Kosova në Hagë: Tre shtete pro, një kundër

Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite kanë mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të popullit të saj. Argjentina e ka kundërshtuar atë, duke e cilësuar si shkelje të tërësisë territoriale të Serbisë.

Dita e dytë e shqyrtimit të ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shënon fillimin e paraqitjes së qëndrimeve që shtetet kanë mbi këtë deklaratë.

Vendi i parë që doli në mbështetje të Kosovës ishte Shqipëria, ambasadori i së cilës në Holandë, Gazmend Barbullushi, foli për suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës në vitin 1989.

Ky vendim për heqjen e autonomisë, sipas ambasadori shqiptar, “u pasua me dhunë e represion nga Serbia deri në vitin 1999, duke pasur për synim spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët”.

“Sot Kosova është një shtet multi-etnik dhe i zotuar për parimet e demokracisë. Ajo është shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon” , tha ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi.

Në emër të Shqipërisë, ka folur edhe eksperti Johan Frovein, i cili ka tërhequr vërejtjen se Kosovën deri më tash e kanë njohur 63 vende dhe këto “njohje nuk mund të kontestohen nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”.

Ajo që është e kontestueshme, sipas tij, “është e drejta e Gjykatës Ndërkombëtare për të vendosur mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Zoti Frovein ka thënë se, “edhe nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jepte një mendim negativ për shpalljen e pavarësisë, ajo nuk do të mund të ndryshonte gjendjen faktike në Kosovë”.

Edhe Gjermania ka mbajtur një qëndrim të fuqishëm në favor të Kosovës. Atë e ka prezantuar Suzan Vasum Rainer, e cila ka folur për shkeljen dhe diskriminimin masovik në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe.

Në këtë kontekst, ajo ka vlerësuar se “shpallja e pavarësisë ka qenë në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare”.

“Gjermania konsideron se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit në Ballkan. Shpallja e pavarësisë nuk është bërë nga institucionet e përkohshme, por nga institucionet e zgjedhura në rrugë demokratike, që kanë artikuluar vullnetin e popullit”, ka zonja Vasum Rainer.

Sipas saj, “Kosova është një rast i veçantë” dhe sa për shpalljen e pavarësisë, ajo ka thënë se “e drejta ndërkombëtare nuk është kompetente të vlerësojë, sepse këtë çështje nuk e ka të sanksionuar”.

Edhe përfaqësuesja e Gjermanisë ka pohuar se Rezoluta 1244 nuk përmban asnjë element me anë të të cilit do të mund të ndalonte pavarësimin e Kosovës.

“Shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të Rezolutës 1244. Kosova përmbush kushtet për të qenë e pavarur, sepse ka popullatën, territorin dhe qeverinë e vet”, ka thënë Suzan Vasum Rainer.

Duke e vlerësuar pavarësinë e Kosovës si një gjendje faktike, e cila s’mund të injorohet, përfaqësuesja e Gjermanisë ka thënë se “parimi i vetëvendosjes në rastin e Kosovës është i pranueshëm si zgjidhja e fundit dhe e vetmja e mundshme për shkak të diskriminimit, shkeljeve masovike dhe të të drejtave të njeriut”.

Për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet e rajonit, zonja Vasum-Rainer ka thënë se kjo ka dëshmuar faktin se këto vende i besojnë aftësisë së Kosovës për t’i kontribuar stabilitetit.

Në mbyllje, ajo ka ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke e cilësuar atë si “ushtrim të së drejtës për vetëvendosje të popullit gjerman”.

Oratori i radhës ka qenë ambasadori i Arabisë Saudite në Holandë, Abdullah Al -Shagrud.

Ai ka thënë se duke njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite ka respektuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për të qenë i pavarur, duke i kontribuar stabilitetit në rajon.

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite ka ftuar GJND-në që të ketë parasysh faktin se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit të vendit dhe të rajonit.

Në seancën e sotme, ishte vetëm Argjentina ajo që e ka kundërshtuar shpalljen e pavarësisë. Përfaqësuesja e saj, Suzana Ruiz Çeruti, e ka cilësuar deklaratën e pavarësisë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Argumentimin e saj ajo e ka bazuar në, siç ka thënë, faktin se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në harmoni me Rezolutën 1244, sepse kështu është ndërprerë procesi politik që do të sillte deri tek marrëveshja ndërmjet dy palëve, si zgjidhje e vetme e mundshme dhe e pranueshme”.

Zonja Çeruti ka pohuar se “dokumenti nga Ramubeja nuk parasheh të drejtën e pavarësimit të Kosovës”.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka shtuar se “shkelja e të drejtave të njeriut nuk justifikon të drejtën e shkëputjes së një vendi, por vetëm rikthimin e këtyre të drejtave të shkelura”. Për dallim nga folësit tjerë, ajo ka thënë se është pikërisht GJND-ja ajo që është kompetente të vendosë për këtë çështje.

