pre e pompozitetit smiley  Hirushja u merzit, por si perfundim skishte cti bonte smiley  Nejse, Zana e mirekuptoi rrudhjen e buzeve te hirushes por nuk e TM shume dhe torta ngeli qe ngeli shume luksoze smiley  

Ne fund, pas gjithe pergatitjeve te shpejta me shkop magjik dhe minj qe qepnin perla mbi vello, hirushja gati  shkoi ne altar me pantofla hahahaha dhe ne momentin e fundit u kujtu me i ndrru me kpuce smiley 

Ah ato te shkretat kpuce.

Morali : Kur ke mundsi pse mos e ekzagjerosh me luks dhe gjona allafrenga smiley

Libri kushton trembedhjetemijeepesqind leke dhe shoqeroht me nje vello, nje pale doreza te bardha dhe nje unaze kallcuku boje roze smiley

hurb... me erdhi vertete keq per ty mbreme kur pashe se po beje koment letrar ndersa po me jepje pergjigje,me 2 fjale..vazhdon te me vije akoma keq....dhe pb. yt mbase nuk eshte se nuk lexon por si lexon?.pO te duash,kerko kuren..por ne kete rast ajo shprehja biblike"kush kerkon-gjen" nuk eshte e vlefshme.Paqja qofte me ty(meqe kemi ne teme biblen)

Mire. U paçofsh dhe ti.

Po e bej edhe une listen me disa nga librat e mire qe kam lexuar kete vit. Titujt qe jane ne shqip tregojne se librat jane botuar ne shqip. Renditja nuk tregon vleresim por rendin si ka qelluar t'i lexoj

Tony Morrison Beloved

Malcolm Gladwell, Outliners

Lydia Millet, Love in Infant Monkeys: Tregime

John Perkins, Confessions of an economic Hitman

Cormac McCarthy, Rruga

JP Sartre Duar të ndyra

JP Sartre Mosha e arsyes

Harper Lee Te vrasesh zogun perqeshes

Albert Kamy Rënia

Elizabeth Gilbert Ha, lutu, dashuro

Paolo Giordano, Vetmia e numrave prim

Chris Hedges, The Empire of Illusion: The End of Literacy and the Triumph of Spectacle

JP Sartre Pezull

Nese ndonjeri ka deshire te flasi mbi keta libra (dhe te tjere) do bisedoja me shume deshire.

 

"To kill a mockingbird" teper i mbivleresuar, ndersa dy romanet e Sartrit tregojne qe kur vendos letersine ne sherbim te ideve perfundon duke mos arritur asnje prej te dyjave.

Fatkeqsisht akoma s'kam lexuar asnje nga keta Blend. Sartre eshte projekti im i 2010s. Per empire of illusion kam degjuar shume levdata dhe jam kurioze. Une po lexoj levi-strauss: the savage mind eshte perkthyer edhe ne shqip... Duket tmerresisht interesant.

"Rrugen" e McCarthy e kam lexuar parvjet kur doli. Besoj per te mos u tronditur me tej e kisha fshire nga mendja. Eshte i shkurter dhe lexohet shpejt, vetem se i zymte, i zymte, me nje kon te ngushte, pothuaj te padukur, drite ne fund.

Bota pas holokaustit nuklear. Udhetim i fundit i babait me birin. Drejt detit qe eshte shpresa e fundit. Uri, vdekje dhe kujtime qe s'ngjallin askend. E vetmja shprese eshte shpresa...  

 

"The Road" u botua ne shqip kete vit. McCarthy'n e kam njohur qysh me 'No country for old men" por "Rruga" me la shakull. Ti e ke permbledhur bukur cfare permban ky roman. Bota mbasi bota ka marre fund. Ata as emra nuk kane, jane babai dhe djali, e kaq mjafton. I zymte, i trishte dhe i frikshem por ne te gjitha keto mbetet nje homazh i ndritur i forces se shpirtit te njeriut. Shpresa nuk vdiska pra.

