Konflikti që i duhet Edi Ramës

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama është shndërruar sot në protagonistin kryesor politik në vend, duke radikalizuar situatën mes dy partive kryesore dhe duke e ndarë elektoratin në dy kampe kundërshtare, të ngjashme me ato të dhjetë e më shumë viteve më parë. Duke e ekzekutuar përfundimisht filozofinë e politikës së re, Rama po ndjek rrugën e kundërshtarëve të tij, që aq shumë e pati mallkuar gjatë ngjitjes në krye të PS. “Lideri i së ardhmes” e harroi teorinë e tij përtej të majtës dhe të djathtës, përbetimet se kurrë nuk do të merrej me përbaltjen e kundërshtarit, se do të jetë shembulli i një politike që nuk rrënon por ndërton, se do t’u ofrojë shqiptarëve një model tjetër nga ai Berisha - Nano - Meta. Me krijimin e një situate të ndezur politike, me protestat dhe daljet agresive në publik, ai po prodhon pikërisht të kundërtën: thellimin e krizës me qeverinë, acarimin e militantëve, rikthimin e gjuhës së urrejtjes dhe riciklimin e metodave të vjetra për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Edi Rama e fshiu projektin e politikës së re si një çmim që duhej ta paguante për të mbajtur karrigen e kryetarit të PS’së. Ai nuk kishte mundësi tjetër për të qëndruar në krye të opozitës pas humbjes në zgjedhjet e 29 qershorit, përveç radikalizimit të situatës politike dhe ringjalljes së konflikteve të vjetra. Argumentin e hapjes së kutive të votimit, që në fillim e artikuloi rastësisht dhe jobindshëm, e shndërroi pak nga pak në kalin e tij të betejës për të krijuar një pozicion të panegociueshëm, për rrjedhojë konfliktual, me shumicën e re në pushtet. Pas humbjes së zgjedhjeve, Rama arriti të sajojë jo pa sukses një kauzë - hapjen e kutive - me të cilën armatosi mbështetësit e tij në përballjen me palën tjetër dhe me të cilën motivoi edhe qytetarët të dalin në protesta. Kulmin e shënoi kur ia doli mbanë të tërheqë në kurth dhe të provokojë shpërthimin agresiv të Sali Berishës, nëpërmjet të cilit e ndezi më shumë konfliktin politik dhe i bashkoi më fort socialistët rreth vetes. Tani, kur kanë kaluar 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare mund të thuhet se Edi Rama, pavarësisht çmimit të lartë, e fitoi betejën brenda Partisë Socialiste dhe arriti të imponohet si lider i opozitës. Atë që nuk mundi ta bëjë nëpërmjet politikës së re, e bëri nëpërmjet rrugës së vjetër: kundërvënies ndaj Sali Berishës. Ky i fundit, edhe këtë herë shërbeu për të faktorizuar liderin e radhës së të majtës shqiptare. Ashtu si Nano apo Meta, edhe Edi Rama e gjeti shpëtimin tek konfliktualiteti me Sali Berishën. Ashtu si dhe ata të dy, ai kaloi nga përplasjet në flirtim dhe nga flirtimi përsëri në përplasje. Për t’u konfirmuar si lider i Partisë Socialiste, Edi Ramës iu desh të kalojë nga klinika e “dentistit” Berisha.

I pozicionuar tashmë në ekstremin tjetër të skenës së elektrizuar politike, Rama po vizatohet si tribuni i popullit opozitar, si mbrojtësi i votës së lirë, si i vetmi kundërshtar i vërtetë dhe i fortë i Berishës. Politika e ashpër e rrugës që po ndjek ai, i ka nxjerrë në pozitë të papërshtatshme kundërshtarët e tij brenda partisë. Kush do të guxonte në këtë klimë të tensionuar të kërkonte sot ndryshime brenda PS’së? Me siguri që militantët e eksituar do ta etiketonin cilindo si “agjent” të Berishës. Strategjia e Ramës po funksionon, pavarësisht se për këtë po paguajnë të gjithë një kosto jo të vogël. Strategu i politikës së re më në fund iu dorëzua metodave të politikës së vjetër. Ai nuk po bën as më shumë e as më pak, por po kopjon atë që Sali Berisha pati bërë pas vitit fatal 1997. I rrëzuar nga pushteti, me një Parti Demokratike të shpartalluar, Berisha i mbeti vetëm një mundësi për të qëndruar në politikë: radikalizimi i situatës. Me një grusht militantësh ai dilte çdo ditë në rrugë, bojkotonte Parlamentin dhe institucionet dhe ashpërsonte deri në konflikt të armatosur qëndrimin ndaj Qeverisë. Ai arriti t’i imponohej partisë së tij dhe t’i eliminonte kundërshtarët në parti, por në pushtet erdhi vetëm pas tetë vjetësh, kur hoqi dorë dhe kërkoi ndjesë për të shkuarën e tij. 

Edhe Edi Rama ka zgjedhur radikalizimin për të mbajtur partinë. Ai nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, cilido qoftë realiteti zgjedhor nëse do të hapeshin kutitë. Kutitë janë vetëm një pretekst për ta mbajtur në nivel të panegociueshëm krizën politike në Shqipëri. Nëse Rama do të kishte patur vërtet shqetësim standardin e transparencës zgjedhore, PS’ja mund të kishte hyrë në Parlament me kusht që në kodin zgjedhor të përcaktohej qartë se në zgjedhjet e ardhshme e në vazhdim, kutitë e votimit mund të hapen me kërkesën e një force politike që merr pjesë në zgjedhje dhe jo me vendim të gjykatës. Për më tepër që, siç thotë Rama, Partia Socialiste e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe nuk do të kërkojë zgjedhje të reja. Por, ai nuk mund të bëjë këtë, nuk mund t’i çojë deputetët e PS’së në Parlament. Ai vetë nuk është pjesë e asaj salle dhe futja e opozitës në Parlament do ta normalizonte situatën. Beteja politike do të zhvillohej brenda rregullave dhe njerëzit do t’u ktheheshin punëve të tyre. Dhe me siguri që edhe PS’ja do t’i kthehej punëve të saj, për të parë se kush e çoi në disfatë dhe se çfarë duhet bërë për të fituar në zgjedhjet e ardhshme. Kjo e rrezikon Edi Ramën dhe për këtë arsye ai ka zgjedhur rrugën duke e bërë krizën personale një krizë kombëtare. Por, edhe sa kohë do të rezistojë në strategjinë që ka zgjedhur? Zakonisht Edi Rama projektet në dukje i nis mirë, por në momentin final gjithnjë ka dështuar. 

Politika nuk është si bojërat, ka nevojë edhe për lëndë për të mbajtur gjatë. 

55 Komente

 Artikull i shkelqyer dhe me vend. Nuk ke ç'te shtosh a te heqesh. Ram-mendjehumbesit, i bie me mire te korrigjoje ligjin per zgjedhjet, ligj qe duket qe kish difekte dhe mangesira. 

