Konferencë për shtyp e Kryeministrit Sali Berisha

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha dha një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Zonja dhe zotërinj, të nderuar qytetarë shqiptarë!

5 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, të certifikuara universalisht, dy ish ministra të diktaturës hoxhiste dhe tre pinjollë të nomenklaturës, me në krye nipin e famëkeqit Spiro Koleka, njeriut që paditi dhe u rezervoi pushkatimin dhe shekuj burgje dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë të formuar në perëndim, të birit të të atit, skulptorit famëkeq, apo njeriut që së bashku me Ramiz Alinë do të firmosnin varjen dhe ekzekutimin e intelektualëve shqiptarë për bindjen dhe lirinë e mendimit  - dhe kjo, jo në vitet 50 apo 70, por edhe në vitin e rrëzimit të Murit të Berlinit, në vitet 88-89 -, së bashku me një kupolë mafioze që ata drejtojnë, kanë vendosur të mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, të mos njohin vullnetin tuaj, të mos njohin qeverinë dhe institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Këta punistë dhe mafiozë, njëlloj si në kohën e tyre, duan t’i imponojnë pushtetit legjitim të dalë nga vota juaj e lirë, shqyrtim politik, me komision parlamentar të vendimeve të gjykatës, pasi ata nuk arritën me mjetet e tyre të përcaktonin rezultatin, njësoj si në kohët e shkuara. Hapja e kutive të votimit dhe rinumërimi i votave është kërkesa ultimative e këtij grupi punisto-mafioz, që kërkon me çdo kusht të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në rrugën e demokracisë, zgjedhjet e 28 qershorit, kërkon të bllokojë me një donkishotizëm aventuresk rrugën tuaj drejt Evropës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit.

 Dua të theksoj se ky grup punistësh nuk udhëheq Partinë Socialiste, por udhëheq klanet e mafies më të rrezikshme në Ballkan, që e ka shndërruar Tiranën në një lavatriçe gjigande parash të pista, krimi monstruoz ekonomik, udhëheq kupolën e mafies shqiptare, Don Dollakun, Kokëdhinë, Besnik Sulën, Tomë Doshin, Yllin e partisë apo Fidel Yllin, Dash Pezën, Leskajn, etj. Këta zotërinj nuk kanë asnjë interes demokratik, kombëtar, njerëzor. Këta që shpenzuan me dhjetëra e milionë euro për të dhunuar votën tuaj dhe morën bërrylin, atë që meritonin, në zgjedhjet e fundit, kanë një hall të madh shumë, një hall të paimagjinueshëm. Perandorinë e tyre të krimit e pret fati i Aldo Bareve. Ky është zotimi im solemn. Këta nuk kanë hallin e kutive. Jo. Kanë hallin e ekonomisë së tyre, të bazuar fund e krye mbi krimin.

Të dashur qytetarë,

Sot unë kam këtu para jush një dosje e cila dëshmon se Tan Dollakët, Leskajt, Kokëdhitë, Besnik Sulajt, Tomë Doshi, Ylli i Partisë Socialiste e ndonjë tjetër, vetëm në 2-3 vitet e fundit kanë marrë, duke dhunuar ligje e prona, 500 mijë metër katror sipërfaqe ndërtimi, kjo është akoma  e pa finalizuar, me një vlerë totale, duke filluar nga zemra e Tiranës dhe e gjitha unazës, që shkon në 750 milionë euro.

Më lejoni të dashur qytetarë, t’i paraqes ato. Po filloj me Ilir Matën apo “kunatin e shokut Xhemal”, kunatin e Dashit, i cili na e pastron edhe qytetin, sepse tenderët e pastrimit të qytetit vetëm Dashi i fiton. Ilir Mata ka me firmën e Edi Ramës  21.350 metër katror leje ndërtimi. Në një vendim 11 mijë metër katror, në tjetrën 9700, e tenderë të tjerë. Të gjitha janë në dhunim të pronave e ligjeve.

Pas tij vjen Nard konstruktori. Keni dëgjuar për “Nard construcion”, demokristian e ateist. Ai ka 27.743 metër katror, të gjitha në dhunim të ligjeve dhe pronave.

Pas tij vjen Koço Kokëdhia apo Koço bashkia. Ai ka 24.800 metër katror leje të ndryshme ndërtimi. I përmendim me radhë; sipërfaqe ndërtimi 6.072 metra katror, me firmë të kryetarit Edi Rama, sipërfaqe 6.062 metra katror, me firmë të Kryetarit Edi Rama, 5.670 metër katror sipërfaqe ndërtimi, me firmë të Kryetarit Edi Rama, 6.950, me firmë të Edi Ramës, 6.108 metra katror sipërfaqe, me firmë të Edi Ramës.

Pastaj në listë vjen Tomë Doshi, me një sipërfaqe prej 29.600 metër katror leje ndërtimi. I përmendim vendimet; Tomë Doshi 15.100 metër katror, në vitin 2007, me firmë të Kryetarit Edi Rama, 14.500, në vitin 2008, me firmë të Kryetarit Edi Rama.

Pastaj vjen Ylli i Partisë, Fideli. Fideli ka 47.884 metër katror leje ndërtimi. Nuk është punë kutish këtu, është punë kasafortash. I rendisim: Fidel Ylli, 4.320 metër katror sipërfaqe, me firmë të Kryetarit Edi Rama, 21.532 metër katror, në vitin 2008, e tëra në dhunim të hapur të ligjeve, me firmë të Kryetarit Edi Rama, sipërfaqja tjetër e Yllit të partisë, Fidelit të Ramës, 21.532 metër katror, me firmë të Kryetarit Edi Rama.

Pas Fidelit të partisë vjen Besniku i partisë, Besnik Sula, me 45.977 metër katror. I rendisim; në vitin 2008 ka marrë 9.266 metër katror, në vitin 2007 ka marre 26.820 metër katror, në 2007 ka marre 685 metër katror, në vitin 2008 ka marre 8.076 metër katror.

Besnikun e ndjek Sadri Abazi, me 53.800 metër katror. Këto janë dhunime monstruoze në pronat e qytetarëve të Tiranës, por unë ju garantoj edhe në pronat publike. Këtu ka sipërfaqe me mijëra e mijëra metra katror të shitura nga Edvini Besnik Sulës, me 3 mijë lekë të reja metrin katror, flas gjithnjë për tokë brenda unazës së kryeqytetit. I rendisim: Sadri Abazi, 15.911 metër katror në vitin 2008, 5160 metër katror në vitin 2008, 21.970 metër katror. Këtyre sikur u pjellin kutitë toka.

Arian Leskaj ngjitet më lartë në kupolë, ku ai vendoset me 61.840 metër katror leje ndërtimi. Në vitin 2008 ka marre 16.922 metër katror, në vitin 2007 ka marre 5.747 metër katror, në vitin 2007 ka marre 1.534 metër katror, në vitin 2008 ka marre 7.286 metër katror, në vitin 2005 ka marre 30.410 metër katror.

Në krye të kupolës është Don Dollaku, me 145.366 metër katror, nga të cilat, vetëm tokë e vjedhur në zemër të Tiranës, tokë publike, është 54.153 metër katror, toka e supozuar sipas tyre te xhamia e Karapicëve, te Lidhja e Shtrimtarëve, etj, ku dokumenti paraqiste inaugurimin e saj në vitet ’32 dhe ne na servirej sikur na ishte ndërtuar pas lufte, sikur Xhani Anjeli kishte ardhur në vitin ‘52 për të shitur tokën që kishte blerë. Tan Dollaku, në zemër të Tiranës, ka përvetësuar me firmë të Edi Ramës 54.153 metër katror. Tan Dollaku, në vitin 2009 ka marrë 16.600 metër katror, në vitin 2005 ka marrë 14.273 metra katror, në vitin 2005 ka marrë 7.843 metër katror, në vitin 2007 ka marrë 1.680 metër katror, në vitin 2006 ka marrë 6.708 metër katror, në vitin 2007 ka marrë 1.031 metër katror, në 2007 ka marrë 204 metër katror, në vitin 2007 1.344 metër katror, në vitin 2006 ka marrë 11.050 metër katror, në vitin 2006 ka marrë 8.720 metër katror, në vitin 2007 ka marrë 11.050 metër katror, në vitin 2008 ka marrë 9.440 metër katror sipërfaqe ndërtimi.