PS. Jam shume kurioz te shoh filmin qe doli kete vit, dhe bravo atyre qe zgjodhen cast-in se Viggo Mortensen eshte (sipas meje) shume i pershtatshem per rolin e babait.

http://www.iwatchstuff.com/2008/08/07/road-mortensen.jpg

Filmin nuk di ne do ta shoh! E kam kaq te qarte ne mendje situaten e librit, sa cfaredolloj ekranizimi do t'ia bjerrte ate driten e çelikte qe ka ne perfytyrimin tim. Zakonisht nuk i shoh filmat e ngritur mbi librat qe me pelqejne, ose te pakten le te kalojne ca vite te mira.

Nderkohe qe rikujtoja librin m'u kujtua edhe se si i jam qasur. Sapo kish dale dhe ketej eshte botuar nga Einaudi me kopertine te trashe. Kushtonte disi po prape ne librarine ku shkoja kishin mbetur vetem nja 4 a 5 kopje nga 50 kopje qe kishin marre. Sec m'u krijua nje si ndjesi krize: tamam si kur te thone qe rezervat ushqimore po ezaurohen dhe ti rend ne dyqan te furnizohesh, megjithe qe e di qe kjo s'do te te shpetoje nga uria smiley Gjeta nje cep ne librari dhe u ula e s'u ngrita me deri ne darke.

Librin e bleva por kam pershtypjen qe duhet ta kem dhene borxh ose dhuruar se ketu te rafti i prozes se huaj qe kam ne shtepi s'po ma ze syri smiley

hiç mos ji kurioz... : Filmi eshte vite drite larg forces se librit ! (por kuptohet : unifikimi i opinioneve rreth literatures eshte shume me i kollajte se ai i opinioneve rreth nje filmi ! Pak-kush mund te thote se libri ne fjale "nuk eshte gjë". ndryshon puna me filmat. Dua te them, se ndofta filmi, nese nje dite e sheh, edhe mund te te pelqeje ! Dhe kur ta rishikosh pas 20 vitesh, te te duket beterr... smiley

ps:  nuk arrij te kuptoj pse kjo kembengulje per te adoptuar romane kaq te mire ne kinema.  Me çdo çmim ! Dhe kur kemi parasysh se kinemaja i paguan shtrenjte "çmimet" e saj, dmth kompromiset artistike (perpara se te jete art, filmi eshte industri, dmth ekonomi), me vjen keq qe shkrimtare te tille te talentuar i japin vizen pikerisht nje akti te tille (adaptimit te veprave te tyre letrare), gjithe duke qene ne dijeni (besoj se jane !) te atij çmimi per te cilin fola me lart...

Mendoj se autori dhe botuesi shperblehet ne menyre te majme dhe ne propocion me te ardhurat qe nxjerr filmi. Edhe pse ne pergjithesi kinematografia dhe multimediat largojne nga libri shume njerez qe ne kushte te tjera do te ishin lexues, une kam pershtypjen se kur nje film i bazuar mbi nje roman del i suksesshem - me shume njerez lexojne librin (pasi kane pare filmin apo pasi kane degjuar mire per te). Fundja nese nje autor ka nje mesazh qe do te jape tek njerezit, ndoshta tenton qe ta percoje kete mesazh me cdo mjet te mundshem, pra edhe duke e adaptuar historine ne sa me shume media e mundur.

"No Country for old men" (meqe ishim tek McCarthy) mua me ka trazuar si film. Kinematografia ka magjine e vet. Une mundohem ta shoh si tjeter gje komplet nga libri. Kam pat fatin te ri me ca kinematografe te rinj shqiptare dhe keta te apasionuarit te ndikojne kollaj. Dmth, te japin te kuptosh qe kinematografia duhet pare shume seriozisht qe si tjeter forme arti, nuk ka per qellim te shbeje librin, as ta ofendoje disi.

Nejse, mbetemi qe "Rruga" dhe McCarthy jane pjese shume te rendesishme te letersise bashkekohore.

oh, sigurisht, "No country for old men" (filmi) eshte tjeter gje ! Biles ne disa rrafshe, e "konkuron" guximshem librin !

 

Dje pashe qe gazeta La Repubblica e ka vene "Rrugen" te parin ne 10 titujt me te mire nga 2000-2009. Natyrisht jo se automatikisht eshte me te vertete keshtu, por gjithsesi me beri pershtypje sepse sapo kishin folur.

S'di si eshte perkthyer ne shqip, por mua do te me pelqente shume po te futej tek kendi i leximit.