O Pjer a e ke lexuar ligjin per zgjedhjet? Nese po per cilat defekte dhe mangesira po flet?

Pavaresisht matjeve per meter katror, pavaresisht trenave, autobusave, furgonave, pavaresisht shpenzimeve qe mendohet te kene qene 4 milion euro per 2 ore miting etj etj etj ne mediat nderkombetare Rama humbi betejen/konfliktin e mitingut.  Te pakten me ato qe mund te shihen ne US, BBC World, Euronews, protesta/mitingu i "kutive" kaloi ne heshtje dhe i papermendur.  Ndersa "mitingu madheshtor" u perfol, bile mund te themi, me nje nuance "dashamiresie."

Artikulli, 5*****

Monda na e jep ndonje link nga keto media ku pasqyrohet mitingu i 8 dhjetorit.

Sol, mos me fut ne ato nahije.  Une e solla si shembull "taktike" te qeveriut ate me lart, jo per propagande smiley.

Nqs e ke merak shkon ne website-s perkatese se i gjen.

Ok mi nis sepse nuk po i gjej.mi nis me mesazh privatmeqenese nuk do te besh propogande.

"Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit”. Kështu u shpreh Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali. Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit u cilësua si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe si një hap konkret në nxitjen dhe forcimin e mëtejshmem të këtij bashkëpunimit që ekziston tradicionalisht mes dy vendeve.

Ai nuk po bën as më shumë e as më pak, por po kopjon atë që Sali Berisha pati bërë pas vitit fatal 1997. I rrëzuar nga pushteti, me një Parti Demokratike të shpartalluar, Berisha i mbeti vetëm një mundësi për të qëndruar në politikë: radikalizimi i situatës. Me një grusht militantësh ai dilte çdo ditë në rrugë, bojkotonte Parlamentin dhe institucionet dhe ashpërsonte deri në konflikt të armatosur qëndrimin ndaj Qeverisë.

Hmm! Let's see!

Ed Rama (1) nuk po del perdite ne rruge, (2) nuk po bojkoton "institucionet"-Eshte sot e gjithe diten ne Gjykate Kushtetuese kur e lejon ligji, dhe (3) nuk po shkon ne konflikt te armatosur drejt qeverise! ((4 ) Po bojkoton parlamentin!

Pra 3 nga 4 Kollonat e Qendrestarit, Ed Rama nuk po i ndjek!

Shkullakut, kjo i duket e mjaftueshme per te konstatuar se Ed Rama nuk po ben as me shume (e vertete) dhe as me pak (rrene derrche) se Saliu i 98-tes e tehu!

Megjithate, kupa i shkon formules se ster-perseritur nga keta te Sales, si ky i Klan Kosoves, qe nuk i kane heq breket fare, formule sipas se ciles, ishte Edi Rama qe e provokoi Salen per t'ju turr te parit me none, babe, gjysh, kalamo, dashnore, you name it!

Ne fakt, Edi eshte jo viktime e kesaj "gjuhe te ashper" te Saliut, por perfitues, sepse keshtu ai shtrengon rradhet e socialisteve!

Ky "dhandri i Kosoves" e paketon pikerisht kete argument per dostat e vet kosovare, te cilet, e kane Salen si bichim Pejgameri!

Se nje shpjegim duhet me i dhone edhe ktyne, per "gjuhen e ashper" qe perdor Baca!

Enter Shkullaku the Spin Doctor from Klan Kosova!

You do the math!

 

mrroklla, ja ta zhveshim nga spin/klane/krushqi kete fjalim, dmth ta leme cullak smiley.

Ne fund te fundit me moton "the end justifies the means" cili eshte qellimi i Rames?  Por dhe fundi i ketyre mjeteve?

Ne fund te fundit me moton "the end justifies the means" cili eshte qellimi i Rames? 

A rame dakort gje neve qe Ed Rama e ka adoptu kete moton, dhe une s'e kisha mendjen?

Sa per artikullin, xhvishe nga ca t'dushe o Monde, ai eshte Drejtori i Klanit, dhe kredibiliteti i tij (tashme edhe i konfirmume nga keto akrobacinat e tipit "one out of four makes it an exact replica" )... ne syte e mi eshte po aq sa eshte edhe kredibiliteti i Fevziut kur luan hardball me Salen! smiley

 

P.S.

Gazeta Express, TO THIS DAY, nuk e ka botu fjalimin "me gjuhe te ashper" te Sales, por e ka perifrazu duke ja heq ato pjeset qe ja demtojne nje cike imazhin prej Hazreti qe ky gezon ne Kosove! smiley

Kupto ti tashi? smiley

 

 

mrroklle, shif tashi sa e angazhuar jam une per autorin qe s'e kisha fare idene qe eshte drejtori i Klanit.  Hic per be. 

Moton s'di ta kete germezuar Rama gjakundi, por keshtu ne pergjithesi dhe me dashamiresi ua veshim kete moto politikaneve, taneve dhe te huajve, taktikave, strategjive te tyre etj.   

Mire, ja qe ta kemi mendjen te dy, hec e themi qe Edi Rama s'e njeh hic fare exitus acta probat dhe aq me pak ta adoptoje si moto.  

Une po te pyes ty, si mendon ti do i veje filli kesaj pune?  Dmth per sa kohe opozita mund te vazhdoje bojkotimin?  Cfare perfiton populli (dhe jo llogjet pozitar/opozitar) nga kjo situate? 

Arber Shtembari tek artikulli tjeter ka hedhur nje hipoteze:

Ne si qytetarë të thjeshtë ajo që na intereson është të shohim kur do të vijë ajo ditë që gjuha politike do të domestikohet. Si mund të ndryshojnë këto forma komunikimi? Një hipotezë mund të jetë përmes punës! Puna transformoi majmunin në njeri, me siguri puna do të mund të ndryshojë dhe këta “politikanë” të mbërthyer në forma sociale bazike. Kështu, në vend që të merreshin me jetën personale të zotit Rama, do të ishte shumë më mirë sikur zoti Kryeministër sëbashku me kabinetin e tij t’i viheshin punës dhe t’i përgjigjeshin kërkesave politiko-sociale që kërkon koha jonë.

Shume dakort me perfundimin e as.  A mund ta aplikojme per opoziten? 

Dhe nje gje tjeter, duam s'duam "mjetet e motos" s'paskan te sosur.  Me mjete po nenkuptoj lojen e felliqur qe politikanet tane po bejne me nje date (jo 29 Nentori).  8 Dhjetori, e perdori KM si mish per top, e perdor dhe Edi Rama po ashtu.

PS: Kete muhabetin e Kosoves e kemi bere ne ca tema, hic se shokohem nga kjo puna e gazetes express.

Shume dakort me perfundimin e as.  A mund ta aplikojme per opoziten? 

Patjeter!

Ne momentin e pare kur Ed Rama do dale t'i thote Sales "je bere me brime qe ne rini", mua aty me ke, duke i ra Edit kokes!