”Pavarësia e Kosovës ka shkelur parimin e integritetit territorial dhe nuk është në harmoni me të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka konkluduar përfaqësuesja e Argjentinës, Suzana Ruiz Çeruti.

Ndryshe, janë gjithsejt 28 shtete që kanë deponuar qëndrimet e tyre deri më tash, për dhe kundër deklaratës së pavarësisë. Të enjten, në seancën dëgjimore do të paraqitet fillimisht Austria, pastaj Azerbajxhani, Bahreini dhe Bellorusia.

Dita 1

ditën e parë të këtij procesi, Kosova dhe Serbia kanë dhënë të dyja argumentet e tyre mbi ligjshmërinë apo jo të deklaratës së pavarësisë.

“Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon”, ka tërhequr vërejtjen shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, në fjalën e tij.

Ai ka nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë”.

Dushan Batakoviq ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit serb, ka thënë se “deklarata e pavarësisë paraqet shkelje flagrante të sovranitetit dhe të integritetit territorial”. Ai megjithatë ka shtuar se “Serbia do të kërkojë zgjidhje fleksibile dhe praktike për Kosovën”.

Interesim të madh kanë zgjuar edhe ekspertët e të dyja palëve, emra të njohur botërisht në fushën e së drejtës ndërkombëtare.

Mbrojtësi i argumenteve të Serbisë, Andreas Zimerman, ka pohuar se “Rezoluta 1244 ka qenë garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Rezoluta 1244 nënkupton që çdo zgjidhje të jetë e harmonizuar ndërmjet dy vendeve, pra Kosovës dhe Serbisë”.

Daniel Milller ndërkaq, nga ekipi i mbrojtësve kosovarë, ka thënë se “ligji ndërkombëtar mund vetëm të regjistrojë faktin e Kosovës së pavarur, e cila disponon territorin dhe popullatën e vet. E drejta ndërkombëtare nuk saktëson nëse shpallja e pavarësisë është e ligjshme ose e paligjshme”.

6 Komente

eshte e habitshme dhe njekohesisht absurde menyra se si ky argumenti i sovranitetit te nje shteti ende perdoret si i vlefshem prej pales pro-serbe. A thua valle se sovranitet territorial perkthehet si e drejta e nje shteti te eliminoj edhe shprengul nje grup popullsie prej vendit te vete? Sipas pales serbe, pergjigja eshte afirmative.

e kane te humbur kete loje nqs vazhdojne e luajn me karta te djegura. historia ka hecur dhe normen e sovranitetit territorial e rivalojne norma te tjera si ajo e te drejtave humanitare qe i ka renjet ne deklaraten universale edhe levizjen e te drejtave civile te viteve 60 ne amerike.. ("injustice anywhere is threat to justice everywhere&quotsmiley.. edhe norma e nderhyrjes humanitare (Humanitarian Intervention), edhe norma e vete-determinimit. Kshtu qe loja sot nuk luhet me me nje karte por me disa. Karta e sovranitetit territorial eshte e djegur me vetvete.. dhe serbet kete e dine shume mire, por thuaj se s'kane ca kartash te tjera te perdorin, mgjth prape.. dicka me thoshte se mund te kishin nje as ne menge.

E kane humbur... Kosova or Twino, sinqerisht, vetem nje vend ka. Te bjere ne "priten" gravitacionale te Shqiperise. Sado e ka mbajtur dhe kerkon ta mbaje serbi, Kosova ka per ta rraskapitur perhere per vdekje.

E vetmja zgjidhje, e natyrshme, jo politike, jo juridike, jo per te luajtur ne shqiptaret letrat sa me ne favor tonin per ndonje arritje gjeostrategjike... Kosova duhet te bashkohet me gjysmen tjeter te Shqiperise. Nuk shoh asnje gje te natyrshme ne Kosoven e "pavarur"... Jemi i njejti popull. 1.

.................

Serbi e perdor ate karte, dhe nuk eshte fare e djegur ajo.  Ta kesh te qarte. Se nuk duan fuqite e tanishme, te vetmet qe kane dhembe te vertete e jo proteza si germadhat e lindjes; kjo eshte tjeter gje.

Ai thote qe Kosova eshte djepi ku eshte formuar dhe ka lindur kombi dhe kultura jone. Kaq. Kisha ata i meson qe aty i ka zbritur Zoti nga Qielli keta.

Me histori pastaj, ai te del se si eshte banuar Kosova me refugjate shqiptare nga Shqiperia, te kohes se Enverit ngulur ne Kosove fale tolerances dhe bujarise Serbe ne kohen e Titos. Te perdor dhe karten e terrorizmit, te perdor dhe karten e fundit: Slloboja beri gabim, dhe per kete ne u ndeshkuam, po kjo nuk i jep te drejte Kosoves te shkeputet nga ne. e terrci e verrci... cfare ndikimi do kishte kjo ne booooote, e terrrrrrrrrrrrrci e verrrrrrrrrrrrrci e srrrrrrrrrrrrrrrrrrpski, a thua se srpt vdiqen per boten po t'i perdhunohet nena botes.