Të dashur qytetarë,

Votën tuaj të lirë e bekuat ju të parët, me pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 28 qershorit. Votën tuaj të lirë e bekuan mbi 20 mijë komisionerë të PS-së, nga Qendrat e votimit të KQZ-së, të cilët, me një maturi të thellë demokratike dhe përgjegjësi të lartë ligjore, firmosën çdo dokument të këtyre zgjedhjeve, pa asnjë vërejtje. Votën tuaj të lirë e bekuan gazetarët e të gjitha mediave shqiptare, elektronike dhe të shkruara, të cilat me një profesionalizëm dhe shkallë të lartë përgjegjësie, raportuan qindra  e mijëra orë të marra së bashku, u bënë dëshmitarë të procesit më të bukur, më të qetë, më të fisshëm, më ligjor që vendi ka njohur në historinë e tij.

Pas zgjedhjeve, Edi Rama deklaroi se kishte bërë një dosje të madhe, me falsifikime, mashtrime, dhunime. Ishin mediat shqiptare ato që përqeshën paçavuren e tij, ndërsa Wach Dog-u ndërkombëtar e hodhi në koshin e plehrave, si një material të mbushur me falsifikime dhe shpifje.

Zgjedhjet tuaja janë certifikuar nga  510 vëzhgues të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të NATO-s, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilët konkluduan se në keto zgjedhje, ndryshe nga sa pretendon kupola punisto-mafioze, nuk pati asnjë provë për manipulim, as edhe një numërim të parregullt dhe se u përmbushën standardet kryesore të OSBE.

Zgjedhjet tuaj, të dashur qytetar, u certifikuan nga qeveria e SHBA, e cila deklaroi në selinë e OSBE-së, se këto zgjedhje pasqyrojnë qartësisht vullnetin e popullit shqiptar dhe se qeveria shqiptare meriton urimet për punën dhe përmirësimet që bëri. Këto zgjedhje u certifikuan nga kryesia e radhës e BE-së, nga Presidenca suedeze, e cila, bazuar në raportin e OSBE-së, deklaroi se këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të mira që ishin bërë ndonjëherë dhe se opozita duhej të zinte vendet në parlament. Këto zgjedhje u bekuan nga Komisioni Evropian, i cili i vlerësoi ato si më të mirat në historinë e vendit dhe i kërkoi opozitës të zërë vend në parlament. Këto zgjedhje u bekuan nga Parlamenti Evropian, që në një rezolutë, i drejtohet opozitës shqiptarë që të ndalojë menjëherë bojkotin. Këto zgjedhje u certifikuan nga 27 ministrat e vendeve anëtare të BE-së, të cilët miratuan kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Këto zgjedhje u bekuan nga të gjithë anëtarët e qeverive dhe ekzekutivëve të vendeve të lira, të cilët i dërguan Kryeministrit të vendit përshëndetjet më të përzemërta dhe gatishmërinë  e tyre të plotë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në të ardhmen.

Këto zgjedhje nuk i njohin një grusht individësh dhe kjo e sotmja është vetëm një arsye. Një kupolë mafioze, e cila vetëm në pronat e këtij kryeqyteti dhe vetëm në këtë dosje, ka vendosur një pasuri prej 750 milionë euro. Në qoftë se në mandatin e parë, ne ia dolëm t’i gozhdojmë bandat një nga një, nga Aldo Baret tek Dritan Dajti, pa diskutim që ky është mandati i gozhdimit tashmë i Aldo Bareve në pushtet, i Aldo Bareve me pamje xhentëlmeni, i Aldo Bareve që kanë vendosur miliarda euro pasuri krimi.

Edhe njëherë, ju deklaroj me përgjegjësi se kjo nuk është e shumta, kjo është më e pakta.

 Ndaj këta zotërinj nuk njohin zgjedhjet. Ndaj edhe këta  zotërinj shpërndajnë emisarët ditëzinj, ku kërkojnë të mos hiqen vizat. Ndaj këta zotërinj, vetëm 5 ditë më parë, do t’i deklaronin përfaqësuesit te KE-së se po të hiqni vizat për Shqipërinë, do të lemeriseni nga kriminelët shqiptarë. E vërteta është se kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë janë pas hekurave. Disa kriminelë të tjetër, kupolë mafioze, i pret i njëjti fat. Unë garantoj kupolën e mafies se, darët e ligjit do të çmontojnë tërësisht perandorinë e tyre të krimit. Vullneti im dhe i kësaj qeveria është i hekurt. Ndaj dola sot këtu të paraqes këtë dosje,. Sigurisht, një për një, ato do të paraqiten nga zyrtarët e tjerë dhe nga agjencitë e tjera, sepse unë nuk kam ndërmend të vazhdoj serinë e ekspozeve. Por do t’ju faktojmë juve me harta, me dokumente, se si janë vjedhur dhe përvetësuar prona dhe do të kuptoni se përse kjo kupolë punisto-mafioze jep ultimatum, deklaron se do të bëjë thirrje për mosbindje civile, se ka rrethuar kështjellën për ta marrë, se  do të hapë kutitë me forcë, se do të rrëzojë qeverinë. Të gjitha këto, i them zotit Rama, çoja Gramozit, kokëdhisë apo Don Dollakut.

Çdokush mund të mendojë se është ashpërsuar qëndrimi ndaj opozitës. Absolutisht jo. Opozita ka vendin në parlament, është e mirëpritur. Oferta që unë i kam bërë opozitës është ofertë e ndershme dhe unë mund t’ju them ju se është konsideruar e tillë nga i tërë spektri politik evropian, me përgjegjësi të plotë. Opozita nuk do të jetë kurrë ajo që do të gjejë një gjuhë të tillë nga unë. Përkundrazi. Por kjo është një kupolë që nuk ka interesa të tjera, nuk ka interesa të demokracisë. Imagjinoni, sot Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku një pinjoll i “Bllokut”, deklaron se nuk njeh vullnetin legjitim të shqiptarëve, deklaron se do të shkelmojë mbi gjykatat, i kërkon Kryeministrit të ndërtojë komision hetimor për gjykatat. Nesër do të më kërkojë komision hetimor për të liruar Don Dollakun apo Aldo Baren, pasnesër do më kërkojë kompromis për t’i dhënë KRTRRSH-në që shqiptarët ia hoqën nga duart, për të vazhduar këtë krim monstruoz, ditën tjetër do kërkojë t’i jap Presidentin e Republikës, ashtu siç çon mesazhe poshtë e përpjetë, apo ndonjë llokmë tjetër.

Opozita është e mirëpritur, oferta është e bërë, por në mënyrë absolute, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për vendimin e gjykatës. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për ndarje pushteti, siç kërkon ai. Këto të dyja t’i harrojë. Le të vazhdojë të gjitha përpjekjet me Kokëdhitë, me Don Dollakët etj. Unë do të vazhdoj qeverisjen time, do të vazhdoj betejën me zero tolerancë ndaj mafies shqiptare.     

Pyetje: Përse i hapni pikërisht tani këto dosje?. E dyta, ju thatë se mafia punisto-mafioze  nuk përfaqëson partinë Socialiste. A ka një plan qeveria se si mund të tërheqë atë pjesë të opozitës drejt parlamentit, sepse këto dosje do t’’i hetojë edhe prokuroria, por situata duket më emergjente?

Kryeministri Berisha: Në radhë të parë, këto dosje janë bomba që do të çaktivizohen. Unë ju garantoj se ky ekzekutiv do të përdorë gjithë forcën e tij për t’i bërë këto të paqena dhe do të vazhdojë betejën në të gjitha aspektet.