Por kur ky i thote goca jote vjedh, dhe cuni jot ka shoqni me Rahmanin e Gerdecit, atehere, mos me thuj qe ti i ve me nje kandar me "ti o nipi i Spiros, qe ke rraf dashnoren ne sy te mysafireve kosovare"!

Sa per ate "mjeti justifikon...", absolutisht jo! Une kurre nuk ja vesh ate asnjeriu!

Robi ka integritet!

Kur nuk ka, nuk me ka mu perkrah!!

Baj baj nau! smiley

For next time:

Pertej fjalimit te shpifur, pertej gjuhes se paturpshme te KM-s dhe peshtirosjes se duartrokitjeve te deputeteve ne fund te fjalimit, une po pyes si do stabilizohet situata politike ne vend.  (Nga ana tjeter, me vjen keq nqs te shkon sikur pak fare nder mend qe une mund te ve ne nje kandar ato qe permende.) 

Sa per ate "mjeti justifikon...", absolutisht jo! Une kurre nuk ja vesh ate asnjeriu!

Robi ka integritet!

Kur nuk ka, nuk me ka mu perkrah!!

A bit of idealism there perhaps? smiley.  Po flisja per politikanet, jo per njeriun e zakonshem.  Une ndonje politikan safi nga kjo ane, s'kam njohur. 

Baj baj smiley.

une po pyes si do stabilizohet situata politike ne vend. 

A po m'pyt si mendoj une per menyren (nqs ka noi menyre) apo po m'pyt ca duhet te bejne palet qe situata te stabilizohet?

 

 

Situata ishte pretty stable, me Ed Ramen duke bertit rrugve nje here ne muaj, dhe me Salen duke thene  "shko ne Parlament, gjykata nuk me lejon!"

Por u desh te mesonim ne per jaranet e Ed Rames, dhe nipi i kujt ishte, bashke me Mitingun e Se Vertetes, qe situata te vinte ne kete pike ku te tere po flasin per DY PALE ne rruge!

Une nuk se habitem, se s'kishte per t'ja lone Sala teatrin e rruges qe e ka perfeksionu qe ne 1992-shin, por thjeshte desha me t'bo me dije qe kjo puna e "Destabilizimit" eshte nje cike argument qe vje verdalle si pune rrethi! smiley

 

A di ti ndonje periudhe te historise se re shqiptare (te themi nga 1920 e kendej) kur konflikti nuk ka qene nje modus vivendi dhe modus operandi, baze e veprimit dhe e vektorit rezultant politik?

Te pys shume sinqerisht Mrrok.

Patjeter Emo!

Qe nga 1924 deri ne 1939-ten Shqipnia ishte rehat! Xhokja me Setren lujshin tavell, se punet e hyqymetit kujdeseshe ai Lale Krosi me Asmon Gazepin! smiley

Media e Tos Lubonjes dhe ketyre te Klanit pikerisht kete po duan te arrijne sot ne Shqipni!

Rehatllik, viza, Prijsi duke pri, mileti duke pa Beatricen ne TV!

 

 

Mrrokell, seriozisht mendon se Rama ka integritet?

Aq sa mos me shajt robt nga motra/fmija/baba/nona etc!

 

Ah, thashe e kishe fjalen per integritet me te gjere...

Mos u be merak, se edhe Edvini i ka leshuar sharjet e tija por thjesht nuk kane qene aq publike sa kjo e fundit e Saliut...

Jo, jo e maj kshu, me porta t'vogla une!

Knaqem me pak!

Mos shaj robt nga nona, mos shaj robt nga pamja fizike (tos qorri pershembull), gjona kshu banale!

Nuk bohem merak hic une, se sic i thone llafit, I don't have any dog in this fight, por llumi, eshte kshu i veshtire me u pranu pa bza!

Nejse! Se ky muhabet shkoi gjate!

Ne kry te heres, nuk ishte a ka apo nuk ka integritet Ed Rama! Kete e nxorre ti, si pytje!

Ne kry te heres muhabeti ishte qe ai miku tjeter nuk ka integritet! Dhe qe ky Veqili i Klanit e kthen muhabetin koke-poshte, dhe justifikon gjuhen e Egersires, me "provokimin" qe i beri Rama! smiley

Po cekicit tha, gozhda i duket te gjitha gjonat! Aty ke binomi do shkoje muhabeti deri sa te vije sinjali qe keto jane "llafe kazani"! smiley

 

 

Jam mese dakort qe robi tjeter s'ka integritet.  Une pyetjen e bera se ti the robi ka integritet (duke nenkuptuar Ramen), e pastaj pyetjes time ju pergjigje qe te pakten nuk shan nga nena/gruaja/babai/femija.  Nejse...

E ke dogun ne kete fight e ke, nqftse te intereson mireqenia e kombit bie fjala dhe llumi eshte shume i veshtire per tu pranuar, ama mesa duket ti aplikon konceptin e te "keqes me te vogel".

Llafet te kazanit jane.  Jane presion alla halabakce shqiptarce,  edhe pse Rama mund te duket me i kontrolluar dhe shume me pak i shthurur.  Kur u ulen ne nje tryeze ne 1997-ten keta, e kur nuk denuan njeri tjetrin per asgje me vone per ngjarjet e 97-tes, kane per ta gjetur zgjidhjen edhe kete here.  Cdo gje tjeter eshte teater per grusht bashkuar rreth partise...

 Une pyetjen e bera se ti the robi ka integritet (duke nenkuptuar Ramen), e pastaj pyetjes time ju pergjigje qe te pakten nuk shan nga nena/gruaja/babai/femija.

smiley

Ncuk! Asigjo nuk nenkuptova! As e kisha fare muhabetin ke Rama! Sinqerisht!

ama mesa duket ti aplikon konceptin e te "keqes me te vogel".

Gjithe diten, dhe gjithe noten!

 



.........Robi ka integritet!

Kur nuk ka, nuk me ka mu perkrah!!..............

Rama ka integritet.

Mua kjo me duket oxymoron o mrroklle!

Rama mund te kete cfare te doje por vetem integritet nuk ka.

..."ti o nipi i Spiros, qe ke rraf dashnoren ne sy te mysafireve kosovare"!...

Po kur Rama nuk rri vend pa permendur se Berisha ka qene anatar i PPSH (sic sishin 90% e inteligjences atehere) perse nuk flet.

Si mendon ti se do te reagonte Rama nese Berisha do te ishte nip blloku apo te rrihte gruan ne sy te delegacionece??Jam i sigurte qe do ta trumberonte 24/7 ne top media.

Ai per nje plesht eshte gati te djege tere jorganin.Nuk e mban mend cna beri per viziten e Bushit?Per inat te amarikaneve qe nuk e takuan,na nxorri te gjithe ne shqiptareve hajdute orash.

Rama dhe integriteti jane antonime,vella.Mos i dile Rames ne mbrojtje per vlera morale se atje nuk gjen asnje.Thuaj se ka bera ca pune si kryetar bashkie qe te mund te jesh me i besueshem se ne lemin e moralitetit dhe integritetit ai eshte me keq se Hugh Hefner por ky te pakten nuk e mban veten per te moralshem.