Blend, Confessions of an economic Hitman, e kam lexuar para disa vitesh, i shkonte shume realitetit shqiptar, sidomos kur kujton disa projekte te institucioneve nderkombetare qe veprojne ketu dhe qe nuk se jane mjaft te ndryshme nga ajo qe Perkins pershkruan ne librin e tij.

Per dhurate do rekomandoja per te gjitha moshat nje veper klasike, tema e se ciles "lakmia me cdo kusht" mbetet perhere aktuale: "Njeriu qe shiti Hijen", shkruar nga Adalbert von Chamisso, orgjinali gjermanisht, botuar ne shqip nga shtepia botuese Zenit.

 

Per lexime te lehta trilogjia e Stieg Larsson-it. Kush lexon pak ose ngadale kalon vitin me te smiley

Unë vështirë se lexoj libra të rinj, zakonisht kap çfarë të më bierë ndër mend/dorë. Nga ato që kam lexuar këtë vit po jap vlerësimet (mendoj se edhe kundër-rekomandimet janë të vlefshme):

Stick to Drawing Comics Monkey Brain! - Scott Adama - 4/5 pasi më pëlqen stili i të menduarit që ka Adams, dhe ia vlen për ta lexuar thjesht për të qeshurat.

Gomorrah - Roberto Saviano - 3/5 më pëlqejnë historitë por si libër s'ka koherencën e duhur. Ndonjëherë jep detajet të kota. Për më tepër disa informacione s'i marr vesh nga i ka marrë dhe të duket sikur mund t'ia ketë futur ca kot (i ka dëgjuar në lagje?).

Arka e Djallit - Dritëro Agolli - 4/5 thjesht për gjuhën e përdorur.

The Language Instinct - Steven Pinker - 3/5 lexim interesant, paksa i lodhshëm në raste pasi futet disi në terma shkencore.

The Stuff of Thought - Steven Pinker - 2/5 edhe ky është interesant, por futet akoma më shumë në termat shkencore dhe bëhet i bezdisshëm. Mezi e kam mbaruar.

The OSS in World War II Albania - Peter Lucas - 3/5 vetëm për historitë. Ka shumë nevojë për redaktim. Si libër s'është i shkruar mirë për mendimin tim.

Jetë në një Kuti Shkrepësesh - Fatos Kongoli - 2/5 nuk më ngjit mënyra se si shkruan Kongoli. Më duket e sforcuar, si fallco.

Kronikë në gur - Ismail Kadare - 2/5 "pastrimi" i gjuhës i heq shumë pikë, të nxjerr nga libri pasi rri e mendohesh për fjalët e përdorura. Qyteti i Jugut ishte shumë më i lexueshëm (të paktën pjesët jo-soc-realiste).

The White Castle - Orhan Pamuk - 3/5 më pëlqen stili i të shkruarit, por e ka stërholluar ca si shumë. Libri fare mirë mund të ishte gjysma e atij që është. Më ngjan pak me stilin e Kadaresë, por ndoshta e kam gabim.

The White Tiger - Aravind Adiga - 4/5 më pëlqen stili dhe përmbajtja. Libri lexohet rrjedhshëm.

The Plague - Albert Camus - 1/5 pasi s'më ngjiti fare si libër.

The Stranger - Albert Camus - 4/5 ky ishte komplet tjetër, më pëlqeu dhe e lexova shumë shpejt.

Harper Lee ne shqip ka ardhur si "Mos e vrit bilbilin"...Te pakten versioni qe kam lexuar une, botim i EduAlba, 2006.

 

PO ju keshilloj dhe une disa.

Keto Libra i kam blere muajin  e fundit

Mendafshi FrancezSandra Brown ( te le pa fryme deri ne fund)

Perandoria e Kamorres - Simone Di Meo  ( histori e vertete)

Xhevahiri i Medines - SHerry Jones

SEKRETI me i MADH- David ICKE ( te fut ne te thella )

Nëse doni te informoheni ne menyren me objektive per masonet dhe masonerine (Muratoret e lire) ne teresi, lexoni:

Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lir&eumlsmiley, Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004, por edhe: Ç’është masoneria ( Kush janë masonët – Muratorët e lir&eumlsmileyper gatitur nga Andi Ballshi (shih te Forumi Shqiptar, Wikipedia shqip dhe ExplorerUnivers

Botimet BOTA SHQIPTARE kanë nxjerrë një kolanë interesante të quajtur: Të vërteta të fshehura. Kjo kolanë fillon me librin "Kush e sundon botën?" të Jim Marrs, "Kodet Magjike" i Texe Marrs, "Sekreti më i Madh" i David Icke dhe "Të  fshehtat e Masonerisë" i Laurence Gardner. 

