Lajmet Skiç - Narkomani në gjendje më të mirë se prodhuesi i drogës

KORÇË - Edhe pse vuan një varësi të plotë nga kanabis sativa, i droguari Peçi Kllazi nga qyteti i Korçës jeton më i sigurt, më i shëndetshëm dhe më i kënaqur me jetën se pothuajse të gjithë fermerët shqiptarë që merren me kultivimin e bimës kriminale të kanabis sativas. Peçi Kllazi na tregon se ai tymos rreth 50 cigare marijuana në ditë dhe për shkak se është shumicën e kohës spatë, e ka të pamundur të punojë si gjithë të tjerët. Kohën e kalon në apartamentin e tij të ndyrë, por të ngrohtë. Por ama të paktën Peçi Kllazi nuk e kalon ditën hip një kodër e zbrit një kodër, duke mbjellë e duke krasitur, duke ruajtur e duke ujitur parcelat me kanabis sativa. Në rast se z. Kllazi vendos ta lërë marijuanën, Korça i siguron verë, raki dhe shoqëri të mirë për ta ndihmuar. Ndërsa kultivuesi i mjerë i kanabis sativës ka 7 fëmijë dhe kokën e ka në trastë.

 

BETEJA TELEVIZIVE PËR TË DIELËN
TIRANË - Pas një viti të egër konkurence që ka kushtuar dhjetra miljonë lekë të reja dhe shumë gjak, djersë dhe mund - dy kanalet televizive më të mëdha në vendin tonë kanë vendosur ta zgjidhin betejën për të Djelën me anë të një dueli me pistoleta mes Adi Krastës dhe Ardit Gjebresë. "Propozimi gjenial ishte sigurisht i imi," - na thotë duke buzëqeshur i vetëkënaqur drejtori, pronari dhe padroni i televizionit Klan z.Frangaj. "Ai Adi do rrahur tre herë në ditë, po nuk donte Arditi." Në javët e shkuara, Klan dhe Top-Channel kanë bërë akuza dhe kundër akuza mbi jetët personale të dy prezantuesve. Top-Channel e ka damkosur Ardit Gjebrenë si të përkëdhelur të diktaturës, ndërsa tv Klan vlazhdimisht ka akuzuar Adi Krastën për dhunë kundra partnereve dhe si një pervers që lahet lakuriq.

31 VJECARI LËVIZ GJYMTYRET ME FORCËN E MENDJES
KAVAJE - 31 vjeçari nga qyteti i Kavajës Arkimed Llozi është një rast i veçantë. I riu ka aftësinë që duke përdorur mendjen të lëvizë gjymtyrët dhe trupin në pozicione të ndryshme. “E gjitha për mua filloi në një moshë fare të vogël,” tregon Llozi. “Qysh në moshën dyvjeçare e kuptova se nuk isha si të gjithë fëmijët e tjerë. Unë arrija të lëvizja gishtat e duarve përpara se të mësoja të flisja.” Për t’i provuar aftësitë e tij të pazakonta për të lëvizur gjymtyrët me forcën e mendjes, Arkimed Llozi përqëndrohet dhe arrin të zgjasë njërin gisht drejt butonit që ndez televizorin. Pas një koncentrimi të fuqishëm, ai ia del, televizori ndizet dhe të pranishmit shpërthejnë në një reagim që është diçka midis mahnitjes dhe habisë. Arkimed Llozi na tregon se në të ardhmen ka ndërmend të përqëndrohet që me fuqinë e mendjes të lëvizë edhe këmbët në mënyrë të tillë që të mund ta transportojë trupin e tij nga një vend në tjetrin. Ky fenomen I ri ka marrë emrin “ecje”.

LOKALI QË MË PARË ISHTE INTERESANT, TASHMË ËSHTË BËRË I MËRZITSHËM
Qyteti Studenti - 23 Vjeçarja Mimoza Kërkuçka, studente e fakultetit juridik në universitetin e Tiranës është njëra prej dëshmitëve që konfirmojnë se lokali në qendër të qytetit studenti që vitin e kaluar ishte vendi i preferuar për orët e gjata të kafesë, këtë vit ka marrë fund si ambient. "Kur u futa në shkollë para një viti, ky ishte lokali më i lezeçëm në Qytet Studenti. Kurse këtë vit është mbushur me këta që kanë ardhur në vit të parë. S'e kuptoj çfarë i ndodhi si lokal, po për mua ka vdekur si ambient. Vjet kanë pasur edhe muzikë shumë të mirë, ka pas këngë që ishin në majat e hit paradës atëhere, kurse tani luajnë vetëm muzikën e fundit. S'ka fare ndonjë këngë nga vjet dmth. Prandaj s'më pëlqen."