Strategjia e Ramës po funksionon, pavarësisht se për këtë po paguajnë të gjithë një kosto jo të vogël.

Sec i bojn lomsh kto Arrnautet te gjitha: nuk ka strategji Rama or tunxh! Ka taktike!



"Ai (SB) arriti t’i imponohej partisë së tij dhe t’i eliminonte kundërshtarët në parti, por në pushtet erdhi vetëm pas tetë vjetësh, kur hoqi dorë dhe kërkoi ndjesë për të shkuarën e tij. "

Berisha ka kerkuar ndjese per te kaluaren e tij??!! Shkullak, paske shkallu. Kusuri i artikullit eshte mese i vertete.
 

Analize e mire, ju ka vene gjerave emrin e vertete te tyre. Megjithate calon pak kur merret me reagimin e shumices qeverisese. Sa i perket Rames eshte e vertete qe vuri kushte qe edhe ai e dinte qe nuk mund te pranoheshin dhe ne te vertete kete kerkonte; mosmarrjen vesh me qeverine dhe kete ta perdorete si alibi per te qendruar ne krye te PS. Nderkohe qe radikalizimi i situates me politiken e rruges, bojkotin e institucionit baze te demokracise perfaqesuese, parlamentit, permendjen e dhunes dhe forces nga vete Rama dhe te tjeret qe i shkojne prapa, me shume se per qeverine, jane per te zbythur kundershtaret e tij ne parti, pasi ne nje klime te tille askush nuk guxon te dale dhe te marre persiper te kundershtoje Ramen. "Politika e re" e Rames u duk qe ishte fiasko qe para zgjedhjeve por situata paszgjedhore e vulosi perfundimisht hipokrizine dhe makjazhin elektoral.

Tani mazhoranca reagoi ashper dhe e destabilizoi dhe e zbythi kundershtarin, duke marre edhe koston e forcimit te pozitave te Rames ne PS, pasi nuk mund te injoronte protestat e opozites dhe as gjuhen e ashper qe po perdorej. Kundershtaret e Rames ne PS ishin te paafte ta ndalonin situaten te shkonte ketu, keshtu qe qeveria nuk mund te ju mbante ison atyre. Megjithate Rama po futet ne kurth qe nuk do te arrije te dale pa pasoja. Pas perplasjes me qeverine dhe deshtimit ne rrugen qe po ndjek, kundershtaret e tij do te kene shume me teper argumenta per ta sulmuar; zgjedhjet i humbi, perplajen me qeverine e humbi, atehere cfare mbetet?

Kulmin e shënoi kur ia doli mbanë të tërheqë në kurth dhe të provokojë shpërthimin agresiv të Sali Berishës, nëpërmjet të cilit e ndezi më shumë konfliktin politik dhe i bashkoi më fort socialistët rreth vetes.

hahahah  cfare cop debili!

nejse, per dijeni Rama u votua me mbi 90% te votave si kryetar i PS ne nje kongres te PS. LMN ku ta fusim ketu? Perpara se ti beni thirrje Rames per tu kthyher ne paralament te respektoj intusticionet e shtetit a do te paraqiten para gjykates Sala, Olldashi dhe Topalli? A nuk eshte gjykata pjese e shtetit per tu respektuar?

Rama e te tjeret ti lene te shkalluarit e KLAN por te fillojne mosbindjen civile nese horrat perdorin imunitetin si mbrotje para ligjit. Opsionin per marrjen zvarre te Sales me horrat e tij nga kryeministria tek vila e vajzes duhet te jete mbi tavoline. Te semurit psiqik ne raste refuzimi te kures, i detyrohet kura pasi krijon rrezik per veten dhe shoqerine qe e rrethon.

Perpara se ti beni thirrje Rames per tu kthyher ne paralament

Me sa mbaj mend une Liqen, Rama s'eshte/s'ishte deputet.  Keshtu qe praktikisht s'ka si kthehet smiley.

po atehere pse e shajne nga robte e shpise? Ti bejne thirrje grupit LMN te vine ne parlament.. ata s'jane as kundra! apo duan te gjejne nje justifikim per LMN?  smiley

monda si njeh mire horrat e tiranes ti.. mos u genje nga pamjet e kamerave vendese apo te huaja se e kane minutin 100.000 $ ..  smiley

 

Njerezit ne ditet e sotme jane bere te papare. Kerkohet me doemos te denigrohet Edi me cdo kusht si personi qe kerkon destabilizimin e vendit. Te gjithe analistet kunderedist i meshojne argumentit se ai kekron te ruaje karigen e tij. Dhe asnjeri nga keta perpara se te analizoje Edin nuk merret me moszbatimin flagrant te kodit zgjedhor dhe vecanerisht me te drejten e padiskutueshme te 2 anetareve te KQZ per te rinumuruar kuti te cfaredoshme. E gjithe kjo histori injorohet me argumentin se kolegji zgjedhor nuk e mori ne konsiderate kete fakt, dhe si i tille vendimi i gjykates duhet te respektohet. Ndersa une u lodha duke ju thene se u dhunuan regullat e lojes, dhe nese regullat nuk respektohen loja duhet anulluar. Kjo eshte abc-ja e cdo mardhenje ne  nje shoqeri njerezore. Kur keto prishen, atehere kjo quhet pushtim pavaresisht se behet me forcen e armeve apo me forcen e pushtetit. E pra ne kete kushte une ndjehem i pushtuar, pavaresisht se pushtuesit jane prape bashkekombasit e mi. Por ketu ska gje per tu cuditur; historikisht ky vend eshte pushtuar nga te tijet.

Rama eshte njeriu qe na nxorri hajdute orash gjate vizites se Bushit.Genjeshter me te paster dhe denigrim me te madh, qe ju ka bere ai shqiptareve nuk ka.

Ai eshte gati qe per nje plesht te djege te gjithe jorganin.

Do me o berber i leshit?

P.S akoma vazhdon dhe mendon qe 28 nentori eshte feste e pavlere?

Ai eshte gati qe per nje plesht te djege te gjithe jorganin

 

hahahahahahaha, qe Sali-un do ta quaje plesht nuk me kishte vajtur mendja! Nejse njerzit evolojne, eshte dialektike!

Konflikti  i Rames,eshte nje konflikt legjitimiteti,konflikt,ekonomik,dhe social!

Legjitimiteti, pushteti duhet te jete legjitim prej votes se lire,dmth abuzimet me rregullat e votimit duhet te denohen me ligj,kush prek voten duhet te denohet!

Ekonomik,eshte sepse jane vene re shkeleje te medha dhe shperdorime te fondeve publike,ne shume raste jane denoncuar me fakte dhe shifra.