> >

> >

> >

Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” hedh në treg një tjetër libër interesant dhe intrigues për lexuesit që janë të interesuar të dinë më shumë për shoqëritë sekrete, vëllazëritë masonike dhe konspiracionet që ndodhin në botë, “Të fshehtat e Masonerisë” të autorit prestigjioz Laurence Gardner. Ky libër bën pjesë në kolanën “Të vërteta të fshehura” që është paraprirë nga librat e suksesshëm: “Kush e sundon botën?” të Jim Marrs,  “Kodet Magjike” të Texe Marrs, dhe “Sekreti më i Madh” i David Icke. Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore.  Me botimin e këtij libri, tashmë masoneria në Shqipëri do të dekodohet, sepse autori i këtij libri të rrallë, ka qenë antar i Masonerisë dhe ka milituar për një kohë të gjatë në Masoneri dhe temën e këtij libri e ka përballuar me një sy kritik. Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.

Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma. Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi “thuhet”. Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë. Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton pak autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët – për të mos thënë hiç – për një lexues të rregullt e të përgjithshëm.

Në literaturën e specializuar lexohet dendur se Masoneria nuk është aspak një shoqëri e fshehtë dhe kjo gjë është padyshim e vërtetë, pasi është e vështirë të mos e dish që ekziston dhe se nuk kërkohet asnjë fshehtësi për pranimin në të. Në realitet, bëhet fjalë për një argument të pathemeltë, si të kërkosh të ndash qimen klasike më dysh, sepse njëri prej angazhimeve masone është pikërisht ai që anëtarët duhet “t`i ruajnë sekret dhe të mos i zbulojnë” aspektet e dijes që është në fuqi brenda lozhës. Dhe kështu që, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shoqëri të fshehtë, është sigurisht një shoqëri që dikton heshtje dhe, për të huajt, ky qëndrim është i barasvlershëm me fshehtësinë.

Parimet bazë të Masonerisë janë të shumta dhe pozitive, por anomalia më e veçantë qëndron në faktin se praktika masone rrjedh nga shkenca të lashta, që sot nuk mësohen më. Kremtohen ceremoni dhe mësohen rituale, por, përballë gjithë kësaj madhështie, deklarohet se sekretet, mbi të cilat bazohet shoqëria, kanë humbur tashmë prej shumë kohësh.

Masoneria, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII si një vëllazëri me parime të shëndosha, me synimin që të mblidhte dhe të ruante atë çka mbetej ende prej arkivave të lashta të dijes njerëzore; por ky hap i fillimit pati jetë të shkurtër. Shumë shpejt, lëvizja masone ndryshoi pikësynim, duke u shndërruar në një institucion me sfond shoqëror me qëllime ndihmëtare e mirëbërëse, duke kërkuar gjithmonë megjithatë t`i qëndronte besnike respektimit të praktikave dhe ritualeve që e kënaqnin dhe që ishin besnike ndaj ideve filozofike thelbësore. Sot – ndonëse në përgjithësi e perceptuar si një shoqëri e fshehtë – nuk është larg së vërtetës të pohosh se Masoneria moderne nuk duket se ruan ndonjë gjë misterioze, as, aq më pak, ndonjë dije që të paraqesë gjurmën e ndonjë fshehtësie të vërtetë. Megjithatë, të fshehura midis thellësive të analeve rilindase që kanë mbërritur gjer tek ne, nuk janë të pakta pikat e interesit dhe të studimit që – nëse ndoshta të pakuptuara 300 vjet më parë – sot janë kthyer me prepotencë në skenë dhe në qendrën e interesit të shkencës moderne, në kërkim të frymëzimeve të reja, që rrjedhin nga e kaluara e lashtë.