Së dyti, opozitës i është bërë një ofertë, por mafia do pushtet, do me çdo kusht të mos njohë qeverinë legjitime, do të imponojë ndarje pushteti me të, të cilat nuk do të ndodhin kurrë.

Përse tani kjo? Unë edhe para dy ditësh e kam shpjeguar këtë gjë. Ka katër vite që mes meje dhe Edi Ramës zhvillohet një betejë e padukshme, por një betejë e pashoqe në historinë e këtij vendi. Në janar të vitit 2006, ky zotëri, për të më treguar se i kishte në dorë zgjedhjet, më dërgon emisarë ku më kërkon shtytjen e zgjedhjeve që ishin në tetor 2008. Natyrisht, unë e kuptova ku ishte thelbi. Ju jeni dëshmitar se çfarë bëri ky zotëri në 2007-ën, procesin më të turpshëm në historinë e ndonjë vendi, ku çdo zgjedhës shqiptar, me pamfletin që prodhuan u shpall armik dhe i dyshimtë.  Një libër të lexuar kaq mirë, edhe unë fillova ta përkthej si duhet. I dhashë atij carta bianca-n për reformën zgjedhore dhe bëra shumë mirë. Unë sërish ia jap, sepse unë kam detyrë të jap siguri të plotë për zgjedhjet. Kjo është detyra ime sa të jem në qeveri.

Në mënyrën më të përsëritur, gjatë gjashtë muajve të fundit, me mijëra herë ai dizinkurajoi qytetarët shqiptarë për të marrë letërnjoftimet elektronike. Çdo javë i bëja lëshime, por asnjëherë aq sa donte, sepse isha i bindur se po t’i merrte të gjitha, ai do të listonte të tjera. Këtë ai nuk e kuptoi. Në fakt, unë po e tërhiqja, por në emër të  një interesi shumë të madh, të pjesëmarrjes në zgjedhje, për asgjë qëllim personal, për asnjë qëllim partiak, por për një qëllim të madh të shoqërisë, në mënyrë që ai të mos bojkotonte zgjedhjet, siç diskutonte pothuajse çdo tre ditë për t’i bojkotuar. E konsideroj një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime politike faktin që e bllokova terroristin Gramoz Ruçi që të mos përsëriste skenarin e vitit 1996. Ai është terrorist, i njohur për këtë. Por ai nuk mund ta bënte më dot atë skenar.

Në rast se unë do të merresha me këtë dosje, ju garantoj se ata që e gozhdojnë sot PS-në për të marrë pjesë në parlament, ata s’do ta linin kurrë të merrej me zgjedhjet. Por çfarë bëjnë sot ata? Tomë Doshi i kërcënon ata me plumb pas veshit, ose u paguajnë shuma të mëdha mujore duke u thënë; ”merrini këto lekë dhe mos u ndieni për hyrjen në parlament”. Dhe nuk është vetëm Toma që bën këtë kërcënim, është edhe një tjetër. Unë kam bindjen se ata nuk ndajnë të njëjtin qëndrim, nuk janë ata anëtarët e kësaj force, ata janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, por që kupola nuk i lejon.

Pyetje: Ju sapo keni deklaruar fakte të rënda për deputetë të PS-së. Ju thatë se Tomë Doshi kërcënon deputetë të PS  me armë. E Para, përse nuk e denonconi atë në prokurori, nëse keni prova. E dyta, a mund të na sqaroni dhe njëherë mesazhin që zoti Rama ju ka sjellë, sipas të cilit ju t’i jepni postin e Presidentit në vitin 2012, si kusht për të hyrë në parlament?

Kryeministri Berisha:  Së pari, për sa i përket Tomë Doshit, kjo gjë është e njohur. Pyesni deputetët e PS-së, janë jo një por disa që kanë marrë kërcënimin e tij. Kjo është reale.

Së dyti, Tomë Doshi është një person që do të përballet me drejtësinë, por mos mendoni se është pa mbrojtje. Tomë Doshi, në mes të hotelit kryesor të vendit, shtroi për tokë, për vdekje një gazetar, një koleg tuajin dhe a keni dëgjuar ju që të vazhdojë procesi ndaj tij? Demokracia është betejë.

Ndërsa, mesazhet e Ramës janë të pafundme, që nga fillimi, për të bërë koalicion, për të përjashtuar Ilir Metën, më pas për t’u bashkëngjitur, më pas për postin e Presidentit të Republikës. Por, nuk është hera e parë që e deklaroj se unë nuk pranoj të ndaj pushtetin me të, sepse kam një koalicion që funksionon. Ajo çka pranoj unë është që t’i krijoj  të gjitha hapësirat opozitës dhe frymën e mirëkuptimit. Këtë pranoj unë dhe për këtë do të punoj e do ta bëj pa asnjë lloj hezitimi. Është i mjerë ai që përpiqet ta vërë në dyshim një pushtet legjitim, një vullnet të lirë. 

Pyetje: Zoti Mustafaj ka deklaruar në Ora News se zoti Rama tregohet i papjekur që nuk i njeh zgjedhjet, ndërsa zoti Berisha ka ashpërsuar gjuhën ndaj Ramës. Së dyti, z. Topi ka pohuar se do të jetë negociator për dialogun mes palëve, nëse palët do e kërkonin. Cili është mendimi juaj?

Kryeministri Berisha: Këto pyetje bëjua këtyre personave. Jo mua. Sepse nuk është Kryeministri ai që mund he duhet të komentojë mendime dhe opinione të të tjerëve.

Pyetje: Zoti Kryeministër, ju përmendët shumë persona që kanë shkelur ligjin, çfarë ligji konkretisht dhe kur do t’’i dërgoni dosjet e tyre në prokurori? Së dyti, a nuk është më mirë që të hapen kutitë e votimit, që edhe opozita të bindet për pretendimet e saj.

Kryeministri Berisha: Sigurisht, në nomenklatura është shumë më mirë të dalim mbi gjykatat, siç dilte i ati i Edi Ramës. Por në një vend të lirë nuk dilet kurrë  mbi gjykatat. Çështjen e kutive dhe kërkesat e Edi Ramës mund ta kem diskutuar me qindra personalitete ndërkombëtare, që nga dita zgjedhjeve deri më sot. Nga të gjithë ata kam vetëm një mesazh të prerë; kutitë nuk mund të hapen, votat nuk mund të rinumërohen sepse ka një vendim gjykate. Imagjinoni, pas hapjes së kutive, kur ai të thotë hajde të lirojmë Aldo Baren, ndryshe unë nuk hyj në parlament. Çfarë t’i them unë, që ka një vendim gjykate. Jo, do më thotë ai, nuk ka rëndësi. Nëse do ta bënim këtë, do të ishte gjëma më e zezë për vendin. Gjykatësit janë një grup njerëzish, të cilët, sipas kushtetutës demokratike, u kanë marrë pushtet  përfaqësuesve të sovranit, për çështje gjykimi. Përse e kanë bërë këtë? Për t’’ua kufizuar politikanëve, për t’u thënë atyre se ju jeni të fuqishëm por jo të gjithëfuqishëm. Janë edhe këta, të cilët nuk janë zgjedhur si ju, nuk kanë bërë fushatë si ju, por kjo e drejtë është e tyre dhe nuk duhet t’ua prekni.

Referojuni zgjedhjeve të vitit 2001, ku komuniteti ndërkombëtar është shprehur qartë se Gjykata Kushtetuese i ka marrë mandate opozitës. Ne krijuam komision parlamentar atëherë. Parlamenti Evropian e quajti atëherë parlamentin shqiptar se ai nuk e përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, por unë nuk kërkova kurrë të shqyrtoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse pastaj do të thosha që jam gjykatës e jo politikan. Këtë gjë e kërkojnë vetëm njerëz  me një mendësi puniste të mirëfilltë, të pa reformuar dhe me interesa të mirëfillta mafioze, që vetëm me këtë dosje shkojnë 750 milionë euro. Unë ju garantoj se kjo është vetëm një pjesë, sepse dosje të tjera do të dalin para jush. Përsa u përket atyre, ekzekutivi do të merret me gjithë forcën ligjore të tij, pastaj do t’ia çojë edhe drejtësisë.