Social,sepse po rritet shume varferia dhe papunesia,ku rreth 60% e popullsise eshte ne nivelin e 5%$ per frym.,probleme te medha ka me pagat e ulta,koston e jeteses.Shteti nuk ka para te paguaj rrogat,dhe detyrimet e tjera ndaj,shtresava qe kane nevoje te igurojne jeten,e cila sa vjen e behet me e pasigurte!

Konflikti i Rames nuk eshte personal!

 Me vjen te te falenderoj per gjuhen e sakte qe ke perdorur per shtjellimin e gjerave. Eshte pikerisht keshtu sic e thua. "Konflikti i Rames nuk eshte personal"

 

Kush na garanton qe konflikti i Rames nuk eshte personal?

Solidarnos

"Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit”. Kështu u shpreh Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj zyrtare në Itali. Kjo vizitë e Kryetares së Kuvendit u cilësua si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe si një hap konkret në nxitjen dhe forcimin e mëtejshmem të këtij bashkëpunimit që ekziston tradicionalisht mes dy vendeve.

 

Italia edhe "komuniteti nderkombetar", jane koncepte abstrakte... po ashtu edhe "legjitimitet maksimal".... si edhe.. c'dmth "nuk duhet", ne sensin normativ? ne c'sens "nuk duhet"... si edhe... cdmth "jeta demokratike"... kto jane te gjitha koncepte abstrakte... ne fakt, e gjithe gjuha nuk eshte vecse nje abstraksion gjigand e multidimensional i universit edhe ekzistences, kshtu qe une ne adoleshence fillova duke pyetur "ca dmth kjo".. por me kalimin e kohes e pasi s'morra pergjigje kam filluar ti shtoj nje "k.." diku ne mes pyetjes... a mund te jemi pak me konkret ne lidhje me kto?

Per te shtuar dicka tjeter se harrova me siper, Shkullaku mire e ka qe e thjeshton reagimin e Berishes, por nuk eshte kaq i thjeshte. Berisha eshte politikan qe 20 vite, me i suksesshmi nga te gjithe, e njeh skenen politike dhe e dominon ate, nuk provokohet aq lehte Berisha. Dmth. cdo gje e ben me nje qellim dhe godet larg edhe kur reagon ndaj provokimeve.

Rama qendroi ne krye te PS, pavaresisht se humbi zgjedhjet dhe nuk respektoi premtimin e tij ne '05 per doreheqje, keshtu qe tani ky kundershtar mbeti, qeveria i ka te gjithe mundesite per ta sulmuar kete kundershtar. Ky eshte nje person me probleme te medha ne marredheniet interpersonale dhe te kaluaren e tij me probleme me shendetin mendor, korrupsion te madh me pushtetin e abuzuar te kryetarit te bashkise etj.

Rama deshi perplasje te ashper dhe ate gjeti. Ajo gjuhe dhe propagande nuk ka pergjigje tjeter pervec se cmontim i shpejte i ketij grupimi mafioz dhe punist qe drejton sot PS.

Ne gjithe kete shoket tane socialiste duhet t'i bejne nje pyetje vetes: A nuk ka tjeter pervec Rames qe mund te na drejtoje? Ben Blushi per kontributin e dhene ne zjarrevenien e Shqiperise ne vitin '97 me KohaJone duhet te kete bustin e tij ne seline e PS p.sh..

pse shkullaku mendon se zgjedhjet ishin ne 29 dhe jo ne 28 qershor???? mundet te jete nje lapsus ky (kshu ishte dhe te gazeta)... dmth, zgjedhjet u bene ne 28 apo ne 29 qershor smiley ne 28 njerezit hodhen votat ne kuti, po ate dite ne mbremje votat u grumbulluan ne qendrat e numerimit. Cfare ndodhi ne 29 qe i eshte fiksu shkullakut si dita e zgjedhjeve?????

 

Cfare ndodhi ne 29 qe i eshte fiksu shkullakut si dita e zgjedhjeve?????

Ne kete date ndodhi nje gje e thjeshte fare:

Rama ,pervec zgjedhjeve ,humbi edhe breket.

 

 

pas humbjes në zgjedhjet e 29 qershorit

Politika nuk është si bojërat, ka nevojë edhe për lëndë për të mbajtur gjatë.

Nuk ka gje qe s'lyhet me boje. Atij i funksionoi kjo metoda e furcave ne Tirane. Nderkohe qe e shnderroi kryeqytetin ne xhungel betoni, me keq se bunkerizimi i Hoxhes, fale furcave dhe lulkave ne pallate arriti te rizgjidhet dy here.

Fundja ai kete ka te vetmen gje origjinale, bojatisjen. S'ka pse ta akuzosh per kete. smiley

Besoj se pikerisht kete kishte parasysh dhe Edlira Gjoni kur ju drejtua Rames me " dhe ti bojaxhiu piktor" shprehje per te cilen disa peshq e akuzuan per mungese rrespekti.

Pese yje Shkullakut, dhe qeveriut qe here pas here qit dhe artikuj te tille ne Peshk. smiley

 

Te pakten me ato qe mund te shihen ne US, BBC World, Euronews, protesta/mitingu i "kutive" kaloi ne heshtje dhe i papermendur.  Ndersa "mitingu madheshtor" u perfol, bile mund te themi, me nje nuance "dashamiresie."

Nuk ka se si te ishte ndryshe, jo shume per merite te qeveriut (qe perdori 8 dhjetorin per kundermiting, pikerisht per te arritur kete rezultat), por se nje kauze kutiste s'ka se si te kishte simpati nga nderkombetaret, te cilet nga tre here ne dite i bejne thirrje kryekutistit te heqe dore nga radikalizimet dhe nga lufta e mullinjve me ere dhe ta beje betejen ne parlament. Dhe vete Rama (bile dhe Maqo Lakrori smiley) po te bente nje miting tjeter per cdo arsye perpos kutizmit do kishte me shume mirepritje nga nderkombetaret pavaresisht numrit te njerzve ne shesh, ose me sakte ne rruge para kryeministrise, se ai aty i ka bere te gjitha mitingjet, si gjate zgjedhjeve, dhe me pas.

 

http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/840476...

Around 500,000 people gathered in Tirana, Albania, in support of the country's efforts to join the European Union.

Albanian Prime Minister Sali Berisha delivered an address at the rally, which turned into a sea of blue European Union and Nato flags.