Në këto faqe të librit, lexuesi do të ndjekë një rrugë hulumtimi të bazuar mbi informacione të dokumentuara, të nxjerra nga konsultimi me materiale arkivore të çmuara, me vetë atë që Kushtetuta masone thotë se ka humbur që prej më shumë se 300 vjetësh. Do të ballafaqojë veprimtarinë e lozhave të sotme me veprimtarinë e lozhave të dikurshme, me qëllimin për të verifikuar se në ç`mënyrë Masoneria aktuale ka ndryshuar dhe është manipuluar deri në atë pikë sa të pranojë se vetë ajo ka harruar mësimet nga të cilat ka zënë fill. Vëllimi ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë autori merr në shqyrtim aspektet e lidhura me pushtetin, me politikën, me intrigat dhe me konspiracionet që kanë shënuar evoluimin e Masonerisë. Në pjesën e dytë përqendrohet më shumë në veçoritë mbi ceremonialët, mbi njohuritë alkimiste, mbi lidhjet me institucionet kalorsiake dhe filozofinë. Në pjesën e tretë, më në fund, fragmentet e ndryshme të fjalëkryqit kombinohen në një formë të vetme dhe zbulohet jo vetëm se në ç`mënyrë kanë humbur sekretet origjinale të Mjeshtërisë, por edhe pse ka ndodhur kjo dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, çfarë ruante.

Të shumta janë simbolet dhe ikonat e përdorura nga Masoneria; disa janë shumë të njohura, të tjerat më pak të njohura. Por, midis të gjithave, paradoksalisht, më i fuqishmi është ai më pak i njohur prej të huajve: një rreth me një pikë në qendër €. Siç do të kemi mundësi ta shohim, qëllimi i fundit i shoqërisë fillon tek kjo shenjë e thjeshtë, origjina e së cilës humb në thellësinë e shekujve. Do të zbulojmë edhe se çelësi i fundit i Masonerisë prehet në një vend dikur me rëndësi të madhe brenda shoqërisë, në Kapitullin e Harkut Mbretëror. Edhe pse Kapitulli është objekt zgjedhjeje të lirë brenda vëllazërisë, pikërisht në këtë ritual të veçantë (i dalluar nga tre shkallë parësore) shkëlqen mbi të gjitha trashëgimia e vërtetë e mesazhit mason, edhe pse Harku Mbretëror ka qenë shpërfillur me lezet nga establishmenti i Lozhës së Madhe për të paktën 96 vjet që nga themelimi i saj. Shumë ithtarë kanë pyetur veten mbi faktin se përse Arka e Aleancës paraqitet në stemën simbolike të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, duke qenë se nuk përbën ndonjë çast domethënës në përparimin nëpër shkallët që ithtari ndërmerr në praktikën e Mjeshtërisë. Kuptimi është shumë i qartë, sepse dikur kjo relike e çmuar përbënte një domethënie të thellë, e barabartë me Gurin Filozofal, apo me viçin e artë që Moisiu, në rrëzë të malit Sinai, e dogji për ta kthyer në pluhurin misterioz.

Synimi i autorit është, pra, që të arrijë të gjejë zanafillën e qëllimeve të vërteta, autentike të formalizuara nga Masoneria e lashtë, e natyrshme, kur u themelua në vitin 1717. Bëhet fjalë, në praktikë, për kërkimin e një dijeje të natyrës filozofike dhe të një fjale çelës të lashtë, që është quajtur e humbur, që lejon të hapim peshtafin e këtij thesari ekzoterik.

> >

> >

MASONË TË FAMSHËM:

> >

Eddy Arnold
Roy Acuff
Edwin “Buzz” Aldrin
Gene Autry
L. Van Beethoven
Irving Berlin
Simon Bolivar
Gutzon Borglum
Ernest Borgnine
Omar Bradley
Richard E. Byrd
DeWitt Clinton
Ty Cobb
George M. Cohan
Davy Crockett
Norm Crosby
Cecil B. deMille
Jack Dempsey
John Diefenbaker
Jimmy Doolittle
Duke Ellington
Sir Alexander Fleming
Gerald R. Ford
Henry Ford
Benjamin Franklin
Clark Gable
Benjamin Gilman
John Glenn
Arthur Godfrey
Barry Goldwater
John Hancock
Harry Hershfield
Harry Houdini
Sam Houston
Hubert H. Humphrey
Burl Ives
Andrew Jackson
Al Jolson
John Paul Jones
Jack Kemp
Rudyard Kipling
Marquis de Lafayette
Fiorello LaGuardia
Charles Lindberg
Douglas MacArthur
George C.Marshall
Thurgood Marshall
Charles W. Mayo
William McKinley
Lauritz Melchior
James Monroe
Wolfgang A. Mozart
Arnold Palmer
Dr. Norman V. Peale
J.C. Penny
John Pershing
Eddie Rickenbacker
Branch Rickey
Will Rogers
Theodore Roosevelt
Franklin D.Roosevelt
David Sarnoff
Jean Sibelius
Red Skelton
John Philip Sousa
Danny Thomas
Dave Thomas
Lowell Thomas
Harry S. Truman
George Washington
Thomas J. Watson
John Wayne

> >

 

Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” ka prurë në gjuhën shqipe një nga librat më të mirë në fushën e konspiracionit dhe të shoqërive sekrete: SEKRETI MË I MADH, shkruar nga studiuesi i historisë sekrete, britaniku David Icke, i njohur si lider në këtë fushë.>>

Hulumtimi i zhdërvjellët i autorit, - mbushur me ngjarje dhe fakte të rralla, të padëgjuara  dhe të pathëna nga asnjë autor i kësaj fushe,  - i është përkushtuar gjurmimit se “Kush dhe Çfarë” e sundon botën në të vërtetë. Si në asnjë bibliotekë tjetër informacioni, në këtë libër voluminoz tregohen të dhëna që nganjëherë duken të ndryshme  dhe pa lidhje, por që në të vërtetë janë pjesë e një e një Axhende Globale që në zanafillë të historisë, të simbolizmit dhe të vijimësisë së brezave të Illuminatit dhe Shoqërive Sekrete, të mbikëqyrjes të Big Brother, të manipulimit të luftërave, të politikës, të bankave, biznesit, të mendjeve njerëzore, të praktikimit të mikrocipëve, të luftës kundër terrorizmit, të instumentalizimit të fesë etj.>>

Sipas David Icke, SEKRETI MË I MADH,  tregon qartë se të gjithë ne jetojmë në një botë virtual, në një realitet prej ëndrre, pikërisht siç është portretizuar ky realitet në seritë e filmave “Matriks”. SEKRETI MË I MADH  lajmëron se jemi në kulmin e një ndryshimi të pabesueshëm global. Një udhëkryq, në të cilin merren vendime, që do të ndikojnë jetën mbi Tokë në të ardhmen e asaj që e quajmë kohë. Mund t`i hapim kat më kat portat e burgjeve mendore dhe emocionale, që e kanë kufizuar gjininë njerëzore për mijëra vjet. Ose mund t`u lejojmë atyre, që e ushtrojnë atë kontroll, që t`i përmbushin planet e veta, duke e katandisur çdo burrë, çdo grua dhe çdo fëmijë mbi planet në një gjendje skllavërie mendore, emocionale, shpirtërore dhe fizike, nëpërmjet një qeverie dhe një ushtrie botërore, një banke qendrore, një monedhe të vetme dhe me mbështetjen e një popullsie të pajisur me mikroçipë. Krijimi i një kontrolli të centralizuar global të politikës, të ekonomisë, të bankave, të forcave të armatosura dhe të mediave është duke u përshpejtuar nga ora në orë. Aplikimi i mikroshipëve ndaj popullsisë është sugjeruar tashmë, madje, në shumë raste, tashmë është në veprim. Çdo vënie në veprim e planeve të fshehta është paraprirë gjithmonë nga një periudhë kohe, në të cilën, ajo çka ka mbetur e fshehtë, duhet të dalë në sipërfaqe, me qëllim që të bëhet e njohur përfundimisht në realitetitn material. Kjo është saktësisht ajo në të cilën jemi të pranishëm tani: mjafton të mendosh për shpërthimin e shkrirjeve midis bankave botërore dhe perandorive industriale, për shpejtësinë me të cilën kontrolli politik dhe ekonomik centralizohet nëpërmjet Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Marrëveshjes Shumëpalëshe mbi Investimet, dhe një deti me organizma të tjera globalizuese si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe samitet e G-7/G-8-ës.>>