Pyetje: Zoti Berisha, në fakt, përse ju nuk flisni në këto denoncime se sa prona kanë përfituar edhe Aleksandër Frangaj, Bashkim Mula, apo edhe pronari i kompanisë REDBULL?

Kryeministri Berisha:  Nëse ju dini se ata kanë marrë qoftë dhe një metër katror tokë në mënyrë të paligjshme, unë do të të falënderoja. Këto që unë denoncova janë të gjitha të ngritura mbi ankesat e pronarëve. A mund të më thoni, a dini ndonjë njeri tjetër që të ketë dashur të përvetësojë 54 mijë metra katror në qendër të Tiranës, përveç Don Dollakut?. Ju mund të rreshtoni një listë të tërë biznesmenësh, por thoni se ku e kanë shkelur ligjin. Unë këtu po e them për këta persona se ku e kanë shkelur ligjin. Ka përvetësuar 54 mijë metra në qendër të Tiranës, e faktuar dhe e dokumentuar tokë publike.  Mund të listoni shumë të tjerë, sepse përmendët pak. Ka me dhjetëra ndërtues dhe të jeni të bindur që janë edhe të krahut të tyre, por i kanë marrë ato leje sipas rregullave, nuk kanë vjedhur në qendër të qytetit, as lulishtet. Ky është problemi. E dini se cdo të thotë kjo? Vetëm ajo pronë në qendër të Tiranës është 120 milionë euro. Edhe diçka tjetër. Emrat që përmenden, çdo gjë që kanë marrë e kanë marrë nga Edi Rama. Kontrolloni dosjet.  Ligji është ligj. Këtu nuk bëhet fjalë për veprimtari ligjore, por bëhet fjalë për veprimtari mafioze të mirëfilltë.

Pyetje: Me faktet që keni publikuar sot, me sa duket kriza politike do të vazhdojë të ashpërsohet dhe opozita do të vazhdojë të qëndrojë jashtë parlamentit. A do të keni ju një mënyrë për ta sjellë opozitën në parlament?

Kryeministri Berisha: Nuk ekziston krizë politike. Kriza është kriza e mafies. Krizë politike ekziston në grupin mafioz, ekziston në PS e cila mbahet peng e kësaj kupole. Për çfarë krize politike bëni fjalë kur për Shqipërinë janë marrë vendimet më të mëdha dhe më të rëndësishme, pas këtyre zgjedhjeve? Mendoni ju se këto vendime do të merreshin, nëse do të kishte krizë në vend?  A u morën këto vendime duke mos qenë opozita në parlament? Ju garantoj se secili nga ata burra e gra që kanë votuar për Shqipërinë, ka respektin më të madh për opozitën, për rolin e saj, nuk e ka bërë aspak për një gjest privilegjimi të Sali Berishës, por e ka bërë sepse ka konstatuar se kjo kupolë kërkon të mos njohë rregullin më fondamental të demokracisë, vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Kanë qenë në ato vendimmarrje, socialistë, demokratë, të cilët do ta shqyrtonin problemin me lupë. Nuk ka tragjedi më të madhe se sa të besohet mashtrimi i tij.

Opozita është e mirëpritur në parlament, jemi të hapur në parlament. Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë lëshim ndaj mafies. Zero tolerancë ndaj mafies. Perandoria e saj do të ketë fatin që patën bandat. Mandati i parë ishte mandati i asgjësimit të bandave, mandati i dytë është mandati i asgjësimit të klaneve mafioze. Ky është zotimi im para shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Berisha: Hapja e kutive dihet që është një kthim pas. Meqenëse opozita nuk i bindet as faktorit ndërkombëtar, si do të shkojë me tej kjo çështje?

 

Kryeministri Berisha: Nuk është thjesht kthim pas. Është nxjerrja e gurit të themelit të ndërtesës që kemi ndërtuar në 18 vjet.  Ditët e fundit, kupola punisto-mafioze, me kryetarin e saj Edi Rama, tek klubi i Fidelit, deklaroi se “nuk ka duhen të huajt”. Kjo është dëshmia më e qartë se ky grup, kjo kupolë ka vetëm interesa mafioze. Nuk ka në interesat e saj, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Përkundrazi. Ishte e turpshme, e pa përgjegjshme, kur i deklaronin përfaqësuesit të KE-së se, nëse hiqni vizat për Shqipërinë do ta pësoni nga kriminelët shqiptar. Ai mbeti i mahnitur, por përgjigjen ua dha. Ju nuk mund të pengoni heqjen e vizave. Dërgoi ditëzinë me raporte, poshtë e përpjetë. Asgjë.  Interesat e tyre nuk janë as vizat, as integrimi, as kutitë.  Janë këto dosje, janë pronat e grabitura e plaçkitur shqiptarëve.

Opozitës unë i ofroj, absolutisht, bashkëpunim të hapur e të sinqertë. Por opozita është nën thundrën e kupolës. Ligjin e bën kjo kupolë aty. Sigurisht, unë do të bëj çdo gjë që ekonomia shqiptare të çlirohet nga ekonomia mafioze. Shpresoj që kjo ta ndihmojë opozitën. Opozita e ka vendin në parlament dhe është e mirëpritur. Nëse do komisione hetimore, le ti ngrejë, për çdo problem tjetër, përveç se problemit gjyqësor. Do t’i japë edhe shumicën në këto komisione, edhe pse me ligj nuk lejohet, por që është e mundur sepse është një çështje midis nesh. Nuk është çështje me gjyqësorin, por është çështje brenda një pushteti. Nëse duan, le të hartojnë të gjitha amendamentet për zgjedhjet që vijnë. Do t’ua votojmë siç ua votuam. Dëshiron të vazhdojë protestat, detyra ime është të garantoj protesta pa asnjë lloj incidenti nga autoritetet. Nëse do të përdorësh dhunën, do të injorohesh. Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për këto, nuk do të ketë njeri tjetër përgjegjës në Shqipëri përveç se Edi Ramës. Ai të jetë i bindur se përgjigjja do të jetë jashtëzakonisht e merituar. A e dini ju teorinë e tij të fundit? Revolucioni dihet se kur fillon, por nuk dihet se kur mbaron. Por le ta provojë.

Unë ju falënderoj dhe ju siguroj se ky denoncim i sotëm është vetëm një fillim. U kërkoj ndjesë qytetarëve shqiptarë, por në emër të një interesi më të madhin që unë kam konsideruar, të zgjedhjeve, do të bëj detyrën time ndaj kësaj kupole mafioze, ndaj saj dhe ndaj cilësdo mafie. Mafia nuk ka ngjyrë, siç e shihni edhe vet, ata janë të përzier. Ne do të qëndrojmë fuqishëm.                

43 Komente

oooo sali...MIRè JE ME SHèNDET??

nuk esshte mire jo.

eshte shume keq, shume shume keq !

i mbyturi tenton te na mbyse.

mjere neve

 ...mjerè kryeministri i shqipèrisè qè nuk njeh popullin e tij,se nuk ka pèr tè dal njeri e tè vritet nè emèr tè edi ramès apo sali berishès (as nè 97 nuk vdiq njeri duke bèrtitur rroftè fatos nano),shqiptarèt kèrkojnè tè dinè pèr herè tè parè me siguri kè tè pèshtyjnè nè surat...unè do tè pèshtyja nè surat edi ramèn nèse del qè votat nuk janè prekur,dhe nèse ky njeri tèrhiqet nga beteja pèr votèn me ndonjè marveshje pèr pushtet,njerzit nuk do tè mbyten kèsaj radhe,dhe vetèm koha do tè tregoj se kush do tè mbulohet nga pèshtyma e popullit tè grabitur EDI RAMA, SALI BERISHA ,ILIR META, KQZ, GJYKATA, "OPIONISTèT MASHTRUES" dikush duhet tè paguaj nuk ka rèndèsi se kush!!!