Keta e kane bere zakon lately qe i citojne shifrat direkt nga mediat partiake, se dhe per Ramen me duket ishte nje a dy media nderkombetare qe thane 100 mije. smiley Ose mbase s'i vene aq rendesi shifrave, sa Peshku, qe ne ditet pas mitingut kutihapes sillte vetem foto te njerzve duke ecur te bera nje pellembe mbi kokat e tyre, dhe ne ditet pas mitingut kutimbylles debutoi shkencen e numerimit te njerzve nga Google Maps. smiley

 

P.S. Mroklle, Rama integritet? smiley Mbase ne ndonje univers alternativ/paralel (mos ma vere re se sapo pashe filmin Solaris lol), se ketu ne Toke ai vetem integritet s'ka treguar gjate jetes se tij publike/politike.

artikull i shkruar nga nje kendveshtrim tip dhelprako-deformues, i vlefshem vetem per BUFA dite..

me kete far mjeshterie ne hedhjen e hirit syve, gazetare te ketij soji jane njelloj bashkefajtore ne meselen qe esthe futur vendi. keta Ganibobista jane po aq fajtore sa vete Berisha per degjenerimin e situates dhe ngercit politik. eshte kjo kaste njerezish qe, jo principe e burreri qe s'behet fjale, po s'kane as respekt per zanatin qe perfaqesojne dhe asnje lloj "meshire" per lexuesin, qe me artikuj te tille destinacionin e ka direkt per Qorrsokak.

keta njerez jane po aq te implikuar ne kete krize sa vete shkaktaret. Kushdo qofte; Berishe apo Rame. kjo kaste njerezish ne asnje moment nuk i ka lene menjane interesat e ngushta personale ne menyre qe ta sjelli REALITETIN dhe zerin e se DREJTES per te miren e VENDIT ashtu sic eshte; PA DEFORMIME.

jane keta ushtare profesioniste SISTEMI, qe sistematikisht perpiqen ti "mbulojne" me nje makeup te holle gezhdallat e thella te PUSHTETIT sa here u jepet rasti, qe e kthejne te bardhen e ne te zeze, qe te dhunuarin e kthejne ne dhunues, te humburin e bejne fitues dhe fitoren e kthejne ne humbje, qe kauzen e kthejne ne genjeshter dhe genjeshtren e kthejne ne kauze,...etj,etj. 

jane keta njerez, qe me vetedije drejtesine e mosperfillin dhe qe padrejtesise i thurrin lavde si qemoti, po aq fajtore sa dhe vete Berisha apo qofte edhe Rama qe ne piedestal eshte ngritur e Keqja nderkohe qe e Mira duket shume larg ne horizont.

hiqi lajle lulet e tjera, po a mund te dali nga pena e nje gazetari qe pretendon te ndricoje lexuesin dhe tja thjeshtezoje atij REALITETIN me nje analizim profesional dhe objektiv ky konkluzion?

Kutitë janë vetëm një pretekst për ta mbajtur në nivel të panegociueshëm krizën politike në Shqipëri.

pretekste keto kutite he?! dmth fajin e ka Edi Rama qe s'pranon te perdhunohet politikisht he?!

nuk jane pretekste kutite o zoti oborrtar. eshte vullneti i sovranit ky qe merret neper kembe! populli edhe mund te mos doje tja shohe bojen Rames tek e fundit se s'ka lidhur as krushqi dhe as i ka ndonje borxh. ai eshte lideri momental. i mire, i keq, kauza e tij eshte e drejte. perfaqeson te drejten! kaq nuk mjafton?
pastaj, se ca bluhet ne mendjen e Rames as ti as une e asnjeri s'ja veme do gishtin. se nuk e kemi pare LIDER ndonjehere. po edhe gjerat s'i hedhim dot ne falle, sic doni te thone ju dhe ca te tjere. keshtu qe, me hile apo pa hile mire keq, Rama nuk prezanton me Edi Ramen tani. Edi Rama eshte populli.  atij i eshte dhuruar nga Saliu "kostumi" i se drejtes dhe njerezit sa te vije me shume do ta perkrahin, se me hapjen e kutive nenkuptojne daljen nga skamja, nje jete me te mire, nje vend pune, se duan shtetin ligjor te se drejtes dhe jo ate klanor te te tanishmes! kjo eshte per popullin kauza e KUTIVE.

tjetra pastaj, ne bote edhe ne vendin tone eshte derdhur gjak i pafajshem per kete pretekstin tend. dhe do vazhdoje te derdhet ne cdo cep te globit ku vullneti i sovranit mohoet, sepse eshte tregues i diktatures dhe i shtypjes. se eshte e drejta me sublime per nje shoqeri te lire DEMOKRATIKE.
 

 

 Ky eshte nje artikull shume i rendomte dhe acarues njekohesisht. Nuk eshte pershkruar e verteta qe po ndodh ne Shqiperi, por merret me akuza donkishoteske.

 

Po keta horrat e Sali Protopapes, duhet hapin syte se po i shkojne mbrapa nje njeriu qe eshte kthyer tashme ne nje hije. 

Dikush permendi me siper krahasimin e metodave te Berishes te bera dikur me ato te Rames tani. Jo, nuk eshte i sakte krahasimi. Nuk po perdor vrasjen e ndonje politikani, per djegjen e Kryeministrise. Rruga e Rames eshte mese paqesore. Eshte rruga e sensibilizimit te njerezve, per ate qe po ndodh ne Shqiperi. Shqiptaret duhet te mesojne se ka ikur ajo kohe kur e drejta e tyre shkelej me kembe. Ka ikur ajo kohe qe vullneti i votes se tyre perdhunosej. Ka ikur ajo kohe kur mendimi dhe fjala e tyre persekutohej. Shqiptaret duhet ta mesojne se shteti nuk eshte nje grup njerezish qe formojne qeverine, por jane ata vete. Qeveria eshte vetem nje keshill administrativ qe perbehet nga njerez qe vete populli i deshiron qe te drejtojne punet e shtetit. Qeveria eshte vetem nje vegel sherbyese e popullit dhe keshtu duhet te mbetet. Cdo njeri i thjeshte qe ka te drejten e votimit duhet te sqarohet se ku i ka vajtur vota dhe si po perdoret ajo. Eshte nje e drejte kushtetuese e cdo qytetari te kerkoje te drejten e vet., dhe sidomos kur ka dyshime se po abuzohet me te drejta e tij. Ne rastin konkret, ne Shqiperi kjo e drejte po dhunohet. Nuk mund te pretendojme te shkojme drejt BE-se nese ne nuk e fillojme nga A-ja qe eshte zbatimi i te drejtave kushtetuese te qytetarit. 

Koha eshte per nje ndryshim radikal qe gjerat te mos vazhdojne si deri tani me dhunim votash. Ne kete rast nuk shihet ndonje frike e Rames nese hapen kutite, por shikojme nje frike te jashtezakonshme te Berishes, sepse me hapjen e votave u dalin ne shesh ato mashtrimet qe PD-ja ka bere. Pastaj Rama nuk i ka humbur zgjedhjet. As Berisha sipas rezultateve te deritanishme, nuk i ka fituar ato. Perkundrazi humbesie eshte PD-ja qe ka marre numrin me te vogel te votave qe nga viti 1992! Vetm koalicioni me 17 Parti e beri qe te merren nga te "djathtet" 70 vende ne Parlament. Ishte loja e qelbur e LSI-se qe beri te mundur hapjen e Parlamentit. Ku e shikojme ketu fitoren e Berishes??????????