Kurse Kosovaret po perdorin vetem karten e ketyre 9-10 vjeteve te fundit.

Nese nuk bejne keta "kejs" per veten e tyre ne histori, te dale ta beje kete gje Shqiperia, leqe: 1. nuk duket e vendit, 2. nuk ka lezet, 3(dhe me e rendesishmja) NUK KA PER TE NDODHUR KURRE!.

prandaj them qe shpresoj qe aleatet anglo-amerikane, ta kene perpiluar mire mbrojtjen, se ata edhe po thane "keshtu dum ne" ashtu behet dhe aty.

s'po me kujtohet se ku e lexova.. nje prej shteteve e kritikon gjermanine gjate viteve 30 per menyren se si po trajtohen cifutet, ose dicka e tille.. edhe Goebbels del direkt ben deklarate e thot "s'ka c'tju duhet juve.. mos i fusni hundet ne punet tona.. sepse jeni duke kercenuar sovranitetin tone".. edhe kjo karte pinte uje atehere... por jo sot. Sot sovraniteti territorial ka nje perkufizim tjeter. Nqs me pare quhej e drejte dhe privilegj.. sot njihet si pergjegjesi.

http://www.iciss.ca/report-en.asp

Personalisht besoj se referimi i vetem ketyre 10 apo 20 viteve te fundit nga pala Kosovare eshte GABIM. Historia e spastrimit etnik i ka rrenjet me te thella. Ndaj pikerisht nese do te referonte traditen historike te spastrimit te ushtruar nga Serbet  besoj se do te ishte nje plus ne mbrojtjen e  pavaresise. Fjalekyce si fjala Tradite ne gjykime te tilla kane nje impakt shume te madh. Por besoj se duhet te kete nje koordinim mbase nga palet qe mbrojne anen e Kosoves. 

Do te me interesonte te kisha me sh informacion mbi gjyqtaret.. Kush jane dhe perse jo CV'te e tyre.

nga sa jepet ne shtyp 8 nga 15 gjyqtaret jane nga shtetet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Me vjen per te qeshur por ndersa ne anen e Kosoves do te deshmojne shtete demokratike dhe superfuqi si SHBA,Angli,France apo Gjermani ne anen serbe do te degjohen argumentat e shteteve me diktaoriale qe ka njoudr bota si Laosi,Bjellorusia,Rusia,Burundi,Azerbaxhani apo Venezuela.Nder shtetet qe jane kunder Kosoves vetem Spanja eshte shtet demokratik se te tjerat jane per te qeshur per nivelin e demokracise dhe te drejtave te njeriut qe aplikojne per shtetasit e tyre,pale pastaj per minoritetet qe trajtohen sic u trajtua Cecenia.

Sa per argumentin historin edhe une u habita,por ndoshta eshte taktike sepse nese hyjme ne histori pra ne te kaluaren ndoshta eshte veshtire te dalim dhe ky ndishta eshte dhe qellimi i serbeve qe permendin gjoja argumentin historik.

Edhe nje njeri pa shume dije nga historia e di qe serbet kane ardhur ne shek 6 e.s dhe iliro dardanet ishin atje para shume shekujve.

Ndoshta duke ditur edhe CV dhe tendencat e gjyqtareve eshte zgjedhur kjo taktike,pra 20 vjetet e fundit duke i sjelle argumentat juridike perkatese.

Zotrulers!

Diku lexova qe ti thoje se Kosova nuk kishte shume te drejta nen Tito.Gabim!Kosova me kushtetuten e 1974 fitoi statusin e krahines autonome nen Serbi,por me te drejte VETOJE kur merreshin vendimet e federates.Zyrtarisht nese diskutohej nje vendim per Federaten Vetoja dhe Vota e Kosoves ishte e barabarte me ate te Serbise dhe republikave te tjera.Kosova nen Titon pati te drejta, jo se ja dhane serbet apo Tito vete,por se shqiptaret luftuan dhe derdhen gjak si ne 1945 ashtu dhe ne 1967.

Te paren gje qe beri Sllobodani ishte heqja e te drejtes se Vetos se Kosoves dhe futja diksutimi i votes se Kosoves neKuvendin e Serbise dhe jo ne presidencen e Jugosllavise ku shqiptaret sa ishte gjalle Tito kishin perfaqesuesin e tyre atje me te drejte VOTE dhe VETOJE.

Soli...  e ke lexuar gabim vllajo.

Nese e kam thene, kape me gjithe kontekstin. Kam pershtypjen se po ngaterron cfare mund te kem thene per kosovaret me Kosoven.

Fjala, jam i bindur, ka qene ne spastrimin etnik, kane qene qindra mijera kosovare te shperngulur; shumica e te cileve perfunduan ne Anadoll.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).