Teoria më interesante e sjellë nga Icke në këtë libër është se, prapa këtij centralizimi të vazhdueshëm e të koordinuar qëndron një fis familjesh të lidhura në krushqi nëpërmjet tyre, prejardhja e të cilave mund të zërë fill në Lindjen e Mesme dhe të Afërt të kohërave të lashta. Janë nisur prej andej për t`u bërë dinastitë mbretërore, aristokracia dhe kleri i Evropës, para se ta shtrinin pushtetin e tyre në të gjithë botën, mbi të gjitha nëpërmjet Perandorisë së “madhe” britanike. Kjo i ka dhënë mundësinë fisit t`i eksportojë pinjollët e vet pasardhës në të gjithë vendet e pushtuara nga forcat britanike dhe evropiane, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku ata vazhdojnë ende sot të komandojnë. Ka pasur më shumë se 40 presidentë të Shteteve të Bashkuara dhe, 33 prej këtyre, kanë qenë gjenetikisht të lidhur me dy persona, me mbretin Alfredi i Madh i Anglisë dhe me Karlin e Madh, monarkun e famshën francez të shekullit IX. Në harkun e gjithë kësaj kohe, planet e këtij trungu, apo kësaj race, janë zbatuar gradualisht, gjersa sot është arritur në shkallën që është i mundur një kontroll global i centralizuar.>>

Dhe, siç do ta shohim në këtë libër, ata që prej mijëra vjetësh përdorin këto metoda me qëllimin për të kontrolluar, janë pjesëtarë të së njëjtës forcë, të të njëjtit fis e të të njëjtit gjak, që ndjek një plan me afat të gjatë, i cili tani është duke mbërritur në një pikë vendimtare. Shteti fashist global rri varur kërcënueshëm mbi ne. E, megjithatë, nuk duhet të jetë medoemos kështu. Pushteti i vërtetë qëndron në duart e shumicës, jo të pakicës. Madje, në brendësi të çdo individi ekziston një pushtet i pakufishëm. Jemi kaq të kontrolluar, jo sepse nuk kemi pushtetin për të vendosur mbi fatin tonë, por sepse heqim dorë prej atij pushteti në çdo minutë të jetës sonë.>>

Kur ndodh ndonjë gjë që nuk na pëlqen, themi “Po tani çfarë do të bëjnë?”. Në këtë pikë, ata që e kanë krijuar fshehurazi problemin që nga fillimi, i përgjigjen kësaj pyetjeje duke propozuar një “zgjidhje” – centralizim më i madh i pushtetit dhe gërryerje e lirisë. Nëse dëshironi t`i jepni pushtete më të mëdha policisë, shërbimeve të sigurimit dhe forcave të armatosura dhe doni që të jetë vetë populli ai që t`jua kërkojë, atëhere krijoni mundësinë që të rriten krimet, dhuna e terrorizmi dhe, në atë pikë, të realizoni qëllimet tuaja, do të jetë si një lojë fëmijësh. Sapo njerëzit të jetojnë me frikën se do të vidhen, do të sulmohen, apo do të bombardohen, do t`ju kërkojnë të privohen nga liria e tyre, për të përfituar mbrojtjen tuaj nga ajo që ju vetë i keni shtyrë t`i tremben përmes manipulimit. Atentati i Oklahomës është një shembull klasik i kësaj. David Icke e quan këtë teknikë “problem-reagim-zgjidhje”. Krijoni problemin, nxitni reagimin në valën “duhet bërë diçka”, dhe pastaj ofroni zgjidhjen. Kjo përmblidhet mirë në moton masonike “Ordo ab chao”, rregulli nga kaosi. Krijoni kaosin dhe pastaj tregoni rrugën për të rivendosur rregullin. Rregullin tuaj.>>