Rama nuk kerkon vete zgjedhje te lira, por kerkon me doemosdo demaskimin e mashtrimit elektoral, qe shqiptaret te shohin qarte se nga kush njerez qeverisen. Qe populli te shohi qarte se kush jane ata qe ne emer te tij propagandojne drejtesi dhe lufte kunder korrupsionit dhe nga ana tjeter as nuk paraqiten para drejtesise kur e shkelin me te dy kembet ligjin. 

Kjo kerkese llogarie qe behet ne kete kohe nga populli per qeverine, eshte ajo qe kjo qeveri nuk e ka dashur dhe nuk e do te zbatohet.

 

 

A del njeri vullnetare e t'me sqaroje sikur te isha 6 vejec (thote Dinzel Washington ke "Filadelfia&quotsmiley c'te keqe ka skenari i meposhtem

Berisha eshte kryeminiseter,vazhdon te qeverise vendin drejt fitoreve te reja,per shfarosjen e punisto mafozeve,per liberalimin e vizave per integrimin etj. Nderkohe hapen kutite (zgjedhjet kane qene te lira dhe te ndershme,skemi pse te kemi frike) Nuk kontrastojme me vendimin e gjykates (maxhoranca e legjitimume nga gjykata nuk preket) spse per fatin tone kemi dhe nje kryeminster qe respekton institucionet(cfar ironie gjithe karjeren e vet ne pushtet ka thene "Ligji jam une) Nderkohe nga kutite del fitorja e kesaj maxhorance me lakuriq se Edi ne plazhet nudiste. Keshtu i tregojme vendin ketij njeriu te degjenerum,psikopat e skizofren. Keshtu Saliu edhe nga Edi na mbron,por edhe vizat na i liberalizon e,venin na e integron e

Mitingje, kundermitingje, dhe kunder-kundermitingje kutiste

Perfundimisht Rama me Berishen kane vendosur qe nese gripi i derrit nuk i semur njerzit kete dimer, ti plevitosin ata duke i qitur nje jave po nje jave jo ne rruge per mitingje, kundermitingje, dhe tashme kunder-kundermitingje.

Kryetari i Partisë Socialiste përshëndet pranimin e kësaj partie si anëtare e Kongresit të Partive Europiane Socialiste. Partia Socialiste u pranua anëtare e PES, ditën e festës së demokratëve për rrëzimin e Komunizmit.

Duke e cilësuar si “ditë historike” 8 dhjetorin, Edi Rama në një prononcim për shtyp sot në mesditë tha se “Është një stacion i rëndësishëm dhe dëshmon se “Jemi integruar në realitet të ri europian”.

Rama larjmëron për organizimin e një “feste brezash” në janar të 2010.

"Na takon të festojmë me të gjithë ata që e sollën PS-në deri këtu në një festë brezash me praninë e gëzuar dhe simbolike të miqve të vjetër e partnerëve të ri të PS-së. “- tha kreu socialist sot.

Ca do me thene "feste brezash" ne kete kontekst, komuniste + ishkomuniste + ishdemokrate me ne krye Ramen, nje ish-antikomunist (copyright PF)? Dhe nga kjo "të festojmë me të gjithë ata që e sollën PS-në deri këtu" a duhet te kuptojme qe ne kete aktivitet do marren pjese dhe Ramizi me Nanon? smiley

 Dhe sa kunder-kundermitingje do kete valle derisa te dale dimri, dhe ne fund a do mbajme dot mend kush miting ishte kunder kujt (kunder)mitingu? :think:

Para kunder-kundermitingut kutihapes do kete padyshim mitingje te tjera kutiste.

Opozita nis javën që vjen turin e dytë të protestave në mbarë vendin me moton: “Hap kutitë, ose ik”.

Duke e filluar me Vlorën, Shkodrën e Beratin, dhe në datën 21 dhjetor në Tiranë, opozita do të kërkojë sërish hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe bashkë me të do të kërkojë largimin e kryeministrit Berisha.

Nderkohe deri atehere shpresojme qe Peshku do kete perfeksionuar metoden e numerimit te turmes mitinguese nepermjet Google maps.

P.S. Qeverio, si koment lejohet kjo, meqe seksionin e pyetjeve mund ta perdorim per cdo gje pervec artikujve kutihapiste? smiley

ore ngelem tu festu ,po me ca do festojm

NORDHI ROZA PER KOCKA

Berisha politikan i sukseshem? Berisha mbas 94-95,pikerisht per rolin e tij aventurier,dmth injorimin e fakteve dhe realitetin,e trajtoi opoziten dhe kundershtaret e tij,si armike,ku i drejtohej;"o me mua sic them une,ose ju griva te gjitheve!" Ai gjithmone ne politike ka perdorur euforine,pasionin personal per te sunduar,me cdo kusht,me cdo cmim,Berisha nuk e njeh gabimin,ai gjithmon ka menduar dhe akoma mendon se eshte i pagabueshem,i persosur,dhe se gjithmone e per gjithmone e verteta dhe ndeshmeria,dituria,dhe demokracia,qendrojne vetem ne anen e tij. Viti 1997 ishte fundi dhe deshtimi i tij per te aplikuar demokracine Europiane,ne Shqiperi,heqja dore nga politika ne 1997,mund te ishte nje vlere e madhe per te,ne kontributin e tij per rezimin e komunizmit!

Nga viti 1997,Berisha ka insistuar ne veton e tij,duke e quajtur opoziten,koministe,mafioze,puniste,etj etj, duke paraqitur nje model te shemtuar te demokracise,te partise shtet,ku ligjin nuk e bejne institucionet por individet e veshur me pushtet.Opozita per Berishen eshte nje faktor formal,hajd mo sa per te qene,si figure!

Berisha vuan shume nga paragjykimet,ndaj te gjithe atyre qe nuk jane dakort me te,po te vesh re Berisha i ka sulmuar te gjithe kryetaret e PS,me gjuhen me te ashper te etiketimeve ekstreme,bile Nanon e  futi ne Burg,keshtu me kete gjuhe ka folur me Majkon.me Meten,dhe se fundmi Berisha sulmoi kryetarin e opozites,me gjuhen me vulgare te nje ordineri shpifes,qe nuk njeh as institucione,as frike,as etike,as kulture fjalori sepse i a erreson syte ,mendjen,pasioni,urrejtja,cmira,xhelozia,dhe paaftesia!

Si mund te quhet politikan i sukseshem? Me cfare matet suksei i Berishes?Mos me thoni hyrjen ne Nato!Hyrja ne Nato eshte qendrimi politik qe kane te gjithe shqiptaret,pamvarsisht bindjeve partiake,politike.Afirmimi i ketij qendrimi eshte fakti qe te gjithe emigrantet emigruan ne perendim dhe jo ne lindje!

Nje tjeter konflikt qe i ben mire Rames tani eshte atakimi personal nga Bisha. Ky kopili vazhdon me sulmet personale, Berisha: Rama, udhëheqës pa brekë. smiley

Nuk e kupton ky qe keto lloj sulmesh i ulin pike ketij dhe i ngrejne pike Rames?

