Lionel Mesi, fitues i “Topi i Artë 2009″

NGA GAZETA SPORTI SHQIPTAR

 
Ishte ora 21.20, natën e fundit (të hënën), në kodrat e Barcelonës, kur Denis Chaumier, redaktor drejtues i “France Football”, ka njoftuar se Lionel Messi ka qenë i emëruar nga 96 anëtarët e jurisë si fitues i “Topi i Artë 2009”. Një plebishit i vërtetë. Për më tepër, pasi Mesi është lojtari më i mirë në historinë e zgjedhur, madje edhe para se të caktohej si i tillë Mishel Platini, në vitin 1984. I veshur me xhinse dhe një xhup të gjelbër me të bardhë, sulmuesin argjentinas të Barcelonës e shikojmë për shumë minuta me një buzëqeshje të fiksuar në fytyrë, që tregon gëzimin e ligjshëm për këdo në një rast të tillë. Pranon t’i bësh komplimenta të tilla, se është një “gjeni” në futboll, me veprimet që kryen, por yll jo. “Leo është një person i thjeshtë, krejt normal”, - na kishte thënë vëllai i tij, Rodrigo, disa minuta para se të takoheshim, përmes telefonit, derisa i dha fund një bllokimi në trafikun e madh të periferisë së kryeqytetit katalanas. Ora ishte vetëm diçka mbi 20.30, era frynte e fortë përjashta, ndaj vendosëm ta takonim në shtëpinë e tij, mjaft të madhe. Menjëherë na qerasi me një aperitiv, duke na konsideruar si miqtë e tij të familjes, jo si të bëhej fjalë për një ceremoni solemne, të denjë për lojtarë si ai, gati për t’u dekoruar si fituesi i “Topi i Artë 2009”. Leo ishte pak i lodhur nga “El Classico” e ditës së mëparshme, ndaj po relaksohej, duke parë ritransmetimin e kësaj ndeshjeje të madhe në një ekran gjigand, që ishte vendosur përballë divanit ku qëndronte i ulur. Por, sapo trokasim në derë, ai ngrihet vetë dhe na qeras e na uron mirëseardhjen, madje mbush tërë atë hapësirë të shtëpisë me seriozitet absolut. Përveç kësaj, dëgjojmë disa zhurma nga kuzhina, klithmat e një fëmije dhe një qen që leh. E tëra kjo është jeta e shtëpisë së “star”-it të Barcelonës. Asgjë për t’u dukur. “Topi i Artë 2009” është mjaft i matur, kurrsesi një narcisit, pavarësisht famës së madhe që ka në tërë globin. Vetëm dy fotografi të tija, të varura mureve të dhomës në ndenjes, disa trofe personalë mbi TV, këto përbëjnë “kabinetin” e tij. Mesi kërkon pak pushim, duke biseduar lirshëm, para se të bëjë intervistën e rastit para kamerës sonë. Preferon të shfletojë si fillim librin e “Topi i Artë”, tashmë 50-vjecar, shikon dhjetëra fotografi të paraqitura nga redaktori i “France Football”, Denis Chaumier, më pas na falënderon ngrohtësisht. Këtu nis edhe rrëfimi i gjatë i tij, i zakonshëm dhe ekskluziv, si gjithmonë, në të tilla raste….
Votim plebishitar
Pothuajse unanimisht, 96 anëtarët e bordit votuan për sulmuesin e Barcelonës, që arritën në 473 pikë, nga 480 të mundshme. Një vjeshtë më pak pompoze se vitet e tij të kaluara, gjatë performancës zhgënjyese në ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për “Kupën e Botës 2010”, sikur e kishte eklipsuar paksa yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Megjithatë, nga të gjithë konsiderohej si rivali më dinjitoz për ta bërë të vetin “Topi i Artë 2009”. Kësisoji, ishin ringjallur shumë së fundi zërat për kurorëzimin e tij. Juria ka vlerësuar më shumë se gjithcka rolin e Mesit në suksesin e shumëfishtë dhe të gjithanshëm të Barçës këtë vit: Katalanasit kanë fituar kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit në Spanjë dhe, veçanërisht Ligën e Kampioneve, ku Mesi ishte shënuesi i 9 golave në në 12 lojëra të zhvilluara në “Champions”. Argjentinasi shtatshkurtër ishte një golashënues i lartë edhe në “La Liga”, sezonin e shkuar, sepse Lionel Messi shënoi 23 herë, duke e bërë kështu golashënuesi i dytë më i mirë te Barça (Championship), pas Samuel Eto’o (30 gola). Me këto shifra të lakmueshme për këdo, por edhe arritjet e tij teknike, Leo ka fituar.
Lionel Mesi është pra fitues i “Topi i Artë 2009”. Eshtë lojtari i shtatë nga FC Barcelona, që e fiton këtë çmim. Gjashtë fituesit e mëparshëm të Barcelonës janë: Luis Suarez (1960), Johan Cruyff (1973 dhe 1974), Hristo Stoiçkov (1994), Rivaldo (1999) dhe Ronaldinjo (2005). Klubi katalanas vjen kështu pas dy klubeve italiane, AC Milan dhe Juventus (nga 8 “Topa të Artë” secili).

