Lajmet Skiç - 2/12/09 - Projektligj për të luftuar moshën e tretë

MEDIA INJORON VUAJTJET E TE LIDHURVE ME LITAR
Tirane - Ndërsa kanë treguarnjë zell të madh për të trajtuar lajmet mbi të sëmurët mendorë të lidhur me zinxhir, media shqiptare ka injoruar në mënyrë të plotë vuajtjen dhe poshtërimin e njerëzve të lidhur me litar. "Kjo shoqëri njerëzit e lidhur me litar nuk i shikon, nuk i dëgjon dhe media i përforëcon këto mentalitete." na thotë Tërbonja Hasa nga Mati e cila mbahet e lidhur me litar prej 11 vjetësh. Mbi çështjen prononcohet edhe Aldi Pabrekasi; "Siç u bo ene tradit para dy mujsh, për të kërku ndihm nga shteti ...dmth që të me jepte pension invalidi për gjyshen që invalide është me tërmen, e lidha plakën me litar. Nuk më ka ardh asnji televizion ta xhiroj lajmin!!! Dhe për ketë arsye nuk më ka ndihmu shteti aspak për gjyshen e lidhur."

SHOQATAT MJEDISORE KUNDER KRYEBASHKIAKUT TE TIRANES
Rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të pemëve kanë zhvilluar një protestë paraditen e djeshme përpara bashkisë së Tiranës me parrullën "Ndal terrorit mbi fidanët". Kryetari i i shoqatës "Pemëdashësit shqiptarë", Gani Trungu ka deklaruar për mikrofonët se është një tmerr kjo që po ndodh me fidanët në Tiranë. "Kryebashkiaku Rama po i rrëmben nga ambienti i tyre natyral në male dhe po i mbjell rrugeve të Tiranës. Pema ka nevojë për hapësirë, për shoqëri pemësh të tjera nëpër korie dhe lëndina. Nuk mund të mbillen pemët në rresht për një nëpër trotuare, është krim." - përfundon ai. "Edi Rama është turpi i pemtarisë shqiptare. Ai do njihet gjithmonë si katili që i dënoi pemët tona ta kalojnë jetën rrugëve të Tiranës duke thithur tymin e makinave. Turp!" - shton Fidane Gështenja, sekretare e shoqatës.

GALEAN GARAMIDHI BEN PAUZA PREJ MINUTASH MIDIS MËNGEVE
Elbasan - Gjysmë i shtrirë në krevatin e tij tek pranë dritares 25 vjeçari nga Elbasani Galean Garamidhi bëri një pauzë prej 21 minutash midis mëngës së djathtë dhe asaj të majtë ndërsa vishte këmishën sot në nëngjes. "Po mu flika gjumë" - tha Z. Garamidhi, i cili përveç këtyre nuk tha asnjë fjalë tjetër midis orës 6:38 dhe 7 e një minutë, të mëngjesit të sotëm. Gjatë asaj periudhe Galean karamidhi e kishte përqëndruar të gjithë vëmendjen e tij tek muri përballë të cilin e vështroi intensivisht. Në total për mëngjesin e sotëm, 25 vjeccari 4 herë ishte shumë pranë humbjes së ekuilibrit.

PROJEKTLIGJ PER TE LUFTUAR MOSHEN E TRETE
Duke e pranuar se problemi i pensionistëve sa vjen dhe rritet, Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë këtë të enjte një projektligj që synon ta luftojë këtë shqetësim shoqëror. Ligji i ri do të vërë në dispozicion të qeversië një shumë prej 22 miljnonë eurosh në luftën kundër moshës së tretë. "Problemi i pleqërisë nuk mund të mohohet më gjatë," - shprehet deputetjaj Saimira Pallaska, "ne duhet të bënim diçka përtë luftuar pleqtë dhe ky fond është një shprehje e mirë e vullnetit të kësaj mazhorance për zhdukjen e problemit të pleqve. Sipas projektligjit të propozuar , të gjithë qytetarët shqiptarë mbi moshën 71 vjeçare mund të burgosen deri në tre vjet nëse është shkelja e tyre e parë. Pleqtë që arrestohen për herë të tretë për kalimin e moshës së lejuar mund të marrin edhe dënimin e burgimit të përjetshëm.

NJE QYTETAR I KRYEQYTETIT FALENDEROHET NGA DREJTUESI I EMISIONIT
Qytetarit Briken Brenga që telefonoi mbrëmjen e djeshme një radiostacion lokal ju bë një falenderim shumë i ngrohtë nga moderatorët e emisionit radiofonik 'Faleminderit'. "Feleminderit për telefonatën në studio Briken, përgjigja juaj nuk është e saktë por gjithësesi ne të falenderojmë nga zemra, pikërisht kështu më tha drejtuesi i programit," - na tregon vetë z. Brenga. "Edhe pse nuk fitova u ndjeva shumë i respektuar. Ishte shumë gjë e bukur ajo që bëri ai." Briken Brenga ka mbledhur në një darkë festive të gjithë njerëzit e tij të afërm. Në të kaluarën z. Benga ishte falenderuar vetëm dy herë të tjera. Një herë nën tapën e një shisheje kokakkola dhe nga një klient në lokalin e tij, të cilit i kishte ndezur cigaren në vitin 2003.

2 Komente

ju marte e mira ju marte

"Siç u bo ene tradit para dy mujsh, për të kërku ndihm nga shteti ...dmth që të me jepte pension invalidi për gjyshen që invalide është me tërmen, e lidha plakën me litar. Nuk më ka ardh asnji televizion ta xhiroj lajmin!!! Dhe për ketë arsye nuk më ka ndihmu shteti aspak për gjyshen e lidhur."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).