Pse ishte aq i trembur Rama sonte !!!!!!!!!!!!!

oooo sali...MIRè JE ME SHèNDET??

Mire flm. Ti mire je? smiley

 

Ca do me thene punista, na i shpjegoni pak. Vec mos e beni si me temen e Malokut, beni shpjegime me shume ketu. smiley

Dhe kush eshte ky misteriozi Dollaku, e ka emrin Tan, Dan, apo dicka tjeter, se ne artikuj te ndryshem i del emri ndryshe, apo e ka kamuflazh? :think:

 

Dhe ca biseduan si perfundim Uidhersi me Birishen, se Topi tha qe do na i zbardhte, po hic. Apo as peshqit s'kane akses ne keto rangje bisedimesh?

Ca do me thene punista,.... Skurtimore e Partise se PUNES . Parti tek e cila ka milituar shoku SALI si një nga më të devotshmit i gatshëm deri në vetmohim .

Fjalë e perdorur nga S. Ngjela për herë të parë .

Dondollaku eshte ai pra antari bandes se Lushnjes qe u ekstradu nga Italia.

Dhe sipas Byth'shishes (berishes)  jane miqte e Rames.

Gjynof qe sqeka permned Shkallnuri! 

fakin hell! hu dhe hell transkriptid oll dhet toum in hier??? ar ui seppouzd tu riid it oll?

Almanaku i inteligjences parameciane PD-iste; nen instruktimin e Beogradit.

Ligjeroi: Salias Berishovic.

Zoturlues.Me duket se i fitove edhe ti nja 30 mije m2 siperfaqe ndertimi.

Hallall i pac.I ke bo hak.

Bjeri mer Sale ketyre shkulja dhemballet me gjithe noflla e me koke fare te shpetojme njehere e mire nga majmuni Rama. 

po mire mo shoku Birishk ne konference shtypi i nxorre keto sonte dhe neser i con ne prokurori apo i ke cur qe sot. O POPULL!!!! a harruat gjithe ato ligjerime per mafjen e fatos nanos????? c'a u be? u fut njeri ne burg? KY POPULL ESHTE MESUAR ME U NGOP ME LUGE TE ZBRAZET.

 

wwwiiiiiiiiiii sa inat me vjen.... 1000 here kam thene qe do i bojkotoj lajmet politike shqiptare dhe prape s'rri dot pa i pare.... se c'mutin me duhen mua keto budallalliqe!!!! eshte si kasete e prishur qe perserit te njejten kenge over and over pa mbarim. a nuk qe sala qe thoshte larte e poshte do i fus ne burg keta te gjithe me tos nano e me angjelin etj etj.... c'beri? tani po thote keto.

per ca dite te tjera do dali ne miting dhe do bertasi si i dehur per aferat mafioze me te medha ne bote.  a do cohet njeri ne gjyq????? s'ma do menja. si thote i madhi birishk????? JANE SHASHKA sa per te tymosur popullin

ehvallah per videon Xhibo mke knoq

"Sali Berisha bente namin neper mitingje kunder ekonomise informale te Fatos Nanos. “Do ta ndeshkojme kur te vijme ne pushtet!”,- bertiste Berisha neper parlament dhe ne mitingje."

Nga nje artikull tek Koha Jone, 25 Nentor 2005 (link)

 

 O Penar. Mua me cudit fakti qe akoma cuditesh! Une habitem qe akoma perpiqesh t'u zbulosh genjeshtrat. Qe ketu dukesh qe je "i jashtem". A nuk e kupton qe ne Shqiperi jane bere numb nga keto gjera. Qe popullit jo votues qe eshte mbi 50% i ka ardhur ne maje te hundes, si me njeren pale ashtu edhe me tjetren dhe cdo energji e humbur me Shqiperine pervec "nxjerrjes se pareve" eshte energji e humbur kot? Dakort te gjithe duhet te luftojne per me mire, po si?

Varja se u bera shume filozofik. A e bone vaksinen e gripit apo jo?

E bona vaksinen, po. smiley

P.S. Ç'ti bëj Llukanit që ia nxjerr perlat prijësit tek "Mos Humbisni", se dakord me ty jam.

 

 

Dakort te gjithe duhet te luftojne per me mire, po si?

Filloje me vaksinen njehere smiley

Kjo intervista me epiqendër mafien puniste  me 750 miljonë Euro më kujton nje barcaletë .

Një Grua ( PS  e veshur me nje fund të ngusht&eumlsmiley  me kepucë me taka ecte duke i  përplasur me të fortë ato ,  për të mbuluar zhurmën e ca pordhëve te vockëla përc - përce qe i lëshonte me ritmin e ecjes.

Pa saj një Burrë i veshur me shallvare ( PD , nga ato që mbanin fshatarët kur vidhnin fasulet ne arat e kooperativave &nbspsmiley  i del përpara dhe i lëshon një  pordhe BUM ( vetem rrugën patriotike 1 miljard e 400 miljonë euro ) ...

Ma thyej me të holla moj shoqe !

O kryehajdut i Shqipërisë "skam si e mohoj zotrie , femijët e mi janë miljonerë "....po si ke sy e faqe ti të flasësh per VJEDHJE Tokash kur ti vetëm me Bathoren ke VJEDHUR QINDRAMIJE m .katrore dhe përse ? për ca vota që të pjellin para sa herë që ti teket familjes tënde .  

Kë do mashtrosh ti mor Hajn e k/ hajn . Kë do frikesosh ti mor frikacak që kërcënon nga podiumet e ngritura me paratë e taksave për të digjuar pordhët e tua që qelbën gjithë Botën dhe turpëruan shqiptarët kudo që janë . 

Ul  kurrizin mor Gungaç Politik. Ul kurrizin mor llafazan i pacipë .Ul  kurrizin dhe puno e mos u merr me llafe psikopatësh . O njeri i degraduar që po e degradon atë popull që të digjon dhe beson se kushedi cfarë thua . Ul  kurizin o i shtrëmbëruar edhe fizikisht sa që kur ecën të merr ana. Ul mor kurrizin se nuk le më gjë pa ndyrë e sharë në atë vend mor gojë pis .

 Vuri melhem atij populli mor xherah  e jo doktor, se je k/ ministër nuk je sharlatan e karagjoz rrugësh . Turp e faqja e zezë .

 Kesaj rradhe nuk e paska shkruajtur vete referatin..

Sa metra katror eshte siperfaqja brenda unazes?? 

Po per bathoren cmund te na thote zoteria??

Me duket se nenes Shqiperi po i vine "ato".

Epo u bene goxha vjet, qe nuk "ka rrjedhur gjak".

Kush ka mend ne koke siguron ndonje mundesi dhe te iki qe andej, pjesa tjeter qe mbetet eshte "collateral damages".

Kush arriti me e lexu artikullin të gjithë pa ndalim deri në fund të ngrejë dorën.  E merito direkt titullin "Nerv' i skalit".

Unë për vete se kalova dot pragun e paragrafit 4.

Ne kete pasqyre te realitetit Shqiptar, pyetjet e gazetareve jane " qenie me vete".

Ke masmedia!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Zbulimi i ketij grupi poliagjentesh mafioze te ramifikuar ne politike, ne marrje tokash, ne droge dhe  kunder familjes dhe gruas shqiptare, me tregon se jo vetem nuk ndryshoi Shqiperia e 80s  por eshte zhytur ne sita them, si ta them, si dreqin ta them opo eshte zhytur ne mut ... ca fjale mund te gjeje i gjori njeri.

S'e kuptoj fare se ç'i duhen Sales keto hyper-reagime kur i ka punet ne rregull nga ana ligjore dhe nderkombetaret i ka kunder bojkotit.  Sot perfaqesuesi i OSBE-se ne Tirane si edhe ambasadori italian shprehen opinionet e tyre modeste se nevojitet dialog dhe marreveshje ne parlament.  Keq e ka Rama se arsye ligjore ku te kapet nuk ka; ndonje arsye morale edhe mund ta kishte, po te mos ishte aspekti i karrikes se kryetarit te PS, me uzurpimin e te ciles e humbi edhe ate pak moral.  Kurse Sala merr kot si politikan i hyper-eksituar qe eshte...