Një kurorëzim historik! Asnjëherë në historinë e “Topi i Artë 2009”, organizuar nga revista prestigjioze franceze “France Football”, një fitues nuk ka qenë i kurorëzuar me një diferencë të tillë pikësh nga rivalët e tjerë të nominuar në “Top 10”. Pas tij ka ardhur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u zgjodh “Topi i Artë” në vitin 2008. Pas fitimit të këtij çmimi, editorialë të shumtë kanë pushtuar mediat sportive të kontinentit, ku spikasin tituj të tillë: “Mesi-hu i ri ka ardhur”; “Master i lojës, mjeshtër i sondazhit”; “Mbret, një vit i ri”; “Shpërthyes, i paparashikueshëm, destabilizues”; “Dhe papritmas u bë gjigand”; “ABC-ja e Mesit”; “Mass 1-0 Ronaldo” etj.

3 Komente

smiley

 

10 milionë për të shkrirë Partizanin?!SPORTI SHQIPTAR ONLINE | 02/12/2009 | SPORT | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Klubi që ka shkruar historinë e sportit shqiptar tashmë nuk ekziston, i ka mbetur vetëm stema

Një nga çështjet më të përfolura dy sezonit e fundit,"Partizani", duket se do të vijojë të mbetet e tillë për aq kohë sa shteti dhe federata nuk do të ndërhyjnë për ta shpëtuar këtë emër të madh të futbollit shqiptar. Partizani stërvitet në klub vetëm për mëshirë të ish-pronarëve, që i kanë blerë terrenet sportive për një shumë qesharake për vlerën që kanë realisht. 100 milionë lekë të vjetra ka kushtuar shkrirja fizike e Partizanit.

Themi kështu se Partizani ka vetëm emrin dhe ata futbollistë të papaguar, të cilët duhen falënderuar për sakrificën që bëjnë thjesht për mbajtur gjallë shpresën e tifozëve për rikthimin e madh. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, ka zbuluar në një bisedë me mediat sportive që me dokumente terrenet e klubit "Partizani" janë blerë për 10 milionë lekë: "Klubi "Partizani", sipas dokumenteve, është privatizuar. Forma e privatizimit është parashitje pronarëve të vjetër. Ministria e Mbrojtjes e ka nxjerrë për privatizim, që është kryer nga Ministria e Ekonomisë. Kjo ministri ka zbatuar procedurën e privatizimit, duke pyetur për shitjen ish‑pronarët.

Janë disa familje me shumë pjesëtarë që e kanë blerë klubin, me sa kam kuptuar nga dokumentet, për 100 milionë lekë të vjetra (më shumë mundësi, 80 për qind është blerë me bono privatizimi)." Javët e fundit pronarët kanë nisur meremetimin e ambienteve, për t'i shfrytëzuar me qira.

Drejtuesit e kuq duhet "t'i falënderojnë" këta pronarë, që po lejojnë zhvillimin e stërvitjes në terrenet e klubit. Prodani është shprehur se nuk ekziston më klubi "Partizani": "Familjet që e kanë blerë klubin kanë depozituar në FSHF një kërkesë për t'i ndihmuar për mënyrën e menaxhimit, pasi duan ta shfrytëzojnë me qira për objekte sportive. Mund të shkojnë skuadra të ndryshme të qytetit të Tiranës për t'u stërvitur atje.

Mund të themi që nuk ekziston më klubi "Partizani". Gjithmonë bëhet fjalë për terrenet." Rasti "Partizani" është shembulli më i mirë i keqfunksionimit të privatizimit të këtij klubi. Lojtarët kanë gati dy vjet pa u paguar, çka ka ndikuar edhe në rënien në kategorinë e parë.

FSHF po bën përpjekje për të sjellë në Shqipëri konsulentë të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët do të këshillojnë Qeverinë Shqiptare për procedurat e privatizimit të skuadrave të futbollit. Në Shqipëri momentalisht janë bashkitë ato që mbrojnë interesat e klubeve, ndërkohë që biznesmenë të ndryshëm janë thjesht sponsorë.

 

"Partizani është një shoqëri e privatizuar 100%. Mosfunksionimi i kësaj skuadre e ka detyruar ministrinë të hezitojë në formulimin e procedurës së privatizimit të klubeve. Privatizimi 100% ka sjellë këto rezultate negative, që shkojnë deri aty sa të rrezikohet humbja e emrit. Personalisht mendoj që si Partizani dhe Dinamo duhej të ishin të Bashkisë së Tiranës. Presidenti Xhani tashmë ka të privatizuar vetëm stemën.

Juridikisht, sipas meje, kjo është një çështje e komplikuar. Kompania që ka blerë Partizanin trajtohet si tregtare, prandaj duhet pasur shumë kujdes që privatizuesit e klubeve të trajtohen si kompani sportive," - është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani. 

 

 E para se seshte nga fshati yne smiley 

E dyta, duke pare se kohet e fundit artikujt ose dalin vone, ose sdalin hic, thash eshte aq i rendesishem si lajm sa ta fus jashte rradhe.

Lojtaret 2 vjet pa u pagu.. smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).