Autori e përkufizon kontrollin mendor si manipulimin e mendjes së një njeriu, që e shtyn të mendojë dhe, për rrjedhojë, të veprojë, saktësisht në mënyrën e dëshiruar prej jush. Mbi bazën e këtij përkufizimi, çështja nuk është se sa njerëz janë të kontrolluar mendërisht, por sa pak janë ata që nuk janë të kontrolluar. Të gjithë jemi, në një nivel pak a shumë të madh. Kur bindemi nga reklama, apo nga trillimet gazetareske, për të blerë diçka, që në realitet nuk e duam, apo nuk na shërben, rezultojmë mendërisht të kontrolluar. Kur lexojmë apo dëgjojmë një histori të re të paraqitur në mënyrë tendecioze dhe lejojmë që ajo të ndikojë perceptimin tonë për një njeri apo për një ngjarje, rezultojmë mendërisht të kontrolluar. Mendoni për stërvitjen e forcave të armatosura. Është kontroll i pastër mendor. Që ditën e parë të thuhet se duhet t`u bindesh pa kushte urdhërave dhe, nëse ndonjë kokëgdhë me kapelën me majë të thotë të qëllosh kundër njerëzve, të cilët nuk i ke parë kurrë dhe për të cilët nuk di asgjë, duhet t’u shtiesh atyre pa kushte. Kjo është mendësia “Si urdhëron, zotëri”, që mbush edhe botën jo ushtarake. “Hëm, e di që nuk është e drejtë, por shefi më tha ta bëja dhe nuk kisha rrugëzgjidhje”. Nuk kishe rrugëzgjidhje? Nuk ndodh kurrë të mos ketë rrugëzgjidhje. Ka zgjidhje që do të na pëlqente t`i bënim dhe zgjidhje që do të na pëlqente më pak t`i bënim. Por nuk ndodh kurrë të mos ketë rrugëzgjidhje. Të thuash një gjë të tillë do të thotë vetëm të kërkosh një tjetër justifikim.>>

Në këtë libër David Ickee  ripërshkon historinë e trungut, apo racës, të familjeve të lidhura në krushqi midis tyre, që sot kontrollon botën dhe do t`ju zbulojë natyrën e vërtetë të Urdhërit të Ditës Globale. Ai dëshiron të nënvizojë faktin se ajo mbi të cilën do të hedh dritë është një seri planesh, jo një komplot si i tillë. Komploti realizohet në çastin kur njerëzit dhe ngjarjet manipulohen me qëllim për të siguruar realizimin e atyre planeve. Këto komplote marrin tri forma kryesore: komploti që i drejtohet heqjes qafe të personave dhe të organizatave, të cilat përbëjnë një kërcënim për vëvien në zbatim të Urdhërit të Ditës (vrasja e Dajanës, princeshës së Uellsit); komploti që ka për qëllim të vendosë në poste pushteti njerëz që do të kontribuojnë për vënien në zbatim të Urdhërit të Ditës (Xhorxh Bush, Henri Kisinger, Toni Bler e të tjer&eumlsmiley; dhe komploti që synon të krijojë ngjarje, të cilat do ta shtyjnë opinionin publik të kërkojë që Urdhëri i Ditës të futet përmes strategjisë problem-reagim-zgjidhje (luftëra, atentate terroriste, kriza ekonomike). Në këtë mënyrë të gjitha këto ngjarje, në dukje të palidhura me njëra-tjetrën dhe të gjitha këto manipulime bëhen aspekte të të njëjtit komplot, që synon të fusë vetë Urdhërin e Ditës.>>

Në muajt dhe në vitet që do të pasojnë, - thotë David Icke, -  sa herë që do të merrni në dorë ndonjë gazetë, do të ndizni televizorin, apo do të dëgjoni fjalimin e ndonjë lideri politik, ose të ndonjë industrialisti, do të ndeshni po ato informacione të paraqitura këtu. Mundeni ta bëni tashmë, nëse jeni të vetëdijshëm për mashtrimin. Shikoni disa libra të mi të mëparshëm dhe veprat e studiuesve të tjerë në harkun e dhjetëvjeçarëve të fundit dhe do të vini re se ajo që ata kanë parashikuar është tashmë duke ndodhur. Nuk është fjala për ndonjë profeci, por thjesht për vetëdijen e ekzistencës së Urdhërit të Ditës. Kjo do të thotë se në vitet e ardhshëm do të realizohet një shtet fashist global? Kësaj pyetjeje mund t`i përgjigjesh vetëm me një tjetër pyetje: dëshirojmë të bëhemi njerëz, apo do të vazhdojmë të jemi dele?>>

> >

> >

> >

> >

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).