Lajmet skiÇ - 4/12/09 - Vajzat e Firmës ankohen për mosdiskriminim seksual

VAJZAT E FIRMES ANKOHEN PER MOSDISKRIMINIM SEKSUAL
DURRËS -  Disa nga vajzat e punësuara në një kompani lëngjesh frutash në qytetin e Durrësit nënshkruan një ankesë publike ndaj menaxherit të këmpanisë Florjan Frroqi ku e akuzojnë zotërinë në fjalë për mos-diskriminim seksual. "Z. Frroqi është i gatshëm të shtrihet me cilëndo që i del përpara," - thotë drejtoresha e departamentit të luleshtrydheve Lapardhake Lala. "Ai shkon si me Rezin tek Dardhat edhe me Mirelën në repartin e Karrotës. Që të dyja këto nuk janë gjë as si sy as si moral. Kjo tregon se në këtë firmë ka një mos-diskriminim seksual pothuajse kriminal. Z. Frroqi është goxha djalë, menaxher, i pashëm - duhet ta mbajë veten në standard më të lartë se këto të dyja." - përfundon Lapardhake Lala.

 

PERPJEKJE TE PAMJAFTUESHME PER TE NDALUAR FEMIJEN TE HAJE NJE BISHT CIGAREJE
TIRANË - Ndërsa priste autobuzin urban të linjës kombinat-Kinostudio në zonën e 21 Dhjetorit, Alket Kllapia ishte dëshmitar i skenës ku dyvjeçari Benito Memushi kapi një bissht cigareje nga trotuari dhe e futi në gojë. "Mos e fut në..." ishte gjithçka që Alket Kllapia mundi t'i thotë dyvjeçarit Memushi ndërkohë që e ëma e foshnjes ishte anagazhuar në një bisedë dy metra më larg. "Nuk haet...". Përpjekja qytetare e Alket Kllapisë megjithëse e sinqertë ishte tepër e dobët dhe e pamjaftueshme. "Do të kisha bërë më shumë nëse do të kishte qënë ndonjeë copë xham apo teneqe," - tregon Kllapia.

 

ITHTARI I KAPITALIZMIT NUK PRANON NDIHMEN SOCIALE
KAVAJË - Edhe pse i ka humbur të dy duart dhe njërën prej këmbëve në një aksident të rëndë qysh në muajin mars të këtij viti, ithtari i kapitalizmit të rreptë, Bedri Qimja nuk pranon të shkojë në zyrat e asistencës sociale. "Në asnjë mënyrë zotri. Unë (edhe pse pa këmb&eumlsmiley nuk mund t'i shkel parimet." - shprehet zoti Qimja për "Klubin e mëngjesit", -" unë besoj në ekonominë e lirë që bazohet në garën e individëve. Kush është më i aftë punon më shumë dhe nuk ka pse paguan për fatkeqsinë që më ka ndodhur mua. Vërtet kam mbetur pa këmbë e pa duar, e s'jam më i zoti për asgjë përveçse një gjëje... por nuk kam asnjë të drejtë t'i bie në qafë të tjerëve." Bedri Qimja na tregon se ka ndërmend të shesë apartamentin e tij për tu paguar një azil por nuk do të kërkojë asnjëherë ndihmë sociale.

 

BËN DASHURI PER TA NDIHMUAR
VLORË - Albi Noçkaholli, student i vitit të katërt të degës së juridikut në Universitetitetin "Ismail Qemali" në Vlorë pati mirësinë të mërkurën të bënte dashuri me studentetn e viti të parë Financë Alma Kapa. "Alma duket që është vajzë pa siguri në vetvete dhe që ka nevojë për vëmendje mashkullore, prandaj mendova që ta ndiohmoj duke bërë dashuri me të," na tregon z. Noçkaholli. "Ndoshta ngaqë është nga një zonë rurale e vendit, ka komplekse dhe nuk i pëlqen vetja. Fakti që ka kryer marrdhënie me nje djalë si unë do i bëjë shumë mirë karakterit të saj." Noçkaholli ka vendosur që të mos e takojë më Almën dhe të mos pranojë asnjë telefonatë prej saj. "Kjo do t'i bëjë mirë. Vetëm kështu e ndihmoj vërtet, duke i treguar që jeta është e poshtër dhe njerëzit janë të ndyrë." përfundon Albi Noçkaholli.

5 Komente

lol (nuk i paskam degjuar dot keto lajmet e fundit,...me paska shpetuar minuta e 41-te)

Lajmi i fundit, llahtar!  smiley

Në asnjë mënyrë zotri. Unë (edhe pse pa këmb&eumlsmiley nuk mund t'i shkel parimet."

 Pjesa e fundit me 10u tu qesh. Eh, te marrte e mira te marrte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).