Le qe keta me Olldashin u perpoqen atehere me kete moralin personal/familjar dhe me fotot nudo ne zgjedhjet lokale dhe e pane qe s'piu uje ai argument (jo ne Tirane te pakten). Pa permendur qe keto akuza personale ja zhvleresojne Birishes dhe akuzat per korrupsion qe i ben 'aleances punisto mafioze'.

Mesa duket strategjia e tij eshte go all negative ne tera drejtimet, sado pike ti ul vetes mendon s'me prish pune se jam i rizgjedhur, mjafton ti ul pike Rames. Por me keto sulmet personale them se pervec qe i ul pike vetes, i ngre pike Rames. Rama ku ta gjeje qe ta shkepute biseden nga kutizmi dhe kunder-kundermitingjet, gje per te cilen e kane vene me shpatulla pas murit te gjithe nderkombetaret, dhe te merret me sulmet personale te Birishes. smiley

Si mund t'i shtohen pike Rames o xhib duke e nxjerre si nje person qe ka shkelur normat e shoqerise me lakuriqesine e tij ne plazhet publike apo per dhunen qe ka ushtruar ndaj partnereve te tij dhe mohimin e pageses per pjellen e tij per 9 vite rresht? (mos te guxoje te thote dikush qe keto jane gjera personale te tij! keto jane gjera qe shqetesojne publikun per nje person qe ju kerkon voten. Po te doni mund te sjell shembuj sa te duash nga perendimi)

Ne nje pike ke te drejte, kjo goditje e perqendruar ndaj Rames behet pasi nuk ka zgjedhje afer, sepse ekziston rreziku qe mediat e Rames ta kthejne permbys situaten duke e nxjerre ate viktime, sic po mundohen ta bejne edhe rrogetaret e Koco Kokedhimes edhe ne blogosfere. Kjo eshte nje goditje qe rezultatin e jep gradualisht, se pari duke e zhveshur figuren e Rames, ashtu sic eshte para vete elektoratit te PS.

Nderkohe qe kjo eshte e shoqeruar me dosjet e korrupsionit te lejeve dhe pronave te marra ne menyre te paligjshme ne Tirane, qe synon demtimin me te drejte, pa riparim te figures se Rames. Me nje opozitar te tille, cdo qeveri do ta kishte shume te lehte.

Po te doni mund te sjell shembuj sa te duash nga perendimi

Po silli, cpret? lol Mgjths  une pervec Amerikes, politiken evropiane s'e kam ndjekur. Dhe nqs kishe ndermend ta krahasoje me punen e monikezimit te Klintonit, s'eshte rast hic paralel, pasi jo vetem qe klecka per Klintonin ishte genjeshtra nen betim, por dhe ne sferen personale behej fjale per tradheti ne nje shoqeri si ajo amerikane, e cila teorikisht te pakten eshte goxha me puritane sesa ajo evropjane, e ku e ku me shume se ajo shqiptare; tek ne te kesh dashnore kur je i martuar eshte arritje, quhesh i shkathet.

Po sic thashe keto gjerat personale dhe lakuriqesirat i provuat ne zgjedhjet lokale dhe s'ju dolen gje.

Kryesorja ku Beisha humb pike ne keto sulme, sic thashe, eshte qe me doren e vet dobeson gjithe akuzat e tjera kunder Rames, te cilat jane pergjithesisht te verteta (korrupsioni) packa se Berisha i perdor tani per arsye politike. Se mire qe sipas teorise tende i beri keto akuza nje here, po ai po i perserit.

Per me teper keto akuza personale ne menyre indirekte legjitimojne kutizmo-revolucionarizmin e tij, se thote populli shiko ca kafshe ky Berisha, e "shan me liber shtepie" (s'ka rendesi e shau apo jo, mediat e thane e shau, dhe populli thote e shau lol), ku durohet ky, s'do ishte keq sikur te ikte para kohe.

Problemi eshte qe juve dhe asnje kshilltar s'ja u mban ta keshilloni Birishen, nuk keshillohet monarku, po dhe as ju degjon ai, do beje me koken e vet. smiley

O xhib, ka bere efekt ne ty propaganda e ramisteve qe bejne per te mbuluar turpet e Rames. Berisha nuk po e shan, thjesht po thote qe ky person qe pretendon te ju drejtoje ka bere kete dhe ate, gjera shqetesuese per nje individ qe merr persiper te qeverise nje popull. Nese ti thua qe komshiu yt ka dale ne oborr te pallatit lakuriq apo e ke pare duke rrahur gruan, turpi nuk eshte i yti, por i atij komshiut tend problematik.

Shembuj nga perendimi (harroje Moniken):

A nuk ja mbylli rrugen per zv.president John Edwards skandali seksual qe ju publikua?

A nuk po ja nxijne jeten Berlusconit per festat dhe marredheniet seksuale qe ka pasur? Per te mos vazhduar me shume.

Kjo sic e thashe efektin e jep ngadale, se pari tek vete elektorati i PS qe ka per te ardhur tek nje dileme e madhe, a e meritojme kete lider me keto probleme apo jo?

e sheh La_rosee ja nje rast tipik i mashkullit qe nuk ka perjetuar kurre ne jeten e tij lirine seksuale! Por, cuditrisht di te bej moral per seksin dhe lakureqisine!  smiley

I ben mire Rames???????

Sa per zgjedhjet lokale,ai ngeli nje episod qe nuk u amplifikua.

Tani po dalin dokumentat orgjinale qe provojne te gjitha bemat e Rames.

Ne se ne fillim u munduan ta kanalizojne si ceshtje private e tij (sic bene ne rastin e zgjedhjeve lokale ku u perdor kjo taktike e fitoi),por kur filluan te dalin nje nga nje fakte dhe dokumenta orgjinale per bemat e Rames,kur filluan dhe shoqatat e grave te dalin hapur kunder tij,kur deputete me integritet te PS (jo ato te lejeve te ndertimit) nuk pranuan te dalin ne mbrojtje te tij ,atehere keto bema zune vend dhe u besuan nga shumica e shqiptareve.

E keni vene re qe nuk po i dalin me njerzit e tij ne PS ne mbrojtje ,jo se nuk duan,por e pane qe taktika e pare (jo eshte ceshtje e jetes private ,etj) nuk vlen me,por ju kthye ne te kundert.

Tani po e spostojne vemendjen ne ceshtje te tjera (jo ekonomia,jo dritat,papunsia,etj. etj) qe kjo ceshtje te harrohet.

 Berberi; "....O Pjer a e ke lexuar ligjin per zgjedhjet? Nese po per cilat defekte dhe mangesira po flet?..." 

Ligjin nuk e kam lexuar, po ngrihet vetvehtiu pyetja; pse u ngrit kundra ligjit te zgjedhjeve (ligjit qe kopsiten Berisha me Ramen) partia LSI dhe parti te tjera. Kjo tregon se ai ligj favorizonte vetem dy partite e medhaja, gje qe bie ne kundershtim me te drejten e zgjedhjeve, me te drejten e partive te vogla, dhe me barazine ne zgjedhje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).