 "....Opozitës unë i ofroj, absolutisht, bashkëpunim të hapur e të sinqertë...." 

 

Lind pyetja vetvehtiu, si ka mundesi qe ky i ofron bashkpunim te hapur e te sinqerte opozites, kur nuk i afron asnje bashkpunim disidences. Si ka mundesi qe ky flet per ligjshmeri, kur nuk aprovon partin e Grigor Zaharise, disident i cili i ka mbledhur firmat e duhura sipas ligjit, ka vite qe e ka depozituar kerkesen dhe Buall Mavria e pengon, sepse jo vetem qe e urren disidencen por dhe i merr urdherat nga mafia aty. Si ka mundesi qe ky flet per burreri kur pikerisht ky kak, nuk guxon te perballet me mua. Po ne qoftese ky eshte keshtu siç e paraqet veten, pse ben miza-skena dhe vazhdon politiken e Nanos. 

Si ka mundesi qe hiqet kaq i ndershem, kur te ndershmit, ata qe ishin te rruges per demokraci e prosperitet, ai i largoi, i linçoi, i injoroi. Si ka mundesi. 

Ketu jane publikuar skandale korrupsioni te permasave te medha, ku jane te perfshire politikane, biznesmene dhe drejtues mediash, ca bicim komentuesish, puniste safi merren me cdo gje vetem me skandalet e publikuara jo! Edi Ramen besoj ju e mbeshtesni politikisht jo te beje korrupsion, te pakten teorikisht keshtu eshte. Atehere ju vetem dy gjera duhet t'i kerkoni Berishes ne kete rast, 1) hetimin e plote te dosjeve dhe berjen gati te tyre nga institucionet e qeverise dhe 2) dergimin e tyre ne organet e drejtesise. Berisha dhe gjithe lidershipi i PD dhe qeverise po ju a thone hapur dhe me dokumenta se keni kryetar nje te korruptuar, qe ka zhvatuar ne menyre te paligjshme prona ne Tirane dhe ka bere pasuri marramendese me lejet e ndertimit qe ka dhene ne menyre klienteliste. S'ka diskutim tjeter ketu pervec dhenies rruge te ketyre akuzave nepermjet drejtesise. Mund te ja kerkoni ta beje edhe Rama, te padise Berishen per shpifje.

Atehere ju vetem dy gjera duhet t'i kerkoni Berishes ne kete rast, 1) hetimin e plote te dosjeve dhe berjen gati te tyre nga institucionet e qeverise dhe 2) dergimin e tyre ne organet e drejtesise.

Po Berisha na i dha vetë këto.

Çti kërkojmë tjetër të na japë punistkilleri i partisë?

unë them dhe t'i kërkojmë të na e burgosë fare Edin. Mbase bie rehat dhe ai e nuk shan njeri më për nja dy tre vjet. Unë sinqerisht pranoj të burgoset Edi, vetëm Sala të mos pëllasë se na tremb kalamajtë dhe na shrink me balls.Madje pa i kaluar këto etapat fare. Rrase brenda aty! Na një moto na... Edi në burg, Shqipëria në Evropë!

Eh mo Speaker ta dish, sa më mungojnë ato ditë të lumtura që flisje për sukseset e partisë...

Të lexoja ty pa flija gjumë... si ikën ato kohë u hodhën në lumë? Si na i mori Edi mosezëntë vtiriu që kërkoi të hapte Berisha kutitë! Berisha në vend të kutive, na hapi zorrët e barkut.

Mirë na e bëri do thuash ti, se të këtillë ini, që nuk e dini... ça do të thotë Sali.

 

Cfare nostalgjie per komunizmin:

Lufta e klasave-trashegimi mekatit ne linjen biologjike

Urrejtja per te pasurit/borgjezet

Konfiskimi pasurive te kundershtareve  politike-"armiqve"

Jane vene ne rresht ministrat dhe dalin me radhe ne TV dhe ne terren per agjitrop kunder "grupit te ri armiqesor" dhe rrezikun qe po i kanoset demokracise

Shkembehen replika, deklarata, kunderdeklarata,

Vozduh, Vozduh, 105 !

Allah na meshiro !

Po edhe Enveri kete pune bonte. Nje here ne 5 vjet na nxirte nga nje grup armiqesor. Edhe keta para 5 vietesh ne nxoren Klanin e Zemunit dhe Padrinon e Droges, por me nje ndryshim se mbasi i akuzojne per mafjoze e trafikante i lepijne pastaj bythen. Tani me duket se me Edin kon qejf me ja lepi prap por kesaj radhe nga perpara se i pelqen me shume.

E ka paditur Bashkia e Tiranes Berishovicin per shpifje. Dje e kane depozituar padine.

E cfare rendesie ka? Asnje fare; absolutisht fare.

Derisa ne Shqiperi nuk ka drejtesi, as institucione drejtesie, as drejtesi te pavarur, e asnje gje qe te pakten te krahasohemi me Afganistanin... padite, akuzat qe te gjitha, perfshire dhe ligjet, jane thjesht thashetheme; asgje me teper.

Po te kish drejtesi, Berishovici duhej te ishte ne burg per rrahjen e gazetareve ne 96, per vjedhjet dhe manipulimet e zgjedhjeve ne 96; per firmat "piramidale", per djegjen e Shqiperise ne 97; per grushtin e shtetit ne 98... per njemije e nje kobe te tjera; Berishovici duhej te ishte ne burg te perjetshem, ose denuar me vdekje per tradheti kombetare per 97 dhe Grushtin e Shtetit ne 98. Kur akuzat ngrihen nga nje njeri i tille, edhe sikur drejtesia te ishte gjalle ne Shqiperi, as qe nuk do kish per te funksionuar fare... nuk te merr me kush seriozisht tani.

Vetem pranoje; Bashkia e Tiranes do i beje publike te gjitha dosjet dhe qe te gjitha veprimet e saj. Berishovicit i eshte kerkuar 1000 here te beje te njejten gje per tunelin. Leshte deri tani.

Madje, po te mos kish qene per Gazeta Shqiptare, edhe shitja e ujrave territoriale shqiptare ndaj grekut, do kish kaluar pa u marre vesh fare.

Fol per transparence tani...

Ai po shet Shqiperine te te huajt!!! Dhe dashka ai kelysh serbi te beje transparence ne Shqiperi.

Ai thjesht do te ngreje tym, pluhur dhe zhurme qe njerezit te terheqin vemendjen nga shitja e Shqiperise dhe lloj soj kobesh te tjera.

Qejf me paret e taksapaguesve ky. Konferenca e shtypit kushton, padia e bashkisë do të kushtojë...qeka bo deti kos andej.

Ku pyet poplli per "pocket change" mi blete.  Ne ndertojme e shembim tunele, jo me kshu gjonash qe jane pak a shume "garnish" ...

Ajo lidhja media-biznes-politike (leje ndetimi) sot nuk diskutohet ne "pergjithesi", por me emra dhe mbiemra, me shifra, ka dokumenta. Diskutimi ketu duhet te jete per Koco Kokedhimen, Artan Dulakun, Dash Pezen, Tom Doshin, Fidel Yllin etj. qe Rama i ka mbushur me leje ndertimi dhe bashke me ta ka marre prona publike dhe private me fallsifikime dhe ne menyre te paligjshme. Ketu duhet te diskutohet qe pse ndertuesit e tjere nuk marrin dot nje leje ndertimi dhe keta jane mbushur me to etj.

Ketu duhet te diskutohet qe pse ndertuesit e tjere nuk marrin dot nje leje ndertimi dhe keta jane mbushur me to etj.

E pamundur. Teper kerkon. Per dy arsye.

E para, kerkesa shkon pertej kapacitetetit mendor.