20 VJEÇARJA, ARROGANTE ME PËRDORIMIN E SHKALLËS
TIRANË - Në ditën e dytë të lyerjes së shtëpisë, 20 vjeçarja nga Tirana, Makarena Shala ka arritur një nivel të lartë arrogance me mënyrën sesi përdor shkallën e aluminit me dy këmbë. "Kur nisi të lyente apartamentin dje, hipte në shkallë me hapa të lehtë dhe mbahej fort kur e ngjiste, kurse tani hypën nga ana e gabuar e shkallës, me dy kova bojë njëherësh. I thyen rregullat e sigurisë se i duket vetja që nuk mund të bjerë," - na tregon komshiu i Makarenës, Përgjim Buzi. "Unë e di ç'flas se e kam vëzhguar vajzën gjithë kohën. Jam skandalizuar kur njërën këmbë e mbate në shkallë, tjetrën në parvaz të dritares. Ky veprim i thyen gjithë rregullat e sigurisë. Shpresoj të mos bjerë nga shkalla, sepse ajo është një vajzë e bukur... e bukur. Ke qejf ta vëzhgosh gjithë ditën."

6 Komente

kanë vendosur ta zgjidhin betejën për të Djelën me anë të një dueli me pistoleta mes Adi krastës dhe Ardit Gjebresë.

yeah man, the last episode was a nice one. smiley

Unë dje e pashë, po ai ku i erdhën gjithë atë femra në shtëpi atë dite është në top five për mu.

 

Shife pak sa e modhe kjo J.

The Red Hot Chili Peppers filed a lawsuit on November 19, 2007[14] against Showtime Networks over the name of the series, which is also the name of the band's 1999 album and hit single. They state in the lawsuit that the series "constitutes a false designation of origin, and has caused and continues to cause a likelihood of confusion, mistake, and deception as to source, sponsorship, affiliation, and/or connection in the minds of the public".[15] Pointing to Dani California, a character who appears in both the series and three songs by the Red Hot Chili Peppers (including Californication) as well as confusion when shopping for their album and that of the series soundtrack, the band members are seeking unspecified damages. They are also requesting that a new name be found for the TV show.[15] Showtime Networks is expected to argue that the band did not in fact create the term Californication. They point out that the term appeared in print in Time Magazine in 1972, in an article called The Great Wild Californicated West.[16] Canadian art-rock band the Rheostatics also released an album called Whale Music in 1992, with a song called "California Dreamline". In this song, the word Californication appears in the phrase "Californication, spooning in the dry sand".[

E kam pa këtë e kam pa. smiley

Veç ktij paragrafit të fundit, do e kenë shtuar vonë:

They point out that the term appeared in print in Time Magazine in 1972, in an article called The Great Wild Californicated West.[16] Canadian art-rock band the Rheostatics also released an album called Whale Music in 1992, with a song called "California Dreamline". In this song, the word Californication appears in the phrase "Californication, spooning in the dry sand".[

Xhipe Dubica dhe Myslim Mamaca jane dy nga personazhet me te njohur sot ne boten e varravingos ne Tirane..... ata kane vendosur qe me xhiron e tyre kot se koti neper rruget e Tiranes ti sensibilizojne qytetaret se kjo peripato behet per te provuar se pluhuri dhe smogu prezent ne Tirane ka nje dhe vetem nje qellim. Ndihmon njerezit ne pershpejtimin e vdekjes se tyre me keto metoda moderne bashkekohore...... Dubica dhe Mamaca me kete gjest te larte qytetarie duan ti thone edhe faktorit nderkombetar se ne kemi nje standart me te larte se Evropa dhe nuk pranojme asnje shtet tjeter ne Unionin Shqiptar pa plotesuar disa kushte:

1. Mbledhja e plehrave te behet me torba dhe jo me qese plasmasi.

2. Zgjedhjet e presidentit te behen me shortin, koke a pil.

3. Sharjet ne parlament te behen me rob shpie dhe jo me liber shpie.

4. Shqiperia te jete i vetmi vend ne Evrope per lejimin e martesave Gay. 

5. Trahanaja te shpallet gjelle Evropiane dhe ne vend te dyte te jete Paparja. 

Keto jane sa per fillim...me pas shohim e bejme...... 

 

Dylberi dhe Hajdari bashke me nje grup shokesh ( Dorevaruri,Druvari,Koke.ari,dhe Genci) vendosen te protestonin ne fshatin e tyre Doratina per shkak se nuk kishte asnje vajze siper 12 vjec dhe poshte 65 vjec. Ata thane per televizionin e fshatit te tyre se kjo mungese e theksuar po e conte fshatin e tyre drejt rrenimit. Njekohesisht u bene apel qeverise qe te marri masat perkatese per ekuilibrimin disi te situates pasi nuk mund te vazhdohej vetem me Doratinen. Ne nje komunikate per shtyp te qeverise, zedhenesja tha se problemi per Dylberin,Hajdarin,Dorevarurin,Druvarin Koke.arin dhe Gencin zgjidhej thjesht fare...Mjafton qe te paraqiteshin ne tubimin madheshtor te partise demokratike. Aty me siguri do gjenin vajza mbi 12 vjec dhe me te vogla se 65 vjec.

 Oh te marrte e mira te marrte. Kam qesh me te gjitha pjeset, kesaj rradhe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).