E dyta nuk eshte ne natyren e tyre. Majtasistet jetojne me llafe, demagogji e populizem. Larg qofte te zbresin ne terren, ne detaje. Fluturojne lart e nuk denjojne te ulen kurre ne toke. Jo vetem se jane te pafte per te perballuar realitetin, por instinktivisht nuk e bejne kurre se e ndjejne se i del bllofi. Sic ka ndodhur gjithmone xhanem. Mund te presesh ironi, sarkazem, por jo pergjigje.

Pastaj ti cke qe ngacmon? Pyeti me mire "Si eliminohet pabarazia ne bote" apo "Si arrihet paqja mes popujve". Keto po. Keto jane pyetjet qe i behen Miss-eve.  

Meqenese bashkia qe neser te gjitha dosjet e dhenjeve te lejeve te ndertimit gjate tre viteve te fundit do ti vere ne dispozicion te cilitdo qe deshiron ti kontrolloje, a mund te me thuash ndonje emer ndertuesi qe ka ankesa per abuzime, apo mosdhenje leje qe une te shkoj dhe ta verifikoj?

Ja kjo eshte nje pune e paster dhe transparente dhe jo sic ben Saliu qe akoma nuk e ka informuar popullin e ketij vendi sa sa ka kushtuar deri tani rruga e kombit, investimi me i madh i te gjitha kohrave.

Inxhinier Hajredin Fratari. E ka denoncuar publikisht ryshfetin qe i kerkonin njerezit e Rames per t'i dhene leje ndertimi. Mero Baze i ka permendur disa ndertues Rames ne nje debat televiziv qe ju kerkonin para per leje ndertimi.
Etj. etj.

Gjatë vitit 2009, nga 500 subjekte projektuese që ka Shqipëria (subjekte juridike dhe fizike) janë vetëm 2 ato që kanë marrë 70% të lejeve të ndërtimit nga Bashkia Tiranë! Kjo lojë me subjektet projektuese është një stil i ri me klas për të maksimalizuar fitimin e përqindjeve. Nëse kërkon të marrësh leje ndërtimi, zgjidh subjektin e duhur projektues dhe je në rregull! Dhe kush janë këto 2 subjekte projektuese? Dy miqtë më të ngushtë të Edi Ramës; Alban Eftimi, ish Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Tiranë dhe Artan Shkreli, i shoqi i Ledi Shamku- Shkrelit, kandidate e PS për Tiranën dhe sipas Ramës, ministrja e ardhshme e Arsimit të Qeverisë me Kryeministër, Kryebashkiakun Rama. Këto dy persona kanë fituar përgjatë vitit 2009, 70% të lejeve të ndërtimit nga Edi Rama! Ndërsa 500 subjektet e tjera projektuese të Shqipërisë vetëm 30%!!! (marre nga shtypi shqiptar)

 Speaker, 

a po na bo nje nder te gjithve; a po i trego Sulo Hostenit deren e prokurorise?

Eshte AQ e thjeshte! 

 

Ore,te ndertosh eshte normale ne kete jete,normale seshte qe kjo jete eshte ndertuar pak gabim....

Ose thene ndryshe...te ndertosh eshte njerezore,te ndertosh pa kufi eshte hyjnore ( platoni?)

A se mos harroj...

Te ndertosh shume eshte njerezore,ta shesesh me 2000 euro te blloku eshte hyjnore (K.marx)

Inxhinier Hajredin Fratari........

Tellall kujdes kur zë emra me gojë , se të ngelen gërmat nëpër dhëmbë . Kur nuk e përmënd babai jot edhe shpirtëror , ai i marri që nuk lë gjë pa shfrytëzuar, nga dole ti më i xgjuar smiley .

Pastaj mos përmënd shtypin ...nga shtypi - thua ????? biles e cilëson edhe shqiptar  . Je shakaxhi kopuk , dmth të bën për të qeshur .

Shko ore nxit RD - në ose 55-sën  ose makari atë organizmin e ri antimafashist që të krijoj tata , të lexojnë vendimet e KRT - së mbase kushedi gjejnë ndonjë gjë .

O fukarenjt e sales, lexoni me poshte pasqyren ku duket paster surrati i te marrit:

Gazeta Shqiptare

Shinasi Rama

Edhe pse Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike më 12 dhjetor, ai deri në janar të vitit 1991 mbeti anëtarë i PPSH-së. Shinasi Rama, një nga themeluesit e PD-së, në këtë pjesë të dytë të intervistës së tij na tregon detaje mjaft interesante të disa prej personazheve të kohës... mes të cilave, ai zbardh edhe zënkën e Edi Ramës me Sali Berishës, i cili bashkë me Gramoz Pashkon nuk e donin atë në PD. Ndërkaq, Shinasi Rama tregon për largimin e tij nga PD-ja parashikimin që kishte bërë ai dikur, se Berisha do ta çonte vendin pranë luftës civile. Sipas tij, “Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997”...
Thuhet se Sali Berisha, kur e mori vesh që do të themelohej PD-ja dhe jo Partia e Studentëve ka ikur nga takimi?
Nuk ka rëndësi se si erdhi e si iku Saliu, rëndësi ka që ai e ndjeu potencialin që kishte kjo lëvizje politike, dhe me gjithë luhatjet e njohura të tij (ndër të tjera, ai dhe të tjerët mbetën anëtarë të PPSH-së deri në janar të vitit 1991), Saliu u bë shpejt shumë i fuqishëm në PD. Pavarësisht karakterit të dobët, ai kishte dije, kishte shumë lidhje gjithkah, ishte shumë inteligjent, njeri i strukturave dhe gëzonte shumë respekt si në intelektualët e Tiranës, ashtu edhe në popull.
Ju si pjesë e atij grupimi themeluesish, mund të na thoni se cilët kanë qenë themeluesit kryesorë të kësaj partie?
Themeluesit kryesorë kanë qenë Shinasi Rama, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, që i shkonte mbrapa si dele e bindur Saliut. Njëherë unë këmbëngula për t’i përzënë këta të dy e të tjerët që vinin mbas tyre nga Qyteti Studenti. Vetëm kur e pashë se nuk kishte rrugë tjetër, se kishte ardhur e gjithë Tirana në shesh, iu thashë që do ta shpallnim partinë, por me disa kushte që i vura po unë. Dhe, njeri kusht ishte që në Komisionin Nismëtar të kishte gjashtë studentë, e jo vetëm Azemin si donte Sali Berisha. Mandej, secili solli njerëzit e tij dhe kështu u bë Komisioni Nismëtar. Për të siguruar mbështetjen e studentëve që e donin dhe e respektonin shumë Azemin, ata e mbështetën Azemin për kryetar të Komisionit Nismëtar, dhe i dhanë hapësirë të madhe, çka ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e tyre. Edhe unë e mbështeta, jo pse i besoja, por sepse kisha bindjen se nuk kishte se ku të shkonte pa mbështetjen time e të studentëve të tjerë e do të rrinte afër nesh. Mirëpo, isha gabuar. Ndër studentët ishin Azem Hajdari, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula, Blendi Gonxhe dhe Shinasi Rama. Gramoz Pashko solli Genc Rulin dhe Aleksandër Meksin. Saliu kishte Preç Zogaj, që ishte edhe mik i imi, e Arben Imamin. Përveç Arben Demetit, në sallë u propozua nga Eduard Zaloshnja, dhe u pranua edhe Merita Zaloshnja. Pak më vonë, më duket edhe Mitro Çela, por shumë shpejt u kooptuan edhe një numër njerëzish që më vonë bënë emër dhe sot numërohen ndër themeluesit e saj, si Zenel Hoxha, Tefalin Malshyti, Eduard Selami, Agron Cika, e të tjerë.
Keni qenë prezent kur ka ndodhur zënka mes Sali Berishës dhe Edi Ramës? Çfarë dini për largimin e këtij të fundit nga PD-ja?
Kam qenë prezent. Sa ishte zgjedhur Komisioni Nismëtar formalisht, dhe në mbledhjen në darkë erdhi Edi Rama. Gramozi me Saliun nuk e donin fare, ishte krejt e qartë ajo gjë. Pa u bërë partia, kishte filluar problemi i kryetarit të vërtetë dhe Edi Rama ishte një problem për ta, sepse kishte ambicie, vullnet dhe dëshirë për të kontribuar. Edi Rama kishte bërë emër e gëzonte respekt ndër studentët e Arteve dhe më gjerë. Kështu që duke e shfrytëzuar mirë gjaknxehtësinë e Edi Ramës e duke qenë shumë më të djallëzuar, këta të tjerët arritën e ia treguan vendin. Unë e njihja mjaft mirë dhe u përpoqa ta mbaj aty duke i thënë: “A mund të na gjesh një motor për të shkuar në Shkodër”? Diçka që duhej ta bënte të mendonte dhe ta shtynte të rrinte, por ai ishte shumë i nxehur. Nuk pati durimin e duhur as të dëgjonte e të kuptonte si duhet se çka i thashë dhe krisi e iku nga salla.
Përse u larguat ju nga Partia Demokratike?
Unë gjithnjë e kam parë veten si student dhe të përkohshëm në PD. Rruga e studentëve ishte edukimi dhe transformimi i universitetit në një forcë për demokracinë e për kombin. Rruga e intelektualëve dhe e të tjerëve ishte politika. Mbas pluralizmit, objektivi që mendonim se ishte kryesor ishte shmangia e luftës civile, dhe metoda që gjetëm ishte shembja e mitit të Enver Hoxhës. Pra, ajo që ndodhi në dhjetor nuk ishte rastësi. Kështu, jam i lumtur që Shoqata Studentore “Fan S. Noli”, themelues e kryetar i së cilës kam qenë, dha kontribut të çmueshëm historik në organizimin e grevës së urisë e në rrëzimin e mitit të Enver Hoxhës.
Jam larguar vetë nga Partia Demokratike, kam dhënë dorëheqjen, për shkak të mospajtimeve të mia parimore me Sali Berishën. Në dorëheqjen time, që duhet të jetë diku në arkivin e PD-së, unë kam thënë se Sali Berisha është një figurë autoritare e me probleme, që i ka tradhtuar idealet e Lëvizjes Studentore, vegël e Ramiz Alisë, dhe spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe i UDB-së jugosllave. Kujtoj se para se të ikja nga mbledhja ku dhashë dorëheqjen, iu kam thënë atyre që ishin në mbledhje se, unë do të iki vetë, por ju që po i shkoni mbrapa këtij ta dini se ky do ju hajë kokën të gjithëve e do të bëhet shkaktari i luftës civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrënë kokën të gjithëve, shihini se ku janë katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetë. Dhe, e mban vendin varur e peng, një hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje në të cilën e çoi së bashku me palën tjetër të parisë së Tiranës në vitin 1997.
Si e shihni ju sot Partinë Demokratike?
Partia Demokratike është instrument i pamëdyshje i vullnetit të Sali Berishës. Si është kryetari, ashtu është edhe PD-ja. PD-ja nuk ka ideologji, nuk ka strukturë të konsoliduar, nuk është në shërbim të shqiptarëve, është vegël e një klani të caktuar familjar dhe mbahet me urrejtjen e turmave të verbra e të militantizmit terrorist. PD-ja është kthyer në një kancer për shqiptarët.
Sot asaj i mungojnë thuajse gjithë themeluesit e saj, një pjesë e mirë e përjashtuar. A ka ngjashmëri kjo Parti sot me atë që u krijua në vitin 1990?
Jo, nuk ka asnjë lidhje me PD-në e vitit 1990. PD-ja e vitit 1990 duhej të ishte një front i gjerë popullor, për të bashkuar të gjithë shqiptarët e për t’iu dhënë shpresë e rrugëzgjidhje në atë kthesë historike. Vetëm ashtu do të shpëtonte kombi shqiptar dhe shteti i tij. Udhëheqësit që dolën në krye të saj duhej ta sakrifikonin veten dhe të bënin atë që duhej bërë. Por, të gjithë patën interesat e tyre të ngushta dhe e sakrifikuan vendin për ato interesa. Sot PD-ja është ashtu si e kam përshkruar më lart, instrument i verbër politik i Sali Berishës. Dhe, për ta transformuar PD-në në atë mënyrë e në atë nivel ku ka rënë, Saliu ka bërë kompromise shumë të dëmshme e kriminale, sepse i ka fryrë shumë zjarrit të përçarjes e të ndasive duke krijuar një besnikëri patologjike e deri në marrëzi tek militantët e mbështetësit e tij dhe duke i shtyrë shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin. Tani ajo është partia personale e tij, dhe kush i bashkëngjitet PD-së është bashibozuk i Saliut. Ata që janë përjashtuar dikur e që janë kthyer tek Saliu kanë treguar se kush janë e se nuk kanë as vlera, as ideologji, e as nder, por vetëm interesa, dhe janë treguar përfaqësues të denjë të parisë së Tiranës. Ndër ta shkëlqen Arben Imami, ai që u vesh si gjeneral grek, dhe të cilin tash Saliu, për t’iu dhënë një shuplakë të mirë të gjithë shqiptarëve si dhe militantëve të PD-së që dikur e kanë urryer me shpirt, e bëri ministër të Mbrojtjes të një vendi që s’ka ushtri dhe do ta zgjedhë në Këshillin Drejtues të PD-së. Dhe, mandej këta të tjerët, të kthyerit e të thyerit, do ta duartrokasin. Vetëm ky fakt të tregon se sa poshtë ka rënë ajo parti.
Si e keni njohur ju Sali Berishën dhe cili është mendimi juaj për të sot?
Unë e kam njohur shumë mirë, dhe duke u bazuar në atë që kam menduar e thënë për të qysh herët, mendoj se nuk jam gabuar aspak kur e kam konsideruar si një ndër njerëzit më të rrezikshëm për shqiptarët. Personalisht, më vjen keq për të, sepse në disa momente ka luajtur e do të mund të luante rol pozitiv, e mendoj se po të ishte futur në rrugën e duhur do të bënte gjëra të mira, sepse e kishte potencialin, dijen e zgjuarsinë. Mirëpo, ai duhej të mbahej nën kontroll, se ishte krejtësisht i paparashikueshëm dhe me karakter të dobët, me probleme, e me sedër të sëmurë. Sot mendoj se i ka hipur një eufori e pajustifikuar. Saliut i duket vetja si Skënderbeu. Mirëpo, Saliu po sulmon mullirin e erës që po vetë e ka ndërtuar. Historinë nuk e bën Saliu, historinë e bën tjetërkush, Saliu vetëm sa ia mbush mendjen vetes se është Skënderbeu. Por, duke i lënë mënjanë krimet e vogla që nuk iu bëjnë më shumë përshtypje njerëzve, atij i janë faturuar e do t’i faturohen shitja e trojeve shqiptare, kriza e piramidave, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare, dështimi i përplotë i tranzicionit, tradhtia e dështimi i zgjidhjes së duhur të çështjes kombëtare, shkatërrimi i familjes shqiptare dhe i jetëve të shumë njerëzve, shpërdorimi i kontributeve të emigrantëve, mungesa e vizionit politik e shoqëror për të ardhmen, e me radhë. Këto janë krime të përbindshme, dhe përgjegjësi kryesor historik është Sali Berisha. Ai ka marrë përgjegjësinë për të drejtuar shtetin, ka qenë në krye të shtetit, dhe natyrisht edhe paria e Tiranës që nuk ka lënë gjë pa bërë si duke punuar për të ose duke vazhduar politikat e tij. Gjykimit të historisë ai nuk i ikën dot, as Saliu, as kurrkush tjetër. Ai që i thotë vetes jam Skënderbeu, është vetëm Don Kishoti.
FUND

Vetem pak llafe kam sot per te thene: Mos me ngaterroni me Shinasi Ramen! Faleminderit per vemendjen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).